Skip to main content

“Notat e lojtarëve: Verona 0-1 Milan, vlerësimi për Kumbullën dhe Rrahmanin” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Notat e lojtarëve: Verona 0-1 Milan, vlerësimi për Kumbullën dhe Rrahmanin” plus 9 more Telegrafi Futboll


Notat e lojtarëve: Verona 0-1 Milan, vlerësimi për Kumbullën dhe Rrahmanin

Posted: 15 Sep 2019 02:11 PM PDT

Milani është mjaftuar me një gol të shënuar nga penalltia për të arkëtuar pikë të plota në ndeshjen e zhvilluar si mysafir i Hellas Veronas.

Paraqitja e vendasve ishte më e dobët në krahasim me atë të mysafirëve, prandaj edhe nota e tyre mesatare (6.34) është më e ulët në krahasim me atë të Rossonerëve (6.85).

Nota më e lartë në ndeshje ka shkuar për Mateo Musacchion (8.0), kurse nota më e ulët për Mariusz Stepinskin (5.0) që u përjashtua me karton të kuq.

Triumf minimal i Milanit në sfidën ndaj Veronas Triumf minimal i Milanit në sfidën ndaj Veronas

Nga minuta e parë në këtë takim u inkuadruan futbollistët shqiptarë, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani.

19-vjeçari Kumbulla ka marrë notën më të lartë te Verona (7.0), kurse kapiteni i Kosovës (që u zëvendësua në minutën e 79-të) është vlerësuar me notën 6.1.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Hellas Veronas (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Milanit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Verona 0-1 Milan, vlerësimi për Kumbullën dhe Rrahmanin appeared first on Telegrafi.

Triumf minimal i Milanit në sfidën ndaj Veronas

Posted: 15 Sep 2019 01:42 PM PDT

Me epërsi minimale prej 1-0, skuadra e Milanit ka fituar si mysafir i Hellas Veronas në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në Stadio Marc’Antonio Bentegodi.

Sfida nuk nisi mirë për vendasit, pasi në minutën e 21-të të takimit, pas konsiltimit me VAR-in, gjyqtari Gianluca Manganiello e përjashtoi me karton të kuq Mariusz Stepinskin.

Megjithatë, në pjesën e parë, Rossonerët nuk ia dolën që të tregoheshin të rrezikshëm për të shënuar në portën kundërshtare.

Krzysztof Piatek (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images)

Në gjysmën e dytë, mysafirët filluan t’i shtonin aksionet, ndërsa gjyqtari akordoi penallti për një prekje të topit me dorë nga një mbrojtës vendas.

Krzysztof Piatek e mori përgjegjësinë dhe goditi nga pika e bardhë, ndërsa edhe pse e preku topin, portieri Marco Silvestri nuk ia doli ta ndalte (68′).

Krzysztof Piatek (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Milanit e futi topin në rrjetë edhe në minutën e 83-të, por gjyqtari e anuloi golin pas shqyrtimit me VAR.

Kjo është fitorja e dytë sezonale për Milanin që numëron gjashtë pikë pas tri javësh, ndërsa për Hellas Veronan është humbja e parë, pasi ka regjistruar një fitore dhe një barazim.

Në xhiron e ardhshme, Rossonerët zhvillojnë derbin ndaj Interit, kurse Verona luan si mysafir i Juventusit. /Telegrafi/

The post Triumf minimal i Milanit në sfidën ndaj Veronas appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Roma 4-2 Sassuolo, Pellegrini dhe Berardi ishin më të mirët

Posted: 15 Sep 2019 11:45 AM PDT

Roma regjistroi fitore ndaj Sassuolos në një ndeshje mjaft atraktive për sy, në të cilën u shënuan gjashtë gola.

Paraqitja e Giallorossëve ishte më e mirë se ekipit mysafir, prandaj nota mesatare e tyre (6.93) është më e lartë në krahasim me atë të vizitorëve (6.45).

Me tri asistimet e tij, Lorenzo Pellegrini (8.6) ka notën më të lartë në ndeshje, së bashku me Domenico Berardin (8.6), i cili shënoi dy gola.

Roma fiton sfidën atraktive ndaj Sassuolos Roma fiton sfidën atraktive ndaj Sassuolos

Mesfushori Pedro Obiang (5.4) dhe portieri Andrea Consigli (5.7) janë në grupin e lojtarëve me notat më të ulëta në këtë takim.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Romës (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Sassuolos (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Roma 4-2 Sassuolo, Pellegrini dhe Berardi ishin më të mirët appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare: Milani në kërkim të triumfit ndaj Veronas

Posted: 15 Sep 2019 10:59 AM PDT

Milani është mysafir i Hellas Veronas në ndeshjen e javës së tretë në kampionatin italian të futbollit.

Rossonerët kanë regjistruar një fitore dhe një humbje në dy xhirot e para sezonale dhe numërojnë tri pikë të arkëtuara.

Verona, nga ana tjetër, ka arkëtuar katër pikë, nga një fitore dhe një barazim të arritur në dy ndeshjet e para.

Do të jetë një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Ivan Juric dhe Marco Giampaolo, të cilët i kanë caktuar skuadrat e tyre për këtë sfidë.

Formacioni startues i Hellas Veronas: Silvestri; Rrahmani, Kumbulla, Gunter; Faraoni, Amrabat, Veloso, Lazovic; Zaccagni, Verre; Stepinski.

Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Calhanoglu; Suso, Paqueta; Piatek.

/Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare: Milani në kërkim të triumfit ndaj Veronas appeared first on Telegrafi.

Roma fiton sfidën atraktive ndaj Sassuolos

Posted: 15 Sep 2019 10:57 AM PDT

Me rezultat 4-2, Roma e ka mposhtur Sassuolon në ndeshjen e javës së tretë në Serie A, e cila u zhvillua në Stadio Olimpico në kryeqytetin italian.

Fillim fantastik i Giallorossëve në pjesën e parë të takimit, në të cilën arritën t’i shënojnë plot katër gola. Bryan Cristante e nisi serinë e golave (12′) duke shënuar në portën kundërshtare falë asistimit nga Lorenzo Pellegrini.

(Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Nuk zgjati shumë dhe erdhi goli nga sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko (19′), teksa kësaj radhe asistues ishte Aleksandar Kolarov.

Lorenzo Pellegrini vazhdoi me lojën e mirë duke dhuruar një tjetër asistim, këtë herë për Henrikh Mkhitaryan (22′) që u regjistrua në listën e golashënuesve.

(Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Justin Kluivert e shënoi golin e katërt të vendasve, ndërsa ky ishte asistimi i tretë i Pellegrinit në këtë gjysmë të parë (33′).

Në fraksionin e dytë, Roma ka mundur të shënojë akoma më shumë gola, pasi pati raste të shumta, mirëpo mungoi konkretizimi.

(Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Kjo bëri që mysafirët ta gjenin rrjetën në dy raste, me anë të Domenico Berardit (53′ dhe 72′).

Kjo ishte fitorja e parë sezonale e Romës që ka regjistruar edhe dy barazime dhe ka arkëtuar pesë pikë. Për Sassuolon kjo ishte humbja e dytë, ndërsa ka regjistruar edhe një fitore. /Telegrafi/

 

The post Roma fiton sfidën atraktive ndaj Sassuolos appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Watford 2-2 Arsenal, vlerësimi i Xhakës dhe të tjerëve

Posted: 15 Sep 2019 10:41 AM PDT

Arsenali e ka lëshuar fitoren nga dora në ndeshjen si mysafir i Watfordit duke arritur të arkëtojë vetëm një pikë nga ajo sfidë.

Duke qenë se rezultati ishte i barabartë, por vendasit bënë një rikthim fantastik, nota e tyre (6.80) është më e lartë se ajo e mysafirëve (6.55).

Nota më e lartë në ndeshje ka shkuar për lojtarin vendas, Gerard Deulofeu (9.1), ndërsa vlerësim të lartë ka marrë edhe sulmuesi i Topçinjve, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili realizoi dy herë.

Arsenali lëshon fitoren nga dora, barazon ndaj Watfordit Arsenali lëshon fitoren nga dora, barazon ndaj Watfordit

Mbrojtësi i Arsenalit, Sokratis Papastathopoulos, është vlerësuar me notën më të ulët në këtë sfidë (5.3).

Nota e Granit Xhakës ishte solide (7.0), ashtu që paraqitja e mesfushorit shqiptar është vlerësuar si e mirë.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Watfordit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Arsenalit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Watford 2-2 Arsenal, vlerësimi i Xhakës dhe të tjerëve appeared first on Telegrafi.

Arsenali lëshon fitoren nga dora, barazon ndaj Watfordit

Posted: 15 Sep 2019 10:22 AM PDT

Arsenali ka luajtur baras si mysafir i Watfordit (2-2) edhe pse ishte në epërsi prej dy golash në pjesën e parë të takimit që u zhvillua në Vicarage Road.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 21-të kur Pierre-Emerick Aubameyang pranoi një pasim preciz nga Sead Kolasinac dhe e mposhti portierin kundërshtar.

Nuk zgjati shumë dhe Topçinjtë e dyfishuan epërsinë. Nicolas Pepe dhuroi një asistim të mirë për Aubameyang, i cili u tregua i saktë nga afërsia.

(Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Me epërsi të dyfishtë të mysafirëve, skuadrat shkuan në pushim, ndërsa vendasit e kishin të qartë se duhet t’i ndryshonin gjërat në fraksionin e dytë.

Dhe e bënë pikërisht këtë. Pas një gabimi të lojtarëve të Arsenalit, Tom Cleverley realizoi për t’i dhënë shpresë ekipit të tij (53′).

(Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Pas shanseve të njëpasnjëshme të nikoqirëve, gjyqtari akordoi penallti pas një gabim të David Luiz, ndërsa Roberto Pereyra ishte i saktë nga pika e bardhë (80′) dhe e barazoi rezultatin.

Vendasit u përpoqën ta fitonin ndeshjen në minutat e mbetura, mirëpo nuk arritën ta shënonin edhe golin e tretë.

Ky ishte barazimi i dytë i Arsenalit që numëron edhe dy fitore dhe një humbje. Watfordi ka regjistruar vetëm barazimin e dytë, teksa ka pësuar tri herë. /Telegrafi/

The post Arsenali lëshon fitoren nga dora, barazon ndaj Watfordit appeared first on Telegrafi.

Rrëfimi i Michael Owen për sëmundjen e djalit të tij që ia pamundëson të bëhet futbollist

Posted: 15 Sep 2019 09:25 AM PDT

Michael Owen ka bërë të ditur se djali i tij 13 vjeçar është ‘klinikisht i verbër’ dhe nuk mund të bëhet futbollist.

Ish-sulmuesi anglez ka konfirmuar se James është diagnostikuar me sëmundjen Stargardt – që paraqet degjenerimin e retinës.

Të gjitha lajmet nga Michael Owen Të gjitha lajmet nga Michael Owen

View this post on Instagram

Dad and Lad

A post shared by Michael Owen (@themichaelowen) on


Sëmundja Stargardt njihet edhe si distrofia makulare Stargardt, degjenerimi juvenil makular ose ‘fundus flavimaculatus’. Sëmundja shkakton dëmtimin progresiv ose degjenerimin e makulës – që është një zonë e vogël në qendër të retinës, e cila është përgjegjëse për shikimin e mprehtë dhe të drejtë.

Kjo sëmundje zakonisht shkakton humbjen e shikimit gjatë fëmijërisë ose adoleshencës, ndërsa edhe pse akoma nuk ka shërim, rrallë herë ndodh që të prekurit nga kjo sëmundje ta humbin gjithë shikimin.


39-vjeçari Owen ka refuzuar të flasë deri më tani lidhur me gjendjen e djalit të tij, ndërsa në një intervistë për The Times ka treguar për sëmundjen që ka ai.

“Ai nuk do të bëhet asnjëherë futbollist. Djali im ka një sëmundje të syrit. Asnjëherë nuk e kam thënë këtë. Nuk dua të bëhem kryetemë e mediave”.

“Klinikisht, ai është i verbër. E ka sëmundjen Stargardt, një degjenerim i retinës. Kam shkuar e kam shikuar (duke luajtur) dhe e kam ngacmuar për pozicionimin e tij”.

View this post on Instagram

Happy Birthday son. #teenager

A post shared by Michael Owen (@themichaelowen) on

“Ai nuk mund ta shohë topin derisa të jetë 4.5 metra pranë tij. Njësoj si çdo baba që dëshiron që djali i tij të luaj, është thuajse një çlirim për mua”.

“Të gjithë më pyesin: ‘A do të bëhet futbollist?’, ndërsa kur qëndroj në skaj të fushës i dëgjoj duke thënë: ‘Nuk është i mirë si babai i tij'”, ka treguar Owen. /Telegrafi/

The post Rrëfimi i Michael Owen për sëmundjen e djalit të tij që ia pamundëson të bëhet futbollist appeared first on Telegrafi.

Vushtrria i merr tri pikë në udhëtim te Ferizaj

Posted: 15 Sep 2019 08:59 AM PDT

Vushtrria ka regjistruar fitore minimale (1-0) si mysafir i Ferizajt, në ndeshjen e xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në futboll.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 34, kur pas një kundërsulmi të mysafirëve, realizoi Ygor Vinicius.

Përkundër zëvendësimeve në pjesën e dytë, vendasit nuk arritën ta ndryshonin rrjedhën e takimit.

Kjo ishte fitorja e parë e Vushtrrisë në këtë sezon, ndërsa ka regjistruar edhe një barazim dhe dy humbje dhe ka arkëtuar katër pikë.

Për Ferizajn, ishte humbja e tretë sezonale, ndërsa ka arritur edhe një fitore dhe numëron tri pikë. /Telegrafi/

The post Vushtrria i merr tri pikë në udhëtim te Ferizaj appeared first on Telegrafi.

Fitore komode e Flamurtarit ndaj Dukagjinit

Posted: 15 Sep 2019 08:50 AM PDT

Flamurtari ka regjistruar fitore të rëndësishme në stadiumin e vet në Prishtinë duke e mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-0.

Të dyja skuadrat patën rastet e tyre në fillim të ndeshjes, ndërsa rezultati u zhbllokua që në minutën e dhjetë të takimit. Ishte Festim Krasniqi futbollisti që e shënoi golin e parë, në atë që u duk si harkim, porse përfundoi në rrjetë.

Pas një pakujdesie nga mbrojtja mysafire, vendasit realizuan edhe golin e dytë, me anë të Danin Talovic (25′).

Në gjysmën e dytë, vendasit zhvilluan lojë më defensive, ndërkohë që mysafirët nuk ishin në gjendje që t’i ndryshonin gjërat.

Mërgim Boshnjaku, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë, u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë dhe në minutat e fundit i ka nikoqirët me një lojtar më pak në fushë.

Kjo ishte fitorja e dytë e Flamurtarit në katër xhirot e para, ku ka regjistruar edhe një barazim dhe një humbje, dhe numëron shtatë pikë të arkëtuara. Dukagjini nuk e ka nisur mirë sezonin dhe qëndron në fund të tabelës. /Telegrafi/

The post Fitore komode e Flamurtarit ndaj Dukagjinit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more