Skip to main content

“PSG arrin marrëveshje për kushtet personale me Skriniar dhe Renato Sanches” plus 9 more Telegrafi Futboll

“PSG arrin marrëveshje për kushtet personale me Skriniar dhe Renato Sanches” plus 9 more Telegrafi Futboll


PSG arrin marrëveshje për kushtet personale me Skriniar dhe Renato Sanches

Posted: 28 Jun 2022 02:57 PM PDT

Paris Saint-Germaini thuhet të ketë arritur marrëveshje për kushtet personale me Milan Skriniar dhe Renato Sanches.

Kampioni i Ligue 1 është duke bërë një transformim të skuadrës pas një tjetër dështimi në Ligën e Kampionëve në edicionin e kaluar.

Sky Sport Italia dhe Le Parisien raportojnë se PSG e ka bindur mesfushori e Lille, Renato Sanches, që t'i zgjedhë ata para Milanit.

(Foto: Instagram/renatosanches18)

Në anën tjetër, Get French Football News raporton se klubi nga kryeqyteti francez ka arritur marrëveshje për kushtet personale me mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Interi refuzon ofertën e PSG-së për Skrinarin - një lojtar dhe 60 milionë euro Interi refuzon ofertën e PSG-së për Skrinarin - një lojtar dhe 60 milionë euro

Klubet janë akoma larg arritjes së marrëveshjes, mirëpo oferta dhe kërkesa pritet të përafrohen me një shumë prej 70 milionë eurosh, ku do të përfshihen edhe shtesat në formë bonusesh.

(Foto: Instagram/milanskriniar)

Në ndërkohë, Chelsea dhe Tottenham Hotspur akoma shpresojnë për shërbimet e qendërmbrojtësit sllovak, porse PSG është favorit. /Telegrafi/

The post PSG arrin marrëveshje për kushtet personale me Skriniar dhe Renato Sanches appeared first on Telegrafi.

PSG e ka njoftuar Neymarin për planet e klubit, braziliani pritet të largohet me Mbappen që do të jetë lider i ri

Posted: 28 Jun 2022 02:01 PM PDT

Neymar është i vetëdijshëm se qëndrimit të tij te Paris Saint-Germaini mund t'i ketë ardhur fundit.

Lajmi i raportuar nga RMC është konfirmuar nga gazeta spanjolle, El Pais, të cilët iu janë referuar burimeve të afërta me presidentin e klubit, Nasser Al-Khelaifi.

Patroni i PSG-së dëshiron të imponojë më shumë disiplinë në skuadër me Kylian Mbappen që do ta udhëheqë strukturën e re.

I padëshiruar te PSG - Neymar tani e do largimin nga I padëshiruar te PSG - Neymar tani e do largimin nga "Parc des Princes"

Anësori francez thuhet ta ketë veçuar brazilianin për mungesë disipline në stërvitje dhe në periudhat pas ndeshjeve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport)

Ndryshimi te kampioni francez filloi pikërisht me rinovimin e Mbappe deri në vitin 2025 dhe vazhdoi me largimin e drejtorit sportiv, Leonardo dhe zëvendësimin e tij me Luis Campos.

I përballur me mundësinë e largimit, përfaqësues të PSG-së u takuan me babanë e Neymarit dhe i garantuan se do t'ia jepnin pagesat që do t'i detyroheshin.

Sipas El Pais, klubi i detyrohet deri në 200 milionë euro brazilianit sipas kontratës, prandaj është i gatshëm që t'ia japë pagën e plotë edhe te klubi i tij i ardhshëm (gjë që do të realizohej përmes fondacionit të tij në Brazili, Instituto Neymar Jr.).

(Foto: Instagram/neymarjr)

Burimet e PSG-së thonë se Luis Campos do të jetë njeriu prapa transferimit të Neymar, i cili nuk është i kënaqur me këtë trajtim dhe ndihet i përulur.

'A është Neymar pjesë e projektit të ri' – Al Khelaifi nuk jep siguri për qëndrimin e brazilianit te PSG 'A është Neymar pjesë e projektit të ri' – Al Khelaifi nuk jep siguri për qëndrimin e brazilianit te PSG

30-vjeçari nuk është stërvitur si duhet në sezonet e fundit dhe ka luajtur me tre apo katër kilogramë të tepërt, megjithatë ai është angazhuar më së shumti nga sulmuesit e skuadrës gjatë ndeshjeve.

Braziliani është i vetëdijshëm që në edicionin e kaluar nuk kishte qenë në formë të mirë dhe madje e kishte menduar largimin e tij qëkur PSG u eliminua nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

The post PSG e ka njoftuar Neymarin për planet e klubit, braziliani pritet të largohet me Mbappen që do të jetë lider i ri appeared first on Telegrafi.

Di Maria pritet ta nënshkruajë kontratën me Juven të mërkurën

Posted: 28 Jun 2022 12:40 PM PDT

Angel Di Maria mund ta nënshkruajë kontratën e tij me Juventusin nesër (e mërkurë), sipas njoftimeve nga Argjentina.

Pas largimit nga Paris Saint-Germaini, anësori argjentinas ka menduar disa javë para se ta marrë vendimin për të ardhmen e tij.

Meqë kontrata i skadon më 30 qershor, ai është lojtar i lirë, ndërsa Zonja e Vjetër dhe Barcelona kishin bërë oferta serioze dhe ai e zgjodhi ekipin italian.

(Foto: ForzaJuventus)

Palët janë duke diskutuar për detajet finale të kontratës njëvjeçare në vlerë prej 7.5 milionë euro plus bonuset e lidhura me performancën.

Di Maria te Juventus - çfarë po mungon Di Maria te Juventus - çfarë po mungon

Sipas Relevo në Argjentina, Di Maria do ta nënshkruajë që nesër (e mërkurë) kontratën me Juventusin.

Ai ndodhet me pushime në Spanjë dhe besohet se i ka përfunduar më herët fshehurazi ekzaminimet mjekësore. /Telegrafi/

The post Di Maria pritet ta nënshkruajë kontratën me Juven të mërkurën appeared first on Telegrafi.

Ibra ka nënshkruan kontratë gjashtë mujore me Milanin për pagë minimale

Posted: 28 Jun 2022 10:50 AM PDT

Zlatan Ibrahimovic ka nënshkruar kontratë gjashtë mujore me pagë minimale me Milanin, në mënyrë që t'i mbulojë gjashtë muajt e ardhshëm teksa po shërohet nga ndërhyrja kirurgjike në gju.

Qendërsulmuesi, i cili do t'i mbushë 41 vjet në muajin tetor, i është nënshtruar operacionit që do ta mbajë jashtë aksionit për gjashtë apo shtatë muaj.

Megjithatë, ai nuk e ka në plan që të pensionohet akoma dhe Rossonerët janë po aq të lumtur që ta mbajnë në skuadër.

(Foto: Instagram/iamzlatanibrahimovic)

Sipas La Repubblica, sulmuesi veteran tashmë ka nënshkruar kontratë gjashtë mujore, nga e cila do të përfitojë 100.000 euro.

Ibrahimovic operohet dhe shkruan një mesazh emocionues: Kam bërë vetëm 10 stërvitje në gjashtë muajt e fundit shkaku i dhimbjes Ibrahimovic operohet dhe shkruan një mesazh emocionues: Kam bërë vetëm 10 stërvitje në gjashtë muajt e fundit shkaku i dhimbjes

Kjo do t'i mundësojë të jetë pjesë e ekipit dhe ta kompletojë periudhën e trajtimit dhe rehabilitimit në fushën stërvitore të Milanellos.

Po ashtu, ai mund të kalojë kohë në zhveshtore dhe të qëndrojë pranë fushës kur bashkëojtarët e tij do t'i zhvillojnë ndeshjet në sezonin 2022/2023.

Nëse rikuperohet dhe vendos ta vazhdojë karrierën, në janar mund të nënshkruajë kontratë të re. /Telegrafi/

The post Ibra ka nënshkruan kontratë gjashtë mujore me Milanin për pagë minimale appeared first on Telegrafi.

Minamino zyrtarizohet si lojtar i Monacos

Posted: 28 Jun 2022 09:34 AM PDT

Takumi Minamino e ka kompletuar transferimin te Monaco për 15.4 milionë funte (17.8 milionë euro) – 12.9 milionë funte çmimi bazë plus 2.5 milionë të tjera në formë shtesash.

Sulmuesi japonez është larguar nga Liverpooli, ndërsa me klubin nga Ligue 1 ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare.

Minamino iu bashkua Redsave në janar të vitit 2020 nga Red Bull Salzburgu për 7.25 milionë funte (8.4 milionë euro).

Ai ka regjistruar vetëm 30 paraqitje në Ligën Premier në këtë periudhë, ndërsa ishte më shumë si një specialist i kupave duke luajtur rol të rëndësishëm në triumfet në Carabao dhe FA Cup (me shtatë gola të realizuar në nëntë paraqitje).

Monaco arrin marrëveshje me Liverpoolin për Minamino Monaco arrin marrëveshje me Liverpoolin për Minamino

"Është një gëzim i madh për mua që t'i bashkohem AS Monacos. Jam i kënaqur të jem pjesë e projektit të klubit, që sapo ka përfunduar në podium (në vend të tretë) dy herë radhazi dhe është një prej kampionateve më entuziazmuese".

"Mezi pres ta zbuloj ambientin tim të ri dhe të bëj gjithçka që është e mundur për t'i ndihmuar skuadrës", ka deklaruar lojtari për asmonaco.com me rastin e nënshkrimit. /Telegrafi/

The post Minamino zyrtarizohet si lojtar i Monacos appeared first on Telegrafi.

Derisa e presin “rikthimin e mbretit”, tifozët e Interit bëjnë në një video speciale të Lukakut në “Lord of the Rings”

Posted: 28 Jun 2022 08:41 AM PDT

Tifozët e Interit kanë krijuar një video mbresëlënëse duke përdorur teknologjinë 'deepfake' për ta vendosur Romelu Lukakun në "Lord of the Rings", duke përfshirë edhe Lautaro Martinez si Legolas, Marcelo Brozovic si Frodo Baggins dhe Paulo Dybala si Arwen.

Klipi u realizua nga tifozët që po përgatiten për "Rikthimin e Mbretit", teksa sulmuesi belg pritet t'u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore pasi është laeguar nga Chelsea në huazim për tetë milionë euro plus bonuset.

Lukaku shfaqet në karakterin e Aragorn duke marrë kurorën nga presidenti i Interit, Steven Zhang, ndërsa fytyrat në turmë përfshijnë edhe ish-presidentin Massimo Moratti.

Marotta u tregoi gazetarëve se kur arrin Lukaku te Interi - ndërsa për Dybalan kishte përgjigje tjetër Marotta u tregoi gazetarëve se kur arrin Lukaku te Interi - ndërsa për Dybalan kishte përgjigje tjetër

Kur sulmuesi takohet me Lautaron, ata e ndryshojnë skenarin në: "Ne do të godasim sërish".

Ndërkohë që Dybala i afrohet belgut, drejtori Giuseppe Marotta pëshpërit për të sjellë në mendje qëndrueshmërinë ekonomike. /Telegrafi/

The post Derisa e presin "rikthimin e mbretit", tifozët e Interit bëjnë në një video speciale të Lukakut në "Lord of the Rings" appeared first on Telegrafi.

Marotta u tregoi gazetarëve se kur arrin Lukaku te Interi – ndërsa për Dybalan kishte përgjigje tjetër

Posted: 28 Jun 2022 06:54 AM PDT

Beppe Marotta është ndaluar pak çaste më parë nga gazetarët dhe është pyetur në lidhje me Romelu Lukakun.

Sulmuesi belg u largua në verën e kaluar nga Nerazzurët, për t'u rikthyer te Chelsea në shumën rekorde për blutë prej 115 milionë euro.

Por, Lukaku tani po rikthehet te nënkampioni i Serie A-së, dhe Marotta bëri të ditur se ai po arrin në Milano.

Me rikthimin e Lukakut, ndryshon edhe stili i lojës së Interit - si mund të rreshtohen Nerazzurët Me rikthimin e Lukakut, ndryshon edhe stili i lojës së Interit - si mund të rreshtohen Nerazzurët

"Kur do të vijë Lukaku? Mendoj sonte", kështu është shprehur ai kur është pyetur rreth ardhjes së belgut.

Drejtori gjeneral i Interit gjithashtu është pyetur se kur do të vijë Dybala dhe përgjigja e tij ishte vetëm një buzëqeshje në momentin që po futej në makinë.

Chelsea do të përfitojë tetë milionë euro nga huazimi i Lukakut, e që do të jetë pa të drejtë blerje. /Telegrafi/

The post Marotta u tregoi gazetarëve se kur arrin Lukaku te Interi – ndërsa për Dybalan kishte përgjigje tjetër appeared first on Telegrafi.

Bëhet virale pamja e dhimbshme brenda stadiumit në Ukrainë, e postuar nga lojtari i Atalantas – bota vetëm po vëzhgon agresionin rus

Posted: 28 Jun 2022 06:40 AM PDT

Ukraina tash e disa muaj po vazhdon të përballet me agresionin rus dhe duket se nuk ka shenja se do të qetësohet kjo situatë.

Gra, fëmijë, pleq – tashmë kanë lëshuar shtëpitë e tyre dhunshëm, derisa personat më të rinj kanë qëndruar të luftojnë dhe ta mbrojnë vendin e tyre.

Situat është e rëndë në Ukrainë dhe këtë më së miri e tregojnë edhe terrne të ndryshme, siç janë edhe ato sportive.

Veprimi sensacional i 14-vjeçarit që dorëzoi në ankand fanellën e dhuruar nga Ronaldo për ta ndihmuar ushtrinë ukrainase Veprimi sensacional i 14-vjeçarit që dorëzoi në ankand fanellën e dhuruar nga Ronaldo për ta ndihmuar ushtrinë ukrainase

Mesfushori i talentuar i Atalantës dhe i kombëtares ukrainase, Ruslan Malinovskyi, ka postuar një foto vërtet të dhimbshme nga stadiumi në Ukrainë, Mykolaiv Stadium.

Duket qartë një vrimë e madhe e hapur brenda fushës nga një raketë e ushtrisë ruse, ku mendohet të jetë rreth 5 metra e thellë. Lufta ende nuk ka mbaruar dhe shteti i Ukrainës po vuan bombardimet e Rusisë.

Edhe pse bota ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duket se nuk ka interesim të madh që të ndihmohet Ukraina në këtë gjendje, pasi është një vend përballë gjithë botës – por udhëheqësit e vendeve të mëdha me gjasë e favorizojnë këtë situatë. /Telegrafi/

The post Bëhet virale pamja e dhimbshme brenda stadiumit në Ukrainë, e postuar nga lojtari i Atalantas – bota vetëm po vëzhgon agresionin rus appeared first on Telegrafi.

Liverpooli dhe Juventusi po shkëmbejnë lojtarët

Posted: 28 Jun 2022 06:18 AM PDT

Liverpool dhe Juventus raportohet se po shqyrtojnë një marrëveshje shkëmbimi që do të shihte Adrien Rabiot dhe Naby Keita të ndryshojnë anët.

Mesfushori francez fitoi titullin e Serie A me gjigantët italianë në 2019 dhe 2020, por ata nuk arritën të fitojnë asnjë trofe sezonin e kaluar për herë të parë në një dekadë.

Ndërkohë, Keita ka qenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Liverpoolit që nga viti 2018, duke ndihmuar klubin nga Anfield për të fituar Ligën e Kampionëve në 2019 dhe Premier Ligën vitin e ardhshëm.

Di Maria te Juventus - çfarë po mungon Di Maria te Juventus - çfarë po mungon

Tani Calciomercato po raporton se dy gjigantët evropianë mund të bëjnë një marrëveshje shkëmbimi që përfshin të dy 27-vjeçarët, të cilët të dy kanë një vit të mbetur në kontratat e tyre përkatëse.

Mendohet se lojtarët vlerësohen secili me rreth 20 milionë euro, kështu që një tregti do të ishte një opsion i zbatueshëm për të dy klubet pa pasur nevojë të shpenzojnë shumë.

Keita ka bërë 76 paraqitje për Reds që kur u bashkua nga RB Leipzig në 2018, ndërsa francezi Rabiot ka bërë 94 paraqitje për Juventusin që kur u bashkua me një transferim të lirë nga PSG në 2019. /Telegrafi/

The post Liverpooli dhe Juventusi po shkëmbejnë lojtarët appeared first on Telegrafi.

Zgjerohet lista e Chelseat: Tani blutë i duan tre lojtarë të Man Cityt

Posted: 28 Jun 2022 05:56 AM PDT

Pronari i Chelseat, Todd Boehly, do t’i kërkojë Manchester Cityt tre lojtarë, përfshirë Raheem Sterlingun.

Anësori është objektivi kryesor i Boehlyt gjatë verës, me pronarin e ri të Bluve duke hapur bisedimet zyrtare me Cityn për anëtarin e tyre të hënën.

Dhe Daily Mail thotë se ai gjithashtu planifikon të kërkojë Oleksandr Zinchenkon dhe Nathan Aken nga kampionët.

Jo vetëm Sterling, Chelsea projekton transferimin edhe një tjetër ylli të Cityt Jo vetëm Sterling, Chelsea projekton transferimin edhe një tjetër ylli të Cityt

Ake është një ish- lojtar i Chelseat dhe Blutë po synojnë si holandezin ashtu edhe mbrojtësin ukrainas, pasi duhet të rindërtojnë katërshen e tyre.

Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen janë larguar, me Cesar Azpilicuetan dhe Marcos Alonson gjithashtu të etur për t’u larguar.

Boehly dhe trajneri Thomas Tuchel kanë diskutuar mundësinë e nënshkrimit të treshes, megjithëse mund të rezultojë e vështirë për të bindur skuadrën e Pep Guardiolës për të forcuar një nga kundërshtarët e tyre duke lejuar që të tre të bëjnë kërcimin në Stamford Bridge. /Telegrafi/

The post Zgjerohet lista e Chelseat: Tani blutë i duan tre lojtarë të Man Cityt appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more