Skip to main content

1 miliard eurot e autostradës së Dukagjinit LDK-ja do t’i ridestinojë, Qeveria thotë se do të ndërtohet

1 miliard eurot e autostradës së Dukagjinit LDK-ja do t’i ridestinojë, Qeveria thotë se do të ndërtohet


1 miliard eurot e autostradës së Dukagjinit LDK-ja do t’i ridestinojë, Qeveria thotë se do të ndërtohet

Posted: 15 Dec 2019 01:59 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) janë shprehur kundër ndërtimit që Autostradës së Dukagjinit.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për Ekonomia Online, ka thënë se paratë e dedikuara për këtë autostradë, do të shkojnë në zgjerim të rrugëve dhe në projekte tjera, që sipas tij përfitojnë më shumë qytetarët e rrafshit të Dukagjinit.

Si projekt, përmend dyfishimin e tokave bujqësore me zgjerim të rrjetit të ujitjeve.

"Autostrada e Dukagjinit nuk duhet të ndërtohet mbi baza të argumenteve politike por mbi bazat të studimeve të fizibilitetit, nga njerëz të fushës që arsyetojnë këtë investim. Studimet e fizibilitetit tregojnë që nuk ka intensitet të trafikut aq të madh sa ta arsyetojmë ndërtimin e një autostrade, por ndërtimin e një rruge me nga dy korsi që mundëson qasje të lehtë të qytetarëve edhe zhvillim për disa vite të një korridori të bizneseve nga Peja në Gjakovë, e deri në Prizren", ka thënë Hoti për EO.

"Mjetet e Autostradës së Dukagjinit do të shkojnë në projekte të tjera që me të cilat do të përfitojnë qytetarët e krejt rrafshit të Dukagjinit. Është projekti i ujitjes së tokave bujqësore të 'KRU Radoniqi', do të dyfishohen tokat në ujitje, është bërë studimi i parafizibilitetit sa ne kemi qenë në qeveri, tash duhet të shkojmë më tutje duke përgatitur studimin detal për krejt Kosovën, përfshirë edhe rrafshin e Dukagjinit në sistemin e ujitjes".

"Do të investohet në zgjerimin e rrugës me nga dy korsi, nga Istogu-Pejë-Deçan-Gjakovë, e deri në Prizren me rrethrrotullim nëpër vendbanime kryesore dhe në rrugë tranzite për të evituar trafikun nëpër qytetet që kalon rrugë", ka thënë Hoti.

Por, ndërtimi i kësaj autostrade do të bëhet sipas ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Pal Lekaj. Ky i fundit, për Ekonomia Online, ka thënë se ndërtimi i saj do të bëhet.

Lekaj u shpreh i bindur se ky projekt do të realizohet.

"Sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, mendoj se nuk kanë të drejtë ta thënë këtë sepse edhe Dukagjini është pjesë e Kosovës sepse janë mbi 620 mijë banorë që u nevojiten infrastrukturë dhe nuk u shërben individit por komunitetit, u shërben qytetarëve dhe ekonomisë. Prandaj është absurditet i llojit vet kur e dëgjoj se unë nuk shikoj krahinë, por as regjione por kam punuar për qytetarët e të tjerët letë flasin sa të duan por Autostrada e Dukagjinit do të bëhet", ka thënë Lekaj.

Lekaj më tej sqaroi se autostrada e Dukagjinit, do të bëhet me pagesë, por jo me tarifë të lartë.

"Jo ne jemi në suazën e fizibilitetit pas suazës së fizibilitetit ne do të shikojmë edhe gjendjen ekonomike të qytetarëve pastaj do të vendosim, por nuk do të jetë tarifë e lartë sepse në fokus e kemi qytetarin e Kosovës", ka thënë Lekaj.

Ndërtimi i kësaj autostrade kap shifren e një miliard euro.

The post 1 miliard eurot e autostradës së Dukagjinit LDK-ja do t'i ridestinojë, Qeveria thotë se do të ndërtohet appeared first on Drenica Press.

Arrestohet Xhabir Zharku teksa po shkonte në një aheng familjarë

Posted: 15 Dec 2019 01:51 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Mbrëmë Policia e Kosovës, saktësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, arrestoi ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Ai u arrestua në aeroportin e Prishtinës 'Adem Jashari' deri sa po bëhej gati të udhëtonte në Gjermani për një aheng familjarë, shkruan Indeksonline.

Baki Kelani tha se Zharku arrestohet për vepra penale të vitit 2010.

"Sot, më 14.12.2019, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprat penale: 'Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar" dhe 'Ushtrim i ndikimit'. Rasti dyshohet se ka ndodhur në vitin 2010 në Kaçanik. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë", tha ai./Indeksonline/

The post Arrestohet Xhabir Zharku teksa po shkonte në një aheng familjarë appeared first on Drenica Press.

Ministria e Pal Lekajt ‘merakli’ në modë, shpenzon mbi 20 mijë euro në rroba

Posted: 15 Dec 2019 01:45 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Ministria e Infrastruktures përgjatë muajit tetor ka arritur të finalizojë kontratën e radhës pas shpalljes së tenderit.

Këtë herë, dikasteri që udhëhiqet nga Pal Lekaj, ka bërë një furnizim jo shumë të zakonshëm.

Nuk bëhet fjalë për infrastrukturë, riparim apo asfaltimin e rrugëve, shkruan Indeksonline.

Lekaj me anë të tenderit të radhës, ka zbuluar se është merakli në rrobat elegante. Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues: Ritender- Furnizim me rroba elegante, Ministrisë së Infrastrukturës i ka kushtuar hiç më pak se 26.475,00 euro.

Në kontratën e publikuar nga prokurimi bëhet e ditur se fillimisht shuma e ndarë për këtë tender ka qenë 27.000,00 euro.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik " MELODIA " SH.P.K. Tutje, bëhet e ditur se kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është për bërë për 36 muaj.

The post Ministria e Pal Lekajt 'merakli' në modë, shpenzon mbi 20 mijë euro në rroba appeared first on Drenica Press.

Ky fshat në Kosovë që dhjetë ditë s’ka rrymë

Posted: 15 Dec 2019 01:31 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Ka 10 ditë që banorët e fshatit Vidomiriq të Komunës së Mitrovicës së Veriut kanë mbetur pa energji elektrike.

Krejt kjo, si pasojë e prishjes së trafastacionit që është në këtë fshat, raporton KTV.

Banorët thonë se i kanë shterur të gjitha mundësitë për ta zgjidhur këtë çështje, pasi shtojnë se që nga paslufta, e kanë këtë problem.

Ata thonë se që nga paslufta, vetë e kanë mirëmbajtur trafostacionin, pasi KEDS-i ka thënë se nuk ka qasje në pjesën veriore të vendit.

Trafostacionin në këtë fshat e kishte vendosur UNMIK-u dhe banorët thonë se disa herë i ka ndërruar, e të fundit e kishte vendosur para një muaji.

Përderisa zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, nuk është përgjigjur nëse kanë apo jo qasje në atë pjesë të vendit.

Buzhala vetëm ka thënë se prona ku është i vendosur trafostacioni është private dhe se në të tilla raste, nuk u lejohet të intervenojnë.

The post Ky fshat në Kosovë që dhjetë ditë s'ka rrymë appeared first on Drenica Press.

Mëngjesi në Kosovë nis me plaçkitjen e TEB Bankës me eksploziv

Posted: 15 Dec 2019 01:24 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Në mëngjesin e kësaj të diele katër persona të maskuar kanë tentuar të plaçkisin filialën e bankës TEB në Suharekë.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se sot rreth orës 3:45, të dyshuarit përdorën eksploziv për të thyer derën hyrëse të bankës.

Ai ka bërë të ditur që sipas informatave nga TEB, të dyshuarit nuk kanë arritur të marrin mjete nga banka.

The post Mëngjesi në Kosovë nis me plaçkitjen e TEB Bankës me eksploziv appeared first on Drenica Press.

Takohen edhe sot

Posted: 15 Dec 2019 01:13 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojnë sot takimin e tyre të radhës.

Kjo në përpjekje për të arritur marrëveshje koalicioni për të ndërtuar Qeverinë e re.

Takimin e sotëm e konfirmoi një ditë më parë Nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca në adresimin e tij për media.

Ai theksoi se takimi do të vazhdojë nga aty ku e lanë të shtunën mbrëma.

The post Takohen edhe sot appeared first on Drenica Press.

Banorët që ecin në këmbë mbi 3 kilometra për ujë të pijshëm

Posted: 15 Dec 2019 01:06 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Për çdo mëngjes i duhet të ecë në këmbë disa kilometra për t'i mbushur disa shishe me ujë të pijshëm për familjen e tij, pasi që rrjeti i ujësjellësit brenda fshatit prej vitesh nuk funksionon. Ky udhëtim është mjaft i mundimshëm për Agron Hetemin nga fshati Shalë i Komunës së Lipjanit.

Këtë rrugë prej më shumë se tre kilometrave gjatë ditës e përshkojnë edhe mijëra banorë të këtij fshati. Burimet e ujit të pijshëm gjenden në pjesën malore të fshatit me një largësi prej 3 deri në 5 kilometra, shkruan sot "Koha Ditore".

Me gjendje të tillë të ujit të pijshëm përballen edhe banorët e fshatit Baicë, Krojmir dhe Resinovc, derisa kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga autoritetet komunale të Lipjanit.

"Si çdo ditë edhe sot erdha për t'i mbushur këto shishe me ujë të pijshëm për familjen, sepse rrjeti i ujësjellësit nuk funksionon prej vitesh. Ky burim është shumë larg fshatit, por duhet ta sigurojmë ujin e pijshëm, sepse puset që i kemi hapur nëpër oborre nuk përdoren për pije", ka treguar Hetemi.

Ai e mban në krah një çantë të mbushur me tetë shishe të plastikës, të cilat peshojnë afro njëzet litra me ujë. Tregon se gjatë sezonit veror ky rrugëtim mund të bëhej edhe me veturë për shkak se nevojat e familjes për furnizim me ujë janë më të mëdha. Hetemi tregon se fshati ka rreth katër mijë banorë, por që rrjeti i ujësjellësit nuk funksionon prej vitesh si pasojë e dëmtimit të gypave.

The post Banorët që ecin në këmbë mbi 3 kilometra për ujë të pijshëm appeared first on Drenica Press.

Pazaret me President

Posted: 15 Dec 2019 01:01 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Presidenti i Republikës, në letër, përfaqëson unitetin e popullit të Kosovës. Por historia dydekadëshe dëshmon se pozita e kreut të shtetit përbën simbolin e pazareve politike për qëllime partikulare të subjekteve politike a të liderëve partiakë.

Mendësi pazari për këtë institucion ka demonstruar edhe opozita e deritashme, e cila fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Vota për Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjen Demokratike (LDK) është përkthyer si vullnet i kosovarëve për ta ndryshuar mendësinë e deritashme politike.

Një marrëveshje koalicioni mes këtyre dy partive është vënë në pikëpyetje, pikërisht në kohën kur është qitur në rend dite ndarja e pushtetit, dhe pjesë e këtij pazari është bërë edhe institucioni i Presidentit, shkruan sot Koha Ditore.

Është LDK-ja ajo që e do këtë post, ani se Kosova nuk ka hyrë në orarin kushtetues kur duhet ta bëjë zgjedhjen e Presidentit. Kjo për shkakun se Hashim Thaçit i përfundon mandati tek në vitin 2021.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, që shihet si njeri i cili do që ta pasojë Thaçin në majë të pushtetit, ka insistuar se marrëveshja duhet të përfshijë të gjitha pozitat me të cilat koalicioni potencial do të sfidohet gjatë katërvjeçarit të ardhshëm.

Ndërkaq lideri i LVV-së, Albin Kurti, fillimisht ka këmbëngulur që në tryezë të negociohen vetëm "karriget e zbrazëta" dhe jo posti i Presidentit. Megjithëkëtë, burime të gazetës kanë thënë se kjo parti është në gjendje të lëshojë pe, në rast se i ofrohet asaj një ministri më shumë nga LDK-ja, ndryshe nga marrëveshja parimore për t'i ndarë proporcionalisht dikasteret qeveritare.

Ngërçi në të cilin janë futur negociatat mes këtyre partive nuk ka kaluar. Përderisa LDK-ja është përcaktuar të mos lëvizë nga qëndrimi, LVV-ja, që ka marrë më së shumti vota më 6 tetor, ka shprehur gatishmërinë të shkohet në zgjedhje të reja, në rast se negociatat për koalicion dështojnë.

The post Pazaret me President appeared first on Drenica Press.

Moti i ngrohtë sot në Kosovë dhe Shqipëri, temperaturat do të shkojnë deri 17 gradë Celsius

Posted: 15 Dec 2019 12:58 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i ngrohtë mbi vendin tonë, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 10 gradë Celsius.

"Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sa i përket fushave barike ato janë në rritje dhe kështu do të vazhdojnë, duke krijuar një situatë stabile meteorologjike. Temperaturat minimale do të ulen deri në -1 gradë Celsius derisa në shtresat përdhese do të ketë ngrica të lehta të cilat për ngasësit e trafikut do të krijojnë vështirësi. Mjegull parashihet të ketë në ultësira.", thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas IHMK-së, po ashtu, thuhet se "temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 10 gradë Celsius".

Gjithashtu, siç njofton IHMK, edhe Shqipëria do të karakterizohet me mot të mirë.

"Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 13 gradë Celsius në veri deri në 17 gradë Celsius në jug të vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes", përfundon njoftimi i IHMK-së.

The post Moti i ngrohtë sot në Kosovë dhe Shqipëri, temperaturat do të shkojnë deri 17 gradë Celsius appeared first on Drenica Press.

Tërmet i fuqishëm prej 6.8 ballësh në Filipine

Posted: 15 Dec 2019 12:55 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur të dielën në mëngjes pjesën jugore të Filipineve, afër qytetit Davao. Lajmin e bëri të ditur Instituti Amerikan i Gjeologjisë.

Ky rajon është goditur disa herë nga tërmetet në muajt e fundit. Pavarësisht fuqisë së dridhjes, autoritetet nuk kanë lëshuar alarm për cunami.

Epiqendra e këtij tërmeti të fuqishëm ishte 61 kilometra në jugperëndim të qytetit Davao, në ishullin Mindanao, ndërsa thellësia e tij ishte 28 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Qendra Paralajmëruese e Cunameve në Paqësor tha se, mbështetur në të dhënat e tanishme, nuk ekziston ndonjë rrezik për cunami.

Autoritetet deri më tash nuk kanë raportuar për viktima apo dëme material, ndonëse tërmetet me fuqi të këtillë mund t'i dëmtojnë ndërtesat.

Ky rajon u godit nga tri tërmete në tetor dhe një tjetër në nëntor, me ç'rast mbetën të vdekur së paku pesë persona.

Filipinet shtrihen në të ashtuquajturën "unazë e zjarrtë" e Paqësorit, e cila është rajoni me aktivitetin më të lartë sizmik në planet, prandaj goditen shpesh nga tërmetet, shkruan "Reuters", transmeton Gazeta Express.

The post Tërmet i fuqishëm prej 6.8 ballësh në Filipine appeared first on Drenica Press.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more