Skip to main content

“Ekstradohet në Shqipëri vrasësi që grabiti me armë pasagjerët e autobusit në Tropojë dhe vrau policin” plus 9 more - Gazeta Dita

“Ekstradohet në Shqipëri vrasësi që grabiti me armë pasagjerët e autobusit në Tropojë dhe vrau policin” plus 9 more - Gazeta Dita


Ekstradohet në Shqipëri vrasësi që grabiti me armë pasagjerët e autobusit në Tropojë dhe vrau policin

Posted: 15 Dec 2019 01:41 AM PST

Dy persona të dënuar në Shqipëri për vjedhje me pasojë vdekjen dhe prodhim e shitje narkotikësh janë ekstraduar nga Kroacia dhe Italia.

Policia e Shtetit bën me dije se Falë shkëmbimit në kohë të informacionit mes Interpol Tiranës dhe homologëve, bien në prangat e policisë dhe ekstradohen drejt Shqipërisë, dy të kërkuar për vepra penale kundër personit, armëmbajtjes pa leje dhe në fushën e narkotikëve

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Zagreb/Kroaci drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Joland Bushati, 35 vjeç, banues në Lekbibaj.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka vendosur revokimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për lirimin para kohe me kusht dhe vazhdimin e vuajtjes së dënimit për pjesën e mbetur për 3 vite e 8 muaj e 24 ditë burg, i cili ka marrë formë të prerë me datë 04.01.2019, për veprën penale "Vjedhje me pasojë vdekjen" e kryer në bashkëpunim dhe "Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake".

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin A. P., ka grabitur me armë pasagjerët e linjës "Bajram Curri-Lekbibaj" duke qëlluar për vdekje shtetasin N. Gj., me detyrë punonjës policie. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Zagreb/Kroaci, u bë i mundur arrestimi i tij në Kroaci dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

Po nga Z.Q.K Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma/Itali, i shtetasit shqiptar Vladi Sinani alias Vladimir Sinani, 29 vjeç, lindur në Bulqizë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

 

l.h/ dita

Dita kur hyri në fuqi vendimi i heqjes së vizave për Shqipërinë

Posted: 15 Dec 2019 01:19 AM PST

Më 15 dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë që udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Më 8 nëntor të vitit 2010, Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave te Brendshëm të Bashkimit Evropian miratoi në mesditë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Ky vendim i hap rrugë lëvizjes së lirë të shqiptareve ne 27 vendet e zonës Shengen.

Kjo ishte një ngjarje historike për shqiptarët, edhe pse ekzistojnë një sërë kushtesh që duhen respektuar. Një shtetas shqiptar nuk mund të qëndrojë në hapësirën Shengen më shumë se 90 ditë për 180 ditë kalendarike.

 

l.h/ dita

Kurora e Miss World 2019 rikthehet në Xhamajka pas 26 vitesh

Posted: 15 Dec 2019 01:03 AM PST

Miss Xhamajka është kurorëzuar Miss World 2019 të shtunën.

Bukuroshja zeshkane Toni-Ann Singh është vetëm 23-vjeç. Ajo lindi në Morant dhe studion për psikologji në Florida State University.

"Për atë vajzë të vogël nga Xhamajka dhe gjithë vajzat në mbarë botën, ju lutemi kini besimi tek vetja. Ju lutemi jini të vetëdijshme se jeni e denjë dhe e aftë të arrini ëndrrat tuaja. Kjo kurorë nuk është e imja por e juaja. Ju keni një qëllim,"- tha ajo në Twitter.

Të shtunën 23-vjeçaja fitoi zemrat e publikut pasi këndoi hitin “I Have Nothing” të Whitney Houston gjatë konkursit të bukurisë dhe pas një raundi pyetjesh të gazetarit Piers Morgan.

“Unë mendoj se përfaqësoj diçka të veçantë, një gjeneratë të grave që po bëjnë përpara për të ndryshuar botën,”- i tha ajo, Morgan.

Dy garueset e tjera për kurorën ishin Miss France dhe Miss India.

Vitin e kaluar Singh u kurorëzua nga fituesja e "Vanessa Ponce de Leon of Mexico".

Kjo është hera e katërt që një përfaqësues nga Xhamajka kurorëzohet Miss World që nga viti 1959.

Xhamajka më parë ka fituar titujt Miss World në 1963, 1976 dhe 1993.

 

l.h/ dita

The Economist: SHBA humbi betejën me korrupsionin në Europën Lindore

Posted: 15 Dec 2019 12:44 AM PST

Diplomatët që kanë dëshmuar në Kongres sëfundmitheksuan një pikë kryesore në lidhje me hetimin e fajësimit ndaj Donald Trump: ai ka lindur kryesisht nga lufta e Amerikës kundër korrupsionit në Europën Lindore, shkruan The Economist.

Së pari George Kent, një zyrtar i Departamentit të Shtetit, shpjegoi se që nga revolucioni i Ukrainës në vitin 2014, Amerika e ka konsideruar korrupsionin si një mjet jetësor të ndikimit rus. Promovimi i sundimit të ligjit, tha z. Kent, nuk ishte vetëm një shqetësim për të drejtat e njeriut, por thelbi i politikës amerikane të sigurisë.

Pastaj Marie Yovanovitch, ish-ambasadore në Ukrainë, rrëfeu sesi të dhënat e lidhura me oligarkët ukrainas e kishin bindur Presidentin Trump që ta largonte atë. Fakti që Ukraina po heton djalin e rivalit të tij elektoral, ish-zëvendëspresidentit, Jeo Biden, është e rrënjosur në luftën që ndërmori z. Biden për të vendosur sundimin e shtetit ligjor në Europën Lindore. Amerika ka tentuar disa herë të luftojë korrupsionin në Ukrainë dhe korrupsioni në Ukrainë po i përgjigjet Amerikës në të njëjtën mënyrë.

Përpjekja e Amerikës për të luftuar korrupsionin sidomos ryshfetet në Europën Qendrore dhe Lindore, po i kthehet asaj kundër. Administrata e Trump i ka dhënë asaj një mbështetje të përkohshme. Ndërkohë, hetimi po hedh dritë mbi sjelljet e Amerikës, të cilat ngjajnë shumë me ato që ajo po lufton diku tjetër. Dëmi është "i pallogaritshëm", shprehet një diplomat i lartë i Departamentit të Shtetit (dhe republikan i përjetshëm). "Do të na duhen dekada për të rindërtuar besueshmërinë tonë. Ajo çka vendet e tjera po shohin që po ndodh në Shtëpinë e Bardhë është gjithçka që ne kemi lobuar kundër në këto vite".

Kjo është vërtet për të ardhur keq. Aktivistët antikorrupsion në ish-shtetet komuniste janë mbështetur tek Amerika që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Ndihma amerikane ka mbështetur mediat e pavarura investigative, ka trajnuar gjyqtarë dhe prokurorë dhe ka ndihmuar në krijimin e regjistrave transparentë për prokurimet qeveritare. Buxheti i Departamentit të Shtetit për Europën dhe Euroazinë (615 milionë dollarë amerikanë vitine kaluar) është një rrugë shpëtimi për organizatat e shoqërisë civile.

Në Ukrainë, Rumani dhe Moldavi, Amerika mbështeti politikanët reformistë kur ata u sulmuan nga oligarkët. Në Poloni dhe Hungari, ajo ka mbështetur gjyqtarët e pavarur kur partitë në pushtet u përpoqën t'i fundosnin ata dhe të shkatërronin gjykatat. Teksa marrëdhëniet me Rusinë u përkeqësuan në fillim të kësaj dekade, agjencitë e inteligjencës amerikane ngritën shqetësimin në lidhje me flukset e pastrimit të parave."Korrupsioni po përdorej si një mjet abuzimi nga aktorë të jashtëm, por gjithashtu po shkatërronte anëtarët e NATO-s dhe BE-së nga brenda", shprehet Victoria Nuland, politikëbërëse gjatë administratës së Obamës.

Biden ka filluar të vizitojë më shpesh Europën Qendrore dhe Lindore, për të theksuar faktin se Amerika tani e konsideron korrupsionin si një çështje të sigurisë kombëtare. "Ne gjithmonë e kemi ditur se kemi pasur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës", shprehet Cristian Ghinea, aktivist rumun kundër korrupsionit dhe anëtar i Parlamentit Europian. Amerika dhe BE-ja e mbështetën prokuroren rumune që luftoi egër korrupsionin në momentin kur ajo u sulmua.

Në Bullgari, presioni amerikan vazhdimisht i ka dalë në mbrojtje grupeve të shoqërisë civile ndaj hakmarrjeve të qeverisë. Intensiteti i luftës së Amerikës kundër korrupsionit filloi të zbehet në vitin 2017, kur A. Wess Mitchell mori përgjegjësinë për politikën e Departamentit të Shtetit në Europën Lindore. Ai besonte se kritika e ashpër e Amerikës kundër korrupsionit, po e dëmtonte këtë të fundit në arenën diplomatike, duke i shtyrë vendet si Hungaria, Rumania dhe Bullgaria më afër Rusisë. Z. Mitchell dha dorëheqjen në fillim të këtij viti.

Por teksa shumë ambasadorë të tjerë vazhdojnë të ndjekin politika antikorrupsion, ata nuk mund ta kenë më sigurinë se do të mbështeten sërish nga Shtëpiae Bardhë. Në vend që të mbështesë të gjitha qëndrimet antikorrupsion nga ambasadat e saj, administrata Trump ndonjëherë nuk i ka marrë në konsideratë ato. Largimi i znj. Yovanovitch nga ana e z. Trump (dhe dështimi i Mike Pompeo, Sekretarit të Shtetit, për ta mbrojtur atë) shkaktoi një reagim të frikshëm te të gjithë diplomatët e tjerë.

Bill Taylor, i cili zëvendësoi znj. Yovanovitch në postin e Ambasadorit, ka dëshmuar për një "alternativë të dytë" të diplomacisë, në të cilën ata me lidhje personale me z. Trump (si avokati i tij, Rudy Giuliani) anashkaluan procesin zyrtar të bërjes së politikave të qeverisë. Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në Hungari, ku Ambasadori politik i emëruar nga z. Trump (i cili ishte gjithashtu një prej donatorëve më të mëdhenj gjatë fushatave), arriti të caktojë një vizitë në Shtëpinë e Bardhë nëpërmjet Kryeministrit Viktor Orban.

Në Ukrainë, reformatorët antikorrupsion, të cilët Amerika i mbështeti për vite me radhë, tani po përballen me probleme të rënda. Rrjetet e mediave sociale pro-Trump kanë përhapur teori konspirative rreth Daria Kaleniuk, drejtoresha e grupit mediatik. "Kjo ishte hera e parë që ne u goditëm nga një fushatë e mirorganizuar nga Amerika, sepse ne jemi mësuar që sulme të tilla të na vijnë zakonisht ngakleptokratët ukrainas", shprehet znj. Kaleniuk.

Krijimi i konfliktit mund të ketë ndikim dhe të dëmtojë edhe prokurorët e pavarur antikorrupsion, si ata në Rumani, të cilët varen nga informacioni mbi bashkëpunimin me agjencitë e inteligjencës amerikane. Këto agjenci do të jenë më pak të etura për të shkëmbyer informacione me Shtëpinë e Bardhë, nëse arrijnë në konkluzionin se kjo e fundit nuk ka interes mbi këtë çështje. Aktivistët antikorrupsion thonë se kjo gjë nuk ka për të ndodhur.

"Ne e kuptojmë fare mirë tani se fjalë si 'sundimi i ligjit', nuk hapin asnjë derë me këtë administratë", thotë Melissa Hooper, nga Human Rights First, një grup amerikan i avokatisë. Gjatë qeverisjes së z. Obama, mesazhet e buxhetit për Kongresin e cilësonin ndihmën e huaj për "forcimin e sundimit të shtetit ligjor dhe masave antikorrupsion" në Europë, si pjesë e strategjisë së Amerikës për të luftuar agresionin rus.

Në mesazhin e fundit të buxhetit të z.Trump, fjala "korrupsion" nuk shfaqet askund në lidhje me Rusinë. USAID ende ofron grante për programet e sundimit të shtetit ligjor, por administrata po përpiqet të reduktojë buxhetet e tyre vit pas viti. Për vitin 2020, ajo kërkoi që ndihma joushtarake për Ukrainën të zvogëlohej nga 250 milionë dollarë amerikanë në 145 milionë dollarë amerikanë, dhe në Moldavi nga 52 milionë dollarë amerikanë në 18 milionë dollarë amerikanë. Deri më tani, Kongresi ka mbajtur ndihmën në nivelin më të lartë, dhe aktivistët kundër korrupsionit në rajon thonë se ambasadat amerikane ende i mbështesin ata.

Në shtete të tjera, roli i Amerikës nuk ka qenë kaq i rëndësishëm. Në Sllovaki, nëpërmjet një lëvizjeje të madhe antikorrupsion gjatë vitit të kaluar, është përmirësuar stabiliteti politik dhe amerikanët "nuk kanë qenë aspak të rëndësishëm në këtë drejtim", thotë Miroslav Beblavy, deputet i një partie antikorrupsion. Marrëdhëniet janë mbizotëruar nga vendimi i Sllovakisë në muajin gusht për të blerë avionë luftarakë amerikanë F-16. Në të vërtetë, shumë vende të rajonit kanë blerë pajisje amerikane harduare. Kohët e fundit, edhe Rumania dhe Bullgaria kanë blerë që të dyja avionë luftarakë amerikanë F-16. "Ata janë të gjithë duke blerë avionët tanë, sepse mendojnë se kështu do të rritet interesimi ynë", shprehet znj. Hooper.

Megjithatë, siguria e ofruar nga marrëveshje të tilla nuk do të vazhdojë për shumë, nëse vendet e mëparshme komuniste nuk do të luftojnë korrupsionin. Nga ana amerikane, vullneti politik po zvogëlohet. Shumë ekspertë të irrituar të antikorrupsionit kanë lënë Departamentin e Shtetit, Thesarin dhe agjencitë e tjera; të tjerë po e mendojnë seriozisht ta marrin këtë vendim sa më parë të jetë e mundur. "Ata mund të mbijetojnë edhe një vit tjetër, thotë një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, ndërsa katër, do të ishin një periudhë vërtet shumë e vështirë".

l..h/ dita

Shqipëria e themeleve të dobëta

Posted: 15 Dec 2019 12:30 AM PST

Nga Amina Meshnuni

"Kush nuk ka mëkatuar kurrë, të hedhë gurin i pari" – dhe ndoshta zotat vetë po na gjuajnë me gurë. Dhe ne i dalim këtij rrebeshi gurësh, kraharor zhveshur si ushtarë hekuri. Po marshi ynë drejt një drite më të qartë kripëzohet si statujë e brishtë, sytë ja përmbyt fryma e egër e detit dhe zemra i kthehet në dallgë – shtyn dhe tërheq, shpresën e vakët konservuar brenda një loti trim. Kush ua mori mburojat kalorësve të mi prej hekuri, kush ja grabiti tokës gurët e fortë si kockat e Atlasit?

Himni hesht mbi buzë dhe përtej Adriatikut toka mëmë vishet me qirinj. Flokët e ndotur me dhe, lëshuar në supin tënd të djathtë, gjymtyrët e ngathëta frigohen mbi bohçen tënde të bardhë e as ti s’i kontrollon dot. Duart e plakura shtrëngojnë lëkurën tënde të fundit, e ti verbohesh duke fshirë nga bohçja lotët e tu. E bukra nan, kush të zhveshi kështu? Ne vrapojmë të shpërndarë me zinxhirët e dyshimit tonë, urdhrin e Zotit apo mallkimin e djallit? Kujt t’i zgjasim dorën? Kë të fajësojmë? Dhe fytyrat tona treten, n'gjoksin e nanës, n'tokën tonë. A thu i tret kto trupa ti o nan? A na i than lotët ne veriu që tremshëm pemët lëviz? E deti vazhdon qan. E fmit ton mbështillen në fotografi n'mur e n'shpirt. E gjyshet tona groposin dhimbjen e heshtur nën rrudha. E nana qan për djal, e kujtimet s'ja mbushin muret e rëna, po ja rrënojn shpirtin e fort.

E tërmeti i vërtet bjen n'syt tonë, na rrjep nga këngët, e heshtja tund themelet tona të dobëta. Ku jan duart me gjak e gurët me shpirtra të humbur ballsamosur brenda, ku është marshi i kalorësve të mi prej hekuri, pse rri n'terr o nan? "E kush nuk ka mëkatuar kurrë, të hedhë gurin e pari" – e kush ka mëkatuar qoftë edhe një herë, ta hedhë një gur në det, e kto ankthe t'na i përpijë qielli, replikat e zemrës t'tokës mëmë t’i gdhendim në gurët e Atlasit në formën e kujtimeve tona, shpirtrave t'pafajshëm. E zjarri i syve të tyre qoftë gjithmonë n'vellon e qirinjve t'tokës nan.

Ne jemi historia që mbartim, veshur me zinxhirët e dyshimeve tona që i përpijnë lotët e detit, ne jemi si dallgët, tërheqim dhe largojmë, pjesët tona, sepse jemi njësoj, copëza të tokës nan.

NYT: Në janar KE do mbajë konferencë donatorësh për Shqipërinë

Posted: 15 Dec 2019 12:16 AM PST

Komisioni Europian njoftoi se vendet anëtare kanë rënë dakord të zhvillojnë në janar, në Shqipëri, një konferencë donatorësh për të ndihmuar vendin ballkanik në procesin e rindërtimit, pas një tërmeti që shkaktoi vdekjen e 51 personave në fund të nëntorit, shkruan gazeta amerikane "The New York Times".

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ofroi angazhimin e bllokut për "periudhën e gjatë të rindërtimit".

Tërmeti me magnitudë 6,4 ballë Rihter la më shumë se 13 000 të pastrehë dhe dëmtoi më shumë se 14 000 ndërtesa. Një numër inxhinierësh ndërtimi janë duke përcaktuar ndërtesat ku mund të banohet ende.

Shqipëria ka kërkuar ndihmë financiare ndërkombëtare për rindërtimin që ajo ka premtuar ta përfundojë deri në fund të vitit 2020.

Qeveria ka dhënë deri tani 13 miliardë lekë (117 milionë dollarë) për këtë proces. Gjithashtu sot, prokurorët dhe policia në qytetin e Durrësit thanë se kishin arrestuar nëntë persona me dyshimin për ndërtime të paligjshme dhe abuzim me detyrës. Cilësia e dobët e ndërtimeve besohet të jetë arsyeja pse shembja e ndërtesave shkaktoi 23 viktima në qytetin e Durrësit.

 

l.h/ dita

Tërmeti me magnitudë 6.8 godet Filipinet

Posted: 14 Dec 2019 11:42 PM PST

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Filipinet.

Lëkundjet sizmike me magnitudë 6.8 ranë në ishullin e Mindanao-s, mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 2:12. Epiqendra ishte rreth 60 km në jug-perëndim të qytetit të Davao-s.

Tërmeti i fuqishëm ndodhi në një thellësi prej 28.2 km, sipas USGS.

Raportohet se nuk pati asnjë kërcënim për tsunami nga tërmeti në fjalë, që fillimisht u tha se ishte me magnitudë 6.9.

l.h/ dita

Tiranë/ Pezullohen 9 patenta në pak orë në rrugën Sauk-Teg

Posted: 14 Dec 2019 11:26 PM PST

Aksi rrugor Sauk-Teg vijon të jetë problematik. Gjatë natës së kaluar brenda pak orësh janë pezulluar 9 patenta për tejkalim shpejtësie. Radari ka zbuluar shoferë që lëviznin me shpejtësi nga 147 km/orë deri në 162 km/orë.

“Vijon të ndodhë në aksin rrugor Sauk-Teg dhe në rrugën Tiranë -Durrës. Kujdes, rruga monitorohet me Radar. Shijoni fundjavën e mos fluturoni të arrini aksidentin apo të dorëzoni patentën. Prej orës 20.00 të mbrëmjes e deri tani 9 patenta të pezulluara për shpejtësi që varionte nga 147 km/h deri në 162 km/h, matur me  Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që destinacioni juaj të jetë i sigurt e ju të shkoni bashkë me patentën tek familja, ajo ka nevojë për ju”, njofton policia.

Çdo fundjavë të rinj nga kryeqyteti kryejnë gara me automjetet e tyre sportive pranë mbikalimit të Saukut, duke u kthyer në një rrezik për qytetarët. Rreth një muaj më parë, gara ilegale i morën jetën një 17-vjeçari. Ai po bënte gara së bashku me disa miq të tij, në momentin kur u përplas me një makinë në parkuar në anë të rrugës
l.h/ dita

Vranësira dhe kthjellime, ja si do të jetë moti sot

Posted: 14 Dec 2019 11:16 PM PST

Për ditën e diel moti do të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare keto kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të jetë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi deri në 8m/sek.

Ndërsa temperaturat do të vijojnë nga vlerat mininale në 0ºC në zonat malore, deri në vlerën maksimale 18ºC  në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.

l.h/dita

Qyteza norvegjeze ku mund të punojë kushdo, pa pasur nevojë për vizë

Posted: 14 Dec 2019 11:06 PM PST

Vendi në fund të botës ku shkohet pa viza dhe kushdo është i mirëpritur.

Qyteti Akrtik Longyearbyen është në një ishull, pjesë e arkipelagut Svalbard, midis Norvegjisë dhe Polit të Veriut.

Ishulli është një zonë ku kushdo mund të shkojë pa viza për të jetuar e për të punuar.

Ka qenë pjesë e Norvegjisë që në vitin 1920, kur u popullua për herë të parë.

l.h/ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more