Hasan Stafa: I futën për konsum të gjithë stoqet gjatë pandemisë, blerjet ishin imediate, por efektet negative
Hasan Stafa: I futën për konsum të gjithë stoqet gjatë pandemisë, blerjet ishin imediate, por efektet negative |
- Hasan Stafa: I futën për konsum të gjithë stoqet gjatë pandemisë, blerjet ishin imediate, por efektet negative
- 4 pacientë humbën betejën me COVID-19, regjistrohen 133 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit
- Mjekja: Duhet të zhdukim zakonet: si puthje, përqafime/ Uroj që shqiptarët ta kenë kuptuar…
- Studimi i fundit: Përqendrimi i Covid-19 te fëmijët dhe të rinjtë, shumë më i lartë seç mendohet
- Raporti: Shqipëria ndër vendet me brishtësi mesatare ndaj pasojave të Covid-19, problem turizmi dhe kujdesi shëndetësor
Posted: 31 Aug 2020 08:06 AM PDT Gazetare: Klevisa GJIKA Ardhja e COVID-19 në vendin tonë krijoi pikëpyetje të mëdha në lidhje me menaxhimin e situatës. Mungesa e ushqimeve ishte një ndër shqetësimet që qytetarët ngritën me mendimin se izolimi total do sjellë rritje të konsumit dhe boshatisje të dyqaneve dhe magazinave të tyre. Në një intervistë për gazetën “Shëndeti Plus”, Hasan Stafa, drejtori i Ankesave në “Qendrën për Mbrojtjen e Konsumatorit” tregon se produktet ushqimore nuk kanë munguar dhe se problemi nuk qëndron këtu, por tek përdorimi i produkteve të mbetura që u nxorrën për shitje për konsumatorët. “Mbyllja siç pati efektet pozitive për mbrojtjen nga virusi, pati edhe spekullime të çmimeve të medikamenteve, të vizitave dhe ushqimeve. Mbyllja e datës 8 mars solli edhe pasiguri dhe bëri që të pastrohen gjithë ato magazina, të gjithë kompanive të mëdha u kishin ngelur stoqe dhe produkte në prag të skadimit dhe aty është bërë falsifikime duke rregulluar datat, duke hequr etiketat. Një pjesë e tregut spekullonte dhe bënte këtë, i futën të gjithë produktet stoqe për konsum për konsumatorët. Efektet negative këtu shihen edhe më vonë se mund ta konsumosh sot por efektet e një produkti të denatyruar që ka humbur të gjitha vlerat ushqyese jepen më vonë”, shprehet Hasan Stafa. Sipas Stafës, konsumatorët ishin të papërgatitur dhe shikimi datës së skadencës nuk ka qenë prioritare përballë mbushjes së karrocës me ushqime dhe dërgimit të tyre në shtëpi, për të shmangur mungesa të tyre të mundshme gjatë një periudhe krize. “Konsumatori ishte i papërgatitur për këtë situatë dhe kryesisht një anëtar familjeje duhet të shkonte të blinte produkte në një dyqan ku gjente radhë të madhe sepse ishte kohë lufte dhe duke qenë kohë lufte nuk e shihte si është etiketa, kur ka skaduar. Nevoja imediate ose kërkesa e tij në një situatë lufte ishte të merrte dhe të çonte diçka në shtëpi sa për të ushqyer familjen”, shton më tej ai. Ja cilat janë ankesat kryesore të konsumatorëve gjatë kësaj peridhe referuar drejtorit të Ankesave në “Qendrën për Mbrojtjen e Konsumatorit”: “Ankesa ka patur kur ka pasur raste kontaminimi me sallamin, qoftet, salçiçet, kremviçet, produktet e konservuara, si: konecervat, ëmbëlsirat e paketuara, biskotat. Këto ishin ushqime stoqe që duhet të konsumoheshin brenda një limiti. Duke qenë kërkesa e madhe, duke qenë kjo situatë lufte, duke qenë kjo goditje psikologjike ushqimet janë nxjerrë në treg thjesht për të pasur tregun të mbushur. Konsumatori blinte, por nuk gjente siguri dhe cilësi. Ka pasur raste kur njerëzit janë helmuar dhe fatmirësisht nuk kanë shkuar në fatalitet jete, por ama u është dashur shumë kohë të stabilizohen, plus presioni se mos është virusi derisa janë bërë analizat. Nuk kishte cilësi dhe siguri produkti”, tregon Stafa. Po si kanë qenë ankesat gjatë pandemisë krahasuar me të njëjëtn periudhë të vitit të kaluar? “Janë aty – aty, rreth 4% janë më të larta sepse duke qenë struktura shtetërore, policia në terren, taks-forca në terren, strukturat e shëndetit dhe mbrojtjes së mjedisit, konsumatorit dhe duke qenë aty për respektimin e protokollit frika e konsumatorëve ka bërë që të mos ankohen. Por këto ankesa nuk janë pak”, tha për gazetën “Shëndeti Plus” Hasan Stafa. |
4 pacientë humbën betejën me COVID-19, regjistrohen 133 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit Posted: 31 Aug 2020 07:29 AM PDT Rritet numri i të infektuarve me Covid 19 në vendin tonë, po ashtu edhe numri i viktimave. Në përditësimin e të dhënave, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me virusin 4 pacientë në të dy spitalet covid. Numri i rasteve të reja të infektuara është 133 raste. Deklarata e plotë nga Dr. Rovena Daja, Instituti i Shëndetit Publik Situata epidemiologjike në vend në javën e fundit paraqitet e qëndrueshme. Pozitiviteti është i njejtë me një javë më parë. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 820 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 133 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Tirana, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 77 vjeçar nga Durrësi, një 87 vjeçar nga Fieri. I shprehim ngushëllimet familjarëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment. Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale. COVID-19 – Statistika (31 Gusht 2020) Raste pozitive 9513 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: |
Mjekja: Duhet të zhdukim zakonet: si puthje, përqafime/ Uroj që shqiptarët ta kenë kuptuar… Posted: 31 Aug 2020 04:34 AM PDT Gazetare: Klevisa GJIKA Distanca fizike ka qenë dhe mbetet një ndër masat e ndërmarra për shmangien e përhapjes së COVID-19 edhe më tej. Në një intervistë për gazetën “Shëndeti Plus”, mjekja mikrobiologe Blerta Brati kërkon që kontakti fizik të minimizohet jo vetëm se jemi në kohë pandemie, por edhe për të filluar një epokë të re. “Shqiptarët duhet të zhdukin ca zakone, si përqafime, puthje, lethatimet e kalamajve të vegjël. Duhet të fillojmë një epokë të re, duhet të qytetërohemi dhe kulturohemi”, tregon Brati. Për kujdesin personal, por edhe atë kolektiv, mjekja mikrobiologe tregon se çdo gjë nis nga vetja. Kështu nëse ne jemi jashtë dhe nuk kemi mundësi të lajmë duart rregullisht me ujë dhe sapun, t’i dezinfektojmë ato për të larguar bakteret apo viruset me të cilat mund të kemi rënë në kontak më parë. Megjithatë, sipas mjekes uji me sapun është ideali. “Uji me sapun është ideali dhe më i miri. Uroj që kësaj radhe shqiptarët ta kenë kuptuar vlerën e ujit dhe sapunit.” Disa nga sugjerimet e mjekes Blerta Brati janë: -Të moshuart të dalin me orare -Supermarketet të hapen me orare të ndryhshme, të kishim një grafik -Kafet të mos hapen të gjitha njëkohësisht -Jo takime, grumbullime në ritet fetare, koncertet -Respektimi i radhës -Duhet të hiqen vizitat familjare
|
Studimi i fundit: Përqendrimi i Covid-19 te fëmijët dhe të rinjtë, shumë më i lartë seç mendohet Posted: 31 Aug 2020 12:29 AM PDT Studimet e fundit amerikane tregojnë, se përqëndrimi i virusit tek fëmijët e të rinjtë është shumë i lartë se mendohet, dhe virusi mund të transmentohet me javë. Në një kohë që gjithnjë e më shumë vende po hapin sërish shkollat dhe kopshtet, po publikohen disa studime shqetësuese lidhur me rolin e fëmijëve në pandeminë e Coronës. Ato do ta ndezin edhe më shumë debatin për rrezikun e infektimit të fëmijëve në shkolla dhe kopshte. Mjekë specialistë të "Children's National Hospital" në Uashington kanë zbuluar, se fëmijët e infektuar, edhe pa simptoma të COVID-19, mund ta përhapin virusin SARS CoV-2 me javë. Për shkak se ata tregojnë shumë pak simptoma ose aspak, mundet që pa ditur, infektojnë njerëzit në ambientin përreth. Më parë ishin studiues nga Bostoni, që kishin provuar, se fëmijët dhe të rinjtë habitshëm tregojnë një grumbullim të ndjeshëm të virusit. Edhe fëmijët pa simptoma janë infektues? Për studimin e fundit, që u publikua online më 28 gusht 2020 në JAMA Pediatrics, specialistët Roberta L. DeBiasi dhe Meghan Delaney kanë vlerësuar të dhënat e 91 fëmijëve që ishin nën vëzhgim në 22 spitale në Korenë Jugore. "Ndryshe nga sistemi shëndetësor amerikan, në Korenë e Jugut, ata që janë testuar pozitivisht me COVID-19, qëndrojnë në spital deri sa të kenë kaluar infeksionin dhe nuk kanë më simptoma", thotë Dr. DeBiasi. Sipas studimit, rreth 22% e fëmijëve nuk zhvilluan simptoma, 20% ishin në fillim asimptomatikë, por zhvilluan më vonë simptona, dhe 58% ishin që në testin e parë me simptoma. Shumë e ndryshme ishte edhe kohëzgjatja e simptomave, ajo fillonte nga tre ditë deri në tre javë. Një e pesta e pacientëve asimptomatikë dhe rreth gjysma e pacientëve me simptoma e transmentonin edhe pas tre javësh virusin SARS-CoV-2, por kjo nuk e reflekton direkt infektueshmërinë. Autoret e studimit pranojnë, se si edhe më parë ka shumë pyetje të pasqaruara në varësi të rolit të fëmijëve dhe të rinjve për pandeminë dhe se rezultatet e tyre do të ndezin debat. Përqëndrim më i madh i virusit tek më të vegjlit? Një përqëndrim të madh të virusit, studiuesit nga Bostoni kanë zbuluar sidomos tek fëmijët e vegjël. Ata kanë kontrolluar prova të marra në hundë dhe grykë të 49 fëmijëve dhe të rinjve nën 21 vjeç. Sipas studimit, tek shumë prej tyre u diagnostifikuan më shumë viruse SARS-CoV-2 se tek të rriturit, që qëndronin në repartin intensiv për shkak të sëmundjes. Sipas revistës "The Journal of Pediatrics" në studimin e publikuar më 1 gusht 2020 tek fëmijët më të vegjël janë gjetur shumë më pak receptorë ACE-2, se tek të rinjtë e të rriturit. Encymet ACE-2. konsiderohen si porta hyrëse e virusit në qelizat trupore. Fëmijët përhapës të pandemisë? Që nga pandemia e Coronës, pjesërisht diskutohet ashpër për rolin e fëmijëve dhe të rinjve në krizën e pandemisë. E qartë është që edhe fëmijët dhe të rinjtë mund të infektojnë të tjerët. Po ashtu dihet, se një infeksion tek fëmijët e rinia ka simptoma të buta, por që ka edhe raste vdekjesh të shkaktuar nga virusi, apo pasoja afatgjata. Kjo nuk i bën fëmijët e të rinjtë si superspreader – apo infektues kryesorë, por fëmijët në shkolla, kopshte, rrethe shokësh e aktiviteve të kohës së lirë kanë shpesh shumë më tepër kontakte shoqërore se të rriturit. Muajt e shkuar kanë treguar në disa rajone, se ata, ashtu – si edhe shumë të rritur – nuk i ndjekin me përpikmëri rregullat e distancës e maskës, dhe shpesh duhet të detyrohen për këtë. Aktualisht në Gjermani mosha mesatare e të infektuarve është më e ulta që nga fillimi i pandemisë. Për shkak se përqëndrimi i virusit tek fëmijët e të rinjtë sipas këtyre studimeve është shumë i lartë dhe virusi mbijeton me javë e është i transmentueshëm, shpesh pa simptoma, mundet që ata të kenë një ndikim shumë më të madh në pandemi se mendohej. Si duhet vepruar në shkolla e kopshte? Me përfundimin e pushimeve të verës në shumë vende edhe në Gjermani është rritur rreziku për shtimin e infeksioneve me Corona. Megjithatë kopshtet, shkollat dhe institucionet e tjera arsimore janë hapur, jo vetëm për prindërit që duhet të punojnë, por edhe për të mirën e fëmijëve. Detyrimi i maskës, distanca, rregullat e higjienës, dhe grupe të ndara të caktuara për mësim do duhet të reduktojnë rrezikun e infektimit. Kjo është e mirëpranuar, por se si duhet zbatuar konkretisht dhe cili është ekuilibri i duhur mes mësimit me prezencë dhe online kjo mbetet në Gjermani ende një kompetencë e landeve. Për të shmangur vatrat e infektimit dhe mbylljen e plotë të kopshteve apo shkollave duhet që të zbulohen edhe fëmijë e të rinj me infektim të lehtë me pak ose pa simptoma. Por kjo do të mbetet të përcaktohet nga studimet- nëse duhet të testohen vetëm nxënësit me një infeksion akut të grykëve, apo parimisht të gjithë. /DW |
Posted: 31 Aug 2020 12:09 AM PDT Banka Europiane e Investimeve (BEI) ka bërë një analizë të shteteve jashtë Bashkimit Europian lidhur me brishtësinë që ato kanë ndaj pasojave të koronavirusit. Banka ka zhvilloi një indeks të bazuar në një grup të vogël të treguesve ekonomikë për të vlerësuar ndjeshmërinë e vendeve ndaj krizës. Indeksi mbulon vendet jashtë Bashkimit Evropian dhe ndihmon në dhënien e një ideje për rajonet që kanë nevojë për më shumë ndihmë. Vendet me të ardhura të ulëta dhe vendet në zhvillim janë shpesh shumë të prekshme kur bie një krizë. Indeksi i Vulnerabilitetit Ekonomik ndaj COVID-19 shqyrton tre faktorë kryesorë që ndikojnë në qëndrueshmërinë e ekonomive ndaj goditjes COVID-19. -Cilësia e kujdesit shëndetësor dhe mosha e popullsisë. Shoqëritë e vjetra dhe sistemet e kujdesit shëndetësor me funksionim të dobët shpesh i bëjnë vendet të prekshme nga ndikimet shëndetësore të pandemisë. -Struktura e ekonomisë. Variablat përfshijnë integrimin në zinxhirët e vlerës globale, varësinë nga eksportet siç janë karburantet, metalet dhe xeherorët, të ardhurat nga turizmi dhe paratë që njerëzit i dërgojnë në vendet e tyre të origjinës. Ekspozimi dhe aftësia për t'iu përgjigjur goditjeve. Treguesi merr në konsideratë mënyrën se si do zëvendësohen flukset e kapitalit. Ekonomitë me deficite të mëdha të llogarisë korente që nuk financohen nga investimet e huaja direkte duhet të financojnë nevojat e tyre përmes flukseve të paqëndrueshme të kapitalit, siç janë investimet e portofolit. Këto flukse kanë rënë ndjeshëm, veçanërisht në tregjet në zhvillim dhe ato në zhvillim. Variabla të tjerë përfshijnë aftësinë e vendeve për të zbatuar politika fiskale kundërciklike, forcën e sektorit bankar dhe aftësinë e tij për të mbështetur rimëkëmbjen nga kriza. Ky raport përshkruan tre kategori të cenueshmërisë: më e ulta, e ndërmjetme dhe më e larta. Raporti thotë se asnjë nga vendet në Ballkanin Perëndimor ose Turqinë nuk është ndër më të prekshmit, por Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia janë kategorinë e brishtësisë së ndërmjetme. Por, Shqipëria, së bashku me Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Malin i Zi janë në grupin më të lartë të ndjeshmërisë për rënien në turizëm, dërgesat e emigrantëve ose të dyja. Shqipëria ka një brishtësi të lartë edhe në sistemin shëndetësor dhe demografinë, dhe në fuqinë e sistemit bankar, sipas tabelave të indeksit. Më pak e cenueshme është në zinxhirin global të vlerës dhe eksportet e produkteve. Brishtësi të moderuar vendi ka në hapësirën fiskale, remitancat dhe flukset dalëse të kapitalit. Raporti thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me një situatë sfiduese në sektorin e kujdesit shëndetësor. Një faktor tjetër është se popullatat e tyre kanë filluar të plaken. Bosnja dhe Hercegovina është i vetmi vend në grupin më të ekspozuar ndaj daljeve të kapitalit. Sistemet bankare në vendet e Ballkanit Perëndimor janë më të prekshëm ndaj një krize të zgjatur, me rrezik veçanërisht të lartë në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi. Sidoqoftë, ka më pak të ngjarë të hyjnë në kategorinë më të lartë të rrezikut për borxhin publik./Monitor |
You are subscribed to email updates from GAZETA SHËNDETI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: