Skip to main content

“Spitali rajonal i Vlorës, Manastirliu: Më shumë siguri, cilësi dhe shërbimi” plus 9 more - Gazeta Dita

“Spitali rajonal i Vlorës, Manastirliu: Më shumë siguri, cilësi dhe shërbimi” plus 9 more - Gazeta Dita


Spitali rajonal i Vlorës, Manastirliu: Më shumë siguri, cilësi dhe shërbimi

Posted: 06 Jul 2019 02:14 AM PDT

Spitali Rajonal i Vlorës ka marrë akreditimin si institucion shëndetësor.

Spitali dhe Poliklinika e Vlorës i kanë plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Qendra e Akreditimit QKCSAISH për cilësinë dhe standartin e ofruar në shërbim.

Pas një vlerësimi që ka filluar rreth 1 vit më parë nga QKCSAISH, Spitali Rajonal Vlorë rezulton të ketë përmbushur kushtet për shërbim shëndetësor sipas kritereve të kërkuara për infrastrukturën, pajisjet teknologjike spitalore, kushtet tekniko-higjenike, kualifikimin e burimeve njerëzore, ofrimin e shërbimit shëndetësor për pacientët.

Pas spitalit universitar "Shefqet Ndroqi", spitali i Vlorës ka përfunduar procesin e akredimit, ndërsa po përmbyllet ky proces për disa spitale rajonale. Akreditimi po vijon për institucionet e kujdesit shëndetësor publike dhe private në vend.

Institucionet shëndetësore, bazuar në ligjin për kujdesin spitalor në Republikën e Shqipërisë do të kenë kusht për licensimin dhe rilicensimin, përmbushjen e standardeve bazë të akreditimit.

 

b.b/dita

Brokaj: Sulmet e Metës ndaj SHBA e BE marrëzi, SPAK po tmerron politikanët

Posted: 06 Jul 2019 02:02 AM PDT

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj ka komentuar aktualitetin politik në vend, duke prekur më shumë faktin e përplasjeve mes presidentit Ilir Meta dhe qeverisë, sulmeve të kreut të shtetit në adresë të ndërkombëtarëve dhe sjelljes së opozitës përballë mazhorancës.

Gjatë një interviste për gazetën "SOT", Brokaj dënoi sulmet e Metës në adresë të SHBA dhe BE, duke i quajtur marrëzi. Ndërkohë që, duke hequr një paralelizëm mes tij dhe kohës kur Shqipëria drejtohej nga Berisha, Brokaj theksoi se me gjuhën që po artikulon kreu i shtetit në raport me ndërkombëtarët, po sillet më keq se ish-kryeministri Berisha.

-Zoti, Brokaj, ditët e fundit Presidenca dhe Qeveria janë duke u përplasur me njëra-tjetrën. Shkak i konflikti është bërë ç'dekretimi i Metës së datës së zgjedhjeve dhe nxjerrja e një dekreti të ri zgjedhjesh vendore sikundër është 13 tetori. Keni një koment për këto përplasje dhe a ka të drejtë kreu i shtetit të marrë këto veprime?

Kjo puna e dekretimit dhe ç'dekretimit ka pothuajse një muaj që diskutohet, duke futur palët në debat. Kjo nuk është e lehtë për ne që kemi ndjekur analistët, këtu e kam fjalën për konstitucionalistët dhe jo pseudo-konstitucionalistët, pra ata që janë të formuar dhe analizën e bëjnë mbi bazën e librave, duke bërë që ne ta kemi shumë të lehtë për të ndarë dhe kuptuar këtë çështje. Unë e lexoj të drejtën e votimit si të drejtën e qytetarit dhe jo si të drejtë të presidentit, as të kryeministrit, etj. Dhe e drejta e qytetarit është e vendosur me Kushtetutë si afat. Ata që do të organizojnë zgjedhjet sipas Kushtetutës që në këtë rast është presidenti me dekretimin dhe kryeministri me organizimin, duhet të kenë si busull dhe të bazohen pikërisht tek afati që vë kufi Kushtetuta. Ndaj nuk ka asnjë si të thuash justifikim, fakti që meqenëse nuk jemi në rregull, nuk kemi në rregull opozitën apo nuk jemi në gjendje të shtyjmë zgjedhjet. Ky variant, i cili përjetohet në Shqipëri, pas vitit '90, që me shtyrjen e parë të zgjedhjeve me të drejtë nga Ramiz Alia. Ky i fundit i shty zgjedhjet asokohe, në mënyrë që t'i jepte kohë Partisë Demokratike që të organizohej dhe të ishte gati për të konkurruar në vitin '91. Ndërkohë që herët e tjera deri më sot të gjitha shtyrjet e zgjedhjeve, janë bërë pas presioneve të politikës, duke shmangur në mënyrë flagrante ligjin dhe Kushtetutën. Tani kështu do të vazhdojmë ne? Që edhe kur kemi Kushtetutë, edhe kur kemi ligj, i heqim të drejtën qytetarit që të votojë? Për shembull unë nuk dua që asnjë ditë t'i shtyhet mandati një kryebashkiaku që i mbaron mandati në gusht, referuar zgjedhjeve të vitit 2015. Sepse kryebashkiakët e kanë të drejtën e pushtetit deri në 30 qershor dhe këtë të drejtë ua jep Kushtetuta. Atëherë kush është ai që më heq mua këtë të drejtë dhe të pranoj një kryebashkiak që të më qeveris mua si qytetar edhe pas datës 30 qershor, në një kohë që atij i ka mbaruar mandati? Kështu që, substanca është Kushtetueses dhe gjithë këta të tjerët pseudo-juristët dhe palo-analistët spekulojnë në varësi të kuletës apo xhepit që i paguan që të bëjnë këto analiza dhe asgjë tjetër.

-Pra, ju po thoni se presidenti Ilir Meta gaboi me ç'dekretimin e 30 qershorit dhe nxjerrjen e një dekreti të ri, ku kërkon që zgjedhjet lokale të mbahen në 13 tetor?

Patjetër. Presidenti i Republikës kur kalon afatin e përcaktuar nga Kushtetuta, 4 vjeçarin për zgjedhjet, që në rastin konkret janë lokale, i ka ikur efektivisht e drejta. Meta lëvizjen me dekretin e zgjedhjeve mund ta bënte brenda afatit 4 vjeçar, që nënkupton nga 30 qershori e mbrapa por edhe 6 muaj para se të mbaroj mandati 4 vjeçar i kryebashkiakëve aktual të dalë nga zgjedhjet lokale të vitit 2015. Pra, kreu i shtetit e kishte mundësinë të luante me dekretin vetëm në këtë hark kohor, gjithmonë i detyruar që të bazohet në Kushtetutë. Pra, Meta është i detyruar që të zbatojë në frymë dhe në gërmë Kushtetutën dhe jo lojën politike të zbut unë Lulzim Bashën me Edi Ramën apo Ramën me Opingën e Sheros. Kështu që, arsyetimi nuk është shumë i ndërlikuar sikundër serviret. Për mua arsyetimin dhe çështjen e ndërlikojnë artificialisht. Kjo pasi arsyetimi është shumë i thjeshtë. E drejta për të votuar përcaktohet nga Kushtetuta, afati përcaktohet nga Kushtetuta dhe të tjetër, duke filluar nga Presidenti i Republikës duhet t'i shërbejnë të drejtës dhe afatit. Meta shkeli Kushtetutën me ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve. Dhe këtu marrin fund dilemat.

-Presidenti Ilir Meta e justifikoi ç'dekretimin e 30 qershorit dhe nxjerrjen e një dekreti të ri për zgjedhje lokale, sikundër është 13 tetori, me faktin se shmangu përplasjen civile dhe dhunën. Si e cilësoni këtë veprimi?

Luftën civile, mosbindjen civile, konfliktin, dhunën apo quhen si të doni e ka nxitur dhe ndjellë opozita, e cila tanimë është në rrugë. Madje, desha të thosha se këtë luftë civile e ka ndjellë opozita dhe të tjerë që qëndrojnë në prapavijë dhe mbi të dhe jo populli apo mazhoranca. Gjithmonë, populli e ka shmangur këtë luftë. Këtu e kam fjalën atë luftë civile që opozita e drejtuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrimi e ndezën me bomba Molotov, me provokime protestash e deri në dhunim të institucioneve dhe bllokimi rrugësh, ishte një luftë apo skenar i stisur nga këtë aktorë të opozitës dhe jo vetëm. Kështu që, për ta zgjatur përgjigjen fillimi i luftës të ndezur nga opozita e ka zanafillën që nga djegia e mandateve të deputetëve, ikja nga Parlamenti. Dhe pas këtij veprimi, opozitës dhe ata që e mbështesin atë u iku ekuilibri, duke u çorientuar dhe çekuilibruar. Sepse nuk e pritën dhe as e menduan, që ky Parlament të mund të vazhdonte, pasi nuk do të hynin njerëzit e tyre që ishin në listat shumë emërore të PD-së dhe LSI-së, sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 30 qershorit. Pra, në këtë mënyrë ata çekuilibruan dhe u prish plani dhe ëndrra e opozitës për të pasur një Parlament një ngjyrësh, i cili do të vijonte 2-3 muaj dhe Presidenti i Republikës do të kishte të drejtën që të shpallte zgjedhje të parakohshme parlamentare. Dhe në atë situatë, në atë Parlament, do isha dakord që një Parlament njëngjyrësh, mund të vazhdonte edhe pak muaj deri sa të rregullonte disa gjëra, sikundër është miratimi i reformës zgjedhore. Mirëpo, situatë në zhvillim, gjithmonë pasi opozita dogji mandatet dhe doli në rrugë, ndryshoi. Plani i opozitës dështoi dhe sot kemi një Parlament që i mungojnë vetëm pak deputetët. Aq më tepër që zëvendësimi i deputetëve të opozitës nga ata të rinj u vlerësua dhe u nxit shumë nga ndërkombëtarët, pasi këtë të fundit jo vetëm që e njohin mirë Shqipërinë, por ishin në dijeni të kësaj loje të pistë dhe pisllëku që po luante opozita, duke bërë që të legjitimonin Parlamentin aktual dhe qeverinë. Pra, ndërkombëtarët e kuptuan lojën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke iu mbyllur shtigjet këtyre veprimeve, me anë të së cilës do të synohej përplasja dhe konflikti civil. Kështu që, ndërkombëtarëve nuk iu interesonte një Shqipëri në dhunë dhe bënë lëvizjen e tyre. Parandaluan çuarjen e Shqipërisë në mosbindje civile, i cili mund të kthehej në precedent në të gjithë rajonin. Mos harroni që në jetuam kaq muaj me bllokim rrugësh, bomba molotov. Por ne jemi vendi i NATO dhe askush nuk e toleron këtë sjellje të opozitës. Thënë më troç, opozita sajoi dhe gatoi konflikti civil dhe priste që të vilte këtë prodhim, por që dështoi, pasi rranë telefonat dhe ndërkombëtarët ua tërhoqën veshin krerëve të opozitës. Ne që kemi 30 vjet që jetojmë dhe përjetojmë këtë lloj politike, ua njohim me detaje marrëzitë politikanëve, kështu që edhe ndërkombëtarët nuk lejojnë destabilizimin e vendit.

-Po sulmet e presidentit Ilir Meta në adresë të qeverisë dhe reformës në drejtësi, si i shihni?

Shiko! Sa do të mendoja keq për Ilirin, nuk e prisja që ai të prezantohej kaq keq. As e mendoja dhe as doja që Presidenti i Republikës të prezantohej në mënyrë kaq flagrante, me një arsyetim fare pa post politikani. Dihet tashmë nga të gjithë që reforma në drejtësi është e imponuar realisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi politikanët këtu nuk e donin këtë reformë. Këtë reforma gjithashtu e ka pranuar edhe Europa dhe përpara se ajo të votohej këtu, kishte 2 apo 3 vjet që ishte planifikuar dhe hartuar në SHBA. Më lejoni të ndaj me ju një moment, që daton ndoshta 8 apo 10 vjet më parë dhe ka lidhje me një forum avokatësh në Amerikë. Këtij forumi asokohe i ishte shtruar pyetja se çfarë do të bëhet me Shqipërinë? Kjo që po them unë është e botuar dhe zyrtare. Pra, pyetja që ishte shtruar në këtë forum kishte lidhje me korrupsionin në Shqipëri dhe se çfarë duhet të bëhej për të parandaluar këtë fenomen, madje edhe fenomene të tjera të jashtëligjshme. Ata u përgjigjën duke thënë se nuk është problem fare për të çmontuar këtë lloj fenomeni siç iu duket politikanëve në Shqipëri apo gjetkë. Ata propozuan që merrni pasuritë e politikanëve dhe njerëzve të drejtësisë dhe pasuritë e mëdha që disponojnë krahasojini me të ardhurat që kanë bërë në vite. Kështu që, diferenca që do të krijohet janë burime të pajustifikuara, të ardhura nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Tani çfarë është reforma në vetvete? Për mua është zbërthimi i këtij konkluzioni të forumit të avokatëve në Amerikë. Pra, ç'punë ka Edi Rama sikundër pretendon Meta, në një kohë që koncepti i reformës në drejtësi është hedhur 10 vjet para nga amerikanët, kohë kur kryeministri aktual ishte kryebashkiak i Tiranës. Kështu që, asnjë nga akuzat e Metës se Rama po i heq gjyqtarët dhe prokurorët nuk qëndrojnë. Kjo pasi amerikanët kanë hedhur burime njerëzore dhe para për këtë reformë dhe është e tyre dhe nuk lejojnë që të fusin duart të tjerët qofshin këtë politikanë apo ku e di unë se çfarë. Amerikanët kanë futur njeriun e tyre. Dhe kanë gjithashtu Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit që monitoron punën e reformës, i cili ka të drejtë të kthejë kur shikon që një gjyqtar kalon vetingun në KPK dhe ta apelojë vendimin në KPA, kështu që nuk lejojnë që kjo reformë të kapet. Dhe nga ana tjetër informacioni që kanë për çdo dosje dhe nga gjithë shqiptarët, ndonjëherë edhe në mënyrë spekulative, ata i kalojën të gjitha në filtra. Kështu që, nuk e kanë problem të hetojnë me detaje politikanët dhe njerëzit e drejtësisë në Shqipëri. Kështu që, gjithë akuza që Meta bën ndaj Ramës në këtë aspekt bie dhe nuk qëndron. Vetingu dhe reforma në drejtësi nuk i ka lënë shteg Ramës që të bëjë lojë dhe kapë reformën. Përkundrazi, politika shqiptare nuk e donte reformën, sa u detyrua ish-ambasadorin Donald Lu që të vihej në lëvizje dhe tu mbushte mendjen politikanëve dhe ligjvënësve shqiptar që ta votonin reformën. Dihet që Rama u pozicionua pro reformës dhe kështu ndodhi.

-Gjithashtu, presidenti Meta nuk ka kursyer me sulme edhe ndërkombëtarët. Keni një koment?

Për mendimin tim në aspektin politik dhe diplomatik sulmet e presidentit Ilir Meta në adresë të ndërkombëtarëve është skandali më i madh që janë bërë në këto 30 vjet pluralizëm. Ka bërë edhe Saliu që nuk ka pranuar të takonte ndihmës sekretarin e Shtetit të SHBA, të cilin e ka pasur edhe mbështetës në zgjedhjet e '96. Më pas kur gjakosi shqiptarët, natyrisht ai i vuri frenë Saliut. Ndërkohë, ku e di unë edhe kur ka ardhur Erdogani, Saliu nuk i vajti në sallën e Parlamentit. Pra, skandale të tilla, kjo pjesë e politikës shqiptare që ka pozicionin opozitë sot, i ka bërë skandale të tilla. Por jo në përmasën që konkretisht tani së fundmi ka bërë Ilir Meta ndaj ndërkombëtarëve. Shtrohet një pyetje shumë e thjeshtë për ne që kemi jetuar edhe pas '90. Po si do të kishim shpëtuar ne nga konflikti që nga '91, kur këtë që bëjnë opozitën sot kanë bërë vrasje në Shqipëri. Kush e qetësoi Shqipërinë në situata shumë të rënda që kaloi si vitet '96, '97, '98? Ishin pikërisht ndërkombëtarët që na ndihmuan dhe qetësuan situatën. Realisht politikanët shqiptarë nuk lidhin dot brekët e tyre dhe e kanë bërë Shqipërinë copë-copë dhe për çudi na dalin që ndërkombëtarët janë fajtorë. Nuk mund të hedhësh kurrë akuza ndaj ndërkombëtarëve, aq më tepër ambasadoreve, pasi këtë të fundit janë thjeshtë zëdhënës dhe informues të shtetit që përfaqësojnë. Askush nga ambasadorët nuk flet në kokën e vetë se kontrollohet nga qeveria e tij që nga nesër. Është e pamundur që një ambasador të bëjë një gabim të dytë, pasi nuk e lë njeri. Prandaj, për mua qëndrimet e Metës karshi ndërkombëtarëve kanë qenë të papranueshme. Unë jam nga ata që bëj pjesë tek sovranistët dhe e pëlqej shtetin me sovranitet të plotë. Unë ku ta gjeja që Iliri t'i përkiste klasës sovraniste, por për fat të keq nuk është kështu. Është absurde që të godasë aleatët, pa të cilët ne si vend nuk jetojmë as 5 minuta. Kjo që po bën Meta nuk është politikë, por vetëm marrëzi.

-Mazhoranca së fundi ka ndërmarrë një nismë për të shkarkuar presidentin Ilir Meta nga detyra. A ka të drejtë mazhoranca të shkarkojë presidentin nga detyra?

Pas këtyre gjërave që ndodhën, për mua mazhoranca tanimë është më e motivuar se kurrë për t'i shkuar deri në fund shkarkimit të Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Fillimisht, me thënë të drejtën gati nuk kam qenë i bindur nëse ia vlente apo nuk ia vlente të merreshin me të sepse ata vetë e pollën presidentin, është konflikti i tyre. Por ama, po ta shikosh, vendimi i presidentit në vijim është një faktor i problemeve, jo i zgjidhjes së tyre. Sidomos qëndrimi jo serioz i fundit, i jep shumë argument mazhorancës që të kërkojnë largimin e tij.

-Si i shikoni zgjedhjet vendore, të cilat u mbajtën në 30 qershor?

Për mua, zgjedhjet janë krejtësisht normale. E para një herë që ato janë pothuajse tërësisht njëngjyrëshe. Pavarësisht nga prania e partive të tjera dhe e Bindjes Demokratike, e cila nuk pati kohë, sepse unë kam bindjen që Bindja Demokratike po të kishte pak kohë më shumë, sikur edhe 2-3 muaj më shumë, do të ishte prezantuar më e fuqishme. Afërisht, mesa di unë, në 30 bashki ka patur konkurrues. Mileti që nuk mbështet pushtetin e kishte variantin e vet. Bindja Demokratike apo një parti tjetër e pavarur, ishte një variant, mund t'i kalonte votat atje. Në këtë pikëpamje, u realizua një veprim politik kushtetues. Nëse ata vetë shmangen, vetë largohen nga zgjedhjet, nuk e di pse atyre që duan të shkojnë të votojnë, duan t'iu heqin të drejtën. Ata iu larguan zgjedhjeve me dëshirë. Përsëris një frazë: Nëse Partizani me Tiranën kanë ndeshje dhe shkon njëra nga skuadrat në stadium dhe tjetra nuk do që të hyjë në ndeshje, automatikisht ajo skuadër merr 3-pikëshin, pavarësisht se skuadra tjetër nuk ishte. Zgjedhjet janë të tilla, është e drejtë dhe jo detyrim për të marrë pjesë. Ata nuk e realizuan të drejtën e tyre. Për mua, ata që nga ky moment kanë humbur edhe mundësinë, edhe të drejtën të luajnë me shifrat dhe me vlerat. Nga e dinë ata në qendrën time të votimit sesa ishin, si ishte procesi, etj. Kështu që ata vazhdojnë pozicionin e tyre tepër qesharak, jo serioz, aq sa po të shikosh kurbën e lëvizjes së politikës shqiptare, nga '90 e deri sot, mund të gjykosh sipas mendimit tim, që faza e pseudo-pluralizmit në Shqipëri u likuidua në kuptimin që ishin 30 vjet që vetëm pollën shkatërrim, pollën krim, nuk i lanë Shqipërisë asnjë pasuri materiale, as morale, as arkeologjike, as historike. Pra, eksperimenti i filluar, i sponsorizuar dhe i imponuar i një pluralizmi sajesë i vitit '90 e nxori produktin sot që ne jemi përsëri të detyruar të ngrihemi dhe të votojmë vetëm një krah. E thash këtë për domosdoshmërinë e që ka klasa jonë politike për një ndryshim rrënjësor e radikal. Absolutisht, kjo klasë që 30 vjet solli vetëm helm dhe shkatërrim, kanë 30 vjet shqiptarët që braktisin vendin e tyre dhe kjo klasë nuk e meriton që të vazhdojë më gjatë.

-Berisha nga ana tjetër u shpreh për mediat italiane i vendosur që të shkojë drejt mosbindjes civile. Pse i bën këto thirrje?

Ai i ka thënë të tëra dhe i ka bërë të tëra dhe nuk meriton fare të mbahet në rreshtat e gazetës e të flitet për të. Ai vetëm të zeza bën dhe flet.

-A kanë frikë politikanët nga SPAK?

Pa diskutim që gjithë këto zhvillimet e këtyre muajve të fundit, po ta shikosh, është në raport me intensitetin e veprimit dhe organizimit të vetingut dhe të SPAK. Sa më afër vjen SPAK, aq më në rritje janë këto situatat konfliktuale, nervoze të opozitarëve. Unë them që duhet të ketë ndëshkime. Nëse nuk do të ketë ndëshkim për politikanët, është krejtësisht i kotë vetingu në drejtësi. Absolutisht i kotë. Politikanët po të kenë dorë të lirë dhe mundësi, i ndërtojnë vetë prokuroritë dhe gjykatat. Këtë e kemi të provuar sesi e bënë këtë krim ndaj popullit të tyre. Kush e bëri? Ata që ishin presidentë dhe kryeministra. U bë aferë problemi i pagesës për gjyqtarët sipas nivelit. Deri tek Kushtetuesja, për të cilët duhet të paguaje më shumë dhe tek e Apelit. Pra, këtë aferë nuk e krijoi njeriu i thjeshtë, por politika dhe natyrisht punonin njëri me tjetrin pastaj. Ndaj, nëse nuk bëhet ndëshkimi, apo edhe arrestimi e sekuestrimi i pasurive të tyre, nuk ka për të patur drejtësi. Këdo që të vini kryeministër, nëse i lini duart e lira, ai do të fillojë që me prokurorinë që prezanton akuzën në emër të shtetit, e pastaj do të shkojë deri në gjykatë për ta kapur. Ndaj, ndëshkimi i politikës është po aq i rëndësishëm dhe kryesor, saç është edhe vetingu i drejtësisë.

-Po drejtimin që po i bën Basha partisë si e shikoni? A është politikani i duhur për të udhëhequr opozitën?

Që në momentin që Bashën e pasojnë mijëra shqiptarë, në këtë moment unë mendoj keq për vendin tim. Si është e mundur, një kryetar partie në opozitë, që ka provuar botërisht, publikisht vjedhje dhe i është shmangur drejtësisë me imoralitet publik. Si është e mundur që ky person në nivel ministri të drejtpërdrejt para syve të tij të bëhen vrasje, një politikan që përballë syve të gjithë shqiptarëve ka firmosur një akt tradhtie dhe pas këtij shkojnë mijëra njerëz. Kjo për mua është tronditëse. Në Shqipëri është goditur morali politik në thelbin e tij. Po nuk ka PD një njeri që edhe unë të shkoj pas tij dhe të jetë me vlera? Ka plot njerëz. Po si është e mundur që vendosin këtë njeri, që vjen me 1000 dyshime nga veprimtaria e tij në Kosovë pasi ka bërë kaq shumë veprime të tilla penale në Shqipëri dhe për çudi shkojnë njerëzit mbrapa tij dhe e mbrojnë. Nuk e kam fare mendimin nëse një pjesë e popullatës është mavi e një pjesë blu. Ore këta mijëra njerëz, kujt vlere i shkojnë pas? Si është e mundur t'i thuash vetes demokrat dhe të shkosh pas Saliut, i cili ka nxjerrë tanket kundër popullit të tij. Demokracia dhe diktatura kanë një kufi, një vijë të kuqe, atë të cilën diktatura e përdor ushtrinë kundër popullit të vet, demokracia nuk e përdor. Tani ky i ka bërë të gjitha të zezat dhe shqiptarët i shkojnë mbrapa. Kjo është tronditëse në kuptimin e ndërgjegjes dhe moralit politik shqiptar. Pas tij nuk duhet të shkojë as gruaja e tij.

-Pak ditë më parë prokuroria vendosi shtyrjen e hetimeve për Adriatik Llallën, ndërsa ky i fundit kërkoi mbylljen sepse thotë jam i pafajshëm. Si e shikoni ju këtë qëndrim të tijin?

Për Adriatik Llallën dhe Visho Ajazi Likën i kam bërë kritika Edi Ramës 5-6 herë. Si është e mundur që njerëz thellësisht të demaskuar ky vazhdonte t'i mbante? Si mund të mbyllte mandatin prokurori që realisht nuk ka aq pavarësi absolute sepse ai është përfaqësuesi i shtetit në akuzë, duke mbuluar krime, duke zhvlerësuar procese penale, ai e mbylli mandatin qetësisht dhe iku kur deshi. Po nuk dha ai llogari dhe të tjerët që vijnë pas tij, pse duhet të japin të tjerët? Ata të tjerët nuk kanë futur duart në xhepat e pasuritë e popullit, edhe ata që janë marrë me hashash. Kurse ky dhe të tjerët janë zhytur në pasuritë dhe në xhepat e miletit.

Video: Drogë drejt Malit të Zi, gjykata vendos për 5 të arrestuarit

Posted: 06 Jul 2019 01:46 AM PDT

Tre nga te arrestuarit ne operacionin "Prekalori", kapur me 250 kg droge ne tentative për ta çuar ne Malin e Zi, janë lëne sot ne arrest me burg, kurse dy të tjerë me detyrim paraqitje.

Në masën e sigurisë "arrest me burg" janë lëne shtetasit Zef Kola, Kristian Melaj dhe Genc Meçaj.

Kurse dy te ndaluarit e tjerë gjatë të njëjtit aksion policor, konkretisht Elvis Hysaj dhe Xhusepe Melaj u lanë me detyrim paraqitje.

Aksioni 

Ky aksion policor është realizuar nga Forcat Operacionale të Posaçme të Tiranës, të cilët kanë vënë në pranga në kushtet e flagrancës të akuzuarit. Ndër të arrestuarit kryesor të grupit të trafikantëve nga Shkodra janë Zef Kola dhe Genc Meçaj. Ndalimi i tyre është bërë në aksin nacional Shkodër-Hani i Hotit që lidh Shkodrën me Malin e Zi. Ata që po transportonin sasinë e drogës prej rreth 300 kg po udhëtonin me një furgon dhe për një moment janë ndalur te një lokal në Malësinë e Madhe.

Sapo kanë zbritur dhe janë futur te lokali, Forcat Operacionale të Posaçme të Policisë, të ardhur nga Tirana, kanë vepruar menjëherë duke i rrethuar dhe duke bërë në mënyrë të menjëhershme arrestimin e tyre. Ata nuk kanë bërë rezistencë dhe kanë pranuar që të shoqërohen në mjediset e Komisariatit të Policisë së Shkodrës.

Pas kontrollit të bërë në furgon, Policia ka gjetur 205 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar si e llojit kanabis sativa. Menjëherë Policia ka bërë sekuestrimin e sasisë së drogës të gjetur dhe mjeteve me të cilat po udhëtonin këta shtetas. Ajo që dyshohet është se kanabisi kishte destinacion që të transportohej drejt shtetit fqinj të Malit të Zi.

Pak kilometra pa mbërritur në doganën e Hanit të Hotit që lidh dy shtetet, Shqipërinë dhe Malin e Zi, pesë shtetasit me në krye të dyshuarin kryesor të Policisë, Gentjan Meçajn, u arrestuan. Hetimi mbi këtë grup që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Malin e Zi, janë kryer nga Prokuroria Shkodër, pas informacioneve të dhëna nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Shkodrës.

"Sasia e lëndës narkotike është gjetur në një fugon, në prani të shtetasve Z. K. dhe G. M., të cilët do të kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë bashkëpunëtorët e këtyre të fundit, ku gjithsecili kishte rolin e vet në këtë aktivitet kriminal. Ky operacion u zhvillua në bazë të hetimeve të kryera mbi këtë grup kriminal, i cili kryente organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga qyteti i Koplikut në drejtim të Malit të Zi dhe më gjerë. Gjatë veprimeve të mësipërme u sekuestrua automjeti tip furgon; lënda narkotike me peshë 205 kg; 4 automjete të markave të ndryshme dhe 5 telefona celularë", bëhet me dije nga Policia.

Të ndaluarit prej disa muajsh hetoheshin përmes metodave speciale, mes të cilave edhe përgjimet telefonike dhe ato ambientale, që kanë çuar në finalizimin e këtij operacioni, ndërsa Policia ka marrë informacion edhe në rrugë operative për këtë grup. Trafikimi i drogës nga Shqipëria në Malin e Zi përmes pikave të kalimit kufitar të Hanit të Hotit dhe Muriqanit është kthyer në një shqetësim. Pavarësisht masave të shtuara dhe kontrolleve në doganë, sërish rrugët e trafikut vijojnë të jenë prezente dhe për më tepër duke sjellë një situatë shqetësuese.

 

b.b/dita

 

Çfarë rrezikojmë kur pimë ujë të ftohtë për të shuar vapën

Posted: 06 Jul 2019 01:36 AM PDT

Ndjesia më e mirë e ditëve të nxehta është kur pi një gotë me ujë të ftohtë.

Kjo ndjesi nuk ka të paguar, sidomos kur ke kaluar një kohë të konsiderueshme nën diellin përvëlues të stinës së verës.

Megjithatë, sipas ekspertëve uji i ftohtë pas ekspozimit të gjatë në diell shkakton një shok të mirëfilltë në organizëm.

Sipas tyre, sistemi tretës është i pari i cili has vështirësi në përpunimin e ujit të ftohtë. Ky i fundit shkakton kontraktim të ezofagut dhe më pas dhimbje në kraharor e në stomak.

"Pirja e ujit të ftohtë pas ekspozimit në diell shkakton një shok të mirëfilltë" sipas mjekut amerikan Harry Emmerich.

"Uji i ftohtë do të shkaktojë spazma, rënie të rrahjeve të zemrës dhe të temperaturës së gjakut," shtoi ai. Uji I Ftohtë Shkakton Edhe Probleme Të Tjera

Një  studim shpjegojnë se pirja e ujit të ftohtë gjatë një dite të nxehtë mund të nxisë migrenën. Për më tepër, nëse pini ujë të ftohtë gjatë ushqimit, ky i fundit do të kalojë ne ezofag me më shumë vështirësi.

Uji i ftohtë shkakton probleme me  tretjen dhe nxit konstipacionin. Sipas ekspertëve të mjekësisë popullore, pirja e ujit të ftohtë me ushqim të nxehtë prish ekuilibrat në organizëm, shkruan AgroWeb.org.

Uji Në Temperaturë Ambienti Është Më i Mirë. Ka njerëz që pretendojnë se uji me temperaturë ambienti nuk e shuan etjen, sidomos në ditët e nxehta të verës.

Kjo nuk është e vërtetë, sepse njerëzit ngatërrojnë etjen me ndjesinë e të pasurit vapë. Sigurisht që uji në temperaturë ambienti nuk ka efekt freskues dhe nuk e ul temperaturën e trupit, megjithatë kur vjen puna tek hidratimi, ai bën një punë të shkëlqyer.

Pirja e ujit me temperaturë ambienti jo vetëm që përmirëson tretjen por edhe qarkullimin e gjakut dhe pastrimin e organizmit nga toksinat.

 

 

b.b/dita

Shëndeti mendor, 14% e të rinjve evropianë në rrezik depresioni

Posted: 06 Jul 2019 01:27 AM PDT

Keqtrajtimi, ndjenjat e margjinalizimit dhe mungesa e arsimit dhe punësimit i shtyjnë evropianët e rinj në prag të një krize të shëndetit mendor, thotë një studim i ri nga 'Eurofound'.

Eurofound është Agjencia e BE-së për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të punës. Sipas studimit, Suedia (41%) kryeson listën e të rinjve "në rrezik të depresionit" bazuar në udhëzimet e OBSH, pasuar nga Estonia (27%) dhe Malta.

Në nivelin e përgjithshëm të BE-së, 14% e të rinjve janë në rrezik të depresionit. Katër për qind e njerëzve ndërmjet moshës 15 dhe 24 vjeç tashmë vuajnë nga depresioni kronik.

Të rinjtë përballen ende me sfida të konsiderueshme në Evropë: 14% janë në rrezik të depresionit, ka një ndarje gjinore në normat e rimëkëmbjes dhe 3 nga 10 fëmijë janë në rrezik varfërie në 2016.

Raporti përdor të dhënat e Anketës Evropiane të Cilësisë së Jetës (EQLS) nga viti 2016, dhe të dhënat ekzistuese nga niveli kombëtar dhe evropian. Ajo thekson ndikimin e krizës ekonomike në të rinjtë.

 

b.b/dita

Mjekët thanë se humbi jetën, 20 vjeçari zgjohet gjatë varrimit

Posted: 06 Jul 2019 01:18 AM PDT

Kanë qenë pak minuta që i kanë shpëtuar jetën 20 vjeçarit Mohammad Furqan në qytetin e Lucknow, në Indi. I riu ishte shpallur i vdekur nga mjekët dhe kur çdo gjë ishte bërë gati për varrimin, ai dha shenja jete.

Familjarët e Mohammad kanë treguar për 'Hindustan Times' se djali kishte qëndruar disa ditë në spital, pas një aksidenti ku ishte përfshirë. Por pasi kishin paguar rreth 10 mijë paund, mjekët u kanë kërkuar familjarëve para të tjera për të vazhduar trajtimin.

Për shkak se familja nuk kishte më para për të financuar trajtimin, mjekët e kishin shpallur të vdekur 20 vjeçarin.

"Ne ishim përgatitur për varrimin kur pamë se ai po lëvizte gjymtyrët. E dërguam menjëherë në spital dhe mjekët konfirmuan se është gjallë", kanë thënë familjarët.

Drejtuesit e spitalit privat kanë premtuar një hetim tërësor të kësaj ngjarjeje.

 

b.b/dita

Plaku Mere urdhëron vazhdimin e kryengritjes së armatosur!

Posted: 06 Jul 2019 12:57 AM PDT

Vazhdon marrëzinë me shifra,
opozita e bashkuar,
se Tetëdhjetë e pesë përqind,
zgjedhjet i kanë refuzuar!

E para shifrën në treg,
Kryemadhi se ç’e hodhi,
pastaj e gjithë injoranca,
me këtë shifër na lodhi!

Dhe këtë e thonë pareshtur,
që nga baza gjer në majë,
duke shpresuar të gjorët,
se ndonjëri do ta hajë!

Shifrën e kemi shpjeguar,
krejt pa ndihmën e Profetit,
dhe shifra e Kryemadhit,
është shumë larg realitetit!

Tani s’bëjmë më çudi,
me opozitën shqiptare,
dhe kur thonë çdo lloj gënjeshtre,
as verdhen-as skuqen fare!

Tek ODHIRI-Lulëzimi,
këtë herë gjeti shpëtimin!
Kur këtu nuk kishte zgjedhje,
pse bëri monitorimin!?

Pse erdhën Njëmijë vëzhgues,
nga shumë vende të Botës?!
Luli ziut i ka ikur,
e gjithë çati e kokës!

Po një hall e kanë të zinjtë,
ndaj dhe natë e ditë po vjellin,
duan të justifikojnë,
“Molotovët” që do hedhin!

Me këta jemi mësuar,
po na ndodh prore dhe prore,
edhe humbjen më të thellë,
e quajnë super fitore!

Kësaj here s’humbën gjë,
se në zgjedhje fare s’ishin,
po duke braktisur “luftën”,
humbën çdo bashki që kishin!

Nuk janë zgjedhje për t’u mburrur,
as PS-ja as ata,
faji është i opozitës,
që çdo gjë rrugëve e la!

Dihet që Tridhjetë Qershori,
datë nga Kushtetuta qe,
ndaj ky Dekret s’mund të binte,
dhe pse dolën dy a tre!

Me anulim të Tridhjetës,
Presidenti rëndë gaboi,
nuk është detyrë e tij,
partitë në zgjedhje të çojë!

Dhe Gjykata Kushtetuese,
nuk ka fare diskutim,
Dekretin e anulimit,
do ta quaj një gabim!

Ende nuk e dimë qëllimin,
pa dashur-apo kastile,
dhe për pak vendi u fut,
në një përplasje civile!

Po dhe mbas datës Tridhjetë,
si dhe vetë mund ta shikoni,
Meta s’aspiron për paqe,
po i fryn zjarrit të tensionit!

Nga e Hëna që do vijë,
prapë do mblidhen në Tiranë,
në revoltë do të hidhen,
“Molotovë” e flakadanë!

Do vijojë kryengritja,
që qëllimit s’ja arriti,
për përgjimet që Lulashi,
këtë herë “Bildit” ja shiti!

Tani më që dolën sheshit,
pa dyshim e dinë të tërë,
se Luli nga padurimi,
të pavlefshme i ka bërë!

Se ç’do bëjë opozita,
këtë Saliu e di!
Po kërkon ritëm të shpejtë,
Reforma në Drejtësi!

A.DUKA

Kujdesi për çrregullimin e vëmendjes e hiperaktivitetin, faktorët që ndikojnë

Posted: 06 Jul 2019 12:52 AM PDT

Mjekja Ilda Xhelili tregon format se si zhvillohet ky çrregullim, simptomat që shfaqin fëmijët dhe të rriturit, si dhe testet e nevojshme për diagnostikimin e hershëm tw sëmundjes  

Gjendja hiperaktive, e cila shoqërohet me vështirësi në përqendrim, impulsivitet, etj është një problematikë e shpeshtë, që haset jo vetëm tek fëmijët, por edhe tek moshat e rritura. Mjekja Ilda Xhelili tregon në vijim të shkrimit se cilat janë shenjat dalluese të kësaj patologjie, faktorët që ndikojnë, si dhe kujdesin që duhet të tregojmë në trajtimin e saj. Mjekja thekson se sa më herët të trajtohet kjo patologji, aq më të lehta do të jenë edhe simptomat e saj, si dhe ndërlikimet me të cilat përballemi. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar gjithçka që duhet të dini rreth trajtimit të kësaj patologjie.

Çfarë duhet të kuptojmë me çrregullime të vëmendjes dhe hiperaktivitetit?

Çrregullimi i vëmendjes dhe hiperaktivitetit është një gjendje e sjelljes që karakterizohet nga mungesa e vëmendjes, e përqendrimit dhe impulsiviteti, ose siç mund të themi ndryshe gjendja hiperaktive. Kjo mund të rezultojë në vështirësi të kryerjes së punëve të përditshme, të studimeve, të marrëdhënieve sociale (shoqërore) dhe familjare. Ky lloj çrregullimi që në gjuhën mjekësore cilësohet si ADHD prek rreth 2-6 për qind të të rriturve dhe në mënyrë të barabartë, si femrat ashtu edhe meshkujt.

Në çfarë formash prezantohet?

Tre janë format më të shpeshta të shfaqjes së këtij çrregullimi. E para ka të bëjë me prezantimin me mungesën e vëmendjes dhe të përqendrimit. Ndërsa forma tjetër është ajo e prezantimit impulsiv dhe hiperaktiv. Forma e tretë është ajo e kombinuar, çka do të thotë se në të njëjtën kohë kemi mungesë vëmendje dhe impulsivitet. Statistikat referojnë se rreth 90 për qind e të rriturve që vuajnë nga ky çrregullim kanë vështirësi në përqendrim dhe fokusim, kurse mbi 50 për qind e të prekurve paraqesin hiperaktivitet. Megjithëse vlerësohet se rreth 2-6 për qind e të rriturve kanë këtë lloj çrregullimi, sëmundje e cila fillon që gjatë fëmijërisë.

Cilët janë faktorët e rrezikut për zhvillimin e këtij çrregullimi?

Sëmundja nuk ka akoma një shkak të mirëfilltë, por ekzistojnë një sërë faktorësh biologjikë e socialë që rrisin mundësinë e zhvillimit të saj. Tek personat e prekur nga ky çrregullim janë gjetur çrregullime të neurotransmetuesve kimikë (dopamina), të cilat nuk janë të pranishme tek njerëzit që nuk e kanë këtë çrregullim. Studimet tregojnë se një rol të madh në zhvillimin e kësaj sëmundjeje luajnë edhe shumë faktorë para lindjes, të tillë si stresi i nënës, pirja e duhanit gjatë shtatzënisë, lindja para kohe dhe pesha e ulët në lindje. Po ashtu personat që kanë në rrethin e tyre të afërt persona të prekur nga ky çrregullim, janë më të predispozuar ta zhvillojnë atë. Një rol të madh mendohet të luajnë edhe një sërë faktorësh familjare e social (ekonomia e dobët, niveli i ulët kulturor, prindër me vese).

Cilat janë simptomat klinike të këtij çrregullimi tek të rriturit?

Të rriturit mund të kenë pak, ose aspak shenja të hiperaktivitetit dhe ato mund të duken më tepër si shqetësim dhe një tendencë për t'u mërzitur lehtë. Këto shenja janë më të prirura të shfaqen dukshëm tek adoleshentët. Sidoqoftë, mënyra se si shfaqen këto shenja klinike janë të prirura të ndryshojnë me moshën. Të rriturit shpesh bëjnë në punë gabime nga pakujdesia dhe nuk u kushtojnë vëmendjen e duhur problemeve. Ata nuk janë në gjendje të plotësojnë udhëzimet, detyrat e punës dhe shpesh janë të ç'organizuar, duke u përpjekur të realizojnë një aktivitet. Kanë gjithashtu një tendencë për t'iu shmangur dhe shtyrë aktivitetet që kërkojnë një vëmendje të vazhdueshme. Hiperaktiviteti edhe pse shpesh nuk është gjithmonë i qartë për t'u evidentuar, në rastet e prekura shprehet me zemërim, lëvizje duarsh ose këmbësh (si tike nervore). Këta persona kanë një tendencë të jenë të shqetësuar vazhdimisht (edhe për probleme të vogla), mund të kryejnë aktivitete të shumta në të njëjtën kohë (pra pa përfunduar njërin fillojnë tjetrin), shpesh ndërpresin të tjerët pa kuptim kur janë duke folur.

Po kushte të caktuara mjekësore a mund të ndikojnë në shfaqjen e shenjave të këtij çrregullimi?

Shenjat dhe simptomat e këtij çrregullimi tek të rriturit (por jo vetëm) shpesh mund të shkaktohen edhe nga shumë kushte mjekësore ose mund të jenë produkt i efekteve anësore të medikamenteve të caktuara. Është mjeku specialist ai që vlerëson gjendjen konkrete të pacientit, duke përcaktuar edhe shkakun e shfaqjes së këtij çrregullimi.

Si vendoset diagnoza?

Prandaj testet e gjakut bëhen shpesh pjesë e vlerësimit fillestar të pacientit. Po ashtu mund të lindë nevoja edhe e ekzaminimeve radiologjike (Ro-grafi, skaner, rezonance magnetike, eko). ADHD mund të shoqërohet gjithashtu edhe me kushte të tjera të shëndetit mendor si depresioni, çrregullimet bipolare, çrregullimet obsesive-kompulsive, çrregullime të spektrit të autizmit. Në diagnozën diferenciale, si pjesë e vlerësimit të individit mund të parashtrohen pyetje sipas një pyetësori të standardizuar që ndihmon në përcaktimin e diagnozës. Këto pyetësorë ndihmojnë edhe në përcaktimin e shkallës së ADHD.

Si trajtohet çrregullimi ADHD?

Në varësi të shenjave klinike që paraqet pacienti dhe kombinimet me sëmundje të tjera të shëndetit mendor, trajtimi medikamentoz nga mjekët psikiatër merr një rëndësi të veçantë. Njerëzit me këtë çrregullim kanë më shumë gjasa të zhvillojnë çrregullime të humorit, prandaj në këto raste ata do të mund të përfitonin nga terapia medikamentoze.

Në të gjitha rastet është e nevojshme terapia medikamentoze?

Megjithatë, ka edhe forma të lehta të këtij çrregullimi që nuk kërkojnë terapi medikamentoze. Terapia e këtyre pacientëve përfshin gjithashtu edukimin për sëmundjen në grupe mbështetëse, trajnimin mësimor për një numër çështjesh duke përfshirë këshillimin e karrierës, ndërtimin e aftësive organizative, këshillimin e prindërve. Shumë njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje mund të përfitojnë nga terapia e sjelljes njohëse, një formë e psikoterapisë që kërkon të ndihmojë individët të ndryshojnë modelet e të menduarit që mund të ndërhyjnë në funksionimin e jetës së tyre. Ndryshimet e jetesës janë gjetur të jenë të dobishme në reduktimin e disa simptomave të ADHD. Këtu përfshihen aktivitetet fizike dhe përmirësimi i gjumit të natës.

Cilat janë ndërlikimet tek të rriturit?

Të rriturit e prekur nga ky çrregullim kanë më shumë gjasa të kenë vetëbesim të ulët, depresion, ankth, kanë vështirësi në menaxhimin e zemërimit, janë të prirur të zhvillojnë sjellje antisociale (veçanërisht nëse nuk trajtohen). Këta zakonisht nuk kanë rezultate të mira në shkollë dhe janë të prirur drejt përdorimit të duhanit apo drogave. Të rriturit kanë gjithashtu tendencë të kenë probleme martesore, familjare si edhe probleme që lidhen me kolegët dhe sidomos eprorët. Prandaj këta individë kanë potencial të izolohen shoqërisht. Ata shpesh humbasin vendin e punës dhe janë të interesuar për karrierë dhe për vende pune që sjellim fitime të menjëhershme.

Cila është prognoza e të rriturve me ADHD?

Prognoza e këtij çrregullimi duket të jetë e ndikuar nga ashpërsia e simptomave, rezultatet e testeve të inteligjencës, nëse ndërthuren edhe probleme të tjera të shëndetit mendor, nëse ka familjarë të prekur nga ky çrregullim, si edhe nëse pacienti merr trajtim. Studimet tregojnë se trajtimi stimulues i kësaj gjendjeje shpesh përmirëson prognozën për të rriturit, duke zvogëluar rrezikun për zhvillimin e problemeve të tjera psikiatrike, dështimin në shkollë dhe në sferën e punës.

A është e mundur të parandalohet ky çrregullim?

Hulumtimet tregojnë se ushqyerja me gji deri në gjashtë muaj e fëmijës mund të ndihmojnë në parandalimin e zhvillimit të ADHD. Meqenëse problemet sociale si përdorimi i drogës nga nënat shtatzanë, çrregullimet emocionale rrisin gjasat e zhvillimit të kësaj gjendjeje, parandalimi ose trajtimi i këtyre çështjeve mund të ndihmojë në parandalimin e ADHD. Përveç kësaj, trajtimi i hershëm i fëmijëve me ADHD mund të ulë ndikimin që ka sëmundja në moshë madhore.

Intervistoi: Pranvera Kola / Dita

 

Moikomi dhe Universi në sirtar

Posted: 06 Jul 2019 12:40 AM PDT

Nga Mikel Gojani

(DËSHMI E MIRËFILLTË E NJË VETËDIJËSIMI TË LARTË POETIK : "Z.Z. Moikom: Golgotë fluturash,"- botoi WentPrint, Tiranë,  2019. )

Brezi i poetëve e  shqiptarë,- të cilit i takon  Moikom Zeqo, ka disa veçanti,- që letërsinë shqipe  e bëjnë më të pasur  nga shumë pikëpamje.

Me këtë rast duhen potencuar  interesimet tematike, mjetet dhe teknikat artistike,- raporti ndaj objektit të këngëtimit, qëndrimin ndaj artit  dhe krijimit artistik në përgjithësi etj.

Interesimet  motivore  dhe tematike  të këta poetë  janë, në mos  më të gjera, atëherë gjithsesi  me specifike dhe jashtë rrethit  koncensional.

Në këtë vijë shkohet  herë-herë  deri aty sa poezisë t'i jepet e drejta  të merret me vetveten, pra,- të jetë një poezi ontologjike,- si përkufizohet  ky fenomen  në teorinë bashkëkohëse letrare.

Teknikat dhe mjetet e trajtësimit artistik janë po ashtu shumë më të gjera, duke ngërthyer  në vete përvojën e procedimeve  artistike të poezisë bashkëkohore.

Sa i përket raportit subjekt-objekt në këto krijime  poetike, ndërkaq kemi një reduktim  e shpesh  edhe njësim.

Procedimet  kryesore  artistike këtu  përqendrohen  në manovrimet me  gjuhën; fjala   dhe figurizimi  i saj  fitojnë  rolin qenësor.

Në këtë  mëtim  shkohet  aq larg sa si pasojë  e hasim  shpesh  zbrazësinë kuptimore.

Duke u konsideruar si material pune gati vetëm fjala, gjuha dhe  duke u lënë anësh  frymëzimi, krijimi poetic  na del  në këtë mënyrë vetëm si fryt i sferës reflektive, racionale të poeti, ndërsa sfera emocionale  abstraktohet tërësisht.

Në këtë mënyrë poezia hermetizohet  në vetvete, për t'u ushqyer  vetëm nga imagjinata e thellë  dhe inteligjenca  poetike.

Të gjitha këto veprime  artistike  që për letërsinë tonë  ishin dhe janë një thyerje, si është bërë zakon të thuhet, Moikom Zeqo duke se është kapërthyer  më se shumti  brenda këtij rrethi, mbase, paragjykoj se ka shkuar  më larg se  të gjithë poetët  tjerë të brezit të cilit i takon.

Shkrimtari, dijetari multidimensional, publicisti, eseisti, arkeologu dhe eruditi i mirënjohur, Moikom  Zeqo, këto ditë lexuesve  iu ka dhuruar një libër të radhës,- me një titull shumë metaforik dhe i cili ngërthen tema dhe motive  tepër të rëndësishme dhe me interes shumëdimensional.

Libri, me një titull metaforik, " Golgotë  fluturash", i kushtohet poetit të shquar amerikan, Stephen Todd Booker.

Fillimisht në parathënien e libri, shkrimtari Zeqo shprehet se duke e riparë librin tim laboratorik "Golgotë fluturash", të poezive të harkut konvencional  kohor 1991-1999, kam ndjerë në mungesë shekujsh praninë ngulmuese të Atij,- që ndali në Golgotë, ku ju shkatërrua "natyra njerëzore" .-për të mos i humbur "natyra hyjnore".

"Golgotë fluturash".

  Po a ka diçka më efemeride se fluturat?

A nuk janë efemeridë dhe njerëzit?

E tillë është dhe Golgotaja që grish gjithçka!

Sa herë që shkruaj, shkruan Moikomi , e shoh orën e dorës, për të kuptuar se mund të jem në një tjetër univers.

Poezitë e këtij libri vetëm plotësojnë, – por jo për të mbyllur dhe ngurtësuar të Përsosurën.

Reflektoj dhe meditoj mbi këto krijime që më kujtojnë krahasimërisht kompozime që më ngjajnë me diçka prej Braque-u, Paul Klee, Juan Gris-i, ose me përfytyrime të mbartura nga ca "ndërmjetës të së Përtejmes".

" Metaforat e mia shfaqen trazueshëm dhe fortunshëm si kindat e manteleve të pikturuara nga El Greco, plot "mosbindje

Luciferriane". Janë një prirje si ai i pikturimit mitik të peizazheve kineze sipas zen-budizmit, ose si të nxjerra nga Koncerti C-Minor në piano i Mozartit të gërshetuar me madrigalet e Gesuoldos, për të mos harruar dhe përsiatjet tingëllore të Alban Bergut", shton ndër të tjera shkrimtari Zeqo, i cili në vijim thekson se  duke punuar për këtë libër, në vitin e 70- vjetorit të lindjes time," bëra një rravgim tek caku i 50- vjetorit, në 1999.  "A bën kapërcime të tilla "makina e kohës"? Në të vërtetë lexoja, (rilexoja) esetë e Paul Valery-së për Stephane Mallarme-në." Këto ese , sipas  Zeqos janë idolatri shpirtërore, ku çdo gjë, apo ide e tejkalon vetveten.

Por kjo s'më krijonte as alergji intelektuale, as shmangie. Tek Poezia Mallarme-ja shihte copëzat e një vepre universale, të parandjerë mrekullueshëm, por edhe në mënyrë të errët, muzgore, ku, ende askush, prej njerëzve të mëdhenj, që kishin ekzistuar në botë nuk kishin mundur t'i ngjizte tërësinë, as strukturën të Kohëhapësirës.

Mallarme-ja e ndjeu si një detyrë të tijën, ndërmarrjen thelbësore të gjinisë njerëzore, atë, që ai në intimitet e shpallte,  Moikom Zeqo duke thënë se gjithçka do ta përfundonte, duke u shprehur se bota është krijuar për të përfunduar në një libër.

Kështu Bukuria bëhet sovranitet i  Dukjes.

 Dhe gjuha transformohet nga transmutacionesh të fshehta dhe të drejtpërdrejta të dëshirave dhe  emocioneve, me një mistake të rrallë, përpirëse, demiurgase të rikonceptimit të gjuhës poetike.

Atij sintaksa e zakonshme i ngjante krejt e aftë të shfrytëzonte pambarimisht ,-të tëra kombinimet e pajtueshme me rregullat e saj.

 Kështu" Poezia arrin të japë arritje të habitshme,- vlera të papara me domethëniet e zakonshme të shekujve", ka pohuar ndër të tjera shkrimtari  i patjetersueshem dhe kaq origjinal  Moikom Zeqo.

Poezia e Moikom  Zeqos,- si ajo e përparshmja ashtu edhe  kjo e librit  " Golgotë fluturash" -nuk mund të thuhet se  është një poezi pa objekt, pa objekt frymëzimi,ose poezi "kuantike", e paspjegueshme, por plot kriptologji sekretesh.

Objekti që bëhet  nxitës i frymëzimit  dhe i krijimit, në këto poezi na del  i përcaktuar dhe identifikues, edhe pse për shumë lexues vargu që është i skalitur në poezitë, – është një "kockë e fortë dinosauri ", – edhe pse është një varg,-  që na del i përcaktuar  në periudhën e kohësishme.

Rrethi i frymëzimit është  i periudhës bashkëkohëse, ashtu si dhe rrethi kohor, që  del herë në formë  të reminishencave epokale, referencave te shekujve  e herë i rrethit kohor bashkëkohës.

Ky nxitës që sëmbon, shumfishon energjikisht, mrekullisht etj  objektin e frymëzimit,  në në vëllimet e  mëparshme poetike, ashtu edhe në këtë të fundit, ngjan të jetë e një fryme, e një ideje, një përsiatjeje, shpesh edhe për vetë krijimin artistik dhe krijuesin, mirëpo zgjedhjet  artistike janë të atilla që japin të kuptojmë  se edhe si të tilla, këto çështje  që shqyrtohen brenda vargut, e kanë burimin  në realitetin  objektiv.

Mikrokozmosi dhe Makrokozmosi,- sikur janë burim i thellë i idesë dhe i trajtimit të  çështjeve,- që merren për shqyrtim dhe  autori i shpalos me mjeshtri.

Këtë fakt e dëshmojnë edhe mjetet, figuracionet dhe figurat tjera stilistike, që përshkojnë pothuajse -të tëra vargjet e këtij vëllimi poetik.

Po ashtu fryma  e një filozofie të thellë ,-sikur i jep shpirt edhe më tepër këtij vargu të  poetit  Moikom Zeqo.

"Filozofimet" e tij , në të shumtën  për krijimin, krijuesin, fjalën, bukurinë, që në "Golgotë fluturash",  janë  motivues i vetëm  i këtij kërkimi dhe frymëzimi i dergjur në këtë varg.

Libri poetik, "Golgotë fluturash", është i konceptuar si një tërësi e organizuar maksimalisht, ashtu që libri  përjetohet si një krijim unikal   poetik.

Në nismë të librit,  kemi vargjet: e poemthit të titulluar me të njëjtin emërtim sikurse  vetë libri, "Golgotë fluturash":

Me abstraksionet e aventurave

Rishfaq idetë e reja.

***

Them se të trillova ty, e dashur,

Dhe do të mbetesh patjetër

Dhe kur unë të zhbëhem!

***

Te çdo rrokje e peshoj vetë Kozmosin.

 Si ta vjel tani lëngun e Jetës

Që nga Poezia?

 ***

Jeta është një endacakëri,

Mes tempujve të braktisur

Dhe simboleve të rinj,

 Që na shpërdorojnë

Pa vetëdije,

Pafundësisht!

***

Sa shpirtra detarësh të shekujve

Vijnë tek unë,

Për të më shndërruar në një anije, –

Të lundroj drejt Viseve hiperboreale!

 ***

Ja, ylberet,

Që lindin

Nga pentagramet

E George Ligetit!

 ***

Shpik krimba specialë për akullnajat.

 Si mund të bëj

Beteja të imagjinuara

 Mbi kuajt e drunjtë

Të cirkut?

Dhe tymtarët e qytetit

Fishkëllejnë mbi pullaze,

Si saksofone të Jahovait

Papritur…

(Poema  "Golgotë fluturash", fq. 9-35.)

 

                                        ***

Libri, si del edhe nga këto vargje të hapjes së këtij poemthi dhe mbylljes së tij, është konceptuar duke u bazuar në ndjenja të thella, që ngërthejnë edhe filozofi ,- ku dominojnë  parimet e konceptit,- të  përsiatjeve shumë të thella dhe përmbajtesore.

Ndërkaq, sa u përket koncepteve  për krijimin artistik, për krijuesin, poeti na shfaqet  (me këtë libër ) në një dritë të re, të panjohur më parë tek poeti.

Nga e gjithë subjekti lirik  poeti na del si objekt,- kurse krijimi, përkatësisht fenomeni krijim, fjala e magjishme artistike është subjekt  dhe në fund  rezulton me  moton;" libri e shkruan poetin e  jo poeti –librin."

Pra, fjala artistike  fetishizohet deri ne shkallën  e kërkuar me krijuesin ,-dhe po ashtu ky relacion ,- qëndron në raportin subjekt-objekt.

Përkrah figurave të njohura , në "Golgotë fluturash", hetohen edhe figura  të reja, të krijuara  dhe të huazuara  nga mitet e së kaluarës së lashtë që prekin shekujt.

Në gjithë vargjet e këtij libri frekuentojnë  figura të shumta stilistike, metafora dhe figura të tjera, që i dhënë shpirt këtij vargu dhe fuqizojnë vlerat ideore,- por edhe ato artistike,- duke i dhënë një frymë  të  re ,- e një natyrshmërie të thellë poetike.

Fluturat ngërthejnë një metaforizim të paparë, yjet, Toka, meteorët,  Hëna, koha, Dielli, ylberi, Gjithësia , eklipsi, engjëjt, Vdekja, Pavdekësia, Vetmia, ishujt, meteorët, koha, muzgu, shtrëngata, lulet, langonjtë, përjetësia, muzgjet, agimi, bora, apokalipsi, kryqi, shkëmbi, qielli,   hyjnitë etj., etj.

Kështu, pra  simboli dhe metafora  janë mjetet më të dendura  të strukturës figurative të poezisë së  Moikom  Zeqos, -madje aq frekuentuese sa këtë poezi,- shikuar  nga kjo pikëpamje ,-  mund ta quajmë  poezi simbolike-metaforike.

Thuajse  të gjitha vlerat  kuptimore artistike poeti i jashtezakonshem  Moikom Zeqo sendërton  ndërmjet procedimit  të simbolizmit  dhe metaforizimit,- madje,- që  nga  nisma krijuese dhe në të gjitha  trajtat e angazhimeve tematike.

Këto figura,- që e lartësojnë vargun e Moikom  Zeqos – i vërejmë sidomos të poezitë vijuese të tij, si "Yllësia e mësuar përmendsh",  "Kohë sferike", "Trupi i rimëkëmbur i agimit", "Plaka gjithësi", "Ylberi palimpsest", "Alfabet me pishtarët e Erosëve", "Bota e shpikur prej antimateries", "Dashuri e rrezikshme", "Durrësi fluturues", "Buzët e kujtesës", "Në Jeruzalemin e kibernetikës", "Laookonti i gjallë mes bijve statuja", "Alfabeti i shpresës" ( që është e konceptuar në dhjetë këngë) ; "Gjenealogjia ime prej pelikani", "Shpirtrat e lodhur", "Kapma dorën o i Padukshëm", 'Gjyqi post mortum i metaforave", "unë lind përsëri", "Kohërat e Shqetësimit", "Pritjet e mia",  "Shën Maria me dallëndyshe mbi supe", "Zjarre demonësh", "Diell, Martiri i Madh", "Fjalët e dashuruara", "Një grip i Skënderbeut", "Dorëshkrimi", "Qyteti i pavdekshëm", "Deti", "Klithmën e Albatrosit" (  kushtuar Skënder Drinit),  "Peizazh jonik", "Andre Breton-it", "New York", "Milingonat e anarkisë", "Pemë e lulëzuar",   "Francis Bacon", "Se vdekja", "O, hënë", "Biri im"  (Epidamnit), "Nokturn", "I varrosur nën lëkturën tënde", "Eshtra poetësh në kozmos", "Shpirtërat e vdekur", "Të bisedoj me Gjon Buzukun", "Tigri Robot reciton Majakovskin|" dhe libri me poezi e saj përfundon me poezinë:

"Plaku i Mijëvjeçarit të Ri":

 

Palma lëkundet

Si bishti i një peshku në akuariumin shtrëngatë

 Dhe arratiset skeleti im

Me mish Kozmosi!

Kam si hipotekë

Të Përjetësisë,

Vetë Poezinë,

 Për ju vdekatarët e zakonshëm!

Poeti mund të rilindë që nga Vdekja,

Më shumë se njëqind herë.

 Vetë Krishti do të vijë më në fund

Si Plaku i fshehtë i Mijëvjeçarit të Ri!

 

Durrës 30 dhjetor 1999

(Poezia, fq. 467.)

Në fund të librit kemi një ese në 70-vjetorin e lindjes së Moikom Zeqos, që mban titullin "Për Moikomin dhe kohën e tij", të shkruar nga studiuesi i shquar  Bedri Zenel Islami.

Po ashtu, kemi edhe shkrimin tjetër studimor nga akademik Alfred Uçi, me titull "Moikom Zeqo, Post-Modernizimi Shqiptar".

Se Moikom Zeqo është  tepër i veçantë si  individualitet krijues,   plotësisht i formësuar,- sidomos sa i përket llojit të  shkrimit poetik.

Shihet edhe në këtë libër,- që më fare pak elemente për nga ndërtimi  i vargut ndryshon nga  librat të tjerë,- sepse stili tepër i veçantë- sikur  e përcjell  pothuajse e gjithë vargun  e Zeqos.

Si në aspektet më të vogla, po ashtu edhe në ato më  të mëdha të këtij vargu, vërehet menjëherë se kemi të bëjmë  me një  individualitet  poetik të mirënjohur qysh më herët.

Prandaj, në fund mund të konsiderojmë se vëllimi me poezi i Moikom Zeqos, "Golgotë fluturash", cilësohet  me të gjitha ato vlera të veprave të mëdha artistike dhe si i këtillë  dëshmon ,- për një nivel  tejet të lartë,- të vetëdijesimit poetik të poezisë bashkëkohore  shqipe në përgjithësi.

Fushë-Krujë/ Makina përplaset me shtyllën, 2 të plagosur

Posted: 06 Jul 2019 12:18 AM PDT

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në Fushë Krujë, pranë Thumanës.

Sipas informacioneve të para automjeti tip Fiat me targa AA 764 SR në të cilën udhëtonin dy personat ka humbur kontrollin, si pasojë e një parakalimi të gabuar.

Siç duket dhe nga pamjet, makina është përplasur me një shtyllë.

Dy personat po udhëtonin nga Tirana për në Laç.

Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësor, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

 

b.b/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more