Skip to main content

“Manchester United 1-0 Kopenhaga, notat e lojtarëve” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Manchester United 1-0 Kopenhaga, notat e lojtarëve” plus 9 more Telegrafi Futboll


Manchester United 1-0 Kopenhaga, notat e lojtarëve

Posted: 10 Aug 2020 02:54 PM PDT

Manchester United ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës pas fitores ndaj Kopenhagës me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në takimin që zgjati më shumë se 120 minuta e shënoi Bruno Gernandes nga penalltia.

Manchester United ishte skuadër më  e mirë në fushë dhe u notua me 7.11, derisa Kopenhaga mori vlerësimin 6.51.

Pas 120 minutash lojë, Unitedi arriti të fitojë ndaj Kopenhagës për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës Pas 120 minutash lojë, Unitedi arriti të fitojë ndaj Kopenhagës për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë doli të ishte portieri i Kopenhages, Karl-johan Johnsson me notën 8.3.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje ishte mesfushori Pep Biel me vlerësimin 5.9.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Manchester United (Foto:WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Kopenhagës (Foto:WhoScored)

 

/Telegrafi/

The post Manchester United 1-0 Kopenhaga, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Pas 120 minutash lojë, Unitedi arriti të fitojë ndaj Kopenhagës për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Posted: 10 Aug 2020 02:38 PM PDT

Manchester United ka vuajtur për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës në duelin që e fitojë ndaj Kopenhagës me rezultat 1-0.

Ndeshja shkoi në vazhdime dhe Djajtë e Kuq arritën që të shënonin golin e vetëm të takimit, për të kaluar në fazën tjetër të garës së dytë më të rëndësishme për klube në Evropë.

United arriti të kalonte në pjesën e parë në epërsi, ku Mason Greenwood shënoi në minutën e 45+1, mirëpo ajo u anulua për pozitë jashtë loje.

Manchester United vs Kopenhaga (Foto: Sascha Steinbach/Pool via Getty Images/Guliver)

Më pas, Kopenhaga ia vështirësoi edhe më shumë gjërat skuadrës angleze, duke u tregua të rrezikshëm në disa momente, por edhe që ishin të fokusuar mjaftë në pjesën defanzive.

90 minuta përfunduar dhe asnjëra nga skuadrat nuk arritën të shënonin një gol të vetëm.

Manchester United vs Kopenhaga (Foto: Sascha Steinbach/Pool via Getty Images/Guliver)

Ishte minuta e 94-të kur skuadra që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer fitoi një penallti të cilën në gol e konvertoi Bruno Fernandes.

Ky gol mjaftoi që United të kalonte në gjysmëfinale, derisa do të pres tani fituesin e duelit Wolverhapton Wandereres – Sevilla. /Telegrafi/

The post Pas 120 minutash lojë, Unitedi arriti të fitojë ndaj Kopenhagës për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Inter 2-1 Bayer Leverkusen, Lukaku e Barella më të mirët

Posted: 10 Aug 2020 02:01 PM PDT

Interi ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës me fitoren 2-1 ndaj Bayer Leverkusenit.

Golat për Nerazzurët i shënuan Nicolo Barella dhe Romelu Lukaku, derisa për skuadrën gjermane realizoi Kai Havertz.

Interi ishte skuadër më e mirë dhe mori notën e përgjithshme 6.70, ndërsa Leverkusen u vlerësua me 6.44.

Interi kalon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës me fitoren ndaj Leverkusenit Interi kalon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës me fitoren ndaj Leverkusenit

Lojtarët me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishin sulmuesi belg e mesfushori italian që u notua me 7.5.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte Lucas Alario i Leverkusenit me vlerësimin 6.0.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Interit (Foto:WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Leverkusenit (Foto:WhoScored)

 

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Inter 2-1 Bayer Leverkusen, Lukaku e Barella më të mirët appeared first on Telegrafi.

Interi kalon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës me fitoren ndaj Leverkusenit

Posted: 10 Aug 2020 01:54 PM PDT

Interi ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës pas fitores 2-1 ndaj Bayer Leverkusenit.

Pas vetëm 15 minutash lojë, Nerazzurët kaluan në epërsi me anë të Nicolo Barellas që shënoi një gol të bukur.

Interi nuk u ndal me kaq dhe arriti që të dyfishonte epërsinë me anë të Romelu Lukakut (21'), që u asistua nga Ashley Young.

Inter vs Bayer Leverkusen (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Por, Leverkusen arriti që të këndellej nga këto dy gola të pranuara dhe e ngushtoi epërsinë e skuadrës italiane me anë të Kai Havertz që shënoi në minutën e 24-të nga një asistim i Kevin Volland.

Pjesa e parë përfundoi me këto tri gola të shënuara, derisa në të dytën Interi shpërdoroi shumë raste.

Fillimisht ishte Ricardo Gagliardini që shpërdoroi dy raste të sigurta për gol, derisa në njërin prej tyre u penua nga sulmuesi belg.

Inter vs Bayer Leverkusen (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Edhe Lukaku kishte shansin që të shënonte golin e tretë dhe të dytin personal në këtë takim, mirëpo ishte i pafat.

Para portierit të Leverkusenit doli edhe Alexis Sanchez, mirëpo goditja e tij u ndalua, duke bërë që rezultati të ishte i pandryshuar nga ai i pjesës së parë.

Por, kjo fitore i mjaftoi Interit që të kalonte në gjysmëfinale, derisa aty do të takohet me fituesin e duelit tjetër Shakhtar Donetsk – Basel. /Telegrafi/

 

The post Interi kalon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës me fitoren ndaj Leverkusenit appeared first on Telegrafi.

Dështuan në Sanchon, United rikthen interesimin për Chiesan

Posted: 10 Aug 2020 01:33 PM PDT

Manchester United nuk do të mund të transferojë Jadon Sanhcon në këtë verë nga Borussia Dortmundi.

Klubi gjerman ka bërë të ditur se anësori anglez nuk do të largohet në këtë afat, derisa Djajtë e Kuq duhet të shikojnë diku tjetër.

Sipas që raporton The Sun, Manchester United ka rikthyer interesimin për Fedricio Chiesan e Fiorentinës.

Skuadra italiane ka bërë të ditur se janë të gatshëm që të shesin lojtarin, mirëpo vetëm nëse pranojnë ofertën e duhur.

Sancho nuk largohet në këtë verë nga Dortmundi – Unitedi në 'dush të ftohtë' Sancho nuk largohet në këtë verë nga Dortmundi – Unitedi në 'dush të ftohtë'

Besohet se United mund të kompletojë transferimin e Chiesas në shumën e 70 milionë eurove, duke i ofruar kontratë pesëvjeçare.

Por, skuadra angleze e di se do të jetë e vështirë të transferojë talentin italian, shkaku që në garë për të janë edhe Interi e Juventusi. /Telegrafi/

The post Dështuan në Sanchon, United rikthen interesimin për Chiesan appeared first on Telegrafi.

Ronaldinho afër të fitojë lirinë nga autoritetet Paraguaiane

Posted: 10 Aug 2020 01:09 PM PDT

Pas pesë muajve që kaluan në burg, Ronaldinho Gaucho dhe vëllai i tij janë shumë afër të lirohen nga autoritetet të Paraguait.

Gjykatësi përgjegjës për rastin, Gustavo Amarilla ka vendosur që më 24 gusht të mbahet një seancë për rastin e legjendës braziliane që ishte futur në shtetin paraguaian me pasaportë false.

Në atë seancë dëgjimore, mund të merret vendimi që Ronaldinho të lirohet nga burgu, mirëpo duhet të paguajë një gjobë të majme.

(Foto: Twitter/Barça Universal)

Dyshja kanë kaluar 157 ditë në burg, derisa ishin larguar më pas në arrest shtëpiak, në një hotel në Paraguai, me kontroll të rreptë nga policia vendore.

Autoritetet në Paraguai i kanë bërë me dije se ai do të jetë i padëshiruar në vend dhe nuk do i lejohet largimi nga Brazili për dy vite.

Nëse Ronaldinho pajtohet që të paguajë gjobën që i caktohet nga gjykata, atëherë do të jetë i lirë që të rikthehet në vendlindjen e tij. /Telegrafi/

The post Ronaldinho afër të fitojë lirinë nga autoritetet Paraguaiane appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Engjëll Hoti kalon te Llapi

Posted: 10 Aug 2020 12:16 PM PDT

Llapi ka transferuar zyrtarisht Engjëll Hotin nga Trepça '89.

23-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës llapjanë për edicionin 2020/21, pasi ka nënshkruar kontratë njëvjeçare.

Mesfushori ofanziv kishte filluar bisedimet me Llapin para disa javësh, derisa sot (e hëne) ka kompletuar kalimin.

Mirësevjen Engjëll HotiHoti nga sot edhe zyrtarisht pjesë e LlapitPodujevë, 10 gusht 2020 – Futbollisti 23…

Publiée par K.F. Llapi sur Lundi 10 août 2020

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Llapit:

Futbollisti 23 vjeçar, Engjëll Hoti është bërë pjesë e familjes bardh e kaltër, pasi gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me KF Llapin. Negociatat e vazhdueshme në mes klubit e futbollistit si dhe dëshira e madhe për bashkëpunim rezultuan të suksesshme dhe në edicionin e ri, Engjëll Hoti do mbroj ngjyrat e Llapit, me të cilat pret të ketë sukses.

Engjëll Hoti, 23 vjeç, i lindur në Gjermani më 26 shkurt 1997, i gjatë 1.88 m është mesfushor ofanziv, por mund të paraqitet edhe si mesfushor qendror ose edhe si sulmues qendre. Karriera e tij ka filluar në shtetin e lindjes, ku si 17 vjeçar u paraqit për ekipin U17 të Stuttgart, më pas u transferua tek K’lautern U17 ku luajti për një vit, nga i cili ekip më pas u transferua tek VfR Aalen U19. Është paraqitur edhe për skuadrat gjermane si Braunschëeig II, Rot Ëeiss Ahlen, TSG Backnang dhe së fundmi tek Trepça ’89 në Kosovë, ku pati paraqitje shumë të mira, ku edhe realizoi 6 gola e 4 asistime në 41 paraqitje. Hoti njihet për precizitetin e gjuajtjeve jashtë zonës, golat e bukur, shpejtësinë, driblimet dhe mençurinë që ka.

“Ishte dëshira ime për një aventurë tjetër në Kosovë dhe zgjodha pikërisht Llapin përshkak se gjatë negociatave, drejtuesit e klubit ishin shumë serioz dhe korrekt. Kisha edhe oferta tjera por vendosa për Llapin pasi fjalët e trajnerit më bindën për të nënshkruar dhe mendoj që kam bërë zgjedhjen e duhur për t’i treguar aftësitë e mia. Pres të kem një sezon të mirë dhe t’i ndihmoj klubit drejt objektivave që ka. Na pret shumë punë dhe përkushtim, andaj që nga dita e parë që jam këtu do ta jap më të mirën për klubin, tifozët dhe qytetin që jeton me futbollin. Na priftë e mbara shokë, unë jam gati”, deklaroi Hoti menjëherë pas nënshkrimit të kontratës 1 vjeçare me Llapin. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Engjëll Hoti kalon te Llapi appeared first on Telegrafi.

Drita e frustruar në testimet e fundit të lojtarëve të tyre për COVID-19

Posted: 10 Aug 2020 12:03 PM PDT

Drita ka shprehur frustrimin e tyre në lidhje me testimet e lojtarëve të tyre që u janë bërë për COVID-19.

Klubi gjilanas ka njoftuar se Hamdi Namani ka rezultuar pozitiv me coronavirus, derisa Bujar Shabani e Fidan Gerbeshi që dy ditë më parë ishin pozitiv, tani kanë dalë negativ.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë dhe pa ndërhyrje të Dritës:

E TMERSHME!Nga testimet e sotme, tani pozitiv ka rezultuar lojtari me i mire ne ndeshjen e fundit Hamdi Namani, e per…

Publiée par Drita FC sur Lundi 10 août 2020

Nga testimet e sotme, tani pozitiv ka rezultuar lojtari me i mire ne ndeshjen e fundit Hamdi Namani, e per qudi negativ rezulton Fidan Gerbeshi qe ne testin e para dy dite ishte pozitiv, gjithashtu negativ rezultoi edhe Bujar Shabani qe ne testin e para dy dite ka rezultuar negativ, por per shkak te kontaktit me Fidanin eshte kerkuar nga Uefa qe te vetizolohet!

E habitshme se çfarë po ndodhe, e habitshme se si Uefa vepron me standarde te dyfishta, ku vetizolon lojtarin qe rezulton kater heret e fundit Negativ".

Kjo eshte e pabesueshme se si mund ti ndodhe nje gje e till nje organizatori siq eshte UEFA. /Telegrafi/

The post Drita e frustruar në testimet e fundit të lojtarëve të tyre për COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Diskutohet mundësia e kthimit të shikuesve në ngjarjet sportive

Posted: 10 Aug 2020 11:47 AM PDT

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS), Vlora Dumoshi dhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj janë pajtuar që të bëhet një ri-vlerësim i situatës me coronavirus në lidhje me vazhdimin e aktiviteteve në sport dhe kthimin e mundshëm të shikuesve në ngjarjet sportive.

Në një postim në Facebook, ministrja Dumoshi ka thënë se relaksimi i masave specifike të vendosura në sektorin e sportit për të penguar përhapjen e epidemiologjisë duhet të vazhdojë me kujdes dhe në mënyrë graduale.

"Duke pasur parasysh aftësinë e sportit për të kontribuar në mirëkuptimin e ndërsjellë në organizimin e stërvitjeve, ngjarjeve dhe duke iu nënshtruar situatës epidemiologjike në Kosovë, kërkuam që sipas rekomandimeve te IKSHP-së sportistët, trajnerët dhe tifozët duhet të rikthehen në mënyrë të sigurt, duke marrë parasysh natyrën specifike te sportit", ka shkruar Dumoshi.

The post Diskutohet mundësia e kthimit të shikuesve në ngjarjet sportive appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Liverpooli transferon Kostas Tsimikas

Posted: 10 Aug 2020 11:41 AM PDT

Liverpooli ka njoftuar se ka transferuar zyrtarisht Kostas Tsimikas nga Olympiacosi.

The Reds kishin arritur marrëveshja personale me 24-vjeçarin ditë më parë, derisa sot (e hënë) finalizuan edhe akordin me skuadrën greke.

Tsimikas e bëri debutimin te Olympiacosi në dhjetor të vitit 2015, duke treguar formë të lartë e që kjo padyshim se rrëmbeu vëmendjen e Liverpoolit.

"Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar që jam këtu. Për mua, Liverpooli është klubi më i madh në klub", ka thënë mbrojtësi grek.

"Liga këtu, më pëlqen shumë. E kam shikuar gjithmonë në televizor dhe e kam ëndërruar të luajë këtu", ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Liverpooli transferon Kostas Tsimikas appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more