Skip to main content

““Aktualisht në qarkullim janë 8 mutacione të COVID-19″, kreu i Urgjencës: Shkalla e infektimit është rritur, por është ulur vdekshmëria. Vjeshta në disfavorin tonë” plus 9 more - Gazeta Dita

““Aktualisht në qarkullim janë 8 mutacione të COVID-19″, kreu i Urgjencës: Shkalla e infektimit është rritur, por është ulur vdekshmëria. Vjeshta në disfavorin tonë” plus 9 more - Gazeta Dita


“Aktualisht në qarkullim janë 8 mutacione të COVID-19″, kreu i Urgjencës: Shkalla e infektimit është rritur, por është ulur vdekshmëria. Vjeshta në disfavorin tonë

Posted: 27 Sep 2020 01:41 AM PDT

"Aktualisht në qarkullim janë 8 mutacione të Covid-19″, kështu është shprehur kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Në një intervistë për TvKlan, mjeku ka thekson se këto mutacione vërtetojnë se infeksioni nuk ka ndryshuar, por fatmirësisht vdekshmëria është ulur më shumë seç ka qenë në muajt e parë.

"Ka pasur shumë mutacione. Ajo që po vihet re është ndryshimi i virusit që humbet pjesët. Të gjithë ndryshimet që ka pësuar, janë 7-8 tipe ose shtame të cilat kanë vërtetuar që infeksioni nuk ka ndryshuar por vdekshmëria është ulur më shumë seç ka qenë në muajt e parë. Ajo demonstrohet edhe në vendin tonë, pasi infeksioni është rritur është bërë 16.6% nga 6.2 % që ka nisur dhe numri i të sëmurëve të shtruar nuk e kalon 200 në dy spitalet. Numri i të vdekurve në krahasim me numrin e të infektuarve dhe atyre në spital, duhet të kishte një shifër më të lartë. Humbja e aftësisë së vdekshmërisë tregon se virusi kërkon të përshtatet në organizëm".

Brataj ka theksuar më tej se grumbullmet nëpër shkolla dhe ardhja  e vjeshtës janë në favor të virusit dhe në disfavorin tonë, prandaj  dhe duhen forcuar masat.

"Me fillimin e shkollës ka grumbullim njerëzish, me ardhjen e vjeshtës ka ulje temperaturash, këto janë faktorë në favor të virusit dhe disfavorin tonë, prandaj duhen forcuar masat. Ky rezultat i fillimit të shkollës ne pritet ta shohim nga 15-20 Tetori, tregues i infeksionit të këtij virusi".

Nga 1600 thirrje në 24 orë në rang vendi drejtuar 127, vetëm 250 thirrje janë për Covid.

Mbi 95 % e tyre e kalojnë me shenja të lehta, temperaturë 37.5 deri në 38 për tre katër ditë, apo edhe me diarre për disa ditë.

j.l./ dita

E rëndë në Itali / Shqiptari nuk pranon ndarjen nga gruaja, pas debateve tenton të përdhunojë vjehrrën e tij, 57-vjeçarja: Më shtyu pas murit me forcë dhe filloi…

Posted: 27 Sep 2020 01:32 AM PDT

Policia italiane ka arrestuar një 39-vjeçar shqiptar, pasi ka tentuar të përdhunojë vjehrrën e tij.

Mësohet se 39-vjeçari shqiptar fillimisht u akuzua nga ish-gruaja e tij për për përndjekje, ndërsa tani akuzohet se ka tentuar të përdhunojë vjehrrën e tij, shkruan Corriere.it

Ka qenë  57-vjeçarja ajo që ka denoncuar në polici ngjarjen e rëndë, ku ka treguar me detaje çdo veprim të 39-vjeçarit.

"Ai më shtyu pas murit. Ai më mbajti të mbërthyer, më shtrëngoi dhe më tha se do të më përdhunonte. Unë kisha shumë frikë. Pastaj më bllokoi, duke më shtrënguar krahët me njërën dorë, nuk mund të lëvizja, ndërsa me dorën tjetër më ledhatoi gjoksin dhe ijën. Ai po më thoshte se do të më përdhunonte", rrëfeu me lot në sy vjehrra.

Sipas të vjehrrës, në këto momente ka ndërhyrë fqinji i saj, i cili ka ndaluar agresorin. Pas ngjarjes kjo e fundit u dërguar menjëherë në spital.

Këto akuza, 39-vjeçari i ka hedhur poshtë para trupës gjykuese.

"Unë nuk bëra asgjë, thjesht doja të shihja vajzën time, ajo vrapoi drejt meje dhe më gërvishti", deklaron burri.

Ndërsa 57-vjeçarja tha: "Më tmerroi. Shpejt pasi ika në Shqipëri sepse kisha frikë se ai do të kthehej në shtëpinë time. Dhe edhe sot, për të ardhur këtu, unë duhej të merrja ilaçe."

Ndarja e 39-vjeçarit nga gruaja e tij

Gjithçka nisi në fillim të vitit 2018, ku gruaja e 39-vjeçarit vendosi që të divorcohej nga ai. Ajo u largua nga banesa dhe mori me vete vajzën e saj. Ky vendim nuk u pranua në asnjë moment nga 39-vjeçari.

Ai u mundua që t'i ndryshonte mendjen gruas dhe u përpoq që ta fitojë sërish, por ajo refuzoi. Sipas asaj që ishte raportuar, ai e kishte përndjekur atë me mesazhe, telefonata dhe ndjekje.

Më pas gruaja e denoncoi në polici për përndjekje duke e vështirësuar edhe më shumë marrëdhënien mes tyre. Në një ditë të muajit shkurt të vitit 2018, burri paraqitet në ndërtesën ku ish-gruaja jeton me nënën dhe fëmijën e tij.

Ai kërkon që të shikojë fëmijën e tij dhe kur vjehrra i thotë se kjo nuk është e mundur, atëherë nis edhe dhuna ndaj saj.

j.l./ dita

“Kam frikë se duhet të përgatitemi…”, OBSH bën parashikimin e frikshëm: Ja sa do të arrijë numri i viktimave nga koronavirusi

Posted: 27 Sep 2020 01:21 AM PDT

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar nga një rritje masive e numrit të viktimave nga pandemia e Coronës, shkruan DW.

Në SHBA numri i të infektuarve me Corona kaloi ndërkohë në një milionësh tjetër.

Numri i dy milionë viktimave nga pandemia e Coronës është i papërfytyrueshëm, por "jo i pamundur", deklaroi, Michael Ryan drejtor i ndihmës së emergjencës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH në Gjenevë.

Madje kjo shifër pa një bashkëpunim ndërkombëtar është “me shumë gjasa”.

Sipas Ryan, një rritje e re masive e infektimeve është e mundur. Prandaj duhet të zbatohen me rigorozitet të gjitha masat kundër SARS-CoV-2. Higjiena, mbajtja e maskës, distanca, testimi, ndjekja e kontakteve, karantina.

"Atëherë kam frikë se, …"

"Çështja që shtrohet është: Jemi të gatshëm të veprojmë së bashku multilateralisht e globalisht, që ta kontrollojmë këtë virus në vend që ta kontrollojë fatin tonë? Nëse nuk e bëjmë këtë dhe nuk e zhvillojmë mënyrën, dimensionin dhe intensitetin e bashkëpunimit, atëherë kam frikë, se duhet të përgatitemi për një shifër të tillë, dhe për fat të keq ndoshta edhe një më të lartë", tha Ryan. Sfida kryesore si më parë është zhvillimi i një vaksine të efektshme.

Aktualisht numri i viktimave në botë që kanë humbur jetën nga virusi Corona po i afrohet shifrës 1 milionë. Pritet që kjo të kalohet në javën që vjen.

SHBA në krye

Në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar ndërkohë më shumë se 7 milionë të infektuar, sipas Universitetit John Hopkins. Kjo është shifra absolutisht më e lartë, ndjekur nga India me 5,8 milionë raste dhe Brazili me 4,7 milionë të infektuar. Ndërkohë në të gjithë botën janë infektuar 32 milionë vetë, 283.000 në Gjermani. Edhe në Gjermani ka rritje të numrit të infektimeve.

Krahasimisht pandemia e Coronës është zhvilluar më lehtë në Afrikë deri më tani.

Që ky kontinent deri më tani i ka shpëtuar rritjes së lartë të infektimeve mendohet, se lidhet me kushtet klimatike të tij dhe një dendësi të ulët popullsie në shumë rajone, ka bërë të ditur zyra e OBSH-së në Brazzaville. Një rol mund të luajë edhe mosha e ulët mesatare e popullsisë afrikane.

j.l./ dita

VIDEO / Tensionet Greqi-Turqi, droni turk ngjyros me bojë të kuqe flamurin grek, shpërthejnë mediat greke: Provokim mizor!

Posted: 27 Sep 2020 01:02 AM PDT

Shtohen tensionet mes Turqisë dhe Greqisë.

Mëngjesin e sotëm, në ishullin grek që ndodhet pak kilometra larg tokës turke, një dron, i cili fluturoi në ajër për rreth 40 minuta njollosi me bojë të kuqe flamurin grek.

Banorët e ishullit thanë se droni kishte altoparlantë që luanin himnin turk.

Ai ngjyrosi flamurin grek me të kuqe në mes. Tashmë autoritetet greke po hetojnë për të mësuar se nga kishte hyrë droni në tokën greke.

Ndërkohë, mediat greke kanë nisur sulmet ndaj presidentit turk në lidhje me këtë incident, duke theksuar se të gjithë po tallen me të dhe popullin e tij.

“Provokim mizor”, e kanë quajtur mediat greke këtë veprim.

j.l./ dita

Hapet Qendra Turistike e Valbonës, Rama: Tropojën e kanë shfrytëzuar veç për vota, shkundëm pluhurin e harresës

Posted: 27 Sep 2020 12:51 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka publikuar Qendrën e Re Turistike të Valbonës, e cila do të jetë në shërbim të turistëve në këtë vend.

Tropoja njihet për bukurinë e maleve dhe lumenjve të saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se në këto 7 vjet është shkundur pluhuri i harresës së turpshme të atyre që Tropojën e kanë shfrytëzuar veç për vota e luftra absurde politike.

"Mirëmëngjes dhe me Qendrën e Re Turistike të Valbonës, pjesë e programit të qendrave mikpritëse të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, e cila ka hapur dyert për turistët që të shijojnë mrekullitë e Tropojës së bukur, ku në këto 7 vjet kemi shkundur pluhurin e harresës së turpshme të atyre që Tropojën e kanë shfrytëzuar veç për vota e luftra absurde politike, ju uroj një të dielë të qetë", shkruan Rama.

j.l./ dita

“Me COVID-19, por tamponi doli negativ”, gazetari tregon eksperiencën e tmerrshme: Më dridhej trupi, kollitesha çdo 5-10 sekonda. Ja kura e çuditshme që më dha mjeku

Posted: 27 Sep 2020 12:29 AM PDT

COVID-19 ishte shkaku pse gazetari Erjon Skëndaj, mungoi për një kohë të gjatë në kronikat informative, apo lidhjet e drejtpërdrejta në News24.

Ai ka treguar eksperiencën që ka kaluar pasi u prek nga koronavirusi.

Në emisionin  'Kjo Javë' gazetari tregoi se ka kaluar ditë shumë të vështirë, pasi ka pasur ethe, temperaturë, kollë dhe madje nuk mund të flinte as gjumë natën.

"Më ishte krijuar ideja e trimëruar disi, që unë e kisha kaluar më herët me gripin sezonal në janar shkurt, por nuk ishte ashtu. Për tre katër ditë pata dhimbje koke, kyçesh, djersitje të pakuptimtë dhe një lodhje si gjendje të fikti, dhe një vështirësi në frymëmarrje sa nuk e mbaja dot as maskën. Temperatura nuk kishte nisur. Ia hodha fajin vapës.

Por në ditën e 4-t më filloi një dhimbje shumë e madhe fyti, djegie, poshtë në pjesën e laringut, kisha një si djegie, sikur kisha marrë flakë, sikur më kishin hedhur benzinë, nuk përtypesha dot. Nuk erdha në punë, lajmërova redaksinë për shenjat, nuk kisha temperaturë ende, më nisi një kollë shumë e fortë, lodhëse. E thatë po shumë e fortë, një kollë që të dridhej gjithë trupi trupi, kollitesha çdo 5-10  sekonda. Nata ishte pa gjumë komplet.

Në këto çaste nxitova të bëj tamponin. Në fakt nxitova disi sepse duhet të kisha pritur të vinte edhe temperatura, por mendova se mos unë kisha ditë që i kisha disa simptoma periferike dhe ndoshta isha në mes të kurbës për të bërë tamponin. E kam bërë tamponin pa nisur temperatura, dhe rezultoi negativ.

Pas tri ditësh më nisi temperatura, ishte diku 37.5-38 dhe pas tri ditësh temperatura m'u pre si me thikë, nuk kisha më. Ajo që nuk m'u nda asnjëherë ishte dhimbja e kokës dhe djersitja dhe bashkë me to edhe një diare prej disa ditësh. Kollën vijoj ta kem edhe tani. Në ditën e shtatë, nisi të më zbehej shija, jo të më ikë komplet. Fillova ta testoj veten te parfumi, më duhej ta afroja shumë afër që të kuptoja. Mora mjekim nga mjeku i familjes", tregoi Skëndaj.

Gjatë bisedës në emision, Skëndaj tregon edhe mbi kurën e dhënë nga mjeku i familjes.

"Mjeku i familjes më dha një mjekim tip që u jepet të gjithë personave që kanë COVID. Kryeson listën antibiotiku dhe kjo ishte më e çuditshmja. Në listën time nuk përfshihej holluesi i gjakut, por një aspirinë, zinat dhe vitamina dhe zing. Pra, një kurë protokoll tip thoshte mjekja. Kortizonikë më këshilluan për shkak të kollës, por nuk pranova ta marr",  tha Skëndaj.

Më tej ai tregoi  se virusin mund të ketë marrë gjatë komunikimeve me familjarët e pacientëve të infektuar.

"Një ditë e kam parë veten shumë keq. Jam zgjuar natën me një dhimbje shumë të fortë në fyt. Më kapi pak paniku. Kur kollitesha më dhimbte gjithë mushkëria dhe gati s'më mbanin këmbët. Piva një qetësuese, mendova të zbardhi dita për të ikur në spital, por fatmirësisht këtë dhimbje nuk e kisha më. Nuk e kam përjetuar kurrë këtë dhimbje", tha gazetari.

j.l./ dita

“Prej 8 muajsh, muzikantët pa punë prej COVID”, Deda: Nuk jemi të paaftë, duhet një strategji kompensimi

Posted: 27 Sep 2020 12:18 AM PDT

Industria e muzikës nuk i ka shpëtuar pandemisë së COVID-19.

Ashtu si shumë industri të tjera të cilët janë ndikuar negativisht duke pësuar humbje ekonomike nga koronavirusi, edhe industria e muzikës është përballur më pasoja të ndryshme.

Këngëtari Elton Deda, në një status në rrjetin social "Facebook" ka sjellë në vëmendje pasojat me të cilët shumë artistë, po përballen.

Prej 8 muajsh thekson ai muzikantët në Shqipëri dhe Kosovë janë të papunë.

Ndonëse e shpreh qartë rëndësinë që duhet të tregohet për të mbrojtur shëndetin e secilit prej nesh, Deda shton se shumë këngëtarë po shkojnë drejt falimentimit.

Po ashtu ai nuk lë pa përmendur edhe faktin se ndjehet i lënë menjëanë, dhe së minimuni që duhet të bëjë shteti në situata të tilla është, një strategji kompensimi.

Postimi:

"Tashme, ne muzikantet ne shqiperi e kosove po hyjme ne muajin e 8 pa punuar. Nje pjese derrmuese e jona, te ardhurat kryesore i kane prej punes se lodhshme deri ne oret e para te mengjesit, ne klube, bare e lounge te ndryshme. Nuk punojme dot jo sepse jemi te paafte por sepse nuk lejohemi.

Mbasi na kane denigruar mire e mire me akte normative te bera nga njerez qe thjesht nuk duan tja dine per jetet e te tjereve, mbasi na konsiderojne pasanike nderkohe qe shume prej nesh po shkojne drejt falimentit financiar, edhe nuk na degjojne e nuk na perfillin.

Nese na mbyllen, duhet te mendoheshe nje strategji kompesimi. Minimumi qe mund te beje nje shtet te i cili ne paguajme rregullisht taksa. Personalisht ndihem teper pesimist me teper prej indiferences sesa prej gropes qe thellohet cdo dite."

j.l./ dita

FOTO: E mbyllur mes katër mureve me vajzat, dalin pamjet nga Kukësi ku po kalon arrestin e shtëpisë Fjolla Morina

Posted: 27 Sep 2020 12:00 AM PDT

Fjolla Morina ka qenë kryefjala e mediave gjatë gjithë kësaj jave.

Historia e këngëtares nisi pas arrestimit të saj nga policia shqiptare në kufirin e Morinës, sepse pas një kontrolli në makinë Fjollës ju gjetën 2 pistoleta, njëra prej tyre ishte çakmak.

Pas arrestimit ajo ju nënshtrua një kontrolli mjekësor dhe rezultoi se ishte 2-muajshe shtatzënë.

Njësoj si skenari i ndonjë telenovele, më vonë mjekët gjinekologë dolën në përfundimin se këngëtarja nuk ishte shtatzënë dhe se e kishte sajuar të gjithë këtë për t'i shpëtuar burgut.

Mirëpo shtatzënë apo jo, Fjolla jo doli të mos përfundonte në burg, sepse Gjykata vendosi masën e sigurisë "arrest shtëpie" me kushtin që ajo të qëndronte në Kukës.

"Prive" ka udhëtuar drejt vendit ku këngëtarja po kalon ditët në izolim dhe ka publikuar pamjet ku Fjolla duket e mbyllur brenda 4 mureve.

Ajo është parë duke komunikuar në telefon, ndërkohë që në banesë shoqërohej nga dy vajzat e saj.

Në foto këngëtarja shfaqet shumë e qetë, ndërkohë që kujdeset për vajzën e vogël, Alyah.

Kjo e fundit ishte dhe arsyeja pse u vendos "arrest shtëpie" për Morinën.

Pas masës së sigurisë edhe vetë Fjolla postoi në Instagram një video me Alayahn duke treguar në këtë mënyrë se pavarësisht gjithçkaje jeta për të do të vazhdojë si normalisht.

 

j.l./ dita

Zvicra voton sot për anulimin e lëvizjes së lirë me BE: Do zgjidhen të hyjnë vetëm emigrantët e preferuar

Posted: 26 Sep 2020 11:47 PM PDT

Votuesit zvicerjanë votojnë sot nëse do të heqin dorë nga lëvizja e lirë me vendet e Bashkimit Evropian.

Mbështetësit e nismës thonë se kjo do të sjellë më shumë kontroll në kufijtë e vendit duke zgjedhur vetëm emigrantët më të preferuar.

Kurse kundërshtarët thonë se diçka e tillë do të fusë vendin në recesion dhe do të heqë të drejtën e qindra mijëra zvicerjanëve për të jetuar e punuar në Evropë.

Ministri i drejtësisë tha se mund të krijohet një situatë "me e keqe se Brexit".

Zvicra ka vendosur kohë më parë të mos jetë pjesë e BE, por dëshiron të ketë akses në zonën e tregtisë së lirë dhe të bashkëpunojë me Brukselin për çështje si transporti, mjedisi, puna kërkimore dhe arsimi.

Propozimi vjen nga partia e djathtë Zvicerjane e Popullit dhe pason një referendum të vitit 2014 (po ashtu nga kjo parti) për vendosjen e kuotave të refugjatëve nga BE. Ky i fundit u aprovua me marzh të vogel.

Thomas Aeschi i Partisë së Popullit beson se heqja dorë nga lëvizja e lirë do të sjellë avantazhe të shumta si "aftësia për të zgjedhur emigrantët më të kualifikuar" apo "më pak spekulime me çmimet e shtëpive e të qerave".

Ai nuk trembet as nga humbja e marrëveshjeve tregtare duke thënë se pasoja e vetme do të jetë se "zvicerjanët do të hanë më pak djathë francez dhe francezët më pak djath zvicerjan".

j.l./ dita

Infektohet me COVID një pedagoge e Fakultetit Ekonomik në Elbasan, vetëizolohen kolegët e saj

Posted: 26 Sep 2020 11:35 PM PDT

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Elbasan.

Mësohet se gjatë orëve të fundit ka rezultuar e infektuar një pedagoge e fakultetit Ekonomik në qytetin e Elbasanit.

Kjo e fundit është karantinuar në banesën e saj. Ndërkohë disa pedagogë të tjerë, po në këtë Fakultet, të cilët kanë pasur kontakt me të, mësohet se janë vetëizoluar.

Po kështu në qytetin e Elbasanit kanë rezultuar të infektuar edhe dy mësues të të shkollës 9-vjeçare "Ali Agjah".

Ndërsa një tjetër mësuese e kësaj shkolle është vetëizlouar pasi është në pritje të tamponit të saj.

Sakaq, në Shqipëri rritet çdo ditë numri i të infektuarve me COVID.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 108 raste të reja dhe janë shënuar edhe 2 viktima. Në total numri i viktimave ka shkuar në 375.

j.l./ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more