Skip to main content

““Shpërthen” virusi në Durrës, 12 raste të reja sot” plus 9 more - Gazeta Dita

““Shpërthen” virusi në Durrës, 12 raste të reja sot” plus 9 more - Gazeta Dita


“Shpërthen” virusi në Durrës, 12 raste të reja sot

Posted: 31 Mar 2020 02:37 AM PDT

Një shpërthim të virusit ka pasur gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Durrësit, me 12 raste të reja vetëm gjatë ditës së djeshme.

Ndërsa në Tiranë, Korçë, Fier, qytete këto të cilat kanë numrin më të lartë të të infektuarve ka pasur një ngadalësim.

Më konkretisht, në Tiranë janë konfirmuar 5 raste të reja, Korça dhe Shkodra 1 rast i ri, e ndërsa në Fier 0, njoftoi sot Ministria e Shendetesise.

o.j/dita

Komisioni Hetimor për Presidentin Meta pritet të shtyhet edhe me 3 muaj

Posted: 31 Mar 2020 02:27 AM PDT

Komisioni Hetimor për ligjshmërinë e veprimtarisë së Presidentit Ilir Meta pritet të shtyhet me 3 muaj.

Burimet bëjnë të ditur se Komisioni Hetimor do të presë edhe opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, i cili pritet të mbërrijë në qershor.

 

o.j/dita

20 raste të reja nga 145 të dyshuar, 243 të prekur me koronavirus

Posted: 31 Mar 2020 02:17 AM PDT

Të tjera raste me koronavirus janë regjistruar në vendin tonë.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, numri i të infektuarve në vendin tonë është 243.

Njoftimi i Ministrisë

Në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1671 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 243 raste.

Shkon në 13 numri i personave që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve.

Ju informojmë se aktualisht, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 "Shefqet Ndroqi" kemi një pacient të shtruar. Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 129 raste

– Durrës 26 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Fier 23 raste

– Kavajë 4 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Korçë 15 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 8 raste

– Lezhë 5 raste

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Krujë 5 raste

–Tropojë 4 raste

– Pukë 3 raste

– Mirditë 2 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Respektoni masat e distancimit social sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 127 të urgjencës kombëtare nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19.

j.l./ dita

Shkon në 13 numri i viktimave, ndërron jetë një 62-vjeçar nga Covid

Posted: 31 Mar 2020 02:11 AM PDT

Në 24 orët e fundit janë shënuar 20 raste të reja me koronavirus, ndërsa një tjetër person ka humbur jetën.

dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 62-vjeçar nga Durrësi, i konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në këtë mënyrë shkon në 13 numri i personave që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve.

j.l./ dita

“Kam frikë për atë që do të ndodhë pasi të ikë armiku”, Rama kërkesë të drejtpërdrejtë BE-së nga “Rai3”

Posted: 31 Mar 2020 01:59 AM PDT

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte për televizionin italian Rai3 dha mesazhin e qartë se të gjithë shtetet brenda Bashkimit Europian nuk duhet të rrinë duarkryq, por të kujdesen për njëri-tjetrin, ndërkohë që qytetarët janë ata që duhet të rrinë në shtëpi.

"Gjithçka erdhi shumë natyrshëm (dërgimi i personelit mjekësor në Itali). Atë që po ndodhte në Itali, duke e parë në televizor, duke ndjerë dhimbjet e atij populli, thamë, që më mirë të dëgjojmë Nënë Terezën që thoshte; Në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri. Ne e ndezëm një. Ishte një ide që unë ia thash presidentit italian", shprehet Rama.

Po ashtu Rama nuk i kurseu kritikat për Bashkimin Europian, që sipas tij duhet të bëjë hapa para për të ndihmuar vendet e prekura nga pandemia.

"Italia ka qenë pranë Shqipërisë, kur është dashur. Të gjithë ata që kanë qeverisur Italinë për këto 30 vite, e kemi ndjerë përkrahjen gjithmonë. Presidenti dhe kryeministri italian kanë qenë avokatët tanë në tryezat e BE. Ne duke qenë se e dimë se jemi të varfër, i morëm masat më shpejt dhe u futëm në shtëpi. Siç thotë Murinjo, vumë autobusin përpara. Ajo që unë kam frikë se do të ndodhë pasi të ikë armiku, mund të kemi krizë ekonomike. Këtu ka nevojë që BE të bëjë një hap para, s'duhet vetëm të thuhet që të marrim masa vetëm ne dhe të përdorim buxhetet tona", tha kryeministri.

j.l./ dita

Shenjat që tregojnë se ju mund ta keni kaluar koronavirusin, por nuk e keni ditur

Posted: 31 Mar 2020 01:57 AM PDT

Është e mundshme që coronavirusin, së paku, siç konstatojnë ditëve të fundit ekspertët, e keni kaluar duke qëndruar në këmbë

Ekspertët theksojnë që ekziston mundësia që disa persona janë shëruar nga coronavirusi edhe para se ka filluar epidemia zyrtarisht
Nëse keni pasur forma të buta të këtyre simptomave, me siguri me sukses vetë jeni përballur me këtë virus.
Hulumtimi i bërë në Universitetin e Oksfordit ka treguar që ekzistojnë tetë shenja të qarta të cilat tregojnë këtë:

Infeksioni i syve

Hulumtimi i ri ka treguar që infeksioni i syve, si p.sh. konjunktiviti, mund të jetë simptomë e coronavirusit.

"Është e njohur që cilido infeksion i traktit të sipërm respirator mund të rezultojë me konjunktivitin viral si me komplikimin sekondar, gjë që është rasti edhe te koronavirusi", theksojnë shkencëtarët.

Megjithatë, ata shtojnë që është pak e sigurt që të ndodhë që personi i infektuar të ketë konjunktivit si simptomë të vetme, por me siguri do të shfaqeshin të shoqëruara me ethe, kollë të thatë apo me ndonjë simptomë tjetër.

Kolla e thatë

Një ndër simptomat më të shpeshta dhe më të njohura të coronavirusit është pikërisht kolla e thatë.

Lodhja mendore

Edhe pse kjo nuk është e njohur zyrtarisht si simptomë e coronavirusit, disa pacientë të infektuar e kanë paraqitur këtë simptomë.

Temperatura

Pos kollës së thatë, edhe kjo është tregues më i shpeshtë i coronavirusit.

Vështirësi në frymëmarrje

Ndjenja e shtrëngimit në gjoks dhe pamundësia që të merrni frymë thellë gjithashtu shfaqen si simptoma.

Humbja e shqisës së dëgjimit dhe nuhatjes

Kohë më parë Asociacioni Britanik i Otorinolaringologjisë ka paralajmëruar që humbja e shqisës së dëgjimit dhe nuhatjes mund të jetë simptomë e coronavirusit.

Problemet me stomakun

Ka rezultuar që nga 204 të infektuar, të cilët kanë marrë pjesë në studim, 48,5 për qind të tyre kanë paraqitur diarrenë si simptomë.

Lodhja fizike

Edhe një simptomë e coronavirusit, e cila shfaqet për shkak të ftohjes, virusit të gripit, por edhe viruseve të tjera të shumtë është ndenja e lodhjes dhe e molisjes.

Organizmi i shëndoshë me imunitet të fortë është në gjendje që vetë të përballet me formën e butë të këtij virusi, por që as të mos e vëreni që e keni pasur.

Megjithatë, më së miri është që për çdo rast t'u përmbaheni të gjitha masave të mbrojtjes dhe vetizolimit./ Daily Mail/Telegraf

 

o.j/dita

Infermierja shqiptare dhe tre koleget, në faqen e parë të “La Repubblica”

Posted: 31 Mar 2020 01:50 AM PDT

"Katër gra nga e gjithë bota për një qëllim të përbashkët: të ndihmojnë pacientët e COVID-19 në spitalin e Cremona-s", shkruan e përditshmja italiane, "La Repubblica", teksa shfaq në faqen e saj të parë, infermieren shqiptare, Ornela, së bashku me tre koleget e saj nga Kolumbia, Afrika dhe Italia.

"Protagoniste të kësaj fotoje janë Bea, Ornela, Iolanda dhe Chiara", shton më tej "La Repubblica" për ekipin e palodhur të dhomës së urgjencës.

Artikulli shpreh mirënjohje dhe falenderim ndaj vendeve që po i vijnë në ndihmë Italisë fqinje gjatë luftës së saj të përditshme me Covid-19, ku deri tani kanë humbur jetën mbi 10000 persona.

Ju kujtojmë se Shqipëria ka dërguar një grup prej 30 infermierësh dhe mjekësh në Brescia, një nga zonat më të prekura nga COVID 19, në shenjë solidariteti.

 

o.j/dita

 

Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT del pozitiv me Covid-19

Posted: 31 Mar 2020 01:40 AM PDT

Një tjetër përfaqësues i Komitetit të Covid-19 pranë Ministrisë së Shëndetësisë preket nga koronavirusi.

Mësohet se nga virusi është infektuar mjeku Andi Koraqi.

Sipas burimeve, ai është shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT.

Kujtojmë se i pari zyrtar i prekur nga koronavirusi ishte kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili e ndau edhe publikisht lajmin përmes një njoftimi në rrjetin social, duke treguar edhe detaje nga sëmundja.

Më pas një tjetër përfaqesuese e Task Forcës së MSH rezultoi e prekur nga koronavurisi dhe me këtë rast të sotëm, numri i të prekurve shkon në 3.

j.l./ dita

Si do ndahen paratë e BE për Ballkanin: Shqipëria në fund të listës për suportin ndaj Covid-19

Posted: 31 Mar 2020 01:38 AM PDT

Janë publikuar shifrat që do të përfitojnë shtetet e Ballkanit nga Bashkimi Europian, si suport në ‘luftën’ kundër COVID-19.

Serbia është shteti që do të përfitojë më shumë nga ndarja e fondeve, pasi do të marrë 15 milion euro ndihmë të menjëhershme për sektorin e shëndetësisë dhe 78.4 milion euro mbështetje për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomik.

Bosnja dhe Hercegovina do të përfitojë 7 milionë ndihmë të menjëhershme për sektorin e shëndetësisë dhe 73.5 milion euro për rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale.

Edhe Kosova do të marrë një ndihmë të konsiderueshme nga Bashkimi Europian, pasi 5 milion euro do të përfitohen menjëherë për sistemin shëndetësor, ndërsa 63 milion do të shkojnë për rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale.

Shqipëria është vendi që do të përfitojë më pak nga fondet e BE, pasi vetëm 4 milionë euro do të përfitohen si ndihmë e menjëhershme për sistemin shëndetësor, ndërsa 46.7 milion të tjera për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.’


o.j/dita

Erdogan dhuron pagën e shtatë muajve për luftën ndaj Covid-19, kabineti qeveritar mbledh mijëra euro

Posted: 31 Mar 2020 01:21 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka filluar Fushatën Kombëtare të Solidaritetit për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), duke dhuruar shtatë muaj të pagës së tij për iniciativën, raporton Anadolu Agency (AA).

"Unë po e filloj fushatën personalisht duke dhuruar pagën time shtatë muajshe", tha presidenti Erdoğan në fjalimin e tij para kombit.

Erdoğan theksoi se anëtarët e kabinetit në qeveri dhe ligjvënësit po ashtu kanë dhuruar 5.2 milionë lira turke (791 mijë dollarë) në fushatë.

Ai shtoi se Turqia gëzon pajisje më të mira mjekësore në krahasim me vendet e tjera që luftojnë koronavirusin.

"Turqia po hap me shpejtësi spitale të reja përderisa po ashtu forcon ato ekzistuese. Ne jemi të vendosur të përdorim të gjitha mjetet për të frenuar përhapjen e koronavirusit", tha presidenti turk.

Në raportimin e fundit Ministria e Shëndetësisë e Turqisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 37 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 168.

Sipas Ministrisë turke, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 10.827, me 1.610 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

j.l./ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more