Skip to main content

Nëno, unë vdiqa!

Nëno, unë vdiqa!


Nëno, unë vdiqa!

Posted: 01 Aug 2020 02:25 AM PDT

Silvana Begaj

Nëno më fal, por unë po iki nga ty dhe nga kjo jetë! Po iki duke e ditur se faji ishte i imi dhe me brengën: Po sikur jeta ime të ishte ndryshe.

Por s'ka gjë sepse unë e pranoj fajin: Linda femër.

Nëno unë ika! Mora burrë. Ma zgjodhët apo e zgjodha. E doja, nuk e doja, u martova! Nëno me rrahu. Nuk qava. Edhe babi të rrihte ty. Nëno me rrahu përsëri. Mos i thuaj babit dhe vëllait. Ndoshta mërziten ose ndoshta më fajësojnë.

Nëno më dhatë burrë të kamur. U gëzove shumë se mendove për mua. Faleminderit! E vërtetë, o Nënë zeza, bukë kishte, por unë nuk isha e ngopur kurrë. Në atë familje me gjithçka mua më mungonte diçka. Nëno më rrahu! Nëno më rrahu përsëri e përsëri. Ndoshta më donte se shpesh më rrihte nga xhelozia. Nëno më vrau! Mos prit që të paguaj me burg që më vrau. Mora burrë të kamur. Del i pafajshëm shumë shpejt.

Nëno më dhatë burrë të varfër. Nëno me rrahu. Nuk ka faj nëno. Nuk kemi ç'të hamë. Nëno me vrau! Mos prit që të paguaj për krimin. Ai vërtet do shkojë në burg, por do jetë parajsa e tij. Nëno në burg ka ushqim dhe strehë të sigurt. Ai pasi me vrau u shpërblye me parajsën.

Nëno u ndava! Më rrihte. E di! Babi dhe vëllai nuk do më falin kurrë, por të paktën ti o nënë më kupto. Do jem mirë. Kam urdhërmbrojtje. Kam shtetin me vete.

Nëno me vrau! Nuk e dija qe urdhërmbrojtja është thjeshtë një copë letër dhe në fakt isha më e rrezikuar se asnjëherë. Policia nuk ka kohë të merret me mua, një pikë ujë në oqeanin e pafund.

Nëno më fal! Jam e dashuruar me një burrë të martuar. Jam ajo tjetra! E doja, më vrau! Duhet të vdisja se kam mëkatuar. Gjithë bota do më kryqëzojë e do më mallkoj, por të paktën ti o nënë, me zemër, ti më qaj në heshtje.

Nëno mendove për mua? Më mbajte nëntë muaj në barkë, më ushqeve me gjakun tënd, me gjirin tënd, mua mëkataren e shoqërisë maskiliste. Nëno mendove se isha djalë që më dhe gjak ato nëntë muaj në trupin tënd? Më fal nënë! Nëno unë ika nga kjo jetë, por ti mos u mërzit. Linda gabuar dhe të gjithë ju shpëtuat.

Nëno moj e zeza nënë! Më mbajte në trup, më rrite me sakrifica dhe tani po më jep me duart e tua në dhe. Vetëm të lutem mos i thuaj gjë babait. Ai do zhgënjehet nga unë se nuk të vret njëri kot dhe nuk do ma bëj hallall bukën. Nëno mos i thuaj gjë vëllait. Ai është i ri, gjaknxehtë. Do mendoj e do veproj marrëzira. Të jetë sekreti jonë i fundit o nëna ime.

Ama vetëm ti më fal. Jam fëmija jot. Se unë e di se gjithë njerëzia pasi të derdhi lotët për vdekjen time do më fajësojë, e do më varrosi më në thellësi dhe më në errësirë se ku jam tani. Është normale! Diçka kam bërë se nuk të vret njëri kot. Jam e mallkuar që në lindje se linda femër në një vend maskilist.

Nëno, unë vdiqa! Mos më harro ti të paktën. Vetëm ti mos më fajëso, vetëm ti më kujto edhe sikur të më rivrasin pas vdekjes, ti më kupto.

Nëno duhet të më kishe vrarë që në lindje që të më qanin atë ditë dhe mos të më akuzonin e baltosnin më. Kam mëkate nëno dhe shoqëria jonë nuk ti fal dhe pas vdekjes.

Nëno unë vdiqa! Nëno unë nuk vdiqa. Më vranë të gjithë me heshtje. Nuk është fundi i botës. Një vajzë, një grua, një femër, një bashkëshorte, një motër, një shoqe vdiq. Eh, nga nesër çdo gjë do vazhdojë po njësoj. Do harrohem unë se do vdesë një tjetër.

Ndërron jetë nëna e Edi Ramës

Posted: 01 Aug 2020 02:03 AM PDT

Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare, Aneta Rama – nëna e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Kryeministri Rama përmes një njoftimi në Facebook.

"Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush".

"Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam".

Mo

Ja ku mund të shkarkohet Polica e Kartonit të Gjelbër pa pasur nevojë të pritni në radhë

Posted: 01 Aug 2020 02:02 AM PDT

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka njoftuar se nga sot e deri në fund të vitit, mërgimtarët që vijnë në Kosovë nuk do të paguajnë për Policën e Sigurimit.

Bajrami ka njoftuar se kjo policë mund të shkarkohet direkt në uebfaqen e Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe kështu të shmanget pritja në sportelet e BKS'së.

"Prej sot, 1 gusht 2020, e deri në fund të këtij viti, Qeveria e Kosovës mbulon koston e plotë të primit të policës së sigurimit për autoveturat tuaja. Polica e sigurimit shkarkohet në webfaqen e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS – http://www.bks-ks.org), mund ta mbani në telefonin tuaj dhe kështu ju mund të shmangni krijimin e radhëve të gjata para sporteleve të BKS", ka shkruar Bajrami.

Ajo ka bërë thirrje që bashkëatdhetarët gjatë ardhjes të respektojnë masat e IKSHPK'së.

Ju lutem shumë që gjatë ardhjes, e sidomos gjatë qëndrimit tuaj në vendin tonë, të respektoni të gjitha rekomandimet e IKSHKP-së", ka shkruar ajo.

Thaçi ngushëllon Ramën për vdekjen e nënës

Posted: 01 Aug 2020 01:56 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka ngushëlluar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për vdekjen e nënës së tij, Aneta Ramës.

Thaçi ka thënë se bashkëndjenë dhimbjen e thellë me familjen Rama.

"I dashur Edi, në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta. Ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe të familjes", ka shkruar Thaçi në Facebook.

SHBA e para në mesin e shteteve me më së shumti të infektuar nga Covid-19, Kosova zë këtë pozitë

Posted: 01 Aug 2020 01:51 AM PDT

Me 8.330 raste të raportuara Kosova zë vendin e 86-të në listën e shteteve me të infektuar nga koronavirusi.

Derisa Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë e ka përpara në listë, Shqipëria, që në fillim të pandemisë kishte shifra shumë më të larta se Kosova, tani është nëntë vende më poshtë në renditjen nga Universiteti John Hopkins.

Vendi me rreth dy milionë banorë ka pas Finlandën e 5.518 millionë banorëve, e që si të infektuar nga koronavirusi ka raportuar 7,432 persona.

Gjatë ditës së djeshme deri në ora 15:00 u raportuan 227 vdekje, ndërsa në po këtë orë ndërroi jetë edhe një person nga Kamenica në Spitalin e Gjilanit.

10 vendet e para në listë që kryesojnë për nga numri i të infektuarve janë këto:

SHBA – 4,562,037

Brazil – 2,662,485

India – 1,695,988

Rusia – 838,461

Afrika Jugore – 493,183

Meksika – 424,637

Peru – 407,492

Kili – 355,667

Mbretëria e Bashkuar – 304,793

Irani – 304,204

Kur do të mund të ekzekutohen pagat prej 170 euro, flasin nga Ministria e Financave

Posted: 01 Aug 2020 12:25 AM PDT

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka treguar se kur do të ndahen paratë e pakos emergjente.

Ai u shpreh se kjo procedurë mund të nis gjatë javës së ardhshme, gjithmonë nëse presidenti Thaçi do ta dekretojë ligjin sa më shpejtë.

"Duhet me prit që ligji të hyjë në fuqi. Kuvendi e ka miratuar dhe tani shpresojmë që për shkak të situatës, ta them emergjente, presidenti nuk do t'i shfrytëzojë tetë ditët që i ka në dispozicion, por do ta dekretojë ligjin në shpejtësi dhe në momentin që dekretohet ligji, prej të hanës të fillohet me implementimin e pakos emergjente", tha ai për klanin.

Krasniqi tregoi edhe se për këtë proces ekzistojnë listat, të cilat, siç theksoi, pothuajse janë pastruar dhe kontrolluar nga komisioni përkatës.

Moment i ‘frikshëm’: Rrufeja godet në Vushtrri, derisa një person po xhironte me telefon

Posted: 01 Aug 2020 12:22 AM PDT

Pamje të 'frikshme' janë kapur dje në Vushtrri, ku rrufeja godet shumë pran një personi që ishte duke xhiruar me telefon, shkruan Gazeta Metro.

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë mbajti mot shumë i nxehtë. Sipas matjeve të IHMK'së deri në orën 16 në pjesë të Dukagjinit, në stacionet në Gjakovë dhe Prizren temperaturat maksimale mbërritën deri në 37 gradë Celsius. Në Prishtinë temperatura maksimale ishte 35 gradë Celsius, derisa në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës 34 gradë Celsius.

Gjatë pasdites nga Drenica u zhvillua një shtrëngatë e fuqishme me shi, e cila vazhdoj trajektoren nga juglindja përgjatë Ferizajit dhe Vitisë, duke u zhvilluar më tutje. Sipas matjeve jozyrtare, përgjatë Ferizajit dhe Vitsë u regjistruan mbi 1000 rrufe.

Mirëpo rrufetë goditen edhe qytetin e Vushtrrisë, ku edhe nga pamjet e publikuara në 'Meteo Ballkan', shihet se si godet një rrufe afër një personi.

Derisa ishte duke xhiruar, rrufeja bën dritë qiellin.

Sot në vendi moti do të jetë jo shumë nxehtë. Vranësira dhe diell. Nga mëngjesi mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë. Ditën reshjet do të pushojnë. Në mbrëmje kthjellime.

Ndërkaq nesër do të jetë nxehtë me diell dhe kthjellët. /gazetametro.net

E turpshme: Një grua në Prishtinë hedh mbeturina në trotuar, kaq është gjoba për ndotje të tilla

Posted: 01 Aug 2020 12:19 AM PDT

Një grua është kapur nga kamerat e sigurisë duke hedhur mbeturina në trotuar në Prishtinë, saktësisht në rrugën 'Gazmend Zajmi', shkruan Gazeta Metro.

Në faqen e Facebook'ut, 'Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë', është publikuar një video ku aty shihet një grua duke hedhur një qese me mbeturina në trotuar.

Sipas faqes dhe komentuesve kjo nuk është hera e parë që kjo grua bën diçka të tillë. Ata madje kanë kërkuar që edhe të gjobitet për veprimin e bërë.

Video është regjistruar nga kamerat e sigurisë në rrugën 'Gazmend Zajmi'.

Në tetor të vitit 2018, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kishte vendosur që kushdo që hedh mbeturina jashtë kontinjereve, dënohet me gjobë prej 20 deri 100 euro.

Atëkohë u vendosen edhe çmimet, për çdo hedhje të mbeturinave dhe varësisht se çfarë mbeturina janë.

Nëse dikush hedhë cigaren në rrugë ose në sipërfaqe publike dënohet me 20 euro.
Ata që hedhin mbeturina dhe ambalazhe të ndryshme 30 euro;

Hedhja mbeturina komunale jashtë kontejnerit për mbeturina komunale 40 euro;
Me gjobë do të ndëshkohen edhe personat që hedhin cigare apo mbeturina nga automjeti 50 euro;

Ndëshkohet personi i cili i hulumton, djeg, dëmton kontejnerët e mbeturinave komunale dhe u ndërron vendin e atyre 50 euro;

Do të ndëshkohet personi i cili hedhë çfarëdo lloj mbeturine nga ballkoni ose dritarja e objektit, hedhë mbeturina në pusetat për kanalizim 70 euro;

Ndëshkohet personi i cili hedhë mbeturina nga materialet ndërtimore jashtë vendeve ose kontejnerëve të caktuar, i cili hedhë mbeturina medicinale në sipërfaqe publike ose në natyrë ndëshkohet me 90 euro;

Ndëshkimi me vlerë më të lartë prej 100 euro do të jetë për hedhjen e mbeturinave në lumenj, përroska, liqene, sipërfaqe publike, natyrë, rrugë dhe djegia e mbeturinave në veçanti gomave, plastikës dhe vajrave si dhe djegia e mbeturinave ne ara te punueshme apo natyre.

Ndërkaq edhe Komuna e Prishtinës në maj të vitit 2019 kishte vendosur se kushdo që hedh mbeturina dhe ndot ambientin dënohet me gjobë deri në 90 euro.

Ekskluzive: Kështu vjen oksigjeni nga Serbia në Kosovë, përdoret për pacientë me COVID-19

Posted: 01 Aug 2020 12:16 AM PDT

Oksigjeni për pacientët të cilët janë të shtrirë në QKUK si pasojë e Covid-19, po vjen nga Serbia. Këtë e dëshmojnë edhe pamjet që janë xhiruar sot në Mitrovicë dhe që janë siguruar nga Metro.

Që nga dita e premte, më 13 mars, Kosova ka hyrë në listën e shteteve, qytetarët e të cilave janë infektuar me COVID-19. Nga ajo ditë e deri më sot janë prekur 8.330 persona dhe janë shëruar 4.578. Ndërsa si pasojë e koronavirusit në Kosovë kanë vdekur 227 persona.

Klinika Infektive në QKUK aktualisht është e mbushur nga pacientë me koronavirus dhe një numër i madh i tyre kanë nevojë për oksigjeno-terapi apo edhe respiratorë.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ndonëse nuk ka edhe shumë respiratorë, oksigjeni është duke e blerë nga Serbia.

Metro ka siguruar një video nga Mitrovica, ku atje një kamion shihet i mbushur me boca të oksigjenit dhe që është nisur në drejtim të Prishtinës.

ShSKUK në mars të këtij viti ka blerë mbi 160 mijë litra oksigjen me origjinë nga Serbia, ku edhe ka lidhur kontratë me kompaninë 'Medica' Sh.P.K. në vlerë prej 320,957.68 euro.

Në kontratën që është publikuar më herët në media, thuhet që ShSKUK do të furnizohet me 104,378 litra Oksigjen (Inhalim) dhe me 60,672 litra Oksigjen (Inhalim për përdorim të menaxhimin e hipoksisë), transmeton Gazeta Metro.

Sipas kontratës, ky furnizim do të jetë për nevoja të shërbimit spitalor dhe për spitalet regjionale.

Më poshtë keni videon e xhiruar sot. /gazetametro.net

Lakuriqi i natës një tjetër shqetësim për kosovarët, shihet edhe në Klinë!

Posted: 31 Jul 2020 11:29 PM PDT

Lakuriqi i natës përvec në Prishtinë, ditë më parë është parë edhe në Klinë.

Në adresë të Indeksonline kanë arritur pamje, ku shihet lakuriqi i natës brenda një banese.

Personi që dërgoi pamjet tregon se rasti ka ndodhur tri ditë më parë, pas mesante, ku thotë që janë shqetësuar.

Lakuriqi i natës, një gjitar fluturues është cilësuar nga specialistët si një nga më të rrezikshmit për shkak të kontaktit që ai ka me kafshët e tjera.

Ai është në gjendje që të transmetojë sëmundjet që merr nga kontakti me të gjithë kafshët e tjera.

Disa nga sëmundjet që mund të trasmetohen përmes lakuriqit të natës janë, virusi i tërbimit dhe virusi i etheve hemorragjike./Indeksonline/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more