Skip to main content

“Bashkëshorti turk i Genta Ismajlit bën tatuazh shqiponjën” plus 9 more Ekonomia Online

“Bashkëshorti turk i Genta Ismajlit bën tatuazh shqiponjën” plus 9 more Ekonomia Online


Bashkëshorti turk i Genta Ismajlit bën tatuazh shqiponjën

Posted: 23 May 2022 10:59 AM PDT

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli ka pak kohë që është bërë nënë. Ajo dhe bashkëshorti, biznesmeni turk Hussein Usta, u bekuan me dy binjakë, një vajzë dhe një djalë. Çifti janë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku nuk ngurojnë të ndajnë edhe foto me vogëlushët. Së fundmi, Usta ka publikuar një imazh teksa mbante në krahë njërin prej tyre. Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve ka tërhequr tatuazhi i tij.

Source

Pesë turq dhe pesë shqiptarë të arrestuar gjatë aksionit ‘Gropa’ në Ferizaj

Posted: 23 May 2022 10:48 AM PDT

Prokuroria Themelore në Ferizaj, sot njoftoi se në koordinim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion kundër drogës, të koduar si “Gropa”, që ka rezultuar me konfiskimin e dhjetëra kilogramëve heroinë dhe ndalimit të 10 personave. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se në prangat e Policisë ranë pesë persona të nacionalitetit turk dhe pesë shqiptarë nga Ferizaj. Ata dyshohet se kanë...

Source

Kaçanik, arrestohet 36-vjeçari i kërkuar

Posted: 23 May 2022 10:30 AM PDT

Policia e Kosovës ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata e Ferizajt.Personi i arrestuar ishte i kërkuar për veprën penale “Lëndim trupor” dhe ishte i dënuar me 40 ditë burg. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumenteve është dërguar në vuajtje të dënimit.

Source

Kurti reagon pas aksionit në veri: Krimi po luftohet pa ndërprerje

Posted: 23 May 2022 10:26 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri, ku u gjet një laborator i kultivimit të marihuanës me 10 mijë fije të bimës. Kurti reagimin e ka bërë në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, duke thënë se krimi po luftohet pa ndërprerë. “Krimi do të luftohet pa ndërprerje. Në Izvor, qytet në veri të Kosovës, policia jonë gjeti laborator të rritjes së...

Source

Hoti kritikon Kurtin: Vizita në Shtëpinë e Bardhë mundëson qasje të suksesshme në të gjitha adresat e tjera, e jo e kundërta

Posted: 23 May 2022 10:23 AM PDT

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vizitën disa javore të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në SHBA. Hoti në një status në Facebook tha se Kurti vizitoi shumë vende, por mungoi adresa që është kryesorja për botën demokratike dhe për shqiptarët, Shtëpia e Bardhë. “Shëtitje në shumë adresa, përpos në adresën që për botën demokratike, dhe për shqiptarët në veçanti, është adresa e të...

Source

Qelaj: ZRrE duhet të kthejë vendimin në pikën zero

Posted: 23 May 2022 10:17 AM PDT

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, vlerëson për Info Magazine, se vendimi i ZRrE-së, ka elemente të diskriminimit dhe trajtimit të pabarabartë ndaj konsumatorëve, pasi nga shtrenjtimi nuk preken njëjtë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. ”Në fakt prej kohës kur është marrë vendimi, e kemi analizuar, me shumë kujdes, vendimin nga krejt aspektet që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të...

Source

Përfundimi i projekteve komunale, përtej afateve e pa ndëshkim

Posted: 23 May 2022 10:03 AM PDT

Ka më shumë se tre vjet që një zonë që përshkon fshatrat Klinë-Kuqicë në Komunën e Skenderajt nuk po bëhet me sistem të kanalizimit. Ky projekt që kishte nisur në vitin 2016 nuk ka përfunduar ende megjithëse, sipas kontratës që kishte nënshkruar komuna, projekti parashihej të finalizohej brenda tre vjetëve, përkatësisht më së voni në vitin 2019. Kjo është njëra ndër problemet që Zyra Kombëtare e...

Source

Nagavci merr pjesë në Forumin Botëror të Edukimit në Londër

Posted: 23 May 2022 10:00 AM PDT

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë sot në Forumin Botëror të Edukimit që po mbahet në Londër. “Kënaqësi të jem pjesë e Forumit Botëror të Edukimit 2022, i cili po mbahet në Londër ku tema e këtij viti është “Arsimi: Ta ndërtojmë të ardhmen së bashku, më të fortë, më të guximshme dhe më të mirë””, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Source

​Mehaj: Rusia përbën rrezik për sigurinë e stabilitetin botëror

Posted: 23 May 2022 09:42 AM PDT

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj sot mori pjesë në mbledhjen virtuale ndërmjet ministrave të 44 shteteve të botës të organizuar nga sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd J. Austin III, si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Me këtë rast, Mehaj tha se që nga 24 shkurti i këtij viti është bërë e qartë se Rusia përbën rrezik permanent për shtetet fqinje të saj, por dhe për sigurinë...

Source

Rreth 13 mijë hetime për krime lufte janë duke u zhvilluar në Ukrainë, sipas prokurorit ukrainas

Posted: 23 May 2022 09:39 AM PDT

Rreth 13 mijë hetime mbi krimet e dyshuara të luftës nga ushtarët rusë po zhvillohen në Ukrainë, ka thënë prokurori i përgjithshëm i vendit. Që nga ngritja e akuzave, Rusia ka mohuar vazhdimisht kryerjen e mizorive të luftës. Më herët sot, një ushtar rus 21-vjeçar, rreshteri Vadim Shishimarin, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili të paarmatosur. Shishimarin pranoi se kishte...

Source

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more