Skip to main content

COVID-19, numri i infektimeve në rang global / Ja shteti që kryeson me numrin e të prekurve

COVID-19, numri i infektimeve në rang global / Ja shteti që kryeson me numrin e të prekurve


COVID-19, numri i infektimeve në rang global / Ja shteti që kryeson me numrin e të prekurve

Posted: 10 Aug 2020 11:00 AM PDT

Gazetare: Klevisa GJIKA

Numri i të prekurve në mbarë botën nga COVID-19 ka shkuar në mbi 20 milion.

Referuar "Worldometer" janë regjistruar 20 026 161 raste të konstatuara dhe regjistruara deri tani me koronavirus në të gjithë globin. Vendin e parë me numrin më të lartë të të infektuarve e zënë Shetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas SHBA-së renditen Brazili (3 035 582), India (2 215 074), Rusia (887 536), Afrika e Jugut (559 859), Meksika (480 278), Peru (478 024), Kolumbia (387 481), Kili (373 056), Spanja (361 712), Irani (326 712), BM (310 825), Arabia Saudite (288 690), Pakistani (284 660), Bangladeshi (257 600), Italia (250 566) dhe Argjentina (246 499).

Vendet e tjera me mbi 100 mijë të infektuar janë Gjermania (217 281), Franca (197 921), Iraku (150 115), Filipinet (129 913), Indonezia (125 396), Kanadaja (119 451) dhe Katari (112 947).

734 020 persona kanë humbur jetën në rang global. Ndërkohë, 12 900 625 milionë njerëz janë shëruar nga virusi, ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 6 391 516 raste aktive. / Worldometer

A mund të trajtohet me plazmë COVID-19? Arben Ivanaj sqaron mundësitë dhe efektivitetin

Posted: 10 Aug 2020 10:00 AM PDT

Mjeku hematolog, Arben Ivanaj në një intervistë për "ABC News" foli për përdorimin e plazmës dhe efektin e saj në parandalimin e COVID-19.

Ai shpjegoi se trajtimi me anë të plazmës për të sëmurët e infektuar me koronavirus dhe që kanë antitrupa tashmë është e mundur.

Kjo çështje u soll në vëmendje pasi Arben Bajo, skulptori i njohur humbi jetën nga COVID-19,  ndërkohë që familja dhe miqtë e tij kishin bërë thirrje që t'i sigurohej gjak nga persona të cilët e kishin kaluar COVID-19.

Ivanaj tha se se marrja e plazmës në spitalet tona rajonale është një teknikë relativisht e thjeshtë, por sipas tij problemi qëndron tek indikacioni dhe se çfarë pritet nga ky lloj medikamenti.

"Është një teknikë që ka dhënë rezultate, por rezultate të cilat pritet të rikonfirmohen në studime më të besueshme. Të përdoret trajtimi me anë të plazmës të të sëmurëve të infektuar tashmë dhe që kanë antitrupa me COVID-19 është e mundur. Plazmën e përdorim çdo ditë, plazmën përdorin të gjitha spitalet tona pa përjashtim. Nuk është një teknikë e vështirë. Ajo që duhet bërë para se të përdorim plazmën është që të masim titrën e antitrupave. Të kemi një kemi një titër antitrupi sa më të lartë në plazmën e donatorit", sqaroi ai.

Gjatë intervistës ai u shpreh se duhet të sensibilizohen të sëmurët për mundësinë dhe arsyen se përse kjo duhet përdorur.

"Teknikisht duhet të sensibilizohen personat të sëmurët për mundësinë dhe nevojën e përdorimit të plazmës. Teknika nuk është e vështirë. Sensibiliteti i njerëzve nuk është problem. Arsyeja se përse nuk është aplikuar deri më tani besoj sepse nuk është një teknikë e cila ka siguruar besueshmëri terapeutike, por është ndër teknikat që është përdorur në trajtimin e sëmundjeve që nuk ka mjekim të rekomanduar", u shpreh ai.

Më tej ai sqaroi se si teknikë seleksionimi i plazmës, marrja e plazmës, të gjitha bankat tona të gjakut qoftë në spitalet tona rajonale është një teknikë relativisht e thjeshtë. Problemi qëndron tek indikacioni dhe se çfarë pritet nga ky lloj medikamenti. Pra, shtoi ai nuk duhet të presim se me përdorimin e plazmës çdo gjë u rregullua.

"Kam dëgjuar se nëse do të përdoret plazma atëherë problemi do të zgjidhej. Të mos krijojmë iluzione, pasi edhe atje ku është përdorur plazma vdekshmëria nga COVID-19 nuk ka qenë më e ulët. Sëmundjet shoqëruese si sëmundjet malinje, të kancerit të gjakut, janë ato që favorizojnë. Sëmundjet kronike po ashtu favorizojnë përkqësimin e këtij infeksioni. Është parë që ky virus sillet ndryshe me individë të ndryshëm. Pra ka ende shumë punë për tu verifikuar. Ata që insistojnë në trajtimin e kësaj patologjie, duhet ta trajtojnë sëmundjen pa filluar doza pulmonare", tha Ivanaj.

I pyetur se nëse përdorimi i maskës së oksigjenit është i gabuar dhe se nëse do të duhet që një i sëmurë me COVID-19 do të duhet të marrë trajtim që në momentin e parë,  ai tha se që në fillim të kësaj patologjie ka pasur një rekomandim nga OBSH që të sëmurët që kanë temperaturë nuk kanë nevojë për një mjekim të tillë.

Po ashtu ai shtoi se këtu është bërë gabimi i parë, ndërsa u shpreh se sëmundjet infektive gjithmonë janë trajtuar me shenja paraklinike.

Ai gjithashtu bëri thirrje që qytetarët të mos neglizhojnë masat e vendosura në kuadër të parandalimit të COVID-19 dhe se nuk dihet se sa do të zgjasë dhe në këtë mënyrë duhet të përshtatemi me këtë sëmundje./Abcnews.al

Vetëm një viktimë në 24 orë, Tirana dhe Korça me numrin më të lartë të të prekurve në ditën që lamë pas

Posted: 10 Aug 2020 07:28 AM PDT

125 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se vetëm një paciente nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Bëhet fjalë për një qytetar nga Vlora.

Deri tani, 122 persona janë në dy spitalet COVID, 19 prej të cilëve janë në terapi intensive.

Njoftimi i plotë:

Incidenca e sëmundjes COVID-19 në Shqiperi deri në javën që lamë pas është 214.9 raste për 100 000 banorë. Në nivel qarku, incidenca më e lartë është në Tiranë e ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra, ndërsa qarku me incidencën më të ulët është Elbasani.
Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 47 vjeç. Grupmosha 55-64 vjeç zë përqindjen më të lartë të të prekurve me 19.7% të rasteve të konfirmuara e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç me 18.5% të rasteve të konfirmuara.

Sa i përket 24 orëve të fundit janë kryer 506 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 125 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379, që nga fillimi i epidemisë.

Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë në banesë me simptoma të lehta apo pa simptoma. Ju lutem për këdo që kërkon të kontaktojë me mjekun e familjes, telefononi në linjën e gjëlbër falas, 0800 40 40.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet Covid, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Fatkeqësisht, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, një 55-vjeçare nga Vlora
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

COVID-19 – Statistika (10 Gusht 2020)
Testime totale 46448

Raste pozitive 6536
Raste të shëruara 3379
Raste Aktive 2957
Humbje jete 200 (Qarku Tiranë 97, Shkodër 33, Durrës 29, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1627
Durrës 366
Shkodër 254
Fier 120
Vlorë 108
Korçë 100
Lezhë 99
Kukës 95
Elbasan 68
Berat 49
Gjirokastër 36
Dibër 35

 

Shtohen rastet me COVID-19, Bashkia Pukë mbyll kopshtet dhe çerdhet

Posted: 10 Aug 2020 06:53 AM PDT

Gazetare: Klevisa GJIKA

Bashkia Pukë ka vendosur mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes " Nën Tereza" dhe kopshtit "Erjola Lluka" në qytet.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Bashkia në një postim në rrjetin social facebook, ku theksohet fakti se vendimi është marrë në kushtet e përhapjes së virusit dhe rrezikshmërisë që ky i fundit paraqet.

Krahas kësaj, institucioni në fjalë njoftoi se në ditët në vazhdim do bëhet edhe dezinfektimet e nevojshme për të shmangur çdo përhapje të mundshme. Njoftime të tjera do të bëjnë me dije se kur do jetë rihapja e këtyre institucioneve.

Postimi i plotë"

Për shkak të rikthimit të rasteve me COVID në territorin e bashkisë Pukë, pas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetësisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pukë, kemi vendosur sot mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes " Nën Tereza" dhe kopështit "Erjola Lluka" në qytetin e Pukës.
Mbyllja bëhet përshkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë.

Ju faleminderit!

 

Mjekja e QSUT: Është e lodhshme për ne, sfilitëse për pacientët. Bëni gjithçka që t’ja dalim!

Posted: 10 Aug 2020 05:56 AM PDT

Gazetare: Klevisa GJIKA

"Kam që dje në orën 7 e 30 që kam dalë nga shtëpia. Gjë që e bëj pothuajse çdo ditë në këto 5 muaj unë dhe kolegët tanë. Është e lodhshme për ne, sfilitëse për pacientët", kështu shprehet mjekja Nevila Gjermeli në një video të shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme.

Kjo e fundit shfaqet nga QSUT dhe i bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes për t'u mbrojtur nga Covid-19. Gjermeli pranon se është një punë e lodhme që po bëhet, por mbetet e rëndësishme në luftën e pacientëve ndaj koronavirusit. Ajo kërkon që të bëhet kujdes dhe të mbahet maska sepse vetëm në këtë mënyrë u lehtësojmë punën edhe bluzave të bardha.

"Bëni gjithçka që të kujdeseni për veten. Bëni gjithçka që të lehtësoni vuajtjen tuaja dhe të familjeve tuaja. Bëni gjithçka që të na lehtësoni punën. Bëni gjithçka që t'ja dalim. Vendoseni maskën! Është kaq shumë e rëndësishme", shprehet ajo.

Sa efektive do jetë vaksina anti-covid tek obezët? Ja çfarë thonë ekspertët

Posted: 10 Aug 2020 05:04 AM PDT

Gazetare: Klevisa GJIKA

Dihet se të qenit obez përbën një rrezik të shtuar për infektimin me koronavirus. Por çfarë do ndodhë me vaksinën që pritet të dalë? Sa efektive do jetë ajo tek obezët?

Disa ekspertë të shëndetit në Amerikë ngrenë alarmin se vaksina e COVID-19 që pritet të dalë mund të mos mbrojë personat obezë njësoj si pjesën tjetër të popullsisë. Studiuesit e shpjegojnë këtë fakt me reagimin jo efikas të qelizës T (qelizë e sistemit imunitar ndaj imunizimeve), tek personat obezë.

Nuk është çështje mos funksionimi, por është më shumë çështje e efikasitetit”, tha për Daily Mail Chad Petit, profesor ndihmës në departamentin e biokimisë dhe gjenetikës molekulare në Universitetin e Alabama në Birmingham.

Të dhënat e nxjerra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë se 42.4 përqind e popullsisë së rritur në SH.B.A. është obese, madje edhe fëmijët zënë një përqindje të konsiderueshme. 18.5 përqind e fëmijëve amerikanë janë gjithashtu pjesë e kësaj kategorie, shifra këto në rritje sipas të dhënave të fundit.

Trishtues është fakti pohimi i studiuesve se në vitet në vazhdim numri i personave obezë do të rritet, njësoj sikurse ka ndodhur me gjeneratat nga dekada në dekadë. / Daily Mail

COVID-19/ Mikrobiologia Brati: Sot kemi vetëm supozime, dhe nuk ka siguri!

Posted: 10 Aug 2020 04:05 AM PDT

Gazetare: Klevisa GJIKA

Reagimet e bluzave të bardha në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi janë të shumta. Në një postim në rrjetin social facebook, mikrobiologia Blerta Brati tregon se çfarë po ndodh aktualisht me ecurinë e virusit.

Ajo shkruan se COVID-19 nuk ka kaluar një cikël të plotë sezonal, por mbi të gjitha ajo thekson faktin se SARS COV-2 mund të jetë sezonal.

"Sot kemi vetëm supozime, dhe nuk ka siguri!

Kjo për shkak se virusi nuk ka kaluar një cikël të plotë sezonal. Sidoqoftë, ne mund ta krahasojmë me viruset që kanë karakteristika të ngjashme: shumica e viruseve me infeksion të frymëmarrjes kanë një sjellje homogjene dhe ndjekin një sezonalitet. Prandaj është shumë e mundshme që SARS-CoV-2 do të jetë sezonal gjithashtu.

Për momentin, SARS-CoV-2 është ende në fazën e tij në zhvillim. Gjatë kësaj faze, viruset nuk kanë sezonalitet sepse imuniteti i tufës nuk është aq i fortë sa të ndalojë përhapjen e tyre. Në një farë mënyre, ato po përhapen në territorin e virgjër imunologjikisht të virgjër. Kur imuniteti kolektiv është i mjaftueshëm, virusi do të duhet të mbështetet në faktorë të tjerë për të vazhduar qarkullimin, përfshirë sezonalitetin dhe sjelljet njerëzore të lidhura", shkruan Blerta Brati.

Brati tregon se "jetëgjatësia" e virusit varet nga sjellja jonë. Megjithatë, mjekja thotë se ekzistojnë mundësitë që virusi të mos largohet:

"Ekziston një shans 99.9% që ky virus të mos largohet pasi të udhëtoje nëpër planet.

Kur do të qarkullojë përsëri në Evropë? Do të varet nga sjellja jonë. Nëse masat sanitare bien, virusi do të qarkullojë përsëri në një afat të shkurtër – në shkallën disa javore. Nëse mirëmbahet, ka të ngjarë të ri-qarkullojë kur kushtet e motit i japin një avantazh."

 

Postimi i plotë:

Sot kemi vetëm supozime, dhe nuk ka siguri!

Kjo për shkak se virusi nuk ka kaluar një cikël të plotë sezonal. Sidoqoftë, ne mund ta krahasojmë me viruset që kanë karakteristika të ngjashme: shumica e viruseve me infeksion të frymëmarrjes kanë një sjellje homogjene dhe ndjekin një sezonalitet. Prandaj është shumë e mundshme që SARS-CoV-2 do të jetë sezonal gjithashtu.

Për momentin, SARS-CoV-2 është ende në fazën e tij në zhvillim. Gjatë kësaj faze, viruset nuk kanë sezonalitet sepse imuniteti i tufës nuk është aq i fortë sa të ndalojë përhapjen e tyre. Në një farë mënyre, ato po përhapen në territorin e virgjër imunologjikisht të virgjër. Kur imuniteti kolektiv është i mjaftueshëm, virusi do të duhet të mbështetet në faktorë të tjerë për të vazhduar qarkullimin, përfshirë sezonalitetin dhe sjelljet njerëzore të lidhura. Ekziston një shans 99.9% që ky virus të mos largohet pasi të udhëtoje nëpër planet.

Kur do të qarkullojë përsëri në Evropë? Do të varet nga sjellja jonë. Nëse masat sanitare bien, virusi do të qarkullojë përsëri në një afat të shkurtër – në shkallën disa javore. Nëse mirëmbahet, ka të ngjarë të ri-qarkullojë kur kushtet e motit i japin një avantazh. Sipas këtij arsyetimi, ajo mund të kalojë në fazën e saj sezonale menjëherë në fund të vjeshtës, falë sezonit të ftohtë të favorshëm për përhapjen e viruseve. Për më tepër, kjo është ndoshta arsyeja pse epidemia është aktualisht kaq shpërthyese në vendet e Amerikës së Jugut: futja e virusit përkoi me fundin e vjeshtës dhe fillimin e dimrit. . Në mënyrë krahasimi, epidemia e gripit të vitit 1918, në të cilën virusi shfaqi ngjitje të ngjashme me SARS-CoV-2, përjetoi tre valë të njëpasnjëshme gjatë fazës së saj të shfaqjes, përpara se të bëhej sezonale. Me SARS-CoV-2, ne kemi më shumë të ngjarë të kemi vetëm dy valë, veçanërisht pasi ajo nuk shoqërohet me superinfeksion bakterial.- arsyeton Dr. Bruno Lina virolog në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkime të Sëmundjeve Infektive në Lyon.

Nderkohe Dr . Chiara Poletto, ( bashkëpunëtore e kërkimit shkencor në epidemiologji dhe sisteme komplekse në Institutin e Epidemiologjisë dhe Shëndetit Publik Pierre-Louis në Paris), thote:

Eshtë shumë e vështirë të modelosh sezonalitetin e një virusi, sepse varet nga shumë faktorë. Në rastin e gripit, për shembull, ekzistojnë faktorë meteorologjikë (temperatura dhe lagështia në veçanti) dhe faktorë të lidhur me sjelljen e individëve: shkollat ​​janë të mbyllura gjatë verës, individët kalojnë më shumë kohë jashtë … gjithashtu faktorë indirekt: ekspozimi në diell rrit sintezën e vitaminës D, e cila është e dobishme për sistemin imunitar.

Dhe nga të gjithë këta faktorë, është gjithashtu e vështirë të dihet se cili do të ketë më së shumti ndikim në ndjeshmërinë ndaj infeksionit. Qasje efektive parashikuese janë zhvilluar për gripin, por ato nuk mund të transferohen në SARS-CoV-2, për shkak të karakteristikave të situatës aktuale pandemike.

Imuniteti i njerëzve është ndoshta shumë i ulët sepse virusi është i ri. Prandaj ka fuqi të madhe transmetuese. Për më tepër, për të modeluar aktivitetin e koronavirusit, për të përcaktuar përhapjen e sëmundjes dhe për të karakterizuar dinamikën e saj, është e nevojshme të integrohen disa të dhëna komplekse:

1.lëvizshmëria e individëve, 2.probabiliteti që ata të vijnë në kontakt me të tjerët, etj. 3.numri i kontakteve të secilit person gjatë ditës, 4.mosha e individëve me të cilët bëhen këto kontakte …

Në këtë fazë, është e vështirë të propozohen skenarë sepse akoma ka shumë të panjohura, të cilat do të kenë një ndikim të rëndësishëm në dinamika e difuzionit të virusit.

Për shembull, studimet tregojnë se përfitoni imunitet nëse jeni të infektuar me virus, por ende nuk dihet se për sa kohë. Ka të ngjarë të ketë një valë të dytë gjatë vjeshtës, ose të paktën transmetimi nuk do të ndalet menjëherë. Tani për tani, modeluesit nuk po mendojnë akoma nëse virusi është sezonal, por përkundrazi është apo jo i ndjeshëm ndaj ndryshimeve sezonale!

 

 

Rita Ora apel nga plazhi: Vendosni maskën, qoftë edhe në pushime

Posted: 10 Aug 2020 03:08 AM PDT

Gazetare: Klevisa Gjika

Rita Ora nuk lë moment pa bërë kujdes. Këngëtarja me origjinë shqiptare, edhe pse është me pushime, kërkon të rrisë frymën ndërgjegjësuese tek ndjekësit e saj në rrjetet sociale për të bërë kujdes.

Përmes llogarisë së saj në instagram ajo i kërkon të gjithëve të vendosin një maskë, sikurse ajo ka bërë, për të respektuar masat dhe mbi të gjitha për të mbrojtur veten nga një infektim i mundshëm.

"Vendosni maskën, qoftë edhe në pushime", ka shkruar Rita bashkëngjitur fotove të publikuara, ku natyrisht vihet re lehtësisht edhe kombinimi i mjetit mbrojtës me bikinit e përzgjedhura nga këngëtarja.

Të shkosh në punë gjatë pandemisë / Sa e sigurt është?

Posted: 10 Aug 2020 02:21 AM PDT

Pandemia me coronavirus ka izoluar shumë vende të botës për një periudhë, ka kufizuar shumë aktivitete, dhe ka ndryshuar shprehi të shumta të njerëzve.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), sëmundja COVID-19, që e shkakton coronavirusi, kryesisht përhapet nga pikëzat që lëshojmë kur flasim, kollitemi apo teshtimë ose në rast të kontaktit me sipërfaqet e kontaminuara.

Ekspozimi mund të ndodhë në vendin e punës, gjatë udhëtimit për në punë, ose gjatë ndonjë udhëtimi zyrtar në një zonë ku ka me transmetim të komunitetit lokal, si dhe në rrugën për dhe nga vendi i punës.

Rreziku i ekspozimit ndaj COVID-19 në vendin e punës varet nga gjasat e të qenurit brenda 1 metrit afër tjerëve, nga kontakti i shpeshtë fizik me njerëzit që mund të infektohen me coronavirus dhe përmes kontaktit me sipërfaqe dhe objekte të kontaminuara.

OBSH rekomandon që masat për të parandaluar transmetimin e COVID-19 të zbatohen në të gjitha vendet e punës dhe për të gjithë personat në vendin e punës. Masat e rekomanduar përfshijnë larjen e shpeshtë ose dezinfektimin e duarve me dezinfektues me përmbajtje të alkoolit, mbajtjen e higjienës, mbajtjen e distancës fizike ose vendosjen e maskave kur mbajtja e distancës nuk është e mundur.

Po ashtu, rekomandohet pastrimi i rregullt i mjedisit të punës dhe dezinfektimi dhe shmangia e udhëtimeve të panevojshme.

Po ashtu, rekomandohet që kur njerëzit teshtinë apo kolliten, të mbulojnë fytyrën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon sigurimin e hapësirës së mjaftueshme, të paktën 10 metra katrorë për çdo punëtor.

Gjithashtu, në të gjitha vendet e punës, në zyre, duhet të ketë ajër të pastër. Për punët dhe detyrat e punës me rrezik të mesëm ose të lartë të ekspozimit, OBSH-ja rekomandon rritjen e ventilimit përmes ajrimit natyral ose ventilimit artificial, mundësisht pa riciklim të ajrit. Në rast të riciklimit të ajrit, filtrat duhet të pastrohen rregullisht.

Qeveria e Kosovës në vendimet e marra kundër përhapjes së coronavirusit, ka rekomanduar që institucionet ta reduktojnë stafin dhe nga zyrat të punojnë vetëm stafi esencial.

Sipas Faik Hotit, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, njëherit kontribuues i Manualit kundër përhapjes së infeksionit me COVID-19, kjo nënkupton që në punë duhet të dalin ata për të cilët ka nevojë që të kryhen shërbime të veçanta, shërbime që ruajnë kontinuitetin e veprimtarisë, por edhe sjellja në zyre nënkupton që të ketë më pak personel.

Sidoqoftë, Hoti thotë se në zyre distanca mes tavolinave të punës duhet të jetë në nivelin e duhur (distanca mes tyre 1.5-2 metra) dhe të mos ketë shumë persona brenda një zyre. Po ashtu, ai thotë se duhet të përdorën dezinfektuese, të bëhet ajrosja e ambienteve të punës dhe të shmangen kontaktet e panevojshme me palë, kur puna mund të kryhet në distancë.

"Këshillat kryesore janë përcjellja e vazhdueshme e statusit shëndetësor, matja e temperaturës, dezinfektimi i rregullt i duarve, i ambienteve të punës dhe shmangja e grumbullimeve në më tepër se 4-5 persona, qoftë në hapësirat publike apo edhe brenda edhe institucioneve ku kryhen veprimtari", thotë Hoti.

Sipas tij, gjatë ushtrimit të veprimtarisë, maska tashmë është e obliguar të bartet dhe ajo duhet të bartet në mënyrë të drejtë.

"Kurdo që brenda një zyre ka më tepër se një person, rekomandohet bartja e maskës", shton Hoti.

Në Manualin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, të cilin e ka hartuar Ministria e Shëndetësisë, punonjësit udhëzohen që të mos përdorin telefonat, tavolinat, zyrat apo mjetet apo pajisjet e punës të punonjësve tjerë, kur është e mundur. Nëse është e domosdoshme, rekomandohet pastrimi dhe dezinfektimi para dhe pas përdorimit tyre.

Punonjësit të sëmurë obligohen që të qëndrojnë në shtëpi.

Gjithashtu, parashihet pastrimi dhe dezinfektimi i thellë të hapësirës pas qëndrimit apo kalimit nëpër to të personit të dyshimtë apo të konfirmuar me COVID-19.

Sipas Manualit, punonjësit që duket se kanë simptoma (p.sh., temperaturë, kollitje apo vështirësi në frymëmarrje) kur arrijnë në punë apo sëmuren gjatë ditës, menjëherë duhet të ndahen nga punonjësit tjerë, klientët dhe vizitorët dhe duhet dërguar në shtëpi.

Nëse një punonjës është konfirmuar të jetë i infektuar me koronavirus, punonjësit duhet të informojnë punonjësit tjerë për mundësinë e ekspozimit të tyre në COVID-19 në vendin e punës, por duhet të ruajnë konfidencialitetin sipas rregullave etike. / REL

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more