Skip to main content

Gazeta Shëndeti: “Nuk do ta besoni: Kaq i ka kushtuar Qeverisë mbledhja në Prevallë” plus 5 more

Gazeta Shëndeti: “Nuk do ta besoni: Kaq i ka kushtuar Qeverisë mbledhja në Prevallë” plus 5 more


Nuk do ta besoni: Kaq i ka kushtuar Qeverisë mbledhja në Prevallë

Posted: 29 Feb 2020 11:49 AM PST



Ka përfunduar mbledhja e kabinetit qeveritar që sot është mbajtur në Prevallë.

Pas mbledhjes kanë folur dy zëvendëskryeministrat Avdullah Hoti e Haki Abazi.

Ata kanë thënë se mbledhja e sotme ishte jashtëzakonisht produktive. Zëvendëskryeministri Abazi ka thënë se kanë përfunduar procesin e planit qeverisës dhe se programi do të jetë publik shumë shpejt.

"Kemi pasë një ditë jashtëzakonisht të frytshme me diskutime jashtëzakonisht mirë të përgatitura. Kemi përfunduar procesin e planit qeverisës dhe kemi përcaktuar kornizën e punës për prioritetet. Programi shumë shpejtë do të jetë në qeveri", ka thënë ai.

Abazi ka treguar se sa u ka kushtuar qëndrimi i sotëm në një nga hotelet e Prevallës. Sipas tij kostoja ishte 150 euro, sa ka kushtuar salla ku kanë qëndruar përgjatë ditës.

"150 euro salla ku kemi qëndruar gjatë gjithë ditës. Për pjesën tjetër është një drekë e thjeshtë që e kanë konsumuar ministrat bashkë me stafin. Ne jemi munduar të zgjedhim një vend brenda Kosovës dhe ku mund të zhvillojmë punë produktive", ka thënë ai.

Shkencëtarët izraelitë: Jemi një javë larg zhvillimit të vaksinës kundër koronavirusit

Posted: 29 Feb 2020 11:33 AM PST



Shkencëtarët izraelitë thonë se ata janë vetëm një javë larg zhvillimit të një vaksine kundër koronavirusit.

Zyrtarët në vend presin që ilaçi të jetë në dispozicion brenda 90 ditësh pasi të ketë përfunduar testimin e nevojshëm, shkruan New York Post.
Ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Ofir Akunis tha: "Unë jam i bindur se do të ketë përparim të mëtejshëm dhe të shpejtë, duke na mundësuar të sigurojmë një përgjigje të nevojshme ndaj kërcënimit të rëndë global COVID-19".

Shkencëtarët konfirmuan se kanë punuar në një vaksinë kundër virusit infektiv të bronkitit (IBV) të gjetur në shpendët.
Është testuar në Institutin e Veterinarisë, ku Dr Chen Katz, drejtuesi i grupit të bioteknologjisë Migal, tha: "Koncepti ynë themelor ishte të zhvillonim teknologjinë dhe jo konkretisht një vaksinë për këtë lloj apo atë lloj virusi".
Studiuesit thanë se vaksinimi oral shkaktoi nivele të larta të antitrupave specifikë anti-IBV .

Endocitoza është procesi në të cilin substancat futen në qeliza duke e rrethuar materialin me membranë që të luftojë virusin.

Shkencëtarët thonë se nëse mund të "rregullojnë sistemin" nga koronavirusi i shpendëve tek ai njerëzor që do të jetë brenda disa javësh, nëse funksionon gjithçka, do të kishim një vaksinë për të parandaluar koronavirusin.

"Duke pasur parasysh nevojën urgjente globale për një vaksinë të koronavirusit , ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të përshpejtuar procesin, shtoi ai.
Akunis tha se ai ka udhëzuar drejtorin e përgjithshëm të ministrisë që të shpejtojë të gjitha proceset e miratimit.

"Ne e dimë se virusi është 80 për qind i ngjashëm me virusin SARS-2 që shkakton COVID-19, por në të njëjtën kohë, ne jemi gjithashtu "inxhinierë" të  një vaksinë potencialisht të re që do të jetë shumë më specifike kundër COVID-19," Dr Maria Bottazzi nga Qendra për Zhvillimin e Vaksinave në Baylor.

Kompanitë e tjera që po nxitojnë për të shpikur  një vaksinë janë: Inovio, GlaxoSmithKline, Sanofi dhe Johnson & Johnson.

Ndikimi i barnave në shenjat vitale

Posted: 29 Feb 2020 11:21 AM PST


Efektet e ilaçeve në shenjat vitale
Barnat që përdoren për trajtimin e problemeve shëndetësore tek njerëzit e moshuar mund të ndikojnë në shenjat vitale. 
Për shembull, ilaçi digoksin që përdoret për dështimin e zemrës dhe ilaçet e presionit të gjakut të quajtur beta-bllokuesit mund të shkaktojnë ngadalësimin e impulsit.

Mentor Llugaliu: Për 20 vjet jemi qeverisë nga llojlloj hajni e krimineli

Posted: 29 Feb 2020 05:42 AM PST


Shkruan: Mentor Llugaliu

Për 20 vjet jemi qeverisë nga llojlloj hajni e krimineli, jemi vjedhë, plaçkitë, vra, plagosë, drogu, keqshëru, keqarsimu, falsifiku, helmu, e 1 milion të zeza, e kurrë Amerika nuk reagoi.

Hala pa i bo 1 muaj n'punë ju gju ne kry një kryeministri super të ndershëm e të pakorruptum.

Thuni ju qysh doni kësaj pune, une i thom qysh është. Qikjo nuk është as dashamirësi, as miqësi e as demokraci. Bullshit!

Doktoresha kosovare e tregon ilaçin kundër Koronavirusit

Posted: 29 Feb 2020 05:17 AM PST


Dr.Luljeta Hetemi-Biokimiste, është shumë e njohur për qasjen e saj profesionale në fushën e biokimisë dhe në hulumtimet shkencore mbi Autizmin, përvojën si doktoreshë edhe jashtë vendit dhe standardet, protokollet e reja në fushën e biokimisë.
Dr.Hetemi, e vlerësuar nga bota akademike, shpesh ftohet edhe nëpër intervista e panele për të folur në lidhje me problematika të ndryshme shëndetësore, ku sjell pikëpamjet e saj mjaftë të vyera, shkruan "Kosovarja" përcjell Gazeta Shëndeti.
Doktoresha, ka thënë diçka mjaftë konkrete edhe rreth Koronavirusit, virusit të ri që po tmerron botën dhe nga ajo çfarë thuhet në media, duket sikur po kalon na pandemi.
Përmes postimit të mjekes ne "Facebook", mësojmë se cili është kombinimi që na mbanë larg virusit tip i ri 19./Kosovarja/Gazeta Shëndeti

Selman Waksman, nobelisti që shpëtoi botën nga turbekulozi

Posted: 29 Feb 2020 05:03 AM PST


Biokimisti amerikano-hebre shpiku streptomicinën me të cilën fitoi edhe Çmimin Nobel në vitin 1952
Selman Waksman është një nga fituesit e shumtë hebrenj të Çmimit Nobel për Mjekësi. Ai e fitoi atë në vitin 1952, për "zbulimin e streptomicinës, antibiotikut të parë efektiv kundër turbekulozit".
Selman Abraham Waksman (22 korrik 1888 – 16 gusht 1973) u lind në një familje hebreje (Jacob Waksman dhe Fradia London) në Nova Pryluka në ish-Perandorinë Ruse, sot pjesë e Ukrainës dhe që numëron rreth 2 mijë banorë.
Ai është një shpikës amerikano-hebre, biokimist dhe mikrobioligjist, i cili zbuloi një numër të konsiderueshëm antibiotikësh, që e bënë atë një shkencëtar të shquar.
Ai emigroi në SHBA kur ishte 22 vjeç (1910) pasi mbaro gjimnazin në Odesa  ndërsa gjashtë vjet më pas ai mori nënshtetësinë amerikane.
Ai u diplomua fillimisht për Agrikulturë në Kolegjin Rutgers, por më pas ai iu përkushtua bakterologjisë. Ai fitoi doktoraturën në Biokimi (1918) dhe punoi në Universitetin Rutgers në Departamentin e Biokimisë dhe Mikrobiologjisë.
Në vitin 1951, ai themeloi Waksman Foundation of Microbiology, ndërsa një vit më pas mori Çmimin Nobel në Mjekësi, si dhe është nderuar me shumë çmime të tjera të rëndësishme.
Selman Waksman është autor ose bashkëautor i 400 punimeve shkencore, 28 librave dhe 14 pamfleteve shkencore.
Ai vdiq në moshën 74-vjeçare dhe në varrin e tij është shkruar hebraisht dhe anglisht: "Toka do të hapet dhe do të sjellë shpëtimin", një psalm nga Isaaku 45:8.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more