Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Dua

Si janë lutur për dijetarët

Na rrëfen Ibën Ebi Hatimi në librin e tij “ El-Xherhu vet-Tadil ”, 1/341 duke thënë: “Kam parë letrën e Abdurahman ibën Omer el-Esbahaniut , i njohur si Ruste nga Esbahani , të cilën ia ka dërguar Ebu Zur’as, ku me shkrimin e tij kishte shkruar: Dije, Allahu të mëshiroftë, nuk të harroj në lutje asnjë herë, natën dhe ditën, lutem që Allahu t’i kënaqë myslimanët me jetën e gjatë tënde, sepse do të mbeten njerëzit në mirësi përderisa do të ketë kush e njeh diturinë dhe di të bëjë dallimin mes hakut dhe batilit (të kotës), sepse po të mos ishin këta do të ikte dituria dhe njerëzit do të radhiteshin te injoranca”. "رأيت في كتاب عبد الرحمن بن عمر الأصبهاني المعروف برستة من أصبهان إلى أبي زرعة بخطه: اعلم رحمك الله أني ما أكاد أنساك في الدعاء لك ليلي ونهاري أن يمتع المسلمون بطول بقائك، فإنه لا يزال الناس بخير ما بقي من يعرف العلم، وحقه من باطله، ولولا ذاك لذهب العلم وصار الناس إلى الجهل." ذكره أبو حاتم في الجرح والتعديل(1/ 341)

Kohët dhe rastet më të mira për t'u pranuar duatë(lutjet)

Lutjet për kapërcimin e frikës, druajtjes dhe pagjumësisë

Imam Tirmidhi në Xhamiun e vet ka shënuar se njëherë Halidi i ishte ankuar të Dërguarit të All-llahut ,sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., për pagjumësi dhe ankthe. I Dërguari i All-llahut , sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., i kishte thënë:  “Kur shkon për të fjetur, thuaj: ‘O All-llah, Ti je Zot i shtatë qiejve dhe i asaj që ato përfshijnë, i dy tokëve dhe jetëve që i mbajnë ato, i Zotëriut të shejtanëve dhe i atyre që ata i mashtrojnë. Zot, bëhu mbrojtësi dhe fqinji im. Më ruaj nga çfarëdo e keqe që mund të më shkaktojnë krijesat e tua në mënyrë që asnjëra prej tyre mos të mundet të më sulmojë kur jam duke pushuar ose të ma prishë jetën time private. Vërtet, fqinjët e Tu janë të fuqishëm dhe të sigurt kur Ti i mbron. Kujtimi Yt është i thellë. Vërtet, vetëm Ti je All-llah. Në të njëjtën përmbledhje thuhet se ‘Amir bin Shu’ajbi kishte mësuar nga gjyshi i vet se i Dërguari i All-llahut , sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e kishte zakon t’iu mësonte një lutje për

Dua apo lutje për babain

Babai im! O Zot! Për çdo pikë djerse që ka dal nga babai, për të na siguruar rrizkun, ngrite atë në shkallët e larta të Xhenetit, bëja haram atij nxehtësinë e Ahiretit o Bujarë. Mundësoja që të pijë ujë nga dora e Pejgamberit dhe të Dashurit Tënd. Perktheu: Ulvi Fejzullahu

Duaja me rastin e fatkeqësisë

Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhi'un,All-llahumme uxhurni fi musibeti ve halif li hajren minha (ne jemi te All-llahut dhe tek Ai kthehemi. O Zoti im, më shpërble për kët fatkeqësi dhe më kompezo kete me diçka me te mire se kjo). Muslimi 2/632 apo Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhi'un ne jemi te All-llahut dhe tek Ai kthehemi. (O Zoti im ! E dij se Ti ma con këtë fatkeqësi(si vërejtje), Të lutem më shpërble mua (për ate që do ta duroj)dhe ndroma ket fatëkeqsi me di ç ka më të mirë.   Hadithe te zgjedhura (257 fq 56)

Ibn Mes'udi (radijAllahu anhu) ka transmetuar se Profeti (sal-lAllahu 'alejhi ue selem) i mesoi atij te thote kete lutje:

Ibn Mes'udi (radijAllahu anhu) ka transmetuar se Profeti (sal-lAllahu 'alejhi ue selem) i mesoi atij te thote kete lutje: "O Allah! Bashkoji zemrat tona dhe forcoji lidhjet tona. Na udhezo ne rrugen e paqes dhe na nxirr nga erresira ne drite! Na ruaj nga epshet e hapura dhe te fshehta! O Allah! Bekoje degjimin tone, shikimin tone, zemrat tona, grate tona dhe pasardhesit tane. Na bej neve falenderues per te mirat e Tua ndaj nesh!" {Ahmedi dhe Ebu Daudi}

Duaja para mardhënieve intime!

Një ndër qëllimet më fisnike të marrëdhënieve seksuale është sjellja në jetë e një pasardhësi të drejtë. Prandaj, është me rëndësi që bashkëshortët t’i luten Allahut që ta largojë shejtanin nga pasardhësi i tyre. Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë:   “Kur ndonjëri nga ju dëshiron t’i afrohet gruas së tij për të bërë marrëdhënie intime, le të thotë: “Bismilah, Allahume xhennibnesh-shejtan, ve xhennibish-shejtane ma rezaktena!” (Me emrin e A.llahut, o Allah, na e largo djallin prej nesh dhe prej atij që do të na furnizosh me të!) Nëse nga ajo marrëdhënie është e caktuar që të kenë fëmijë, shejtani kurrë nuk do ta dëmtojë atë. ” Buhariu dhe Muslimi. SHKEPUTUR NGA LIBRI “INTIMITETI MARTESOR SIPAS SUNETIT AUTENTIK”  Burimi: Mjekesia Islame  

All-llahu im(Dua apo lutje islame)

All-llahu im, unë të lus për mëshirën Tënde të obligueshme, për faljen Tënde dhe shpëtimin Tënd të domosdoshëm nga çdo mëkat, dhe pasurinë nga çdo e mirë, për fitoren me Xhenet dhe për shpëtimin nga zjarri.  Burimi: Adem Ramadani  

O Zoti im....

O Zoti im.... O Zoti im, e keqja ka marrë hov.... O Zoti im, e keqja na ka rënduar.... O Zoti im, zullumqaret janë egërsuar... O Zoti im, gjaku na është vërshuar... O Zoti im, vëllezërit na janë gjymtuar.... O Zoti im, nënat na janë dhunuar... O Zoti im, fëmijet na janë vrarë e maskaruar... O Zoti im, pleqët na janë sharë e nëncmuar... O Zoti im, robërit e tu janë duke u prerë e persekutuar... O Zoti im, hudhe denimin tënd mbi ta... O Zoti im, hudhe cdo sëmundje mbi ta... O Zoti im, hidhe cdo pikëllim mbi ta... O Zoti im, hudhe cdo fatkeqësi mbi ta... O Zoti im, shfaqe fuqinë tënde mbi ta... O Zoti im, premtimi yt është i vërtetë.... O Zoti im, O Zoti im, O Zoti im.... Amin... Amin... Amin... • Shperndaje •

Kërko falje tek Allahu!

Allahu ka thënë: “U kam thënë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj sepse Ai, vërtetë falë shumë.” (Nuh: 10) Kërko falje tek Allahu nga çdo mëkat. Kërko falje tek Allahu për çdo obligim që ke lënë. Kërko falje tek Allahu për çdo person që i ke bërë padrejtësi. Kërko falje tek Allahu për çdo bamirës që ke braktisë. Kërko falje tek Allahu për çdo tiran që ke shoqëruar. Kërko falje tek Allahu për çdo mirësi që e ke vonuar. Kërko falje tek Allahu për çdo këshillues që e ke poshtëruar. Kërko falje tek Allahu për çdo shpifje që ke lansuar. Kërko falje tek Allahu për çdo të vërtetë që ke humbur. Kërko falje tek Allahu për çdo të kotë që ke pasuar. Kërko falje tek Allahu për çdo ndjenjë që ke shkatërruar. Kërko falje tek Allahu për çdo sekret që e ke shpërndarë. Kërko falje tek Allahu për çdo besnik që ke tradhtuar. Kërko falje tek Allahu për çdo premtim qe s'ke zbatuar. Kërko falje tek Allahu për çdo të saktë që ke fshehur. Kërko falje tek Allahu për çdo njeri që e ke nënçm

Lutje islame

O Allah nëse më shef se po largohem prej teje, më kthe afër teje me një kthim të mirë dhe të bukur... Allahume Amiiin   Burimi: Adem Ramadani

Dua apo lutje islame

All-llahumme inneke halakte nefsi ve Ente tevefaha, Leke mematuha, ve mahjaha, In ahjejteha fahfedhha ve in emetteha fagfir leha. All-llahumme inni es`elukel-`afijete. O Zoti im, Ti krijove shpirtin tim dhe Ti më bën të vdes. Në dorën Tënde është jeta dhe vdekja ime. Nëse më jep jetë, më mbroj, e nëse më bën të vdes, m'i fal mëkatet. O Zoti im, të lutem të më shpëtosh.

O Allahu im!

O Allahu im! Ty te perket falenderimi! Sa i butë je ndaj atij i cili te kundershton ty! Sa i Meshirshem je ndaj atij qe pendohet tek Ti! Qofsh i Lartesuar o Krijuesi yne. Ne me te vertete jemi njerez dhe bejme gabime, por nese Ti nuk na fal, atehere jemi te poshteruar ! Na fal o Allahu yne! Na fal o Allahu yne! Na fal o Allahu yne!

Jam i kënaqur që Zoti im është Allahu…

Dua shumë me vlerë ! Mos e harro asnjëherë në mëngjes e mbrëmje… Jam i kënaqur që Zoti im është Allahu, feja ime është Islami dhe Pejgamberi im Muhamedi -salallahu alejhi we selem- “Radijtu bil-lahi Rabben we bil Islami dinen, we bi Muhammedin -salallahu alejhi we selem- nebijjen” Ka thënë Pejgamberi -alejhi selam- :{Kush e thotë këtë në mëngjes dhe mbrëmje tri herë është obligim i Allahut që ta kënaq atë ditën e Gjykimit} ibn Bazi në “Tuhfetul-Ahjar” fq.39(hadith hasen)—————————————————— Përgaditi : Fb në Shërbim të Islamit

Lutjen për nënën

O Allah, nëse e gjen nënën time mëkatare, fale atë! O Allah, nëse e gjen nënën time të mërzitur, gëzoje atë! O Allah, nëse e gjen nënën time të lumtur, lumturoje edhe më shumë! O Allah, nëse e gjen nënën time të pikëlluar, largoje nga ajo pikëllimin! AMIN... !!!!

Thuani

Muhamedi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem), ka thene: ''Thuani: ''All-llahu im,une te lus per te mire,per te cilen te ka lutur Pejgamberi Yt,Muhamedi (alejhis-selam) dhe te mbeshtetem Ty nga e keqja e atij nga e cila te eshte mbeshtetur Pejgamberi Yt ,Muhamedi (alejhis-selam)..All-llahu im,Ti je Ai qe ndihmon dhe vetem Ti je arrites (i qellimeve tona).Nuk ka force ,as fuqi pa ndihmen e All-llahut.'' (Tirmidhiu,i cili thote se ky hadith eshte hasen)

Zoti ynë

“Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga frika, kërkoj strehim te Ti nga koprracia, kërkoj strehim te Ti që të kthehem në moshë të shtyrë dhe kërkoj strehim te Ti nga sprovimet e kësaj bote dhe dënimit të varrit”. ------------------------------ Transmeton Buhari

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more