Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Analiza letrare

Analiza e veprës “Vidi – vidi pëllumbeshë dhe Hanko Halla” nga Ali Asllani

Vidi – vidi pëllumbeshë dhe Hanko Halla  Në vëllimin “ Vidi – vidi pëllumbeshë dhe Hanko Halla ” i paraqiten lexuesve vjershat më të mira të poetit Ali Asllani , ku gjejmë të trajtuara motive nga më të ndryshmet: motive dashurie dhe motive shoqërore, motive patriotike dhe motive politike, po shpesh këto motive i gjejmë të gërshetuara me njëri-tjetrin në mënyrë mjaft organike dhe të hijshme.  Një vend me rëndësi në krijimtarinë poetike të Ali Asllanit zë poema e tij humoristike “ Hanko Halla ”.  Hanko Halla , për të cilën poeti bën fjalë edhe në ndonjë vepër tjetër të tij, është një grua e shkurtër, në moshë, që nuk mund të pajtohet me përparimin e vendit, duke e marrë këtë në të gjitha aspektet e shfaqjes së tij – që nga gjërat e mëdha e gjer tek moda e tek zakonet.  Në poemë flet Hanko Halla . Ajo jep mendimin e vet për gjithçka dhe pikërisht në mendimet e saj të paraqitura realisht e me mjeshtëri artistike përfshihet esenca e veprës, objekti dhe qëllimi i saj.  “ Hanko Hal

Analiza e përrallës “Bjer topuz” nga Fadil Kraja

“Bjer topuz” është përrallë për fëmijë e shkruar nga autori shkodran Fadil Kraja. Një djalë i varfër që jetonte vetëm me të ëmën dhe motrën vendos të shkojë në kurbet. Pas shumë peripecish ai punësohet tek një zdrukthëtarë. Pasi mëson shumë mirë punën, pas katër vitesh vendos të kthehet pranë familjes së tij. Mjeshtri para se ai të ikte i jep me vete një sofër magjike, e cila sa herë urdhërohej “tavolinë shtro” u mbushte me të gjitha të mirat. Rrugës,djaloshi ndalon në një han. Aty pronari i hanit ia ndërron sofrën magjike me një sofër të zakonshme. Pasi shkon tek njerëzit e tij, ai e kupton se sofra ishte e ndërruar. I pikëlluar kthehet tek zdrukthëtari, i cili këtë herë i dhuron një topuz magjik e që sa herë urdhërohej “vër topuz”, ai të binte dhe nuk ndalonte deri sa të urdhërohej “boll topuz”. Atëherë djali kthehet tek hanxhiu dhe vë në punë topuzin. Aq shumë e goditi topuzi hanxhiun, sa u detyrua t’ia kthente sofrën përsëri. Me tu kthyer djali në shtëpi, i gostiti të gjit

Analiza e romanit “Qeni milioner” nga Viktor Canosinaj

“ Qeni milioner ” është një roman për moshat 9-12 vjeç.  Personazhi kryesor është një qen i quajtur Topi prej bore , i cili kalon nga një jetë e vështirë dhe e pasigurt në një jetë aristokratësh.  Por ndryshe nga disa njerëz, që sapo bëhen të pasur bëhen mendjemëdhenj dhe varfërohen në shpirt, zemra e Topit prej bore nuk ndryshon aspak, por mbetet e artë dhe e kulluar.  Në botën njerëzore ndodh ndryshe, zemra e disa njerëzve nuk është e tillë. Janë pikërisht këta njerëz që përpiqen të vrasin familjen e Topit prej bore . Por qeni nuk është lakmitar. Ai lë pasurinë dhe shkon të jetojë në një vend të sigurt.  Romani ka vlera edukative, pasi del qartë ideja se besnikëria shpërblehet dhe hipokrizia ndëshkohet.

Analiza e veprës “Hape portën” nga Shefik Osmani dhe Robert Gjedia

“ Hape portën ” është një vëllim me lexime për nxënësit e talentuar të klasës së 3-të dhe të 4-t, përmbajtja e të cilit shprehet në vetë titullin e këtij libri.  Çdo copë leximi, çdo pikturë që shoqëron pjesët jep një informacion.  Çdo pyetje që bëhet kërkon një përgjigje.  Është si një udhëtim drejt së panjohurës. Libri “Hape portën” është një libër me vlera njohëse dhe edukative, pasi trajton tema për atdheun, familjen, shkollën, shoqërinë, botën rreth nesh, folklorin e përrallat, si dhe mini - enciklopedinë e vogëlushit Dardan.  Kjo mini- enciklopedi e njeh lexuesin për shkrimin, shtypshkronjën, kompjuterin, muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën etj. Libri do t’i hapë portën e diturisë çdo fëmije që do ta lexojë.  Analiza hape porten, referati hape porten, analiza shqip

Koment për veprën ''Aventurat e Bubit Çamarrok'' nga Vangjush Saro

Ky libërth përfshin në faqet e tij një përrallë shumë të këndshme për fëmijë.  Në qendër të fabulës së saj është vogëlushi Ervin, i shoqëruar kudo nga Bubi i tij çamarok.  Në fillim përralla hapet nga një përshkrim i detajuar i dhomës aq të rregullt të vogëlushit, rregullsia e së cilës do të prishej nga prapësitë e bubit çamarok, aq i dashur për djalin e vogël.

Analiza e romanit '' Kështjella '' nga Ismail Kadare

         “Kështjella” e Kadaresë, alegoria e Shqipërisë sovjetike Analizë mbi një prej romaneve më të suksesshme . “Forcat osmane janë përdorur si një prizëm përmes të cilit të aludohet për diktaturën” “Kështjella” është një nga katër romanet e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, që lidhet me të shkuarën osmane të vendit të tij të lindjes. Ai rrëfen historinë e një përpjekjeje të ushtrisë osmane për të pushtuar një qytet të paidentifikuar në Shqipëri, me shumë gjasë në gjysmën e parë të shek. XV.   Një ngrehinë e lartë e vetmuar reziston e rrethuar nga fusha të shkreta e male të zymta, në këmbë të të cilëve forca të shumta osmane janë grumbulluar për të përgatitur sulmin. Thuajse e gjithë historia tregohet nga brenda kampit osman, përmes personalitetesh, përfshirë edhe pashain që drejton ushtrinë, kryeastrologun, myftiu, intendenti i gjeneralit, arkitekti dhe kronikani zyrtar i kështjellës, Mevla Çelebiu. Sulmi i parë i ushtrisë dështoi, me përpjekjet për të për

Analiza e poemës ‘’Kuajt mbretërorë’’ nga Nuri Plaku

Analiza e poemës ‘’Kuajt mbretërorë’’ nga Nuri Plaku Poema “ Kuajt mbretërorë ” e merr temën nga e kaluara e popullit tonë, e më konkretisht, nga bëmat e Gjergj Kastriotit, iquajtur Skënderbe. Kjo poemë e bukur, me atë titull kuptimplotë, ka dashur të tregojë se, pasardhësit e Skënderbeut e vazhduan luftën shumëshekullore kundër hordhive otomane gjersa shpëtuan dhe krijuan pas shumë shekujsh robërie shtetin e pavarur shqiptar më 28 Nëntor 1912, me në krye atdhetarin e madh Ismail Qemali. Kjo tokë ka nxjerrë shumë trima dhe i tillë ishte edhe Lili, fëmija trim, që është portretizuar kaq bukur në këtë poemë. Ngjarja që tregohet këtu është mbresëlënëse, pasi dhimbja është e madhe për të mëdhenj e për të vegjël, për ata njerëz të Myzeqesë. Rrëmbimi i kuajve nga mëkëmbësi i Sulltanit është ditë zije për banorët e atyre trojeve. Rrëmbimi i kuajve është pothuajse i barabartë me marrjen e djemve ushtarë. Dhimbja e kalon kufirin njerëzor, prandaj dhe çasti i ndarjes me këta kuaj, të b

Analiza e veprës ‘’Miqtë e përjetshëm’’ nga Frederik Shuraja

“ Miqtë e përjetshëm ” botohet për të njohur lexuesit e vegjël me personazhet më të dashur të letërsisë për fëmijë. Tek këto personazhe gjithsecili prej tyre gjen sado pak veten e tij, me aventurat, imagjinatën, fantazitë e moshës e botën e tij. Shumë nga personazhet e përzgjedhur në këtë libër janë shkëputur nga letërsia klasike për fëmijë. Ata, me sjelljen dhe veprimet e tyre kanë vlerë të paçmueshme njohëse dhe edukuese. Maçoku me çizme, Hirushja, Pinoku, Uini-Puh, Gishtoja, Sydielli, Lulbardha, e Lulkuqja, Bukuroshja e fjetur, Princesha bizele janë personazhet aq të dashur të rrëfenjave me të njëjtët emra në këtë libër.

Analiza e romanit '' Vivaldi pa stinë '' nga Konstandin Dhamo

Analiza e romanit '' Vivaldi pa stinë '' nga Konstandin Dhamo Ky roman i shkrimtarit Konstandin Dhamo ka në qendër të subjektit të tij natyrën, ndërrimet e stinëve, për të dhënë sa më natyrshëm “poezinë” e jetës.  Si protagonistë të ngjarjeve, autori paraqet disa nxënës me fisnikërinë e tyre të shpirtit.  Ky libër mban shumë vlera, si, së pari: është rikrijimi i një atmosfere të bukur me pamje të qëndrueshme nga natyra jonë, si edhe njeriu, në këtë rast, nxënësit kundrejt saj, me dëshirën për të jetuar dhe gëzuar fëmijërinë dhe rininë e tyre që sapo nis. Së dyti, paraqitja e marrëdhënieve midis nxënësve në shkollë.  Përmendim këtu protagonistin që rrëfen dhe shokun e tij, Niku, me prirje për poezi; Vjollcën që nuk i përgjigjet këtij në ndjenjat; mësueset, sidomos ajo e matematikës, Viviana, me një shpirt poetik, që i do shumë nxënësit e saj etj.  Këto marrëdhënie janë përshkruar me ndjenjë të hollë në një rrëfim për natyrën dhe bukurinë e saj. Së treti, kët

Analiza e romanit “Meriyll” nga Viktor Canosinaj

                                          “ Meriyll ” është roman i llojit të problemeve shoqërore.  Ky roman trajton fatin e një vajze që humb nënën në moshën 13-vjeçare dhe mbi supet e saj të njoma bie barra e shtëpisë dhe e familjes.  Në këtë roman Viktor Canosinaj tregon jetën e trembëdhjetëvjeçares Meriyll .  Pasi e ëma e saj vdes, asaj i duhet të kujdeset për vëllezërit më të vegj ël dhe të merret me punët e shtëpisë.  Kur punët filluan të shkonin mirë, babai i saj humbet punën, ai bie në depresion dhe fillon të konsumoj alkoolin.  Familja mezi po mbijetonte dhe tashmë përgjegjësia për Meriyll ishte edhe më e madhe.  Ajo e vetme vendos të shkojë në Greqi, ku aty do të përballet me rrjetin e tmerrshëm të prostitucionit.  Vetëm me ndihmën dhe dashurinë e shokut të klasës Sidritit, Meriyll do të arrinte të kthehej pranë familjes së saj dhe të bënte një jetë norma le duke lënë pas të shkuarën. Mes Sidit dhe Meriyllit lindin ndjenjat e para të dashurisë.

Analiza e tregimit "Klithma" nga Anton Pashku

Analiza e tregimit " Klithma " Te tregimi " Klithma " mozaiku dhe detajet janë pak më të bollshme: terri, hëna, kreshta e malit, lumi; të gjitha të mbërthyera nga telat e heshtjes. Heshtin qyqja dhe bulku, ndërsa lart, i paarritshëm, ylli. Në këtë univers të ngujuar të acarit, shpërthen thekshëm klithja që çan hapësirën e tendosur nën ankthin e përgjithshëm. Dhe dëgjohet krrokama e korbit. Tundet gjithësia nga kjo klithje: paskësh ndodhur krimi! Hëna fshihet: të mos jetë dëshmitare. Hija e vdekjes e kaplon vendin (Truallin?)... Në të dyja rastet, data në fund të tekstit është jo vetëm çast i rëndësishëm, por, do të thoshim, përbërës i barabartë në shumësinë narrative. Bëhet fjalë për jehonën e aksionit famëkeq, tragjik për Kosovën dhe shqiptarët: aksionin e UDB-së për mbledhjen e armëve, një nga terroret më të egra që u pasua me disa qindra mijëra shqiptarë të shpërngulur me dhunë drejt Anadollit të Turqisë. Ky krim, duke u artikuluar si shqetësim i shkrimtar

Lutjet e mbrëmjes - Komenti dhe Analiza - Anton Pashku

Tek tregimi   '' Lutjet e mbrëmjes '' kemi në shpalim të sinqertë të botës shumë të ndërlikuar të Asaj, femrës me një pamje të shëmtuar, e cila është aq rëndë e zhytur në kompleksin e saj. Ajo botën e vrojton për dritare, nga dhoma e saj, rrethuar me gjëra të rëndomta, me ëndërrimet për jetën dhe bukurinë e saj, nga vetmia që ia vret shpirtin. Meditimin dhe monologun e saj e plotësojnë bukur përshkrimet që i bëhen atmosferës dhe përjetimit të saj.  Mjafton të shihet përfundimi i këtij tregimi : ''Kurse mjaullima e maces, duke trazuar gjolin e qetësisë në dhomë, e bënte edhe më shurdhuese tërë atë zhurmë të heshtjes së saj.'' dhe të shohim sa përputhet ky përshkrim me figuracion aq të pasur me gjendjen shpirtërore të personazhit .  Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.   Postime të ngjashme: Anton Pashku - Krijimtaria letrare   Anton Pashku - Biografia   Analiza e tregimit "Klithma" nga Anton Pas

19 Analiza apo Referate

19 Analiza apo Referate Vepra e Bodlerit Çajld Haroldi Plaku dhe deti - Analiza Xha Gorio Poezia e Pablo Nerudës Romani ,,I huaji” nga Alber Kamy-kritikë letrare a... Garda Krutane nga Kolë Jakova-Kritikë letrare apo ... Romani ,,Era dhe Lisi'' nga Sinan Hasani-kritikë l... Romani ,,Dikush më buzëqeshte” nga Fatos Arapi-kri... Vdekja më vjen prej syve të tillë - Analiza Romani ,,Përsëri në këmbë” i Dhimitër Xhuvanit-kr... Romani ,,Rruga e shtëpisë sime” nga Nazmi Rrahmani... Drama ,,Cuca e maleve” - Analiza   Poezia e Din Mehmetit-kritikë letrare apo analizë ... Poezia e Ali Podrimjes-Kritikë letrare apo analizë... Romani ,,Para agimit” i Shevqet Musarajt -kritikë ... Kronike ne gur - Analiza Romani Kronikë ne gur nga Ismail Kadare Kështjella Ismail Kadare - (Analiza) Lumi i vdekur i Jakov Xoxes

Dreqi që nuk plaket - Rrahman Dedaj (Analiza)

Dreqi që nuk plaket - Rrahman Dedaj (Analiza)  Është ndërtuar mbi metaforë dhe ironi. Të dyja janë në kërkim të identitetit shqiptar. Përmbledhja është si një vetërrëfim poetik. Kjo poezi ofron emocion,intelekt e ndonjëherë edhe pakuptueshmëri duke treguar etikë të lartë estetike. Shih edhe: Metafora analiza e poezise dreqi qe nuk plaket Rrahman Dedaj,koment dreqi qe nuk plaket,analize shqip dreqi qe nuk plaket rrahman Dedaj,referat shqip,

Romani ,,Nëna” nga Maksim Gorki - Analiza

Romani '' Nëna '' nga ''Maksim Gorki''   Shkruar nga : Agon Bislimi Romani '' Nëna '' nga ''Maksim Gorki'' - ''Analiza'' Lufta revolucionare e klasës punëtore është pasqyruar në mënyrë më të qartë dhe idetë socialiste janë shprehur më hapur në romanin  '' Nëna ''. Romani '' Nëna '' u shkrua me 1906—1907, apo menjëherë pas revolucionit të vitit 1905. Romani është nga veprat me karakteristike e më të mëdha të letërsisë ruse e të letërsisë botërore si nga rëndësia e problemeve që trajtohen në të, nga metoda artistike e re e përdorur, ashtu edhe nga ndikimi që ushtroi në shtresat e gjëra punonjëse dhe në lëvizjen revolucionare të mbarë botës. Brendinë e romanit e formojnë ngjarjet revolucionare që kanë ndodhur në Sormovë në vitet 1901—1902, grevat e demostratat e 1 majit, gjyqi kundër pjesëtarëve të organizatës lokale të partisë. Heronjtë kryesorë

Oliver Tuist - Çarls Dikens (Analiza)

Oliver Tuist është personazhi kryesor i novelës së Çarls Dikensit me po të njëjtin emër. Oliver Tuisti njihet të jetë personazhi apo protagonisti i parë fëmijë në novelat angleze. Ndërsa vepra “Oliver Tuist” është vepra e parë e cila ka si personazh apo protagonist të ngjarjeve një fëmijë. Kjo vepër është vepra e dytë e shkrimtarit Çarls Dikensit vepër e cila u botua në një revistë mujore me titull origjinal “Bentley’s Miscellany”. Ky roman është një roman social apo shoqëror që synon të paraqes jetën e mjerë të mijëra fëmijëve të pastrehë e pa të ardhme. Dikensi në këtë vepër tallet me hipokrizinë e kohës, duke goditur fuqishëm tema serioze me një sarkazëm dhe humor të zi. Thuhet se Dikensi u frymzua për këtë vëpër nga ngjarja e vitit 1830, ku një jetim me emrin Robert Blionce po si Oliver Tuisti përballej me jetën e vështirë: pastrehën, punën e rëndë dhe të ardhmën jo të sigurt. Me këtë vepër Dikensi sfidon epokën e tij duke venë në lojë tërë shtetin anglez të asaj koh

Elegji nga Zef Serembe - Analiza

Kjo poezi mbahet si një nga kryeveprat e  Zef Serembes . Titulli i kësaj poezie " Elegji "  është dhënë  më shumë me kuptimin e vjetër të kësaj fjale (vepër poetike me karakter moral e sentimental),se sa me kuptimin që ka marrë më pas ,si vepër kushtuar të vdekurit apo të vdekurëve. Kjo poezi ështe shkruar me varg 10- rrokesh,duke vazhduar në pjesën e fundit me varg 11-rrokësh. Poeti Zef Serembe si një romantik i mirëfilltë,jeton me kujtime të përmalluara,ndryshe nga çdo të vepronte një njeri tjetër,që e shikon jetën në mënyrë të qetë e të ftohtë. -Si romantik, Zef Serembe e ndjen veten të shkrirë me natyrën që e rrethon.Kjo natyre behet shpesh shpjeguese e gjendjes së tij shpirtërore,qofte me paralelizmin,qoftë me kontrastin e saj. Figura e së dashurës në këtë poezi zë një vend të rëndësishem.Pjesa e poezise qe prek apo flet për dashurine është një nga pjesët më të ndjera të saj.Ajo lë gjurmë të pashlyera në zemrën e në mendjen e  Zef Serembes . Temat kryesor

Afërdita - Sterjo Spasse (Analiza)

Afërdita - Sterjo Spasse (Analiza) Tema : Romani '' Afërdita '' ka për temë kontributin e mësueses për edukimin dhe arsimimin e fshatarsisë. Subjekti i romanit '' Afërdita '' : Afërdita Skenderaj një mësuese fshati, në roman shpreh optimizmin , vullnetin e plotë dhe dëshirën e madhe për punë në përmirësimin e gjendjes edukative dhe arsimore të fshatarëve. Ngjarja vendoset në dy fshatra Grykas dhe Pishas, të armiqësuar vite më parë, në te cilin punon Afërdita . Pas shumë peripetive dhe mundimeve të shumta dhe të pakursyera ajo arrin me shumë sukses të kryej një mision shumë fisnik dhe të lartë duke bashkuar të dy fshatrat dhe duke zhdukur armiqësitë e moçme rreth një qëllimi të përbashkët dhe me ndihmën e tyre të madhe ndërton shkollën e re në mes dy fshatrave. Figura e idealizuar e Afërditës bëri që të bëj jehonë të madhe në qarqet intelektuale dhe ky roman të luaj rol pozitiv në punën pedagogjike apo arsimore të mësuesvë. Sh

Eskili ky humbës i madh - Analiza

Eskili, ky humbës i madh – Ismail Kadare (analizë) Vepra eseistike e Ismail Kadaresë “Eskili, ky humbës i madh”, së pari flet për fatin e hidhur të tragjedive të Eskilit e të vetë duke u përpjekur që pikërisht përmes fatit dhe figurës së tij ndonëse në një kohë më të largët ta rrënojë figurën e diktatorit Enver Hoxha dhe piramidën që kishte ndërtuar ai për 50 vite me radhë në Shqipëri dhe së dyti për afërsitë e grekëve me fqinjët e tyre të hershëm shqiptarë, në kuptimin e traditës. Sipas Kadaresë, shumë nga zakonet tona, ndër to edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit burimin e kanë nga kanuni i lashtë grek ndonëse, sipas tij shqiptarët ishin ata që e ruajtën më me xhelozi atë kanun përshkak të rrethanave politike e historike në të cilat u gjendën shekuj me radhë. Në fillim shkrimtari përshkruan se , si është Eskili, si është dhoma  e punës së tij. Shumë gjëra për të s`mund t`i dijë askush. Ai dilte në treg ose në vendin ku mblidheshin aktorët për të marrë të reja nga letërsia. Më pas ai u kthy

Nita - Josip Rela (Analiza)

  Nita - Josip Rela Akti i Pare Ne aktin e par behet fjal per vendbanimin e Nites.Zefi i kishte pasur qef Niten,gjysen te zhveshur fillon te flet ngadal por nita nuk e degjon sepse i kishte humbur vedija. Zefi shkoj te nje grua qe ti sjell uj.Pasi ta largon Roza i ve doren pas kokes dhe e therret nita,nita pas pak nita zgjohet dhe kerkon ta dij se kush ja shpetoj jeten. Pastaj i trgoj se ishte Zefi ai qe ja shpetoj jeten pasi degjon nita,ju faliminderit te gjithve,mirepo Prenka,Zefi,Marku i therrasin qleqet e katundit sepse mendonin se Agim beu do ti sjell ushtrin e tij te hakmerren,mirpo Prenka i thot se ky hall ju kapi nga shtepia ime. Une mendoj se duhet te largohen,marku i thot me duket se ti Prenka ke be zgjidhje te mire andej kur te vij Agim beu nuk e mur gjakun po te mos ishte nita ne mes jush dhe fshatareve do tju thot se fajtoren jan larguar, mirpo te gjith behemi gati,por zefi e priti baban. Nita me zemer te thyer duke e pershendetur zefin i thot se edhe shpi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more