Skip to main content

Salih Mustafa paraqitet të hënën para gjykatësit në Hagë

Salih Mustafa paraqitet të hënën para gjykatësit në Hagë


Salih Mustafa paraqitet të hënën para gjykatësit në Hagë

Posted: 27 Sep 2020 02:09 AM PDT

Pasditen e së hënës më 28 shtator, ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa do të paraqitet në Gjykatën e Posaçme në Hagë, e cila trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Zoti Mustafa u arrestua nga Prokuroria e Posaçme të enjten me 24 shtator dhe u transferua në njësinë e paraburgimit në Hagë.

Aktakuza e cila ishte konfirmuar në qershor, e ngarkon zotin Mustafa "me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare".

Sipas akuzës "afërsisht midis 1 prillit të vitit 1999 dhe 19 prillit të vitit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, (një zonë në lindje të Prishtinës) janë kryer krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave". Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar".

Zoti Mustafa ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999 ndërsa pas luftës kishte shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës e më pas edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Një ditë pas arrestimit të tij, prokuroria e posaçme arrestoi kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, "në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuar nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës".

Zoti Gucati u arrestua nën dyshimet "për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës", tha Prokuroria e Posaçme.

Organizata e Veteranëve të Luftës në tri raste gjatë këtij muaji tha se ka marrë nga persona të panjohur mijëra dosje të Gjykatës së Posaçme, që dëshmojnë për bashkëpunim të saj me autoritetet e Beogradit dhe për siç thuhet, karakterin e saj të njëanshëm.

Po të premten, kjo prokurori arrestoi edhe nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradinaj, "në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës".

Të shtunën mbrëma Dhomat e Specializuara thanë se zoti Haradinaj u transferua në Hagë dhe urdhër arresti ka të bëjë me "vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës".

Arrestimet nxitën reagime në Kosovë. Veteranët e Luftës thanë se veprimet e tilla vërtetojnë qasjen e tyre kundër kësaj gjykate, ndërsa udhëheqës institucionesh e partish politike kërkuan bashkëpunim me drejtësinë dhe njëkohësisht respektim të të drejtave të personave që trajtohen nga Gjykata e Posaçme.

Gjykata e njohur me emrin Dhomat e Specializuara u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar.

Ideja për themelimin e saj pasoi pretendimet e ngritura në raportin e vitit 2011 të hartuar nga i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Martty, i cili ngriti dyshimet për përfshirjen e ish kryengritësve në vrasjen e civilëve serbë dhe kundërshtarëve politik shqiptarë.

Mbi 200 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019 ndërsa më 24 qershor prokuroria publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte./VOA

Shkelet një person në Tërpez, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Posted: 27 Sep 2020 01:51 AM PDT

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një aksident në fshatin Tërpez të Malishevës.
Mësohet se një vozitës nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Ambasadori i Izraelit në Serbi: Ende nuk e kemi njohur Kosovë teknikisht, por nuk ka kthim prapa

Posted: 27 Sep 2020 01:48 AM PDT

Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, ka folur për procesin e njohjes së Kosovës.

Vilan tha se Izraeli ende nuk e ka njohur teknikisht Kosovën, por ai theksoi se procedurat po vazhdojnë dhe se nuk ka kthim prapa, shkruan Blic.rs, përcjell Klan Kosova.

"Procedurat nuk kanë mbaruar, nuk ka pasur takime midis zyrtarëve, shënimet diplomatike nuk janë shkëmbyer, por kjo nuk do të thotë që procesi nuk është duke u zhvilluar ose që mund të kthehet prapa".

Mbi 33 milionë persona të prekur nga koronavirusi në botë

Posted: 27 Sep 2020 01:41 AM PDT

Koronavirusi po vazhdon të prek shumë persona anë e mbanë botës.

Sipas worldometers.info numri i personave të infektuar ka arritur në 33,009,569, viktima 997,381 dhe 24,342,522 të shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës zënë vendin e parë me 7,280,860 të infektuar, 209,090 të vdekur dhe 4,511,736 pacientë të shëruar.

India zë vendin e dytë me 5,990,513 persona të infektuar, 94,533 viktima dhe 4,938,641 të shëruar.

Ndërsa në vendin e tretë radhitet Brazili me 4,717,991 të prekur, viktima janë 141,406 dhe 4,040,949 pacientë të shëruar.

Kujtojmë se koronavirusi për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Europa.

Troket dimri që në shtator, bie bora e parë në Kosovë

Posted: 27 Sep 2020 01:38 AM PDT

Reshjet e para të borës janë regjistruar sot në Kosovë.

Një qytetar ka dërguar foto nga Prizreni.Nga qyteti shihen majat e bjeshkëve të mbuluara nga bora.

Borë ka rënë edhe në Alpet shqiptare, në zonën e Pejës.

Moti sot

Posted: 27 Sep 2020 01:36 AM PDT

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s.

Komuna e parë në Kosovë e prekur nga koronavirusi po bën gati planin për dalje nga kriza

Posted: 27 Sep 2020 01:33 AM PDT

Kryetari i Komunës së Klinës Zenun Elezaj, ka thënë se pandemia ka ndikuar në aspektin ekonomik në këtë komunë.

Megjithatë, Kuvendi komunal ka formuar një grup për hartimin e një raporti për daljen nga kriza ekonomike.

Të gjitha propozimet do të analizohen në mënyrë që të komuna të tejkalojë sa më shpëjt krizën, thotë Elezaj.

"Gjithsesi që edhe komunën e Klinës e ka prekur në të gjitha segmentet, duke pasur parasysh faktin që ne ishim komuna e parë e prekur nga Covid-i dhe ajo kohë kishe shumë të panjohura, sikur edhe sot vazhdojmë të jemi të suksesshëm dhe e gjithë kjo ka ndikuar në të gjitha segmentet, por në veçanti tek ekonomia. Kryesisht disa biznese kanë qenë më të prekura që i takojnë fushës së gastronomisë", ka thënë Elezaj për EkonomiaOnline.

"Ne, tash e kemi mbledhjen e radhës të asamblesë Komunale ku është formuar një grup për hartimin e një raporti për daljen nga kriza për rimëkëmbje ekonomike qe e kemi quajtur, ka bërë propozime te shumta për lirim të bizneseve nga taksat, qiratë dhe gjithçka që lidhet me buxhetin komunal, kuptohet dhe me mundësitë që i ka komuna e Klinës", ka deklaruar Elezaj.

Pas arrestimit të krerëve te OVL-së, vjen paralajmërimi për protesta

Posted: 27 Sep 2020 12:45 AM PDT

Për më shumë se tetë orë, dje është mbajtur e rrethuar ndërtesa e OVL-UÇK-së. Policia e EULEX-it, ka arrestuar figurat kryesore të kësaj organizate, ndërsa ka konfiskuar CD e materiale tjera.

Derisa mbrojtës ligjor theksojnë se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka vepruar sipas mandatit të saj, megjithëse aksioni po shihet si spektakël, përfaqësues të OVL-UÇK-së thonë se Gucati e Haradinaj janë kidnapuar dhe nëse mbahen në Hagë paralajmërojnë edhe protesta.

Avokati Arianit Koci thotë për KP se Zyrja e Prokurorit të Specializuar ka vepruar sipas mandatit të vet, që ia kanë dhënë vet deputetët e Kosovës kur e kanë votuar ligjin.

"Unë e kam një shqetësim se si duket juristët e huaj nuk po e kuptojnë kontekstin tonë shoqëror. Dhe nuk ka pasur nevojë për asnjë lloj spektakli. Çdo i ftuar deri më tani i është përgjigjur ftesës edhe zotëri Gucati edhe zotëri Haradinaj ishin përgjigjur pa problem. Sa i përket bastisjes besoj që ka qenë një spektakël i panevojshëm. Ka pasur forca jashtëzakonisht të mëdha të policisë. Dhe nuk është dashur, me dy tre policisë kanë mujt me kry bastisjen pa asnjë problem", thotë Koci.

Ai thotë se ende nuk dihet nëse dosjet e dorëzuara në zyrat e OVL-UÇK-së, janë dokumente autentike. E për këtë sipas tij, prokuroria duhet të jap shpjegim dhe të hetojë se pse kanë dalë këto dosje në masë të madhe. Si të tilla, Koci thotë se asnjë dokument, përmbajtja e tyre, ose emër të dëshmitarëve nuk duhet të bëhen publike.

"Unë besoj që këtu edhe OVL ka ra grackë e dikujt që është duke zhvilluar një luftë speciale kundër Gjykatës Speciale dhe zyrës së Prokurorit të Specializuar. Nuk po e len përshtypjen e mirë, sepse po ju shkon për shtati individëve që kanë qenë pro një gjykate kosovare me gjyqtarë të huajë, me prokurorë të huajë, me hetuesit e huajë dhe përkthyes të huajë", thekson Koci.

Xhavit Jashari nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thekson se gjatë ditës së djeshme, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë kidnapuar. Për çka thotë se është e papranueshme për organizatën.

"Unë nuk kisha me thanë që i kanë arrestuar, por kisha me thanë që ata janë kidnapuar. Forma, mënyra se si është ardh EULEX-i në zyrat e OVL-UÇK-së është e dënueshme dhe e papranueshme. Për faktin se kanë ardhur njësitet e Speciales, e një gjykate të cilën ju e dini që ne nuk e njohim. Forma se si kanë ardhur në zyrat se si i kanë bllokuar hyrjet dhe daljet pa urdhër, dhe mos prania e vendorëve gjithashtu dhe largimi nga zyrat dhe duke dhënë urdhër që gjitha zyrat janë të hapura, kemi shumë dyshime. Sepse ata kanë mund pa qenë prezent dikush nga vendorët dhe vetë OVL-UÇK, kanë mund të bëhen montazhe siç ishte edhe spektakli i djeshëm", deklaron Jashari.

Ndërkohë që për të gjitha këto që po ndodhin fajin ia lë Kuvendit të Kosovës, që e aprovoi formimin e Gjykatës Speciale.

"Dhe mendoj se e gjithë kjo që po ndodhë, dhe i qoj selam prej këtu edhe vendorëve edhe ndërkombëtarëve, se nga spektaklet e tilla nuk frikohemi…Po besoj që protesta gjithsesi, por ne do t'i drejtohemi edhe organeve dhe institucioneve vendore. Sepse mendoj që turpi më i madh dje ka qenë për institucionet tona. Në radhë të parë për Parlamentin e Kosovës", thekson ai.

Përndryshe, sipas fletë-arrestimit të lëshuar nga Prokurori i Specializuar për kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati thuhet se dyshimet janë për tri vepra penale bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Sipas pretendimeve të Speciales, ai mund të dënohet nga pesë vjet deri në burgim të përjetshëm.

Ndërkohë që për nënkryetarin Nasim Haradinajn nuk dihet se për cilën vepër penale është arrestuar, por para se të arrestohej kishte thënë se kurrë nuk janë intervistuar si të dyshuar për krime lufte. Haradinaj që nga dje e deri sot në mesditë nuk dihej se ku është dërguar. Kurse, pasdite, avokati Tomë Gashi konfirmoi se ai është dërguar në Hagë.

Aksioni i djeshëm i zyrtarëve policorë të EULEX-it vjen pas shpalosjes së dosjeve që supozohej të silleshin nga dikush në zyret e OVL-UÇK-së, e që pretendohet të jenë të Dhomave të Specializuara të Prokurorisë së Hagës.

Vijat e kuqe u hoqën, Jashari: S’kanë ekzistuar kurrë, LDK-ja po i vardiset PDK-së

Posted: 27 Sep 2020 12:42 AM PDT

Largimi i vijave të kuqe të LDK-së për PDK-në, ka "ringjallur" përafrimet mes këtyre partive për një koalicion të mundshëm, raporton GazetaBlic.

Sipas kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, deri tek ky vendim ka ardhur për shkak të vështirësive për të bërë zgjidhje.

"Meqenëse nuk kemi biseduar nuk mund të them pranohet apo jo, por ajo çka unë kam thënë publikisht, është se vijat e kuqe ne të cilat i kemi vënë përpara ato vija të kuqe tani duhet t'i heqim edhe në situatën e tanishme", ka thënë pos tjerash Mustafa, për t'i hapur rrugës zgjedhjes së presidentit të vendit.

Nga partia e Kadri Veselit nuk e kanë mohuar mundësinë që t'i bashkohet koalicionit me LDK-në.

Madje, anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti e ka quajtur "deklaratë të mirë heqjen e vijave na i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës".

"Nuk e di çka të them dhe s'mund të konfirmoj asgjë", ka thënë ai, kur është pyetur sa a ka gjasa që PDK t'i bashkohet koalicionit qeverisës.

"Momenti për t'i hequr ato vijat e kuqe të deklaruara elektorale, mendoj që është mirë që e ka deklaruar atë, por s'ka ndonjë rëndësi për neve", ka thënë Haliti për GazetaBlic.

E, për njohësin e çështjeve politike, Shemsi Jashari, pretendimet për heqjen e "bllokadës" nuk përbën diçka të re, pasi që sipas tij, nuk ka pasur vija të kuqe mes LDK-së dhe PDK-së.

"Deklarata e Isa Mustafa se i largon "vijat e kuqe" nuk është lajm për publikun, pasi vijat e kuqe asnjëherë nuk kanë ekzistuar mes LDK dhe PDK-së. LDK-ja vijat e kuqe i ka përdorur vetëm në fushata elektorale për të mashtruar elektoratin e saj, pasi të gjitha proceset ka bashkëpunuar me PDK-në. Edhe qeveria e fundit ne krye me Avdullah Hotin është ndërtuar nga Thaçi prandaj është e pasinqertë nga ana e Mustafa për të tentuar të dëshmoj se ka pasur vija të kuqe", ka thënë ai për GazetaBlic.

Duke i cilësuar si të gabuara mendimet për përfshirje në Qeveri, Jashari ka deklaruar se LDK-ja e ka hallin vetëm tek proceset e vështira, e që sipas tij, kjo ka ndikuar që t'i "vardiset" partisë së Kadri Veselit.

"Unë mendoj se kjo deklaratë është një vardisje publike e LDK-së, ndaj PDK-së asgjë e re. Përfshirja e PDK-së në qeverinë aktuale të drejtuar nga Hoti mendoj se është e gabuar dhe nuk do të duhej të ndodhte. PDK do të duhej të punonte si opozitë deri në zgjedhje dhe të mbështeste projektet e mira për vendin, si dhe të mos lejonte që qeveria të gaboj apo të dëmtoj vendin në raport me bisedimet me Serbinë. LDK-ja e ka hallin tek proceset e vështira që e presin Kosovën rreth punës së Gjykatës Speciale, për të cilën ka kontribuar me shpifje një kohë gjatë, prandaj dëshiron ta përfshij PDK-në, brenda koalicionit për të shpërndarë përgjegjësinë. Vendi duhet të mos vonoj e të shkojë ne zgjedhje për të nxjerrë një qeveri legjitime me bazë të gjerë e me mbështetje popullore", thotë ai.

Në anën tjetër, pas deklaratës së kreu të LDK-së, Isa Mustafa, kanë reaguar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci ka thënë se është mirë që LDK ka deklaruar se kanë hequr vijat e kuqe për PDK-në, dhe se kjo është më e qartë për ata që kanë besuar në krerët e kësaj partie.

Ajo ka thënë se LDK e dinë që me LVV-në nuk bëhen pazare, dhe se pa këtë parti nuk mund të zgjidhet presidenti.

Ndërkaq, ish-ministrja e Drejtësisë nga po kjo parti, Albulena Haxhiu, e ka parë si përpjekje për t'iu ikur zgjedhjeve deklarimin e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës se kjo parti ka hequr vijat e kuqe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

"Vullneti i shprehur me 6 tetor të vitit të kaluar ishte vijë e qartë e kuqe me politikën e vjetër. Nga poli i PDK-së, LDK tha se po afrohej me VV-në. Dhe kështu mori votat e qytetarëve. Kjo vijë e kuqe e LDK-së u hoq në muajin mars kur rrëzuan qeverinë Kurti dhe tradhtuan votën qytetare. Ajo që tha sot Isa Mustafa është vetëm titulli i një vepre që kishte nisur më herët. Nëse qytetarët kanë vendosur saktësisht ndryshe nga ajo çka paska vendosur LDK, atëherë kjo e fundit përfundimisht i ka vënë vijë të kuqe vullnetit qytetarë. Sigurisht, vijat e kuqe gjithnjë janë hequr në emër të 'interesave madhore'. Këto janë orvatjet për t'i ikur zgjedhjeve në mënyrë që kjo nomenklaturë të mbijetojë edhe ndonjë ditë", ka thënë Haxhiu./GazetaBlic

Arrestimi i Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, ky është reagimi i Rexhep Selimit

Posted: 27 Sep 2020 12:38 AM PDT

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka komentuar bastisjet që janë bërë nga hetuesit e Gjykatës Speciales në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe arrestimin e kryetarit të kësaj organizate Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj.

Selimi ka thënë se OVL është shndërruar në palën e mesit ku njëra dërgoi dosje dhe tjetra mori ato.

"OVL-ja mbeti në mes. U shndërrua në palën e mesit, mes dy palëve ku njëra dërgoi dosje e tjetra i mori ato. Njëra palë hodhi 'rrufenë' e tjetra hodhi pranga. Rrufeja dhe reja që e shkrepte u lanë enigmatike ndaj arrestimi i dy drejtuesve të OVL nuk kishte pse të ndodhte", është shprehur ai në një postim në Twitter.

Hetuesit e Speciales kanë bastisur ditën e premte zyrat e OVL-UÇK-së në Prishtinë, ku më pas kanë arrestuar kryetarin Hysni Gucatin dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale "frikësim të dëshmitarëve".

OVL-ja mbeti në mes. U shndërrua në palën e mesit, mes dy palëve ku njëra dërgoi dosje e tjetra i mori ato. Njëra palë hodhi "rrufenë" e tjetra hodhi pranga.

Rrufeja dhe reja që e shkrepte u lanë enigmatike ndaj arrestimi i dy drejtuesve të OVL nuk kishte pse të ndodhte.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more