Skip to main content

“Notat e lojtarëve, Kosovë 2-0 Mali i Zi: Rrahmani fantastik – Celina, Hadergjonaj e Muriqi vendimtarë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Notat e lojtarëve, Kosovë 2-0 Mali i Zi: Rrahmani fantastik – Celina, Hadergjonaj e Muriqi vendimtarë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Notat e lojtarëve, Kosovë 2-0 Mali i Zi: Rrahmani fantastik – Celina, Hadergjonaj e Muriqi vendimtarë

Posted: 14 Oct 2019 03:20 PM PDT

Kosova ka arritur fitore të madhe ndaj Malit të Zi me rezultat 2-0, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Paraqitje fantastike e skuadrës, që dominuan nga fillimi deri në fund me angazhim të pashoq, duke luftuar për çdo top në çdo pjesë të terrenit.

Në fund rezultati ka mundur të jetë shumë më i thellë, por skuadra humbi shumë raste.

Redaksia e Telegrafi Sport i ka notuar lojtarët në bazë të paraqitjes në këtë ndeshje.

Arijanet Muriq 7.5

Nuk kishte shumë punë sot, pasi ekipi mbrojti shumë mirë. Kishte një goditje, ku u tregua në gatishmëri. Në dalje sot shumë i sigurt.

Mërgim Vojvoda (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Mërgim Vojvoda 8.0

Sikurse në çdo ndeshje, ai po vazhdon të rritet. Sot luajti mirë dhe u kombinua mirë me Hadërgjonajn. Harkime dhe pasime afër zonë. Paraqitje shumë e mirë.

Mërgim Vojvoda (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Fidan Aliti 8.0

Fantastik. Fiton duele dhe ndal aksione. E ndërton lojën shumë mirë dhe merr pjesë intensivisht në lojë.

Amir Rrahmani 9

Më i mirë sot, apo lojtar i ndeshjes. Shënon gol të bukur me kokë, ndërsa rrezikoi dhe një herë në ndërprerje. Në mbrojtje fantastik. Lider i ekipit, kapiteni i Kosovës.

Benjamin Kololli 8.0

Lojë të mirë në krahun e majtë. Kthehet nga lëndimi dhe futet shumë mirë në lojë. Merr pjesë edhe në sulm, ku topat e tij shpesh janë të rrezikshëm.

Herolind Shala 8.0

Ndeshje shumë e mirë e tij, pas rikthimit. Ndërprenë shumë aksione dhe organizon lojën me qetësi. Na kishte munguar Shala në mesfushë.

Valon Berisha 8.0

Sot krijoi shumë raste për bashkëlojtarët dhe vrapoi shumë. Prej rikthimit ka treguar formë të lartë.

Milot Rashica 8.0

Kishte disa raste për gol, por ishte i pafat. Shpejtësia e tij e ndihmon në lojën një më një, duke krijuar shpesh hapësirë dhe superioritet numerik. Një gol do ta ndihmonte, pasi pati paraqitje shumë të mirë.

Bersant Celina 8.5

Fantastik. Goli i parë erdhi nga harkimi i tij nga këndi. Asistoi shumë herë, duke i vendosur bashkëlojtarët në pozita shumë të favorshme. Nuk u tregua vetjak, ku do të shënonte.

Florent Hadergjonaj 8.5

Pozita e re, Florenti i vjetër. Paraqitje fantastik dhe një asistim. Vrapon shumë, dyfishon në mbrojtje dhe rrezikon disa herë portën. Paraqitje për çdo lëvdatë.

Vedat Muriqi 8.5

Shënoi golin e qetësisë. Kishte shumë raste sot, por shënoi vetëm njëherë. Del nga zona dhe ndihmon lojtarët. Më shpinë i pathyeshëm. Me pak fat ka mundur të shënonte het-trik. Një herë e ndali shtylla, disa herë fati.


Anel Rashkaj (pa notë)

Luajti shumë pak minuta pasi u fut në minutën e 83-të. U inkuadrua mirë, por luajti pak për tu notuar.

Edon Zhegrova (pa notë)

Luajti shumë pak për tu notuar.

Florent Hasani (pa notë)

Luajti shumë pak për tu notuar.


Bernard Challandes 9

Një ndeshje e përgatitur shumë mirë. Ekipi i tij krijoi aq shumë raste, sa që rezultati 2-0 duket shumë i ngushtë. Në anën tjetër mbrojtja kishte shumë pak punë, pasi presioni lartë i përgatitur nga Challandes nuk i la malazezët të marrin frymë.

Edhe një fitore e tij, duke e mbajtur rekordin fantastik në shtëpi pa humbje. /Telegrafi/


Notat 

The post Notat e lojtarëve, Kosovë 2-0 Mali i Zi: Rrahmani fantastik – Celina, Hadergjonaj e Muriqi vendimtarë appeared first on Telegrafi.

Reja deklarohet pas fitores bindëse të Shqipërisë ndaj Moldavisë

Posted: 14 Oct 2019 03:09 PM PDT

Natyrisht i kënaqur Edy Reja për këtë fitore historike të Shqipërisë në transfertë ndaj Moldavisë më e thella e arritur ndonjëherë.

Në mikrofonin e Supersport Reja vlerësoi futbollistët ndërsa shtoi se grupi po rritet nga ndeshja në ndeshje.

A ishte kjo fitore një konfirmim i rritjes së cilësisë së kësaj skuadre?

U treguam të zotë sot. Ishte një nga ato ndeshjet që e quaj të vështirë, sepse duhet përqendrim i lartë, edhe pse kundërshtari ishte modest. Është e vështirë, edhe nga ana e motivimit. Kur ishim 3-0, e menaxhuam mirë.

Debutimi i Trashit me gol…

Bëmë një paraqitje të mirë si skuadër. Trashi, përtej golit, bëri një paraqitje të mirë. Goli është një sforco kolektive. Sot gabuan ata, dhe shfrytëzuam nga gabimi i portierit. Më pëlqen që po formojmë një grup kolektiv të fortë. Bëmë një pjesë të dytë të mirë, menaxhuam rezultatin. Ndërkohë, në pjesën e parë ishim aty, dhe bëmë gjithçka mirë. Shtoj, edhe Kumbullën dhe Selahin, janë djem të rinj që luajnë titullarë në skuadrat e tyre. Jam i kënaqur për ata, që bënë debutimin. Më vjen keq për djemtë e tjerë që nuk arritën të luanin. Por, më vjen mirë që ky grup është i bashkuar, dhe do vijojë kështu.

Fitore historike, 4 gola në transfertë, dhe hera e parë që shënojnmë 3 në pjesën e parë…

Kemi ndërtuar një skuadër të vërtetë, përtej rezultateve dhe asaj që u pa në fushën e lojës. Kemi një staf të mrekullueshëm, me Bulkun dhe Salihin. Kemi edhe analistin e ndeshjeve, kemi një grup që bashkëpunon dhe kështu vijnë rezultatet pozitive. /SS/

The post Reja deklarohet pas fitores bindëse të Shqipërisë ndaj Moldavisë appeared first on Telegrafi.

Trajneri i Malit të Zi, Hadzibegic: Kosova e meritoi fitoren

Posted: 14 Oct 2019 02:52 PM PDT

Mali i Zi ka pësuar humbje në ndeshjen e sotme ndaj Kosovës të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për kualifikim në Euro 2020.

Kosova ishte më e mirë se Mali i Zi gjatë gjithë ndeshjet, por rastet e shumta të lëshuar në pjesën e dytë, bënë që epërsia e Kosovës të mos jetë më shumë se dy gola.

Pas ndeshjes trajneri i Malit të Zi, Faruk Hadzibegic tha se Kosova e meritoi plotësisht fitoren e sotme pas një ndeshje fantastike të zhvilluar nga ta.

“Fillimisht dua të përgëzoj Kosovën për një fitore të merituar, janë një skuadër e mirë dhe i dëshiroj suksese në garat e mëtutjeshme. Ata i shfrytëzuan shumë mirë dobësitë fizike dhe psiqike tona. Ata kanë zhvilluar një ndeshje fantastike. Fatkeqësisht pa marrë parasysh situatën, duhet të theksoj se u vërejt një motivim më i mirë i bashkëlojtarëve", ka thënë Haxhibegiq.

Valon Berisha: Duam vetëm fitoren ndaj Çekisë Valon Berisha: Duam vetëm fitoren ndaj Çekisë

"Kemi luajtur më serioz. Vlen të theksohet se jemi në një situatë të kundërt krahasuar me Kosovën, kur ia do, ia do si me shansa, si me gjëra tjera, ndërsa tek ne ndodhë e kundërta. Edhe sa i përket motivimin psiqik nuk jemi në nivelin e duhur, por besoj që do t'ia dalim dhe do të përmirësohemi. Edhe në këtë rast pjesa e dytë ishte më e mirë se pjesa e parë dhe besoj që jemi në rrugën e duhur”, tha ", ka shtuar trajneri Malit të Zi.

Me këtë humbje Mali i Zi mbetet në pozitën e katërt me vetëm 3 pikë të grumbulluara, raporton KosovaPress.

The post Trajneri i Malit të Zi, Hadzibegic: Kosova e meritoi fitoren appeared first on Telegrafi.

Vojvoda ishte provokuar nga lojtarët malazezë

Posted: 14 Oct 2019 02:46 PM PDT

Mërgim Vojvoda e ka komentuar ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të cilën skuadra jonë e fitoi me rezultat 2-0.

Ai ka thënë se për ta mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikim është dashur të fitonim, prandaj ishte i pritshëm presioni në fillim të ndeshjes.

Ëndrra vazhdon, fitore dhe spektakël ndaj Malit të Zi Ëndrra vazhdon, fitore dhe spektakël ndaj Malit të Zi

Porse, sipas tij, goli i Amir Rrahmanit i kishte çliruar dhe pastaj e shënuan edhe golin e dytë dhe e vulosën fitoren.

Sa u përket reagimeve të tij, ai ka thënë se ishte provokuar nga lojtarët malazezë, prandaj veproi në atë mënyrë që edhe u ndëshkua me karton të verdhë.

Duke e komentuar ndeshjen e radhës ndaj Republikës Çeke, Vojvoda ka thënë se duhet shkuar atje dhe duhet luajtur si në një finale në mënyrë që të arrijmë fitore dhe të jemi më pranë kualifikimit. /Telegrafi/

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

The post Vojvoda ishte provokuar nga lojtarët malazezë appeared first on Telegrafi.

Valon Berisha: Duam vetëm fitoren ndaj Çekisë

Posted: 14 Oct 2019 02:34 PM PDT

Valon Berisha ka thënë se është shumë i lumtur për paraqitjen e Kosovës në fitoren 2-0 ndaj Malit të Zi në kualifikimet për Euro 2020.

Mesfushori i Përfaqësueses tonë ka deklaruar se ata mund të shënonin më shumë gola, por janë të lumtur me dy golat e shënuara.

"Kishim dëshirë të shënonim më shumë gola, por ne shënuam dy dhe morëm fitoren", ka thënë Berisha.

"Kam pasur një detyrë tjetër në këtë ndeshje dhe luajta më mbrapa për t'i furnizuar më shumë topa bashkëlojtarët që ishin përpara".

Fidan Aliti: Në Fadil Vokrri askush nuk na mposhtë Fidan Aliti: Në Fadil Vokrri askush nuk na mposhtë

"Në ndeshjen ndaj Çekisë do të jetë situatë më ndryshe, por ne do të shkojmë për fitore. E kemi parë këtu se nuk ishte një ndeshje e lehtë ndaj tyre, por ne duam të fitojmë", ka thënë më tej mesfushori i 'Dardanëve'.

Anglia është lider i Grupit A me 15 pikë, Republika Çeke me 12, Kosova me 11, Mali i Zi dhe Bullgaria me tri sosh. /Telegrafi/

The post Valon Berisha: Duam vetëm fitoren ndaj Çekisë appeared first on Telegrafi.

Celina: Preferoj të bashkëpunoj me lojtarët dhe jo të bëj tentativa individuale

Posted: 14 Oct 2019 02:29 PM PDT

Bersant Celina ishte njëri prej lojtarëve më të mirë në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të cilën Përfaqësuesja jonë e fitoi me rezultat 2-0.

Futbollisti ofensiv i Swansea Cityt ishte thuajse prapa çdo aksioni të skuadrës, mirëpo nuk preferonte të provonte vet shanset e tij dhe zgjidhte të pasojë te bashkëlojtarët.

Ëndrra vazhdon, fitore dhe spektakël ndaj Malit të Zi Ëndrra vazhdon, fitore dhe spektakël ndaj Malit të Zi

“Tri pikët janë shumë të rëndësishme, ishte ndeshje e mirë ndoshta mund të shënonim më shumë gola, por e rëndësishme ishte fitorja”, ka deklaruar ai.

Sa i përket bashkëpunimit me lojtarët tjerë dhe mosfinalizimit individual të aksioneve, ai ka thënë se kur i sheh bashkëlojtarët në pozita të mira dëshiron të bashkëpunojë me ta duke e lënë anash individualitetin.

Ai ka thënë se mendon se ka bërë paraqitje të mirë, porse gjithmonë ka vend për përmirësim dhe ndoshta ka mundur të shënonte në këtë sfidë. /Telegrafi/

The post Celina: Preferoj të bashkëpunoj me lojtarët dhe jo të bëj tentativa individuale appeared first on Telegrafi.

Vedat Muriqi: Kam mundur të shënoj më shumë gola, por jam shumë i lumtur me fitoren

Posted: 14 Oct 2019 02:24 PM PDT

Sulmuesi Vedat Muriqi, ka treguar formë të lartë edhe në këtë ndeshje, ku me pak fat ka mundur të shënojë më shumë gola.

Ai e gjeti rrjetën në minutën e 35-të për 2-0, duke shënuar pas dy tentimeve.

"Njëherë thamë se mjafton 2-0 për tri pikë. Patëm raste shumë, patëm raste për fitore të thellë. Unë pata pesë raste të qind për qind".

"Sulmues matet me gola. Për kombëtare është ndryshe. Kisha dëshira të shënoja më shumë, por e rëndësishme fitorja".

"Loja po zhvillohet rreth teje? Nuk duhet ta diskutoj si lojtarë pozitën time. Unë luaj si shkon loja dhe kjo është pjesë e opsionit".

"Provokimet nga malazezët? Nuk ishte provokim fillimisht, por ai pastaj vazhdoi dhe unë u nxeha paska".

"Kisha qetësi, por ndonjëherë kur nuk e do, nuk e do, duhet të kemi fat, sikurse te goli".

"E them edhe një herë, jam i lumtur për golin, por më shumë për fitoren", ka thënë Muriqi për Supersport pas ndeshjes. /Telegrafi/  

The post Vedat Muriqi: Kam mundur të shënoj më shumë gola, por jam shumë i lumtur me fitoren appeared first on Telegrafi.

Fidan Aliti: Në Fadil Vokrri askush nuk na mposhtë

Posted: 14 Oct 2019 02:22 PM PDT

Fidan Aliti ka thënë se ata janë krenar për arritjen në këtë fazë të kualifikimeve në Euro 2020.

Mbrojtësi i Kosovës është shprehur shumë i lumtur me fitoren 2-0 ndaj Malit të Zi dhe se në stadiumin 'Fadil Vokrri' nuk na poshtë askush.

"Sot ka qenë një ndeshje mjaftë e rëndësishme. E dimë edhe ne që ne kishim shumë raste, por më e rëndësishme është fitorja", ka thënë Aliti.

"Mali i Zi ka zhvilluar një lojë të mirë dhe nuk e kemi pritur që ata vijnë me këtë guxim, por goli i parë i frikësoi paksa ata".

Kololli: I lumtur me fitoren ndaj Malit të Zi, duam ta mposhtim Çekinë Kololli: I lumtur me fitoren ndaj Malit të Zi, duam ta mposhtim Çekinë

"Jam shumë krenar që jemi në këtë fazë dhe puna jonë tregon më së miri se duam të kualifikohemi dhe se këtu në këtë stadium nuk na mposht askush", ka shtuar më tej mbrojtësi i Kosovës.

Anglia është lider i Grupit A me 15 pikë, Republika Çeke me 12, Kosova me 11, Mali i Zi dhe Bullgaria me tri sosh. /Telegrafi/

The post Fidan Aliti: Në Fadil Vokrri askush nuk na mposhtë appeared first on Telegrafi.

Hadergjonaj: Ndihem rahat në çdo pozitë, ekipi po funksionon shumë mirë

Posted: 14 Oct 2019 02:16 PM PDT

Florent Hadërgjonaj ka treguar edhe një herë paraqitje shumë të mirë në përballje me Malin e Zi (2-0) edhe pse luajti si mesfushorë i krahut.

Ai shtoi se në pozitën e re ndihet shumë mirë, ndërsa shton që çdo mungesë po mbulohet mirë nga ekipi.

"Pozita në krahë? Ne besoj që prish punë, nuk ishte diçka shumë ndryshe. Më eci mirë. Trajneri më tregoi për pozitën ku do të luajë dhe më pyeti si po e ndjej vetën".

"U ndjeva mirë dhe besoj që e ndihmova ekipin në këtë pozitë".

"Lëndimet dhe rikthimit? Po normal po funksionojmë shumë mirë si ekip, kur po lëndohet dikush po mundohemi të luajmë prapë njëjtë dhe nuk po vërehet mungesat".

"Shala? E ndihmuam si ekip dhe ai e ndihmoi ekipin. Pati paraqitje shumë të mirë", ka thënë Hadërgjonaj pwr Supersport pas ndeshjes.

 /Telegrafi/   

The post Hadergjonaj: Ndihem rahat në çdo pozitë, ekipi po funksionon shumë mirë appeared first on Telegrafi.

Kololli: I lumtur me fitoren ndaj Malit të Zi, duam ta mposhtim Çekinë

Posted: 14 Oct 2019 02:12 PM PDT

Benjamin Kololli ka thënë se është shumë i lumtur me paraqitjen që bëri ndaj Malit të Zi.

Mbrojtësi i Kosovës krijoi disa raste për gol në fitoren 2-0 ndaj malazezëve, gjersa ka shtuar se duan të fitojnë edhe ndaj Çekisë.

"E gjithë skuadra kishim paraqitje të mirë dhe bëmë maksimumin ndaj Malit të Zi. Gjatë gjithë ndeshjes e kishim topin nën kontroll", ka thënë Kololli.

"Në shumë raste ishim më të mirë se ta dhe duam të fitojmë ndaj Çekisë në muajin nëntor".

Rashica: Mund të shënonim më shumë gola ndaj Malit të Zi Rashica: Mund të shënonim më shumë gola ndaj Malit të Zi

"Ne e kemi përkrahjen e madhe nga tifozët dhe siç themi në futboll, nuk ishim 11, por 12 lojtarë në fushë", ka shtuar më tej mbrojtësi i Kosovës.

Anglia është lider i Grupit A me 15 pikë, Republika Çeke me 12, Kosova me 11, Mali i Zi dhe Bullgaria me tri sosh. /Telegrafi/

 

The post Kololli: I lumtur me fitoren ndaj Malit të Zi, duam ta mposhtim Çekinë appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more