Skip to main content

“Cristiano Ronaldo me golin ndaj Napolit bëhet golashënuesi më i mirë në histori të futbollit” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Cristiano Ronaldo me golin ndaj Napolit bëhet golashënuesi më i mirë në histori të futbollit” plus 9 more Telegrafi Futboll


Cristiano Ronaldo me golin ndaj Napolit bëhet golashënuesi më i mirë në histori të futbollit

Posted: 20 Jan 2021 03:08 PM PST

Cristiano Ronaldo të mërkurën në mbrëmje e shënoi e tij të 760-të në karrierë, pikërisht në ndeshjen e Superkupës së Italisë, duke u bërë top golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.

Ylli portugez kishte barazuar rekordin e Josef Bican me golin e shënuar për Juven në fitoren 3-1 ndaj Sassuolo më 10 janar.

Ai më pas kaloi ish sulmuesin çek në finalen e Supekupës së Italisë kundër Napolit të mërkurën në mbrëmje.

 

Ronaldo zhbllokoi rezultatin në pjesën e dytë duke shfrytëzuar maksimalisht një goditje nga këndi nga e majta dhe e drejtoi topin brenda rrjetës nga një distancë e afërt.

Ronaldo ka shënuar 84 nga 760 golat e tij me Zonjën e Vjetër.

 

Pas Ronaldos e Josef Bican është braziliani Pele me 757 gola.

 

Me 743 gola në vendin e katërt është Romario, ndërsa lojtari që mund t'i kalojë të gjithë dhe ende është aktiv me 719 gola është Lionel Messi./Telegrafi/

The post Cristiano Ronaldo me golin ndaj Napolit bëhet golashënuesi më i mirë në histori të futbollit appeared first on Telegrafi.

Ronaldo pas fitores në Superkupën e Italisë: Ky trofe na jep besim, Scudetto ende e hapur

Posted: 20 Jan 2021 02:50 PM PST

Cristiano Ronaldo shpreson që trofeu i ftuar i Superkupës së Italisë, do t'i jap besim Juventusit. 

CR7 e shënoi golin e parë dhe Alvaro Morata e vulosi fitoren prej 2-0 të Juventusit ndaj Napolit.

“Ne jemi shumë të lumtur me fitoren, ishte e vështirë, veçanërisht pasi fusha ishte e tmerrshme, por ne ia arritëm”.

“Ne treguam një qëndrim të ndryshëm pas paraqitjes së keqe kundër Interit. Kjo është e kaluara, ky është një trofe shumë i rëndësishëm dhe shpresojmë se kjo mund t'i japë ekipit më shumë besim në të ardhmen".

I pyetur se a mundet Juventusi i Andrea Pirlos të fitojë këtë vit titullin, CR7 nuk është dorëzuar.

 

"Milani dhe Interi janë shumë të fortë, por besoj se kemi atë që duhet për të fituar. Do të jetë shumë e vështirë, por besoj se Scudetto është ende e mundur", ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/

The post Ronaldo pas fitores në Superkupën e Italisë: Ky trofe na jep besim, Scudetto ende e hapur appeared first on Telegrafi.

Fulham 1-2 Man Utd, notat e lojtarëve – Shkëlqen Pogba

Posted: 20 Jan 2021 02:45 PM PST

Manchester Unitedi ka arritur të fitojë me rikthim 2-1 në udhëtim te Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Ligën Premier.

Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer ka marrë një fitore të vuajtur, por shumë të vlefshme pasi e ka rikthyer në pozitën e parë në tabelë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ademola Lookman (5') për vendasit, ndërsa për Unitedin shënuan Edinson Cavani (21') dhe Paul Pogba (65').

Manchester Unitedi fiton me rikthim te Fulhami dhe rimerr pozitën e parë në Ligën Premier Manchester Unitedi fiton me rikthim te Fulhami dhe rimerr pozitën e parë në Ligën Premier

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht mesfushori francez, Pogba, i cili u vlerësua me notë 8.3.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e vendasve, Alphonse Areola që u notua me 5.5.

Fulham:

Man Utd:

/Telegrafi/

The post Fulham 1-2 Man Utd, notat e lojtarëve – Shkëlqen Pogba appeared first on Telegrafi.

Real Madridi mposhtet nga inferiorët e Alcoyanos dhe eliminohet nga Copa del Rey

Posted: 20 Jan 2021 02:32 PM PST

Real Madridi është mposhtur në vazhdime me rezultat 2-1 nga Alcoyano në kuadër të fazës së 1/16-të dhe është eliminuar nga Copa del Rey.  

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Los Blancos, por edhe përkundër shumë rasteve arritën vetën në fund ta shënojnë një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 45-të dhe ishte mbrojtësi Eder Militao, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Marcelos.

Në pjesën e dytë, përsëri Reali ishte më i mirë duke menaxhuar lojën dhe duke krijuar raste, por vetëm vendasit gjeten golin.

Ishte lojtari Jose Solbes (80'), i cili arriti të barazojë shifrat në 1-1 dhe përkundër disa rasteve të mëvonshme të Realit, shifrat nuk u ndryshuan dhe ekipet shkuan në vazhdime.

Në vazhdime pritej një fitore e Mbretëve, por edhe përkundër rasteve të shumta dhe një lojtari më shumë, ndodhi e kundërta.

Alcoyano arriti të gjej golin me anë të Juanan Casanova (115'), i cili shënoi për 2-1 dhe ky doli të ishte gol i fitores.

Me këtë fitore, klubi inferior i Alcoyano arrin të kalojë në fazën e 1/8-tës në Copa del Rey. /Telegrafi/

 

The post Real Madridi mposhtet nga inferiorët e Alcoyanos dhe eliminohet nga Copa del Rey appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Juventus 2-0 Napoli: Cuadrado yll i Superkupës

Posted: 20 Jan 2021 02:19 PM PST

Juventusi ka fituar Superkupën e Italisë, duke e mposhtur Napolin me rezultat 2-0.

Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata i kanë shënuar golat në këtë ndeshje.

Juan Cuadrado që sapo mposhti COVID-19 u kthye të luajë dhe ishte më i miri në fushë me notën 8.6.

 

Pas tij portugezi Ronaldo doli të jetë më i miri me 7.9.

Lojtari më i dobët i takimit ishte Lorenzo Insigne, që goditi penalltinë jashtë portës .

Notat e lojtarëve të Juventusit

Notat e lojtarëve të Napolit

 /Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve, Juventus 2-0 Napoli: Cuadrado yll i Superkupës appeared first on Telegrafi.

Manchester Unitedi fiton me rikthim te Fulhami dhe rimerr pozitën e parë në Ligën Premier

Posted: 20 Jan 2021 02:10 PM PST

Manchester Unitedi ka arritur të fitojë me rikthim 2-1 në udhëtim te Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Ligën Premier.

Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer ka marrë një fitore të vuajtur, por shumë të vlefshme pasi e ka rikthyer në pozitën e parë në tabelë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, ku të dyja skuadrat patën rastet e veta dhe arritën të shënojnë nga një gol.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm pesë minutave lojë dhe ishte Ademola Lookman, i cili shënoi për 1-0.

Unitedi arriti të kthehet në lojë në minutën e 21-të me anë të Edinson Cavanit që shënoi për 1-1 dhe çoi skuadrat në pushim me barazim.

Në pjesën e dytë, Djajtë e Kuq ishin për një nuancë më të mirë dhe pas disa rasteve të krijuara arritën të gjejnë golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 65-të dhe erdhi nga Paul Pogba, i cili shënoi një supergol për 1-2 dhe pas shumë rasteve tjera pas këtij goli shifrat mbeten të pandryshuara dhe Unitedi mori në fund tri pikë të vlefshme.

Pas kësaj fitore, Unitedi rikthen pozitën e parë me 40 pikë apo dy më shumë se Manchester City i dyti me një ndeshje më pak, ndërsa Fulhami zë vendin e 18-të me 12 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Djajtë e Kuq e presin Sheffield Unitedin, ndërsa Fulhami udhëton te Brightoni. /Telegrafi/

 

 

 

The post Manchester Unitedi fiton me rikthim te Fulhami dhe rimerr pozitën e parë në Ligën Premier appeared first on Telegrafi.

Juventusi mposht Napolin, fiton Superkupën e Italisë me golat e Ronaldos e Moratas

Posted: 20 Jan 2021 01:59 PM PST

Juventusi ka fituar Superkupën e Italisë, duke e mposhtur Napolin me rezultat 2-0.

Ndeshja e zhvilluar në "Mapei Stadium", doli të jetë e qetë me aksione të menduara gjatë nga të dy ekipet.

Pjesa e parë nuk solli shumë mes fituesit të Scudettos dhe atyre të Kupës së Italisë.

Napoli rrezikoi me Hirving Lozanon në minutën e 29-të, ndërsa Juventusi me Ronaldo pesë minuta nga fundi i kësaj pjesëloje, por pa sukses.

Pjesa e dytë doli të jetë më e mirë, ku Juventusi kishte më nga loja.

Zonja e Vjtër ka kaluar në epërsi në minutën e 64-të, kur nga një harkim në zonë, topi i ndal te këmbët e Critiano Ronaldos që shënoi nga afërsia për 1-0.

 

Ndeshja u ndezë në minutën e 78-të kur Napoli fitoi penallti me Dries Mertens që u ndal në zonë.

Nga pika e bardhë nuk ishte i saktë Lorenzo Insigne, që goditi jashtë portës.

 

Krejt në fund Juventusi shënoi edhe një herë e një kundërsulm të shpejt, ku Juan Cuadrao asistoi te Alavaro Morata që shënoi për 2-0.

 

Juveentusi e fiton Superkupën për herë të nëntë në histori të klubit.

/Telegrafi/

The post Juventusi mposht Napolin, fiton Superkupën e Italisë me golat e Ronaldos e Moratas appeared first on Telegrafi.

Augsburg 0-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Posted: 20 Jan 2021 01:40 PM PST

Bayern Munichu ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndeshjen e tyre në udhëtim te Augsburgu në kuadër të javës së 17-të në Bundesliga.

Bavarezët kanë vazhduar serinë pozitive në kampionat duke marrë fitoren e radhës dhe duke ruajtur distancën me ndjekësin më të afër, RB Leipzig në katër pikë.

Goli i vetëm në këtë fitore të ekipit të Hansi Flick u shënua në minutën e 13-të nga Robert Lewandowski, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë.

Bayerni fiton me vështirësi në udhëtim te Augsburgu Bayerni fiton me vështirësi në udhëtim te Augsburgu

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte mbrojtësi Lucas Hernandez, i cili u notua me 7.9.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin e vendasve, Rani Khedira që u vlerësua me notë 5.5.

Augsburg:

Bayern:

/Telegrafi/

The post Augsburg 0-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Cristiano Ronaldo kalon në epërsi Juventusin ndaj Napolit në Superkupën e Italisë

Posted: 20 Jan 2021 01:32 PM PST

Juventusi është në epërsi përballë Napolit me rezultat 1-0 në kuadër të Superkupës së Italisë.

Ndeshja që po zhvillohet në "Mapei Stadium", po del të jetë e qetë me aksione të menduara gjatë nga të dy ekipet.

Juventusi ka kaluar në epërsi në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 64-të.

 

Ishte Critiano Ronaldo që shënoi nga afërsia për 1-0. /Telegrafi/

The post Cristiano Ronaldo kalon në epërsi Juventusin ndaj Napolit në Superkupën e Italisë appeared first on Telegrafi.

Bayerni fiton me vështirësi në udhëtim te Augsburgu

Posted: 20 Jan 2021 01:24 PM PST

Bayern Munichu ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndeshjen e tyre në udhëtim te Augsburgu në kuadër të javës së 17-të në Bundesliga.

Bavarezët kanë vazhduar serinë pozitive në kampionat duke marrë fitoren e radhës dhe duke ruajtur distancën me ndjekësin më të afër, RB Leipzig në katër pikë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Bayernit, i cili prodhoi shumë raste me anë të Robert Lewandowski dhe Serge Gnabry, por shënoi vetëm një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 13-të me anë të polakut Lewandowski, i cili shënoi nga penalltia për 0-1.

Edhe pjesa e dyti foli në të mirë të Bayernit që prodhoi më shumë, por rastin më të mirë në këtë pjesë e patën vendasit.

Augsburg ishte afër të barazonte shifrat, por Alfred Finnbogason (76') goditi vetëm shtyllën nga penalltia dhe ndeshja u mbyll me fitoren 1-0 të Bayernit.

Pas kësaj fitore, Bavarezët e shohin veten në pozitën e parë me 39 pikë, ndërsa Augsburgu zë vendin e 12-të me 19 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bayerni udhëton te Schalke, ndërsa Augsburgu e pret Union Berlinin. /Telegrafi/  

 

 

 

The post Bayerni fiton me vështirësi në udhëtim te Augsburgu appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more