Skip to main content

“Solskjaer është zyrtarisht trajneri me statistikat më të tmerrshme në 50 vitet e fundit te Unitedi” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Solskjaer është zyrtarisht trajneri me statistikat më të tmerrshme në 50 vitet e fundit te Unitedi” plus 9 more Telegrafi Futboll


Solskjaer është zyrtarisht trajneri me statistikat më të tmerrshme në 50 vitet e fundit te Unitedi

Posted: 23 Jan 2020 02:58 PM PST

Ole Gunnar Solskjaer po vazhdon me statistika të tmerrshme si trajner i Manchester Unitedit.

Trajneri norvegjez erdhi si trajner i përkohshëm te Unitedi në mesin e sezonit të kaluar, duke zëvendësuar Jose Mourinhon e shkarkuar.

Më 28 mars 2019, pasi kishte fituar 14 nga 19 ndeshjet e tij në krye, Solskjær nënshkroi një kontratë tre vjeçare për të marrë përsipër detyrën në baza të përhershme te Unitedi.

United nuk e ka në plan shkarkimin e Solskjaer - madje edhe nëse mbesin jashtë top gjashtës United nuk e ka në plan shkarkimin e Solskjaer - madje edhe nëse mbesin jashtë top gjashtës

Megjithatë, ai më nuk mund të krenohet si trajner i Unitedit pasi nga ajo kohë ka marr vetëm rekorde të tmerrshme.

Si trajner i përhershëm, Solskjaer krenohet me një rekord alarmant prej vetëm 18 fitoreve nga 46 ndeshje në të gjitha garat dhe ai ka humbur më shumë ndeshje të Ligës Premier sesa që ka fituar.

Në përgjithësi, norvegjezi ka një normë prej vetëm 34 për qind të fitoreve si trajner i Unitedi.

Kur e krahason atë me të gjithë menaxherët e përhershëm në historinë e Unitedit, kjo e bën Solskjaer të shtatin më të keqin që klubi ka emëruar ndonjëherë dhe më pak i suksesshëm në 49 vitet e fundit.

Shkarkimi i Solskjaer do t'i kushtonte 5.8 milionë euro, Unitedi ka humbur dhjetëra miliona nga shkarkimi i trajnerëve Shkarkimi i Solskjaer do t'i kushtonte 5.8 milionë euro, Unitedi ka humbur dhjetëra miliona nga shkarkimi i trajnerëve

Frank O’Farrell – i cili menaxhoi Unitedin midis viteve 1971 dhe 1972 – ishte trajneri i fundit që prodhoi një normë fitoresh më të dobët dhe katër nga gjashtë menaxherët nën Solskjaer mbajtën postin e trajnerit para Luftës së Dytë Botërore.

Kjo duhet edhe më keq te Unitedi kur mendoni se menaxheri që iu afrua nivelit të fitoreve së Ferguson ishte në fakt Jose Mourinho i shkarkuar. /Telegrafi/

The post Solskjaer është zyrtarisht trajneri me statistikat më të tmerrshme në 50 vitet e fundit te Unitedi appeared first on Telegrafi.

Carvajal kthehet të flasë për finalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Atleticos: Në Lisbonë u frikësova pak

Posted: 23 Jan 2020 02:45 PM PST

Dani Carvajal është kthyer të flasë për emocionet që kishte në finalen e madhe të vitit 2014 në Ligën e Kampionëve, ku Real Madridi luajti ndaj rivalëve lokal të Atletico Madridit.

Atletico ishte shumë afër fitores së trofeut të tyre të parë në Ligën e Kampionëve në finale kundër Real Madridit në vitin 2014.

Megjithatë, Mbretërit barazuar në shtesë me anë të Sergio Ramos për të fituar pastaj në vazhdime rezultat të thellë 4-1 dhe duke quar në dhjetë numrin e trofeve në Ligën e Kampionëve.

Goal.com zgjedh formacionin e dekadës te Real Madridi, nuk mungojnë befasitë Goal.com zgjedh formacionin e dekadës te Real Madridi, nuk mungojnë befasitë

Tani pas afër gjashtë viteve, Carvajal ka rrëfyer se kishte frikë gjatë lojës, pasi mendonte se ekipit i 'iku' loja nga dora.

"Pashë që loja po rrëshqiste nga duart tona, ajo kohë kaloi pa e kuptuar atë dhe mendova se rivalët tanë kryeqytetas do të fitonin Ligën e Kampionëve", ka thënë fillimisht Carvajal për GQ.

Carvajal pas fitimit të trofeut

"Mendoj se është hera e vetme që kam pasur frikë ose kam pasur pak ndrojtje në fushë".

"Jo të gjithë janë të gatshëm të durojnë presionin e fanellës së Real Madridit", përfundoi mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/

The post Carvajal kthehet të flasë për finalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Atleticos: Në Lisbonë u frikësova pak appeared first on Telegrafi.

Mësohet shifra e ofertës së dytë të Tottenhamit për Muriqin

Posted: 23 Jan 2020 02:29 PM PST

Tottenham Hotspur po përgatit një ofertë të madhe për sulmuesin e Fenerbahce, Vedat Muriqi dhe tashmë ajo ofertë është zbuluar nga mediat.

Spurs nuk ka më zgjedhje të mira në sulm pasi Harry Kane është jashtë fushave deri të paktën në prill dhe Son Heung-min është improvizuar si qendërsulmues.

Skuadra e Jose Mourinhos kishte një ofertë fillestare për sulmuesin e Kosovës, Muriqi, në fillim të afatit dimëror, por ajo ofertë u refuzua nga klubi turk.

Tottenham nuk dorëzohet, gati oferta e dytë për Muriqin Tottenham nuk dorëzohet, gati oferta e dytë për Muriqin

Megjithatë, Spurs nuk janë dorëzuar në garë për shërbimet e shtatlartit prizrenas dhe tani thuhet se po përgatisin një ofertë të dytë.

Sipas gazetës turke Aksam, Fenerbahce po kërkon një tarifë transferimi më të madhe se 20 milionë euro dhe Spurs janë gati ta paguajnë këtë shumë.

Muriqi duke festuar një gol me fanellën e Fenerbahces

Muriqi është i njohur për tifozët e Anglisë pasi është paraqitur dy herë për Kosovën kundër tyre muajt e fundit gjatë kualifikimeve për Euro 2020.

Federata Turke e Futbollit merr vendim për kartonin e kuq të Vedat Muriqit Federata Turke e Futbollit merr vendim për kartonin e kuq të Vedat Muriqit

Ai ka shënuar 11 herë në 17 paraqitje në Superligën e Turqisë këtë sezon pasi ishte bashkuar nga Caykur Rizespor vetëm në korrik të vitit të kaluar.

Tottenhami nuk është skuadra e vetme që pëlqen Muriqin, pasi për të ka pasur interes edhe nga Burnley, Crystal Palace dhe Bournemouth. /Telegrafi/

The post Mësohet shifra e ofertës së dytë të Tottenhamit për Muriqin appeared first on Telegrafi.

Wolves 1-2 Liverpool, notat e lojtarëve

Posted: 23 Jan 2020 02:12 PM PST

Liverpooli ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 në udhëtimin e tyre te Wolverhamton Wanderers në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Ligën Premier.

Wolves ishte afër të bëhej klubi i dytë këtë sezon në Ligën Premier që arrin ta ndal me barazim Liverpoolin, pas Manchester Unitedit, por nuk arriti të mbahet deri në fund.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Raul Jimenez (51') për vendasit, ndërsa Jordan Henderson (8') dhe Roberto Firmino (84') për Reds.

Liverpooli i fortë edhe për Wolvesin, vazhdon marshin drejt titullit   Liverpooli i fortë edhe për Wolvesin, vazhdon marshin drejt titullit  

Lojtari më i vlefshëm i takimi padyshim se ishte Jordan Henderson, i cili pas një goli dhe një asistimi u vlerësua me notë 8.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për Diego Jota që u notua me 5.9.

Wolves:

Traore ishte më i vlerësuari te Wolves

Liverpool: 

Te Reds u vlerësuan edhe Firmino dhe Salah

/Telegrafi/  

The post Wolves 1-2 Liverpool, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Liverpooli i fortë edhe për Wolvesin, vazhdon marshin drejt titullit  

Posted: 23 Jan 2020 01:51 PM PST

Liverpooli ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 në udhëtimin e tyre te Wolverhamton Wanderers në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Ligën Premier.

Wolves ishte afër të bëhej klubi i dytë këtë sezon në Ligën Premier që arrin ta ndal me barazim Liverpoolin, pas Manchester Unitedit, por nuk arriti të mbahet deri në fund.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë më të mira dhe raste më shumë të krijuara nga Liverpooli, i cili gjeti edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua në minutën e tetë dhe ishte Jordan Henderson që shënoi me kokë pas asistimit të Trent-Alexander Arnold.

Festa e Hendersonit pas golit (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë dhe Wolves arriti të kthehet në lojë duke barazuar përkohësisht rezultatin.

Ishte minuta e 51-të kur në skenë doli Raul Jimenez, i cili shënoi për 1-1 pas asistimit të Adama Traore.

Momenti i golit nga Jimenez (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kur pritej që ndeshje po shkonte drejt fundit dhe skuadrat po barazonin, kështu nuk mendoi edhe Roberto Firmino (84') që shënoi për 2-1 duke vulosur fitoren e Reds.

Pas kësaj fitore, Liverpooli e sheh veten në pozitën e parë me 67 pikë apo 16 më shumë se Manchester City i dyti, ndërsa Wolves renditet i shtati të me 34 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Reds udhëtojnë te West Hami, ndërsa Ujqit udhëtojnë te Manchester Unitedi. /Telegrafi/

 

 

The post Liverpooli i fortë edhe për Wolvesin, vazhdon marshin drejt titullit   appeared first on Telegrafi.

Bale tejkalon brazilianin Ronaldo në listën e golashënuesve të Real Madridit

Posted: 23 Jan 2020 01:22 PM PST

Gareth Bale tashmë ka kaluar legjendën braziliane, Ronaldo, për gola të shënuar me fanellën e Real Madridit.

Bale ka qenë njëri nga lojtarët vendimtar të Real Madridit në triumfin e trefishtë radhazi të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, 30-vjeçari nga Uellsi ka rënë në hierarkinë e klubit mbretëror në këto dy sezonet e fundit.

Real Madridi fiton ndaj Unionistas dhe kalon në rrethin tjetër të Kupës së Mbretit Real Madridi fiton ndaj Unionistas dhe kalon në rrethin tjetër të Kupës së Mbretit

Ai këtë sezon ka zhvilluar vetëm 12 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar vetëm dy gola dhe dy asistime.

Por, me golin e shënuar të mërkurën mbrëma ndaj Unionistas, Bale ka arritur një rekord të madh.

Festa e Bale pas golit ndaj Unionstas

Bale ka arritur në shifrën e 106 golave me fanellën e Los Blancos, duke lënë pas vetes legjendën braziliane, Ronaldon.

Ronaldo kishte 104 gola dhe 34 asistime në 177 ndeshje me Realin, ndërsa Bale i arriti 105 gola dhe 67 asistime në 246 ndeshje.

Përveç kësaj, në golin e ardhshëm me fanellën e Realit, Bale do të barazonte Zinedine Zidanen (49 gola) dhe Luis Figon (57 gola) së bashku. /Telegrafi/

The post Bale tejkalon brazilianin Ronaldo në listën e golashënuesve të Real Madridit appeared first on Telegrafi.

De Jong: Dua të fitoj gjithçka me Barcelonën, Setien njësoj sikurse Valverde

Posted: 23 Jan 2020 12:50 PM PST

Barcelona është ende në garë për tre trofetë, por Frenkie de Jong ka veçuar atë të Ligës së Kampionëve, si trofeun që dëshiron më shumë. Holandezi ka folur edhe për dallimin mes trajnerit të ri Quique Setien dhe atij Ernesto Valverde.

Mesfushori holandez ka folur gjerë e gjatë për gjërat që e rrethojnë teksa nuk ka ngurruar se dëshiron të gjithë trofetë me Barcelonën.

“Dua të fitoj të gjithë titujt, por nëse duhet të zgjedh një, unë do të zgjidhja Ligën e Kampionëve", ka thënë fillimisht De Jong gjatë një ngjarje në Barcelona.

"Megjithatë, unë gjithashtu dua të ngre lartë edhe trofetë e La Liga Santander dhe Copa del Rey".

Liga e Kampionëve zgjedh 'ekipin e vitit 2019', dominojnë lojtarët e Liverpoolit Liga e Kampionëve zgjedh 'ekipin e vitit 2019', dominojnë lojtarët e Liverpoolit

Setien e zëvendësoi Ernesto Valverden si trajner i Barcelonës, por holandezi e ka bërë të qartë që të dy trajnerët kanë të njëjtën filozofi të posedimit.

"Setien nuk më kërkon të bëj asgjë në veçanti", shtoi holandezi.

De Jong mendon se Valverde dhe Setien luajnë lojën e njëjtë

"Ideja që ai ka është e njëjtë me atë të Valverdes sepse është ideja e Barcelonës … ajo e posedimit të topit".

"E vetmja gjë që ka ndryshuar janë detajet e vogla, por qëllimi i tij është që të kemi topin në këmbë".

Formacioni i Setien me tre mbrojtës që do të revolucionarizonte Barçën me qëllim që ta dominojë Evropën – Ndryshim roli për Messin Formacioni i Setien me tre mbrojtës që do të revolucionarizonte Barçën me qëllim që ta dominojë Evropën – Ndryshim roli për Messin

Ish-mesfushori i Ajaxit arriti në Spanjë verën e kaluar dhe megjithëse është përshtatur në rrethin e tij të ri, De Jong beson se ai dhe bashkëlojtarët e tij kanë hapësirë ​​për përmirësim.

De Jong është ambientuar mirë te Barça (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

"Duket sikur jam përshtatur lehtë dhe jam i lumtur, por e di që mund të bëj shumë më mirë".

"Unë gjithashtu besoj se ne mund të zhvillohemi shumë si ekip dhe do të përmirësohemi gjatë gjithë sezonit", përfundoi ai. /Telegrafi/

The post De Jong: Dua të fitoj gjithçka me Barcelonën, Setien njësoj sikurse Valverde appeared first on Telegrafi.

Merr fund ‘telenovela Eriksen’, danezi pritet t’i kryej të hënën testet mjekësore te Interi

Posted: 23 Jan 2020 12:15 PM PST

Interi thuhet se ka rezervuar testet mjekësore për Christian Eriksen të hënën dhe është afër nënshkrimit nga Tottenhami për 20 milionë euro këtë janar.

Eriksen ka qenë njëri nga emrat më të përfolur në këtë afat kalimtar për një largim nga Spurs dhe transferim te Interi në Serie A.

Megjithatë, klubet nuk e kanë pasur të lehtë të gjejnë një marrëveshje transferimi deri më tani.

Eriksen dëshiron të transferohet në janar te Interi Eriksen dëshiron të transferohet në janar te Interi

Por, sipas gazetarit Alfredo Pedulla tashmë është arritur një marrëveshje mes klubeve dhe Eriksen pritet së shpejti t'i bashkohet Nerazzurrëve.

 

Gazetari i SportItalia shkruan se Eriksen pritet të jetë të hënën në Itali për t'i kryer testet mjekësore para zyrtarizimit si lojtar.

Nuk përjashtohet gjithashtu se danezi mund të jetë të dielën në tribuna për të ndjekur Interin nga afër ndaj Cagliarit. /Telegrafi/

 

The post Merr fund 'telenovela Eriksen', danezi pritet t'i kryej të hënën testet mjekësore te Interi appeared first on Telegrafi.

Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit të Arsenalit, Gabriel Martinelli

Posted: 23 Jan 2020 11:53 AM PST

Gabriel Martinelli po kalon në një sezon debutues fantastik te Arsenali dhe kjo ka bërë që ai të pëlqehet shumë nga Real Madridi.

Braziliani i ri tani ka 10 gola në 21 paraqitje për Arsenalin në të gjitha garat, pasi shënoi gjatë barazimit 2-2 me Chelsean të martën në mbrëmje.

Jo vetëm që ai u fut në listën e rezultateve, por Martinell ishte i rëndësishëm për Topçinjtë, të cilët po luanin me 10 lojtarë ndaj Bluve për gjatë një ore.

Vrapimi rreth 70 metra i Martinellit dhe rrëshqitja e Kantes tek goli i Arsenalit bëhen virale Vrapimi rreth 70 metra i Martinellit dhe rrëshqitja e Kantes tek goli i Arsenalit bëhen virale

Paraqitjet e tij po marrin shumë vëmendje dhe duket se edhe Real Madrid po mban shënime për talentin 18-vjeçari.

Gabriel Martinelli (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Los Blancos janë interesuar për nënshkrimin e të riut dhe ata e vlerësojnë atë në 50 milionë funte apo rreth 60 milionë euro.

Nëse marrëveshja do të arrihej këtë muaj, do ta bënte Martinellin si 18-vjeçarin më të shtrenjtë në histori.

Federata e Italisë kërkon nga Martinelli i Arsenalit ta refuzojë Brazilin Federata e Italisë kërkon nga Martinelli i Arsenalit ta refuzojë Brazilin

Por, duket se Arsenali nuk ka asnjë qëllim të shesë dhe do të ofrojë trefishimin e pagës për lojtarin në një përpjekje për të shuar interesin e Real Madridit.

Martinelli aktualisht fiton 10 mijë funte në javë, por bisedimet janë duke u zhvilluar për ta shpërblyer atë me një pagë që do ta shihte atë të fitonte 30 mijë në javë – pavarësisht se marrëveshja e tij aktuale nuk skadon deri në vitin 2024. /Telegrafi/

The post Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit të Arsenalit, Gabriel Martinelli appeared first on Telegrafi.

Wolves – Liverpool, formacionet zyrtare

Posted: 23 Jan 2020 11:02 AM PST

Wolverhamton Wanderers dhe Liverpooli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Reds janë mysafir të Ujqve në takimin e vlefshëm për javën e 24-të në Ligën Premier, i cili zhvillohet në Molineux Stadium nga ora 21:00.

Ekipi i Jurgen Klopp ka të gjitha fitore dhe vetëm një barazim deri më tani në kampionat dhe synon të vazhdojë pa humbje.

 

Në anën tjetër, vendasit e Wolves nuk janë në formë të mirë në ndeshjen e fundit dhe do të ishin të kënaqur edhe me një barazim ndaj liderëve.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Wolves: Patricio; Dendoncker, Coady, Saiss; Doherty, Moutinho, Neves, Jonny; Traore, Jimenez, Neto.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Oxlade-Chamberlain, Henderson, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.

/Telegrafi/

The post Wolves – Liverpool, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more