Skip to main content

Kështu duken mushkëritë e duhanpirësit që pinte një pako çdo ditë për 30 vjet

Kështu duken mushkëritë e duhanpirësit që pinte një pako çdo ditë për 30 vjet


Kështu duken mushkëritë e duhanpirësit që pinte një pako çdo ditë për 30 vjet

Posted: 18 Nov 2019 02:35 PM PST

https://drenicapress.info/feed/

Pamjet tronditëse tregojnë mushkëritë e nxira katran të një duhanpirësi, i cili u lidh me zakonin vrastar për 30 vjet.

Në vend se të ishin me një ngjyrë rozë të shëndetshme, ato ishin si qymyri dhe ekstremisht të përflakura nga mbetjet e duhanit, duke i bllokuar ato. Mjekët nga Spitali Popullor Wuxi në Jiangsu, Kinë, nxorën organet pasi vdiq 52-vjeçari, i cili kishte sëmundje të shumta në mushkëri.

Videoja, e regjistruar nga kirurgët, është parë më shumë se 25 milionë herë në mediat sociale, me përdoruesit që e quajnë atë "reklamën më të mirë kundër pirjes së duhanit ndonjëherë".

Ajo u ngarkua nga spitali me titullin: 'A keni ende guximin të pini duhan?' Pacienti ishte regjistruar për të dhuruar organet e tij pas vdekjes, por mjekët e kuptuan shpejt se nuk mund t'i përdorin.

Pirja e duhanit është shkaku më i madh i kancerit dhe prodhon kimikate që shkaktojnë të paktën 15 forma të ndryshme të sëmundjes. Provat tregojnë se duhani shkakton rreth 70 për qind të të gjitha rasteve të kancerit të mushkërive, i cili ka numrin më të lartë të vdekjes nga çdo formë e kancerit. Njerëzit tërhiqen nga pirja e duhanit pasi nikotina mund t'i bëjë ata të ndjehen mirë, por është e lehtë të bëhen të varur dhe shumë e vështirë të heqin dorë pasi pirja e duhanit të bëhet zakon. Pirja e duhanit vret 1.2 milion njerëz çdo vit dhe njerëzit që e konsumojnë kanë dy herë më shumë të ngjarë të kenë sulm në zemër dhe deri në 30 herë më shumë të ngjarë të marrin kancer në mushkëri. /Gazeta Sinjali/

The post Kështu duken mushkëritë e duhanpirësit që pinte një pako çdo ditë për 30 vjet appeared first on Drenica Press.

Zvicra kualifikohet për në Euro 2020, Xhaka shënon gol të bukur (VIDEO)

Posted: 18 Nov 2019 02:27 PM PST

https://drenicapress.info/feed/

Zvicra është kualifikuar në Euro 2020 pas fitores bindëse në udhëtim te Gjibraltari.

"Helvetët" shënuan fitore me rezultat prej 6 me 1.

Ishte Itten ai që shënoi golin e epërsisë për Zvicrën kur po luhej minuta e dhjetë. Për të asistoi Vargasi.

Më pas epërsinë e dyfishoi Vargas në minutën e 50.

Pas shtatë minutave Zvicra shënoi sërish, këtë herë përmes Fassnachtit, transmeton Koha.net

Vendasit ngushtuan rezultatin përmes Styches, i cili shënoi në minutën e 74.

Por, në vazhdim Zvicra shënoi edhe tri herë. Benito, Itten e Xhaka shënuan tre golat e fundit në këtë takim.

Zvicra kualifikohet në Euro 2020 si e para në Grupin D me 17 pikë, një pikë më shumë se Danimarka që gjithashtu ka prerë biletën për evropian.

The post Zvicra kualifikohet për në Euro 2020, Xhaka shënon gol të bukur (VIDEO) appeared first on Drenica Press.

Aksidenti qesharak ku u përfshi një shqiptar bëhet hit në Austri

Posted: 18 Nov 2019 01:18 PM PST

https://drenicapress.info/feed/

Një aksident trafiku ka ndodhur në Austri, ku është përfshirë edhe një shqiptar që jeton atje.

Në videon e xhiruar nga shqiptarët të cilët ishin goditur nga një shofere austriake, shihet se ajo tenton të ik nga vendi i ngjarjes.

Ndonëse shqiptarët i thonë se polica janë rrugës për të ardhur në vendin e ngjarjes, shoferja austriake e cila duket të jetë e dehur, nuk i dëgjon dhe ik, por disa metra më larg shkakton aksident tjetër.

Në video dëgjohen shqiptarët duke folur shqip, ndërsa videon në Facebook për pak orë e kanë shikuar rreth një milion persona.

The post Aksidenti qesharak ku u përfshi një shqiptar bëhet hit në Austri appeared first on Drenica Press.

Shakohoxha: Kosova është me fortë se Shqipëria, kjo është arsyeja

Posted: 18 Nov 2019 01:13 PM PST

https://drenicapress.info/feed/

Komentatori i njohur kosovar, Dritan Shakohoxha thekson se kombëtarja e Kosovës është më e mirë se Shqipëria, pasi lojtarët e Kosovës shfrytëzuan sukseset në Ligën e Kombeve për t'u rritur individualisht.

Arbër Zeneli, Amir Rrahmani, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi janë rritur shumë pas sukseseve të Kosovës në Ligën e Kombeve, raporton GazetaBlic.

"Në këtë fushatë, Kosova mbajti vrullin. Kosova e shfrytëzoi në mënyrë të shkëlqyer momentin e mirë. Liga e Kombeve ngriti besimin tek disa lojtarë. Bashkë me Kosovën ia arritën edhe futbollistët të bëjnë progres, sot kjo skuadër e Kosovës është shumë më e mirë se koha e Bunjakut, i cili ka shumë merita për themelin e Kosovës", tha Shakohoxha për T7.

The post Shakohoxha: Kosova është me fortë se Shqipëria, kjo është arsyeja appeared first on Drenica Press.

Dalin pamjet e të shtënave me armë në një fitnes në Gjilan

Posted: 18 Nov 2019 01:09 PM PST

https://drenicapress.info/feed/

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në  lagjen "Dardania 1"në qytetin e Gjilan.

Këto të shtëna janë dëgjuar në një fitnes të quajtur "Parajsa" ndërsa thuhet se nga një audi ngjyrë të zezë, është shtënë me armë zjarri.

Ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur dhe arsyet e kësaj ngjarje, ndërsa Policia e Kosovës kanë qenë të paqasshëm.

https://video.gjirafa.com/video-1574107730-mp4

The post Dalin pamjet e të shtënave me armë në një fitnes në Gjilan appeared first on Drenica Press.

Kështu VV po e përjashton nga qeveria NISMA-n, ky është plani i Albin Kurtit për 61 vota në Kuvend

Posted: 18 Nov 2019 01:07 PM PST

https://drenicapress.info/feed/

Gjatë ditës së sotme Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka publikuar një postim ku ka njoftuar se Grupit Parlamentar të VV-së iu bashkua deputeti i Partisë Egjiptiane IRDK, Elbert Krasniqi, ku me këtë të fundit, VV-ja aktualisht bën 30 deputetë, shkruan GazetaBlic.

Sipas kësaj, duhen edhe 3 deputetë të tjerë të iu bashkohen VV-së apo LDK-së në mënyrë që këto dy subjekte të mund të formojnë qeverinë, pa pasur nevojë për koalicionin NISMA-AKR-PD.

Nëse këto dy parti arrijnë të marrin deputetë të partive të komuniteteve jo shumicë në Kosovë, atëherë do të arrijnë 61 vota për formimin e qeverisë, e me postimin e sotëm të VV-së siç duket ky është synimi i tyre.

Anëtarja e Kryesisë se VV-së, Arbërie Nagavci, në një prononcim për GazetaBlic ka thënë se synimi i VV-së është të ketë bashkëqeverisje me LDK-në.

Ajo thotë se janë në pritje të certifikimit të rezultateve dhe pas tyre do të vendoset se si të bashkëpunojnë, por një gjë është e siguritë se ky subjekt politik nuk po e do Nismën në bashkëqeverisje.

Nagavci shton se partitë jo serbe janë të mirëseardhura për bashkëpunim, mirëpo nuk do të jetë e mirëpritur asnjë parti që ka qenë në pozitë në legjislaturën e kaluar.

"Ne po presim certifikimin e rezultateve të shohim se sa do të ketë koalicioni qeverisës Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës bashkërisht dhe pastaj siç kemi shprehur qëndrimin tonë që të qeverisim me shumicën jo serbe, me pakicat jo serbe", tha ajo.

Nagavci tha se në këtë qeverisje duan të jenë bashkë me opozitën që kanë qenë në legjilaturën e kaluar dhe të mos formohet një PAN qeverisje tjetër.

"E kemi bërë të qartë që në qeverisje duam të kemi subjektet që kanë qenë opozitë në legjislaturën e kaluar, që nuk kanë qenë pjesë e PAN qeverisjes", tha ajo për GazetaBlic.

"Aktualisht jemi të interesuar në koalicionin qeverisës në mes të LVV-LDK dhe eventualisht në bashkëpunim me pakicat tjerë jo serbe ky është synimi jonë", shtoi Nagavci.

The post Kështu VV po e përjashton nga qeveria NISMA-n, ky është plani i Albin Kurtit për 61 vota në Kuvend appeared first on Drenica Press.

Ja kur i skadon kontrata trajnerit Challandes, a do ta drejtoj Kosovën kundër Maqedonisë?

Posted: 18 Nov 2019 01:02 PM PST

https://drenicapress.info/feed/

Më 2 mars 2017, Bernard Challandes ishte prezantuar zyrtarisht trajner i Kosovës nga legjenda e futbollit tonë Fadil Vokrri.

Ishte vetë Vokrri ai që vendosi t'ia besonte këtë detyrë trajnerit zviceran pasi kishte zhvilluar negociata me shumë trajnerë të huaj, shkruan Indeksonline.

Challandes kishte nënshkruar kontratë 2 vjeçare me mundësi vazhdimi.

Me kontratën aktuale, 68-vjeçari nuk mund të udhëheq Kosovën në ndeshjen e ardhshme kundër Maqedonisë, që zhvillohet me 26 mars.

Ndonëse Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk ka bërë të ditur zyrtarisht negociatat për vazhdimin e kontratës, burime të Indeksonline bëjnë të ditur që presidenti Agim Ademi është i interesuar që bashkëpunimi me Challandes të jetë i gjatë.

Zvicerani e ka drejtuar Kosovën në 19 ndeshje, prej të cilave ka 11 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje.

The post Ja kur i skadon kontrata trajnerit Challandes, a do ta drejtoj Kosovën kundër Maqedonisë? appeared first on Drenica Press.

Sa fituan lokalet në Prishtinë nga tifozët e Anglisë

Posted: 18 Nov 2019 12:58 PM PST

https://drenicapress.info/feed/

Ardhja e turistëve anglezë në Kosovë dhe mobilizimi i kryeqytetit për mikpritje ka bërë që mysafirët nga ishulli të ndihen të kënaqur me qëndrimin në Prishtinë.

Organizimet në sheshe, ambientet e ngrohta mikpritëse në shumë kafene dhe falënderimi ndaj popullit britanik në përgjithësi, sipas qytetarëve, ka treguar një pasqyrë krejt tjetër në krahasim me atë se si e kanë parë të tjerët Kosovën, raporton KTV.

Ambientet shoqërore dhe vendosja e simboleve angleze karshi atyre të Kosovës bënë që shumë anglezë të frekuentojnë kafenetë e qytetit për të shijuar edhe ambientet në vend.

Për pronarët vendas fluksi i madh i vizitorëve u ka ndihmuar shumë edhe në qarkullimin ditor dhe rritjen e të ardhurave për bizneset e tyre më shumë se zakonisht.

Përveç kafeneve lokale, sipas Adrian Berishës nga Komuna e Prishtinës, në saje të vizitës së anglezëve, përfituan edhe shumë biznese të tjera nga kryeqyteti.

Sipas tij, mobilizimi i kryeqytetit për pritjen e miqve ndikoi për të mirë edhe në rritjen e buxhetit të bizneseve më të vogla në vend.

Përpos përfitimit të bizneseve vendore nga përballja me Anglinë, Kosova përfitoi edhe në njohje më të madhe nga kërkues të huaj.

Sipas statistikave kërkimore të "GOOGLE'', për Kosovën u interesuan shumë persona, në krahasim me ngjarjet e tjera madhore që ndodhën në vend gjatë viteve të fundit.

The post Sa fituan lokalet në Prishtinë nga tifozët e Anglisë appeared first on Drenica Press.

Blenë radarin 8 milionësh i cili ende nuk punon, prokuroria po heton 3 zyrtarë të ASHNA’së

Posted: 18 Nov 2019 12:57 PM PST

https://drenicapress.info/feed/

Prokuroria Speciale ka konfirmuar nisjen e hetimeve në rastin e keqpërdorimeve me tender në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror.

Tre persona, aktualisht, janë duke u hetuar për rastin e Radarit e Goleshit i cili i kishte kushtuar shtetit 8 milionë euro, por që aktivizimi i tij nuk ndodhi në tërësi asnjëherë.

Rreth 7 muaj më parë, hetuesia kishte dorëzuar në Speciale një kallëzim penal për këtë rast, mirëpo deri më sot Prokuroria nuk ka hartuar ende aktakuzën.

Të pyetur nga KTV-ja, Prokuroria Speciale vetëm ka konfirmuar nisjen e hetimeve pa dhënë shumë detaje për këtë çështje.

"Ju njoftoj se rasti në fjalë është në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe janë duke u zhvilluar hetimet në bazë të Aktvendimit për fillim të hetimit. Momentalisht, nën hetim janë tre persona zyrtarë lidhur me veprat penale 'Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar' nga neni 422 paragrafi 2 të KPRK-së, si dhe 'Lidhja e kontratës së dëmshme' nga neni 291, paragrafi 2, neni 81 dhe 31 të KPRK-së, të kryera në vazhdimësi," thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.

Burime të KTV-së brenda Hetuesisë kanë bërë të ditur se sipas hetimit të tyre që ka rezultuar me kallëzim penal, dorëzuar muaj më parë në Prokurorinë e Shtetit, del se më shumë se 5 persona kanë kryer vepër penale në rastin e blerjes dhe përfundimit të kontratës për Radarin e Goleshit, por edhe për tenderët e tjerë, për të cilët në vazhdimësi ka raportuar "Kohavisioni".

Më 12 shkurt të vitit 2017 "Kohavisioni" ka raportuar për kontratën e dyshimtë rreth blerjes së radarit, prishjet dhe kontrabandimin e pajisjeve. Radari i Goleshit vazhdimisht ka pasur prishje gjë që kishte dyshime se ai nuk ishte i ri, pavarësisht që kompania që e shiti thotë se atë e solli të ri, e po ashtu edhe ASHNA-ja.

Prishja e fundit i kishte detyruar zyrtarët e Agjencisë që në natën e vitit të ri, 2017 ta importojnë në mënyrë ilegale një pjesë rrotulluese "rotary joint", e të cilën më pas e modifikuan në një punëtori mekanike në Ferizaj.

Por, specifikat e kësaj pjese që ASHNA-ja thotë se e huazoi nga Shqipëria nuk janë në përshkrimin e dokumenteve të pajisjeve që kompania e kontraktuar nga Shqipëria, TCN, ia dorëzoi Agjencisë.

Sidoqoftë, pajisja e cila bazuar në raportin e inxhinierëve u montua në radarin e Goleshit më 3 janar pas orës 16, në Doganën e Kosovës u paraqit vetëm më 6 shkurt, disa ditë pasi KTV-ja kishte nisur hulumtimin rreth saj.

Në Doganë e kanë konfirmuar se malli që është deklaruar më 6 shkurt i shpëtoi penalizimit pasi u vlerësua si deklarim vullnetar.

E përveç që TCN-ja nuk kishte dhënë garanci për pajisjen, për 191 mijë euro e kishte prishur kontratën 8 milionëshe, e me pas Agjencia për ato punë që nuk u kryen, kishte hapur një tender të ri me vlerë prej më shumë se 4 milionë euro.

KTV-ja në prillin e 2017 kishte siguruar disa dokumente që tregonin se menaxhmenti i kësaj Agjencie ka paraparë të shpallë tender për të përfunduar punët e pakryera në Radarin e Goleshit dhe të zgjerojë kapacitetet për Shërbim Ajror.

KTV-ja kishte hulumtuar për rreth tre vjet në këtë institucion të pavarur ku përmes kronikave kishte dëshmuar se si kreu i ASHNA-së i kishte dhënë tender kompanisë së ortakut të tij, për çka ekziston edhe një vendim i Agjencisë Kundër Korrupsionit i marrë pasi KTV-ja e raportoi atë.

Tutje, keqpërdorimet vazhduan me lidhje të kontratave të dëmshme dhe moszbatim të tyre, e deri te zbulimi i sinjalizuesve brenda institucionit, që pasuan me largimin e dy zëvendësdrejtorëve nga ky institucion.

Gjatë kësaj kohe, ishte nxjerrë edhe një vendim nga ana e ASHNA-së për ndalimin e hyrjes së gazetares së KTV-së, në objektet e ASHNA-së dhe është dërguar një letër linçuese te të gjitha mediat, linçim ky që ka vazhduar me muaj të tërë.

Ndërkaq, Agjencia nuk i është përgjigjur interesimit të KTV-së për të konfirmuar nëse janë intervistuar ose jo zyrtarët e saj.

The post Blenë radarin 8 milionësh i cili ende nuk punon, prokuroria po heton 3 zyrtarë të ASHNA'së appeared first on Drenica Press.

E pabesueshme: Filmohet 6-vjeçari duke vozitur 130 km në orë (VIDEO)

Posted: 18 Nov 2019 11:08 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Një nënë po hetohet nga policia ruse dhe shërbimet e kujdesit ndaj fëmijëve pasi një video e djalit të saj duke ecur në rrugë me rreth 130 km/h u bë virale në internet.

Agina Altynbayeva vendosi djalin e saj 6-vjeçar në timon e mjetit tip "Hyundai Solaris" dhe e lejoi të ngiste makinë në një autostradë bosh në rajonin e Tatarstan. Pamjet tregojnë fëmijën në timon ndërkohë që makina arrin shpejtësinë 130 km/h.

Përpos moshës së vogël, djali tejkalon edhe limitin e shpejtësisë në rrugë prej 120 km/h. Sipas disa mediave vendase djali ka bërë operacion në këtë verë.

Ndërsa nëna e tij 29-vjeçare reagoi ndaj kritikave në mediat sociale.

" Jetoj siç dua. Nuk pendohem për asgjë. Jam e qetë për gjithçka. Nuk kam nevojë për komentet tuaja."

The post E pabesueshme: Filmohet 6-vjeçari duke vozitur 130 km në orë (VIDEO) appeared first on Drenica Press.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more