Skip to main content

Ambasadori amerikan: Askush s’është i interesuar për Republika Srpska në Kosovë

Ambasadori amerikan: Askush s’është i interesuar për Republika Srpska në Kosovë


Ambasadori amerikan: Askush s’është i interesuar për Republika Srpska në Kosovë

Posted: 26 Jan 2022 10:27 AM PST

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka folur edhe për çështjen e asociacionit duke deklaruar se çka kjo do të ishte çështje për qeverinë e Kosovës.

"Do të thosha se madje edhe atëherë, në kohën e Ahtisaarit, askush nuk kishte në mendje diçka që do të kishte një shtresë tjetër të qeverisë, diçka me funksione ekzekutive, diçka që… jam i vetëdijshëm për shqetësimet për një Republika Srpska tjetër. Askush nuk është i interesuar për këtë. Kjo nuk i ndihmon Kosovës. Nuk është e dobishme. Por, ka disa përfitime sa i përket koordinimit", ka deklaruar ambasadori  amerikan në RTK.

Po ashtu, më parë ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se sovraniteti i Kosovës, integriteti territorial i Kosovës, nuk janë në pyetje.

"Kosova është shtet i pavarur. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është Kosova është shtet sovran. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Dhe njerëzit mund të debatojnë sa të duan, por realiteti dhe faktet në terren flasin vetë", ka deklaruar Hovenier për televizionin publik të Kosovës.

Haradinaj vaksinohet me dozën e tretë, kërkon heqjen e orës policore

Posted: 26 Jan 2022 06:26 AM PST

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është vaksinuar me dozën e tretë kundër koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale, transmeton Klankosova.tv. Me këtë rast, Haradinaj kërkoi nga Qeveria heqjen e disa masave siç janë ora policore dhe mbyllja e gastronomisë.

Postimi i plotë:

Vaksina mbetet mbrojtja kryesore nga pandemia që e ka përfshirë globin.
Unë sot e mora dozën e tretë përforcuese dhe ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të vaksinohen.
Krejt format e tjera kushtëzuese e ndëshkuese ndaj qytetarëve dhe bizneseve, siç janë ora policore, mbyllja e gastronomisë dhe masat e tjera shtrënguese, janë të paefektshme dhe i kërkoj qeverisë që t'i heq ato.

Biden e kërcënoi me sanksione personale, vjen reagimi nga kabineti i Vladimir Putinit

Posted: 26 Jan 2022 04:15 AM PST

Rusia paralajmëroi të mërkurën se vendosja e sanksioneve ndaj Presidentit Vladimir Putin personalisht nuk do ta dëmtonin atë, por se do të ishin "shkatërruese politikisht", pasi Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, tha se do ta shqyrtonte këtë masë, nëse Rusia do ta pushtonte Ukrainën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se kongresistët e senatorët amerikanë, të cilët po diskutojnë për sanksione personale kundër udhëheqësve më të lartë të Rusisë, nuk e dinë faktin se atyre u ndalohet me ligj mbajtja e aseteve, pronave dhe llogarive bankare jashtë vendit.

Sanksionet individuale kundër Putinit "nuk do të ishin të dhimbshme, (por) politikisht shkatërruese", tha zëdhënësi Peskov, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Ndërkohë ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se Rusia ende nuk ka grumbulluar forca të mjaftueshme për sulm të shkallës së lartë, por se kjo nuk do të thotë se ajo nuk mund ta bëjë këtë më vonë.

Në anën tjetër, Rusia mohon se ka ndonjë plan për ta sulmuar Ukrainën dhe thotë se kriza po shkaktohet nga veprimet e NATO-s dhe ShBA-së. Ajo ka kërkuar garanci të sigurisë nga Perëndimi, përfshirë premtimin që NATO-ja të mos e pranojë kurrë Ukrainën në gjirin e vet.

Plaku militant hallakatet në protestë, i drejtohet Kurtit: Të kallxojmë na ty me t’29’tin

Posted: 26 Jan 2022 04:12 AM PST

Një i moshuar në protestën e sotme ka shpërthyer në fyerje kundër kryeministrit Albin Kurti duke e quajtur "Albin Qeni" dhe "Albin Hajni".

Ai e paralajmëroi kryeministrin Kurti se do të marrë pjesë edhe në protestën tjetër me 29 janar, raporton Gazeta Express.

"Të kallxojmë na ty me t'29'tin", tha ai në përfundim të protestës.

Protesta e sotme pati qindra pjesëmarrës të cilët kundërshtuan propozimin për shtrenjtim të rrymës.

Në marshin protestues pati thirrje të tjera kundër kryeministrit Kurti duke e quajtur "Albin rrenci" dhe "Albin mashtruesi".

Protestuesit u nisën nga sheshi Zahir Pajaziti dhe e përfunduan protestën para qeverisë.

Rusia kërcënon me hakmarrje nëse kërkesat ndaj Ukrainës nuk plotësohen

Posted: 26 Jan 2022 04:08 AM PST

Rusia paralajmëroi të mërkurën se do të merrte shpejt "masa hakmarrëse" nëse ShBA-ja dhe aleatët e saj refuzojnë kërkesat e saj të sigurisë dhe vazhdojnë politikat e tyre "agresive", duke rritur presionin ndaj Perëndimit mes shqetësimeve se Moska po planifikon të pushtojë Ukrainën.

Rusia e ka mohuar vazhdimisht se ka ndonjë plan të tillë, por Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO janë të shqetësuar sepse Rusia ka grumbulluar rreth 100 mijë trupa pranë kufirit të Ukrainës dhe ka nisur një seri lojërash luftarake në rajon.

Në zemër të ngecjes janë pyetjet për të ardhmen e Ukrainës. Rusia ka kërkuar garanci që NATO-ja nuk do ta pranojë kurrë vendin dhe vendet e tjera ish-sovjetike si anëtarë dhe se aleanca do të reduktojë dislokimet e trupave në vende të tjera të ish-bllokut sovjetik. Disa nga këto, si premtimi i anëtarësimit, nuk janë fillestarë për NATO-n, duke krijuar një ngërç në dukje të vështirë për të cilin shumë kanë frikë se mund të përfundojë vetëm me një luftë, shkruan AP, përcjell Klankosova.tv

Duke folur me ligjvënësit të mërkurën, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov tha se ai dhe zyrtarë të tjerë të lartë do të këshillojnë Presidentin Vladimir Putin mbi hapat e ardhshëm pasi të marrin përgjigjet me shkrim nga Shtetet e Bashkuara për kërkesat. Këto përgjigje priten këtë javë, edhe pse ShBA-ja dhe aleatët e saj tashmë e kanë bërë të qartë se do të refuzojnë kërkesat kryesore ruse.

Këta janë emrat e Bordit të ri të Postës të emëruar nga Kurti

Posted: 26 Jan 2022 02:13 AM PST

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar bordin e ri të drejtorëve të Postës.

Në përbërjen e bordit të ri të kësaj ndërmarrje do të jenë:

Fadil Bejta, kryesues, ndërsa Safie Beseni, Hyrmete Mydyti, Sebahate Krasniqi, Visar Nura, dhe Gëzim Paci, anëtarë.

Mandati i të emëruarve zgjat tri vjet.

Sërish aksion i policisë në Likoc të Skenderajt, arrestohen tre persona

Posted: 26 Jan 2022 02:08 AM PST

Sërish Policia e Kosovës ka intervenuar në fshatin Likoc të Skenderajt, për bastisjen e një lokali, pasi në të organizoheshin lojëra të fatit, shkruan Drenica Press.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës në një raport të saj, thuhet se: Gjatë kontrollit në një lokal janë takuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë duke zhvilluar lojëra të fatit. Si prova materiale janë sekuestruar  katër TV, një shtëpizë, një tastierë dhe një printer kompjuteri. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt./DRENICA PRESS/

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në spitalet e Kosovës

Posted: 26 Jan 2022 01:54 AM PST

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur raportin e fundit në lidhje me të hospitalizuarit, që janë të prekur me COVID-19.

Sipas ShSKUK në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme po trajtohen 167 pacientë, prej tyre 132 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 35 të tjerë post-COVID-19.

Po ashtu me oksigjeno-terapi janë 86 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë dy pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 57 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-COVID

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë

Spitali i Prizrenit, 6 pacientë

Spitali i Pejës,10 pacientë

Spitali i Gjakovës,15 pacientë

Spitalit Mitrovicës,10 pacientë

Spitali i Ferizajt, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit,10 pacientë./GazetaSinjali/

Lajm i rëndësishëm për njohjen e patentë shoferëve shqiptarë në Gjermani

Posted: 26 Jan 2022 01:52 AM PST

Në rend ditë në mbledhjen e Këshillit Federal të Gjermanisë pritet të jetë njohja e patentë shoferëve shqiptarë të cilët jetojnë në Gjermani.

Kjo u bë e ditur nga politikani shqiptar në Gjermani, Besnik Kelmendi i cili është edhe anëtar i CDU-së në qytetin Essen.

"Ashtu siç ju kam informuar më 6 Janar 2022, mund t'jua them me siguri të plotë se sot zyrtarisht futet në rend ditë për seancën e ardhshme të Bundesratit, më 11 Shkurt 2022 çështja e patentave të shoferëve. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë bashkëkombësit tanë që jetojnë apo që pretendojnë të zhvendosën në Gjermani", ka shkruar Kelmendi në një postim Facebook.

Nga Transparency International: Këto janë arsyet e progresit të Kosovës në luftimin e korrupsionit

Posted: 26 Jan 2022 01:49 AM PST

Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u vlerësuar me 39 pikë, tri më shumë sesa vitin e kaluar, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International. Një vit më parë Kosova kishte 36 pikë.

Për arsyet pse Kosova ka shënuar progres në rënditje për luftë kundër korrupsionit, është deklaruar Lidija Prokiç, drejtoreshë e departamentit të Evropës Lindore dhe Juglindore në Transparency International.

Sipas saj, rol në këtë ka pasur dorëzimi paqësor i pushtetit në dy zgjedhjet e zhvilluara brenda një kohe shumë të shkurtër.

Tjetër faktor thotë të jetë edhe fakti që Kosova ishte një nga vendet e rralla në Evropë, ku parlamenti mbeti tërësisht funksional gjatë pandemisë.

"Kosova ka bërë përparim pas shumë vitesh qëndrimi në vend ose përkeqësimi. Tani ajo është ngjitur me tre pikë në indeks, pra, ka 38 pikë. Mendojmë se ka luajtur rol pozitiv përmirësimi në fushën e demokracisë, pra, fakti që Kosova ka pasur një dorëzim paqësor të pushtetit në dy zgjedhje të zhvilluara brenda një kohe shumë të shkurtër".

"Një tjetër element shumë pozitiv në rastin e Kosovës ishte fakti që Kosova ishte një nga vendet e rralla në Evropë, ku parlamenti mbeti tërësisht funksional gjatë pandemisë. Është e rëndësishme që institucionet ta ruajnë pavarësinë edhe në kohë krize. Kosova e rriti në këtë mënyrë besimin e popullit në vendimet e marra në krizën e pandemisë", ka deklaruar Prokiç për DW.

Ndryshe, nga vendet e rajonit, përparim ka shënuar edhe Maqedonia e Veriut, e cila ka 39 pikë, katër më shumë sesa vitin e kaluar.

Shqipëria ka 35 pikë – një më pak sesa një vit më parë. Bosnje-Hercevogina ka po ashtu 35 pikë, por nuk ka ndërruar pozitë. Serbia nuk ka ndërruar pozitë po ashtu me vitin e kaluar. Ka sërish 38 pikë. Mali i Zi qëndron më së miri në rajon sa i përket luftës kundër korrupsionit me 46 pikë, një më shumë sesa vitin e kaluar.

Sipas Organizatës Transperency International, vendet që shkelin liritë civile shënojnë vazhdimisht rezultate më të ulëta në Indeks.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more