“Hetimet për vdekjen e 39-vjeçares nga Istogu barten në Prishtinë, familjarët kanë dyshime” plus 9 more Ekonomia Online
“Hetimet për vdekjen e 39-vjeçares nga Istogu barten në Prishtinë, familjarët kanë dyshime” plus 9 more Ekonomia Online |
- Hetimet për vdekjen e 39-vjeçares nga Istogu barten në Prishtinë, familjarët kanë dyshime
- Qeveria Kurti nuk arriti ta çojë në konvikt Pacollin, shkon në shtëpi në Hajvali
- Vranësira dhe shi nesër e pasnesër në Kosovë
- Pacolli arrin në Kosovë: Ndërrova destinacion, u frikësova ndonjë sulmi terrorist nga qeveria e Kosovës
- Lojtarët duhet të mbajnë distancë prej dy metrave në stërvitje të futbollit
- Në Itali vazhdon të bie numri i të infektuarve me Coronavirus
- Faturën e ujit mund të paguani edhe në Postën e Kosovës, pa provizion shtesë
- Arrin në aeroport kreu i AKR-së Behgjet Pacolli
- “Pacolli do t’i nënshtrohet kontrollit rutinor mjekësor – pastaj në rezidencën e tij”
- MAShTI: Ligjëratat e ditës së premte do të ri-transmetohen edhe të shtunën
Hetimet për vdekjen e 39-vjeçares nga Istogu barten në Prishtinë, familjarët kanë dyshime Posted: 30 Apr 2020 10:52 AM PDT 17 ditë pas vdekjes së 39-vjeçares S.K. nga Lluga e Istogut, e cila fillimisht u tha se vdiq nga koronavirusi, por më pas u pas zhvarros me kërkesë të familjarëve për t'iu bërë autopsia, Prokuroria Themelore në Pejë këtë lëndë për hetim ia ka përcjellë Prokurorisë Themelore në Prishtinë. KOHA merr vesh se hetimin për këtë proces tani e tutje do ta bëjë Prokuroria Themelore në Prishtinë... |
Qeveria Kurti nuk arriti ta çojë në konvikt Pacollin, shkon në shtëpi në Hajvali Posted: 30 Apr 2020 10:45 AM PDT Deputeti i Kuvendit të Kosovës Behgjet Pacolli, sapo ka arritur në rezidencën e tij në Hajvali të Prishtinës. Ai ateroi para gati një ore në Aeroportin Ndërkombetar të Prishtinës "Adem Jashari", ku edhe iu bënë kontrollat e nevojshme mjekësore të parapara në situatën pandemike. Në deklarimin e tij para gazetarëve Pacolli tha se nuk e di se a do të futet në karantine apo jo, megjithatë tha se nuk... |
Vranësira dhe shi nesër e pasnesër në Kosovë Posted: 30 Apr 2020 10:38 AM PDT Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për kushtet meteorologjike që do të mbizotërojnë në Kosovë dy ditët e ardhshme. Sipas njoftimit, të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga lokale shiu. IHMK njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet... |
Posted: 30 Apr 2020 10:26 AM PDT Pas arritjes në Aeroportin e Prishtinës, kreu i AKR-së, Begjet Pacolli ka thënë se e ka kryer testin dhe ka dalë negativ për COVID-19 ditën që është nisur në Kosovë, raporton Ekonomia Online. "E papranueshme që të paragjykohet dikush me arrestu bëhet një presion i paparë dhe edhe njëherë asnjë moment nuk kam menduar të veproj jashtë normave. kushtetuese, ka thënë ka gënjye. Unë se kam thirru... |
Lojtarët duhet të mbajnë distancë prej dy metrave në stërvitje të futbollit Posted: 30 Apr 2020 10:11 AM PDT Qeveria e Greqisë ka dhënë leje që skuadrat e Superligës së këtij vendi të kthehen në stërvitje më 5 maj. Zëvendës-ministri i Sportit, Lefteris Avgenakis ka thënë se seancat stërvitore duhet të zhvillohen me jo më tepër se gjashtë deri në tetë lojtarë. Madje sipas tij lojtarët duhet të mbajnë distancë prej dy metrave gjatë stërvitjes, ka njoftuar BBC. Të mërkurën klubet e Superligës së Greqisë... |
Në Itali vazhdon të bie numri i të infektuarve me Coronavirus Posted: 30 Apr 2020 10:06 AM PDT Për të dytën ditë me radhë, Italia ka regjistruar rënie të numrit të të prekurve me COVID-19, njofton Reuters. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 285 persona, ndërkohë që janë shënuar 1.852 raste të reja. Me këtë numri i të infektuarve është rritur në 205.463, kurse i të vdekurve në 27.967. Gjatë fundit të marsit, kur pandemia në Itali ishte në pikun e saj, regjistroheshin mes 4.000 e 6. |
Faturën e ujit mund të paguani edhe në Postën e Kosovës, pa provizion shtesë Posted: 30 Apr 2020 09:56 AM PDT Dy institucione të rëndësishme që merren me ofrimin e shërbimeve për konsumatorë u takuan gjatë ditës së sotme , për të bashkërenduar aktivitetet e tyre që ndërlidhen direkt me ofrimin e shërbimeve për konsumatorë. Bordi i Drejtorëve dhe menaxhmenti i KRU”Prishtina” u takuan sot me Bordin e Drejtorëve dhe menaxhmentin e Postës së Kosovës. Qëllimi i këtij takimi i cili qe organizuar nga... |
Arrin në aeroport kreu i AKR-së Behgjet Pacolli Posted: 30 Apr 2020 09:47 AM PDT Ka mbërritur në Aeroportin e Prishtinës aeroplani i kreut të AKR-së Behgjet Pacolli, raporton Ekonomia Online. Kthimi i Pacollit në Kosovë është kthyer në një dramë politike, pasi Qeveria e Kosovës e ka paralajmëruar atë se nëse hyn në Kosovë, do t'i nënshtrohet masave të karantimit, sipas vendimit, me anë të së cilit kosovarët që vijnë nga jashtë, izolohen në konviktet e studentëve në Prishtinë. |
“Pacolli do t’i nënshtrohet kontrollit rutinor mjekësor – pastaj në rezidencën e tij” Posted: 30 Apr 2020 09:36 AM PDT Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacollit, ka bërë të ditur se shefi i tij do të udhëtojë për në Prishtinë nga Tirana. Sipas tij, me të arritur në aeroport, Pacolli do t'i nënshtrohet kontrollit rutinor mjekësor, për të vazhduar pastaj në rezidencën e tij në Hajvali, njofton Klan Kosova. "Në këto momente, Pacolli do të udhëtojë për në Prishtinë. |
MAShTI: Ligjëratat e ditës së premte do të ri-transmetohen edhe të shtunën Posted: 30 Apr 2020 09:33 AM PDT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se meqenëse dita e premte është ditë pushimi, ligjëratat e ditës së premte do të ri-transmetohen edhe ditën e shtunë. Përmes një komunikate drejtuar mediave, MASHT'I ka bërë me dije se ri-transmetimi do të bëhet sipas orarit të njejtë. "Meqë dita e premte (01 maj 2020) është ditë pushimi për arsye të Ditës Ndërkombëtare të Punës... |
You are subscribed to email updates from Ekonomia Online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: