Skip to main content

“Dani Alves: A do të nënshkruaja me një 38-vjeçar? Vetëm nëse ka emrin Dani Alves, Messi, Cristiano apo Ibrahimovic” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Dani Alves: A do të nënshkruaja me një 38-vjeçar? Vetëm nëse ka emrin Dani Alves, Messi, Cristiano apo Ibrahimovic” plus 9 more Telegrafi Futboll


Dani Alves: A do të nënshkruaja me një 38-vjeçar? Vetëm nëse ka emrin Dani Alves, Messi, Cristiano apo Ibrahimovic

Posted: 18 Jan 2022 02:39 PM PST

Kthimi i Dani Alves në Barcelonë këtë dimër ishte një surprizë për shumë njerëz, por vetë braziliani ishte gjithmonë i bindur se do të ishte në gjendje të kishte ndikim në "Camp Nou".

Mbrojtësi i krahut nuk mori shumë kohë për t’u vendosur në formacionin e Barcelonës, duke ofruar një asistim teksa bëri debutimin e tij të dytë me klubin.

"A do të nënshkruaja me një lojtar 38-vjeçar? Alves u pyet, teksa fliste për Catalunya Radio në një intervistë për rikthimin e tij.

“Unë ndoshta do të hezitoja nëse nuk quhej Dani Alves, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi ose Zlatan Ibrahimovic. Djem që nuk duan që të tjerët t’u thonë se kur duhet të dalin në pension".

Alves foli edhe për Leo Messin, duke dhënë mendimin për largimin e tij.

"Do të ishte mirë nëse ai gjithashtu do ta përfundonte karrierën e tij këtu", ka thënë Alves. /Telegrafi/

The post Dani Alves: A do të nënshkruaja me një 38-vjeçar? Vetëm nëse ka emrin Dani Alves, Messi, Cristiano apo Ibrahimovic appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Juventusi 4-1 Sampdoria: Shkëlqen Cuadrado

Posted: 18 Jan 2022 02:20 PM PST

Juventusi ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-1 ndaj Sampdorias, duke kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Juan Cuadrado, Daniele Rugani, Paulo Dybala dhe Alvaro Morata i shënuan golat për Juven, ndërsa Andrea Conti e shënoi golin e vetëm për mysafirët.

Lojtari më i mirë në ndeshe ishte Cuadrado me notën 8.2.

Arthur, Manuel Locatelli dhe Dybala u vlerësuan me notën 7.8.

Nicola Murru i Sampdorias ishte më i dobëti me notën 6.2.

Notat e lojtarëve të Juventusit dhe Sampdorias

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve, Juventusi 4-1 Sampdoria: Shkëlqen Cuadrado appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Brigton 1-1 Chelsea: Webster dhe Kante më të mirët

Posted: 18 Jan 2022 02:07 PM PST

Ndeshja mes Brighton dhe Chelseat e vlefshme për javën e 22-të të Ligës Premier është mbyllur baras me rezultat 1-1.

Hakim Ziyech dhe Adam Webster arritën të shënon golat në këtë takim që u mbyll pa fitues.

Webster ishte më i miri në ndeshje me notën 7.8.

Në anën tjetër Kante ishte më i miri te Chelsea me notën 7.5.

Danny Welbeck ishte më i dobëti në këtë takim me notën 6.1.

Notat e lojtarëve të Brighton dhe Chelsea

/Telegrafi/   

The post Notat e lojtarëve, Brigton 1-1 Chelsea: Webster dhe Kante më të mirët appeared first on Telegrafi.

Juventusi nuk ka mëshirë për Sampdorian, fiton dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Posted: 18 Jan 2022 01:55 PM PST

Juventusi ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-1 ndaj Sampdorias, duke kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

"Zonja e Vjetër" vazhdon rrugën e saj, duke zhvilluar paraqitje të mira në këtë vi.

Në minutën e 25-të, ishte Juan Cuadrado që shënoi një gol të bukur nga goditje e dënimit për 1-0.

Vetëm pas dy minutash sërish Juventusit shënoi për 2-0 me ALvaro Moratan, por VAR anuloi golin për një goditje dënimi gjatë aksionit.

Edhe pse kishte raste të tjera, më gola nuk kishte në pjesën e parë edhe pse Juve rrezikoi disa herë.

Në minutën e 52-të, Juventusi shënoi për 2-0, me Daniele Ruganin që ishte i saktë me kokë për 2-0.

Por Sampdoria hapi ndeshjen në minutën e 63-të, kur Andrea Conti shënoi me një goditje të bukur për 2-1.

Në anën tjetër Juventusi nuk u ndal dhe Paulo Dybala që u fut në lojë në pjesën e dytë arriti të shënojë për 3-1.

Juve fitoi penallti në minutën e 77-të, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Alvaro Morata që shënoi për 4-1.

Më këtë fitore Juventusi kaloi tutje, ndërsa në çerekfinale pret fituesin e ndeshjes Sassuolo-Cagliari. /Telegrafi/

The post Juventusi nuk ka mëshirë për Sampdorian, fiton dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë appeared first on Telegrafi.

Chelsea sërish nuk ia del, Brighton e ndal në barazim

Posted: 18 Jan 2022 01:53 PM PST

Ndeshja mes Brighton dhe Chelseat e vlefshme për javën e 22-të të Ligës Premier është mbyllur baras me rezultat 1-1.

Chelsea ishte më i mirë në pjesën e parë ku edhe arriti të shënonte.

Zhvillohej minuta e 28-të, kur Hakim Ziyech ktheu në gol nja asistim të Ngolo Kante për të shënuar për 1-0.

Por vendasit nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe e nisën mirë pjesën e dytë duke rrezikuar disa herë.

Zhvillohej minuta e 60-të, kur Adam Ëebster me një goditje me kokë arriti të shënojë për 1-1.

Deri në fund edhe pse të dy skuadrat kishin raste, nuk arritën të shënonin.

Chelsea me këtë barazim mbetet në vendin e tretë me 44 pikë, ndërsa Brihgton mbetet në vendin e nëntë me 29 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

The post Chelsea sërish nuk ia del, Brighton e ndal në barazim appeared first on Telegrafi.

St Puali shokon Borussia Dortmundin, ‘milionerët’ eliminohen nga Kupa e Gjermanisë

Posted: 18 Jan 2022 01:38 PM PST

St Pauli ka shënuar fitore ndaj Borussia Dortmund me rezultat 2-1, duke i eliminuar 'milionerët' nga Kupa e Gjermanisë.

Liderët e Bundesliga 2 e nisën furishëm takimin, duke treguar se nuk janë futur në lojë vetëm për pjesëmarrje.

Marcel Hartel asistoi te Etienne Amenyido që shënoi për epërsinë e St. Paulit prej 1-0.

Gjërat për Borussia u vështirësuan edhe më shumë në minutën e 40-të.

Axel Ëitsel ishte ai që shënoi në portën e tij për 2-0, rezultat me të cilën u mbyll pjesa e parë.

Krejt cka mundi të bëjë Borussia ishte një gol për të hapur ndeshje në minutën e 58-të.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Erling Haaland që shënoi për 2-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe St Pauli kaloi tutje, ndërsa Leart Paqarada luajti për 90 minuta në këtë fitore të madhe. /Telegrafi/

The post St Puali shokon Borussia Dortmundin, ‘milionerët’ eliminohen nga Kupa e Gjermanisë appeared first on Telegrafi.

Super goli i Achraf Hakimit nga goditja e dënimit e mban Marokun lider në fazën e grupeve

Posted: 18 Jan 2022 01:29 PM PST

Kupa e Kombeve të Afrikës 2021 ka shpërthyer mirë dhe me të vërtetë në jetë ditët e fundit.

Pas një fillimi paksa të mërzitshëm të turneut në Kamerun, golat tani po shpërthejnë dhe ndeshjet e së martës mbrëma në Grupin C ishte gjithashtu plot dramë.

Gana e Thomas Partey u eliminua pas një humbjeje 3-2 ndaj Ishujve Komoros.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Maroku dhe Gaboni luajtën një thriller absolut që përfundoi 2-2 dhe përfundimisht të dyja skuadrat arritën të kualifikoheshin automatikisht për në 1/16.

Ishte Gaboni ai që hapi rezultatin në mbrëmje përmes Jim Allevinah dhe Maroku nuk ishte në gjendje të shënonte golin e barazimit deri në minutën e 73-të.

Sofiane Boufal shndërroi në gol nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin në 1-1, por barazia mes dy palëve nuk zgjati shumë.

Një autogol nga Naif Aguerd i Marokut e ktheu Gabonin epërsinë me vetëm nëntë minuta të mbetura.

Megjithatë, Achraf Hakimi kishte ide të tjera për këtë ndeshje.

Në minutën e 84-të të lojës, mbrojtësi i Paris Saint-Germain shënoi një nga goditjet e lira më të mira që keni parë ndonjëherë.

 

Goditje e fuqishme, që kaloi edhe portierin e Gabonit. Mund të mos shohim një gol më të mirë në Kupën e Kombeve të Afrikës këtë vit./Telegrafi/

The post Super goli i Achraf Hakimit nga goditja e dënimit e mban Marokun lider në fazën e grupeve appeared first on Telegrafi.

Drejtori i Juventusit flet për rinovimin e Dybalas, por çuditë me deklaratën e tij për Martial

Posted: 18 Jan 2022 12:41 PM PST

Drejtori i Juventusit, Maurizio Arrivabene, këmbëngul se Paulo Dybala po trajtohet në të njëjtën mënyrë si çdo lojtar tjetër më klub edhe pse kontrata e tij po përfundon, ndërsa shtoi se ata nuk do të marrin Anthony Martial nga Manchester United ‘në ato shifra’ që paguhet francezi.

Drejtori foli në Sport Mediaset tij para ndeshjes e Sampdorian dhe pyetja për argjentinasin ishte e natyrshme.

"Kam thënë më parë se do të flasim për këtë në shkurt. Nuk është vetëm Dybala, ka edhe kontrata për t’u diskutuar me Cuadrado, Perin, kampionin evropian Bernardeschi dhe gjithashtu De Sciglion. Ne kemi thënë tashmë se do të ketë kohë për të folur me të gjithë, përfshirë Dybalan".

"Unë nuk mendoj se dikush do të hyjë dhe do të përpiqet të nënshkruajë me ta si lojtarë të lirë. Ne kemi një raport të shkëlqyer me ta, ata janë shumë afër Juventusit dhe ne do të bëjmë me qetësi atë që duhet, në shkurt", deklaroi Arrivabene.

Në fund, Arrivabene u pyet gjithashtu bisedimet me Manchester United për huazimin e Anthony Martial.

"Jo në ato shifra, jo. Ne as nuk do ta diskutojmë me shifra të caktuara", deklaroi ai.

Raportohet se Manchester United dëshiron që Juve jo vetëm të mbulojë pagën e Martial për gjashtë muaj, por edhe të paguajë një shumë të madhe për të marrë francezin në huazim. /Telegrafi/

The post Drejtori i Juventusit flet për rinovimin e Dybalas, por çuditë me deklaratën e tij për Martial appeared first on Telegrafi.

Agjenti i Dembeles: Barcelona e kërcënon lojtarin se nuk do të luajë më, kjo është e papranueshme

Posted: 18 Jan 2022 12:21 PM PST

Kontrata e re e anësorit sulmues të Barcelonës, Ousmane Dembele, po bëhet një aferë mjaft e pakëndshme, me agjentin e futbollistit francez që po akuzon klubin se e kanë kërcënuar lojtarin të mos e fusin më në lojë nëse nuk e vazhdon kontratën.

Ish-lojtari i Borussia Dortmund do të jetë lojtar i lirë në qershor nëse ai nuk nënshkruan një kontratë të re me klubin nga "Camp Nou", dhe duket se ky version do të mbyllet pasi duket e pamundur që të arrihet një marrëveshje nga palët.

Moussa Sissoko, agjenti i Dembeles, tani ka thënë se Barcelona e ka kërcënuar se do ta lërë lojtarin jashtë skuadrës derisa të arrihet një marrëveshje e re.

"Nëse Barcelona do të kishte dashur të negocionte, ata mund të përpiqeshin të uleshin në tryezë me ne për të diskutuar".

“Përveç se nuk ka diskutime, ka vetëm kërcënime për të mos luajtur më në ekipin e tyre. Dhe kjo është e ndaluar. Ne do të kërkojmë të drejtat e Ousmane Dembeles nëse është e nevojshme".

“Është një lëvizje nën presion që nuk funksionon me njerëz si ne. Ndoshta mund të funksionojë me agjentë që kanë miq me Barcelonën. Ky nuk është rasti im, unë jam këtu për të mbrojtur interesat e lojtarit tim”, ka thënë Sissoko.

Sa i përket të ardhmes së Dembeles , agjenti donte të bënte të qartë se ende nuk ka vendosur asgjë.

"Nuk e dimë se çfarë do të bëjmë, asgjë nuk është bërë. Që në fillim treguam se donim të diskutonim, me kushte të qarta, por pa i mbyllur derën", deklaroi Dembele. /Telegrafi/

The post Agjenti i Dembeles: Barcelona e kërcënon lojtarin se nuk do të luajë më, kjo është e papranueshme appeared first on Telegrafi.

Jose Mourinho prioritet i Evertonit, por portugezi nuk mendon ta lërë Romën

Posted: 18 Jan 2022 11:39 AM PST

Mediat në Angli vazhdojnë të thonë se Evertoni si zgjedhje të parë pas largimit të Rafa Benitez e kanë trajnerin e Romës, Jose Mourinhon.

Klubi i Ligës Premier shkarkoi Benitezin gjatë fundjavës dhe për momentin ka emëruar Duncan Ferguson si trajner të përkohshëm.

Sipas Sky Sports UK, drejtorët e Evertonit mbeten të bindur se Mourinho është zgjedhja e tyre e parë për të marrë drejtimin e skuadrës.

Megjithatë, Mourinho sapo iu është bashkuar Romës gjatë verës me një kontratë trevjeçare dhe nuk ka synim të largohet nga "Stadio Olimpico".

Giallorossët janë të zënë me formimin e skuadrës, pasi kanë sjellë Ainsley Maitland-Niles dhe Sergio Oliviera në afatin kalimtar të janarit dhe emra tjerë pritet të vijnë. /Telegrafi/

The post Jose Mourinho prioritet i Evertonit, por portugezi nuk mendon ta lërë Romën appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more