Skip to main content

Vdes 14 vjeçarja pasi telefoni i shpërtheu nën jastëk gjatë natës

Vdes 14 vjeçarja pasi telefoni i shpërtheu nën jastëk gjatë natës


Vdes 14 vjeçarja pasi telefoni i shpërtheu nën jastëk gjatë natës

Posted: 30 Sep 2019 01:22 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Një nxënëse 14 vjeçare ka vdekur pas telefoni i saj shpërtheu nën jastëk ndërsa po flinte.

Alua Asetkyzy Abzalbek shkoi në shtrat duke dëgjuar muzikë në shtëpinë e saj në Bastobe, Kazakistan.

Mëngjesin tjetër, ajo u gjet e vdekur në mënyrë tragjike me telefonin që kishte shpërthyer pranë kokës së saj.

Telefoni i mençur ishte i futur në një prizë elektrike. Ajo besohet të ketë pësuar lëndime të rënda në kokë dhe vdiq në vend gjatë shpërthimit.

Ekspertët e mjekësisë ligjore konfirmuan më vonë se celulari shpërtheu në mëngjes herët pas mbinxehjes dhe ky ishte shkaku i vdekjes, thuhet në raportet lokale. Vdekja e saj u përshkrua si një "aksident tragjik".

No tags for this post.

The post Vdes 14 vjeçarja pasi telefoni i shpërtheu nën jastëk gjatë natës appeared first on Drenica Press.

Ambasadori amerikan ka një thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës

Posted: 30 Sep 2019 01:16 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kossnet, ka inkurajuar mbajtjen e zgjedhjeve demokratike. Në profilin e tij në Tëitter ai ka shpërndarë linkun e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ku thekson se ky institucion i merr seriozisht parregullsitë e raportuara nga qytetarët.

"Një pjesë të zgjedhjeve të drejta përfshijnë institucionet qeveritare si Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa: http://pzap.rks-gov.net/?lang=en e cila i merr seriozisht të gjitha ankesat e bëra drejtpërdrejt", shkruan Kossnet.

Kujtojmë se zgjedhjet do të mbahen këtë të diel, më 6 tetor, vendi ka shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt.

No tags for this post.

The post Ambasadori amerikan ka një thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës appeared first on Drenica Press.

Vulin: Shqiptarët kanë frikë nga Lista Serbe dhe Vuçiqi

Posted: 30 Sep 2019 01:13 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Aleksandar Vulin u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që në zgjedhjet e ardhshme të 6 tetorit të votojnë për Listën Serbe.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që në zgjedhjet e ardhshme të 6 tetorit të votojnë për Listën Serbe sepse në këtë mënyrë votojnë lidhjen me Beogradin dhe Qeverinë serbe.

Ai për "TV Pink" ka deklaruar se zyrtarët nga Prishtina kanë frikë nga Lista Serbe sepse e dinë se ajo listë do të jetë në raportet më të mira në lidhje me Beogradin, transmeton lajmi.net.

"Shqiptarët kanë frikë nga Lista Serbe dhe sinqerisht kanë frikë nga Aleksandar Vuçiq. Lista Serbe në bashkëpunim me Beogradin gjithmonë do të jetë me popullin dhe qeverinë e saj. Me kë tjetër duhet të jetë?", deklaroi Vulin.

"Të gjithë ata që mundohen të fitojnë vota nga shqiptarët dhe në atë mënyrë të paraqiten rrejshëm si përfaqësues të serbëve në mënyrë që të hyjnë në parlamentin e Kosovës dhe të mbështesin nesër qeverinë e shqiptarëve, nuk punojnë për Serbinë", shtoi ai.

No tags for this post.

The post Vulin: Shqiptarët kanë frikë nga Lista Serbe dhe Vuçiqi appeared first on Drenica Press.

34 aksidente trafiku brenda 24 orëve, policia shqipton 1 mijë tiketa trafiku

Posted: 30 Sep 2019 01:11 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 34 aksidente trafiku, 20 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse në 14 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 1 mijë e 47 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 25 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit

No tags for this post.

The post 34 aksidente trafiku brenda 24 orëve, policia shqipton 1 mijë tiketa trafiku appeared first on Drenica Press.

Nën ndikimin e alkoolit, Volejbollistët serbë këngë provokuese ndaj Kosovës

Posted: 30 Sep 2019 01:07 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Nën ndikimin e alkoolit dhe duke ëndërruar, volejbollistët serbë e festuan titullin e Kampionit të Evropës 2019 në mënyrën më politike të mundshme: duke i kënduar shtetit të pavarur fqinj, Republikës së Kosovës.

Serbia e mundi 3:1 në sete Slloveninë të dielën në finale të Kampionatit Evropian të Volejbollit dhe emocionet e triumfit i shndërruan volejbollistët serbë në nacionalistë tipik serbë.

Serbia asnjëherë nuk dështon ta kthejë në politik qoftë edhe gjënë më të bukur në botë, sportin, dhe ta lidhë me Kosovën, edhe 20 vjet pas luftës dhe 11 vjet pasi Kosova u shpall e pavarur dhe sovrane.

Gjatë festës së tyre në autobusin e ekipit kombëtar, volejbollistët serbë i kënduan këngë nacionaliste Kosovës.

"Oj Kosovë, oj toka jonë", dëgjohen volejbollistët serbë duke kënduar dhe duke pirë në videon e postuar nga vetë Federata e Volejbollit e Serbisë në Facebook.

No tags for this post.

The post Nën ndikimin e alkoolit, Volejbollistët serbë këngë provokuese ndaj Kosovës appeared first on Drenica Press.

Ja pse ndjehemi të lodhur gjatë gjithë kohës

Posted: 30 Sep 2019 01:03 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Gjumi është diçka që të gjithë e dimë se është tejet i rëndësishëm.

Ekziston një ide kulturore se nëse flini për një kohë të gjatë, për gjatë natës do ju bëj më dembel dhe më të lodhur, por në fakt kjo nuk është e vërtet.

Ja çfarë duhet të dini kur ndjeheni gjatë gjithë kohës të lodhur, raporton "Huff Post".

Nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm, sigurisht, ju ndoshta e dini këtë gjë. Por, një gjë duhet të dini, shoqëria jonë vuan nga mungesa e gjumit. Mjekët dhe neurologët thonë se ne kemi nevojë për 7 deri 9 orë gjumë, ndërsa të gjithë marrin më pak se sa që duhet.

Nuk ushtroni sa duhet, ose aspak dhe nuk jeni duke ngrënë mjaftueshëm ushqim të shëndetshëm, studim pas studimi kanë treguar se aktiviteti fizik e rrit gjumin e thellë dhe të mirë. Po ashtu, studime të ngjashme kanë gjetur se edhe ushqimet e shëndetshme si fruta dhe perime qojnë deri në gjumë të mirë.

Jeni duke përdorur ilaçe, ilaçet janë një faktor i madh që qon deri tek mos gjumi i mjaftueshëm e sidomos, ilaçet e qetësimi apo edhe anti depresantët.

No tags for this post.

The post Ja pse ndjehemi të lodhur gjatë gjithë kohës appeared first on Drenica Press.

Sot dita e gjashtë e fushatës

Posted: 30 Sep 2019 01:00 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Sot në Kosovë vazhdon dita e gjashtë e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.

Fushata e nisur gjashtë ditë më parë dhe përfundon më 4 tetor, ndërsa data 5 tetor është heshtje zgjedhore e cila zgjatë deri në mbylljen e qendrave të votimit të dielën në mbrëmje.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote është 1,937,869.

Gjatë 10-ditëve të fushatës zgjedhore, nga subjektet politike kërkohet që të zhvillojnë fushatë të qetë.

No tags for this post.

The post Sot dita e gjashtë e fushatës appeared first on Drenica Press.

Zgjedhjet e 6 tetorit, KQZ tregon si duhet plotësuar fletëvotimin

Posted: 30 Sep 2019 12:54 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Të dielën më 6 tetor qytetarët e Kosovës do t'u drejtohen kutive të votimit, ku do të votojnë për të preferuarin e tyre për kryeministër dhe kandidatët për deputet.

Lidhur me procedurën e votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një video ku tregon se si duhet plotësuar fletëvotimi.

Hapat që duhet ndjekur për të plotësuar fletëvotimin sipas KQZ-së janë si më poshtë:

– Pasi të hyni në kabinën e votimit, sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur

– Zgjedheni subjektin politik dhe shënjoni kutin pranë numrit dhe emrit të subjektit politik, që fletëvotimi i juaj të jetë i vlefshëm ju duhet të zgjedhni vetëm një subjekt politik

– Në anën e djathtë gjenden numrat e kandidatëve . Listën e kandidatëve dhe numrat e tyre i gjeni në broshurat që gjenden në kabinën e votimit.

-Zgjedhin më së shumti pesë kandidatë të subjektit për të cilin keni votuar në anën e majtë.

– Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote është 1,937,869.

No tags for this post.

The post Zgjedhjet e 6 tetorit, KQZ tregon si duhet plotësuar fletëvotimin appeared first on Drenica Press.

7 arsyet pse duhet të ndiheni mirënjohës dhe t’i falënderoni gjyshërit çdo ditë, filloni që tani

Posted: 30 Sep 2019 12:45 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Ata jo vetëm që ndihmojnë fëmijët e tyre (edhe ekonomikisht), por kujdesen për shtëpinë, si dhe kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre. Një sondazh i kryer nga kompania hulumtuese Ipsos për fondacionin Korian, thoshte se "Të moshuarit e sotëm në Evropë.

Që të ndihen mirë duhet të ndihen të dobishëm". Duke qenë se fillimi i tetorit në shumë vende njihet si java e gjyshërve, më poshtë ju sjellim disa arsye pse duhet t'i falenderojmë ata:

1.Ndihmojnë në shtëpi
Sipas studimit të Ipsos, 35% e gjyshërve kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre; 25% ndihmojnë në detyrat e shtëpisë dhe 19% presin pjesëtarët e familjes gjatë pushimeve. Pothuajse gjysma (rreth 40%) më pas i ndihmojnë fëmijët ekonomikisht, falë kursimeve.

2.Ata janë një pikë referimi për fëmijët
Gjyshërit u ofrojnë fëmijëve një lidhje shtesë emocionale që i pasuron të vegjlit. Nuk është e nevojshme të mendosh dhe të frikësohesh se marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve do të dobësohen nëse fëmijët janë të lidhur edhe me gjyshërit. Në të vërtetë, për nipërit dhe mbesat do të jetë një mundësi për të pasuruar jetën dhe zemrën e tyre. Dhe kur, gjatë adoleshencës, marrëdhëniet me nënën dhe babin bëhen disi të acaruara, fëmija mund të gjejë përsëri shpëtim tek gjyshërit.

3.Ata përfaqësojnë një spirancë të historisë së familjes
"Marrëdhënia me gjyshërit e vendos fëmijën pranë historisë së tij familjare, duke rritur ndjenjën e tij të përkatësisë. Për më tepër, për gjyshërit është një mundësi për të krijuar lidhje të reja të rëndësishme në një periudhë kur humbasin shumë gjëra".

4.Ofrojnë një model të ndryshëm
Për nipërit dhe mbesat, të kalosh kohë me gjyshërit do të thotë të kesh përvoja të reja dhe të kesh një model ndryshe nga ai që ndiqet në familje: me gjyshërit ka periudha, veprimtari dhe rregulla të ndryshme. "Sigurisht që është një mënyrë e mirë për t'i bërë të rinjtë më fleksibël dhe të hapur për jetën".

5.I ndihmojnë prindërin që ta vendosin veten në rolin e tyre
"Nëse rolet janë të qarta, pa ndërhyrje apo mbivendosje të kërkesave, prindërit do të ndihen më shumë si nëna apo baballarë falë respektit të gjeneratës më të vjetër".

6.I edukojnë fëmijët për ushqyerjen e shëndetshme.
Ushqimi i përgatitur nga gjyshja është ndër kujtimet më të paharruara të një fëmije.  Gjyshërit kanë një rol të rëndësishëm në vendosjen e shijes së nipërve të tyre dhe në ofrimin e pjatave të shëndetshme dhe të shijshme të traditës.

7.Përkëdhelin të vegjlit.
Disa gabime janë të mira: një nga gjërat më të rëndësishme në çdo marrëdhënie, madje edhe në marrëdhëniet midis nipërve dhe mbesave, është përkëdhelja. Fuqia e gjyshërve është e rëndësishme dhe shkëmbimi i dashurisë me nipat dhe mbesat është një eliksir anti-plakje.

No tags for this post.

The post 7 arsyet pse duhet të ndiheni mirënjohës dhe t'i falënderoni gjyshërit çdo ditë, filloni që tani appeared first on Drenica Press.

21 vjet nga rënia e mjekut dhe humanistit Shpëtim Robaj

Posted: 30 Sep 2019 12:42 AM PDT

https://drenicapress.info/feed/

Sot mbushen 21 vjet qëkur mjeku dhe humanisti Shpëtim Robaj ra në luftë derisa po shkonte për të shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë dhe popullatës civile.

Robaj u lind më 15 tetor 1957 në Prizren. Mësimet fillestare i mori në shkollën "Meto Bajraktari" në Prishtinë, ku asokohe ishte shpërngulur familja e tij. Shkollën e mesme e ka mbaruar në Gjimnazin "Sami Frashëri". Kreu me sukses edhe Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Ai duke qenë mjek atdhetar dhe humanist i shquar qysh në fillim të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shfaq interesim për të ndihmuar luftën dhe të plagosurit. Me këtë qëllim patriotik, pa vonuar kontakton me drejtuesit e Spitalit ushtarak në Likoc të Drenicës qysh në prill 1998, përmes Imer Halimit.

Ndihma e tij si anesteziolog në shërimin e luftëtarëve dhe eprorëve të UÇK-së, ishte e pazëvendësueshme, pasi pikat shëndetësore nuk kishin pajisje të tilla të domosdoshme.

Merita e tij është blerja dhe vendosja e teknikës së Rentgenit me pajisjet përkatëse në Likoc, teknika u bart nga Zenel Kastrati dhe Shaban Hoxhaj.

Në pranverë dhe në verë të vitit 1998, Shpëtim Robaj merr pjesë në trajtimin mjekësor dhe në shërimin e shumë luftëtarëve të lirisë, por edhe të pjesëtarëve të popullatës civile në Breshanc, Ponorc, Gradicë, Senik, Gajrak dhe në pika të tjera shëndetësore të luftës.

Me të dëgjuar lajmin për masakrën e kryer nga forcat serbe kundër familjes Deliu në Abri të Drenicës, Shpëtim Robaj së bashku me mjekët Cen Bytyçi, Ilir Tolaj, Osman Sejfijaj, Ymer Aliu dhe një ekip të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, niset në drejtim të Abrisë, me qëllim të ndihmojë të plagosurit e shumtë, por kamioni në të cilin ndodheshin bie në minat e vendosura nga okupatori serb, si rezultat i së cilës merr plagë vdekjeprurëse.

Lajmi për rënien e doktor Shpëtimit u prit me pikëllim në familje dhe te kolegët e tij.

Familja Robaj ka marrë mirënjohje për dëshmorin, nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme, nga shoqatat humanitare shëndetësore etj.

Për jetën dhe veprën e dëshmorit Shpëtim Robaj është shkruar monografia e titulluar "Dr. Shpëtimi shpëtimtar jete".

No tags for this post.

The post 21 vjet nga rënia e mjekut dhe humanistit Shpëtim Robaj appeared first on Drenica Press.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more