Skip to main content

“Vazhdon dobësimi i dollarit. Drejt rënies më të madhe mujore në 1 dekadë” plus 9 more - Gazeta Dita

“Vazhdon dobësimi i dollarit. Drejt rënies më të madhe mujore në 1 dekadë” plus 9 more - Gazeta Dita


Vazhdon dobësimi i dollarit. Drejt rënies më të madhe mujore në 1 dekadë

Posted: 01 Aug 2020 02:37 AM PDT

Dollari ka vazhduar të dobësohet në sesionin e fundit tregtar, duke i'u afruar rënies më të madhe mujore në 1 dekadë, ndërkohë që investitorët po shqetësohen mbi rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane, për shkak të pandemisë.

Zhvlerësimi i valutës amerikane ka nxitur euron, ndërkohë që valuta e përbashkët u rrit në 1.19 USD, që është niveli më i lartë që prej Majit 2018. Euro ka regjistruar gjithashtu rritjen më të madhe mujore që prej Shtatorit 2010.

Besimi tek dollari u dobësua më tej pasi presidenti Donald Trump tha këtë javë se ekziston mundësia që të shtyhen zgjedhjet presidenciale të Nëntorit. Kjo erdhi në të njëjtën ditë kur u publikuan te dhënat për një tkurrje të Produktit të Brendshëm Bruto me 32.9% në tremujorin e dytë, që është treguesi më i keq që prej Depresionit të Madh.

Indeksi i dollarit preku 92.54 në sesionin e fundit tregtar të javës, një nivel që është parë për herë të fundit në Maj 2019. Për muajin Korrik, valuta e gjelbërt ka rënë me rreth 5%, me pjesën më të madhe të rënies që ka ndodhur në 10 ditët e fundit, ku rastet e reja me koronavirus janë rritur bindshëm në shumë shtete.

O.J/DITA

Manastirliu: Dyfishohet numri i epidemiologëve në terren, shtohen 300 punonjës, vjeshta e dimri do jenë të vështirë

Posted: 01 Aug 2020 02:20 AM PDT

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me epidemiologët e Tiranës, një prej vatrave kryesore në vend, ka deklaruar se sistemit shëndetësor do t'i shtohen 300 mjekë, infermierë, teknikë, në përgjigje të planit dhe strategjisë afatmesme ndaj situatës së shkaktuar nga COVID19.

"Vendimi i qeverisë ka alokuar 300 punonjës të dedikuar për spitalet që priten të hapen, por edhe për planin tonë afatmesëm në kuadër të përgjigjes të situatës të shkaktuar nga COVID19. 300 punonjës do të jenë mjekë, teknikë apo infermierë, që do t'i përgjigjen nevojave të spitaleve COVID apo nevojave të tjera që ka sistemi shëndetësor", tha Manastirliu.

Gjatë takimit me epidemiologët, Ministrja Manastirliu theksoi se po vijon puna me forcimin e kapaciteteve dhe burimeve njerëzore për përgatitjen e periudhës vjeshtë dimër.

"Ne po përgatitemi për vjeshtë-dimrin, që sigurisht do të jetë i vështirë, por po përgatitemi të fuqizojmë asetet sa i përket burimeve njerëzore, epidemiologët, punonjësit në shërbimet e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor jo vetëm në Tiranë, ku janë dyfishuar ekipet por edhe në të gjithë qarqet, në mënyrë që në terren të kemi më shumë epidemiologë, më shumë punonjës, të cilët të mundet të kenë prioritet jo vetëm testimin, por edhe gjurmimin, hetimin për kufizimin e infeksionit", tha Manastirliu.

Epidemiologët e terrenit kanë bërë të ditur se nga rastet e identifikuara së fundmi ka rritje të rasteve tek moshat e reja të cilët janë infektuar nga frekuentimi i vendeve me grumbullime masive, kryesisht festa dhe ditëlindje.
"Ajo çfarë vihet re këtë periudhë është rritja e rasteve në moshat e reja. Vatrat kryesore janë nga festat, ditëlindjet apo grumbullimet ne ceremoni mortore", u shprehën epidemiologët.

Manastirliu ju ka bërë edhe njëherë thirrje të rinjve të tregohen të përgjegjshëm, pasi sjellja individuale në këtë betejë është vendimtare.

"Ajo çfarë konstatohet nga puna juaj është që të rinjtë, apo personat që janë frekuentues të festave dhe të ceremonive të cilat me udhëzime tona janë të ndaluara e që në fakt janë kryer në komunitet, por gjithashtu edhe frekuentuesit e klubeve, bareve, janë bërë shkak për transmetimin e infeksionit. Një thirrje për të rinjtë, të cilët duhet të ndërgjegjësohen më shumë sa i përket këtij virusi të rrezikshëm pasi ata po bëhen bartës të këtij infeksioni dhe më pas ja transmetojnë prindërve të tyre, gjyshërve të tyre. Sot më shumë se kurrë të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm, të përgjegjshëm sepse sjellja e çdo individi në këtë luftë me këtë armik të padukshëm është vendimtare në fitoren e çdo beteje", apeloi Manastirliu.

O.J/DITA

Publikohet studimi/ Metoda 100-vjeçare e përdorur nga shkencëtarët ul me 57% vdekshmërinë e të prekurve nga Covid-19

Posted: 01 Aug 2020 02:10 AM PDT

Plazma e marrë nga gjaku i personave që i kanë mbijetuar Covid-19 e që është përdorur më pas te pacientët e infektuar me koronavirus ka ulur vdekshmërinë me 57%. Në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar nga një grup kërkuesish shkencorë në SHBA, të cilët po punojnë me subvencionim nga shteti amerikan.

"Rezultatet e studimit tregojnë efikasitetin e plasmës të të shëruarve si agjent terapeutik", thuhet në studim. Metoda e përdorur nga shkencëtarët është thuajse 100-vjeçare. Gjaku i një të shëruari përforcohet me antitrupa dhe përbërës të tjerë të sistemit imunitar, në mënyrë që të mund të nisë një reagim të trupit të sapoinfektuar.

Në studim u përfshinë më shumë se 800 pacientë me koronavirus nga e gjithë bota, të cilët ishin pjesë e kategorisë që iu rrezikohej jeta.

Rreth 13% e pacientëve që morën plasmën humbën jetën, ndërsa prej atyre që nuk morën plasmën, humbën jetën 25%. Prej këtu del edhe përfundimi se plasma ul vdekshmërinë me 57%. "Rezultatet na inkurajojnë për vazhdimin e përdorimit të kësaj kure. E rëndësishme është të theksohet se pjesa më e madhe e pacientëve morën plasmë në fazën e fundit të sëmundjes, nëse kjo do të bëhet më herët, shifrat mund të jenë edhe më premtuese", thanë shkencëtarët pjesëmarrës në studim, të kryesuar nga Dr. Michael Joyner, i Klinikës "Mayo", një Organizatë Mjekësore Jofitimprurëse me seli në qytete të ndryshme amerikane.

o.j/dita

Raporti i OKB-së: Është koha t’i marrim seriozisht shkaqet e pandemisë

Posted: 01 Aug 2020 01:45 AM PDT

Më shumë se gjysmë milion vdekje. Pothuajse 12 milionë infeksione. Dhe këto janë vetëm shifrat e konfirmuara. Plus, rreth 9 trilionë dollarë të shpenzuara në stimul ekonomik nga qeveritë e botës, shkruan Forumi Ekonomik Global. E gjithë kjo në pak më shumë se gjashtë muaj që nga shfaqja e koronavirusit COVID-19. Ndërkohë, infeksionet po vazhdojnë, dhe në disa vende po rriten ndjeshëm.

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha në të gjithë botën për të adresuar simptomat e pandemisë së koronavirusit, shkaqet rrënjësore kryesisht janë injoruar, sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP).
Në një raport të ri me titull "Parandalimi i pandemisë së ardhshme: sëmundjet zoonotike dhe si të ndërpresim zinxhirin e transmetimit", UNEP bën thirrje për një "strategji të vetme shëndetësore" për të ribalancuar nevojat e njerëzve, planetit dhe kafshëve.

Raporti përshkruan se sa ka ndikuar aktiviteti njerëzor në vitet e fundit për të hedhur themelet për një pandemi. Urbanizimi i rritur, zgjerimi i shpejtë i qyteteve dhe bujqësia e industrializuar janë disa nga shkaqet më të mëdha shqetësuese. Ato kanë shkaktuar ndryshimin e klimës në nivele të jashtëzakonshme, humbjen e biodiversitetit dhe dëme mjedisore. "Përhapje të mëtejshme do të shfaqen nëse qeveritë nuk marrin masa aktive për të parandaluar sëmundjet e tjera zoonotike që të mos transmetohen në popullatën njerëzore", paralajmëron raporti.

Të mësojmë nga e kaluara

Sëmundjet zoonotike janë sëmundje që transmetohen nga kafshët te njerëzit. Minjtë, lakuriqtë e natës, majmunët dhe shimpanzetë, si dhe bagëtitë, janë ndër kafshët që kanë më shumë gjasa të përhapin mikrobe zoonotike. Disa që janë përhapur në këtë mënyrë përfshijnë sëmundje si Ebola, HIV, SARS, MERS, Zika, dhe koronavirusi.

"Shkenca tregon qartë se nëse vazhdojmë të shfrytëzojmë kafshët e egra dhe të shkatërrojmë ekosistemet tona, atëherë mund të presim një rrjedhë të qëndrueshme të këtyre sëmundjeve që do të transmetohen nga kafshët te njerëzit në vitet në vazhdim", thotë drejtoresha ekzekutive e UNEP, Inger Andersen.

"Pandemitë janë shkatërruese për jetët dhe ekonomitë tona, dhe siç e kemi parë në muajt e fundit, ata që vuajnë më shumë janë më të varfrit dhe më të rrezikuarit. Për të parandaluar përhapje në të ardhmen, ne duhet të jemi më të vëmendshëm në mbrojtjen e mjedisit natyror", shton ajo.

Qasja "pro shëndetësore"

Rreth 2 milionë njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve zoonotike. Statistikat përfundimtare për numrin e vdekjeve nga COVID-19 vetëm mund të hamendësohen, por ka të ngjarë që viti 2020 do të regjistrojë një numër më të lartë se mesatarja.

Shumica e këtyre vdekjeve ndodhin në vendet më të varfra, thotë UNEP. Ai vlerëson se më shumë se 100 miliardë dollarë në aktivitet ekonomik janë humbur në dy dekadat e fundit për shkak të sëmundjeve zoonotike. Vdekjet dhe sëmundjet në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ndikojnë në komunitetet njerëzore në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes humbjes së jetës dhe të tërthortë, përmes humbjes së mjeteve të jetesës. Fermerët e vegjël mund të humbasin bagëti të vlefshme dhe të hyjnë në një cikël varfërie.

"Ne duhet të investojmë për t'i dhënë fund shfrytëzimit të tepërt të kafshëve dhe burimeve natyrore, duke kultivuar në mënyrë të qëndrueshme, për të mbrojtur degradimin e tokës dhe shëndetin e ekosistemit", argumenton Andersen. "Një pjesë e këtij procesi është miratimi urgjent i ekspertizës dhe politikave të integruara të shëndetit të njeriut, kafshëve dhe mjedisit – një qasje "pro shëndetësore". Qasja pro shëndetësore e UNEP bën një sërë rekomandimesh që mund të merren parasysh në parandalimin e përhapjeve të ardhshme, si:

• Kryerja e më shumë hulumtimeve për sëmundjet zoonotike.

• Kryerja e analizave kosto-përfitim të ndërhyrjeve që përfshijnë ndikimet shoqërore të sëmundjes.

• Ndërgjegjësimi mbi sëmundjet zoonotike.

• Përmirësimi i praktikave të monitorimit dhe rregullimit.

• Stimulimi i praktikave të qëndrueshme të administrimit të tokës që promovojnë biodiversitetin

o.j/dita

Postimi i Greg Ramës për humbjen e gjyshes: Këshillat e tua vyera do jenë të paharrueshme

Posted: 01 Aug 2020 01:32 AM PDT

Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama ka postuar një dedikim prekës për ndarjen nga jeta të gjyshes.

“Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe” shkruan ai.

o.j/dita

Ndarja nga jeta e Aneta Ramës, Thaçi: I dashur Edi, në këtë ditë pikëllimi ngushëllimet më të sinqerta

Posted: 01 Aug 2020 01:27 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për humbjen e nënës.

“I dashur Edi, në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta. Ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe të familjes” shkruan Thaçi.

o.j/dita

Italia nis testimin e vaksinës anti-COVID/ Do provohet tek 90 persona të shëndetshëm

Posted: 01 Aug 2020 01:09 AM PDT

Italia nisi sot eksperimentimin e vaksinës anti-Covid te njerëzit. Vaksina është prodhuar nga kompania bio-tecnologjike italiana ReiThera. Vaksina do të provohet tek 90 persona të shëndetshëm.

45 persona do të jenë në moshës nga 18 vjeç deri në 55 vjeç e 45 të tjerë nga 65 vjeç deri në 85 vjeç. 6 grupe do të jenë të ndarë nga 15 persona të cilat do të marrin nga 3 doza të saj.

Elsperimentimi do të kryhet ne Instutin e Sëmundjeve Infektive Spallanzani në Romë e mbështetur nga Ministria Italiane e Shëndetësisë dhe nga sistemi shëndetësor i rajonit te Lazios.

O.J/DITA

Ambasada Amerikane jep mesazhin e rëndësishëm: Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës

Posted: 01 Aug 2020 12:58 AM PDT

Ambasada Amerikane ditën e sotme ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për politikën shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata kanë përkujtuar 45 vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit duke sjellë në vëmendje një parim kryesor.

Parimi i sotëm ka qenë që ” përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës”.

“Sot, 1 gusht, ne përkujtojmë 45 vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit. Misioni Amerikan në OSBE po sjell në vëmendje 10 parimet kryesore që u përcaktuan për të udhëhequr marrëdhëniet e ardhshme midis shteteve dhe qytetarëve të tyre. 10 parime për promovimin e paqes dhe sigurisë. Parimi i sotëm 2: Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës”, shkruan Ambasada Amerikane.

o.j/dita

Familja Rama, mesazh miqve: Na mirëkuptoni për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve, jemi të detyruar…

Posted: 01 Aug 2020 12:53 AM PDT

Sot ndërroi jetë nëna e kryeministrit të Shqipërisë. Familja Rama referuar situatës nga COVID-i u ka kërkuar mirëkuptim të gjithëve për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës së tyre në banesën e fundit në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit.

"Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit.

I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë. Edi dhe Olsi Rama" mbyllet mesazhi.

 

o.j/dita

ISHP: Nënat me koronavirus mund t’i ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri, por ja çfarë duhet të dinë

Posted: 01 Aug 2020 12:49 AM PDT

Instituti i Shëndetit Publik jep mesazhin e rëndësishëm për të gjitha nënat, që ushqejnë foshnjat e tyre me gji, dhe që mund të rrezikojnë në këtë kohë pandemie.

ISHP thekson se studimet e deritanishme nuk e kanë konfirmuar se koronavirusi mund të transmetohet te fëmija përmes qumështit të gjirit.

Mesazhi i ISHP:

📆 1-7 Gusht 2020
Java Botërore e Ushqyerjes me gji 🤱🏻

Qumështi i gjirit është alternativa më e mirë për të ushqyer foshnjat gjatë vitit të parë të jetës e më tej.
Nëpërmjet tij fëmijët marrin gjithë elementët e nevojshëm ushqimor për mirërritjen dhe zhvillimin dhe për më tepër antitrupat mbrojtëse ndaj infeksioneve të ndryshme.

Ushqyerja me gji mbetet çelësi i sigurt për një shëndet të mirë në vazhdimësi.

Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji.

Ato duhet:
🤱🏼Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t'i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli
🤱🏻Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben
🤱🏾Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjenike njëpërdorimshe
🤱Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura

#JavaBotëroreeUshqyerjesmeGji
UNICEF Albania

 

o.j/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more