Skip to main content

Gazeta Shëndeti: “Mashtrimi në detyrë” plus 15 more

Gazeta Shëndeti: “Mashtrimi në detyrë” plus 15 more


Mashtrimi në detyrë

Posted: 31 Jan 2020 09:13 AM PST




Neni 419

Mashtrimi në detyrë

1. Personi zyrtar, i cili me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, bën krijimin, përdorimin ose prezantimin e rremë të raportit të llogarive apo në ndonjë mënyrë tjetër e vë në lajthim personin e autorizuar në kryerjen e pagesës ose transferit të kundërligjshëm të parave, pasurisë ose të drejtave tjera, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.






2.    Kushdo që me qëllim të kryerjes, fshehjes ose maskimit të një vepre penale sipas neneve

309, 310, 421, 422, 423 ose 424 të këtij Kodi, krijon ose përdor një faturë ose ndonjë dokument tjetër kontabël ose regjistrim që përmban informata të rrejshme ose jo të plota, ose heq dorë nga regjistrimi i pagesës, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

3.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dobi pasurore në vlerë që tejkalon pesëmijë (5.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

4.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dobi pasurore në vlerë që tejkalon pesëdhjetë mijë (50.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.


KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Përdorimi i paautorizuar i pasurisë

Posted: 31 Jan 2020 09:10 AM PST




Neni 420

Përdorimi i paautorizuar i pasurisë

Kushdo që pa autorizim përdor paratë, letrat me vlerë apo pasurinë tjetër të luajtshme e cila i është besuar atij në detyrë ose në përgjithësi në vendin e punës apo në të cilat ka qasje për shkak të shërbimit apo punës së tij, ose kushdo që i jep pasurinë e këtillë personit tjetër për shfrytëzim të paautorizuar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.

Marrja e ryshfetit

Posted: 31 Jan 2020 09:09 AM PST




Neni 421

Marrja e ryshfetit

1.   Personi zyrtar ose personi i huaj zyrtar apo zyrtari publik i huaj i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kërkon ose pranon ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër për vete apo personin tjetër, ose që pranon ofertën apo premtimin për dhuratë apo përfitim të tillë, në mënyrë që personi zyrtar ose personi i huaj zyrtar apo zyrtari publik i huaj të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

2.   Personi zyrtar ose personi i huaj zyrtar apo zyrtari publik i huaj i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kërkon ose pranon ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër për vete apo personin tjetër, ose që pranon ofertën apo premtimin për dhuratë apo përfitim të tillë, në mënyrë që personi zyrtar ose personi i huaj zyrtar apo zyrtari publik i huaj të veprojë ose të mos veprojë, në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.

3.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me dobi materiale në vlerë që tejkalon pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.


KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
 


Dhënia e ryshfetit

Posted: 31 Jan 2020 09:08 AM PST




Neni 422

Dhënia e ryshfetit

1. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, për vete apo për një person tjetër i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ai person të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë (5) vjet.

2. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, për vete apo për një person tjetër i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ai person të veprojë ose të mos veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me përfitim në vlerë që tejkalon pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.




4. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni e ka dhënë dhuratën e paarsyeshme apo përfitimin me kërkesë të personit zyrtar apo personit përgjegjës dhe e lajmëron veprën para fillimit të procedurës penale ose para se ta dijë që ka filluar procedura penale, gjykata mund ta lirojë nga dënimi.


KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
 


Dhënia e ryshfetit zyrtarit publik të huaj apo personave të huaj zyrtar

Posted: 31 Jan 2020 09:06 AM PST




Neni 423

Dhënia e ryshfetit zyrtarit publik të huaj apo personave të huaj zyrtar

1.   Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër zyrtarit publik të huaj apo personit te huaj zyrtar, për veten ose për personin tjetër, në mënyrë që ai zyrtar i huaj publik apo personi i huaj zyrtar ose personi tjetër të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me

gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

2.   Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër zyrtarit publik të huaj apo personit te huaj zyrtar, për veten ose për personin tjetër, në mënyrë që ai zyrtar i huaj publik apo personi i huaj zyrtar ose personi tjetër të veprojë ose të mos veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.

3.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me përfitim në vlerë që tejkalon pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.

4.   Dhurata apo përfitimi i pranuar apo i ofruar në kundërshtim të këtij neni konfiskohet.


KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
 

Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore

Posted: 31 Jan 2020 09:06 AM PST




Neni 425

Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore

Gjyqtari i cili me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër ose për t'i shkaktuar dëm personit tjetër, nxjerr vendim të kundërligjshëm, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.


KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
 

Zbulimi i fshehtësisë zyrtare

Posted: 31 Jan 2020 09:06 AM PST




Neni 426

Zbulimi i fshehtësisë zyrtare

1. Personi zyrtar i cili pa autorizim kumton, dërgon ose në ndonjë mënyrë tjetër i vë në






dispozicion personit tjetër informatën që përbën fshehtësi zyrtare ose siguron informatën e tillë me qëllim që t'ia përcjellë ndonjë personi të paautorizuar, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.

2.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet për përfitim personal ose me qëllim të publikimit apo shfrytëzimit të informacionit jashtë Republikës së Kosovës, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.

3.   Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.

4.   Dispozitat e këtij neni zbatohen ndaj personit i cili zbulon fshehtësinë zyrtare edhe pasi që të ketë pushuar statusi i tij zyrtar.

5.   Për qëllime të këtij neni, shprehja "fshehtësi zyrtare" nënkupton informatat ose dokumentet të shpallura si fshehtësi zyrtare me ligj, dispozita të tjera ose me vendim të organit kompetent të nxjerrë në bazë të ligjit dhe zbulimi i të cilave ka shkaktuar ose mund të shkaktojë pasoja të dëmshme. Sidoqoftë, informatat në vijim nuk konsiderohen fshehtësi zyrtare:

5.1. informatat apo dokumentet të cilat janë të drejtuara në cenimin e rëndë të të drejtave themelore të njeriut ose mos zbulimi i të cilave do të mund të rrezikonte rendin kushtetues apo sigurinë e Republikës së Kosovës; ose

5.2. informatat dhe dokumentet të cilat kanë për qëllim fshehjen e kryesit të veprës penale të dënueshme me së paku pesë (5) vjet burgim.



KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
 






Arkëtimi dhe pagesa e kundërligjshme

Posted: 31 Jan 2020 09:00 AM PST




Neni 428

Arkëtimi dhe pagesa e kundërligjshme

1.   Personi zyrtar i cili arkëton nga tjetri diçka që personi i tillë nuk është i detyruar të paguajë ose arkëton më shumë se që personi i tillë është i detyruar të paguajë apo që gjatë pagesës ose dërgesës, paguan ose dërgon më pak se që është dashur, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet.

2.   Nëse vlera e pagesës apo dërgesës nga paragrafi 1. i këtij neni tejkalon shumën prej pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.

     Tentativa për të kryer veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni është e dënueshme


KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Përvetësimi i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apo ekzekutimit të vendimit gjyqësor

Posted: 31 Jan 2020 08:58 AM PST




Neni 429

Përvetësimi i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apo ekzekutimit të

vendimit gjyqësor

Personi zyrtar i cili gjatë bastisjes së lokaleve, personit apo gjatë ekzekutimit të vendimit gjyqësor, merr pasurinë e luajtshme me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose për personin tjetër, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.


KODI NR. 06/L-074 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
 

Operacion i rrallë ortopedik në Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Posted: 31 Jan 2020 07:46 AM PST



Anesteziologu Dr.Arbër Bardhaj përmes një shkrimi në murin e tij në facebook njofton se në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës është kryer një intervenim i rrallë operativ ortopedik.


Për më shumë lexoni postimin e plotë të Anesteziologut Dr.Arbër Bardhaj

Për herë të parë ne Spitalin tonë në Mitrovicë nga ekipa profesionale e Ortopedisë kryhet nje intervenim i rralle operativ " Banchart Lession ", ku intervenimi perfundoj me sukses dhe pacientit i urojm sherim te shpejte. Suksese ekipes operatore: Ortopedët traumatolog Amir Vejseli Arben Bajraktari Enver Beqiri, Shpend Hasani Anesteziologët: Fatmir Ujkani, Arbër Bardhaj, anestezistet: Xhemë Peci, Musa Kurti. Instrumentaret: Fidane Brahimi, Mediha Potoku!

Operacion i rrallë urologjik në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës

Posted: 31 Jan 2020 07:36 AM PST



Në Spitalin e përgjithshëm Mitrovicë,  në Repartin e Urologjisë, dy specialistët  Dr. Sadri Pllana dhe      Dr. Armir Sejdiu për herë të parë kanë kryer një rast me stress incontinentio urinare dhe leucoplacia vesicare  urinariae.

Së pari është realizuar  TUR- Leucoplacia  vasicae  urinariae pastaj  pastaj është apliku shiriti i T.O.T

Ky intervenim i bënë zgjidhje të gjitha femrave që kanë rrjedhje të pa kontroll të urinës gjatë kollitjes, teshtimës.

Trajtimi i venave të zgjeruara me Radiofrekuencë nga sot edhe në Kirurgji Vaskulare!

Posted: 31 Jan 2020 07:29 AM PST



Trajtimi i venave të zgjeruara me Radiofrekuencë nga sot edhe në Kirurgji Vaskulare!

EVRF është një metodë e trajtimit të venave të zgjeruara me ndihmën e radiofrekuencës. Ajo zëvendëson operacionin klasik të heqjes së venave dhe aktualisht është metoda më e sigurt në dispozicion.

EVRF rrit ndjeshëm rehatinë e pacientit pas operacionit: më pak dhimbje, më pak shenja në lëkure, kohë më e shkurtër e hospitalizimit dhe rrezik shumë më i ulët i komplikimeve!

Ja çka shkruan Dr.Armend Rexhepi për kryetarin e Komunës së Vitisë z.Sokol Haliti

Posted: 31 Jan 2020 07:22 AM PST



Shkruan: Dr. Armend Rexhepi

Duke parë shkrimet e ditëve të fundit në lidhje me shfaqjen e kryetarit të komunës tonë (të Vitisë) Z. Sokol Haliti, duke i dhuruar qytetarëve produkte ushqimore... Nuk munda të qëndroj pa u përzier pak edhe unë!

Nuk jam avokat, besa nuk di t'a bëjë avokatin, por e kam parim që të flas drejt, dhe pa devijuar as një grimë nga realiteti!

Pasi që disa herë jam munduar me kapacitetin tim dhe ndihmën e miqëve të mi, që sado pak të iu ndihmoj vëllezërve e motrave tona, edhe në komunen tonë, por edhe ne tjera komuna e sidomos në Veri të Kosovës (Komuna e Leposaviqit, fshatrat shqiptare).

Në kohën që isha aktivizuar unë disa rrugë në veri ishin akoma të bllokuara nga barrikadat serbe, depërtimi ishte pak i vështirë, pasi që ishte hera e parë e imja që shkoja në atë pjesë! Produktin që do të dërgoja për vëllëzërit shqiptarë në veri, ishte mish! Afro 45 deshë ishin therrur enkas per ata vëllezër! Transporti ishte problem! Dita ishte e shtune, moti ishte  relativisht i nxehtë, ishte dita e dytë e Bajramit. Pasi që nuk kisha për momentin mjete për pagesë të transportit Viti - Leposaviq, vendosa t'a kërkoj numrin e telefonit të kryetarit Z. Sokol Halitit nga nje shok, e thirra në telefon dhe po sa cingërroj 2 herë e rroki telefonin! Them të drejtën u qudita, një kryetar komune, në festë aq shpejt u përgjigj! Kërkova që të më ndihmoj, për pagesën e transportit për ndihmat që po dërgoj në Veri! Z. Haliti, po sa dëgjoi kërkesën time me njëherë mu përgjigj me PO! Të hënën i mbledhi drejtorët dhe menjë herë ua dhuroj, sepse kontributet e taksapaguesve duhët të argumentohën mirë se ku dhe për çka jepën! Besoni tepër më erdh mirë nga kjo përgjegjësi dhe vigjilencë e kryetarit. Pasi i tregova që artikulli është mish dhe s'ka kohë të pres, por duhët sot të transportohët, kryetari më tha kështu, citoj " Atëherë s'paska nevojë që të pritni deri te henen, ejani tek unë e jau jap mjetet e mija dhe paguene e dergone". Ishte nje gjest që me të vërtetë është për lakmi dhe tregon gatishmërinë e Z. Halitit që të kontribuoi jo vetëm për qytetarët e komunës së vet, por edhe për vëllezërit nga Veriu. Pasi që bisedova me Kryetarin ( ne ate moment isha ne qytet afer stacionit te policise) u takova me një hoxhë, dhe më pyeti se ç'po bëjë, pasi që i tregova, ai u ngut që të fitoj më shpejt shpërblim nga Zoti dhe me njëherë e hiqi transportin, nuk shkova te kryetari t'i marr paratë për transport edhe pse kryetari më priste.

Këtë shkrim e bëra vetëm të tregoj që Sokol Haliti, në çdo kohë dhe jo vetëm për reklamë, por me gjithë fuqinë mundohet të iu ndihmoi qytetarëve pa dallim!
 (Është hera e parë që e bëjë publike këtë kërkesë, dhe këtë bisedë mes meje dhe Kryetarit Haliti, edhe pse isha vetëm student, edhe pse isha i panjoftur për të, gatishmëria e tij ishte tepër e madhe për ndihmë).

Cilin do t'a votoni për Kryeministër?

Posted: 31 Jan 2020 07:00 AM PST


Cilin do ta votoni për Kryeministër?

Ramush Haradinaj
Kadri Veseli
Fatmir Limaj
Albin Kurti
Vjosa Osmani



Ja 5 arsyet pse femrat nuk shijojnë seksin

Posted: 31 Jan 2020 01:56 AM PST

Ja 5 arsyet pse femrat nuk shijojnë seksin

Shumë gra vuajnë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, gjë që mund ti bëjë që të mos shijojë seksin.
Shpesh është një temë e ndërlikuar dhe e vështirë për çiftet sepse ka shumë arsye që mund të shkaktojnë këtë çështje.
Revista FEMAIL intervistoi fizioterapisten e Sidneit, Heba Shaheed që tregoi pesë arsye kryesore pse gratë nuk gjejnë kënaqësi seksuale dhe çfarë mund të bëni për të ndihmuar.
1-Dhimbje për shkak të endometriozës ose inflamacionit. Ka shumë arsye pse gratë nuk e pëlqejnë seksin, ku një nga arsyet më të mëdha që është dhimbja gjatë marrëdhënies. Ne dëgjojmë shpesh për muskujt e dobët të legenit dhe problemet e kontrollit të fshikëzës, por në rastin e seksit të dhimbshëm, muskujt e legenit në dysheme bëhen shumë të ngushta.
Ky rast është për shumë gra që kanë endometrioza, pasi inflamacioni kronik, stresi dhe dhimbja mund t'i shkaktojnë që të tensionojnë muskujt e legenit. Përtej kësaj, prania e endometriozës prapa mitrës në një vend të njohur si 'Qese e Dagllasit' gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje të thellë gjatë seksit.
2-Ndryshimet hormonale. Marrëdhëniet mund të jenë të dhimbshme edhe në rastet kur trupi po lufton me ndryshimet hormonale. Fizioterapistja tha se kjo mund të ndodhë zakonisht në periudhën e hershme pas lindjes ose në epidemi deri në përfundim ose gjatë menopauzës. Në këto raste, disa pika të estrogjenit, të cilat mund të shkaktojnë që muret e vaginës të bëhen më të holla dhe më të thata, duke bërë që femrat të kenë më shumë siklet gjatë seksit.
3-Lindja traumatike. Megjithëse shumica e nënave të reja këshillohen që të presin të paktën gjashtë javë para se të bëjnë seks, shumë prej tyre mund të mos kenë marrëdhënie seksuale me muaj.
Nëse një nënë e re ka pasur një lindje traumatike, veçanërisht nëse ajo ka përjetuar grisje perineale ose grisje vaginale, prania e indit mund të shkaktojë më shumë dhimbje.
4-Prolapsi i organeve të legenit. Gratë mund të përjetojnë dhimbje në marrëdhënie seksuale nëse kanë një prolapsi të organeve të legenit. Nëse mitra dhe cervika shtrihen, atëherë akti i seksit penetrues mund të jetë i ndjeshëm dhe i dhimbshëm.
5-Mungesa e stimulimit seksual. Mungesa e stimulimit seksual mund të rezultojë në seks të dhimbshëm. Sistemi i zgjimit femëror kërkon rreth 45 minuta për të arritur zgjim të plotë. Pas këtij momenti muskujt e legenit zbuten, mitra dhe zverku kanë lëvizur lart, ka librifikimi rritet në hyrje të vaginës dhe më lart pranë qafës së mitrës e sjell zgjerimin e saj.

Në Zvicër jetojnë 2 milionë e 111412 të huaj: Sa prej tyre janë shqiptarë?

Posted: 30 Jan 2020 12:56 PM PST



Në fund të vitit 2019 në Zvicër kanë jetuar 2 milionë e 111 412 të huaj në Zvicër. Nga ky numër, 323.683 janë shtetas të Italisë, 309.388 nga Gjermania, 262.926 nga Portugalia, 139.646 nga Franca dhe 113.800 nga Kosova

Në vitin 2019, emigracioni në Zvicër ka qenë pa ndonjë ndryshim të theksuar në krahasim me vitin 2018 (+ 0.3%). Me 5,000 veta, edhe bilanci i migracionit ka qenë gjithashtu afërsisht në nivelin e një viti më parë (+ 0,5%). Imigracioni i shtetasve të BE / EFTA është rritur për 1.3 për qind, ndërsa ai i shtetasve të vendeve të treta është ulur për 1.8 për qind. Në fund të dhjetorit 2019, në Zvicër jetonin 2 milionë e 111 412 të huaj, thuhet në një komunikatë të Zyrës Federale për Statistikë (BFS).

Në vitin 2019, në Zvicër kishin migruar 140 554 persona, 467 persona më shumë se në një vit më parë (+ 0.3%). Prej tyre, 97 556 njerëz (+1264) kanë emigruar nga shtetet e BE-së ose EFTA-s, ndërsa 42 998 persona (-797) nga vendet e treta, shrkuan albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, 79 973 shtetas të huaj janë larguar nga Zvicra. Si rezultat, emigracioni është ulur për 1 për qind në krahasim me një vit më parë.


Bilanci i migrimit të popullatës së përhershme të huaj ka qenë 55,017 njerëz. Kjo korrespondon me një rritje prej gjithsej 254 personash (+ 0.5%) në krahasim me fundin e dhjetorit të vitit 2018. Bilanci i migracionit sa u përket vendeve anëtare të BE-së dhe EFTA-s ishte 31.965 njerëz (+1085; + 3.5%). Kjo rritje është shënuar kryesisht për shkak të lejeve për punëtorët nga Rumania dhe Bullgaria, shkruan albinfo.ch duke iu rerefruar komunikatës së përmendur. Shtetasit e këtyre dy vendeve të BE-së kanë gëzuar lirinë e plotë të lëvizjes vetëm duke filluar nga 1 qershori i vitit 2019. Ndërkohë, bilanci i migracionit për shtetasit e vendeve të treta ka rënë për 3.5 për qind.

Arsye kryesore e emigracionit, si për qëndrimet e shkurtra ashtu dhe për ato afatgjata, mbetet punësimi në Zvicër. Rreth 78 për qind e të huajve kanë emigruar në Zvicër nga BE / EFTA për të punuar: 23 për qind në sektorin e këshillimit dhe teknologjisë së informacionit, 22 për qind në degën e hotelerisë e turizmit dhe 15 për qind në sektorin industrial dhe ndërtim. Numri i punëtorëve të huaj është rritur për 1.9 për qind krahasuar me fundin e vitit 2018.

Në vitin 2019, ribashkimi familjar zinte 29 për qind të rasteve të imigracionit për qëndrime afatgjata, shkruan albinfo.ch. Në Zvicër, për qëllim bashkimi të familjes, kanë migruar 40.197 të huaj, 20 për qind e të cilëve ishin familjarë të një shtetasi zviceran.



Në fund të dhjetorit 2019, në Zvicër kanë jetuar 2 milionë e 111 412 të huaj në Zvicër. Nga ky numër, 323.683 janë shtetas të Italisë, 309.388 nga Gjermania, 262.926 nga Portugalia, 139.646 nga Franca dhe 113.800 nga Kosova. Një vit më parë, numri i shtetasve të Kosovës në Zvicër kishte qenë 113 mijë e 482 ose 5.4 për qind e numrit të huajve, shkruan albinfo.ch. Po këtë përqindje, (5.4%) sipas Zyrës Federale për Statistikë kosovarët e arrijnë edhe në fund të vitit 2019. Rritja e numrit të shtetasve të Kosovës gjatë një viti rezulton të ketë qenë për gjithsej rreth 300 veta.

Statistika e përmendur thotë se në fund të vitit 2019 në Zvicër jetonin mbi 67 mijë shtetas të Maqedonisë, që përbënin 3.2 % të të gjithë të huajve. Siç dihet, shumica e madhe e tyre janë me etni shqiptare. Por, ashtu si dhe në rastin e shtetasve të Kosovës, statistikat zyrtare të Zvicrës nuk i referohen etnisë por përkatësisë shtetërore.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more