Skip to main content

Si të flini më mirë natën? 6 mënyra për ta arritur atë

Si të flini më mirë natën? 6 mënyra për ta arritur atë


Si të flini më mirë natën? 6 mënyra për ta arritur atë

Posted: 04 Jul 2022 01:59 AM PDT

Gjumi është shumë i rëndësishëm për mirëqenien dhe organizmin. Në mungesë të tij, njeriu stresohet më lehtë, acarohet, por përballet edhe me rreziqe më të larta sëmundshmërie.

Për të evituar të gjitha këto gjendje shqetësues, mjafton të dini si të flini më mirë.

1-Bëni aktivitet fizik

Aktiviteti fizik gjatë ditës ju lodh por stimulon zemrën, trurin dhe muskujt.Atë duhet ta kryeni gjatë ditës që t'ju zëjë gjumi dhe të flini sa dhe si duhet.Aktivitetin fizik mund ta kryeni në mëngjes ose ta keni përfunduar atë deri në 3 orë para gjumit.

2-Krijoni një rutinë gjumi

Rutina është faktor kyç për një gjumë cilësor.Mbani nën kontroll orën e brendshme të trupit dhe krijoni një rutinë gjumi me orare të përcaktuara të fjetjes dhe zgjimit.Mbi të gjitha, ju duhet t'i përmbaheni kësaj rutine.

3-Kujdes me ushqimet

Darka duhet të jetë shumë e lehtë dhe në organizmin tuaj nuk duhet të ketë gjurmë kafeine, thonë ekspertët.Nëse ushqeheni rëndë dhe pini shumë kafe gjatë ditës, me siguri do të keni vështirësi t'ju zërë gjumi.Kafeja kërkon minimalisht 6 orë për të dalë nga organizmi

4-Lundrimi në Internet

Përdorimi i telefonit celular përpara gjumit do të shpërqendrojë orën e brendshme të trupit dhe pengon ardhjen e gjumit.Fikeni telefonin celularin dhe mos lundroni në internet të paktën gjysëm ore përpara se të shtriheni për të fjetur.

5-Temperatura e dhomës së gjumit

Temperatura e dhomës së gjumit është e rëndësishme për një gjumë cilësor.Temperatura duhet të jetë nga 16 deri në 20 gradë.Në këto gradë, trupi do ta ketë më të lehtë që të ulë temperaturën e brendshme në mënyrë që të flini.

6-Organizohuni

Rrëmuja është stresuese. Sigurohuni që dhoma juaj të jetë e rregullt, e pastërt dhe mbi të gjitha e ajrosur.Do të vëreni se sapo të futeni në dhomë do të jeni më të qetë dhe më pa stres.

Burimi:/AgroWeB.org

 

Dr. Alket Koroshi: Ja cilat janë 8 shenjat që trupi juaj ka nevojë urgjente për Vitaminën D

Posted: 04 Jul 2022 12:04 AM PDT

Alket Koroshi, mjek nefrolog

Vitamina D është një vitaminë e tretshme që ndikon shumë në sistemet e trupit tonë nga sigurimi i furnizimit me kalcium ndaj eshtrave tona deri tek forcimi i sistemit tonë imunitar.

  1. Djersitja e kokës

Djersitja e tepruar tek të sapolindurit si një nga shenjat e hershme të mungesës së kësaj vitamine.Një nga simptomat më pak të dukshme të mungesës së vitaminës D tek të rriturit është djersitja e tepërt e kokës në krahasim me pjesën tjetër të trupit.

  1. Dhimbja e kockave

Mungesa e vitaminës D mund të dëmtojë aftësinë e trupit për të futur kalciumin në indet e kockave, të cilat mund të çojnë në osteomalacia ose dobësim të eshtrave.Një mangësi e vitaminës D mund të shoqërohet me dhimbje të ndryshme muskulo-skeletore, në veçanti, me dhimbje të kockave.

  1. Dhimbje muskulore

Vitamina D prek jo vetëm eshtrat tona, por edhe muskujt tanë. Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë dhimbje të forta muskulore, dobësi, masë të zvogëluar të muskujve dhe shërim të dobët të muskujve pas një aktiviteti fizik të fortë.

  1. Një sistem imunitar i dobët

Vitamina D luan një rol të madh në mbështetjen e sistemit imunitar. Pa dijeni, mjekët filluan të përdorin këtë vitaminë për të trajtuar infeksionet shumë kohë më parë, para se të zbuloheshin antibiotikët. Pra, nëse vuani nga infeksione të shpeshta virale, niveli i ulët i vitaminës D mund të jetë arsyeja.

  1. Lodhja dhe dobësia

Shpesh tentojmë t'ia atribuojmë lodhjen dhe mërzinë me një mënyrë jetese të zënë ose me mungesën e gjumit. Megjithatë, rezulton se mungesa e vitaminës D në trup mund të përfshihet gjithashtu.

  1. Shërimi i ngadaltë i plagëve

Nje trajtim 12 javor të plotësimit me vitaminë D rezulton në një reduktim të ndjeshëm të plagëve në mesin e pacientëve me ulcera në këmbë të personave diabetikë.Nëse plagët tuaja shërohen ngadalë (sidomos nëse keni diabet), kushtojini vëmendje nivelit të kësaj vitamine në trupin tuaj.

  1. Humbja e flokëve

Ka shumë faktorë që mund të shkaktojnë humbjen e flokëve dhe mungesa e vitaminës D është një prej tyre. Mungesa e kësaj vitamine mund të çojë në një proces të dëmtuar të ciklit të rritjes së flokëve, hollimit dhe rënies së tyre.

  1. Ankthi dhe depresioni

Vitamina D është një vitaminë unike që ndikon shumë pjesë të trupit tonë, duke përfshirë edhe trurin. Pasi vitamina të merret përmes ushqimit ose të sintetizohet në lëkurën tonë, ajo liron neurotransmetues si dopaminën dhe serotoninën.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more