Skip to main content

Aksidente trafiku në Klinë e Pejë, rritet “talli” për Devollët

Aksidente trafiku në Klinë e Pejë, rritet “talli” për Devollët


Aksidente trafiku në Klinë e Pejë, rritet “talli” për Devollët

Posted: 22 Aug 2019 10:36 PM PDT

Devollët po i "fërkojnë duart" nga përfitimet milionëshe që pritet t`i arkëtojnë nga veturat e aksidentuara në trafik, si rrjedhojë e një marrëveshjeje monopoliste që ua ka mundësuar qeveria Haradinaj.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 52 aksidente trafiku.

Sipas raporteve të policisë, mesatarja ditore e aksidenteve që kanë ndodhur gjatë javës së fundit është rreth 60.

Nga këto shifra zyrtare, të hyrat për kompaninë e vetme të homologimit në Kosovë mund të jenë 7.500 euro në ditë ose 52.500 mijë euro në javë.

Të gjitha këto vetura të aksidentuara, pavarësisht dëmeve materiale, obligohen t`i nënshtrohen procesit të homologimit, para se të rikthehen në qarkullim rrugor, në bazë të një vendimi të nënshkruar nga ministri i Infrastrukturës Pal Lekaji cili i mundëson përfitime milionëshe Devollëve përkatësisht kompanisë "EuroLab".

Vetëm sot gjatë ditës në Gazetën Sinjali janë raportuar dy raste të aksidenteve në zonën e Dukagjinit të cilat fatmirësisht kanë kaluar pa pasoja të rënda në njerëz.  Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën magjistrale Klinë-Pejë, ka bërë të ditur një sinjalizues i cili ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete: një kamion dhe një veturë. Në foto shihet një veturë e tipit "Peugot" e cila ka mbetur pa njërën rrotë.Edhe në Pejë sot ka ndodhur një aksident trafiku, me ç`rast një motoçikletë ka goditur një veturë duke shkaktuar dëme materiale./ Sinjali/

The post Aksidente trafiku në Klinë e Pejë, rritet "talli" për Devollët appeared first on Drenica Press.

Panik në banesë, ariu iu hyn brenda në kuzhinë

Posted: 22 Aug 2019 10:34 PM PDT

Dy adoleshentë po shikonin TV gjatë natës kur një mysafir i paftuar iu fut në shtëpi dhe shkoi drejt frigoriferit.

Bëhet fjalë për një ari të uritur,  i cili hapi frigoriferin për të ngrënë ushqime.

Prania e 'mysafirit të paftuar' shkaktoi panik tek dy të rinjtë.

Ariu hyri në banesën në Truckee, Kaliforni përmes derës së garazhit. Dhe një kamera kapi momentin kur ariu shëtiste në kuzhinë dhe dhomën e ndenjes.

15-vjeçari Hayes Sherman dhe shoku i tij sapo dëgjuan hapat e këmbëve të ariut dhe zhurmën që shkaktoi kafsha kur u fut brenda banesës shkuan në drejtim të derës. Ata e mbajtën me forcë në mënyrë që ariu të mos futej brenda.

Kafsha mori në frigorifer, akullore e biskota dhe i hëngri në divanin në dhomën e ndenjes.

Hayes përdori orën e tij të Apple për të telefonuar nënën e tij, e cila po flinte në katin e dytë, për ti treguar që një ari ishte futur në shtëpi dhe të mos zbriste nga shkallët. Më pas 15-vjeçari telefonoi policinë, që mbërriti pas 15 minutash duke bërë të mundur nxjerrjen e ariut nga banesa pa u dëmtuar askush.

The post Panik në banesë, ariu iu hyn brenda në kuzhinë appeared first on Drenica Press.

Mësojeni se kur do të bije shi në Kosovë

Posted: 22 Aug 2019 10:22 PM PDT

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat pas dite, në pjesën qendrore, veriperëndimore dhe jugore do të sjellin reshje afatshkurta dhe të izoluara shiu.

Temperaturat mbesin të ngjashme në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

Java tjetër pritet me kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura dhe herë-herë të përcjella me reshje shiu, por në fushat termike nuk priten rënie të theksuara të temperaturave, ato do t'i ruajnë vlerat e larta deri në fund të muajit.

The post Mësojeni se kur do të bije shi në Kosovë appeared first on Drenica Press.

A është kjo data kur do të mbahen zgjedhjet

Posted: 22 Aug 2019 10:21 PM PDT

Pas shpërbërjes së Kuvendit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që shumë shpejt t'i shpallë zgjedhjet.

Me 89 vota pro, një kundër dhe dy abstenime, deputetët sot votuan pro shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës.

Pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se shumë shpejt do t'i shpallë zgjedhjet.

Këtë e bëri përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

"Tani është në interes të qytetarëve të Kosovës që pas një procesi zgjedhor demokratik të kemi sa më shpejt një qeveri funksionale dhe llogaridhënëse, e cila i përballon sfidat që na presin si shtet dhe shoqëri. Brenda kompetencave të mia kushtetuese, ligjore dhe në përputhje të plotë me vendimin e sotëm të Kuvendit, së shpejti do të marr vendim për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës", kishte shkruar Thaçi ndër të tjera.

Në anën tjetër, burime të lajmi.net, brenda Presidencës, kanë bërë të ditur se Thaçi, pritet t'i shpallë zgjedhjet në fillim të javës së ardhshme.

Sipas këtyre burimeve, zgjedhjet pritet të mbahen më 6 tetor ndërkaq fushata zgjedhore do të zgjas vetëm 10 ditë.

"Po besoj që më 6 tetor do të mbahen zgjedhjet sepse ashtu është duke u folur. Ndërkaq fushata zgjedhore do të jetë vetëm 10 ditë", ka thënë ky burim i lajmi.net.

Theksojmë se deri te këto zgjedhje të parakohshme ka ardhur si pasojë e dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit më 19 korrik, pasi që kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

The post A është kjo data kur do të mbahen zgjedhjet appeared first on Drenica Press.

Ekskluzive || Arrihet koalicioni i dytë parazgjedhor

Posted: 22 Aug 2019 09:55 PM PDT

Pas koalicionit AAK- PSD, para pak minutash është arritur edhe koalicioni i dytë parazgjedhor.

Gazeta Blic nga burime mirë të informuara, ka marrë vesh se është arritur koalicion parazgjedhor ndërmjet Nismës Socialdemorkate dhe Alenacës Kosova e Re.

"Në orët e vona të ditës së enjte janë takuar lideri i Nismës Fatmir Limaj dhe ai i AKR-së Behgjet Pacolli, në një nga restaurantet në periferi të Prishtinës. Takimi ka zgjatur disa orë, dhe dy liderët janë marrë vesh për koalicion parazgjedhor", tha ky burim i Gazetës Blic.

Sipas këtij burimi, pritet që sot (e premte) paradite të zyrtarizohet ky koalicion.

"Dy liderët e partive janë dakorduar që të premten nga ora 11:00 ta mbajnë një konferencë me media, ku edhe do të zyrtarizohet kaolicioni Nisma- AKR", tha ky burim i Gazetës Blic.

Këto burime nuk kanë dhënë detaje se si janë dakorduar për listën zgjedhore, por kanë saktësuar se Pacolli e Limaj edhe gjatë ditës së djeshme, kishin pasur një takim, para se të takoheshin në orët e vona të mbrëmjes.

Gazeta Blic ka provuar në këto orë të para të mëngjesit të kontaktoj me zyrtarë të Nismës dhe AKR-së për të konfirmuar këtë marrëveshje, por kontakti ka qenë i pamundur.

Ndryshe, ditë më parë AAK kishte arritur koalicion parazgjedhor me PSD-në e Shpend Ahmetit./ Gazeta Blic

The post Ekskluzive || Arrihet koalicioni i dytë parazgjedhor appeared first on Drenica Press.

Avdijaj nuk përmbahet, përleshet me futbollistin serb në Athinë

Posted: 22 Aug 2019 03:10 PM PDT

Skuadra turke e Trabzonsporit mposhti me rezultatin 1-3 AEK-un e Athinës në përballjen e vlefshme për "play-off"-in e Ligës së Kampionëve.

Heroi i kësaj sfide ishte padyshim, ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban, i cili shënoi tregolësh. Kjo humbje "tronditi" disi futbollistes vendas, teksa një minutë para fundit, nuk mungoi tensioni.

Protagonist ishte shqiptari i Kosovës, Dionis Avdijaj, i cili pati një zënkë me futbollistin boshnjak me origjinë serbe, Ognjen Vranjes.

Avdiaj perleshet me futbollistin serb on Vidnews.

The post Avdijaj nuk përmbahet, përleshet me futbollistin serb në Athinë appeared first on Drenica Press.

Aksidentohet zëvendësministri kosovar

Posted: 22 Aug 2019 01:27 PM PDT

Izmi Zeka, zëvendësministër në detyrë në Ministrinë e Brendshme të Kosovës, është aksidentuar.

Aksidenti ka ndodhur para pak minutash në një rrugë të Gjilanit.

Në fotografitë nga vendi i ngjarjes shihet që Izmi Zeka ka qenë me veturë e tij private.

Zëvendësministri në detyrë ka shpëtuar pa lëndime.

The post Aksidentohet zëvendësministri kosovar appeared first on Drenica Press.

Kadri Veseli nesër i shkon për vizitë Ramiz Kelmendit

Posted: 22 Aug 2019 01:01 PM PDT

Kryetari i Kuvendit (tashmë të shpërbërë), Kadri Veseli, nesër pritet ti shkojë në vizitë biznesmenit të njohur kosovar dhe Deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendit.

'Radio 1' merr vesh nga burime të sigurta se vizita e Veselit tek Kelmendi do të ndodhë dhe do të filloi në ora 15:00 në Pejë.

Kreu i Kuvendit dhe i PDK-së do vizitojë bizneset e rrjetit të Kelmendit, nga 'Pi&ki' dhe 'Egi group' për të vazhduar edhe tek qendra tjera të kompanisë.

E rëndësishme, gjithnjë sipas burimeve të 'Radio 1' të afërta me z. Veseli dhe z.Kelmendi do të jetë një 'drekë pune' e tyre, që pritet të zhvillohet në rezidencën e z.Kelmendit në Rugovë.

Veseli një vizitë të tillë tek bizneset e Kelmendit e kishte paralajmëruar edhe muaj më parë, por që nuk kishte ndodhur.

The post Kadri Veseli nesër i shkon për vizitë Ramiz Kelmendit appeared first on Drenica Press.

“Qafen e thefshin!”

Posted: 22 Aug 2019 12:58 PM PDT

Nga Nezir Kraki

N'fakt, Kosova ka vite që funksionon pa parlament. N'atë sallë gjithmonë ka pasë rroga, meditje, shitblerje, injorancë, krim, banditizem, turp e gjithçka tjetër përveç përfaqësim të interesit të popullit.

N'atë sallë, nga 120 persona as 20 nuk kanë qenë të denjë për postet e tyre. Seancat e asaj salle kanë qenë sa të gërditshme për popullin aq edhe qesharake për botën. Aty kishte nga deputeti WANTED ne listat e zeza amerikane deri te deputeti i paskrupullt që i merr 48 rroga ne dy vite pa i nxjerrë as 48 germa nga goja.

Qafen e thefshin!

Kosovës i duhet një Kuvend që përfaqëson interesin e qytetarit jo një sallë e mbushur me krijesa aksidentale që na bëjnë gaz t'botës.

(Ky shkrim është marrë i plotë nga Nezir Kraki pa ndërhyrje nga redaksia) KultPlus.com

The post "Qafen e thefshin!" appeared first on Drenica Press.

I pastrehë e i palëvizshëm, tani vullnetar i Halil Kastratit

Posted: 22 Aug 2019 12:55 PM PDT

Mit'hat Parashumti i palëvizshëm prej katër vitesh përballej me probleme shëndetësore në boshtin kurrizor.

Mirëpo nuk ishte ky problem i vetëm që kishte pasur Mit'hati, pasi që ai nuk kishte as strehim, dhe për të kujdesej një serb në Graçanicë.

Rasti i Mit'hatit u paraqit në emisionin 'Radar' në televizionin Dukgjini. Në atë çast duket se një shpresë erdhi për Mit'hatin, pasi që humanisti Halil Kastrati kishte dëgjuar për historinë e tij dhe kështu kishte shprehur vullnetin t'i ndihmojë.
"Kam nevojë për shumë gjëra, për karrocë, për me më dërgu në banjë, për ushqim", pati thënë Mit'hati.

Me të dëgjuar këto fjalë, humanisti, Halil Kastrati, së bashku me shoqatën "Jetimat e Ballkanit", janë mobilizuar të ndihmojnë atë.

"E kemi parë historinë e axhës Mit'hat. Bëhet fjalë për kontrolle të mjekut, për barna e për banjo", ka thënë Kastrati.

Mirëpo nuk u la vetëm me kontrolle mjekësore, pasi që Mit'hatit iu caktua data e operacionit.

Pas pese orë operacion çdo gjë rezultoi me sukses. Mit'hati u ngrit në këmbë dhe pas gjithë asaj kohe po i ndjente këmbët e tij.

"Pas operacionit më kanë ardh ndjenjat, më vinte fllad tek këmbët. Atëherë provova të ecë dhe eca", ka thënë ai me plotë emocion.

Mirëpo Mit'hati nuk iu falenderua vetëm me fjale humanistit Kastrati, pasi që nga tani e tutje ai do të jetë vullnetar në shoqatën "Jetimat e Ballkanit"./Telegrafi/

The post I pastrehë e i palëvizshëm, tani vullnetar i Halil Kastratit appeared first on Drenica Press.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more