Skip to main content

“Selmanaj thotë se abstenoi për tri arsye: Hera e parë që krejt QUINT-i del kundër nesh” plus 9 more Ekonomia Online

“Selmanaj thotë se abstenoi për tri arsye: Hera e parë që krejt QUINT-i del kundër nesh” plus 9 more Ekonomia Online


Selmanaj thotë se abstenoi për tri arsye: Hera e parë që krejt QUINT-i del kundër nesh

Posted: 15 Jan 2022 10:51 AM PST

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ishte deputeti i vetëm që abstenoi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës në lidhje me mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë. Ai thotë se këtë e bëri për tri arsye, duke përmendur se seanca e sotme ishte e panevojshme the pa substancë. “Asnjëherë nuk ka nevojë që Kuvendi të mblidhet për t’ia kujtuar dhe rikujtuar detyrat...

Source

Njësia Speciale niset drejt Mitrovicës, rri në gjendje gatishmërie për nesër

Posted: 15 Jan 2022 08:53 AM PST

Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës janë nisur në drejtim të Mitrovicës. Burime të Klankosova.tv brenda policisë bëjnë më dije se Njësia Speciale do të rrijë në gjendje gatishmërie për ditën e nesërme kur Serbia mban referendumin kushtetues e të cilin Kosova nuk e lejon që të mbahet në territorin e saj. “Arsyeja është pasi që nesër mbahet referendumi në Serbi. Ne do të qëndrojmë në...

Source

Bayerni fiton lehtësisht ndaj Kolnit, Lewandowski shkëlqen me hat-trik

Posted: 15 Jan 2022 08:38 AM PST

Bayern Munich ka arritur fitore të lehtë në udhëtim ndaj Kolnit duke fituar me rezultat 0:4, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të në Bundesliga. Ishte ndeshja e Robert Lewandowskit i cili shkëlqeu me hat-trik, shkruan Gazeta Express. Fillimisht, polaku realizoi në minutën e nëntë të ndeshjes, pas asistit nga Muller, kurse 14 minuta më vonë epërsia u dyfishua nga Tolisso...

Source

OSBE ia njeh edhe ‘Metohinë’ të ashtuquajturës zyra e Qeverisë serbe për Kosovën

Posted: 15 Jan 2022 08:26 AM PST

Misioni i OSBE-së në Kosovë përmes një deklaratë të lëshuar sot gjatë ditës kanë njoftuar se nuk do të mund të organizojnë procesin e mbledhjes së votave për referendumin e Serbisë, meqë për një gjë të tillë s’ka pajtueshmëri të të gjitha palëve dhe se situatën më të vështirë e bën edhe pandemia. Megjithatë në këtë njoftim të OSBE- bie në sy se si kur e përmendin të ashtuquajturën zyrë për Kosovën...

Source

Driton Selmanaj, i vetmi deputet që abstenoi për rezolutën kundër referendumit serb në Kosovë

Posted: 15 Jan 2022 08:23 AM PST

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selmanaj, është i vetmi që ka abstenuar në votimin për rezolutën që ndalon referendumin serb në territorin e Kosovës. 76 deputetët tjerë që morën pjesë në votim, ishin pro rezolutës, ndërsa asnjë nuk abstenoi, njofton Klankosova.tv. Në votim për rezolutën nuk ishin të pranishëm deputetët e PDK-së dhe ata të Listës Serbe.

Source

Lewandowski i jashtëzakonshëm, e kompleton hat-trikun

Posted: 15 Jan 2022 08:14 AM PST

Bayern Munich e ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Kolnit. Ishte sërish Lewandowski që shënoi në minutën e 74-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express. Kështu Lewandowski e kompleton hat-trikun e tij sonte.

Source

Vojvoda asiston në përmbysjen e Torinos ndaj Sampdorias

Posted: 15 Jan 2022 08:08 AM PST

Torino ka shënuar fitore të madhe ndaj Sampdorias në udhëtim duke fituar me përmbysje 1:2, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22-të në Serie A. Caputo realizoi për vendasit qysh në minutën e 18-të të ndeshjes pas asistimit të Gabbiadinit, shkruan Gazeta Express. Mërgim Vojvoda asistoi në golin e barazimit të Torinos ndaj Sampdorias. Ai përmes një harkimi e gjeti bukur kokën e Singos...

Source

Drecun: Institucionet në Prishtinë duan të pengojnë praninë e Serbisë në Kosovë

Posted: 15 Jan 2022 08:05 AM PST

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se gjëja më rëndësishme për institucionet e Prishtinës është të parandalojnë çdo prani të Beogradit,sipas tij, qoftë edhe simbolet. Ai u deklarua kështu pasi Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës nuk janë duke e lejuar mbajtjen e referendumit brenda territorit të vendit. “Nga ana tjetër, shtetet e Quint-it që e...

Source

E mbushi veturën me para të shtetit, lihet në arrest shtëpiak u.d. drejtorit të Spitalit në Ferizaj

Posted: 15 Jan 2022 08:03 AM PST

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për ushtruesin e detyrës së drejtorit në Spitalin Rajonal të Ferizajt. Sipas njoftimit të gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri H.G. nga muaji shtator 2021 deri në muajin dhjetor 2021 në Ferizaj, në cilësinë e personit zyrtar – Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj në vazhdimësi...

Source

Kryetari Konjufca: Masakra e Reçakut fakton gjenocidin e Serbisë në Kosovë

Posted: 15 Jan 2022 08:01 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Reçak të Shtimes, në nderim të 45 shqiptarëve të vrarë e masakruar 23 vite më parë nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe. Më pas, krerët e institucioneve të shtetit...

Source

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more