Skip to main content

Në 24 orët e fundit 115 persona kanë fituar betejën me COVID-19 / MSH, përditësimi i të dhënave

Në 24 orët e fundit 115 persona kanë fituar betejën me COVID-19 / MSH, përditësimi i të dhënave


Në 24 orët e fundit 115 persona kanë fituar betejën me COVID-19 / MSH, përditësimi i të dhënave

Posted: 30 Sep 2020 06:56 AM PDT

Lajmi i mirë që vjen me përditësimin e sotëm është se 115 persona kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19. Kështu, në 24 orët e fundit rritet numri i qytetarëve të shëruar nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë tregon se u konfirmuan 131 të prekur me Covid – 19 në vendin tonë brenda 24 orëve të fundit, nga 842 testime të kryera.

Tre qytetarë kanë humbur betejën nga virusi i rrezikshëm, një 47 vjeçar nga Shkodra; një 72 vjeçare nga Elbasani, një 75 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19/ Kirurgu Koçeku: Maskat nuk kanë qenë kualitet për personelin

Posted: 30 Sep 2020 06:17 AM PDT

Gazetare: Klevisa GJIKA

Pajisja e bluzave të bardha me mjetet kryesore mbrojtëse që nga marsi i këtij viti, kohë kur COVID-19 erdhi edhe në vendin tonë, është një problematikë së cilës i duhet kushtuar një vëmendje e veçantë për shkak të rëndësisë që kanë në kushtet aktuale në të cilat jetojmë.

Sami Koçeku, mjek kirurg në Spitalin Universitar të Traumës tregon se cilësia e pajisjeve mbrojtëse për personelin mjekësor nuk ka qenë i duhuri.

“Vështirësitë kanë qenë në bazën materiale. Kemi pasur sasi të mëdha dorezash, maskash, por të ishin pak më të angazhuar mund të kishim jo maska të thjeshta, por ato me valvul dhe filter. Kemi kërkuar, por mbase kanë munguar edhe në treg.

Si numër kanë qenë të mjaftueshme, por maskat nuk kanë qenë kualitet për personelin“, shprehet mjeku.

Mjeku Koçeku thekson faktin se pacientët që shkojnë në dy spitalet COVID dihet se janë të infektuar, ndaj sipas tij vëmendja duhet të fokusohet edhe në spitalet e tjera të vendit.

“Personeli mjekësor, mjekë dhe infermierë duhet t'i kenë profesionale. Përjashto Infektivin, problemi është te pjesa tjetër. Tek ne, te spitalet e qarqeve, te "Nënë Tereza" vijnë çdo ditë qindra njerëz, por ai vjen për probleme barku, koke, gjoksi dhe ne nuk e dimë nëse këta sëmurë vijnë me COVID apo s'vijnë me COVID. Kjo padija është e rrezikshme. Ndërsa te Infektivi është e sqaruar, ai që shkon atje është me COVID. Ne kemi marrë masa, por janë kauçuk ato që përdorim për fytyrën, porn a pengojnë pamjen, ne jemi kirurgë, ne duhet të shohim edhe me mikroskop. Po të kesh atë nuk e sheh dot. Tek ne ka specifikë se mbase duhet të ishim më të vëmendshëm, jo ne, por ata që japin dhe sjellin material.”

Por cili është sugjerimi i kirurgut në lidhje me menaxhimin e situatës dhe delegimin e punës?

“Të gjithë te ne vijnë. Ishte një variant i mirë dhe oportun për t'u zbatuar te Sanatariumi, ku janë 10-12 kirurgë. Përderisa është spital për COVID-in këta të sëmurë mund të trajtoheshin shumë mirë atje. Ata nuk i operojnë se mbështesin këtë urdhrin e ministres që bëhen vetëm te Trauma. Atje mund të bëheshin shumë mirë se kushtet i kanë, mundësitë i kanë. Reanimacionin e kanë perfekt, pajisjet i kanë shumë të mira, personel kanë.”

Ja si të biesh nga pesha me agjërim

Posted: 30 Sep 2020 06:09 AM PDT

Nga Daniela Burnazi

Agjërimi me ndërprerje në një periudhë të caktuar të ditës ose të javës (apo fasting – anglisht – siç ka filluar të përdoret gjerësisht), sipas dietologëve, të jep energji, ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit dhe ndihmon në rënien në peshë.

Këshillohet që agjërimi të bëhet nga një periudhë 12 orë në ditë dhe më pas duke e rritur, 16 orë, 18 orë etj.

Ju mund të konsumoni ushqimet që dëshironi vetëm gjatë periudhës së dëshironi. Psh. Ju mund të konsumoni ushqim nga ora 11 e drekës deri në orën 7 pasdite dhe 16 orë të tjera të jeni në agjërim.

Gjatë orëve të tjera që jeni në agjërim, mund të konsumoni vetëm ujë, kafe pa sheqer apo qumësht dhe çaj pa sheqer.

Burimi: Diet Doctor

Alergologu Hoxha: Prekja e stafit mjekësor me COVID-19 ka qenë sinjal alarmi që të ridimensionojmë punën

Posted: 30 Sep 2020 04:46 AM PDT

Gazetare: Klevisa GJIKA

Infektimi i bluzave të bardha nga COVID-19 fatkeqësisht nuk ka munguar edhe në vendin tonë. Mirëpo, prekja e këtyre të fundit nga virusi keqbërës, ende në qarkullim, ka shërbyer si një sinjal për të marrë situatën nën kontroll në mjediset spitalore dhe për të ofruar shërbim më të sigurt për pacientët që kërkojnë shërbim në kushtet në të cilat ndodhemi.

Në një intervistë për gazetën “Shëndeti”, mjeku alergolog Mehmet Hoxha tregon se puna në spitalin Francez ku ai ushtron profesionin e tij është ndikuar nga rastet e konstatuara pozitive me COVID-19 në bluzat e bardha.

“Fatkeqësisht ka pasur raste të prekjes nga COVID-19 edhe nga ana e personelit shendetësor, kështu që këto gjithmonë kanë qenë flamur i kuq, sinjal alarmi që të ridimensionojmë punën e përditshme për të pasur kujdes, për të minimizuar mundësinë e kontaminimit të kolegëve, kolegeve, të personelit apo familjarëve“, tregon mjeku.

Paqartësia që kemi në lidhje me këtë sëmundje dhe pabesia kundrejt saj, sipas mjeku Hoxha, ka bërë që të merren masa strikte në menaxhimin e situatës aktuale.

“Një problem që është shafqur këto kohë është se duke qenë një sëmundje totalisht e paqartë, e pabesë, pacientë që në dukje ecin mirë një javë, 10-12 ditë çuditërisht bëjnë rëndime të situatës dhe këta pacientë janë të detyruar të shkojnë dhe të shtrohen, qoftë te spitali Infektiv, qoftë te Sanatoriumi.

Situata epidemiologjike duket që është nën kontroll, por jo shumë e favorshme, kemi një shtim të numrit të rasteve, kemi shtim të numrit të personave që kërkojnë asistencë telefonike, por fatmirësisht nuk ka atë gravitet klinik që ne e kemi pasur dhe e kemi frikë.

Përsa i përket menaxhimit të punës në spital, ne kemi limituar vizitat ambulatore, kemi limituar hospitalizimet në spital, jemi munduar të decentralizojmë dhe të delegojmë pacientët te mjeku i familjes, apo te mjeku specialist i lagjes apo rretheve me idenë për të dhënë domosdoshmërinë mjekësore që ata pacientë kanë për të minimizuar grumbujt, hospitalizimin e pacientëve dhe riskun e shpërthimit të një vatre të nxehtë. Jemi munduar të tregohemi të kujdesshëm qoftë me vizitat, qoftë me ekzaminimet, qoftë me shtrimet e pacientëve”, shprehet ai.

Mjeku Mehmet Hoxha tregon se kemi të bëjmë me një ridimensionim të punës, në kushtet e një normaliteti të ri.

“Sistemi shëndetësor është në tension të madh, kjo s’diskutohet. Që kemi një riorganizim, një ridimensionim të punës dhe kjo është evidente. Jemi munduar të minimizojmë vizitat spitalore apo hospitalizimet, kjo detyrimisht nuk kuptohet si ulje e kujdesit mjekësor me patologji akute apo kronike. Sistemi i pacientëve kronikë është menaxhuar përmes mjekut të familjes, specialistëve të lagjes, deri diku edhe nga ne. Është menaxhuar përmes telefonit, sistemit online”, shton më tej për menaxhimin e punës së bluzave të bardha në kushtet e pandemisë.

Hemorroidet dhe të çarat anale: çfarë janë dhe si kurohen

Posted: 30 Sep 2020 04:24 AM PDT

Nga Daniela Burnazi

Problemet gastrointensinale dhe problemet me zorrët janë shumë të shpeshta tek njerëzit. Në këtë postim do të paraqësim disa nga çrregullimet më të shpeshta anale:

Hemorroidet: janë enë të enjtura të gjakut që mbështjellin hapjen anale. Ato shkaktohen nga presoni kronik i tepërt dhe tendosja gjatë lëvizjes së zorrëve, kapsllëkut  të vazhdueshm ose shtatzanisë.

Ekzistojnë 2 lloje hemorroidesh:

Hemorroidet e brendshme: janë enët e enjtura të gjakut në pjesën e brendshme të hapjes anale. Ato irritohen kur shkaktohet presion dhe rrjedhin gjak.

Trajtimi kryesor për to janë:

  • Përmirësimi i zakoneve të zorrëve: (të tilla si shmangia e kapsllëkut)

Ose trajtimet kirurgjikale për heqjen e tyre.

Hemorroidet e jashtme: janë enë të fryra të gjakut në pjesën e jashtme të anusit. Ndonjëherë venat e jashtme të hemorroideve shpërthejnë dhe formojnë mpiksje gjaku nën lëkurë. Kjo është një gjendje shumë e dhimbshme dhe shkakton grumbullim të gjakut të mpiksur.

Trajtimi kryesor i tyre është ai kirurgjikal që mund të bëhet me anestezi lokale.

Të çarat anale: janë ndarje ose çarje të rreshtimit të hapjes anale. Shkaktari kryesor i tyre janë jashtëqitjet shumë të forta ose të ujshme. Çarjet anale janë një problem shumë I dhimbshëm sepse muskujt e ekspozuar irritohen nga jashtëqitja dhe shkaktojnë dhimbje të forta, djegie, gjakderdhje ose spazmë pas lëvizjes së zorrëve.

Burimi: Cleveland Clinic

Sindroma e zorrës së irrituar: simptomat dhe trajtimi

Posted: 30 Sep 2020 03:20 AM PDT


Nga Daniela Burnazi

Sindroma e zorrës së irrituar (e quajtur ndryshe dhe zorra e trashë spastike) është një gjendje e cila shkakton tkurrje të muskujve të zorrës së trashë më shumë se në gjendje normale.

Simptomat kryesore të kësaj sëmundje janë:

  • Dhimbje barku dhe ngërçe
  • Gazra
  • Fryrje të barkut
  • Ndryshimet në jashtëqitje
  • Kapsllëk dhe/ose diarre

 

Trajtimet kryesore që mund t'i bëhen sindromes së zorrës së irrituar janë:

  • Shamngia e kafeinës
  • Dieta ushqimore me sa më shumë fibra
  • Shmangia e ushqimeve të thata, me shumë sheqer si dhe me laktozë.
  • Menaxhimi i stresit
  • Kujdesi me ilaçet që irritojnë zorrët.

Burimi: Majo Clinic

Shefi i Toksikologjisë në QSUT: Kemi vëzhguar sjellje të re në përdorimin e alkoolit dhe drogës kur u prezantuan masat anti-covid

Posted: 30 Sep 2020 03:16 AM PDT

Gazetare: Klevisa GJIKA

Periudha e pandemisë së krijuar nga COVID-19 është shoqëruar edhe me probleme në përdorimin e alkoolit dhe lëndës drogë. Në një intervistë për gazetën “Shëndeti”, Andrin Tahiri, shefi i Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” tregon se gjatë kësaj periudhë është vënë re një sjellje e re nga qytetarët që kanë kërkuar shërbim mjekësor në Shërbimin e Toksikologjisë Klinike. Ja çfarë rendit Tahiri si pasoja të këtij problemi:

“Kemi vëzhguar sjellje të re të rrezikut që lidhet me përdorimin e alkoolit dhe lëndës drogë, sidomos kur u prezantuan masat e kontrollit COVID-19. Ka pasur:

  1. Risk të lartë për të rifilluar lëndën drogë dhe alkoolin
  2. Çrregullime sjellore me situata të dhunës verbale apo fizike në familje dhe në komunitet
  3. Dëme dhe pasoja të tjera shëndetësore dhe sociale
  4. Tendencë për suicide
  5. Konflikte ndërpersonale dhe familjare”

Referuar shefit të Toksikologjisë në QSUT, është rritur numri i persoanvfe që kanë kërkuar shërbim spitalor pas periudhës së karantinimit total. Megjithatë, ai thekson së është vepruar në përputhje me rregullat anti-covid të vendosura nga qeveria.

“Periudha post-izolim ka një rritje të dukshme në kërkim të shërbimit mjekësor, por kemi minimizuar shtrimet sipas udhëzimeve periodike, por pa anashkaluar cilindo rast në nevojë për asistencë mjekësore apo këshillime të rastit”, shprehet Tahiri.

Po gjatë izolimit të detyruar si kanë qenë rastet e personeve të alkoolizuar dhe të droguar?

“Gjatë karantinimit ka pasur një ulje të moderuar në kërkim të shërbimit mjekësor”, tregon mjeku.

Në lidhje me kushtet aktuale të higjienës ai bën me dije se:

“Zbatohen me korrektësi profesionale masat paraprake standarte të dezinfektimit spitalor. Çdo ditë bëhet higjienizimi dhe sterilizimi i ambienteve të shërbimit nga personeli sanitar i trajnuar për situatën. Në rast konfirmimi COVID-19 lajmërohet shërbimi Higjieno-Sanitar ku bën dezinfektimin e ambientit sipas protokollit të unifikuar.”

Stresi gjatë ushtrimit të punës gjatë kësaj kohe, pra nga marsi i këtij viti dhe deri në këto momente, nxirret në pah edhe nga vetë shefi i Toksikologjisë.

“Mund të them që fluksi i punës krahasuar me një vit më parë është pothuajse i njëjtë, me ndryshimin që stresi është i pranishëm në çdo moment të ditës gjatë punës sonë si mjek.”

Mjeku toksikolog i kërkon të gjithë qytetarëve që të dinë se si të përballen me situatën e COVID-19. “Disiplina për zbatimin e masave të unifikuara anti-covid është një qasje e rëndësishme për ju dhe ne si mjekë”, apelon mjeku.

I pyetur nëse ka një apel për kolegët e tij, mjeku Tahiri tha:

“Të nderuar kolegë, jam krenar që jam krah jush, Zoti t’ju bekojë.”

Ja shenjat që ju tregojnë se vuani nga vezoret policistike

Posted: 30 Sep 2020 02:30 AM PDT

Nga Daniela Burnazi

Sindroma e vezoreve policistike (PCOS) është çekuilibri më i zakonshëm hormonal për adoleshentet dhe gratë në moshë riprodhuese. Pothuejase 1 në 10 gra vuajnë nga PCOS, por shumica e tyre nuk e dinë. Sa më shpejt t'i trajtoni simptomat e PCOS aq më shpejt do të rregulloni problemet  që vijnë nga kjo sindormë :

Ja cilat janë simptomat më të zakonshme të Sindoromës së vezoreve Policistie:

Çrregullim i ciklit menstrual: në keto raste ju mund të keni peroida çdo 20 ditë, 31 ditë, ose edhe çdo 16 ditë. Në rast të vezoreve policistike ju mund të keni gjakderdhje edhe midis cikleve.

Steriliteti: 1 në 5 gra vuajnë nga steriliteti për shkak të PCOS. Kjo sindromë shkakton nivele të larta të hormonit të androgjenit dhe sasitë e larta të tij mund të parandalojnë që vezoret të lëshojnë vezë për ovulim, për pasojë do e keni të vështire për të ngelur shtatzënë.

Shtim në peshë: gratë që vuajnë nga PCOS kanë tendencë të shtojnë shumë në peshë, sidomos rreth zonës së barkut.

Rënia e flokëve

Aknet

Në rast se vuani nga sindroma e vezoreve policistike duhet të konsultoheni me mjekun dhe të merrni mjekimin e duhur.

Burimi: Health Grades

Çrregullimet gastrointestinale: llojet e problemeve me zorrët dhe simptomat kryesore të tyre

Posted: 30 Sep 2020 02:20 AM PDT

Nga Daniela Burnazi

Çrregullimet gastrointestinale të tilla si kapsllëku, sindroma e zorrëve të irrituar, hemorroidet, çarjet, anale, infeksionet perianale, koliti, polipet e zorrës së trashë dhe kanceri.

Janë shumë faktorë që ndikojnë në problemet gastrointestinale që përfshijnë zorrën e trashë dhe rektumin.

Ja disa nga faktorët që ndikojnë më shumë në problemet me zorrët:

  • Konsumimi i ushqimit me pak fibra
  • Mungesa e aktivitetit fizik
  • Konsumimi i tepërt i produkteve dhe nënprodukteve të qumështit
  • Stresi
  • Çrregullimet hormonale
  • Shtatzania
  • Kapsllëku
  • Marrja e ilaçeve të caktuara (si ilaçet kundër depresionit)

Kapsllëku është një nga problemet më të shpeshta gastrointestinal. Ai shkakton vështirësi në lëvizjes së zorrëve, gjë e cila çon në vështirësi në jashtëqitje dhe shkakton fece të vogla, të forta dhe çarje anale.

Ju mund ta kuroni duke ndryshuar dietën ushqimore, duke kryer aktivitet fizik dhe nëse nuk funksionojnë këto mënyra, mund të përdorni laksativë.

Burimi: Majo Clinic

Siguria e tregut farmaceutik/ Ҫfarë ndryshoi në ligjin e barnave në vite dhe roli i shoqatave të pacientëve

Posted: 30 Sep 2020 02:15 AM PDT

Denisa Canameti

Shqiptarët po përdorin gjithnjë e më shumë ilaçe! Ky pohim mbështetet nga të dhënat e Institutit të Statistikave, të cilat tregojnë se importi i medikamenteve vetëm në një dekadë është rritur me ritme dyshifrore nga viti në vit. Plakja e popullsisë (rritja e numri të të sëmurëve kronik ) dhe rritja e sëmundshmërisë (veçanërisht shtimi i sëmundjeve të zemrës, atyre tumorale dhe sëmundjeve që lidhen me shëndetin mendor) janë dy nga shkaktarët thelbësorë që kanë ndikuar në trendin rritës të konsumit të barnave.

Sektori i farmaceutikës, pa diskutim që është "zemra" e debatit/diskutimit në fushën e shëndetësisë. Kjo është refletuar edhe në ndryshimet e vazhdueshme që Ligji i Barnave ka patur ndër vite. Ndryshimi i fundit thelbësor ka ndodhur në 2015, me propozim të Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, në kuadër të përmbushjes së detyrimit të marrëveshjes CEFTA (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore). Ndryshim që solli një "liberalizim" të tregut farmaceutik, duke vënë në pikëpyetje të madhe cilësinë e barnave në vend, pasi preku "garancinë" e cilësisë (siç u shprehën në atë kohë).

Neni 12, pika c, përcaktonte "dhënien e autorizimit të tregtimit për barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit, vetëm kur kanë marrë autorizim për tregtim dhe qarkullojnë në vendin e tyre, si dhe në një nga vendet e Bashkimit Europian". Ndryshimi i 2015-s në ligjin e barnave, heq këtë kusht egzistues (pra, për qarkullimin e barit në një nga vendet e BE) dhe i hap rrugën tregtimit të barnave të prodhuara në vendet e Ballkanit, vetëm kur kanë marrë autorizim për tregtim dhe që qarkullojnë në vendin e tyre.

Por, cilat kanë qënë ndryshimet historike në ligjin e barnave, si/sa e ndikuan cilësinë dhe sigurinë e barnave?

Ndërhyrjet e para në ligjin e barnave: Ndryshon koncepti i negocimit dhe përbërja e Komisionit të Ҫmimit të barnave

Ndryshime të rëndësishme në ligjin "Për barnat dhe sherbimin farmaceutik", janë bërë në nenin për Çmimin e barnave dhe përbërjen e Komisionit të çmimit të barnave.

Kështu, në ligjin  Nr.7815, datë 20.4.1994 PËR BARNAT, thuhej se, Çmimet e barnave caktohen nga Këshilli i Ministrave, me propozim të komisionit të çmimeve të barnave, dhe në to përfishihen edhe marzhet e fabrikimit e të tregtimit. Ndërsa, Komisioni i çmimeve të barnave krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit, të fabrikuesve, sigurimeve shoqërore, organizatave të mjekëve, farmacistëve, stomatologëve dhe konsumatorëve.

Ligji nr.7815, datë 20.4.1994 "Për barnat", shfuqizohet, dhe hyn në fuqi LIGJ Nr.9323, datë 25.11.2004.

Në ligjin e 2004-s "Barnat tregtohen me çmime të caktuara për çdo vit kalendarik. Çmimet e barnave caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e komisionit të çmimeve, nëpërmjet negociimit me fabrikuesit vendas ose të huaj apo përfaqësitë e tyre, mbajtës të certifikatës së regjistrimit.."

Ndërsa, në Komisionin e çmimeve të Barnave bënin pjesë përfaqësues te Ministrisë se Financave, Ministrisë se Shëndetësisë, Ministrisë se Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Institutit te Sigurimit te Kujdesit Shëndetësor, Urdhrit të Farmacistëve dhe të shoqatave të pacientëve.

Në vitin 2006, në ligjin "Për barnat dhe shërbimin farmaceutik, pati disa shtesa dhe ndryshime, ku u ndryshuan Neni 50 dhe Neni 51, që përcaktonin çmimin e barnave dhe marzhet (Neni 50) dhe Komisionin e çmimit të Barnave (Neni 51).

Kështu, "Çmimi i barnave në treg është i kontrolluar dhe bazohet mbi çmimet CIF të importit dhe mbi bazën e çmimeve të fabrikimit për barnat e prodhuara në vend".

Gjithashtu ndryshoi edhe struktura e Komisionit të Çmimit të Barnave duke shkurtuar dy zëra, praktikisht dy organe të pavarura: Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë dhe Shoqatat e Pacientëve.

Kjo ndërhyrje, së pari, hoqi konceptin e negocimit, nga ligji i barnave. Në nenin 50 thuhej që barnat kanë çmime të përcaktuara dhe çmimet e barnave caktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave, nëpërmjet negocimit me kompanitë farmaceutike, apo me përfaqësitë e tyre në vendin tonë. Heqja e këtij koncepti bëri që çështja e barnave mos të negociohej më dhe sipas ekspertëve kjo solli një rritje të çmimit të barnave sepse pikërisht kompanitë farmaceutike filluan të deklarojnë çmime sipas interesave të tyre.

Së dyti, diskutimi për heqjen e Urdhrit të Farmacistit nga Komisioni i Çmimeve vazhdon edhe sot. Urdhri i Farmacistit, e ka intepretuar mohimin e të drejtës së përfaqësimit në Borde të ndryshme, si një qëndrim të njëanëshëm nga ana e institucioneve për të përfituar 'një qetësi institucionale'.

Ndërkohë, në 10 vjetorin e Urdhrit të Farmacistit, ish Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, e përmendi këtë problematikë.

Lidhur me mosprezencën e Urdhërit në KA-në e Fondit (Këshillin Administrativ të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor), Beqaj e argumentoi me faktin se "Ju nuk mund të jeni aty ku vendoset formati i aktit, dhe pastaj të jeni palë kur kontraktoni. I bie që të kesh marrë vetë vendim se si e do kontratën me veten" ndërsa në lidhje me mosprezencën në Komisionin e Çmimit të Barnave, ish- ministri u shpreh "se të paktën tek çmimi i barnave, është Ministria e Shëndetësisë që vendos me çfarë çmimi do të vijë bari në kufi apo do të dalë nga fabrika. Se si është çmimi në kufi apo në fabrikë nuk lidhet shumë me atë punë që bëni ju" – tha Ministri.

Aktualisht, sipas Ligjit nr. 105/2014 "Për barnat dhe shërbimin farmaceutik": Çmimi i barnave në treg është i kontrolluar dhe bazohet mbi çmimet CIF të importit, të deklaruara nga kompanitë mbajtëse të autorizimit të tregtimit dhe mbi bazën e çmimeve të prodhimit për barnat e prodhuara në vend, të deklaruara nga prodhuesi vendas.

Ndryshimet në procedurat e importit të barnave

Sikurse u përmend në fillim të shkrimit, është shoqëruar me debat të madh, një ndryshim thelbësor në ligjin e Barnave, në vitin 2015, kur qeveria propozoi ndryshimin e nenit që përcakton se barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit mund të tregtohen në Shqipëri pa qenë e nevojshme të qarkullojnë të paktën në një vend të BE, ashtu siç ishte e përcaktuar në ligjin e vitit 2014.

Si ishte?

Në ligjin e 2004-s Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik, Neni 13, përcaktonte: "QKKB-ja pranon për regjistrim vetëm barnat nga prodhues vendas, barnat e regjistruara dhe që qarkullojnë në një nga vendet e Bashkimit Europian, SHBA, Kanada, Japoni, Australi, si dhe në shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfshira në marrëveshjet e ratifikuara për tregtinë e lirë.

Në 2006-n pati ndryshime në  LIGJIN NR. 9323, DATË 25.11.2004 "PËR BARNAT DHE SHËRBIMIN FARMACEUTIK", ku ndryshoi pikërisht pika 2 e Nenit 13 si më poshtë: "2.QKKB-ja pranon për regjistrim: a) barnat e prodhuara në vendin tonë, si dhe barnat e regjistruara dhe që qarkullojnë në njërin nga vendet e Bashkimit Europian, Zvicër, SHBA, Kanada, Japoni dhe Australi; b) barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit, vetëm kur janë të regjistruara dhe qarkullojnë në vendin e tyre prej jo më pak se 2 vjetësh."

Ligji i 2004-s për barnat dhe shërbimin farmaceutik është i Shfuqizuar dhe aktualisht është në fuqi ligji i ri i miratuar në 2014-n. Megjithatë, pika b, e nenit 12 ruajti parimin që barnat që qarkullojnë në Shqipëri, të qarkullojnë edhe në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Çfarë përcaktonte ligji i 2014-s?

Në fund të korrikut të vitit 2014 u miratua një ligj i ri për barnat dhe, midis të tjerash, u miratua një dispozitë që për vendosjen në treg dhe qarkullimin e barnave me origjinë nga vendet e Ballkanit u vendos rregulli që këto barna mund të vendosen në treg në Shqipëri nëse qarkullojnë të paktën edhe në një vend tjetër të Bashkimit Europian.

Agjencia i propozon ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhënien e autorizimit të tregtimit për:

  1. a) barnat e prodhuara në vendin tonë;
  2. b) barnat që kanë marrë autorizim për tregtim dhe që qarkullojnë në njërin nga vendet e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanada, Turqi, Zvicër, Izrael, Japoni, Australi;
  3. c) barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit, vetëm kur kanë marrë autorizim për tregtim dhe qarkullojnë në vendin e tyre, si dhe në një nga vendet e Bashkimit Europian;

Pra, sipas Ligjit të vitit 2014 për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik- për vendosjen në treg dhe qarkullimin e barnave me origjinë nga vendet e Ballkanit u vendos rregulli që këto barna mund të vendosen në treg në Shqipëri nëse qarkullojnë të paktën edhe në një vend tjetër të Bashkimit Europian.

Çfarë ndryshoi?

Ndryshuar me ligjin nr. 109/2015, datë 15.10.2015

Ky ligj përcakton që për regjistrimin në Shqipëri të barnave të prodhuara në vendet e Ballkanit të hiqet kushti ekzistues, ndryshimi i fundit, që këto barna të qarkullojnë në një nga vendet e BE-së

Agjencia i propozon ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhënien e autorizimit të tregtimit për: a) barnat e prodhuara në vendin tonë; b) barnat që kanë marrë autorizim për tregtim dhe që qarkullojnë në njërin nga vendet e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanada, Turqi, Zvicër, Izrael, Japoni, Australi; c) barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit, vetëm kur kanë marrë autorizim për tregtim dhe që qarkullojnë në vendin e tyre;

Pra, barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit mund të tregëtohen në Shqipëri pa qënë e nevojshme të qarkullojnë të paktën në një vend të BE!

Pse ndryshoi?

Ish- Ministri i Shëndetësisë asokohe, që mbronte dhe ndryshimet e ligjit në Kuvend argumentoi se: "Kjo dispozitë është vlerësuar nga disa vende të Ballkanit si një kufizim i qarkullimit të lirë të mallrave brenda territorit të Ballkanit dhe që bie në kundërshtim me atë çfarë është miratuar në marrëveshjen e CEFTA-s.

Nisur nga kjo, pas shqetësimeve të disa vendeve të Ballkanit të ardhura qoftë në ministrinë tonë, por përgjithësisht në Ministrinë e Ekonomisë, sepse ajo është ministria që ka në fushën e saj të përgjegjësisë edhe zbatimin e marrëveshjeve të ndryshme ekonomike, përfshirë edhe CEFTA-n, qeveria vjen me këtë propozim, meqenëse kërkohet që të zbatohet në mënyrë të plotë marrëveshja e CEFTA-s.

Është vlerësuar se ky lloj kufizimi që kemi sot, pra që të qarkullojnë në një vend të BEsë, hyn në grupin e atyre që quhen barriera jotarifore dhe Shqipëria, qeveria, sipërmarrjet e ndryshme janë vënë edhe nën rrezikun potencial që vendet që pretendojnë se preken nga kjo dispozitë mund të fillojnë të zbatojnë reciprocitet jo vetëm në fushën e barnave apo të  shëndetësisë, por në të gjitha fushat në përgjithësi, madje sidomos me Serbinë Ministria e Ekonomisë ka arritur në prag të vajtjes edhe në Arbitrazh. Kjo është arsyeja pse qeveria vjen me këtë propozim, pra për të përmirësuar ligjin e barnave, që të jetë në përputhje të plotë me marrëveshjen e CEFTA-s.

Çfarë është marrëveshja CEFTA?

CEFTA është një marrëveshje që mbështetet në parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe Bashkimit Europian. Shqipëria, si vend anëtar i CEFTA-s, zbaton me protokollin për lehtësimin e tregtisë me vendet anëtare të CEFTA-s duke filluar nga: transparenca në ligjet, rregullat dhe procedurat e tregtisë, shkëmbimi elektronik i dokumenteve që shoqërojnë mallrat, njohje automatike e dokumenteve dhe testeve laboratorike; unifikimi i orareve në pikat e kufirit etj;

CEFTA është pjese e përpjekjeve te vendeve te rajonit dhe Bashkimit Evropian (BE) për te krijuar një treg rajonal qe mundëson zhvillimin ekonomik dhe qe do e kontribuoje eventualisht ne rritjen e sigurisë dhe stabilitetit politik ne Ballkan.

Ky artikull u përgatit nga shoqata Together for Life në kuadër të projektit "Rritja e ndërgjegjësimit për COVID-19 dhe cilësisë së barnave për sëmundjet kronike" – projekt nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

 

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more