Skip to main content

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të shtyllave mbrojtëse në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të shtyllave mbrojtëse në autostradën ‘Ibrahim Rugova’


Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të shtyllave mbrojtëse në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Posted: 17 Jul 2019 02:04 AM PDT

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e sotme një person të dyshuar për vjedhjen e mbrojtësve anësorë të autostradës "Dr. Ibrahim Rugova".

Të njëjtit i janë gjetur 88 copa të metalit të ngarkuar në mjetin e tij dhe disa të tjera në ngarkim e sipër dhe më pas  personi i dyshuar është arrestuar dhe  i është konfiskuar mjeti i tij tip furgon.

E disa ditë më parë në media u raportua për një rast të tillë vjedhjeje në autostadën "Dr. Ibrahim Rugova".

Aty u bë e ditur se janë vjedhur rreth 100 përforcues të shtyllave mbrojtëse në po të njëjtin lokacion ku sot u arrestua ky person raporton Gazeta Blic.

Fotografia e Kosovo Police

Fotografia e Kosovo Police

Fotografia e Kosovo Police

Fotografia e Kosovo Police

Fotografia e Kosovo Police

 

The post Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të shtyllave mbrojtëse në autostradën 'Ibrahim Rugova' appeared first on Drenica Press.

Drenas, banorët në rrezik nga ujërat e zeza (FOTO)

Posted: 17 Jul 2019 01:51 AM PDT

Ujërat e zeza kanë vërshuar parkingun e disa banesave në qytetin e Drenasit.

“Ngulfatja e kanalizimit te objektet prapa Postes. Rreth 60 familje jetojnë në këto objekte përreth. Ka 3 ditë që është kjo gjendje”, thonë banoret e kësaj lagjje.

Ata po kërkojnë që t'i bëhet një zgjidhje shqetësimit të tyre, sepse siç tregojnë gjatë tërë kohës aty po kundërmon erë e keqe, raporton Drenicapress.

The post Drenas, banorët në rrezik nga ujërat e zeza (FOTO) appeared first on Drenica Press.

Krim i rëndë në familjen shqiptare, djali godet me sëpatë babain e tij

Posted: 17 Jul 2019 01:41 AM PDT

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnjë.

Sipas të dhënave të Top Channel, shtetasi Dritan Velaj, ka qëlluar me sëpatë babanë e tij, Kujtim Velaj.

Si pasojë e plagës së marrë në trup, gjendja shëndetësore e Kujtim Velajt është e rëndë. Ai u dërgua me shpejtësi në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, në lagjen "Xhevdet Nepravishta", Lushnjë.

Ende nuk dihen motivet e krimit , por policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e plagosjes.

Mësohet se në familje edhe më herët ka patur konflikte mes babait dhe djalit që raportohet të ketë probleme të shëndetit mendor.

Babai ka marrë disa herë urdhër mbrojtjeje ndaj djalit.

The post Krim i rëndë në familjen shqiptare, djali godet me sëpatë babain e tij appeared first on Drenica Press.

Prej 23 vitesh e zhdukur në Itali, asnjë gjurmë nga shqiptarja

Posted: 17 Jul 2019 01:40 AM PDT

Mbaresa Kumbria, nga Kuçova është vajza e katër në familjen më 7 fëmijë. Vendosën ta quanin kështu prindërit, duke menduar se do të ishte fëmija i tyre i fundit, por pas mbaresës erdhën në jetë dhe 3 fëmijë të tjerë.

Mbaresa nuk ishte e fundit nga fëmijët, por ajo që pati një fat të ndryshëm nga të tjerët. Me Mbaresën nuk mbaroi por filloi një dhembje pafund. Një plagë në familjen Kumbria, veçanërisht për dy prindërit Refat e Zylfie. Ishin vitet e para të demokracisë, kur Mbaresën e gjetën ende një adoleshente. Në vitin e parë të shkollës së mesme, për shkak të pamundësisë ekonomike, ajo la shkollën në mes për t'ju bërë krah familjes në nevojat jetike.

Ishte koha kur bashkëshorti i hallës së saj, i prezanton nipin e tij Astritin nga Elbasani, djali me të cilin Mbaresa vendos të fejohet. Atë kohë Astriti punonte me sezone në shtetin grek si emigrant. 2 vite më pas kur Mbaresa ende nuk e kishte finalizuar këtë marrëdhënie në martesë, ende një vajzë shumë e re, rastësisht njihet me një tjetër person në vitin 1996.

Kësaj here ishte kushëriri i saj i parë, nga fshati Lapardha i Beratit, ai i cili këmbënguli që Mbaresa të njihej me Fidelin. Gjërat ndodhën shumë shpejt, ndërsa Mbaresa vendosi të takohej me Fidelin në Kucovë, për ta takuar fshehurazi familjes, por e shoqëruar nga kushëriri i saj. Askush nuk di ta thotë me siguri se cfarë e bëri Mbaresën që ti mbushej mendja, kur pasi bëri gati valixhen, bashkë me Fidelin dhe kushëririn e saj Lulëzimin në niseshin të tre sëbashku më 30 prill drejt Italisë.

Një javë para se të mbushte 20 vjec, ajo mori një vendim të vështirë për jetën e saj, ndërsa vendosi të prishte fejesën dhe të merrte një tjetër drejtim. Por dikush i pikasi kur u larguan. Një fqinj e pa Mbaresën kur doli nga shtëpia me valixhe në dorë, ndërsa hipi në një makinë të zezë ku e prisnin dy djemtë. Ajo kishte shkuar më pas më shtëpinë e hallës së saj në Lapardha të Beratit dhe nga andej bashkë me kushëririn Lulëzimin dhe me Fidelin kishte marrë drejtimin për në Vlorë. Pavarësisht premtimit se Lulëzimi do ta shoqëronte në Itali, në skaf hipi vetëm Mbaresa dhe Fideli. Kjo ngriti dyshimin e madh dhe frikën e një drejtimi që për Mbaresën nuk dihet ende sot.

Pas largimit nga shtëpia të së bijës Refati bën denoncimin në polici. Me të mësuar se arsyet e largimit fshiheshin dy djemtë ai vendos të denoncojë Lulëzimin dhe Fidelin. Asnjëri prej tyre nuk pranoi përgjegjësinë ndërsa Fideli i marrë në pyetje dëshmoi se Mbaresa i kishte ikur nga duart. Dy javë më pas Mbaresa telefonon nga Italia. Ajo flet me të atin duke qarë:

"Jam mirë dhe mos u bëni merak"

Kaluan ditë nga kjo telefonatë dhe Mbaresa merr përsëri në telefon, pyet për motrat dhe vëllezërit dhe më pas e njëjta fjali: "Jam mirë dhe mos u bëni merak".

Rasti është bërë publik edhe në emision e njohur italian ''Chi la visto'', emision nga i cili u arrit të lokalizohej një vendodhje e mundshme e e Mbaresës që sot është 43 vjece, me gjasa se jetonte në Bergamo të Italisë. Një dëshmitare pretendonte se kishte jetuar me të në të njëjtin hotel. Sot ende për Mbaresën nuk ka asnjë gjurmë. Ajo ende mungon në familjen Kumbria. Gjatë investigimeve të emisionit 'Pa Gjurmë' u arrit në gjurmët e një vajze të trafikuar që përkonin të dhënat me Mbaresa Kumbrian. Në transmetim Live u dëgjua zëri i saj dhe nuk ishte Mbaresa, por një tjetër vajzë e trafikuar po në 1996 drejt Italisë nga disa të rinj nga Shijaku. Adelina ishte me origjinë nga Durrësi dhe rezultonte e humbur prej 23 vitesh. Ajo tregoi peripecitë e saj dhe kishte një mesazh për familjen.

The post Prej 23 vitesh e zhdukur në Itali, asnjë gjurmë nga shqiptarja appeared first on Drenica Press.

Erëra të fuqishme në Ksamil, shkaktohet panik tek pushuesit

Posted: 17 Jul 2019 01:37 AM PDT

Ka një javë që rajoni është përfshirë nga mot jostabil, me ç'rast edhe temperaturat kanë shënuar ulje të theksuar, ndonëse jemi në mes të verës.

Vetëm disa ditë më parë disa pamje të stuhisë së fuqishme që goditi Ulqinin dhe disa pjesë të Shqipërisë, bënë bujë në rrjetet sociale.

Nga erërat e fuqishme mbrëmë është përfshirë edhe vendpushimi turistik në jug të Shqipërisë, Ksamili, shkruan Reporteri.net.

Mbase të ndikuar pak edhe nga pamjet e fundit, siç shihet në videon e mëposhtme kjo bëri që të shkaktohej panik në mesin e pushuesve.

Në pamjet e mëposhtme ata shihen duke vrapuar brenda, ndërkohë që fëmijëve u sugjerojnë të kenë kujdes dhe të mos dalin jashtë.

Ndryshe, sipas meteorologëve nga sot parashikohet mot më i mirë dhe ngritje e temperaturave. /Reporteri.net

Shikoni pamjet:

The post Erëra të fuqishme në Ksamil, shkaktohet panik tek pushuesit appeared first on Drenica Press.

Dorëzohet në Kuvend peticioni kundër homologimit të veturave

Posted: 17 Jul 2019 01:35 AM PDT

Në Kuvendin e Kosovës po dorëzohet peticioni përmes së cilit po kërkohet që të ndërpritet homologimi i veturave.

Atë tashmë e kanë nënshkruar mbi 10 mijë persona, peticion ky që është zhvilluar online.

Peticioni ka nisur nga ekonomisti Hekuran Murati, pas debatit në parlamentin e Kosovës për homologimin e automjeteve, ku po kërkohet që t'i jepet fund obligimit për homologim.

Murati tha se ky peticion ka bashkuar të gjithë qytetarët të cilët po kërkojnë që të mos plaçkiten përmes homologimit, të cilin e ka quajtur të panevojshëm.

"Këtë peticion e kanë nënshkruar më shumë se 10 mijë qytetarë. Është nënshkruar në më pak se 3 javë. Ne si qytetarë kemi një kërkesë, homologimi të hiqet në tërësi, sepse është një plaçkë. Aty s'bëhet homologim, vetëm krahasim i të dhënave që janë në librezë. Kjo kompani s'bën asgjë tjetër përveç asaj që e bën edhe dogana", ka thënë Murati.

Në këtë peticion thuhet se prishja e monopolit nuk mjafton, por është duke u kërkuar që parlamenti të ndryshojë Ligjin për Automjete.

The post Dorëzohet në Kuvend peticioni kundër homologimit të veturave appeared first on Drenica Press.

Lladrovci për humbjen e Feronikelit: Kemi mund ma mirë, nuk ishte mbrëmja jonë

Posted: 17 Jul 2019 01:32 AM PDT

Feronikeli është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi u mposht nga TNS me rezultat 0-1.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se tek lojtarët ka munguar vetëbesimi dhe fitorja.

Mirëpo, ai thekson se Feronikeli ka hapur shtegun për suksese tjera, duke u shprehur krenar me futbollistët.

Postimi i plotë:

Kemi mund ma mirë, nuk ishte mbrëmje jona.

Ka munguar vetëbesimi dhe fitorja.

Ferronikeli e hapi shtegun për suksese tjera, për suksese edhe më të mëdha të futbollit tonë.

Krenar me futbollistët tanë!/Indeksonline/

 

 

The post Lladrovci për humbjen e Feronikelit: Kemi mund ma mirë, nuk ishte mbrëmja jonë appeared first on Drenica Press.

Vetura zyrtare shkel rregullat e komunikacionit, shikoni me çfarë shpejtësie vozitë në magjistrale

Posted: 17 Jul 2019 01:31 AM PDT

Një shkelje e rregullave të trafikut nga zyrtarët e institucioneve është parë sot që në mëngjesin e hershëm në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Në një video të dërguar në redaksinë e Indeksonline, shihet se si vetura  me targa zyrtare 4Z-288-02 vozitë në shpejtësi 140-160 në orë.

Vozitësi në fjalë me këtë shpejtësi jo vetëm që rrezikon vetën, por edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Derisa, Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon për respektim të rregullave në trafik, në mënyrë që të zvogëlohet numri i aksidenteve.

Ndryshe, sot Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Policinë lanson fushatën vetëdijësuse "10 rregullat e arta të sigurisë rrugore"./Indeksonline/

The post Vetura zyrtare shkel rregullat e komunikacionit, shikoni me çfarë shpejtësie vozitë në magjistrale appeared first on Drenica Press.

“FaceApp”/ Aplikacioni rus që ka “infektuar” personazhet VIP dhe kush qendron pas tij

Posted: 17 Jul 2019 01:25 AM PDT

Quhet FaceApp dhe progresivisht po bëhet tendenca e kësaj vere. Aplikacioni ka "infektuar" personat e njohur (VIP) dhe ata ta zakonshëm, duke pushtuar Facebook dhe Instagram me foto që na shohin të plakur përmes goditjes së inteligjencës artificiale.

Transformimi i fytyrave është mjaftueshmërisht realist aq sa duket sikur është natyrale. Askush nuk i reziston tundimit për të parë në foto se si do të jetë kur të plaket.

Megjithatë, përballë kësaj stuhie verore qarkullojnë histori teknologjie dhe të dhënash që shumica e përdoruesve nuk i njeh. T'i analizojmë…

FaceApp funksionon duke shkarkuar fillimisht aplikacionin. Mjafton të bësh një foto dhe ta përzgjedhësh përmes aplikacionit. Pastaj, në pak sekonda aplikacioni të jep mundësinë të zgjedhësh çfarë do të bësh me foton, do të plakesh apo do të rinohesh. Shumica zgjedhin plakjen, shkruan Ilsole24ore.

Janë me miliona postime të shpërndara  në këto ditë. Shumë efekte që mund të aplikohen në foto janë me pagesë dhe tarifat variojnë nga 3.99 euro për ata që zgjedhin një abonim mujor, 19.99 euro për abonim vjetor dhe 43.99 euro për abonim të përjetshëm.

Privatësia

Në bazë të FaceApp, sikurse thuhet, janë algoritme inteligjence artificiale. "Kemi zhvilluar një teknologji të re që mundëson modifikimin në mënyrë reale të imazhit tuaj në foto" ka shpjeguar themeluesi dhe drejtuesi Yaroslav Goncharov.

"Elementi që na diferencon nga të tjerët është fotorealizmi. Pasi aplikohet filtri është sërish fotoja jote. Aplikacionet e tjera qëllimisht ndryshojnë imazhin në mënyrë humoristike por nuk është më një foto reale" shprehet ai.

Rusia

Shumë kanë tendencën të besojnë se FaceApp është në pronësi të Facebook ose ndoshta të Instagram (edhe pse do ishte e njëjta gjë). Por nëse analizojmë detajet, zbulohet se aplikacioni është hedhur në janar të vitit 2017 nga Wireless Lab, një kompani ruse me seli në Shën Peterburg, e themeluar nga Yaroslav Goncharov.

Faqja në Facebook e FaceApp është hapur në 27 janar 2017 dhe sot numëron më shumë se 310 mijë ndjekës. Dhe nga seksioni 'Transparenca e faqes', mësohet se administratorët e saj janë 4; 3 rusë dhe 1 ukrainas.

Është evidente tashmë se ky aplikacion është i lidhur ngushtë me Rusinë. Dhe duhet të nënvizuar që pas lojës, ka insinuata të rënda lidhur me privatësinë. Në seksionin e aplikacionit dedikuar përdorimit të informacioneve lexohet se aplikacioni "mund të bashkëndajë përmbajtjen dhe informacionet e përdoruesve me kompanitë që bëjnë pjesë në grupin e shoqërisë së FaceApp"./SCAN

The post “FaceApp”/ Aplikacioni rus që ka "infektuar" personazhet VIP dhe kush qendron pas tij appeared first on Drenica Press.

Broadbent u tall me Florian Markun gjatë gjithë meçit, por në fund e pësoi keq

Posted: 17 Jul 2019 01:23 AM PDT

Boksierët shpeshherë tallen brenda ringut me kundërshtarët e tyre – siç bën për shembull Tyson Fury – megjithatë boksieri Tommy Broadbent e pësoi keq në luftën e tij kundër Florian Markut të shtunën.

Dy boksierët u ndeshën në "O2 Arena" në Londër, në natën kur meçi kryesor ishte mes Daniel Duboisit dhe Nathan Gormanit. Në fund të meçit triumfitoi Florian Marku, pas talljeve të shumta nga kundërshtari i tij, transmeton Gazeta Express.

BT Sports i publikoi mbrëmë pamjet nga meçi mes këtyre dy boksierëve dhe në shumicën e videos shihet Broadbent duke u tallur me Markun, të cilin e inkurajonte ta godiste më fuqishëm.

Por, 32-vjeçari e pësoi keq nga e gjitha kjo dhe u nokautua në rundin e katërt dhe të fundit të meçit, duke e pësuar kështu disfatën e gjashtë në karrierë.

Embedded video

Boxing on BT Sport 🥊

@BTSportBoxing

Boxer gets finished in the final round after taunting his opponent for the entire fight 🙈

If you’re going to showboat then you need to make sure you win… 🤔

1,154 people are talking about this
Marku fillimisht festoi para Broadbentit pasi gjyqtari e ndali ndeshjes, mirëpo dyshja tregoi respekt për njëri-tjetrin pas meçit.

Kjo sfidë e fituar nga shqiptari ish-luftëtar i MMA, ishte e vlefshme për kategorinë "Welterweight", me Markun që tashmë shijon shifrat 4-0. /Gazeta Express/

The post Broadbent u tall me Florian Markun gjatë gjithë meçit, por në fund e pësoi keq appeared first on Drenica Press.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more