Skip to main content

Psikologia Mehmeti: Covid-19 shtoi pasigurinë për jetën, ankthin, stresin dhe konfliktet në familje

Psikologia Mehmeti: Covid-19 shtoi pasigurinë për jetën, ankthin, stresin dhe konfliktet në familje


Psikologia Mehmeti: Covid-19 shtoi pasigurinë për jetën, ankthin, stresin dhe konfliktet në familje

Posted: 22 Jan 2021 07:41 AM PST

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka theksuar se koronavirusi i ri (COVID-19) nuk ndikon vetëm në aspektin fizik në shëndetin e njeriut, por edhe psikologjik. Ai u bëri thirrje qeverive që të rrisin dhe financojnë shërbimet e shëndetit mendor në luftën kundër pandemisë. Një ndikim shumë të madh pandemia pati edhe në vendin tonë. Aktualisht në Shqipëri kemi 69,916 raste pozitive, 26,194 raste aktive dhe 1296 humbje jete. Edhe pse ka një ulje të numrit të të infektuarve me covid-19 në ditë, krahasimisht me muajin dhjetor, sërish shifrat janë shqetësuese.

Pademia ka shtuar pasigurinë në jetën e njerëzve, ka shtuar ankthin, stresin, konfliktet në famije. Kjo pohohet edhe nga psikologia Ada Mehmeti në një intervistë për gazetën "Shëndet plus".

Si po ndikon Covid-19 në shëndetin mendor të njerëzve?

Covid-19 po bën thuajse një vit në jetën tonë. Kjo periudhë ndikoi në sjelljet tona dhe doemos edhe shëndeti mendor u prek. Në punën tonë vërejmë që njerëzit kanë një tendencë më të shtuar për të pasur një pasiguri për jetën e tyre, sa më shumë pasiguri të kemi për jetën tonë aq më shumë na shtohet ankthi, stresi, konfliktet në familje. Shumë persona për shkak të pandemisë humbën punën dhe kjo lë pasoja në shëndetin tyre mendor. Të gjithë këto faktorë çojnë në përkeqësimin e shëndetit mendor.

Cila grup moshë është më e rënduar apo e prekur psikologjikisht nga kjo situatë?

Statistikisht nuk mund të them se cila moshë është më e rënduar. Por, mund të them që më të ndikuar janë personat që kanë patur prirje të mëparshme për depresion, ankth etj.

Gjithashtu, situata ka ndikuar edhe në psikologjinë e personave me sëmundje të tjera shoqëruse. Kjo për shkak se, një person që vuan nga një sëmundje, mendon se ai/ajo ka më shumë prirje/mundësi për të humbur jetën nga virusi dhe për rrjedhojë i shton ankth dhe stres.

Një person i cili ka ankth, ai i shtohet edhe më shumë (pra, ankthi) në momentin që ka një kërcënim jete përreth tij.

Si ka ndikuar covid-19 tek personat që vuajnë nga depresioni, a ka patur tentiva për ti bërë keq vetes?

Po! Tek personat të cilët kanë patur prirje për probleme të shëndetit mendor përpara pandemisë, COVID-19 ka ndikuar që të tentojnë për të lënduar veten. Kjo prirje ka qenë aty edhe më para por COVID-19 dhe të gjithë problematikat që e rrethojnë individin e nxitën atë drejt akteve të tilla./ Desara Çela

 

Numri i ulët i vaksinave, Evropa i drejtohet vaksinës ruse Sputnik V

Posted: 22 Jan 2021 05:32 AM PST

Fushata e vaksinimit kërkon kohë, për shkak të mutacioneve të shfaqura dhe administrimit të vogël të dozave të vaksinave.  Kjo është arsyeja pse vendi po i drejtohet gjithnjë e më shumë vaksinës Ruse Sputnik V, për të luftuar Koronavirusin. Pandemia kështu shkatërron barrierat ideologjike dhe paragjykimet. Ajo që vlen këtu janë mjetet që do të na çojnë shpejt në imunitetin e njerëzve, një parakusht për rigjallërimin e ekonomisë. Nëse Moska ka zhvilluar një produkt të mirë dhe është në gjendje ta eksportojë atë, pse nuk duhet ta blejmë atë?

Ekzistojnë dy supozime: Së pari, komisioneri i urgjencave, Domenico Arcuri, tha që shpërndarja e vaksinave Pfizer do të bjerë me 20% javën e ardhshme dhe nëse dozat e disponueshme bien atëherë kërkimi i kandidatëve të tjerë është një domozdoshmëri.

Pika e dytë: në Ballkanin perëndimor në veçanti në Serbi ka filluar përdorimi i tre vaksinave ajo e PfizerBioNTech, Sputnik V dhe Kinez Sinopharm.

Një telefonatë midis Angela Merkel dhe presidentit rus, Vladimir Putin, ka hapur skenarë të rinj. Kancelarja gjermane në të vërtetë ka shprehur “gatishmërinë për të bashkëpunuar në shkallë të gjerë për vaksinën ruse”, nëse kjo miratohet nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Ndërkohë Moska ka kërkuar  nga organit rregullator i barnave dritën jeshile. Unë fola me presidentin rus për vaksinën Sputnik V – specifikoi Merkel në konferencën për shtyp – dhe i thashë atij se nëse duam të bashkëpunojmë , pavarësisht nga ndryshimet politike, ne mund ta bëjmë atë në fushën humanitare gjatë pandemisë “.

Pfizer dhe doza të vonuara

Këtë javë kishte vonesa në shpërndarjen e dozave të vaksinave Pfizer të destinuara për në Evropë, por nga java tjetër, një zëdhënës i Komisionit nga Brukseli siguron  se furnizimet do të kthehen në 100% dhe hendeku do të rikuperohet në fund të shkurtit . Faktori i kohës në shpërndarjen e vaksinave është çështja numër një në tryezën e udhëheqësve evropianë. Rajonet po organizohen në mënyrë që të rishpërndajnë vaksinat sipas përparësive të reja, me qëllim të solidaritetit.

Kaosi  Astrazeneca 

Të gjithë sytë e Evropianëve janë drejtuar nga selia e Ema-s në Amsterdam nga ku pritet autorizimi për përdorim i vaksinës së AstraZeneca. Nëse kjo do të miratohej duke parashikuar datën e planifikuar, do të ishte një pikë kthese thelbësore.

“Ka dy gjëra që mund të bëjmë – përmbledh Arcuri në përfundim – të gëzojmë për një rritje të vëllimit të vaksinave në dispozicion dhe të presim me padurim konkluzionet e Emës më 29 janar mbi vaksinën Astrazeneca dhe më pas të mbrohemi “.

Serum në vend të vaksinës, gabimi në një spital në Itali

Posted: 22 Jan 2021 03:30 AM PST

Disa punonjës të shëndetësisë në Itali morën gabimisht solucion fiziologjik (serum) në vend të vaksinës anti-Covid, Pfizer. Sipas asaj që shkruan TgCom24, ngjarja ndodhi në spitalin e Rovereto, në Trento. Problemi më i madh në këtë incident është fakti se nuk dihet se cilët janë mjekët e infermierët që kanë marrë vaksinën dhe cilët kanë marrë serumin. Për këtë arsye, ata do të duhet t'i nënshtrohen testit serologjik.

Sipas mediave fqinje, dyshohet se serumin e kanë marrë rreth 6 persona. Megjithatë autoritetet u detyruan që të thërrisnin të gjithë të vaksinuarit e ditës kur ndodhi incidenti në fjalë, që janë me qindra, në mënyrë që të gjithë të bëjnë testin serologjik. Nëpërmjet këtij testi do të jetë e mundur për të zbuluar me siguri se kush ka marrë vaksinën, e kush ka marrë solucionin fiziologjik.

Dyshohet se gabimi në fjalë ka ndodhur më 15 Janar, por nuk është e qartë nëse është përsëritur edhe herë të tjera. Mbetet e paqartë sesi është bërë një gabim i tillë. Mediat italiane thonë se tentuan që të merrnin më shumë informacion nga autoritetet përgjegjëse për vaksinimin e stafit mjekësor, por nuk ka ende një përgjigje./tvklan.al

Pasaportë vaksinimi për udhëtime? Manastirliu: Dokumenti do të merret në e-Albania

Posted: 22 Jan 2021 03:24 AM PST

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se ata persona që do të vaksinohen kundër koronavirusit Covid-19, do të marrin një dokument të lëshuar nga portali qeveritar e-Albania, që do të mund të shërbejë si një "pasaportë udhëtimi" jashtë vendit.

E ftuar në emisionin Opinion, ministrja Manastirliu u pyet nga kryeredaktori i departamentit të lajmeve të Tv Klan, Fatos Hakorja, nëse do të ketë rrezik falsifikimi ky dokument, dhe deklaroi se çdo qytetar do të ketë kodin unik të skanuar.

Fatos Hakorja: Ne do të pajisemi me ndonjë dokument për udhëtim?

Ministrja Manastirliu: Po, ne kemi planifikuar dhe e kemi gati që nëpërmjet e-Albania të merret formati i vaksinimit. Pra që ke kryer vaksinimin në dozën e parë.

Blendi Fevziu: Dhe ky do të shërbejë për udhëtimet jashtë?

Fatos Hakorja: Çfarë dokumenti do të marrim zonja ministre, se mund të jetë një dokument lehtësisht i falsifikueshëm?

Ministrja Manastirliu: Do të merret nëpërmjet një kodi të skanuar nëpërmjet e-Albania.

/tvklan.al

33 persona vdiqën pasi morën vaksinën e Pfizer, Norvegjia mbyll hetimet: Ja çfarë u zbulua

Posted: 22 Jan 2021 03:15 AM PST

Lajmet e para nga Norvegjia pushtuan faqet e para teksa e gjithë bota është e vëmendshme për efekte të mundshme anësore nga vaksinat. Deri të premten, Norvegjia kishte përdorur vetëm vaksinat Pfizer e Biontech dhe kompanitë tani po bashkëpunojnë me vendin nordik për shkaqet e vdekjeve. Raporti i parë evropian për sigurinë e vaksinës Pfizer-BioNTech pritet të publikohet në fund të janarit.

'Të gjithe këta pacientë kishin sëmundje të tjera të rënda', tha Madesn. 'Nuk mund të themi që njerëzit vdesin nga vaksina. Mund të themi që ishte koincidencë. Është e vështirë të provohet se vaksina ishte shkaku direkt'.

Norvegjia u ka dhënë dozën e parë rreth 42 mijë personave, duke u përqendruar tek ata që shihen si më të rrezikuar nëse bien në kontakt me virusin, përfshirë të moshuarit. Madsen thotë se është e mundur që efektet anësore të imunizimit munden në disa raste të rëndojnë sëmundjen serioze që ekziston te pacientët. Ai shton se Norvegjia ka vaksinuar tashmë pak a shumë të gjithë pacientët e azileve dhe fatalitetet e raportuara janë 'mjaft poshtë 1 në 1000'.

Ai nuk pret rezultatet të ndryshme nga vaksina tjetër, Moderna, e cila u prezantua në Norvegji të premten. Ashtu si Pfizer-BioNTech, ajo përdor teknologjinë e lajmëtarit RNA që mëson qelizat e trupit të luftojnë infeksionin./faxweb

Rreth 6 mijë vdekje shtesë në 2020-n, pesë herë më shumë se raportimet zyrtare për fatalitetet në spitalet Covid

Posted: 22 Jan 2021 02:16 AM PST

Pandemia e Covid-19 ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e vdekshmërisë në vend, duke e çuar në rekorde historike të larta.

Në vitin 2020 kanë humbur jetën në vend rreth 28 mijë persona, sipas të dhënave zyrtare që "Monitor" ka siguruar pas një kërkese për informacion drejtuar Drejtorisë së Gjendjes Civile.

Në krahasim me vitin 2019 dhe me mesataren e periudhës 2015-2019 (rreth 22 mijë), janë rreth 6 mijë jetë të humbura më shumë, me rritje prej 28%, duke shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 1990, kur INSTAT raporton të dhënat.

Historikisht në vend janë shënuar midis 20-22 mijë vdekje në vit, ndërsa kapërcimi në 2020-n është shumë i fortë siç duket edhe nga grafiku "Numri i vdekjeve në vite, 1990-2020".

Një tendencë e tillë në fakt është vënë re në pothuajse gjithë botën, sidomos në Europë, ku shtesa e vdekjeve në 2020-n ka qenë shumë më e lartë se mesatarja e pesë viteve të kaluara. Në disa pjesë të Europës, si në Itali, Spanjë vdekjet ishin jashtëzakonisht të larta, krahasuar me vdekshmërinë mesatare të viteve të mëparshme, sipas Eurostat, e lidhur me pasojat e pandemisë së Covid-19. Edhe në nëntor, në disa shtete janë shënuar deri në dyfishim të vdekjeve, me bazë vjetore, p.sh. +91% në Sloveni, apo +97% në Poloni, sipas Eurostat.

Lexo edhe këtë: Mars – tetor 2020, rreth 300 mijë vdekje më shumë në BE nga Covid-19, raporton Eurostat

Shtesa e vdekjeve mbi pesë herë më e lartë se raportimet zyrtare të fataliteteve në spitalet Covid

Zyrtarisht, deri më fund të vitit 2020, numri i vdekjeve zyrtare të raportuara nga Covid-19 nga Ministria e Shëndetësisë (me rastin e parë të deklaruar në mars) ishte 1,181, ose pesë herë më e ulët se shtesa e vdekjeve në të njëjtën periudhë.

Si shpjegohet kjo rritje e fortë e vdekjeve shtesë në 2020-n?

Faktori i vetëm i ri, që mund të shpjegojë shtimin e ndjeshëm të vdekjeve, është pandemia, ashtu si në të gjithë Europën. Në raportimet zyrtare jepen vetëm vdekjet në spitale, që ishin të konfirmuar me tampon, ndërkohë që ka të tjerë, që edhe pse mund të kenë humbur jetën nga Covid-19, nuk janë të raportuar të tillë, pasi nuk kishin konfirmin me tampon.

Ka dhe shumë raste të vdekjeve në Turqi, apo të tjerë që kanë humbur jetën në shtëpi, apo që Covid-19 u ka dëmtuar organizmin dhe kanë pasur arsye të dukshme sëmundjen e qarkullimit të gjakut (zemra apo tensioni p.sh), apo dhe persona që mund të kenë humbur jetën pasi kanë kaluar Covid-19 për shkak të dëmeve që ka pësuar organizimi i tyre.

Tendencën e rritjes së vdekjeve si arsye e epidemisë së koronavirusit e konfirmoi me heret gjatë nëntorit dhe Alban Ylli, eksperti i Institutit të Shëndetit Publik. "Arsyeja kryesore e rritjes së vdekjeve është Covid. Tipike si në gjithë vendet e tjera", ka pohuar ai për "Monitor".

"Është një fenomen mbarëbotëror", pohon ai. "Nga Italia në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga ShBA në Indonezi, në momentet e valëve të Covid ka pasur vdekje të shtuara, kryesisht të moshuarit, që vdesin në shtëpi dhe të raportuar me shkaqe të tjera (si p.sh., qarkullimi i gjakut etj.)".

Rritja e vdekjeve kulmoi në tremujorin e fundit, pothuajse dyfishim

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, që i ka publikuar të dhënat deri në fund të tremujorit të tretë dhe Drejtorisë së Gjendjes Civile, vdekshmëria në vend është rritur në tremujorin e tretë, për të kulmuar në të katërtin, kur vendi përjetoi periudhën më të keqe të pandemisë, që çoi në mbingarkesë të spitaleve infekktive, teksa ambulancat filluan të prisnin në radhë.Në 6 mujorin e parë të vitit 2020, vdekjet ishin rreth 3.5% më të ulëta në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, periudhë që përkon me karantinën e fortë që frenoi valën e parë të përhapjes së pandemisë në vend. Pas lehtësimit të kufizimeve, në tremujorin e tretë vdekjet filluan të rriteshin. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në tremujorin e tretë, jetët e humbura u rritën me 26% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave paraprake, teksa pandemia kulmoi në tremujorin e fundit, sidomos në nëntor-dhjetor, vdekjet janë rritur ndjeshëm, me rreth 96% në krahasim me tetor-dhjetor 2019, me pothuajse dyfishim, duke arritur në rreth 10 mijë, që është gati sa gjysma e vdekjeve vjetore në vitet e zakonshme. (shih grafikun: Dyfishohen jetët e humbura në tremujorin e fundit 2020/Vdekjet sipas tremujorëve).

Deri në 21 janar, Shqipëria raportonte rreth 415 vjedje nga Covid-19 për 1 milionë banorë, duke u renditur në vendin e 57 në botë, për humbjet njerëzore nga pandemia, sipas Worldometers. Nëse merret në konsideratë shtesa e vdekjeve në 2020-n, në raport me mesatares 5 vjeçare, atëhere ky tregues arrin në 2,150. Por gjithsesi, krahasimi me shtetet e tjera mund të bëhet vetëm pasi të publikohen të dhënat finale, pasi në të gjitha vendet, shtesa e vdekjeve ka qenë më e lartë sesa raportimet nga Covid-19.

Shkaqet kryesore të vdekjeve në vend, Covid-19 mund të renditet i dyti

Në vitin 2019, në vend humbën jetën rreth 22 mijë persona, ose rreth 60 persona në ditë, sipas INSTAT.

Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut (zemra, tensioni) është grup-sëmundja që shkakton më shumë vdekje, me 53% të totalit në 2019-n, ose 30 persona në ditë. (grafiku: Vdekjet sipas grupsëmundjeve).

Tumoret ishin deri tani sëmundja më e dytë vrasëse, rreth 3500 persona, ose me 16% të totalit, ose rreth 10 persona në ditë.

Por, për 2020-n, Covid-19 mund të rezultojë shkaktari i dytë i vdekjeve në vend në 2020-n, pas sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, me rreth 21% të totalit, bazuar në të dhënat paraprake të vdekjeve totale dhe shtesës vjetore.

Për herë të parë në histori, shtesa natyrore mund të shkojë drejt zeros, ose negative

Rritja e moshës mesatare të popullsisë, niveli i lartë i emigracionit, zvogëlimi i familjeve dhe rënia e fertilitetit (aktualisht rreth 1.35 lindje për grua, ndër më të ulëtat në Europë) kanë bërë që shtesa natyrore e popullsisë (diferenca mes lindjeve e vdekjeve) të vijë drejt zvogëlimit dekadat e fundit. Në vitin 2019, sipas INSTAT kishte rreth 28.6 mijë lindje dhe rreth 22 mijë vdekje.

Shtesa natyrore ishte rreth 6,600 persona, më e ulëta që nga viti 1990, kur ky tregues ishte rreth 10 herë më i lartë, ose 64 mijë persona. Ndërsa në 2019-n, për shkak të rritjes së ndjeshme të vdekshmërisë dhe tendencës rënëse të lindjeve (për 9 mujorin lindjet ranë me 5%), për herë të parë në histori pritet që shtesa natyrore mund të shkojë drejt zeros, ose negative./O.Liperi / Monitor

Pasojat e rënda te fëmijët nga pandemia

Posted: 22 Jan 2021 12:48 AM PST

Patologjitë më të shpeshta neurologjike nuk prekin vetëm të rriturit por edhe fëmijët. Disa patologji bien në pah që në vegjeli për t’u diagnostikuar. Mund të përmendim, epilepsinë e cila mbetet sëmundja kryesore neurologjike e cila prek fëmijët. Epilepsia është përcaktuar si dy ose më shumë kriza konvulsive të paprovokuara.

Në një intervistë për gazetën "Shëndet Plus" mjeku neuro-pediatër Armand Shehu tregon më shumë rreth këtyre patologjive tek fëmijë, duke u ndalur veçanërisht tek ndikimi i pandemisë Covid-19.

Referuar statistikave por edhe praktikës suaj të përditshme, a mund të themi që ka një shtim të numrit të fëmijëve me epilepsi vitet e fundit?

Kemi shtim të rasteve dhe është një trend në rritje. Mund të ketë dhe shkaqe rrethanore. Një shkak është përdorimi i mjeteve elektronike, dritat e forta të cilat provokojnë kriza konvulsive dhe mund të shpërthejë një epilepsi. Lodhja, pagjumësia, stresi janë disa faktorë. Periudha e pandemisë ka krijuar një stres të madh. Pandemia ka rritur mundësinë që fëmijët të harxhojnë më shumë kohë dhe më shumë kontakt me pajisjet teknologjike dhe tejkalimi i masës sjell pasoja.

A kemi pasur fëmijë me probleme neurologjike por që janë infektuar me COVID-19?

Po. Shtatë raste me post- COVID-19 të cilët kanë kaluar edhe në encefalite autoimmune, e cila është një sëmundje goxha e rëndë.  Kjo është sëmundje akute e cila ka patur një provokim nga COVID-19. Covid-19 një prej komplikacioneve ku veç mushkërive prek dhe trurin. Këto fëmijë janë trajtuar në klinikën e pediatrisë. Janë në gjendje të mirë shëndetësore./Desara Çela

Këshilla natyrale për lëkurën: Ja përbërësit natyral që ju ndihmojnë të hiqni pikat e zeza

Posted: 22 Jan 2021 12:13 AM PST

Pikat e zeza shfaqen në fytyrë kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumi i akumuluar në poret e saj, bashkëveprojnë me oksigjenin në ajër duke formuar kështu disa pika karakteristike me ngjyrë të errët.

Duket sikur çdo gjë që bëni është e kotë pasi ato as që kanë ndërmend të zhduken ndonjëherë.Për këtë arsye ju sjellim katër receta fantastike që eleminojnë pikat e zeza, qelizat e vdekura të lëkurës dhe pikate bardha yndyrore, duke i dhënë fytyrës suaj, freskinë e munguar prej kohësh. 

Maska me vazelinë këshillohet të përdoret pas dushit  pasi uji i ngrohtë do të ketë hapur mjaftueshëm poret e fytyrës.Lyeni zonat ku keni pika të zeza, si për shembull hunda, me vazelinë dhe mbështilleni këtë pjesë me qese kuzhine. Vendosni sipër një peshqir të ngrohtë dhe lëreni të veprojë për pak minuta.

Në fund hiqni qesen dhe masazhoni hundën ose mjekrën. Do të habiteni kur të shihni se si dalin pikat e zeza.

Kjo tenikë e thjeshtë do t'ju kursejë kohë dhe para nga trajtimet e shtrenjta për eleminimin e pikave të zeza. Prisni një limon përgjysmë dhe hidhni mbi të mjaltë natyral dhe sheqer kaf.

Sigurisht  që porcionet duhet të jenë relativisht të vogla aq sa të qëndrojnë mbi sipërfaqen e limonit. Më pas fërkoni fytyrën.

Ushtroni pak më shumë forcë në zonat ku keni pika të zeza si për shembull balli, hunda dhe mjekra. Lani fytyrën me ujë të vakët dhe mos përdorni krem hidratues pasi limoni mund t'ua ketë tharë paska. Përdoreni këtë trajtim një herë në javë.

Shtoni në frulator 1 lugë gjelle  tërshërë normale, 2 lugë çaji vaj ulliri, 2 lugë çaji mjaltë dhe 2 të tjera me kos natyral.

Përzieni të katër ingredientët derisa të shkriheni plotësisht dhe të lidhen me njëri-tjetrin duke formuar një lloj brumi.

Më pas merreni në dorë ose aplikojeni në fytyrë me anë të një furçe. Lëreni të veprojë dy minutat e para duke e masazhuar dhe më pas do të ndieni një lloj shtrëngimi të lehtë.

Lajeni me kujdes duke përdorur ujë të vakët. Kjo maskë heq pikat e bardha yndyrore nga fytyra juaj.

Shtoni në një enë të vogël një lugë çaji miell tërshëre dhe një lugë çaji kanellë.

Përzieni të dy përbërësit bashkë derisa të formohet një masë  e trashë kremoze. Vendoseni në fytyrë dhe masazhojeni butësisht me lëvizje rrethore  për 3-5 minuta.

Ky scrub natyal heq qelizat e vdekura dhe pikat e zeza yndyrore nga fytyra juaj. Lani fytyrën me ujë të ftohtë dhe aplikoni kremin hidratue

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more