Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Bekir Halimi

Kur të vonohesh në punë

Secili prej nesh kur të vonohet në punë hyn me marre dhe turp dhe ngadalë prej frikës nga drejtori apo prej turpit prej tij. A thua vallë i kemi të njëjta ndjenja kur vonohemi në namaz dhe kur dalim para Allahut, subhanehu ve teala?! Bekir Halimi

Dituria e dobishme njeriun e bën njeri

Nëse njeriu është i ç'veshur nga dituria atëherë shumë kafshë janë më të mira se ai. Argument për këtë është fjala e Allahut, subhanehu ve teala: ( إِنَّ شَرَّ الدَّوَابِّ عِنْدَ اللَّهِ الصُّمُّ الْبُكْمُ الَّذِينَ لَا يَعْقِلُونَ (22) وَلَوْ عَلِمَ اللَّهُ فِيهِمْ خَيْرًا لَأَسْمَعَهُمْ وَلَوْ أَسْمَعَهُمْ لَتَوَلَّوْا وَهُمْ مُعْرِضُونَ ). "Krijesat (gjallesat) më të dëmshme te Allahu janë ata të shurdhëtit (që nuk dëgjojnë të vërtetën) memecët (që nuk e thonë të drejtën) të cilët nuk logjikojnë. Allahu do t'i bënte të dëgjojnë ata (shurdhmemecët) po të dinte (të pritej prej tyre) se do të arrinin ndonjë të mirë, po edhe sikur t'i bënte të dëgjojnë, ata do të zmbrapseshin dhe do të refuzonin". (El-Enfal: 22-23). Burimi: Bekir Halimi

Zgjedhjet në Shqipëri 2013

Shqiptarët e Shqipërisë gjendje para zgjedhjeve të radhës në këtë vit, viti 2013. Pjesë e këtyre zgjedhjeve janë edhe muslimanët që jetojnë në këtë vend. Cili është qëndrimi i tyre, cilat janë parapëlqimet e tyre, ku qëndrojnë interesat e tyre, janë pyetje që më herët është dashur tu jepen përgjigje dhe të analizohen dhe të dilej me qëndrime. Andaj këtu nuk dëshiroj të bisedoj për atë që është dashtë më herët të bëhet, por për atë që duhet të bëhet ditën e zgjedhjeve. Kjo është thirrje fillimisht për hoxhallarët e pastaj edhe për xhematin, sidomos kur nesër është e xhuma dhe mund të shfrytëzohet hutbeja për të dhënë udhëzime dhe këshilla të rëndësishme. Një: Të gjithë hoxhallarët dhe aktivistët islamik e dinë parimin e përcaktimit të palës që do ta votojnë në këto zgjedhje, e ai është arritja e interesit më të madh të mundshëm dhe të realët dhe eliminimi i të keqes më të madhe të mundshme dhe të realët. Sigurisht se komentimet dhe analizat e parimit nuk na sjellin të gjithëve para nj

Vetmia me besim

"Vetmia me besim nuk është egërsi por kënaqësi, nuk është boshllëk por mbushje, nuk është papunësi por angazhim, nuk është heshtje por bisedë e brendshme dhe lidhshmëri e bindur me Allahun". (përkthim) Burimi: Bekir Halimi  

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more