Skip to main content

“Telebingo Shqiptare/ Çmimi i madh në Tiranë, fituesi merr 1,203,200 lekë” plus 9 more - Gazeta Dita

“Telebingo Shqiptare/ Çmimi i madh në Tiranë, fituesi merr 1,203,200 lekë” plus 9 more - Gazeta Dita


Telebingo Shqiptare/ Çmimi i madh në Tiranë, fituesi merr 1,203,200 lekë

Posted: 11 Nov 2019 01:51 AM PST

Nuk kanë të ndalur fituesit në Telebingo Shqiptare. Shorteu i ditës së djeshme ka gëzuar me çmime të mëdha dhe dhurata me mijëra fitues të përzgjedhur nga të gjitha qytetet në vend.

Sikundër është bërë traditë, përzgjedhja ka nisur me 10 fituesit e dalë nga loja e ruletës së fatit, më pas me fituesit e lojës telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe, për të vijuar më tej me mijëra fituesit e shpallur nga hedhja e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas.

Krahas 10 fituesve që do të luajnë sërish në shorteun e radhës për dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh, në lojën e ruletës së fatit ditën e djeshme Rudina ka siguruar shumën pre 23,000 lekësh, Dhimitri 26,000 lekë, Xhevahiri 25,000 lekë, Bardhoku 27,000 lekë, Bujari 100,000 lekë, Maria 23,000 lekë, Dorjani 22,000 lekë, Edmonda 25,000 lekë, Drita 27,000 lekë, si dhe Agroni 101,000 lekë. Të tjerë fitues i janë bashkuar shorteut me lojën telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në kryeqytet, duke përzgjedhur Elenën si fituesen e parë, e cili ka tentuar të godasë në shenjë një ndër çmimet më të preferuara, makinën "Hyundai". Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku fshihej ky çmim, me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 95,000 lekësh.

Dashuria po në kryeqytet ishte një tjetër fituese që i është bashkuar lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, duke e shpallur fituese 55,000 lekëve. Një tjetër fitues, ka vijuar të luajë me lojën telefonike. Me mbajtjen zarfeve më të preferuara, Mezini ka fituar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 65,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe dy orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit.

Megi në Shkodër ka vijuar të luajë më tej duke u shpallur fituese e shumës 55,000 lekë. Një tjetër fituese i është bashkuar lojës telefonike. Kësaj here bëhet fjalë për Eglantinën në kryeqytet, të cilës fati i ka buzëqeshur më së miri pasi ka siguruar shumën prej 90,000 lekësh.

Ndërsa Ferdinandi në Elbasan ka siguruar nga Telebingo shumën prej 60,000 lekësh. Liria ishte edhe fituesja e fundit që tentoi të gjente se në cilin prej zarfeve mund të fshihej makina "Hyundai".

Por ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ajo ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 80,000 lekësh. Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,203,200 lekë lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.

Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Krahas çmimit të madh të javës, në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 15230 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 293 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 1,550 lekësh.

Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. "Donika Kastrioti", mbrapa "Kullave Binjake", Vila 9/1.dita


o.j/dita

Sot gëzojuni diellit, nga nesër mos harroni çadrat

Posted: 11 Nov 2019 01:36 AM PST

Java nis me diell e temperatura në rënie në orët e mëngjesit, raportojnë sinoptikanët nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Ditën e martë, fillimisht moti parashikohet i qendrueshëm, por prej mesditës, në të gjjithë vendin do të nisin reshjet e shiut. Këto, në pjesën bregdetare e jugperëndim, parashikohen me intensitet të lartë me rrebeshe dhe rrufe. Në Alpe, do të nisin reshjet e dobëta të dëborës.

Deri ditën e enjte, reshjet do të vijojnë në të gjithë vendin hera-herës dhe në formën e shtrëngatave me rrufe, kryesisht në bregdet. Ditën e premte, reshjet kanë tendencën të mbeten të lokalizuara, vetëm përgjatë bregdetit.

Drejtimi dominues i erës, do të jetë përgjithësisht nga kuadrati i jugut. Hera herës, kryesisht në mesjavë, era do të fryjë e fortë dhe me rrahje në bregdet.

Në vlerat termike, parashikohen luhatjet si më poshtë.

o.j/dita

QSHA: 654 mësuesit e radhës që garojnë për licencën

Posted: 11 Nov 2019 01:18 AM PST

Pas gjuhëve të huaja, gara për licencat e reja në mësuesi do të vijojë me profilet e matematikës, edukimit fizik, shkencave sociale, fizikës, Informatikës, matematikë-fizikës, si dhe matematikës informatike.

Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka zbardhur edhe listën e fundit të 654 mësuesve të radhës që do të hyjnë në provimin e shtetit, për të siguruar lejen e ushtrimit të profesionit në lëndën përkatëse ku kanë kryer studimet universitare. Pjesa dërrmuese e kandidatëve do të testohen në lëndën e edukimit fizik.

Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar listën e mësuesve sëbashku me oraret dhe datat kur secili prej tyre duhet të paraqitet për të dhënë provimin. Specialistët e kësaj qendre bëjnë me dije se edhe për këta mësues do të zbatohen të njëjtat rregulla sa i takon hyrjes në ambientet ku do të zhvillohet testimi, por edhe në kryerjen e tij.

Provimet e shtetit për secilën lëndë do të zhvillohen me tre turne gjatë ditës, çka do të thotë se secili mësues duhet të jetë i kujdesshëm dhe të paraqitet për të zhvilluar provimin vetëm në datën dhe orarin e përcaktuar specifikisht për të. Për të mos rrezikuar hyrjen në provim, kandidatët që janë pjesë e kësaj liste duhet të paraqiten në ambientet e kësaj qendre 30 minuta para fillimit të provimit të shtetit.

Ditën e provimit kandidati duhet të jetë detyrimisht i pajisur me: letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal, si dhe kopje të tyre).

Me vete duhet të mbani edhe faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit të derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë, ku të jetë e specifikuar hera pjesëmarrjes. Autoritetet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit sjellin në vëmendje se fatura duhet të ketë vulën e bankës përkatës.

Me vete duhet të keni edhe kopjet e diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre, si dhe njohjen e tyre nga MASR, në rast përfundimi të programeve të studimit jashtë shtetit. Kandidatët, të cilët nuk janë pajisur me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, duhet të paraqesin një vërtetim nga universiteti përkatës, ku konfirmohet shlyerja e të gjitha detyrimeve, përfshirë edhe gjuhën e huaj, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. Mungesa e ndonjërit prej këtyre dokumenteve penalizon kandidatët me përjashtim nga provimi e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit.

Kandidatët që do të vlerësohen në testimin me alternativa me më pak se 50 pikë, nuk do të pajisen me licencën, pasi rezultojnë mbetës. Nëse kandidati nuk e merr provimin me herën e parë, kur ta rijapë atë sërish, duhet të paguajë një tarifë edhe më të lartë. Tarifa vjen në rritje, për çdo provë të dështuar të kandidatit.

Pajisja më lejen e ushtrimit të profesionit, e lejon çdo mësues të ri që të nisë procedurat e mëtejshme të konkurimit për vendet e lira të punës në shkollat e arsimit parauniversitar, si dhe gjimnazeve publike dhe private të vendit. Kandidatët që do të hyjnë në provimin e shtetit për licencat e reja në mësuesi duhet të jenë të pajisur detyrimisht me diplomat e ciklit të parë dhe të dytë të studimit, të lëshuar nga universitetet përkatëse publike, apo private.

Personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit ose kualifikime profesionale në atë profesion, të cilat vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Fiskulture

Fizike Informatike

Matematik Informatik

Matematike Fizike

Matematike

Shkenca sociale

Anëtarët për Gjykatën Kushtetuese/ Meta – deputetëve: Sot është radha juaj

Posted: 11 Nov 2019 12:56 AM PST

"Sot është një ditë tepër e rëndësishme për të treguar përgjegjshmëri për të ardhmen europiane të Shqipërisë!", kështu shkruan presidenti Ilir Meta në facebook në një kohë kur sot Kuvendi pritet të votojë për miratimin e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

"Kushtetuta e ka përcaktuar qartë radhën se si kryhen emërimet për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese! Presidenti i Republikës e zgjodhi anëtarin e parë të saj menjëherë ! Tani është radha e Kuvendit të zgjedhë anëtarin e dytë, edhe pse me vonesë!", thotë më tej Meta.

Ndërkohë Meta njofton se brenda 24 orëve do të shprehet për të zgjedhur anëtarin e tretë sapo Kuvendi të ketë shprehur vullnetin e tij.

Statusi

Të nderuar deputetë,

Sot është një ditë tepër e rëndësishme për të treguar përgjegjshmëri për të ardhmen europiane të Shqipërisë!

Ju e dini që krijimi i Gjykatës Kushtetuese është një nga nëntë kushtet kryesore të Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Kushtetuta e ka përcaktuar qartë radhën se si kryhen emërimet për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese!

Presidenti i Republikës e zgjodhi anëtarin e parë të saj menjëherë !

Tani është radha e Kuvendit të zgjedhë anëtarin e dytë, edhe pse me vonesë!

Presidenti po e ndjek me vëmendje këtë proces dhe do të shprehet menjëherë brenda 24 orëve për të zgjedhur anëtarin e tretë sapo Kuvendi të ketë shprehur vullnetin e tij.

Ndaj ju lutem, gjeni pesë minuta kohë, lexoni nenin 179, pika 2 dhe 12 të Kushtetutës dhe nenin 86 pika 4/a/c të ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe veproni pa humbur kohë!

Sa për marifetet e individëve të verbër partiakë të sistemit të drejtësisë dhe botimet kontrabandë në Fletoren Zyrtare, do t'i zbardhim për ju dhe publikun pak më vonë, bashkë me mbledhjet e pazbardhura të KED!!!

Përshëndetje nga Forumi i Paqes në Paris!

 

 

o.j/dita

Vuçiç, takim me Macron: Do kërkoj mbështetje për Mini-shengenin dhe integrimin e rajonit në BE

Posted: 11 Nov 2019 12:54 AM PST

Ashtu sikurse paralajmëroi një ditë më parë në konferencën për shtyp të mbajtur në Ohër në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor, pesidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të jetë në Francë për të takuar në homologun Emmanuel Macron.

Sipas mediave serbe, vizita e Vuçiç në Paris do të zgjasë deri më 13 Nëntor, pikërisht kur do të marrë pjesë në një mbrëmje të organizuar nga Macron për të pritur krerët e disa shteteve pjesë në organizata ndërkombëtare.

Në ditën e dytë të vizitës së tij atje, Vuçiç do të takohet me Macron dhe do të marrë pjesë në hapjen e Forumit të Dytë të Paqes në Paris.

Gjatë fjalës së tij në Ohër, Vuçiç tha se do të kërkojë mbështetje për krijimin e mini-Shengenit ballkanik, por edhe për mbështetjen e vendeve fqinje në rrugën Europiane.

o.j/dita

FMN: Shqipëria e 102-a në botë për të ardhurat për frymë në 2019

Posted: 11 Nov 2019 12:41 AM PST

Edhe gati 3 dekada pas kalimit në ekonominë e tregut, shqiptarët, që jetojnë në një vend të bekuar nga zoti, me bukuri të shumta e pasuri natyrore, vijojnë të jenë ndër më të varfërit e Europës.

Statistikat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të përditësuara në "Pasqyrën Ekonomike Globale tetor 2019" tregojnë se të ardhurat për frymë të pritshme të shqiptarëve ishin 5,732 dollarë për vitin 2019, duke na pozicionuar në vendin e 102 në botë nga 192 shtete gjithsej, në nivele të ngjashme me Irakun, Paraguajin, Libanin, Libinë etj.

Në Europë jemi ndër vendet me të ardhurat për frymë më të ulëtat dhe na e kalojnë në renditje vetëm Kosova (4,442 dollarë për frymë, në vend të 111) dhe shtete të ish Bashkimit Sovjetik si Ukrania (vendi 125), Moldavia (128).

Nga vendet e rajonit, më të pasur janë fqinjët e Malit të Zi, me të ardhura për frymë prej 8,703 dollarë, ose 62% më të larta se të shqiptarëve (vendi 72). Më pas vjen Serbia, në vend të 87 me 7,398 dollarë për frymë, Maqedonia e Veriut (6,096 dollarë në vend të 95), Bosnja (vendi 97).

Të dhënat e FMN-së referojnë se edhe një dekadë më parë, Shqipëria ishte e pandryshuar në vend të 102, në një tregues që rritja ekonomike e vendit nuk ka arritur të jetë më e lartë se e fqinjëve, apo se ajo nuk ka prodhuar mirëqenie për qytetarët e saj (sipas të ashtuquajturit proces i koncergjencës, vendet me të ardhura më të ulëta duhet të rriten më shpejt, në mënyrë që të kapin mesataren e Bashkimit Europian).

Sot, vendet e Bashkimit Europian kanë të ardhura mesatare për frymë në vit prej 35.8 mijë dollarë, ose gati 7 herë më të larta sesa të shqiptarëve, sipas shifrave të FMN.

Në botë, kryeson Luksemburgu (113 mijë dollarë), kryesisht për shkak të pasurisë së të huajve, e ndjekur nga Zvicra (83,717 USD), Macao SAR (81,152 USD), Norvegjia (77,975 USD), Irlanda (77,771 USD), Katari (69,688 USD), Islanda (67,037 USD), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (65,112 USD), Singapori (63,987 USD).

Shpresat për të pasur më shumë të ardhura janë zbehur, pasi të gjitha institucionet ndërkombëtare kanë ulur parashikimet për rritjen ekonomike të vendit në 2019-n.

FMN pret që vendi të rritet mesatarisht me 3%, sipas Pasqyrës Ekonomike Globale të tetorit, nga 3.7% që ishte pritshmëria në prill.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) pret që Shqipëria të rritet me 2.8 % këtë vit, duke e rishikuar me ulje prej 1.1 pikë përqindje në krahasim me raportin e muajit maj. Banka Botërore e pret zgjerimin e ekonomisë në 2.9% për këtë vit.

o.j/dita

Gazetari i “Le Iene”: Kur takuam Alvinin në kamp, fëmijët e uritur na ndiqnin prapa

Posted: 11 Nov 2019 12:11 AM PST

Pas një fundi të lumtur me vogëlushin Alvin Berisha, i cili u shpëtua nga kampi Al-Hol, gazetari shqiptar i "Le Iene", Taulant Kopliku ka rrëfyer për RTV Ora kushtet në të cilën jetonin fëmijët aty.

Sipas tij, ai kamp ishte si gjysmë burg, ku njerëzit aty nuk lejohet të dilnin. Kushtet ishin jashtëzakonisht të vështira, ndërsa kishte edhe mungesa në ushqime.

Ai rrëfen sesi fëmijë të uritur dhe të trishte i ndiqnin nga prapa. Kopliku tregon edhe rastin kur disa çokollata dhe biskota që i kishin marrë për Alvinin ua shpërndanë fëmijëve të tjerë.

"Ishte një kamp i madh, i rrethuar me tel me gjemba. Ai nuk është thjesht një kamp refugjatësh. Ne pamë edhe një kamp refugjatësh aty afër të refugjatëve sirianë apo të komunitetit të azilit që hynin dhe dilnin në kampin e tyre. Ndërkohë që ky kamp është i mbyllur, nuk mund të dalë jashtë asnjë person.

Është një kamp gjysmë burg. Në këtë kamp nuk ndodhen burra. Ka disa persona meshkuj që hyjnë dhe dalin për të bërë disa tregti, janë disa tregje ku më fatlumët mund të ushqehen me këto ushqime që vijnë nga jashtë. Kjo është njëra pjesë, pjesa tjetër është higjiena, mbetesh pa fjalë. Ka mungesa totale të higjienës. Në ushqime kishte mangësi të mëdha.

Mjafton t'ju them momente të dhimbshme kur fëmijë të uritur na vinin prapa për të marrë…ne kishim marrë me vete disa qese me çokollata dhe biskota për Alvinin, por u detyruam ti shpërndanim tek fëmijët që na shihnin me sy të trishtë", ka thënë Kopliku.

 

o.j/dita

Aksident i rëndë në Gjirokastër, humb jetën 34-vjeçari

Posted: 11 Nov 2019 12:02 AM PST

Një aksident ka ndodhur në mesnatë, në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi J.L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

o.j/dita

“Pse Rama dhe Obama s’janë në burg?”

Posted: 10 Nov 2019 11:50 PM PST

Është komentuar sërish çështja e fotos së shumëpërfolur mes Obamës dhe Ramës dhe kësaj radhe nga gazetarja e njohur e "Fox NeWs", Sara Carter.

Gazetarja shkruan në Twitter se përse nuk janë në burg ish-Presidenti amerikan Barck Obama dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

"Skandali që demokratët nuk duan të flasë asnjë media për të. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pagoi 80 mijë dollarë për të bërë një foto me Obamën, përmes një shtetasi amerikan që tani është në burg. Çfarë ndodhi me Obamën dhe Ramën? Përse nuk janë në burg", ka shkruar ajo në profilin e saj në Twitter.

 

o.j/dita

 

Kuvendi zgjedh sot anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Posted: 10 Nov 2019 11:28 PM PST

Ditën e sotme në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare e radhës. Pritet që në këtë seancë të votohet dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Dy ditë më parë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi Kuvendit dy listat e renditjes së kandidatëve për dy vendet vakante, më 14 tetor 2019. Ndërkohë, sipas ligjit, Kuvendi duhet të shprehet brenda 30 ditëve për të zgjedhur anëtarët.

Pak ditë më parë Ilir Meta emëroi Besnik Muçin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ky i fundit ende nuk ka përfunduar procesin e rivlerësimit, pasi çështja e tij është në KPA. Kuvendi ka nisur punën për emërimin e anëtarit të tretë, pasi Komisioni i Ligjeve miratoi listën me 3 kandidatë dhe do të kalohet në seancë për votim.  Deri më tani janë dy anëtarë të kësaj Gjykate, Vitore Tushi dhe Besnik Muçi, por duhet të plotësohen të 9 anëtarët. Tashmë është botuar në fletoren zyrtare lista përfundimtare për vendin vakant të Gjykatën Kushtetuese, ku lista kryesohet nga Arta Vorpsi.

  • Zëvendësimi i Vladimir Kristos, vakancë e shpallur nga kuvendi
  1. Arta Vorpsi
  2. Elsa Toska
  3. Besnik Muçi
  • Zëvendësimi i Bashkim Dedjas, vakancë e shpallur nga Kuvendi
  1. Arta Vorpsi
  2. Fiona Papajorgji
  3. Elsa Toska

 

o.j/dita

 

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more