Skip to main content

Gjaku i babës dhe trauma gërgasëse Telegrafi Opinione

Gjaku i babës dhe trauma gërgasëse Telegrafi Opinione


Gjaku i babës dhe trauma gërgasëse

Posted: 26 Jan 2022 02:29 PM PST

Në ka një gjë në "botën" e masmedias me të cilën jemi mësuar, ajo është pa dyshim kronika e zezë, aq sa krime të ndryshme dhe ngjarje të rënda të gjithfarëllojshme janë bërë normale për sytë dhe veshët tanë. Megjithatë, ajo që ndodhi më datë 24 janar në Lezhë nuk është thjesht një ndër to. Nuk është nga ato lajme, të cilat na serviren çdo ditë me motivacione të tipit: "larje hesapesh", "hakmarrje mes bandash", "vrasje mafioze" etj., etj. Këtë herë, arsyeja e krimit ishte krejt "e pastër": marrja e gjakut të babës.

Me ta marrë vesh atë që kishte ndodhur, u informova menjëherë në lidhje me të nëpërmjet njerëzve që njihja dhe më rezultoi se kishim të bënim pikërisht me atë që shkruhej në media: me një vrasje për gjakmarrje. Kur dëgjova lajmin, për një çast mendova se hija e gjakmarrjes u çua edhe një herë nga barku i territ, nga thellësitë e nënvetëdijes, si një Leviatan, për të na thënë: "Jam këtu, nuk liroheni lehtë prej meje". E imagjinova atë Leviatan me dhëmbë të zgërdheshur, njësoj si armiku i natyrës njerëzore, i cili pasi të ndodhë krimi, këndon këngën e fitores së vdekjes mbi jetën, duke u kthyer rishtazi në thellëtirën e errësirës prej nga vjen. Atij as që i bëhet vonë se në fushë të betejës ka lënë një burrë të vdekur dhe një djalë të ri që do të kalojë shumë nga ditët e tij në burg.

M'u bë si një ngjarje kohësh të tjera, e dalë nga novela "Gjaku" e Ernest Koliqit te "Hija e maleve", ku Doda e bluan ndër vete vendimin e gjakmarrjes dhe më pas e kryen atë. U mundova të merrja me mend sa e sa zëra që me siguri kanë ushtuar në veshët e atij djali ende të parritur, zëra të zvetënuar gërgasësish, të cilët e shoqëruan kur ai mori një armë dhe shtiu mbi gjakësin e tij.

Në kësi rastesh, ne të gjithë nisim të gjykojmë faktet, jemi kureshtarë të dimë si e ka bërë krimin i pandehuri, përgatitim versionet tona, por shumë pak e shtrojmë pyetjen: "Pse ndodhi?". Nuk e pyesim veten se sa e thellë mund të ketë qenë trauma e një djali, që në moshën pesëvjeçare ka parë të vdekur brenda një dite të dy prindërit e tij. Ajo tronditje e fortë, ajo plagë e rëndë shpirtërore, ajo thyerje e madhe, duket që nuk është shëruar kurrë, përkundrazi, është përkeqësuar gjithnjë e më shumë.

Askush nuk ka folur me të, nuk e ka dëgjuar traumën brenda tij, nuk është marrë fare me të.

Me siguri ai djalë ka dëgjuar mjaftueshëm histori "burrash", që e kanë marrë gjakun ose që janë korit se nuk e kanë marrë dot atë, por ai asnjëherë nuk e ka dëgjuar traumën që po rritej brenda tij, e cila i shtrinte dhunshëm metastazat në të gjithë ekzistencën e tij, duke ia vrarë çdo qelizë të shëndetshme si një sëmundje e keqe. Po ashtu, ai i ka dëgjuar të tjerët duke folur për "nder" e "faqe të bardhë", por askush prej atyre "të tjerëve" nuk e ka dëgjuar traumën e një fëmije, pale më të orvatej për t'i dhënë një përgjigje ose së paku për të ngjitur çka ishte e mundur prej asaj krisjeje.

Nuk e di nëse kjo histori ka gërgasës të jashtëm (jam i tunduar të mendoj se po), por me siguri gërgasësi më i madh gjendej brenda tij. Trauma ka qenë gërgasësi i tij i stërmadh.

Gjakmarrja është forma më e skajshme e hakmarrjes. Kjo e fundit është një nga përbindëshat që banon brenda njeriut. Ajo duket sikur fle e mbuluar me tisin e harresës.

Rri aq urtë, sa thua nuk ekziston, por në të vërtetë thjesht po pret momentin e duhur për të shpërthyer. Dhe si gjithmonë, shpërtheu në mënyrën më të keqe të mundshme, duke marrë jetën e një njeriu.

Po më datë 24 janar, Papa Françesku shpërndau mesazhin e tij të përvitshëm për Ditën Botërore të Komunikimeve Shoqërore. Në qendër të këtij mesazhi ishte fjala "dëgjim, me dëgju". Cilësia e komunikimit është pikërisht aftësia për të dëgjuar e jo për të përgjuar nga kurioziteti apo për të shpifur nga dashakeqësia. Dëgjimi ka të bëjë me cilësinë e jetës dhe të marrëdhënieve tona. Duke cituar Ditrish Bonoferin, Papa Françesku na sjell ndërmend se: "Kush nuk arrin ta dëgjojë vëllanë e tij, shumë shpejt nuk do të jetë më i aftë ta dëgjojë as Zotin"

Mënyra më e mirë për ta treguar dashurinë ndaj dikujt, është duke e dëgjuar, duke pasur durim për ta dëgjuar deri në fund historinë dhe jetën e tjetrit, sidomos plagët dhe traumat e tij. Një shoqëri e mësuar me zhurma e ka të vështirë të dëgjojë. Pikërisht mungesa e kësaj të fundit ia ka krijuar rrethanat e favorshme krimit të paralajmëruar të ditës së djeshme: nuk është dëgjuar klithja e traumës së një fëmije. Nuk ka proces pajtimi të jashtëm, pa u pajtuar njeriu përbrenda vetes.

Ja çfarë ka ndodhur atë ditë në Lezhë. Tanimë vendimi i mbetet gjykatësit. Ne të tjerëve nuk na takon gjykimi e aq më pak paragjykimi, por na takon vëmendja ndaj shumë traumave të tjera që janë vullkane aktive, të cilat ndodhen krejt pranë nesh, dhe si të tilla mund të shpërthejnë nga momenti në moment, duke shkaktuar dëme të mëdha.

The post Gjaku i babës dhe trauma gërgasëse appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more