Skip to main content

Një i arrestuar në Drenas, nuk e respektoi orën policore

Një i arrestuar në Drenas, nuk e respektoi orën policore


Një i arrestuar në Drenas, nuk e respektoi orën policore

Posted: 31 Mar 2020 03:00 AM PDT

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ndodhi në fshatin Gllobar të Drenasit dhe është duke u trajtuar si:

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

Banka Botërore jep alarmin: Miliona njerëz do të mbeten në varfëri nga koronavirusi

Posted: 31 Mar 2020 02:53 AM PDT

Sipas Bankës Botërore, ndikimi ekonomik i përhapjes së koronavirusit do t'ua pamundësoj 24 milionë njerëzve në Azinë Lindore dhe në Rajonin e Paqësorit që t'i shmangen varfërisë.

Banka botërore tha se më të rrezikuar nga varfëria janë njerëzit që varen nga industritë e prekura nga ndikimi i koronavirusit.

Këtu përfshihen turizmi në Tajlandë dhe në ishujt e Paqësorit si dhe prodhimtaria në Vietnam dhe Kamboxhë, shkruan "BBC", transmeton Gazeta Express.

Kjo bankë bëri thirrje që rajoni të investojë në zgjerimin e fabrikave për prodhimin e pajisjeve mjekësore dhe qeveritë të ofrojnë ndihma për njerëzit e sëmunë në mënyrë që të luftohet përhapja e mëtejme e sëmundjes.

Ndonëse rritja ekonomike në vendet në zhvillim në Azinë Lindore ishte 5.8 për qind vitin e kaluar, Banka Botërore parashikoi që kjo shifër të bie në 2.1 për qind shkaku i gjendjes së tanishme.

Sidoqoftë, parashikimi i saktë i rritjes ekonomike po bëhet i vështirë shkaku i ndryshimit të situatës brenda periudhave të shkurtra kohore.

Mbase jeni shëruar nga coronavirusi, por që nuk e keni ditur: Këto janë tetë shenja të qarta që organizmi juaj është përballur me të

Posted: 31 Mar 2020 02:43 AM PDT

Është e mundshme që coronavirusin, së paku, siç konstatojnë ditëve të fundit ekspertët, e keni kaluar duke qëndruar në këmbë

Ekspertët theksojnë që ekziston mundësia që disa persona janë shëruar nga coronavirusi edhe para se ka filluar epidemia zyrtarisht
Nëse keni pasur forma të buta të këtyre simptomave, me siguri me sukses vetë jeni përballur me këtë virus.
Hulumtimi i bërë në Universitetin e Oksfordit ka treguar që ekzistojnë tetë shenja të qarta të cilat tregojnë këtë:

Infeksioni i syve

Hulumtimi i ri ka treguar që infeksioni i syve, si p.sh. konjunktiviti, mund të jetë simptomë e coronavirusit.

"Është e njohur që cilido infeksion i traktit të sipërm respirator mund të rezultojë me konjunktivitin viral si me komplikimin sekondar, gjë që është rasti edhe te koronavirusi", theksojnë shkencëtarët.

Megjithatë, ata shtojnë që është pak e sigurt që të ndodhë që personi i infektuar të ketë konjunktivit si simptomë të vetme, por me siguri do të shfaqeshin të shoqëruara me ethe, kollë të thatë apo me ndonjë simptomë tjetër.

Kolla e thatë

Një ndër simptomat më të shpeshta dhe më të njohura të coronavirusit është pikërisht kolla e thatë.

Lodhja mendore

Edhe pse kjo nuk është e njohur zyrtarisht si simptomë e coronavirusit, disa pacientë të infektuar e kanë paraqitur këtë simptomë.

Temperatura

Pos kollës së thatë, edhe kjo është tregues më i shpeshtë i coronavirusit.

Vështirësi në frymëmarrje

Ndjenja e shtrëngimit në gjoks dhe pamundësia që të merrni frymë thellë gjithashtu shfaqen si simptoma.

Humbja e shqisës së dëgjimit dhe nuhatjes

Kohë më parë Asociacioni Britanik i Otorinolaringologjisë ka paralajmëruar që humbja e shqisës së dëgjimit dhe nuhatjes mund të jetë simptomë e coronavirusit.

Problemet me stomakun

Ka rezultuar që nga 204 të infektuar, të cilët kanë marrë pjesë në studim, 48,5 për qind të tyre kanë paraqitur diarrenë si simptomë.

Lodhja fizike

Edhe një simptomë e coronavirusit, e cila shfaqet për shkak të ftohjes, virusit të gripit, por edhe viruseve të tjera të shumtë është ndenja e lodhjes dhe e molisjes.

Organizmi i shëndoshë me imunitet të fortë është në gjendje që vetë të përballet me formën e butë të këtij virusi, por që as të mos e vëreni që e keni pasur.

Megjithatë, më së miri është që për çdo rast t'u përmbaheni të gjitha masave të mbrojtjes dhe vetizolimit.

Burimi: Daily Mail/Telegraf

Top Channel

Kjo është vaktia e Ramazanit për Kosovën, ja kur nis agjërimi

Posted: 31 Mar 2020 02:34 AM PDT

Nga muaji i shenjtë i Ramazanit na ndajnë më pak se një muaj. Të gjithë besimtarët e fesë islame do të agjërojnë për 30 ditë rresht.

Sipas kalendarit mysliman, muaji i Ramazanit fillon më 24 prill dhe dita e parë e Fiter Bajramit është me 24 maj, transmeton Indeksonline.

Sipas fesë islame, agjërimi në Islam nënkupton abstenimin apo "me u përmbajte nga një veprim".

Më poshtë e gjeni vaktinë e Ramazanit për Kosovën për këtë vit.

Dedikimi i Nesretës për të birin e zhdukur: Jam mbuluar nga rrudhat por s’jam lodhur së kërkuari ty

Posted: 31 Mar 2020 02:29 AM PDT

Kryetarja e shoqatës "Thirrjet e Nënave" në Gjakovë, Nesrete Kumnova, ka bërë një dedikim prekës për djalin e saj të zhdukur prej 21 vitesh. Më 31 mars 1999, biri i Nesretes, Albioni ishte rrëmbyer nga forcat serbe dhe fati i tij nuk dihet as sot e kësaj dite.

Përpos të birit, në shtëpinë e familjes Kumnova u rrëmbyen edhe nipi i Nesretes, Artan Efendija, dhëndri Gëzim Deva, fqinjët Lutfi e Bekim Bunjaku dhe Shkëlzen Binishi.

Nesretja shkruan se nuk është lodhur së kërkuari pavarësisht se e kanë mbuluar rrudhat e jetës. Ajo thotë se është e zhgënjyer më të gjithë ata që janë përgjegjës të cilët nuk u angazhuan mjaftueshëm për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Postimi i plotë i Nesrete Kumnovës:

Biri im i dashur, mbi dy dekada të kam kërkuar rrugëve të vendlindjes sate, Gjakovës dhe Kosovës, që u çlirua me gjakun tënd dhe të gjithë të rënëve, por askund nuk të gjeta!

Nuk arrita të gjej asnjë shenjë që të çmallem me ty, të flas me ty! Me kënd të flet nëna, që për dy dekada më kanë mbuluar rrudhat e jetës por asnjëherë nuk jam lodhur e as nuk kam ndaluar së kërkuari zbardhjen e fatit tënd, bir!

Dhe sot, 21 vjet më pas, sërish nuk mund të dalim as tek pragu i derës, nga një tjetër armik i padukshëm që sërish na mbylli në shtëpitë tona e që po merr jetë të pafajshme në mbarë globin!

Mbase shpresonim se më në fund do të përfundoj çështja e zbardhjes së fatit tënd por nga ky armik i padukshëm, mbase u ndal edhe procesi i kërkimit të fatit tënd dhe të gjithë atyre që rezultojnë të zhdukur!

Sot e çdo ditë më shumë, jam e zhgënjyer nga të gjithë ata që janë përgjegjës dhe nuk u angazhuan mjaftueshëm sa për të na qetësuar zemrat tona të plagosura, të sjellin më në fund trupin tënd dhe të të vizitoj tek varri yt i c ili të pret vite me radhë!

Nuk e kuptoj si mund të vazhdoj jetën pa ty, pa asnjë gjurmë, por ja që nënën e mban krenaria për qenien tënde, për gëzimet që na i dhurove, për sukseset sa ishe në jetë!

Biri im, Albion, vetëm krenaria që të patëm dhe që u flijove për lirinë e Kosovës, e mund dhembjen tonë të madhe!

Albion, biri im, sot nëna nuk mund të dalë as në qendër të qytetit dhe të protestoj, të flas botërisht për dhembjen dhe pikëllimin, pritjet dhe zhgënjimin!

Atdheut ia fale jetën, atdheu të pret të prehesh i qetë në tokën e lirë!

Filmi që po përlot të gjithë, Yll Limani i bie pishman që e shikon

Posted: 31 Mar 2020 02:25 AM PDT

Filmi turk "7 Kogustaki Mucize" që në shqip i bie 'Mrekullia në qelinë numër 7', ka marrë kritika shumë të mira nga audienca shqiptare, sepse të shumtë ishin ata që ndanë përshtypjet e tyre nëpër media sociale.

Filmi flet për një histori dashurie midis një babai të sëmurë mendor, Memo dhe vajzës së tij Ova, i cili më pas akuzohet gabimisht për vrasjen e një vajze gjashtë vjeçare.

Historia e filmit dhe aktrimi ka prekur shumë njerëz të cilët thonë se nuk kanë ndalë së qari ato 2 orë sa ka zgjatur filmi.

Edhe Yll Limani hyri në llogarinë e tij në Twitter, duke ndarë përshtypjet e tij mbi filmin.

"Lingo Lingo* pse e shikova këtë film, pse?" – shkruan ai duke i bashkangjitur në emoji duke qarë.

Në film, Ova dhe Memo kanë një traditë të thërrasin "Lingo, lingo", të cilës tjetri do t'i përgjigjet, "Shishe". Kjo është një referencë për një këngë tradicionale turke që përdoret shpesh nga valltarët të quajtur "Lingo, Lingo, Shisheler". Shprehja "lingo lingo" nuk do të thotë asgjë në turqisht ose shqip, ajo është një fjalë plotësuese e këngës e ngjashme me "la la la" në shqip.

Filmi "7 Kogustaki Mucize" u publikua për herë të parë në tetor të vitit 2019 në Netflix, ndërsa ende po vazhdon të ketë audiencë dhe shikueshmëri të madhe.

Këto janë barnatoret që punojnë sot pas orës 17:00

Posted: 31 Mar 2020 02:22 AM PDT

Me vendim të qeverisë tashmë është kufizuar edhe veprimtaria e barnatoreve brenda orarit të caktuar 06:00-17:00.

Por, sipas vendimit pas orës 17:00 veprimtaria e barnatoreve organizohet nëpërmjet kujdestarive të caktuar nga Ministria e Shëndetësisë/AKPPM në Kordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës dhe komunat përkatëse.

Procesi i caktimit të kujdestarive po bëhet nëpërmjet rotacionit nga 680 barnatore të licencuara që ushtrojnë veprimtarinë në territorin e Republikës së Kosovës.

Për sot, e martë 31 mars, janë publikuar edhe barnatoret kujdestare të cilat do të punojnë pas orës 17:00 e deri në mëngjesin e nesërm.

Dy raste të reja me COVID-19, shkon në 108 numri i të infektuarve

Posted: 31 Mar 2020 02:16 AM PDT

Nga data 08.02.2020 deri me 31.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.175 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, gjithsej njëqind e tetë (108) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot në mëngjes përfundoi testimi i 24 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive, 2 prej të cilëve rezultuan pozitiv.

Pacienti nga Gjakova është kontakt i dy familiarëve të rezultuar pozitiv dhe
Pacienti i dytë pozitiv nga Prizreni është infektuar jashtë shtetit.
Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen.
Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.265 kontakte të rasteve.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Por, nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare.

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
TA PARANDALOJMË KËTË!
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
PËR TË GJITHË QYTETARËT TANI ËSHTË I OBLIGUAR VETËIZOLIMI NË SHTËPI!
KOSOVA ËSHTË NË KARANTINË GJEOGRAFIKE!

Alarmon Veton Surroi: Po përgatitet puç kushtetues!

Posted: 31 Mar 2020 02:10 AM PDT

Publicisti Veton Surroi ka shkruar se nëse nuk përmbushet obligimi i parë (letra e Presidentit drejtuar LVV për emrin e mandatarit) dhe kapërcehet drejt në pikën e dytë e të drejtën e tij diskrecionale, bëhet fjalë për përgatitjen e një puçi kushtetues, me të cilin sigurohet instalimi i një qeverie jashtë normave kushtetuese të vendit, raporton portali "Front Online".

Këto komente Surroi i ka bërë në një postim në faqen e tij në "Facebook"

Më poshtë mund ta gjeni postimin e plotë të Veton Surroit:

Pas votës së mosbesimit Presidenti ka obligim Kushtetues që partisë/koalicionit fitues në zgjedhje, në këtë rast LVV, t'i kërkojë emrin e mandatarit për Qeverinë e re.
• Në rast se kjo procedurë (mandatimi, votimi në Kuvend) , nuk arrin të fitojë besimin e shumicës në Kuvend, Presidenti i vendit ka të drejtë diskrecionale (sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese) të emërtojë një mandatar tjetër, nga një subjekt tjetër. Në vendimin KO103-14, shkruan " Sipas këndvështrimit të Gjykatës, është në diskrecionin e Presidentit të Republikës që, pas konsultimeve me partitë dhe me koalicionet, të vendosë se cilës parti ose cilit koalicion do t'i jepet mandati për të propozuar kandidatin tjetër për Kryeministër".(pika 90 e Vendimit të Gjykatës)
• Presidenti i vendit ka filluar me thirrjen për konsultime partitë politike dhe shprehjen e preferencave të tij personale se për çfarë Qeverie ka nevojë vendi para se ta përmbushë obligimin kushtetues për ta kërkuar emrin e mandatarit prej LVV.
• Nëse nuk përmbushet obligimi i parë (letra e Presidentit drejtuar LVV për emrin e mandatarit) dhe kapërcehet drejt në pikën e dytë e të drejtën e tij diskrecionale, bëhet fjalë për përgatitjen e një puçi kushtetues, me të cilin sigurohet instalimi i një qeverie jashtë normave kushtetuese të vendit.

E shkeli “orën policore”, një person goditet me shqelm nga polici

Posted: 31 Mar 2020 02:00 AM PDT

Një veprim aspak i hijshëm ka ndodhur nga një zyrtar policor në Prishtinë.

Indeksonline ka siguruar pamjet ku shihet se si një person (i prangosur) goditet me shqelm nga polici.

Veprimi ndodhi mbrëmë (e hënë) në Kodrën e Trimave.

Arrestimi i këtij personi erdhi pas moszbatimit të "orës policore", të vendosur nga Qeveria e Republikës, për shkak të pandemisë covid-19.

Më poshtë pamjet:

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more