Skip to main content

“Pesë ‘mëkatet’ e Zinedine Zidanes te Real Madridi” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Pesë ‘mëkatet’ e Zinedine Zidanes te Real Madridi” plus 9 more Telegrafi Futboll


Pesë ‘mëkatet’ e Zinedine Zidanes te Real Madridi

Posted: 03 Dec 2020 02:59 PM PST

Zinedine Zidane përsëri po përballet me kritika të forta pas një humbje tjetër dëmtuese në Ligën e Kampionëve ndaj Shakhtar Donetsk.

Tani Real Madridi seriozisht mund të eliminohet, por edhe të zbresë në Ligën e Evropës dhe kjo ka bërë që të shikohen disa nga gabimet që trajneri ka bërë.

Zidane ka fituar 11 trofe, përfshirë tre tituj të Ligës së Kampionëve, dy tituj të La Liga Santander, por nuk do të kishte falje nëse ai do të drejtojë anijen e famshme "Los Blancos" në Ligën e Evropës.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të kuptohet që shumë nga kjo rrëmujë është shkaktuar nga vetë Zinedine Zidane, ndrërsa mbetet të shihet nëse ende ruan respektin e lojtarëve dhe bordit, shkruan Marca që ia rendit edhe pesë ‘mëkate’ trajnerit.


Formacionet startuese

Ndryshimi i vazhdueshëm i lojtarëve ka qenë befasues, veçanërisht kur krahasohet me herën e tij të parë kur ishte në krye te ekipit.

Në vitin 2020 nuk ka qenë një 11-sh i vendosur më shpesh dhe rrotacionet kanë qenë të shumta me Toni Kroos që shpesh ulet në bankë.

Këmbëngulja e tij për t’ju marrë mundësinë të gjithëve pasi kalendar është i ngushtë, nuk ka funksionuar.


Vazhdon të fusë lojtarë që paraqiten dobët 

Besimi i Zidane në Marcelo është në përpjesëtim të kundërt me paraqitjet e tij dhe statistikat sugjerojnë se ai nuk po i jep më asgjë skuadrës kur luan.

Zëvendës-kapiteni kishte qenë një pjesë kryesore e të gjitha momenteve të shkëlqyera të Los Blancos me Zidanen, megjithatë ai tani është në rënie.

Isco ka marrë më pak minuta por po luan dobët, ndërsa Lucas Vazquez në fakt i është përgjigjur besimit të trajnerit.


Kërkesat për transferime

Zidane i kërkoi vazhdimisht Florentino Perezit që të blejë Paul Pogban, por ai nuk e bëri, por ka edhe lojtarë që i kërkoi dhe vuri bast për ta, por tani nuk ka më besim.

Luka Jovic është shembulli kryesor, ndërsa problemet me lëndime të Eden Hazard kanë bërë që ardhjen e tij në Madrid të harrohet.


Lejoji që lojtarët e rinj cilësorë të largohen

Trajneri francez refuzoi t’u përkushtohet lojtarëve që po paraqiteshin aq mirë e që ishin si huazim nga klubi, duke duket e pamundur të kuptohet pse nuk ai nuk iu dha asnjë rast.

Marcos Llorente, Sergio Reguilon dhe Achraf Hakimi janë tre lojtarë të tillë.


Vendimet taktike

Sistemi i trajnerit francez vështirë se ka ndryshuar që nga ardhja e tij pesë vjet më parë, pasi ai punon në të njëjtën mënyrë në të cilën bëri kur fitoi 11 trofe, por logjikisht lojtarët nuk janë të njëjtë kështu që rezultatet mungojnë.

Kështu që kërkohet punë taktike më e përqendruar për të prodhuar një stil të ri që do të kishte sukses.


/Telegrafi/

The post Pesë 'mëkatet' e Zinedine Zidanes te Real Madridi appeared first on Telegrafi.

Nga Donnarumma te Alaba, Ramos e Messi, një formacion me shumë yje që do të jenë futbollistë të lirë në qershor

Posted: 03 Dec 2020 02:45 PM PST

Afati kalimtar veror pritet të jetë shumë i nxehtë, pasi disa nga yjet më të mëdha të futbollit evropian do të jenë të lirë.

Shumë nga lojtarët më me emër në top pesë ligat evropiane do të mbesin të lirë dhe kjo ka alarmuar skuadrat e mëdha.

Padyshim që emri më i madh që do të jetë i lirë në verën e vitit 2021, është ai i gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, Lionel Messit.

Ylli argjentinas është futur në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën dhe ende nuk ka pranuar rinovimin e saj.

Manchester City shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me të, por në garë janë edhe gjigantë tjerë evropian si Inter, PSG, Chelsea e Bayern Munich.

Por përveç Messit i lirë në verë do të jetë edhe kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos që ende nuk ka rinovuar me Los Blancos.

Nga mediat e ndryshme evropiane është krijuar një top formacion me lojtarët që do të jenë të lirë në verë.

Gianluiggi Donnarumma i Milanit është në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Nacho (Real Madrid), Eric Garcia (Man City), Sergio Ramos (Real Madrid) apo David Alaba (Bayern Munich).

Mesfusha është plot klas me Luka Modric (Real Madrid), Georginio Wijnaldum (Liverpool) e Angel Di Maria (PSG).

Ndërkohë sulmi është i jashtëzakonshëm me gjeniun Lionel Messi (Barcelona), përkrah bashkëkombësit të tij Sergio Aguero (Man City) e super anësorit holandez Memphis Depay (Lyon).

Të gjithë këta yje nga ky formacion do të mbesin të lirë në qershor teksa skuadrat e mëdha evropiane qysh tani janë duke bërë përpjekje për t'i siguruar shërbimet e ndonjërit nga ta.

Përveç emrave të lartpërmendur, të lirë në verë do të jenë edhe emra tjerë të mëdhenj si Hakan Calhanoglu, Florian Thauvin, Arkadiusz Milik, Juan Bernat, Elseid Hysaj, Jesse Lingard, Shkodran Mustafi, Diego Costa, Edinson Cavani apo Lucas Vazquez.

Këta emra që do të mbesin të lirë pritet ta bëjnë edhe më interesant afatin kalimtar veror, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri nga ta të vazhdoj kontratën me klubin aktual. /Telegrafi/

m

The post Nga Donnarumma te Alaba, Ramos e Messi, një formacion me shumë yje që do të jenë futbollistë të lirë në qershor appeared first on Telegrafi.

Po shkëlqen me Salzburgun, gjashtë skuadra italiane pas Mërgim Berishës

Posted: 03 Dec 2020 02:31 PM PST

Mërgim Berisha është njëri nga sulmuesit e ri më në formë në Evropë.

Sulmuesi kosovar me pasaportë gjermane është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion me RB Salzburgun, në kampionatin austriak dhe në Ligën e Kampionëve.

22-vjeçari ka shënuar nëntë gola në 15 ndeshje, pesë në kampionatin austriak e katër të tjerë në grupet e Ligës së Kampionëve.

Përveç golave të shënuar, Berisha ka dhënë kontribut edhe me dy asistime tjera në garën më të madhe evropiane për klube.

E falë formës së tij të shkëlqyer, suharekasi është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar në Serie A.

Sipas asaj që ka raportuar Transfermarketweb, gjashtë është numri i skuadrave italiane që janë vënë pas sulmuesit kosovar.

Benevento, Bologna, Crotone, Parma, Sassuolo dhe Torino janë interesuar deri më tani te Salzburg për lojtarin.

Vlera aktuale e Berishës është rreth 10 milionë euro dhe për këtë ekipet italiane po interesohen për transferimin e tij në janar, pasi kjo vlerë mund të rritet deri në verë.

Në rast se Berisha vazhdon me këtë formë, në Itali raportojnë se vlera e tij mund të dyfishohet deri në afatin kalimtar të verës së vitit 2021.

Gjithsesi falë formës së mirë që po kalon ai, interesim kanë shprehur edhe disa skuadra gjermane, në mesin e tyre edhe Sttutgart, Hoffenheim e RB Leipzig. /Telegrafi/

The post Po shkëlqen me Salzburgun, gjashtë skuadra italiane pas Mërgim Berishës appeared first on Telegrafi.

Roma 3-1 Young Boys Bern, notat e lojtarëve: Shkëlqen talenti Calafiori

Posted: 03 Dec 2020 02:17 PM PST

Roma ka vazhduar me fitore në Ligën e Evropës.

Giallorosët kanë triumfuar në Olimpico me rezultat 3-1, për të siguruar vendin e parë në Grupin A.

Pierre Nsame kaloi mysafirët në epërsi, teksa Borja Mayoral Riccardo Calafiori e Edin Dzeko realizuan për fitoren e Romës.

Ishte pikërisht mbrojtësi i majtë italian, talenti Riccardo Calafiori që ka marrë notën më të lartë në ndeshje.

Me paraqitje të mirë u dalluan edhe Boryja Mayoral, Carles Perez, Juan Jesus e Edin Dzeko.

Tek mysafirët më i miri në fushë ishte sulmuesi Nsame, teksa notat më të ulëta shkuan për mbrojtësit Camara e Hefti. /Telegrafi/

The post Roma 3-1 Young Boys Bern, notat e lojtarëve: Shkëlqen talenti Calafiori appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Arsenal 4-1 Rapid Vjena: Pepe lojtar i ndeshjes

Posted: 03 Dec 2020 02:09 PM PST

Arsenali ka fituar me rezultat 4-1 ndaj Rapid Vjenën, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Topçinjtë zhvilluar një ndeshje të bukur duke kompletuar fitoren e pestë në grup dhe me 15 pikë kanë siguruar pozitën e parë.

Golat për Arsenalin i shënuan Alexandre Lacazette, Pablo Mari, Edward Nketiah dhe Emile Smith Rowe. Për austriakët shënoi Koya Kitagawa.

Lojtari i ndeshjes doli të jetë Nicolas Pepe, me notën 8.4.

Paraqitje të mirë kishin edhe lojtarë të tjerë të Arsenalit.


Notat e lojtarëve të Arsenalit

Notat e lojtarëve të Rapid


/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve, Arsenal 4-1 Rapid Vjena: Pepe lojtar i ndeshjes appeared first on Telegrafi.

Roma fiton me gola spektakolar dhe siguron vendin e parë në Grupin A

Posted: 03 Dec 2020 01:58 PM PST

Roma ka fituar me rikthim ndeshjen e xhiros së pestë në Ligën e Evropës, ndaj Young Boys Bern.

Giallorosët e panë vetën në disavantazh fillimisht, por në fund fituan takimin me rezultat 3-1.

Jean Pierre Nsame depërtoi bukur në zonë dhe realizoi 0-1 për t'i dhënë epërsinë e parë Young Boysit në këtë takim.

Por në minutën e 44-të, Roma arriti të barazonte gjithçka kur realizoi nga afërsia me kokë Boryja Mayoral.

Me rezultatin e barabartë 1-1 dy skuadrat shkuan në pushim.

Kur kaloi një orë lojë, Roma kaloi për herë të parë në epërsi, kur mbrojtësi i talentuar Riccardo Calafiori shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca për 2-1.

Krejt në fund të ndeshjes, Edin Dzeko realizoi një gol fantastik për rezultatin përfundimtar 3-1.

Me këtë fitore Roma ka siguruar vendin e parë në Grupin A ku tanimë ka 13 pikë pas pesë ndeshjeve.

Në anën tjetër Young Boys Bern zë vendin e dytë në tabelë me shtatë pikë. /Telegrafi/

The post Roma fiton me gola spektakolar dhe siguron vendin e parë në Grupin A appeared first on Telegrafi.

Arsenali siguron vendin e parë në grup, mposht me lehtësi Rapid Vjenën

Posted: 03 Dec 2020 01:55 PM PST

Arsenali ka fituar me rezultat 4-1 ndaj Rapid Vjenën, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Topçinjtë zhvilluar një ndeshje të bukur duke kompletuar fitoren e pestë në grup.

Ndeshja nisi mirë për Arsenalin, pasi Alexandre Lacazette shënoi një super gol me një goditje 'predhë' nga distanca që në minutën e 10-të.

Nuk vonoi shumë dhe rezultati u dyfishua nga vendasit. Pablo Mari shënoi me kokë, pas një harkimi nga këndi në minutën e 18-të të ndeshjes.

Arsenali ndeshjen e mbylli në pjesën e parë, kur Edëard Nketiah gjeti rrjetën për 3-0 pas një aksioni të bukur me disa pasime.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat shënuan nga një herë.

Fillimisht ishin austriakët që shënuan me anë të Koya Kitagawa, që gjeti rrjetën pas disa tentimeve të skuadrës së tij (3-1).

Golin e fundit në ndeshje e shënoi Emile Smith Roëe i Arsenal, që në portën pothuajse të zbrazët shënoi për 4-1.

Arsenali ka tubuar 15 pikë dhe pos kaulfikimit ka siguruar edhe pozitën e parë në grup. /Telegrafi/  

The post Arsenali siguron vendin e parë në grup, mposht me lehtësi Rapid Vjenën appeared first on Telegrafi.

Drejtori i Napolit, Giuntoli: Gatusso e ka vazhduar kontratën, mbetet vetëm nënshkrimi

Posted: 03 Dec 2020 01:27 PM PST

Drejtori i Napolit, Cristiano Giuntoli, konfirmon se Gennaro Gattuso ka rënë dakord për një kontratë të re me klubin.

Napoli po bën një sezon të mirë si në Serie A ashtu edhe në Ligës së Evropës.

Kjo ka bërë që Napoli të mendojë për vazhdimin e kontratës së trajnerit italian.

“Unë e di po shkëmbehen kontratat. Ne kemi arritur një marrëveshje dhe dokumentet janë hartuar këtë javë. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem".

"Dallimi mes Ancelotti dhe Gattusos? Ata janë personalitete të ndryshme, të dy profesionistë të mëdhenj".

"Rino ka bërë karrierën e tij, ai ka besimin e tij. Në jetën e përditshme ai është pak më i rrëmbyer se Carlo, i cili ka siguri për shkak të përvojës së tij. Por kjo është çështje karakteri", ka thënë Giuntoli. /Telegrafi/

The post Drejtori i Napolit, Giuntoli: Gatusso e ka vazhduar kontratën, mbetet vetëm nënshkrimi appeared first on Telegrafi.

Alioski: Dua të mbetem te Leeds United, po e shijoj momentin e mirë

Posted: 03 Dec 2020 12:50 PM PST

Futbollisti i Leeds United, Ezgjan Alioski, ka thënë se dëshiron të qëndrojë në këtë klub dhe të nënshkruajë një kontratë të re me skuadrën e Marcelo Bielsa.

Alioski, tani 28 vjeçar, ka filluar katër nga pesë ndeshjet e fundit në Ligën Premier ose si mbrojtës i majtë ose si mesfushor krahu.

Ai ishte në fushë të shtunën në mbrëmje ku Leeds siguroi tre pikë vendimtare me një fitore 1-0 ndaj Everton.

"Unë jam këtu, kontrata ime përfundon vitin e ardhshëm. Unë nuk jam duke menduar për të lënë Leedsin".

"Jam i përqendruar të luaj për Leedsin. Çfarëdo që të ndodhë, ndodh në fund, por natyrisht që do të doja të qëndroja".

“Unë dua ta shijoj futbollin dhe të jetoj në këtë moment. Unë shoh gjëra në media, por asgjë nuk ka ndodhur akoma. Jam përqendruar të shijoj kohën time te Leeds", ka thënë Alioski. /Telegrafi/

The post Alioski: Dua të mbetem te Leeds United, po e shijoj momentin e mirë appeared first on Telegrafi.

Milan 4-2 Celtic, notat e lojtarëve: Shkëlqen reparti ofensivë i Rossonerëve

Posted: 03 Dec 2020 12:06 PM PST

Milani ka fituar me rikthim ndaj Celticit 4-2, ku me këto tri pikë kanë siguruar edhe kalimin nga Grupi H.

Rossonerët e panë vetën në disavantazh kur mysafirët realizuan dy gola të shpejtë, por në fund falë realizimeve nga Calhanoglu, Castillejo, Hauge e Diaz fituan ndeshjen.

Pikërisht reparti ofensivë i Milanit ka shkëlqyer në këtë takim, ku shumica e lojtarëve kanë marrë nota të larta.

Nota më e lartë i takoi talentit Jens Hauge që shënoi e asistoi, ndërsa më paraqitje të mirë u dalluan edhe Ante Rebic, Samu Castillejo, Hakan Calhanoglu e mbrojtësi Theo Hernandez.

Nota më e ulët shkoi për mesfushorin Krunic si dhe mbrojtësin Simon Kjaer.

Christie e Rogic u vlerësuan më së shumti tek mysafirët, teksa nota më e ulët shkoi për portierin Barkas. /Telegrafi/

The post Milan 4-2 Celtic, notat e lojtarëve: Shkëlqen reparti ofensivë i Rossonerëve appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more