Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Ese

Ese: Në betejë - shkruar nga Guxim Klinaku

Në betejë Pranë nje sofre te vjeter, të cilen kush e di sa vjet e kishte fshatari , qendronim pesë shokë. Ai njeri plak nga mosha na priti shumë mirë, me bukë , raki, e nder, te cilat nuk do t’ia harrojm në asnjë çast të jetës.   Ai me fjalët e tij te mira thuajse na ngrohte më shumë se stufa të cilën e kishte ndezur pak parë. Tregonte për jetën e tij të cilën e kishte kaluar nëpër beteja me armikun dhe për trimërit e shokëve, të cilët ranë për flamurin kuq e zi. Ne dëgjonim me vëmendje, na pëlqenin ato fjal të mira për atdheun e për trimat . Hëna shëndriste atë natë aq fort, sa, shtëpit e fshatit mund të shiheshin shumë larg, por atë natë plot dritë e prishte dhe e bënte te keqe e të urryer I ftohti I madh e era e cila të brente si shpatë.   Pushkët I mbanim pranë dhe ndonjë herë I merrnim pa ndonjë arsye, dhe I shikonim me vëmendje, nga ato varej fitorja nesër në betejë kundër fashistëve. I shtrëngonim fort, ndonjëherë, edhe I pastronim me rrobat që kishim veshur.Rro

Ese: Në kërkim të vërtetës shkruar nga Gani Bytyçi

Nje dite vjeshte e njoha nje grua. Gjate nje udhetimi. Ashtu siç e kisha njohur dikur Loren, veçse atehere ishte pranvere. Jo, kete tjetren e kisha takuar para se te mirrja trenin. Me duket se e kisha shikuar pa dashje. Ndoshta edhe jo. Nuk jam fare i sigurt, ngase me jane ngaterruar kohet, stinet. Sidoqofte ajo kishte qeshur. I isha afruar dhe e kisha pyetur se perse qeshte. Me duket se keshtu kishte ndodhur. Keshtu me kishte ndodhur disa here kohet e fundit. Kur shihja njerez duke qeshur, kisha deshire te kuptoja se ku e gjenin ata motivin per te qeshur, ngase une kahere e kisha humbur kete ndjenje. Ajo nuk e fliste gjuhen e atij qyteti. Me foli ne nje gjuhe tjeter. Edhe une, si ne enderr, u perpoqa t`i flisja ne gjuhen tjeter. Ne te vertete, ajo dy a tri here vetem e perseriti emrin e qytetit Z, per ku ishte nisur. I thashe se edhe une udhetoja per atje. Vertet isha nisur per ate qytet, sikur shkoja te kerkoja diçka qe e kisha humbur qysh ne antike. Ne tren u ngji

Ese : Rrugicat e Tiranës shkruar nga Kostandin Dhamo

Ende ka ne Tirane rrugica te ngushta me kalldrem dhe shtepi te uleta aneve, te cilat çdokush i ndertoi sipas trilleve te veta arkitekturore.Muret rrethues prej qerpiçi te oborreve jane te lyer me gelqere lebyrese dhe, persiper i mbrojne nga rrebeshet e shirave tjegullat me myshk dhe me nje bimesi te çuditshme si e shkretetirave, ku rreshqet ndonje mace syndezur, apo ku çukit ndonje gjel i fryre pendekuq si prush i dafurruar… Neper telat e shtyllave elektrike qe pingulen pergjate rrugicave, ngecin ende balonat e kalamajve si re te harruara dhe, mblidhen ne çastin e mberritjes, apo te shtegtimit dallendyshet e hareshme, per te cilat, krahasimi me notat muzikore eshte aq i gjetur dhe i bukur sa, kot te perpiqesh te gjesh nje tjeter. Po çatite ? Te purpurta dhe te pjerreta, me tjegullat qe valezojne e valezojne, aq sa po ta perqendrosh veshtrimin, te merren mendte, ato humbasin skajeve pas degeve te shtrira te pemeve, duke te nxitur plot fantazi te perfytyrosh vatrat e

Ese: Nën qiellin e Mesdheut shkruar nga Arturo Perez Reverte

Eshte nje nate mesdhetare dhe e qete, toka nuk duket, me zhurmen e ujit fosforeshent ne vijen e varkes dhe profilin e sigurte te pemes dhe velave te ngritura qe lekundet ngadale ne qiellin plot me mijera yje. Nje prej atyre neteve ne te cilat nuk te vjen keq te mos e tymosesh, sepse do te ishte bukur ta ndizje nje cigare i mbeshtetur tek mbeshtetesja, prane timonit, me tre oret para teje ne fund te turnit te rojes, llampa e busulles qe ndriçon dobet orientimin lindje juglindje dhe larg, dritat e nje anije tregtare itinerari i se ciles te mbajti te palevizur nga radari dhe qe me ne fund largohet, duke te te lene te lire nga rreziku dhe duke te lene te gjithe detin dhe qiellin per veten tende. Eshte nje nga ato nete ne te cilen ndodhesh ne bord prej pese ditesh egoiste qe duken njezet dhe gjithçka qe lidhet me token duket kaq larg, saqe nuk te intereson fare; dhe e kupton qe prej nje shekulli nuk degjon llogje radiosh, nuk lexon nje gazete, nuk shikon televizor, nuk te

Ese: Vjeshtë në Vjenë – shkruar nga Monika Stafa

Do te kisha dashur ta beja me heret, shume me shpejt se te gjitha kryeqytetet e Europes me pare. Por jo, mundesia me ish dhene tani. Tani kur gjysmen tjeter te lumit qe kalonte mes permes saj e kisha vizituar disa here, ne nje tjeter kryeqytet madheshtor. Isha ndalur mendueshem se kjo tallazitje e tij e shtruar ne mengjes a mund te kish qene po e njejta ne anen tjeter te saj. Ndoshta kurioziteti e kish glorifikuar, ndoshta pamundesia per ta prekur e kish tjetersuar ne perfytyrim, por nje gje ish e sigurt, Vjena tani do te ish mes meje dhe saj. Me Danubin ne mes, asgje s’do ish me e kriptuar si me pare. Mendja ma thosh, por jo te gjitha shqisat ishin njesh me te. Udhetimet e mia s’di pse i ndertoja me kete kryeqytet europian ne mendje. Ndoshta shenjat historike te qytetit me kishin mbetur ne heret ne kujtese kur endesha mes bukurive femerore te Sisit, princeshes se dinastise habsburgase dhe lojerave dashurore te saj, pasionit per artet dhe historine. Hajdit, vogelushes

Ese – Durrësi, porta e Europës - shkruar nga Vladimir Shyti

Kur bie muzgu ne ate lagje, eshte ajo ore e bukur e dites kur i ke dhene fund gjumit te pasdites dhe perpara teje shtrihet nje mbremje me argetime dhe biseda. Ajo lagje duket krejt e zeze ne sfondin e qiellit dhe ne te gjitha sendet mbi toke. Qielli s’eshte i zymte, por i shndritshem si kujtimet e embla. Te zymte e bejne rrugen ata qe varen pas koshave te plehrave, qofshin njerez me ngjyre e te tjere, qe i japin lagjes dramen tragjike te varferise se tejskajshme. Qente dhe macet rrugaçe qe u vijne nga pas dhe kerkojne se bashku ushqimin e jetes. Kembet e nje pijaneci qe ndal ne mes te rruges dhe u bertet shofereve te automjeteve qe u bien borive papushim, ku ne ate çast te keq ai ka pushuar se qeni. Ai njeri pinte vetem per inat te realitetit, kurre me pare se kishin pare rruges te dehej. Nuk kishte patur, nuk ka, as do te kete shpirt me te delire se ai njeri ne ate lagje, por mjerimi po e dergon ne rrugen e ferrit. Dhe kjo rruge, ne dukje si lagjja e zezakeve te Z

Ese – Gjurme - shkruar nga Melina Kabo

Çdo veprim apo mendim i yni le nje shenje si per te thene pergjithmone se ke ekzistuar dhe nuk mund te humbase nga vjetersia, por as ta fshije dashakeqesia, heshtja apo harresa. Ne çdo hap tonin informacione qe ngelen si gjurme te se shkuares vertetojne ate çka kemi bere ose ate qe donim te benim duke mos mundur ta realizojme. Krijohet keshtu nje memorie gjitheperfshirese, ku gjithkush s’mund te nderhyje, e askush s’mund ta harroje. Çdo gje regjistrohet per te mos humbur kurre, si per t’i vertetuar botes se ti ke ekzistuar fizikisht dhe shpirt, e do te vazhdosh te ekzistosh pergjithnje ne formen e perjetimeve qe ke krijuar e shkaktuar me pare. Kjo eshte kostoja e te ekzistuarit ne kete jete. Eshte gjurma jote qe deshmon te verteten kudo dhe kurdo here. Askush s’mund ta ndaloje te verteten te njihet, sepse ajo le gjurme te bardha qe nuk humbasin kurre. Eshte e pashprese tentativa per ta fshehur te verteten. Ajo ekziston perjetesisht ndersa ti, une, ne, perkohesisht. Ajo ng

Ese – Peshorja e jetës - shkruar nga Melina Kabo

Kur hyjme ne kete jete, zeme nje vend qe dikur i ka perkitur dikujt tjeter, apo secili nga ne sjell ne kete bote nje njesh te ri?! Shoqerojme nje mesazh per te mos humbur kurre?! Apo krijojme secili mesazhin tone?! Ingranohemi ne kete udhetim per te permbushur çdo funksion te saj?! Po ne jemi “ushtaret e jetes”! Idete tona praktikohen si rregulla qe gjithkush i vendos per te udhetuar sa me i sigurt, apo gjithkush e çdo gje ka nje kosto, ka nje harte rruge?! Ndaj ne mundohemi te gabojme sa me pak, por armiku i pashmangshem, “egoizmi” nuk na lejon te jemi perhere te vendosur ne rruge te drejte e te paster. E pikerisht ne kete pike gjithkush gabon. Ne mundohemi te mashtrojme me neglizhence apo pakujdesi ate, “peshoren e madhe” dhe decizive JETEN. Veprojme me ligesi dhe duam ta fshehim e ta zbukurojme ate me se miri. Arrijme te behemi te besueshem per syte e sinqerte e naiv, per shpirtrat qe pranojne miresine, por nuk ndodh te mos regjistrohen te gjitha e te mos peshohen thel

Ese: Një rreth - Melina Kabo

Nje jete e plote ose jo e tille pershkon nje rrugetim, te gjate ose te shkurter. Ka nje fillim dhe nje mbarim, here ndjek nje udhe pa krye, e here ndjek me motivin qe ndien dhe me inercine e mesuar nder breza. Ndodh qe rrugetimet nuk jane pjese e njera-tjetres, por ky eshte perceptimi yne. Çdo hallke e ketij misioni eshte pjese e nje rrethi qe na shoqeron kudo dhe ne çdo kohe. Ka nje rreth njerezish qe na krijojne ambientin formues. Ka nje te tille ne çastin e simbolizimit te dashurise e ndaj ka gjithmone nje te tille rreth, per te mos iu shmangur dot jetes, pasojave, pergjegjesive… Ti i vjen qark per t’i kerkuar fundin dhe pa kuptuar e prek ate pafundesisht. Rruga drejt tij te ben te kuptosh se jeta ka ulje dhe ngritje. Ti prek fundin tend dhe me shume vrull takon majen tende kulmore dhe ti ende vazhdon e kerkon deri sa nje çast ti ndahesh prej saj dhe kupton se jeta eshte nje rreth pa fund… eshte vdekja ajo qe te shkeput ty nga ajo, jeta, ky rreth i shndritshem! Burim

Varri i shitur

Tre vit et e pa ra bë ra si bëra, por i katërti ma nxiu shpirtin. Se si ikën ata tre vjet nuk e di se ishim njerëz të shkulur dhe kërkonim të sheshoheshim sadopak në shtetin e huaj, ku na çoi halli. Sa më shumë kalonte koha, aq më te për na ngrihej mendja dhe atdheu na përqasej në bisedat tona të përditshme dhe në ëndrra. Malli dhe meraku për njerëzit që kishim lënë pas po na e përcëllonte shpirtin çdo ditë e më shumë.   Të gjitha ëndrrat më merrnin nëpër natë dhe më çonin në qytetin tim, në vendlindje dhe kudo ku kishte shkelur këmba ime. Edhe ata për të cilët nuk kisha pasur ndonjë konsideratë kushedi se çfarë, ishin të pranishëm n ë ëndrrat e mia. Kujtoja të gjallë e të vdekur, të njohur, miq e shokë dhe qetësia më prishej përherë e më shumë. Ajo që ma shtonte më tepër brengën dhe më bënte të mos prehesha i qetë ishte nëna ime. Sa herë që do të flisja në telefon po të njëjtën pyetje do të më bënte: “Hë, re nuk do të vish ti? Nuk do të të shohë edhe njëherë sa të j

Koha rrjedh

Mbi qiejt pa kokë të indiferencës së kohës shkruaj me gërma të trëndafilta kohën e ekzistencës time aktuale 9.56 minuta po vete e 57. Fillimi i një revolucioni shpirtëror, mbase është rilindja, mbase fundi im, rrjedhja graduale e përditshmërisë sime. Piedestale frike më shoqërojnë si gardianë në një burg pa qeli, në një burg që të mbyt me hapësirën gjigande të tij. Buza ngec mbi një belbëzim:- Po ikën…Mundohem ta kap prej fustani, por ajo ka veshur pantallona. 10.00. Tinguj pa muzikë thurrin simfoninë e një homazhi pa sy, por verbëria më duket sikur e tejkalon verbërinë e tij. Flatra, copëza të një skenari të thyer në brigjet e identitetit tim. I mbledh . Përpara duarve formohet një shigjetë e drejtuar përpara: 10.06. E pashë, më buzëqeshi, iku, erdhi prapë. Jam duke kundruar 7 liqenet e kohës sime. Shumë të ngjashëm, jashtëzakonisht të ndryshëm. Metropole alatropike të krijuar nga shumëllojshmëri kohësh, nga kohërat e mia. 10.10, një ankand kohësh. Koha po shet minutat

Dëshirat e mia

Siç dihet çdo njeri ka dëshira. Një prej tyre jam edhe unë. Por kur bëhet fjalë vetëm për dëshirat e mia ato janë si një pikë e vogël në universin e pafundë në krahasim me dëshirat e të gjithëve, edhe pse neve nuk na duket ashtu! Shpesh herë duke shfletuar mendjen gjej kujtime të bukura, të paharruara që kam dëshirë ti përsëris edhe sot. Por nuk është çasti i duhur për arsyje të ndryshme. Megjithatë unë mendoj se dëshirat mund të realizohen për veç atyre që mund të quhen “dëshira mbi natyrore”. Nese mendoni se koha ka ndryshuar dhe tani nuk mund të realizoni dëshirat tuaja atëherë gaboheni, sepse koha nuk ndryshon por të vetmin që ndryshojmë jemi ne njerzit. Të shkruaj për dëshirat e mia nuk besoj se dikujt do ti bëjë shumë përshtypje. Por megjithatë do të shkruaj. Por së pari duhet të faliminderohem se jam mirë me shëndet kjo do të ishte një dëshirë shumë e madhe po mos ta kishim. Pra duhet të jemi faliminderues. Falë zotit po jetojmë në një kohë kur liria e barazimi ës

Në fillim ishte Fjala…!

Me duar te lidhura pas qafes, ngrita koken larte dhe syte menjehere me vajten tek fotografia jote qe ndodhet e varur ne mure qe prej dites, kur ma dhurove mua kete fotografi qe ta mbaja si kujtim nga ti. Ashtu me sy te fiksuar ne brendesine e asaj fotoje, mendja nisi fluturimin e saj te pakontrolluar, per te rikthyer ne kujtese lumturine e atyre neteve te paharruara, qe kaloja dikur me ty! Teksa veshtroja tiparet e tua te bukura ne ate foto, zemra e plagosur i shtonte akoma edhe me shume rrahjet e saj dhe kerkonte qe te te kishte prane me c’do kusht! Mire, por per fat te keq, kjo ishte nje deshire e paplotesueshme, pasi ti u largove nga une , pa me dhene asnje shpjegim! Isha e gatsheme te jepja c’do gje te shtrenjte qe i perkiste jetes sime, vetem qe te me ktheheshe ti perseri dhe te me shuaje flaken e atij zjarri te madh qe po me pervelonte ne shpirte! E pangopur nga veshtrimi i asaj fotografie ne mure, nga komedina e vogel perkrah krevatit, nxorra nje album te madh,…

Ndjej mall për ty

Më erdhi ta puth, ta shtrëngoj, ta dashuroj, ta ndiej në çdo detaj dhe në çdo mënyrë të mundshme. Nuk mund të rrija indiferent. Askush nuk mundet. Jo përballë një sfide të tillë. Jo përballë saj. Një vrull i madh vlon brenda meje. Ngjizet me shpejtësi dhe shpërthen.   I them vetes: “Ndal!”   Është e kotë. Një vrull i ri merr hov përsëri. Kësaj here ngjizet edhe më shpejt. Dhe përsëri shpërthen. Dhe pë rsëri, dhe përsëri, deri sa gjithçka ndahet copë e grimë. Shemben të gjitha muret. Një dhembje therëse ma përshkon gjithë shpirtin. Dhembje e trazuar me një lumturi dehëse. Po e ndiej. Dëshira po e synon lirinë. Jam i pafuqishëm. Nuk mund ta ndal. Nuk dua ta ndal.   E shoh veten të ndarë në dysh. Një njeri tjetër, një përfytyrim nga ëndrrat e zjarrta, po udhëheq brenda meje. Sado që mendja, ajo pak që ka ngelur nga unë, dikton kujdes, dora vazhdon të shtyjë përpara. Shtyn dhe e gjen rrugën e vet. I shpërthen barrierat një nga një.   Dhe ajo nuk po më pengon. Luan me dorën t

Ese: Mosha e mjerimit - Fatos Baxhaku

Ne Qafe-Bull ka nisur te vije era dimer. Nje mjegull e dendur na pengon te shikojme perpara, teksa kemi nisur t’i afrohemi ngadale Bulqizes. Mbi qytet bie nje shi i rrembyer dhe njerezia jane strukur nder bare me xhama te mjegulluar. Qe tani kemi nisur ta ndjejme nje ndjenje qe do te na perseritet edhe me pas. Qe tani na duket sikur koha eshte ndalur diku ne te dale a ne te hyre te qytetit. Presim sa te rrallohet ca shiu dhe marrim rrugen drejt “Shtogut”, grumbullit me mbetje te kromit qe per shume vjet ka qene burim jetese per shume familje. Ketu, punetoret thuajse te vetem, jane femijet dhe diku me pak edhe grate. Ne fillim kthejme ne shtepine e Nexh minatorit. Ketu kishim njohur familjen e tij. Ketu kishim njohur Enverina qe donte te behej mjeke, teksa rriste vellezerit e saj me te vegjel. Ketu e ema na kishte thene se edhe ajo do t’i futej malit te kromit, “po ja sa te forcohet edhe pak”. Ne shtepi nuk pergjigjet askush. Ne degjojme vetem eren qe vershellen fort te

Ese: Aty ku skamja dhe mëshira jetojnë bashkë - Shpresa Mezini

Ne rruget e kryeqytetit, ne çdo cep te tij, çdo dite e me shume shtohet numri i lypesve. Temperaturat e nxehta te veres apo te uletat ne stinen e vjeshtes dhe te dimrit, qe mengjeseve arrijne edhe ne disa grade minus nuk i “ndalojne” lypesit te kerkojne lemoshe rrugeve. Ata gjenden kudo, ne çdo lagje, ne çdo cep rruge, ne trotuare, disa te veshur, disa jo, disa te pangrene, te tjere qe bejne sikur jane te gjymtuar. Por, ajo qe e ben edhe me te dhimbshme kete panorame qe ka mberthyer Tiranen ne te gjithe hapesiren e saj gjeografike eshte prania e femijeve apo foshnjave te porsalindura, te cilet perdoren nga prinderit per te prekur me shume ndjeshmerine e qytetareve qe kalojne prane tyre. E ndersa qytetaret preken lehtesisht perpara ketyre rasteve, si Kryeministri Sali Berisha, ashtu edhe ministri i Punes, Spiro Ksera vijojne te mos mbajne premtimet e bera. Asnje institucion pergjegjes nuk shqetesohet per jetesen e atyre qe ne pamundesi per te jetuar, zgjedhin te kerko

Ese: Kanionet e Benjës - Anil Kurti

Dite e enjte vere. Dielli ka mbledhur qerpiket dhe ende s’e ka leshuar ate nxehtesine e zakonshme te stines. Nisemi per ne kanionet e Benjes, 14 km ne te dale te qytetit te Permetit. Kam kaluar me mijera here ne kete rruge, ne keto vise. I kam shkelur, por mbetet kaq e bukur kjo zone si te vish per here te pare, sepse natyra ka stisur aq bukuri sa i fsheh e i nxjerr çdo here qe vjen. Vijes se xhadese ka plepa e disa pemeza qe disa prej tyre i ka thare stina. Veshtrimet m’i shoqeron rrjedhshmeria e qete e lumit Vjosa, qe shtrihet neper vijen tokesore me nje zhaurime te embel e qe te shoqeron derisa futesh ne rrugen e shtruar drejt ujerave termale. Pylli eshte i dendur dhe syri te prek gjelberim. Nga xhamat e makines deperton dielli dhe te mbulon me drite. Diku me tej nje burim tokesor shtrin rremujshem krahet, duke marre me vete gjethe te thara dhe rrotat e makines lagen duke lene vijat, siper tokes se thare. Pergjate rruges, ne nje kthese ku ka pjerrtesi e me poshte ku

Ese – Në një çast - Melina Kabo

Koha ecën shpejt dhe ne rendim pas saj për ta arritur, për ta kaluar, por se nuk e kuptojme që jemi ne ata që i japim kuptim njësisë matëse të kohës. Sekondat klikojne pa pushim jetën tonë, i japin shije të kaluarës. Perjetojmë të ardhmen e panjohur. Të tashmen kemi shansin ta prekim nën një shpejtësi marramendëse pothuajse të pandjeshme; aq sa duket se kalon pa e kuptuar, se në një çast ne dhe sekonda jemi takuar! Nën një çast në rruzullin tokësor e përtej tij gjithçka ndodh, edhe në mungese të prezencës sonë. Përgjatë një përpëlitje qerpikësh, mendjen time e përshkon ideja se diku në këtë sekondë dikush dha frymën e fundit, dikush mori frymën e parë, dikush qau e dikush qeshi, dikush u aksidentua apo dikush u zhëenjye, u dashurua apo kuptoi sensin e jetës! Përgjatë kësaj sekonde çdo gjë ka ndodhur në këtë botë, ndoshta paralelisht me mua, dikush që ka po të njejtin mendim si unë dhe po ndien këtë ndjesi nën një klik që mat kohën e (pa)reshtur. Burimi: Gazeta Shqip

Femra, nënë kjo e njerëzimit dhe mashkulli, babë ky jo aq përfillës ndaj nënës

Meshkujt sikur t’i dinë dhimbjet e femrave, pa mëdyshje se do të silleshin shumë më ndryshe, shumë më butësisht e shumë më me ndjesi ndaj kësaj krijese të ndjeshme. Pasha të madhin Zot, femra meriton shumë nder. Ajo pas ca vitesh në shtëpinë e babait, do të duhet ta braktisë shtëpinë e saj për të shkuar në shtëpi të burrit. Sa i dhimbshëm është çasti kur ajo në ditën e martesës i përqafon familjar ët e saj, në kohën kur burri i gëzuar e pret në shtëpinë e tij. Ajo me dhimbje të mëdha njeriun e solli në jetë për ta veshur kështu me rroba të njerëzisë. Ajo duroi të qarat e gjithënatshme të foshnjës, në kohën kur burri e ndërroi dhomën e gjumit vetëm e vetëm të bën gjumë të rehatshëm. Ajo dy vjet radhazi foshnjën e ushqeu me ushqimin më të shëndetshëm në botë, me qumësht nënë i cili verës është i ftohtë dhe dimrit i ngrohtë. Ajo është që mashkullit dhe femrës i këndoi në djep. Ajo është që më së miri i edukon fëmijët. Ajo është që ofron emocion, në kohën kur zem

Ese dhe Hartime të ndryshme për pranverën

Ese dhe hartime per pranveren Kliko mbi titullin qe te hapet faqja perkatese  Pranvera Ese për pranveren Ese për pranveren Ese për pranveren   ese tjeter Ku shkoi të ftohtit U kthyen dallëndyshet ese per pranveren,hartim per pranveren shqip,ese per pranveren shqip,poezi per pranveren,hartim per pranveren download,vjersha per pranveren download,ese te bukura per pranveren,ese per nenen,ese per pranveren shqip,ese te bukura per pranveren,ese per stinen e pranveres shqip,ese per jeten,ese per atdheun tim,ese per pranveren anglisht,vjersha per pranveren,ese per deshmoret

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more