Skip to main content

Gjesti heroik i futbollistit nga Skenderaj, shpëton fëmijën që po mbytej

Gjesti heroik i futbollistit nga Skenderaj, shpëton fëmijën që po mbytej


Gjesti heroik i futbollistit nga Skenderaj, shpëton fëmijën që po mbytej

Posted: 07 Jun 2020 02:23 AM PDT

Futbollisti kosovar, Mehmet Hetemaj është heroi i ditës pasi shpëtoi një fëmijë nga mbytja në Finlandë.

Një fëmijë po freskohej në liqen, por ai nisi të fundosej. Menjëherë ka ndërhyrë futbollisti SJK-së i cili ishte në afërsi të liqenit artificial.

Fillimisht ka ndërhyrë nëna e futbollistit, por më pas ka pasur telashe edhe ajo. Në ujë është futur edhe Hetemaj.

"Nëna ime arriti shpejtë te fëmija. Por kuptova se të dy janë në telashe. Më pas u futa në ujë edhe unë. Arrita te vogëlushi dhe e ngrita atë mbi sipërfaqe të ujit. Më pas e kam dërguar deri në breg", ka treguar Hetemaj për mediat finlandeze.

Hetemaj 32-vjeçar ka një ndeshje me Kosovën, ndërsa ka luajtur edhe për Finlandën. Në Itali ka luajtur për skuadra si Albinoleffe, Reggina e Monza. Ka luajtur edhe në Greqi dhe në disa skuadra në Finlandë.

Klubi e gjobiti pas sherrit me kundërshtarin, zbulohet shifra e humbur nga Grezda

Posted: 07 Jun 2020 02:20 AM PDT

Ditën e djeshme nga mediat kroate u mësua se futbollisti i Shqipërisë Eros Grezda është gjobitur nga klubi i Osijekës,  pas goditjes me grusht në kokë të sulmuesit të Rijekës Çolak.
Ndërsa ditën e sotme është "24sata.hr" që tregon edhe vlerën e gjobës që Grezda duhet të paguaj.

Media kroate bënë të ditur se ish-futbollisti i Rangers duhet të paguaj plot 60 mijë euro.  Grezda përfiton 25 mijë euro në muaj (ose 300 mijë euro në vit).

Në bazë të vendimit të klubit të Osijekut, i cili vendosi të mbajë 20% të pagës vjetore të Grezdës, i bie që ai të paguajë dëmin me vlerë 60 mijë euro.

Ja fshatrat dhe qytetet në Kosovë që flenë mbi ar dhe argjend (harta)

Posted: 07 Jun 2020 02:16 AM PDT

Kosova njihet për pasuritë e saj nëntokësore, e veçanërisht arin dhe argjendin. Kjo është një nga arsyet pse Serbia bën një luftë kaq të madhe për të marrë veriun e Kosovës.

Në Strategjinë minerare të Kosovës janë paraqitur të dhëna për pasurinë nëntokësore të vendit. Ari është njëri prej mineraleve që e pasuron nëntokën e Kosovës.

Në Strategjinë minerare thuhet se ari paraqitet edhe i pastër (i vetëlindur) në depozitime aluviale të lumenjve, mirëpo deri më tani ari dhe argjendi janë nxjerrë vetëm nga xehet e plumbit dhe zinkut.

Në Strategjinë minerare të dhënat bazohen në hulumtime të pakta që janë realizuar në territorin e gjerë të Artanës, Junikut, në lumin Tërnavë, Dragash, në afërsi të Prekovcit (Kriva Reka), Gllamë dhe në lindje të Koretishit.

Miniera e Artanës (ish-Novobërda), është më e pasura sa i përket arit. Llogaritet se në këtë minierë ka resurse të arit deri në 2 mijë e 700 kilogramë.
"Ari i cili është i lidhur me mineralizimet dhe vendburimet e plumb-zinkut, në nivelin e matshëm paraqitet në minierën e Artanës, ku përmbajtja e arit është më e madhe dhe kjo minierë njihet si vendburimi me përbërjen më të lartë të arit në Kosovë. Resurset e arit në minierën e Artanës vlerësohen të jenë 2,700 kg", thuhet në Strategjinë minerare të Kosovës.

Tutje, në Strategji janë paraqitur të dhëna për përmbajtjen e arit në secilin ton të eksploatuar. Shembull, në Stantërg vlerësohet se përmbajtja e arit në një ton është vetëm 0.6 gram.

"Sipas vendburimeve, vlerësohen këto përmbajtje të arit: Stantërg: 0.6 g/t, Bellobërdë: 0.7 g/t, Cërnac: 1.0 g/t, Hajvali: 0.5 g/t, Kizhnicë: 1.1 g/t, Badovc: 0.25 g/t, Artanë: 1.6 g/t, Crepulë: 0.13 g/t", thuhet tutje në Strategjinë minerare.

Kush është drenicasi që nga çoban u bë milioner (VIDEO)

Posted: 07 Jun 2020 02:05 AM PDT

Kështu që në vitin 1991 udhëtoi për një Slloveni.

I diplomuar për kimi dhe teknologji, Ramadanit nuk do t'i mjaftonte shkollimi me kaq.

Në Zagreb vazhdoi studimet për toksikologji-patologji, rrezatim, ndotje akustike, ndërkohë themeloi kompaninë tregtare të naftës "Salbatring International" që shumë shpejt do të fillojë shitjet e drejtpërdrejta tek klienti kryesor i saj, "INA" e Kroacisë.

Edhe pse kompania kishte 14 punonjës, qarkullimi i saj nga 60 milionë euro në 2007 në 611 milionë euro – pas një viti.

Kështu që Ramadani arriti të jetë personi i shtatë më i pasur në Slloveni, me mjete të vlerësuara mbi 68 milionë euro.

Jo pa probleme në tregun ndërkombëtar , Ramadani, vendos të investojë më shumë në pasuri të paluajtshme.

Gjatë gjithë kësaj kohe ndryshoi edhe jeta e tij personale.

Pas shumë vitesh martesë ai u nda me Hazbijen – gruan e tij të parë dhe nisi një jetë në Dubai, duke u lidhur kështu me sopranon e njohur shqiptare Inva Mula.

Inxhinier në profesion, ai ndërroi pak kahje nga ajo që familja e njerëzit jashtë saj ishin mësuar të dëgjonin e shihnin.

Ai thelloi studimet e tij në mjekësi dhe filloi të merrem me efektet e meditimit dhe ushqimit të shëndetshëm.

Për më tepër ka shkruar edhe libra për shëndetin.

Në të paraqiten shumë raste të tjera me probleme të rënda shëndetësore, të cilave Ramadani thotë se u ka dhënë zgjidhje.

Regjimi i jetës së tij thotë se bazohet tek ushqimet, aktiviteti fizik dhe meditimi.

Ai kohëve të fundit po thotë se natyra e ka pajisur trupin tonë me një megafarmaci, të cilën mund ta aktivizojmë.

Bombardohet Ministria e Shëndetësisë me komente “Arben Vitia”, ata i fshijnë

Posted: 07 Jun 2020 01:57 AM PDT

Ministria e Shëndetësisë së fundmi ka publikuar një fotografi të Armend Zemajt me titull "Adresim i Ministrit Armend Zemaj lidhur me situatën rreth Covid-19".

Nje fluks i madh komentesh janë duke u bërë në këtë postim të Ministrisë së Shëndetësisë. E komenti më i shpeshtë duket që është "Arben Vitia".

Komentuesit janë duke e shprehur paknaqësinë ndaj ndërrimit të Ministrit të Shëndetësisë, dhe po kërkojnë rikthimin e Arben Vitisë në krye të detyrës.

Sipas qytetarëve Arben Vitia po cilësohet si heroi i Kosovës në fushën e Pandemisë COVID-19.

Ndërkohë disa qytetarë kanë raportuar se komentet që i kan bërë në postimin e Ministrisë së Shëndetësisë, janë fshirë dhe po vazhdojnë të fshihen. Kjo për arsye se kishin komentuar "Arben Vitia". //KosovoInsights

“Lamtumirë Gurbet”, Mahmut Ferati u kushton këngë mërgimtarëve

Posted: 07 Jun 2020 01:53 AM PDT

"Lamtumirë Gurbet", titullohet kënga e re nga Mahmut Ferati.

Kënga u vizualizua me videoklip, dhe u dedikohet mërgimtarëve.

Projektin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Mahmut Feratit, në YouTube.

Kënga vjen përplot ritëm, dhe me interpretim të shkëlqyer nga këngëtari i njohur./Indeksonline/

Nesër rifillon mësimi për klasat e 9-ta, disa komuna nuk tregojnë nëse do ta respektojnë vendimin

Posted: 07 Jun 2020 01:49 AM PDT

Pas lehtësimit të masave kufizuese, nga dita e hënë, më 8 qershor, do të filloj mësimi plotësues për të gjithë nxënësit e klasëve të nënta, të cilët do t'u nënshtrohen testit të arritshmërisë.

Për këtë hap që do të hedhet që nga nesër me vendim të ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, shumë komuna kanë bërë të ditur se janë përgatitur për ta vënë në zbatim këtë vendim.

Ndër to është komuna e Gjilanit, kretari i së cilës ishte i pari i cili bëri të ditur se të hënën do të vijojnë mësimin plotësues nxënësit e klasëve të nënta për t'u përgatitur më pas për testin e arritshmërisë.

"Përpos çerdheve që janë funksionalizuar, të hënën do të vijojnë mësimin plotësues nxënësit të klasëve të nënta për t'u përgatitur për testin e arritshmërisë i cili mbahet me 23 qershor, ndërkaq më 4 korrik mbahet testi i maturës. Po punojmë shumë që ta përmbyllim vitin shkollor dhe të përgatitemi për fillimin e vitit të ri shkollor", ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë një konference për medie të shtunën.

Edhe Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë ka njoftuar se institucionet edukative-arsimore në Komunën e Mitrovicës, për nxënësit e klasave të 9-ta dhe për çerdhen publike i kanë bërë përgatitjet përfundimtare për rifillimin e procesit mësimore në objektet shkollore.

Drejtori i saj, Egzon Jashari, ka deklaruar se shkollat janë të gatshme për pritjen e nxënësve të klasëve të 9-ta, në rikthimin e tyre dy javor me qëllim të realizimit të përgatitjeve përfundimtare për mbajtjen e testit të arritshmërisë, i cili pritet të mbahet me datë 23 qershor.

Nga ana tjetër nga Komuna e Istogut thonë se tashmë kanë bërë pergatitjet në të gjitha shkollat për realizimin e këtij mësimi, i cili do t'iu shërbejë nxënësve që të përgatiten për testin e arritshmerisë.

"Mësimi do të mbahet në klasë me nga 15 apo me pak nxënës, për shkak të respektimit të distancës. Të gjitha informatat e detajuara nxënësit do të mund t'i marrin nga shkollat përkatëse", thuhet në njoftimin e komunës.

Objektet shkollore sot janë dezinfektuar dhe do të pastrohen, pas çdo dite mësimi, me dezinfektues, kurse shkolla duhet të respektojë të gjitha masat e marra në udhëzuesin e dhënë nga MASHTI.

Ndërkaq, komuna e Prishtinës, ajo e Prizrenit, Pejës, Gjakovës, Ferizajt dhe e Vushtrrisë, në të cilën ditëve të fundit ka pasur një "shpërthim" të rasteve të reja me koronavirus, nuk kanë njoftuar ende nëse do ta respektojnë këtë vendim./GazetaSinjali

Pas heqjes së reciprocitetit disa kamionë u futën nga Serbia në Kosovë

Posted: 07 Jun 2020 01:47 AM PDT

Dje është larguar masa e reciprocitetit ndaj Serbisë, që nga ky vendim e deri në këto momente sipas Doganës së Kosovës janë futur pesë kamionë me mallra nga Serbia.

Zëdhënësi i  Doganave të Kosovës, Adriatik  Stavileci për Gazetën Sinjali ka thënë se sipas të dhënave që i posedojnë deri më tani janë rreth pesë kamionë që janë futur nga Serbia.

"E diela dhe e shtuna janë kryesisht pushim, por sot nuk ka asnjë. Dje kanë qenë rreth pesë", ka thënë Stavileci për Gazetën Sinjali.

Gjatë ditës së djeshme, në orët e pasdites është futur kamioni i parë  nga Serbia në Kosovë pas largimit të kësaj mase.

Qeveria Hoti gjatë mbledhjes të mbajtur të shtunën shfuqizoi masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, me qëllim që, siç u tha, t'i jepet shans rinisjes së dialogut me Serbinë. Pas këtij vendimi, Shtetet e Bashkuara kërkuan që bisedimet të rinisin sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Pas këtij vendimi të Qeverisë Hoti, Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC), ka mirëpritur shfuqizimin e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe ka njoftuar për rinisjen e zbatimit të programeve të zhvillimit ekonomik në Kosovë./GazetaSinjali/

20-vjeçari nga Mitrovica ka nevojë për ndihmë që të shërohet jashtë vendit

Posted: 07 Jun 2020 01:45 AM PDT

Besnik Kadriu nga Mitrovica ka nevojë për ndihmën tonë, ai është diagnostifikuar me sëmundjen Osteosarcom.

20-vjeçari ka nevojë për shërim të menjëhershëm jashtë vendit, por familja nuk mund t'i përballojë shpenzimet mjekësore.

Të gjithë ju që keni mundësi dhe dëshironi ta ndihmoni Besnikun mund ta bëni këtë duke dërguar para në xhirollogarinë bankare që është në foto.

"Pak nga ne, është shumë për Besnikun".

Në këto komuna nesër fillon mësimi për klasat e nënta

Posted: 07 Jun 2020 01:40 AM PDT

Që nga dita e hënë, më 8 qershor, me vendim të Ministrisë së Arsimit, fillon mësimi plotësues për të gjithë nxënësit e klasëve të nënta.

Ky vendim i cili është marrë para një jave nga Ministria e Shëndetësisë me në krye ish-ministrin Arben Vitia, duket se tregoi pajtueshmëri edhe te ministri i tanishëm, Armend Zemaj, 9 cili në konferencën e fundit për media, lidhur me vendimet e reja për masat parandaluese ndaj Covid-19, nuk deklaroi për ndonjë ndryshim sa i përket kësaj çështjeje.

Për këtë hap që do të hedhet që nga nesër, kur edhe do të fillohet mësimi për klasët e nënta, shumë komuna kanë bërë të ditur se janë përgatitur në lidhje me realizimin e këtij mësimi.

Ndër to është komuna e Gjilanit, kreu i së cilës ishte i pari i cili bëri të ditur se të hënën do të vijojnë mësimin plotësues nxënësit e klasëve të nënta për t'u përgatitur më pas për testin e arritshmërisë, shruan Metro.

"Përpos çerdheve që janë funksionalizuar, të hënën do të vijojnë mësimin plotësues nxënësit të klasëve të nënta për t'u përgatitur për testin e arritshmërisë i cili mbahet me 23 qershor, ndërkaq më 4 korrik mbahet testi i maturës. Po punojmë shumë që ta përmbyllim vitin shkollor dhe të përgatitemi për fillimin e vitit të ri shkollor", tha kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas mbledhjes së Bordit të drejtorëve të shtunën.

Edhe nga Drejtora Komunale e Arsimit të Komunës së Mitrovicës, kanë bërë të ditur se institucionet edukativo-arsimore në këtë vend janë duke bërë përgatitjet përfundimtare për rifillimin e procesit mësimor që nga dita e nesërme.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Egzon Jashari, njofton se shkollat janë të gatshme për pritjen e nxënësve të klasëve të 9-ta, në rikthimin e tyre dy javor me qëllim të realizimit të përgatitjeve përfundimtare për mbajtjen e testit të arritshmërisë, i cili pritet të mbahet me datë 23 qershor.

"Shkollat kanë bërë përgatitjet përfundimtare sipas udhëzimeve të pranuara nga MASHTI dhe IKSHP, nxënësve të klasëve të 9-ta ju urojmë rikthimin e mbarë të tyre në bankat shkollore dhe shumë suksese në testin e arritshmërisë" potencon drejtori Jashari.

Nga ana tjetër nga Komuna e Istogut thonë se tashmë kanë bërë pergatitjet në të gjitha shkollat për realizimin e këtij mësimi, i cili do t'iu shërbejë nxënësve që të përgatiten për testin e arritshmerisë.

"Mësimi do të mbahet në klasë me nga 15 apo me pak nxënës, për shkak të respektimit të distancës. Të gjitha informatat e detajuara nxënësit do të mund t'i marrin nga shkollat përkatëse", thuhet në njoftimin e komunës.

Objektet shkollore sot janë dezinfektuar dhe do të pastrohen, pas çdo dite mësimi, me dezinfektues, kurse shkolla duhet të respektojë të gjitha masat e marra në udhëzuesin e dhënë nga MASHTI.

Ndërkaq, nga komunat tjera si ajo e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjakovës, Ferizajt, e madje edhe Vushtrrisë e cila së fundmi është bërë vatër e virusit korona për shkak të rasteve të reja që po shënohen çdo ditë në këtë vend, nuk kanë njoftuar ende lidhur me respektimin e vendimit të MASHTI'it, gjë që pritet të bëhet në çdo moment.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more