Skip to main content

Bie numri i lindjeve në Klinikën e Gjinekologjisë

Bie numri i lindjeve në Klinikën e Gjinekologjisë


Bie numri i lindjeve në Klinikën e Gjinekologjisë

Posted: 06 Jul 2019 02:10 AM PDT

Në Klinikën Gjinekologjike-Obstetrike të QKUK-së, për 6 muaj u lindën 4721 foshnje. Krahasuar me 6 mujorin e parë të vitit të kaluar, ka një rënie prej 136 foshnjash.

Drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismaili në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se nga gjithsejtë këto lindje, 1 336 janë kryer me prerje cezariane.

"Numri i lindjeve në gjashtëmujorin e parë ka qenë 4721 lindje, numri i përgjithshëm i lindjeve, prej tyre 1336 kanë qenë lindje me prerje cezariane, kurse në gjashtëmujorin e vitit te kaluar kanë qenë 4857 lindje prej tyre 1467. Kemi një diferencë prej 136 lindje më pak në këtë gjashtëmujor në krahasim me gjashtëmujorin e vitit të kaluar", tha ai.

Stafi i Gjinekologjisë i cili kryen disa shërbime ndër to edhe lindjet, akoma po ballafaqohet me mungesë të stafit të mesëm, mamive dhe infermierëve.

"Me lindjen e mjekësisë bashkëkohore çdo herë e më shumë vinë duke u shtuar kërkesat. Kështu që kërkesat për staf të mesëm çdo herë kemi mungesë të stafit të mesëm kështu që çdoherë ne bëjmë kërkesë që të rritet numri i personelit të mesëm, mamive, infermierëve që të kemi sa më shumë, që të kryhet puna sa më mirë edhe më ndershëm", ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket kushteve në këtë klinikë, gjinekologu Ismaili tha se nuk krahasohen me vendet evropiane, por që nuk duhet injoruar, pasi sipas tij i përgjigjet numrit të përgjithshëm të pacientëve të cilët hospitalizohen në këtë klinikë.

"Kushtet në klinikën tonë janë, nuk mund të themi se mund të krahasohemi me vendet evropiane mirëpo nuk janë për tu injoruar apo nënçmuar, janë kushte optimale për lindje, është stafi, është numri i gjinekologëve, është i mjaftueshëm, numri i infermierëve thamë që ka mungesë mirëpo megjithatë është i përballueshëm, hapësira është diku 22 mijë deri 24 mijë metra katrorë do të thotë edhe pse është një objekt i ndërtuar në vitet 1980, do të thotë ka 40 vite, megjithatë është i mjaftueshëm për numrin e lindjeve dhe i përgjigjet numrin të përgjithshëm të pacientëve të cilët hospitalizohen në këtë klinikë".

Se a ka raste kur kjo Klinikë kthen pacientë të cilët mund të kryejnë lindje në spitalet regjionale, Ismaili tha se 40 për qind e lindjeve i kryejnë këtu dhe se nuk ndodh që t'i kthejnë prapa pacientet.

"Përkundrazi këto 40 për qind të lindjeve në tërë Kosovën lindin në Klinikën Gjinekologjike, mirëpo në kemi fluks nga spitalet regjionale qe vinë këtu dhe nuk ndodh që t'i transferojmë, qoftë rastet e komplikuara por edhe lindjet tjera normale të cilat do të kishin lind në spital regjional ato frekuentohen në klinikën gjinekologjike.

Drejtori Jakup Ismaili ka thënë gjithashtu se Klinika e Gjinekologjisë në Prishtinë merr përsipër edhe komplikimet e nënave apo bebeve qe kanë marrë shërbim nga spitalet private.

"Klinika Obstetrike Gjinekologjike është opsioni i fundit, institucioni terciar, kështu që ka raste plotë që vinë edhe nga spitalet private, për shkak te komplikimeve, qoftë për shkak të bebeve qoftë për shakë të nënave referohen ne qendrën obstetrike të gjinekologjike", përfundoi ai.

The post Bie numri i lindjeve në Klinikën e Gjinekologjisë appeared first on DRENICA PRESS.

Ulqini me sqarim për pushuesit nga Kosova: Duhet të paguani taksë

Posted: 06 Jul 2019 02:05 AM PDT

Komuna e Ulqinit ka vendosur që shtetasit e huaj që qëndrojnë në Ulqin duhet patjetër të regjistrohen në Organizatën Turistike të kësaj komune duke paguar taksë prej 0.70 centë në ditë.

Zyra e Turizmit në komunën e Ulqinit e cila ka sqaruar procedurën e regjistrimit e cila sipas tyre po behët për shkak të sigurisë së mysafirëve dhe saktësisë, e aspak në dëm të vizitorëve sidomos atyre nga Kosova që i qëndrojnë besnik plazhit të Ulqinit.

Kjo zyrë e Turizimit ka kërkuar nga gjithë vizitorët se me të hyrë në Ulqin duhet të raportojnë tek qiradhënësi vend qëndrimin e tyre dhe të pajisën me kartonin identifikues i cili behët për sigurinë e vizitorëve me një taksë prej 0.70 centë në ditë për të rritur ndërsa për fëmijë nuk është e obliguar taksa e banimit.

Sipas tyre, ky vendim përpos që ka për qëllim sigurinë e vizitorëve, bëhet edhe për regjistrimin e saktë të statistikave sepse siç tha ajo qiradhënësit shumë herë nuk deklarojnë saktë numrin e vizitorëve që kanë pasur dhe kjo bënë që shifrat mos të jenë reale dhe të deklarohet numër më i paktë i vizitorëve sidomos atyre nga Kosova

." Në statistikat tona deri tani i kemi pas te padukshëm mysafiret nga Kosova dhe pse ata përbejnë 70% te numrit te mysafireve e gjithë kjo si pasojë e mos lajmërimit nga qiradhënësit e tyre, andaj kërkojmë nga qytetarët e Kosovës që në momentin që akomodohen në Ulqin të kërkojnë kartonin e paraqitjes me datën e saktë të vendosjes(nga data e ardhjes deri në ditën kur do ta lëshojnë Ulqinin) të cilët duhet ta paguajnë tek pronari ku janë ata të akomoduar qoftë në hotel apo edhe në shtëpi private e jo të humbasin kohë e të maltretohen në info-punktet për të paguar taksën.

Në rast se ata nuk pajisen nga qiradhënësi me kartonin e kërkuar atëherë të lajmërojnë në info-punkte dhe policia do marr masat e duhura' sqaruan në OT, duke shtuar se kjo është obligim ligjor që duhet ta bëjë secili turistë që nuk është banor i Ulqinit për sigurinë si të vizitorëve se ku janë akomoduar dhe qiradhënësve kënd e kanë akomoduar në objektin e tyre", thuhet në njoftimin e tyre.

Zyra e Turizimit ka bërë të ditur se në rast se Policia Kufitare u kërkon kartonin e lejë së qëndrimit atëherë në mungesë të tij do të pasoj gjoba deri në 40 euro për ditë qëndrimi, kurse për qiraxhinjet ulqinak denimi do jetë 1000 euro, andaj turistët janë të obliguar që kartonin ta mbajnë me vete.

"Mos e lëshoni vend akomodimin tuaj pa i marr nga qiradhënësi kartonët e paraqitjes me datën e saktë , nga dita e ardhjes deri ne ditën qe e lëshojnë qytetin" thuhët në përgjigjen e Organizatës së Turizimit për KosovaPost, të cilët kujtuan se ky ligj ishte edhe më parë në fuqi,por që në pikën kufitare të Sukobinës, aty ku kalojnë shumica e qytetarëve nga Kosova, autoritetet e Ulqinit nuk e kanë zbatuar".

Çmimi për taksën e banimit do jetë 70 centë në ditë për të rritur, 35 centë për moshat 12 deri në 18 vjeç ndërsa fëmijët deri në moshën 12 vjeçare janë të liruar nga pagesa e taksës për ditët e qëndrimin në Ulqin.

"Komuna e Ulqinit kërkon nga qytetarët nga Kosova që informacion ta marrin në hyrje të Malit të Zi – në infoPunktin e OT-se në piken kufitare të Sukobines, andaj kërkojmë ndjesë pet çdo keqkuptim nëse ka ndodhur. Mire se vini ne Ulqinin tuaj", thonë përgjegjësit e Turizimit në Ulqin.

The post Ulqini me sqarim për pushuesit nga Kosova: Duhet të paguani taksë appeared first on DRENICA PRESS.

Në mesin e të arrestuarve për dallavere me patentë shoferë, edhe daja i kryeministrit

Posted: 06 Jul 2019 01:47 AM PDT

Në aksionin e madh të policisë që u realizua dje për mashtrime e blerje të patentë shoferëve është arrestuar edhe Eduart Brahimaj, daja i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajt, trasnmeton Gazeta Metro.

Brahimaj është në mesin e të arrestuarve për blerje të patentë shoferëve. Brahimaj, i cili është punësuar rreth një vit me parë në Ministrinë e Infrastrukturës në cilësinë e ekzaminerit, është djali i dajës së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Nga dy burime të ndryshme brenda hetuesisë Koha Ditore e ka konfirmuar që Brahimaj është njëri nga të arrestuarit.

Për Brahimajn është raportuar edhe në marsin e këtij viti. Ai është punësuar në këtë pozitë pasi në Qeveri ka ardhur nipi i tij, kryeministri Ramush Haradinaj. Megjithatë, atëkohë Brahimaj pati mohuar ndikimin e kryeministrit për punësimin në këtë pozitë. Pati thënë se ka ndjekur trajnime për pozitën që mban.

"Sa i përket procesit të punësimit, kam konkurruar në bazë të konkursit publik të hapur nga MIT,ku kam ndjekur trajnime e procedura për licencim, sikurse i kanë ndjekur dhe i janë nënshtruar të gjithë ata që janë të punësuar në këtë pozitë", pati thënë ai.

Për nipin e tij, kryeministrin Ramush Haradinaj, pati thënë se nuk beson që e di se daja i është punësuar në ministrinë e udhëhequr nga nënkryetari i AAK-së, ministri Pal Lekaj.

"Sa i përket Haradinajt, ai nuk ka pasë si të ndikojë dhe besoj që as që është i informuar se a punoj apo jo", pati deklaruar ai.

The post Në mesin e të arrestuarve për dallavere me patentë shoferë, edhe daja i kryeministrit appeared first on DRENICA PRESS.

Emrat e gjithë personave të arrestuar në aksionin e policisë për dallavere me patentë shoferë

Posted: 06 Jul 2019 01:38 AM PDT

Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona të dyshuar për dallavere me patentë shoferë.

Arrestimi i tyre është bërë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Të arrestuarit janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, kandidatë për patentë-shoferë … Zyrtarja më e lartë e arrestuar në këtë rast është drejtoresha e departamentit për patentë shofer, Filiz Krasniqi./Indeksonline

Më poshtë, emrat e plotë:

Agim Restelica

Ava Kurteshi

Avdush Topalli

Azem Miftari

Adem Binakaj

Burim Jashari

Dragan Zhivkoviq

Fejzullah Ejupi

Eduart Brahimaj

Filloreta Ajvazi

Filiz Krasniqi

Flamur Lekaj

Flora Ferizi

Haki Jashari

Laurat Shehu

Labinot Ajeti

Liljana Bozhanic

Magbule Mehmeti

Naser Llugaliu

Naser Bislimi

Premtim Topalli

Shkëlqim Statofci

Shaban Zuka

The post Emrat e gjithë personave të arrestuar në aksionin e policisë për dallavere me patentë shoferë appeared first on DRENICA PRESS.

Pas pavarësisë, Kosovën e braktisën mbi 20% e popullsisë

Posted: 06 Jul 2019 01:35 AM PDT

Prejse Kosova është shpallur shtet dhe deri më tani vendin e ka lëshuar 20% e popullsisë së saj. Në pesë vjetët e fundit 135 mijë qytetarë kanë ikur nga vendi në mënyrë joligjore dhe prej tyre janë kthyer vetëm 40 mijë. Arsyet kryesore vlerësohet të jenë mungesa e perspektivës, varfëria dhe qeverisja jo e mirë.

Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave (EUROSTAT), në periudhën 2008-2018 gjithsej 203.330 qytetarë kanë ikur nga Kosova dhe kanë bërë kërkesë për azil në Bashkimin Evropian. Po ashtu gjatë kësaj kohe 141.330 qytetarë të Kosovës u gjetën ilegalisht të pranishëm në BE.

Kësisoj prej shpalljes së Kosovës si shtet gati 20% ose 1/5 e popullsisë ka ikur nga Kosova, shkruan "Zëri".

Ndërkohë këtyre të dhënave nuk u është shtuar as numri i qytetarëve të Kosovës që kanë migruar në BE përmes rrugëve tjera ligjore, siç janë lejet e punës. Ndërsa në pesë vjetët e fundit afër 135 mijë qytetarë nga Kosova kanë kërkuar azil nëpër vendet e Bashkimit Evropian dhe, siç njofton Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, prej tyre janë kthyer afërsisht 40 mijë qytetarë.

The post Pas pavarësisë, Kosovën e braktisën mbi 20% e popullsisë appeared first on DRENICA PRESS.

Mbi 11% e qytetarëve të Skenderajt jetojnë nga ndihmat sociale

Posted: 06 Jul 2019 01:31 AM PDT

Mbi 20 për qind e popullatës së Skenderajt jeton nga ndihmat sociale dhe nga pensionet, ndërsa 5 mijë persona kërkojnë punë. Duke u bazuar në raportin e Institutit Kombëtar për Kërkim dhe për Zhvillim të Politikave (KIPRED), 11,2 për qind e qytetarëve të kësaj komune jetojnë nga ndihmat sociale dhe 9,4 për qind nga pensionet, shkruan gazeta “Zëri”.

Pothuajse secili kandidat për kryetar të Skenderajt për këto 20 vjet në liri gjatë fushatave zgjedhore, duke u nisur nga Ramadan Gashi, pastaj Sami Lushtaku e deri te ky i fundit Bekim Jashari, me qëllimin e vetëm për të marrë besimin e qytetarëve të varfër të Skenderajt dhe për vota, janë zotuar se punën e parë që do ta bëjnë do ta punësojnë nga një anëtar të familjeve, të cilat nuk kanë të punësuar dhe që jetojnë në varfëri.

Asnjëri prej tyre nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë, derisa varfëria jo vetëm që nuk është zbutur, por ajo është shtuar çdo ditë e më shumë. Pothuajse të gjitha qeverisjet komunale në këto 20 vjetët e fundit janë kënaqur me ndihmat humanitare të shoqatave të ndryshme dhe në raportet e tyre të gjithë ndihmat që kanë ardhur nga këto organizata për njerëzit në nevojë i kanë treguar si rezultate të punës së tyre. Aktualisht mbi 20 për qind e popullatës së komunës së Skenderajt jeton nga ndihmat sociale dhe nga pensionet.

The post Mbi 11% e qytetarëve të Skenderajt jetojnë nga ndihmat sociale appeared first on DRENICA PRESS.

Prokuroria për arrestimin e 23 personave

Posted: 06 Jul 2019 01:29 AM PDT

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin se gjatë aksionit të sotshëm të Policisë së Kosovës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar njëzetetre (23) persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale: "Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar" dhe "Marrja e ryshfetit".

Prokuroria njofton se nga njëzetetre (23) personat e arrestuar pesë (5) prej tyre me inicialet B.J., A.K., L.B., H.J. dhe Sh.S., janë një (1) menaxher, tre (3) mjekë dhe një (1) psikolog i  një ordinance, si dhe janë arrestuar dy personat me inicialet A.T dhe P.T., nga një auto shkollë në Fushë Kosovë.

Po ashtu, nga Ministria e Infrastrukturës janë arrestuar gjashtëmbëdhjetë (16) persona me inicialet, F.K., N.L., F.L., L.A., E.B., L.Sh., F.A., F.F., A.M., A.R., N.B., F.E., M.M., A.B., Sh.Z dhe D.Zh., prej tyre, Drejtor, menaxher dhe ekzaminer të Departamentit për Patentë Shofer.

Personat e lartcekur dyshohet se u kanë mundësuar personave të tjerë që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa i kaluar testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave në vlera të ndryshme, varësisht prej kategorisë që kanë qenë të interesuar ta marrin.

Gjithashtu, nga ky aksion janë sekuestruar, teste për provim me shkrim, dy DVR të kamerave, dy fletore të regjistrit të kandidateve për patentë shofer, si dhe dhjetë fletore të kandidatëve që janë pajisur me certifikata, të gjitha këto prova relevante që do të përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit të gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

The post Prokuroria për arrestimin e 23 personave appeared first on DRENICA PRESS.

Policia e Kosovës: 23 të arrestuar për marrja e ryshfeti

Posted: 06 Jul 2019 01:25 AM PDT

Më 22.01.2019 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (NJRHKEK), ka pranuar një informatë nën dyshimin e kryerjes së veprave penale "keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar" dhe "marrja e ryshfetit", nga pronari i një auto-shkolle me seli në Fushë Kosovë dhe disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës.

Pas pranimit dhe analizimit të informatës së lartcekur, hetuesit e NJRHKEK-Prishtinë nën autorizimet e prokurorit të Prokurorisë Themelore, Departamenti për Krime të Rënda, kanë filluar aktivitete konkrete hetimore, duke përfshirë të gjitha veprimet e avancuara hetimore. Policia, gjatë kësaj periudhe kohore ka siguruar prova-dëshmi relevante që lidhen me veprat penale.

Sot, më 05.07.2019, është realizuar operacioni policor i fokusuar në këto lokacione: Ministria e Infrastrukturës-Departamenti për Patentë Shofer, një auto-shkollë në Fushë Kosovë dhe një ordinancë në Fushë Kosovë.

Dyshohet se të dyshuarit u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 €).

Të dyshuarit e  arrestuar sot gjatë operacionit policor janë:

  • F.K.                   viti i lindjes  1968            f.k.sh.
  • N.L.                  viti i lindjes  1966           m.k.sh.
  • F.L.                   viti i lindjes  1993           m.k.sh.
  • L.A.                  viti i lindjes  1988           m.k.sh.
  • E.B.                   viti i lindjes  1994           m.k.sh.
  • L.Sh.                 viti i lindjes  1977           m.k.sh.
  • F. A.                 viti i lindjes  1983           f.k.sh.
  • F.F.                   viti i lindjes  1989           f.k.sh.
  • A.M.                 viti i lindjes  1970           m.k.sh.
  • A.R.                  viti i lindjes  1957           m.k.sh.
  • N.B.                  viti i lindjes  1962          m.k.sh.
  • F.E.                   viti i lindjes  1962          m.k.sh.
  • M.M.                viti i lindjes  1973           f.k.sh.
  • A.B.                  viti i lindjes  1967          m.k.sh.
  • Sh.Z.                 viti i lindjes  1959          m.k.sh.
  • D.Zh.                viti i lindjes  1960          m.k.s.
  • B.J.                    viti i lindjes  1984          m.k.sh.
  • A.K.                 viti i lindjes  1956          m.k.sh.
  • L.B.                  viti i lindjes  1961          f.k.s.
  • H.J.                   viti i lindjes  1966          m.k.sh.
  • Sh.S.                 viti i lindjes  1981          m.k.s.
  • A.T.                  viti i lindjes  1963          m.k.sh.
  • P.T.                  viti i lindjes  1995          m.k.sh.

Pra, janë arrestuar njëzet e tre të dyshuar gjithsej (gjashtëmbëdhjetë të parët në listë janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës-Departamenti për patentë-shofer, pesë të tjerët në vazhdim të listës janë një menaxher, tre mjekë dhe një psikolog i  një ordinance dhe dy të fundit e listës janë bashkëpronar të një në auto-shkolle).

Policia gjatë zhvillimit të operacionit policor ka sekuestruar edhe prova relevante që do përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore.

Me aktvendim të prokurorit, gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

The post Policia e Kosovës: 23 të arrestuar për marrja e ryshfeti appeared first on DRENICA PRESS.

Moti në këtë fundjavë

Posted: 06 Jul 2019 01:17 AM PDT

Fundjava me mot të nxehtë dhe me diell. Javën e ardhshme priten reshje lokale shiu dhe rënie e theksuar e temperaturave, shkruan Gazeta Metro.

5.07.2019 – Fusha të presionit të lartë dhe rryma të nxehta ajrore nga Afrika veriore, do të shtrihen mbi rajon gjatë fundjavës, duke kushtëzuar një mot të nxehtë, stabil dhe kryesisht me diell.
Mirëpo në fillim të javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit do të shtrihet mbi rajonin tonë, që do të sjell kushte për reshje lokale shiu, e nga mesi i javës edhe rënie të theksuar të temperaturave për 5C deri në 10C.

6.07 – Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.
7.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.
8.07-9.07 – Të hënën jo shumë nxehtë. Pjesërisht vranët, e pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Ditën e martë, vransira dhe intervale me diell. Pasdite reshje lokale shiu me bubullima.
10.07 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe shi, e vende-vende edhe bubullima.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të rriten mbi vlera mesatare, ndërsa nga java e ardhshme pritet të pësojnë rënie të theksuar. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 17C, ndërsa maksimalet në fundjavë do të shënojnë rritje deri në 34C, e më pas pritet të zbresin edhe deri në 24C.
Të shtunën do të fryj erë e lehtë veriperëndimore 1-2m/s, e ditën e diel mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-13m/s.
Shtypja atmosferike në fundjavë gradualisht do të zbres edhe nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje.

The post Moti në këtë fundjavë appeared first on DRENICA PRESS.

Mediat në Serbi ‘plasin’ nga inati se Milani po vjen në Kosovë

Posted: 05 Jul 2019 01:55 PM PDT

Gjatë ditës së sotme, ekipi i famshëm italian, Milan konfirmoi se me 10 gusht do të jetë në Kosovë për të zhvilluar miqësoren me kampionin e Kosovës, Feronikelin.

Ky lajm ka qenë një 'dush i ftohët' për mediat në Serbi që po mundohen të bëjnë propagandë kundër Kosovës.

Portali racist 'Alo' e ka quajtur skandaloze këtë veprim të ekipit italian.

'Skandaloze! Ata vijnë me kënaqësi! Milan luan ndeshje në Prishtinë' , kështu ishte titulli i portalit serb.

Në artikull ata kanë shkruar që Milan duhet të kujtoj që së fundmi kanë transferuar Rade Krunic, i cili sipas tyre ka lindur në Republikën Srpska në Bosnje.

Pa dyshim ekipi i Milan është skuadra më e madhe që ka zbarkuar ndonjëherë në Kosovë për të zhvilluar një ndeshje futbolli./Indeksonline/

The post Mediat në Serbi 'plasin' nga inati se Milani po vjen në Kosovë appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more