Skip to main content

“OSBE mbledh tryezën e dytë për reformën zgjedhore, ja kush e përfaqëson opozitën” plus 9 more - Gazeta Dita

“OSBE mbledh tryezën e dytë për reformën zgjedhore, ja kush e përfaqëson opozitën” plus 9 more - Gazeta Dita


OSBE mbledh tryezën e dytë për reformën zgjedhore, ja kush e përfaqëson opozitën

Posted: 19 Nov 2019 02:00 AM PST

OSBE ka mbledhur sot tryezën e dytë për reformën zgjedhore në nivel teknik. PD-ja, ashtu si në 25 shtator ka vendosur të marrë pjesë edhe në këtë tryezë duke u përfaqësuar sërish Ivi Kason. Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Partia Demokratike ka deklaruar se nuk e njeh Komisionin e Posaçëm Parlamentar duke kërkuar qe reforma të realizohet nga PS dhe PD me praninë e ndërkombëtareve.

Por ndërkombëtarët nuk e kanë pranuar thirrjen e opozitës, duke kërkuar që të jenë vetë partitë që të arrijnë mirëkuptimin.

Në seancën plenare, maxhoranca vendosi të shtyjë afatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore deri në fund të muajit shkurt.

o.j/dita

Rinisin seancat kundër Trump: Proces i shtirur, do dal vetë para Kongresit

Posted: 19 Nov 2019 01:54 AM PST

Seancat televizive për shkarkimin e Presidentit Donald Trump priten këtë javë të kulmojnë me pyetjen e disa dëshmitarëve.

Trump thotë se ai po mendon të paraqitet vetë para Komisionit Hetimor, edhe pse nuk ka besim te procesi në vetvete.

Tetë dëshmitarë të tjerë priten të pyeten në komisionin hetimor që po shqyrton shkarkimin e Trump.

Seancat televizive nisin të martën me ndihmësen e zëvendëspresidentit Majk Pens, Xhenifer Uilliams, dhe drejtorin e Këshillit të Sigurimit për Çështjet Europiane, Aleksandër Vindman, për të vazhduar me ish-ambasadorin e Ukrainës Kurt Volker dhe ndihmësin e Shtëpisë së Bardhë, Tim Morrison.

Qëllimi i seancave pyetësore është të hidhet dritë mbi akuzat se presidenti Trump disa muaj më parë abuzoi me pushtetin.

Ai dyshohet se i bëri presion Ukrainës, që në këmbim të ndihmave ushtarake të hetonte për korrupsion rivalin democrat.

Çështje që do ta përdorte politikisht gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka mohuar akuzat duke e cilësuar procesin hetimor një gjueti shtrigash.

Një ditë më parë ai u shpreh i gatshëm të marrë vetë pjesë në seancë për t’ju përgjigjur aludimeve si dëshmitar kryesor.

“Edhe pse nuk kam bërë asnjë gabim, dhe nuk kam besim te ky proces i shtirur dhe i padrejtë, më pëlqen ideja e daljes vetë para Kongresit, dhe do e mendoj seriozisht", deklaroi Trump në Twitter.

j.l./ dita

90 minuta, përfundon takimi i Metës me Bashën dhe aleatët

Posted: 19 Nov 2019 01:51 AM PST

Përfundon takimi mes presidentit Ilir Meta, kreut të opozitës Lulzim Basha dhe aleatëve në Presidencë.

Presidenti Meta pati një takim për rreth 90 minuta me Bashën dhe aleatët pas ftesës që kreu i shtetit i bëri opozitës jashtëparlamentare për të diskutuar situatën në vend.

Në letrën e dërguar tre ditë më parë, Meta shprehej: "Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt".

Kreu i shtetit është përfshirë ditët e fundit në një përplasje të fortë me mazhorancën e Edi Ramës për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

o.j/dita

Sekreti i errët që fshihet në liqenin majë Himalajave

Posted: 19 Nov 2019 01:41 AM PST

Ky liqen himalajan fsheh një sekret mjaft të errët. Zbulimi i frikshëm u bë në vitet 1940, por misteri u zgjidh në shekullin 21. Roopkund – Roopkund, i njohur gjithashtu si Liqeni i Skeletit ose Liqeni i Misterit, është një liqen akullnajor në Indi.

Liqeni ndodhet afër fshatit Ëan në rrethin Chamoli të Uttarakhanin, në Himalaje. Ai është mbuluar nga dëbora për rreth tetë muajt e vitit

Më 1942, një roje pyjore britanike bëri një zbulim makabër: një liqen i ngrirë, plot kocka njerëzore! Por situata do të bëhej edhe më e çuditshme. Ndërsa akulli shkrihej gjatë verës, liqeni zbuloi edhe më shumë skelete.

Nga mbetjet u identifikuan dy grupe njerëzish.

Njëri ishte një grup individësh të lidhur ngushtë, të cilët mund të ishin familje ose fis. Grupi tjetër ishte i përbërë nga individë të vdekur rreth 200 vjet më parë, me prirje gjenetike me mediteranët lindorë.

Besohet se kockat u përkasin pelegrinëve, që po kalonin malet me ndihmën e udhëzuesve lokalë.

Pavarësisht nga shumë teori të parashtruara, ekzistonte vetëm një emërues i zakonshëm në të gjitha kafkat: ato ishin të plasaritura. Çarjet në kafkë ishin të thella. Supet gjithashtu paraqisnin plagë.

 

o.j/dita

“Ik se do hash dru”, në qendër të Tiranës burri qëllon gruan “sa t’i hajë krahu” (Video)

Posted: 19 Nov 2019 01:28 AM PST

Dhuna në familje është një nga plagët ende aktuale të shoqërisë shqiptare,

Shumë nëna, vajza, apo dhe gra bien pre e dhunës së "burrave" të shtëpisë.

E një rast i tillë dhune është denoncuar nga një qytetar ditën e sotme tek JOQ, ku një burrë dhunon në mes të Tiranës një grua.

Sipas qytetarit, ata janë çift bashkëshortësh, të cilët po debatonin në fillim me fjalë, por më pas situata ka degjeneruar në dhunë.

Qytetari tregon se gruaja i kërkonte sqarime burrit të saj lidhur me një çështje, por ai nuk pranonte të fliste dhe e kërcënonte të largoheshe pasi do “hante dru”.

Pas pak minutash debat, gruaja është larguar, por ai e ka ndjekur mbrapa duke e goditur "sa t'i hajë krahu".

E gjendur në këtë situatë gruaja është përpjekur që të vetëmbrohet.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë tepër të populluar nga qytetarët, por të gjithë vetëm shohin e askush nuk ndërhyn

j.l./ dita

“Kushtetuesja s’do bëhet një KQZ palaço”, çfarë po ndodh në takimin e Metës me opozitën

Posted: 19 Nov 2019 01:13 AM PST

Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë ulur përballë njëri-tjetrit, pas ftesës që kreu i shtetit i drejtoi opozitës jashtëparlamentare për të diskutuar situatën në vend.

Në krah të Metës ndodhen këshilltarët e tij, ndërsa Basha ka në krah drejtuesit e partive aleate.

Presidenti do të diskutojë me opozitën për atë që e konsideron "situatë dramatike ku ndodhet vendi dhe për pasojat e saj të papranueshme".

Kreu i shtetit është përfshirë ditët e fundit në një përplasje të fortë me maxhorancën e Edi Ramës për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

"Faleminderit që i jeni përgjigjur kësaj ftese për një takim zyrtar për situatën tepër kritike të vendit, të funksionimit të shtetit të së drejtës, për t'u informuar në detaje nga pikëpamja për kapjen më të rëndësishme se cdo institucioni tjetër të shtetit, për ta shndërruar në një KQZ-së palaço, si ajo që panë të gjithë shqiptarët. Kjo çështje nuk do të mbyllet, unë nuk do të lejoj", deklaroi Meta sot gjatë takimit.

j.l./ dita

Gjermania, rezerva dhe kritika ndaj propozimit francez për zgjerimin

Posted: 19 Nov 2019 01:09 AM PST

Në prag të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, të martën në Bruksel, qeveria gjermane ka reaguar ndaj propozimit të Francës për strategjinë e zgjerimit të BE-së.

E pyetur nga DW, Ministria e Jashtme gjermane është shprehur se reforma e zgjerimit të BE-së nuk duhet të vonojë çeljen e negociatave:”I njohim sugjerimet e qeverisë franceze për reformën e zgjerimit të BE-së. Ne jemi të hapur për të diskutuar për përmirësimin e procedurave te zgjerimit për sa kohë që kjo nuk vonon çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,” thuhet në përgjigjen e ministrisë së Jashtme dërguar DW.

“Ministri i Jashtëm Maas e konfirmoi këtë edhe gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën e kaluar. BE tani duhet të mbajë fjalën e saj, sepse kushtet për fillimin e negociatave janë përmbushur.

Vazhdimi i politikës së suksesshme të pranimit në BE dhe një zhvillim i qëndrueshëm afatgjatë i Ballkanit Perëndimor janë në interesin tonë strategjik”, përfundon deklarata.

Kritika nga ekspertët

Në dokumentin jozyrtar (nonpaper) Franca propozon që procedura e anëtarësimit të kalojë në shtatë etapa. Për të kaluar nga njëra etapë në tjetrën vendi kandidat do të duhet të plotësojë një grup kushtesh, ndër të cilat për shembull i pari është implementimi i ligjeve për ambientin dhe ndër të fundit është integrimi ekonomik.

Dusan Reljic, drejtori i zyrës së Brukselit në Fondacionin Gjerman të Shkencës dhe Politikës (SWP), beson para së gjithash se një dokument i politikës së jashtme, i lëshuar nga Pallati Elysee për zyrtarët e BE-së është një përpjekje për të minimizuar dëmet e shkaktuara nga refuzimi për të dhënë dritën e gjelbër në bisedimet e pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Natyrisht, Parisi është i befasuar nga kritikat e ashpra për frenimin e procesit të zgjerimit. Kritikat erdhën nga të gjitha anët dhe shumica e tyre e quajtën “gabim katastrofik” – tha Reljic për DW. Reljiç mendon se dokumenti heq gjënë më të rëndësishme në rastin e Ballkanit Perëndimor: zhvillimin ekonomik.

Edhe drejtuesi i Nismës Evropiane të Stabilitetit, Gerald Knaus, i cili e analizon atë në një video në Youtube, nga njëra anë, lëvdon faktin që synohet anëtarësimi i plotë i kandidatëve, por mendon se kjo procedurë do ta ulë edhe më shumë besueshmërinë e BE-së.

Knaus propozon që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, mund të fillojnë bisedimet të tëra së bashku, si bllok. Dhe pastaj, në varësi të performancës që do të arrijnë, ato mund t ë anëtarësohen në fund. Aty pastaj do të duhet të bëhet edhe një debat, se a është gati ende BE-ja për anëtarë të rinj.

o.j/dita

Grabitja në Rinas, zbulohen dy shuma të parave të vjedhura

Posted: 19 Nov 2019 12:58 AM PST

Policia ka zbuluar dy shuma të tjera parash të grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit, më 9 prill 2019.

Policia i ka gjetur shumën prej 5 mijë eurosh shtetasit Elton Pikli.

Ndërkohë, një shumë tjetër i është gjetur babait të Renaldo Sulës, edhe ky i arrestuar për grabitjen.

Paratë e gjetura kanë rezultuar se i përkasin një prej bankave të nivelit të dytë.

Nga ana tjetër, raportohet se Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për marrjen e kampionit për analizën e ADN-së për Elton Piklin dhe Oltian Veselin.

Super-grabitja ndodhi më 9 prill të këtij viti brenda aeroportit të Rinasit, teksa lekët ngarkoheshin në avion.

Gjatë përplasjes, mbeti i vrarë Admir Murataj.

j.l./ dita

Kush është “kokëforti” i BE që do të integrojë Shqipërinë

Posted: 19 Nov 2019 12:57 AM PST

Hungarezi Olivér Várhelyi do të jetë njeriu që do cojë përpara kauzën e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor përgjatë 5 viteve të ardhshmne.

Ai është zgjedhur zyrtarisht si komisioneri i ardhshëm për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë në ekipin e Komisionit Europian të drejtuar nga Ursula Von der Leyen. Konfirmimi në këtë post është bërë i mundur pas dritës jeshile të dhënë nga komisioni i punëve të jashtme të Parlamentit Europian si rrjedhim i vlerësimit pozitiv së përgjigjjeve shtesë me shkrim dhënë nga Várhelyi.

Ai ka folur gjatë përpara Parlamentit Europian për vizionin e tij për Ballkanin Perëndimor, duke premtuar hapjen e negociatave me Shqipërinë brenda muajve të ardhshëm.

Duke shpalosur vizionin e tij për mandatin 5 vjeçar, Olivér Várhelyi ka thënë se do të dëshironte që në 2024 Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mund të jenë afër përfundimit të negociatave të anëtarësimit, Serbia gati për t'u anëtarësuar në BE dhe vendet e tjera të kenë bërë progres të konsiderueshëm.

Olivér Várhelyi është shprehur në dëgjesën e Parlamentit Europian, se prioritetet e tij për politikën e zgjerimit lidhen së pari me hapjen e negociatave e anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para samitit të Zagrebit të 7 dhe 8 majit.

Várhelyi është shprehur, se që prej ditës së tij të pare në detyrë synon të punojë ngushtë me shtetet anëtare për të zgjidhur shqetêsimt që kanë lidhur me kërkesat e rreme të azili, shtrirjes së korrupsionit dhe çështjeve të tjera të sundimit të ligjit.

Ai ka theksuar, se do të përfshijë shtetet anëtare në misionet faktmbledhëse për vlerësimin e reformave në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut për të evituar një tjetër dështim, si edhe ta shtrijë këtë metodologji edhe për vlerësimin e reformave në të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Zyrtari europian, i cili njihet për kokëfortësinë politike, është zgjedhur nga kryeministri hungarez Viktor Orban pas refuzimit të ish-ministrit të tij të drejtësisë nga Parlamenti Europian.

Ai do të marrë detyrë në një kohë kur zgjerimi është kthyer në "pataten e nxehtë" të Brukselit, për shkak të refuzimit të Francës dhe Holadë për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por ndryshe nga Hahn, qëndrimi i komisionerit hungarez pritet të jeë sipas medieve vendase, shumë më kërkues dhe i ashpër.

Olivér Várhelyi është një diplomat me përvojë, i cili njihet pë konfrontimet e shpeshta me zyrtarët e tjerë të BE-së. Gazeta "Hungary Today" shkruan se për më tepër, ai është besnik i Orbán dhe qeverisë së tij.

Diplomati i lartë duket se është një zgjedhje e mirëmenduar nga ana e Orban pasi ai ka kaluar 25 vitet e kaluara duke u marrë me politikën e BE-së në Komisionin Europian dhe në ministri të ndryshme. Ai gjithashtu ka punuar për pranimin e Hungarisë në BE, eksperiencë e cila mund të jetë shumë e vyer për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Një njeri kokëfortë

Në një shkrim pas emërimit të tij në 2015,"Budapest Times" e përshkruan diplomatin që do të pasojë Hahn si një njeri me personalitet të fortë dhe mjaft konfrontues i cili nuk synon arritjen e një marrëveshjeje por vetëm "fitore".

Nga ana tjetër, ata që e njohin Várhelyin e përshkruajnë zyrtarin se një profesionist, kompetent dhe tejet të përgatitur, i cili e di shumë mirë sesi funksionojnë gjërat në Bruksel.

Gazeta "Hungary Today"shkruan se emri i tij kishte dalë si një kandidat i mundshëm për Ministër të Jashtëm në vitin 2017. Ajo gjithashtu raporton se Várhelyi ishte një person nuk shumë tolerant kur ndeshet me një konflikt dhe arritin t'i shkojë një cështjeje deri në fund.

Qeveria e tij ka një qëndrim mjaft konfrontues kundër Brukselit dhe Várhelyi është një zyrtar që njihet për besnikërinë e tin ndaj Orban. Sipas medias hungareze "Hvg.hu", Olivér Várhelyi duket një bast i sigurt pasi nuk është anëtar i Fidesz dhe nuk është përfshirë direkt në qeverinë e Orbán, ndrysheTrócsányi.

Kush është pasuesi i Hahn?

Varheli është një përfaqësuesit më të vjetër të Hungarisë në BE dhe ka shërbyer përgjatë muajve të fundit edhe si kanal komunikimi mes Brukselit dhe Budapestit, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes dy palëve. Ai nuk ka punuar me asnjë nga vendet e Ballkanit ose me çështje që lidhen me rajonin apo zgjerimin e BE-së por ka punuar për anëtarësimin e Hungarisë ën BE.

Várhelyi studioi të drejtën europiane në Danimarkë dhe ka një diplomë juridike nga Universiteti i Szeged. Ai u bashkua me Zyrën për Europeanështje Evropiane në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë si praktikant në 1995. Pas pak, ai u bë përgjegjës për Koordinimin dhe Harmonizimin e politikave me BE-në. Várhelyi nisi punën në Bruksel ishte në vitin 2001 (2 vjet para hyrjes zyrtare të Hungarisë) kur ai u emërua këshilltar ligjor i misionit të Hungarisë në BE.

Midis vitit 2003 dhe 2006, ai ishte shefi i Shërbimit Ligjor të Përfaqësimit të Përhershëm të Hungarisë në BE. Ai u kthye në Budapest në vitin 2006, për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë, por në vitin 2008 ai u dërgua përsëri në Bruksel.

Ai ka mbajtur disa poste në Komisionin Europian, ku në vitin 2008 u emërua Shef i njësisë përgjegjëse për të drejtat e pronësisë industriale. Ai ka shërbyer po ashtu si shef i Departamentit të Drejtësisë të Bashkimit Europian, deri në vitin 2006 dhe si këshilltar juridik i misionit të Hungarisë në Bashkimin Europian

Pasi punoi për tre vjet në Komisionin Europian, ai u kthye përsëri në Hungari në vitin 2011, pasi u emërua Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm i Hungarisë. Në vitin 2015, ai u emërua Ambasador i BE-së në Hungari./gazetasi

o.j/dita

I dënuari për trafik droge dhunon barbarisht biznesmenen në Lazarat

Posted: 19 Nov 2019 12:37 AM PST

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lazarat, ku një i dënuar më parë për trafik droge ka dhunuar një grua biznesmene.

Edhe pse është shoqëruar në komisariat, ai më pas është lënë i lirë.

Bëhet fjalë për A.B, 35-vjeç i dënuar për trafik droge dhe që ka dhunuar biznesmenen L.B. pas një konflikti të ndodhur në një prej magazinave në lagjen Kordhoce.

Debati mes tyre ka nisur në ambientet e pronës së të dhunuarës, ku ajo ka kundërshtuar kërkesën e agresorit 35-vjeçar për të hyrë në ambientet e veta.

Ky debat ka ngjallur acarim e reagimin e të riut, i cili ka ushtruar dhunë duke i krijuar plagë të shumta në trup dhe gjymtyrë biznesmenes.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia duke e shoqëruar agresorin në komisariat por më pas ai është lënë i lirë.

Ndërkohë që gruaja ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike në spital.

j.l./ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more