Skip to main content

Tërhiqet Beogradi, serbët nga Kosova mund të votojnë në qytete të Serbisë

Tërhiqet Beogradi, serbët nga Kosova mund të votojnë në qytete të Serbisë


Tërhiqet Beogradi, serbët nga Kosova mund të votojnë në qytete të Serbisë

Posted: 15 Jan 2022 01:02 PM PST

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi mori vendim që serbët e Kosovës mund të votojnë në referendumin e nesërm në disa qytete të Serbisë.

Sipas këtij vendimi në 45 vendvotime do të shtohen emrat e votuesve nga Kosova të cilët do të mund të votojnë në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë në fushën e drejtësisë.

Votuesit serbë nga Kosova do të mund të votojnë në vendvotimet në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë dhe Vranjë, shkruan Novosti, transmeton Klankosova.tv.

Në Vranjë kanë mundësi vote serbët nga komuna e Vitisë, Gjilanit, Kamenicës dhe Novobërdës, derisa në Novi Pazar ata nga Istogu, Klina, Peja, Gora, Prizreni dhe Rahoveci.

Serbët nga Fushë Kosova, Lipjani, Prishtina, Ferizaj, Shtërpca dhe Obiliqi do të votojnë në Kurshumli, derisa ata nga Vushtrria, Zveçani, Zubin Potoku, Mitrovica dhe Leposaviqi në Rashkë.

Mot me ngrica dhe mjegull për nesër, këto do të jenë temperaturat

Posted: 15 Jan 2022 11:29 AM PST

Në Kosovë nesër do të mbajë mot kryesisht me diell, vranësira parashihet të ketë rreth relievit malor. Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, ndërsa në shumë vende do të ketë mjegull.

"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes", thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Mësuesja që kërcënonte nxënësit: Bëni seks me mua ose do të ngelni në klasë

Posted: 15 Jan 2022 11:24 AM PST

Një mësuese po vuan dënimin me burg sepse detyronte nxënësit e saj që të kryenin marrëdhënie seksuale me të, ose në të kundërt do të pësonin penalitete jo të zakonta.
Ngjarja ka ndodhur në Kolumbi ku mësuesja 40-vjeçare e martuar, Yokasta M., i dërgonte nxënësve të saj adoleshentë foto provokuese dhe i kërcënonte se do i ngelte në klasë nëse nuk do kryenin marrëdhënie me të, transmeton lajmi.net.Njëri nga prindërit kishte zbuluar fotografitë kërcënuese të mësueses në telefonin e fëmijës së tij.Kësisoj, ai denoncoi mësuesen dhe, si rrjedhojë e kësaj, kjo e fundit përfundoi në burg. /Lajmi.net

 

‘Ma këpute shpirtin’, Robin Krasniqit i vdes njeriu i dashur

Posted: 15 Jan 2022 10:52 AM PST

Boksieri kosovar Robin Krasniqi ka marrë një lajm tē hidhur, raporton Gazeta Express.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se daja i tij ka vdekur.

Hani dhe Humbni Peshë! Humbni 10 kg në muaj pa i rifituar më!
Boksieri Krasniqi ka shprehur mërzinë e tij të madhe për humbjen e familjarit të tij, me të cilin duket se ka pasur një lidhje të veçantë.

"Ma kpute shpirtin o Daja jam,U Befsh Banor i Xhenetit Daja jam, Te Zotit jem dhe tek aj dot kthehemi…. Veprat tua, mirsit tua, dhe Dashurin qe na dhe nuk dot vdes kurre…Te kujtoj gjithmon me mall Daja jam", ka shkruar Krasniqi.

Njësia Speciale niset drejt Mitrovicës, rri në gjendje gatishmërie për nesër (VIDEO)

Posted: 15 Jan 2022 09:18 AM PST

Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës janë nisur në drejtim të Mitrovicës.

Burime të Klankosova.tv brenda policisë bëjnë më dije se Njësia Speciale do të rrijë në gjendje gatishmërie për ditën e nesërme kur Serbia mban referendumin kushtetues e të cilin Kosova nuk e lejon që të mbahet në territorin e saj.

"Arsyeja është pasi që nesër mbahet referendumi në Serbi. Ne do të qëndrojmë në gjendje gatishmërie për çdo intervenim. Ne jemi në gjendje gatishmërie 24/7", ka thënë ky burim për Klankosova.tv.

Duket se Njësia Speciale do të jetë e pranishme dhe në gjendje gatishmërie në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë, pasi Klankosova.tv ka siguruar edhe një video ku shihen autoblindat e kësaj njësie të Policisë së Kosovës teksa qarkullojnë në autostradën Prishtinë-Ferizaj.

Kujtojmë se sot Kuvendi i Kosovës me 76 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim ka miratuar rezolutën kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë edhe në territorin e Kosovës.

Varrosen dy fëmijët që i vrau babai në Gjermani/ Nëna e plagosur merr pjesë në ceremoni, s’lejon t’u vendoset mbiemri

Posted: 15 Jan 2022 09:10 AM PST

Dy djemtë kosovarë, njëri 11 e tjetri 13-vjeç, që dyshohet se u vranë nga babai i tyre, Flamur Rexha, më 26 dhjetor në Gjermani, janë varrosur në Hamburg, më 12 janar, shkruan Gazeta Sinjali.

44-vjeçari pasi vrau dy djemtë e tij, plagosi gruan e më pas vrau edhe veten.

Lajmin për varrimin e dy fëmijëve e ka bërë të ditur për Sinjalin daja i tyre, i cili tha se në ceremoni morën pjesë mbi 300 persona, por në mesin e tyre s'ishte askush nga familja Rexha.

"Ata u varrosen nga dajtë, ku të pranishëm ishin mbi 300 persona.
Edhe pse kemi një kohë pandemie, i respektuam masat. Të pranishëm ishin edhe shokët e klasës së tyre, trajnerët edhe gjithë ekipi i Futbollit, dhe shumë e shumë të tjerë. Por në lamtumirën e fundit nuk mori pjesë asnjë anëtar i familjes së ngushtë Rexha"
,
 tha ai për Sinjalin.

Me gjithë dhimbjen e saj e plagët të cilat i mori, në lamtumirën e fundit për djemtë e saj, mori pjesë nëna e tyre. Sipas vëllait të saj, ajo ishte e shoqëruar nga mjekët e spitalit.

Daja i dy djemve po ashtu sqaroi pse ata u varrosën duke ua vendosur vetëm emrat e tyre.

"I kemi varrosur pa mbiemër, nëna e tyre ka dashtë ashtu", tha ai.
Varrosen-dy-femijet-qe-i-vrau-babai-ne-gjermani-nena-e-plagosur-merr-pjese-ne-ceremoni-slejon-tu-vendoset-mbiemr
Pamje nga ceremonia e varrimit të Majlindit dhe Gentianit:

 

Zbulohet dokumenti, biseda e Isa Boletinit me sulltan Hamitin

Posted: 15 Jan 2022 08:59 AM PST

Shkrim në vijim, i 15 prillit 1903, botuar në gjuhën frënge nga gazeta armene, «Pro Armenia», ilustron bisedën mes patriotit shqiptar, Isa Boletini, dhe, sulltanit turk, Abdul Hamid.
Ky shkëmbim është marrë asokohe në gazetën shqiptare, «L'Albanie», me vendodhje në Gjenevë (Zvicër). Kjo e fundit e ka siguruar atë nëpërmjet korrespondentit të saj në Turqi.

Biseda vë në dukje atdhedashurinë e Isa Boletinit, si dhe vizionin e tij ndaj influencës ruse në Ballkan. Edhe sot e kësaj dite, fjalët e patriotit shqiptar për rusët, janë mëse aktuale.

Ja biseda në vijim :

Abdul Hamid: Mirësevini Isa Beu.

Isa Beu: Unë s'kuptoj haldupishte! (Unë s'kuptoj turqisht).

Abdul Hamid (i drejtohet eunukut të tij): Sill Tahir pashën (ky është një shqiptar shumë injorant, besnik i tiranit, drejtues i garnizonit shqiptar në pallat).

Tahir pasha hyn.

Abdul Hamid: Tahir pasha, uroni Isa beut mirëseardhjen nga ana ime.

Tahir pasha: Isa beu, Lart Madhnia e Tij thotë mirëserdhe.

Abdul Hamid: Tahir pasha pyesni Isa beun përse ai është kundra kaurëve (shprehje me të cilin turqit quanin me përbuzje ata që nuk ishin të fesë myslimane, pra një fyerje e Sulltanit ndaj të krishterëve).

Isa Beu: Tahir pasha, i thoni Madhërisë së Tij se nuk e kuptoj fare këtë fjalë «kaur»; unë kuptoj fjalët mysliman dhe katolik.

Abdul Hamid: Kaur do të thotë armik i fesë sonë; të gjithë të krishterët janë armiqtë tanë.

Isa Beu: Ne, ne jemi shqiptarët, ne kemi një atdhe ku populli shqiptar përbëhet nga tri fe. Pra, si mundet që shqiptarët katolikë të jenë armiqtë tanë? Gjatë luftës dhe pas luftës ruso – turke, shqiptarët, pa dallim feje, morën armët kundra armiqve. Ne kemi luftuar së bashku me njëri – tjetrin kundër të gjithëve.

Abdul Hamid: Le ta mbyllim këtë diskutim të pavlerë. Përse Isa bej nuk e dëshiron konsullin rus të vendoset në Mitrovicë ?

Isa Beu: Çështja e konsullit rus është një çështje tërësisht politike. Ne, shqiptarët, nuk duam të kemi në zemër të atdheut shqiptar një fole sllave, aty ku nuk ekziston qoftë edhe një rus. Vendosja e konsullatës ruse në Shqipërinë veriore, si në rastin e Mitrovicës do të shkaktojë me kalimin e kohës trazira të mëdha mes shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë. Rusia dëshiron të shkaktojë gjithmonë trazira në Ballkan, dhe jo të kontribuojë për paqen. Në qoftë se Madhëria e Tij dëshiron të na trembë me kozakët e rusisë, të cilët thuhet së do të vijnë me konsullin në Mitrovicë, shqiptarët do t'i shporrin me qëllim për të mbrojtur të drejtat e tyre kombëtare.

Abdul Hamid: Kjo nuk është e vërtetë. Ju lutem, Isa bej, të paktën, lëreni konsullin të vijë i vetëm, që të mos kemi probleme me moskovitët (term ofendues në turqisht ndaj rusëve).

Isa Beu: Ne e pranojmë konsullin me qëllim për të përmbushur dëshirën e sovranit tonë (komunikim diplomatik); por ne nuk duam të shohim tek ne kozakët; rojet e konsullatës do të jenë bashkatdhetarët tanë.

Abdul Hamid: Shumë mirë, shumë mirë, shumë mirë! Ne do t'i shkruajmë menjëherë ambasadorit rus. Unë jam shumë i kënaqur prej jush. A dëshironi që të ju bëj pasha në pallatin tim, pranë meje ? Do të keni të holla, shërbëtorë, etj.

Isa Beu: Jo Madhëri. Unë preferoj të qëndroj pranë fëmijëve, prindërve dhe bashëkombasve të mi, duke punuar me ndershmëri në vendin tim për të siguruar jetesën e familjes sime. Ju falenderoj për bujarinë ndaj shërbëtorit tuaj (Dihet shkëmbim diplomatik).

Abdul Hamid: Ju lutem edhe një herë, Isa Beu, mos krijoni trazira dhe demostrata kundër rusëve. Udhë e mbarë, Isa Beu. Përshëndetni nga ana ime të gjithë shqiptarët e mi që i dua shumë?!!!

Isa Beu, pas një nderimi mjaft urryes, largohet nga pallati.

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini Red Bull?

Posted: 15 Jan 2022 07:56 AM PST

Keni menduar ndonjëherë çfarë i bëjnë trupit tuaj pijet energjike?

Një hulumtues ka bërë një eksperiment dhe ka nxjerrë një grafikë që tregon në detaje efektet e pirjes së një pijeje si Red Bull.

Kjo është ajo çfarë një kanaçe Red Bull i bën trupit tuaj:

Pas 10 minutave

Sapo të keni pirë një pije energjike, kafeinës i duhen vetëm rreth 10 minuta për të hyrë në qarkullim të gjakut. Normat tuaja të zemrës dhe shtypja e gjakut fillon të rritet.

Pas 15-45 minutave

Kjo është koha kur nivelet e kafeinës në gjak arrijnë kulmin. Ju filloni të ndjeheni më të zgjuar për shkak se stimuluesi në pije fillon t'ju prekë juve, duke përmirësuar jo vetëm koncentrimin por edhe atë se sa vigjilent jeni.

Pas 30-50 minutave

E gjithë kafeina absorbohet plotësisht dhe mëlçia juaj përgjigjet gjithashtu duke absorbuar më shumë sheqer në gjak.

Pas 1 ore

Trupi juaj fillon të ndjejë rënie të sheqerit së bashku me nivelet e kafeinës, dhe do të filloni të ndjeheni të lodhur për shkak se edhe nivelet e energjisë fillojnë të bien.

Pas 5-6 ore

Kjo është gjysma e jetës së kafeinës, që nënkupton se trupit i duhen 5-6 orë për të reduktuar kafeinën në gjakun tuaj për 50%.

Pas 12 orëve

Kjo është koha që i nevojitet shumicës së njerëzve për të hequr plotësisht kafeinën nga gjaku i tyre. Shpejtësia në të cilën ndodh kjo varet nga shumë faktorë, prej moshës e deri tek aktiviteti.

Pas 12-24 orëve

Pasi kafeina është një 'drogë', ata që rregullisht pinë kësi pije mund të ndjejnë simptoma tërheqjeje 12-24 orë pas dozës së fundit. Kjo shpesh çon në dhimbje koke, nervozë dhe kapsllëk.

Pas 7-12 ditëve

Studime të ndryshme kanë treguar se kjo është koha që i duhet trupit për t'u bërë tolerant ndaj dozës së rregullt të kafeinës. Kjo nënkupton se ju do të mësoheni me të dhe nuk do t'i ndjeni më efektet e saj aq shumë.

Ky është deputeti i vetëm që abstenoi për rezolutën që ndalon mbajtjen e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës

Posted: 15 Jan 2022 07:52 AM PST

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën kundër organizimit të referendumit serb në Kosovë.

Për miratimin e kësaj rezolute kanë qenë 76 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Driton Selmanaj i LDK-së, i vetmi deputet që abstenoi për rezolutën që ndalon mbajtjen e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës.

Kjo rezolutë përmban gjithsej 8 pika.

S’KA REFERNDUM TË SERBISË NË KOSOVË”, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën!

Posted: 15 Jan 2022 07:47 AM PST

Kuvendi i Kosovës ka votuar pro rezolutës që ndalon mbajtjen e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në seancë tha se 76 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim e miratoj rezolutën.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot, me kërkesë të kryeministrit, Albin Kurti, për të mbajtur seancën të jashtëzakonshme në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.

Rezoluta e përbashkët u përkrahë nga pozita dhe opozita, duke mos përfshirë PDK-në e Memli Krasniqit, e cila s'mori pjesë në seancë, shkruan Indeksonline

Nga kjo rezolutë është shprehur vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Vlen të theksohet se presidentja Vjosa Osmani, kryekuvendari Glauk Konjufca, si dhe kryeministri Albin Kurti dolën me deklaratë të përbashkët pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesin e BE-së, të premten duke theksuar edhe një herë kundërshtimin e tyre për mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Aty thuhet se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare. Për më tepër, një akt i tillë është shkelje e integritetit territorial nga ana e Serbisë në raport me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more