Skip to main content

“Dega e LDK-së në Istog propozon tre emra për deputetë” plus 9 more Ekonomia Online

“Dega e LDK-së në Istog propozon tre emra për deputetë” plus 9 more Ekonomia Online


Dega e LDK-së në Istog propozon tre emra për deputetë

Posted: 13 Jan 2021 10:42 AM PST

Sot në mbledhjen e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës- Dega në Istog, të kryesuar nga kryetari Haki Rugova u nominuan kandidat për Deputet nga Dega e Istogut. Dega e LDK-së në Istog ka nominuar Ilir Ferati, Besart Dreshaj dhe Shkëmb Manaj. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 14 shkurt.

Source

Eksperti për Ballkanin: Koha që t’i jepet ultimatum Serbisë në raport me Kosovën

Posted: 13 Jan 2021 10:34 AM PST

Ish-këshilltari i lartë i DASH-it dhe njohësi i rrethanave në Ballkan, David Philips në një intervistë për RTV Dukagjinin ka thënë se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë po zvarritet dhe sipas tij ka ardhur koha që shtetet e perëndimit t'i japin ultimatum Serbisë për finalizimin e marrëveshjes më Kosovën. David Philips thotë se dialogut i mungon qartësia.

Source

Qeveria e Italisë në krizë, Renzi tërheq dy ministra

Posted: 13 Jan 2021 10:18 AM PST

Fati i qeverisë italiane është në fije të perit këtë javë në mesin e një përballjeje mes kryeministrit Giuseppe Conte dhe aleatit të tij në koalicion, dhe ish-kryeministrit Matteo Renzi. Renzi ka tërhequr dy ministra nga kabineti i Giussepe Contes. Matteo Renzi ka njoftuar vendimin për të hequr ministrat Bellanova dhe Bonetti nga qeveria duke shpjeguar:

Source

Nedim Bajrami i shënon gol të bukur Napolit

Posted: 13 Jan 2021 10:09 AM PST

Nedim Bajrami i ka shënuar gol të bukur Napolit në Kupën e Italisë, në fazën e 1/8 së finales në stadiumin "Diego Armando Maradona". Ai e realizoi golin e barazimit për Empolin në minutën e 33-të, pas topit të marrë nga Matos. Bajrami është mesfushor me tipare sulmuese, derisa luan me të rinjtë e Zvicrës. Rezultati në takimin Napoli – Empoli pas 45 minutash lojë është 2:1.

Source

Mimoza Sllamniku ka probleme me veshkat dhe kurimi i kushton 30 mijë euro – kërkon ndihmën e njerëzve vullnetmirë

Posted: 13 Jan 2021 10:03 AM PST

Mimoza Sllamniku, 28-vjeçarja nënë e dy fëmijëve 2 dhe 4 vjeç ka nevojë për ndihmën e njerëzve vullnetmirë. Ajo vuan nga dëmtimi i veshkave dhe si pasojë e kësaj tashmë është edhe në dializë. Në pamundësi për të siguruar veshkën ne përshtatshme dhe koston prej rreth 30 mijë eurove për transplant, familja është e detyruar të kërkojë ndihmë nga njerëzit bamirës. Familja iu është mirënjohës të gjithë...

Source

S4MM publikon këngën e re “Tradhtare”

Posted: 13 Jan 2021 09:54 AM PST

Reperi i njohur nga Tetova, S4MM, të mërkurën ka publikuar projektin e ri muzikor. "Tradhtare" mban titullin kënga e re e tij, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale. Tekstin e ka shkruar vet artisti, ndërsa për producimin është përkujdesur Don Gima. Producent ekzekutiv i këngës është Enis Bafti, kurse videoja i është besuar Alvision.Lexo po ashtu Projekti tashmë gjendet i plotë në kanalin...

Source

OBSh-ja: Viti i dytë i pandemisë mund të jetë “më i ashpër”

Posted: 13 Jan 2021 09:48 AM PST

Viti i dytë i pandemisë së Coronavirusit mund të jetë më i ashpër sesa i pari, marrë parasysh si po përhapet ky virus, sidomos në hemisferën veriore, përfshirë qarkullimin e varianteve të reja, ka thënë të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë. "Viti i dytë i pandemisë mund të jetë edhe më i vështirë, teksa shohim dinamikën e përhapjes", ka thënë Mike Ryan nga OBSH...

Source

Rreth 1500 aplikime nga diaspora pranoi KQZ deri pasditen e sotme

Posted: 13 Jan 2021 09:42 AM PST

Rreth 1500 aplikime deri pasditen e sotme, ka pranuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga qytetarë jashtë Kosovës, për t'u regjistruar si votues të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Zëdhënsi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë për Info Magazine të Klan Kosovës, se kjo shifër, nuk është finale pasi kohë pas kohe pranojnë aplikime nga diaspora. "Para pak orëve, në ora 16:00 patëm një mbledhje si KQZ dhe u bënë...

Source

Vaksinimi vlerësohet i nevojshëm edhe për personat që e kaluan COVID-19

Posted: 13 Jan 2021 09:37 AM PST

Teksa një pjesë e botës ka filluar procesin e vaksinimit të qytetarëve me kurat e zhvilluara kundër COVID-19, duke u vënë prioritet punëtorëve shëndetësorë dhe shtresave më të rrezikuara, një pyetje specifike po shtrohet përherë e më shpesh. A duhet t'i marrin dozat e vaksinave kundër COVID-19 edhe ata persona që veçse janë shëruar nga sëmundja e shkaktuar prej koronavirusit?

Source

Nis procedura për shkarkimin e Trumpit pas sulmit ndaj Kongresit

Posted: 13 Jan 2021 09:32 AM PST

Dhoma e Përfaqësuesve ka nisur seancën për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump për rolin e tij në sulmin ndaj Kongresit nga një turmë e mbështetësve të tij, ndërkohë që ndasitë në mesin e partisë republikane thellohen rreth krizës politike. Seanca e 13 janarit është iniciuar nga demokratët, që kanë shumicë në këtë trup. Artikulli për shkarkim të Trumpit – që akuzon këtë të fundit për...

Source

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more