Skip to main content

“Interi po punon në afatin kalimtar: Sensi drejt Samdorias, Vecino mund të përfundojë te Lazio, refuzohet Kurzawa” plus 8 more Telegrafi Futboll

“Interi po punon në afatin kalimtar: Sensi drejt Samdorias, Vecino mund të përfundojë te Lazio, refuzohet Kurzawa” plus 8 more Telegrafi Futboll


Interi po punon në afatin kalimtar: Sensi drejt Samdorias, Vecino mund të përfundojë te Lazio, refuzohet Kurzawa

Posted: 19 Jan 2022 02:13 AM PST

Mesfushori i Interit, Stefano Sensi do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të Sampdorias sot, ndërsa Nerazzurrët kanë refuzuar mundësinë për të huazuar Layvin Kurzawa nga PSG.

Sonte, Nerazzurrët do të luajnë në Kupën e Italisë kundër Empolit, por drejtuesit e klubit janë të zënë me negociata.

Stefano Sensi është vendosur t’i bashkohet Sampdorias në një marrëveshje huazimi deri në fund të sezoni.

 

Matias Vecino gjithashtu mund të largohet nga San Siro në janar, ku ish-trajneri i tij Maurizio Sarri do ta priste me krahë hapur te Lazio.

Megjithatë, Alfredo Pedullà raporton se Biancocelestët nuk mund ta përballojë uruguaianin pa shitur më parë një lojtar dhe mund të presë deri në fund të sezonit për të nënshkruar si lojtar i lirë.

Nerazzurrët kanë refuzuar gjithashtu mundësinë për të marrë Layvin Kurzawa në huazim nga PSG.

Mbrojtësi francez është në treg, por gjigantët e Serisë A nuk janë të interesuar të sigurojnë shërbimet e tij në janar./Telegrafi/

The post Interi po punon në afatin kalimtar: Sensi drejt Samdorias, Vecino mund të përfundojë te Lazio, refuzohet Kurzawa appeared first on Telegrafi.

Newcastle po mendon për Mario Balotellin, e konfirmon presidenti i Adana Demirspor – por italiani ka një klauzolë lirimi

Posted: 19 Jan 2022 01:54 AM PST

Newcastle thuhet se po mendon një afrim të bujshëm si ai i Mario Balotellit që aktualisht luan te Adana Demirspor.

Balotelli, e njeh mjaftë mirë Ligën Premier, pasi ka luajtur me klube si Manchester City dhe Liverpool, ndërsa tani është objektiv i Newcastle.

Të paktën kështu thotë presidenti i klubit turk, i cili po ashtu ka pohuar se nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare, me gjithë interesimit e Eddie Howe .

Sipas Fanatik , Murat Sancak ka thënë: "Newcastle po konsideronte nënshkrimin e Balotellit. Por deri më tani ata nuk kanë bërë një ofertë zyrtare. Në kontratën e tij ka një klauzolë largimi".

“Por unë nuk mund të zbuloj shumën e kësaj klauzole”, deklaroi ai.

Sancak ka konfirmuar gjithashtu se një ofertë zyrtare nga Arabia Saudite ishte bërë për sulmuesin, por kjo u refuzua.

“Ne refuzuam. Ne thamë: Nuk kemi ndërmend të shesim”, nënvizoi ai.

Balotelli iu bashkua skuadrës së Super Ligës verën e kaluar.

Deri më tani këtë sezon, ai ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë katër asistime nga 20 paraqitje, me Adana Demirspor që aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë.

Pas largimit nga Anglia, italiani ka luajtur edhe me klube si Monza, Brescia, Marseille, Nice dhe AC Milan. /Telegrafi/

The post Newcastle po mendon për Mario Balotellin, e konfirmon presidenti i Adana Demirspor – por italiani ka një klauzolë lirimi appeared first on Telegrafi.

Watzke për ultimatumin ndaj Haaland: Nuk ekziston diçka e tillë

Posted: 19 Jan 2022 01:30 AM PST

Intervista e fundit e Erling Haaland bëri bujë të madhe, ku lojtari tha se po ndjehet në presion nga Borussia Dortmund në lidhje me kontratën e re.

Drejtori i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, foli për situatën duke hedhur poshtë pretendimet e norvegjezit.

Sipas tij norvegjezi reagoi në këtë mënyrë shkaku i lajmeve nga mediumet.

"Ai apo tjetri medium shkruan se BVB do t’i jep ultimatum Haalandit, që është një budallallëk total".

"Erling ishte padyshim pak i shqetësuar nga kjo, por ne nuk mund të ndikojmë në këtë. Ne i thamë edhe atij", ka thënë Watzke.

Haaland është një nga lojtarët më të kërkuar në botë pas paraqitjeve të mira me Borussia Dortmundin./Telegrafi/

The post Watzke për ultimatumin ndaj Haaland: Nuk ekziston diçka e tillë appeared first on Telegrafi.

Bayern Munich me strategji të qartë për Robert Lewandowskin: Rinovim me ulje page, ose shitje në verë

Posted: 19 Jan 2022 01:16 AM PST

Bayern Munich po përballet me një periudhë kyçe që mund të shënojë të ardhmen afatshkurtër dhe afatmesme të skuadrës.

Sulmuesi dhe ylli i saj, Robert Lewandowski, përfundon kontratën e tij në verën e vitit 2023 dhe në zyrat e klubit kanë filluar të diskutojnë për vazhdimësinë e sulmuesit polak.

Me Erling Haaland në horizont dhe largimin e tij më shumë se gjasa në verë Nga Borussia Dortmund, klubi bavarez po mendon dy opsione për të larguar të panjohurat në lidhje me të ardhmen e fituesit të çmimit "The Best".

Sipas Bild, Lewandowski ose të rinovojë në ulje page ose do të transferohet në verën e ardhshme.

Lewandowski është 33 vjeç dhe në politikën e Bayern Munich parashikohet vetëm një zgjatje e kontratës për një vit për ata mbi 30 vjeç, megjithëse gazeta gjermane flet për një përjashtim të mundshëm dyvjeçar për sulmuesin.

Sigurisht, gjithmonë me të njëjtën pagë – nëse rinovohet vetëm deri në vitin 2024, ose me një ulje nëse zgjatet edhe për dy vjet, pra deri në vitin 2025.

Oliver Kahn, Karl-Heinz Rummenigge dhe Hasan Salihamidzic duan që situata të sqarohet sa më shpejt që të jetë e mundur për të punuar sa më shpejt për një zëvendësues, qoftë edhe norvegjezi i Borussia Dortmund apo dikush tjetër. /Telegrafi/

The post Bayern Munich me strategji të qartë për Robert Lewandowskin: Rinovim me ulje page, ose shitje në verë appeared first on Telegrafi.

Portieri argjentinas Martinez tregon se si e frymëzoi Messi: Për shkak të tij u bëra një version më i mirë i vetes

Posted: 19 Jan 2022 12:57 AM PST

Portieri i Aston Villa dhe Kombëtares së Argjentinës, Emiliano Marinez, thotë se bashkëkombasi Lionel Messi është shoku më i mirë i skuadrës që ka pasur në karrierën e tij dhe se ky futbollist e ka frymëzuar që të bëhet portier më i mirë.

Dyshja së bashku fituan Kupën e Amerikës vitin e kaluar, ku për herë të parë që nga viti 1993 i sollën Argjentinës Trofeun e kampionëve të Amerikës së Jugut.

Martinez thotë se ishte Messi dhe motivi për të luajtur me një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave që e motivoi atë të bëhej një “version më i mirë i vetvetes” dhe se ai do t’i jetë përjetësisht mirënjohës Messit për këtë.

Motivi për të fituar Kupën e Amerikës me të ishte në fund të fundit vendimtar për Argjentinën, veçanërisht duke ditur që Marinez ishte portieri më i mirë në turne.

“Shoku më i mirë i skuadrës që kam pasur ndonjëherë është Lionel Messi, pa menduar. Ai është më i miri si lojtar, si lider, si njeri…".

"Ishte Messi ai që më frymëzoi të bëhesha një portier më i mirë. Version më i mirë i vetes sime kur luaja në Copa America dhe Jam i lumtur për këtë tani. Unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës atij”, ka thënë Martinez.

Martinez e filloi karrierën e tij profesionale në Arsenal në vitin 2012, dhe ishte i huazuar në Oxford, Sheffield, Rotherham, Wolves, Getafe dhe Reading, dhe në vitin 2020 u transferua te Aston Villa për mbi 20 milionë euro. /Telegrafi/

The post Portieri argjentinas Martinez tregon se si e frymëzoi Messi: Për shkak të tij u bëra një version më i mirë i vetes appeared first on Telegrafi.

Ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski pothuajse nënshkroi për Blackburn Rovers në vitin 2010 – por ishte hiri i vullkanit në Islandë që prishi transferimin

Posted: 18 Jan 2022 11:55 PM PST

Të hënën në mbrëmje Robert Lewandowski fitoi çmimin si “Lojtari më i mirë” nga FIFA për të dytin vit radhazi, duke mposhtur konkurrentët kryesorë Mohamed Salah dhe Lionel Messi.

Çmimi i lojtarit më të mirë të FIFA-s për meshkuj i jepet lojtarit që gjykohet se ka pasur paraqitjet më të mirë sportive gjatë gjithë vitit, por edhe sjelljen e tyre e përgjithshme brenda dhe jashtë fushës.

Çmimi votohet nga publiku i gjerë, përfaqësuesit e mediave, trajnerët e ekipeve kombëtare dhe kapitenët e ekipeve kombëtare, ku secili grup përbën 25% të votave.

Ylli i Bayern Munichut e mbylli vitin me 69 gola për klubin dhe vendin e tij, me 41 gola në vetëm 29 paraqitje në Bundesligë.  Ai ka thyer edhe rekordin prej 40 golave ​​të mbajtur nga Gerd Muller për 49 vite.

Por gjërat mund të mos kishin shkuar kështu për legjendën polake nëse një transferim i mundshëm do të ishte materializuar në vitin 2010. Sulmuesi ishte në prag të bashkimit me Blackburn Rovers në Ligën Premier.

Shumë kohë përpara se Lewandowski të bënte emër në Borussia Dortmund dhe përfundimisht në Bayern Munich, kapiteni i Polonisë ishte në proces të rregullimit të një kalimi në Blackburn Rovers që në atë kohë udhëhiqej nga Sam Allardyce.

Për fat të keq të klubit anglez, një forcë e natyrës do të ndërhynte në atë që do të kishte qenë një nënshkrim i jashtëzakonshëm.

"Shkova me shefin tim të skautingut, Martyn Glover dhe ishte një udhëtim mjaft i mirë".

"Ne ishim shumë të impresionuar me lojtarin, kryetari bëri një marrëveshje për rreth 8 milionë euro me klubin dhe ai do të fluturonte për të ardhur tek ne".

"Reja e hirit filloi në Islandë dhe të gjitha fluturimet u anuluan, kështu që ai nuk mundi të hipte në aeroplan".

"Ne e prisnim atë në aeroportin e Mançesterit dhe më pas një ose dy javë më vonë ai nënshkroi për Borussia Dortmund", tregon Allardyce për talkSPORT.

Është pothuajse e pabesueshme të imagjinohet që Lewandowski mund të ishte transferuar te Blackburn Rovers për vetëm 8 milionë euro, por këtë gjë e ka pranuar edhe polaku.

“Kam pasur mundësinë të bashkohem me Blackburn, por doja të shihja se si dukej Blackburn, terrenin stërvitor, vendin ku u takova me Sam Allardyce".

“Unë mendoj se do të kishte qenë mirë nëse do të kisha shkuar në Blackburn, por unë do të kishte dashur të shkoja dhe të shihja qendrën stërvitore, stadiumin".

“Nuk mund të shkoja për shkak të resë. Ishte vullkani. Vullkani me renë e hirit".

“Ishte një javë dhe askush nuk mund të fluturonte në Evropë. Fluturimi u rezervua, por ne nuk mund të largoheshim. Më ndryshoi jetën. Nëse do të kisha shkuar në Blackburn, ndoshta do të kisha qëndruar atje", kishte thënë polaku. /Telegrafi/

The post Ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski pothuajse nënshkroi për Blackburn Rovers në vitin 2010 – por ishte hiri i vullkanit në Islandë që prishi transferimin appeared first on Telegrafi.

Operohet Umititi, Barcelona nuk do të mund ta shes francezin

Posted: 18 Jan 2022 11:34 PM PST

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, iu nënshtrua një operacioni në këmbë të martën dhe sipas mediave spanjolle, ky sezon ka përfunduar për francezin.

Ka qenë klubi që ka njoftuar në faqen zyrtare, duke shtuar se Umititi do të ndalojë për të paktën tre muaj për shkak të operacionit në këmbë dhe duke ditur përvojat e mëparshme me këtë lojtar, nuk ka dyshim se do të jenë edhe dy-tre të tjerë për të qenë gati.

“Samuel Umititi u operua me sukses për një frakturë të kockës së pestë metatarsale të këmbës së tij të djathtë. Koha e rikuperimit duhet të jetë afër tre muaj”, thuhet në njoftimin e klubit.

Thuhet se lëndimi ka ndodhur gjatë stërvitjes.

Umititi së fundmi ka vazhduar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2026, pasi lojtari ka rënë dakord edhe për uljen e pagës në mënyrë që Ferran Torres të regjistrohet.

Megjithatë, edhe pse klubi spanjoll prej vitesh po përpiqet të heqë qafe shërbimet e tij sepse nuk është në asnjë nga planet e Barcelonës, tashmë është e qartë se do të jetë shumë më e vështirë./Telegrafi/

The post Operohet Umititi, Barcelona nuk do të mund ta shes francezin appeared first on Telegrafi.

Tuchel pas barazimit ndaj Brighton: Jemi të lodhur, na duhet pushim

Posted: 18 Jan 2022 11:28 PM PST

Chelsea ka barazuar ndaj Brighton të martën në mbrëmje për të vazhduar formën e dobët që i ka lënë ata të dalin jashtë garës për titull.

Thomas Tuchel e pranoi se nuk ka gëzim në Chelsea pasi skuadra dështoi të fitojë një ndeshje ligë për herë të gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit pas barazim 1-1 ndaj Brighton.

Trajneri gjerman ka thënë se lojtarët e tij ishin të lodhur dhe të pakënaqur, pasi kishin nevojë për një pushim.

Chelsea, dikur në garë për titull, tani është 12 pikë prapa Manchester Cityt me një ndeshje më shumë të luajtur.

“[Edhe] në reagimin e golit [që ne e shënuam], mund të shihni se jemi të lodhur. Ishte të lehtësuar por nuk kishte gëzim".

“Ne dukemi të lodhur dhe jemi… E shihni që jemi të lodhur mendërisht. Na duhen disa ditë pushimi, nuk ka zgjidhje tjetër", deklaroi trajneri.

Lukaku dhe Ziyech u panë duke u grindur në pjesën e parë,  ndëra trajneri shtoi se kjo është normale.

"Është normale që ata [Ziyech dhe Lukaku] flasin, është normale që nuk janë të lumtur", deklaroi Tuchel. /Telegrafi/

The post Tuchel pas barazimit ndaj Brighton: Jemi të lodhur, na duhet pushim appeared first on Telegrafi.

Cuadrado gëzohet për kualifikimin, komenton edhe situatën me kontratat e reja te Juventusi

Posted: 18 Jan 2022 11:04 PM PST

Juan Cuadrado beson se Juventusi ‘po gjen rrugën e duhur’ pas fitores 4-1 në Kupën e Italisë ndaj Sampdorias, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale. 

Kolumbiani gjuajti një goditje dënimi dhe shënoi duke hapur rezultatin në këtë ndeshje, ku pastaj shënuan edhe Daniele Ruganit, Paulo Dybala dhe Alvaro Morata.

"Ishte e rëndësishme të shënonim gola, kjo ndihmon në rritjen e besimit për ne për të përballuar atë që vjen më pas, të cilat do të jenë ndeshje shumë të vështira".

“Unë mendoj se ne po gjejmë rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë kështu tani”, ka thënë Cuadrado për Sport Mediaset.

Cuadrado është një nga disa lojtarë, kontratat e të cilëve me Juventus skadon në qershor, por negociatat kanë ngecur deri në shkurt.

"Jemi të qetë, vetëm duhet të bëjmë punën tonë. Klubi e di se çfarë duam, ne jemi të lumtur këtu dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë", deklaroi kolumbiani. /Telegrafi/

The post Cuadrado gëzohet për kualifikimin, komenton edhe situatën me kontratat e reja te Juventusi appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more