Skip to main content

Zbulohet rroga e Besnik Hasit që e fiton në Arabi

Zbulohet rroga e Besnik Hasit që e fiton në Arabi


Zbulohet rroga e Besnik Hasit që e fiton në Arabi

Posted: 25 Jun 2019 01:48 AM PDT

Besnik Hasi do të vazhdojë të qëndrojë në stolin e Al Raed në Arabinë Saudite, edhe pse menaxheri i tij ishte përpjekur në çdo mënyrë që ta kthente në Belgjikë gjatë javëve të fundit.

Sipas informacioneve nga Belgjika, ish-mesfushori i përfaqësueses shqiptare dëshiron që të bëhet përsëri pjesë e futbollit të rëndësishëm europian, nëse arrin të gjejë një klub i cili plotëson kushtet ekonomike përafërsisht si klubi i tij aktual.
Fatkeqësisht për Hasin, të gjithë klubet e kontaktuara kanë refuzuar këtë sapo kanë mësuar se cila është rroga aktuale e Hasit.

Menaxheri i tij, Mogi Bajat, kontaktoi dhe nisi negociatat me Sërkëll Bryzh dhe Sharlërua gjatë ditëve të kaluara. Por në asnjë prej rasteve nuk arriti të konkretizonte sapo u bëri të ditur se në vitin e tij të parë në Arabinë Saudite, Hasi kishte përfituar një rrogë 1,2 milionë euro.

Për më tepër, pasi renditi skuadrën në vendin e 8, klubi i cili fillimisht kishte menduar ta shkarkonte, i rriti rrogën, duke ia bërë tashmë 1,5 milion euro në sezon, shifër e paarritshme për klubet belge, por edhe për shumë kampionate të tjera më cilësorë në Europë.

Me pak fjalë, për përfitime të tilla, Hasi do të jetë i detyruar të vazhdojë në Arabinë Saudite dhe vetëm nëse ul ndjeshëm pretendimet financiare, atëherë mund të gjejë skuadra që e presin krahëhapur.

The post Zbulohet rroga e Besnik Hasit që e fiton në Arabi appeared first on DRENICA PRESS.

Kush është njeriu që e “rrëzoi” pas 25 vitesh Erdoganin?

Posted: 25 Jun 2019 01:37 AM PDT

Ekrem Imamoglu, i cili në zgjedhjet e përsëritura për kryetar të Stambollit edhe më bindshëm mundi kundërshtarin e tij nga partia AKP, parti kjo e udhëhequr nga kryeministri Rexhep Tajip Erdogan, nuk ishte shumë i njohur në jetën politike të Turqisë, para se ai të vendoste për të kandiduar në zgjedhjet lokale.

Zgjedhjet lokale Turqisë u mbajtën në mars të këtij viti, kur fitoi Imamoglu, por pas ankesave shtruara nga AKP e Erdoganit, për disa parregullsi, ato u përsëritën të dielën.

Dhe në zgjedhjet e përsëritura, Imamoglu vetëm se forcoi fuqinë e tij politike, duke dalë fitues, madje me numër më të madh të votave se sa në mars, për dallim nga rivali i tij.

Siç ishte raportuar, kjo është hera e parë që pas 25 viteve Erdogan ka humbur në qytetin e Stambollit, për të cilin ka pohuar se kush pëson në këtë qytet, humb në krejt Turqinë.

Kështu, kryetari i ri i Stambollit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pas shumë vitesh, është bërë sfida më e madhe me kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Madje, disa media e quajnë edhe "shpresa për demokracinë turke".

Ndryshe, Imamoglu fitoi zgjedhjet lokale në Stamboll më 31 mars, por si fitues ai "mbeti" vetëm 18 ditë, shkaku i një serie të ankesave nga AKP dhe kryeministri Erdogan, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve anuloi votimin.

Thuhet se fillimisht ai nuk ishte zgjedhja e parë e koalicionit opozitar si kandidat për kryetar të Stambollit, por për shkak të strategjisë modeste të fushatës, bazuar në "mirëbesim" në mesin e anëtarëve të opozitës, ai kishte fituar besimin si një administrator kompetent dhe i hapur.

Në fjalimet e tij ai ka theksuar rëndësinë e luftimit të përbashkët të luftës kundër varfërisë dhe ka dënuar retorikën populiste mes politikanëve turq.

Ish-biznesmeni Imamoglu, para se të ishte pjesë e Partisë Popullore Republikane (CHP) ishte kryetar i komunës së Stambollit, Beylikduzu, përcjell Telegrafi.

Pastaj ai kandidoi për kryebashkiakun e Stambollit, por humbi nga kandidati i atëhershëm i AKP-së, Kadir Topbash.

Më parë këtë vit, Imamoglu u takua me Erdogan për të diskutuar rreth të ardhmes së Stambollit, gjest me të cilin ai thuhet se ka fituar respektin e votuesve, të cilët shpesh janë ndjerë "të privuar" nga Partia sekulare Republikane Popullore.

Madje, edhe pas fitores në zgjedhjet për kryetar, Imamoglu premtoi një "fillim të ri" në Stamboll dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Erdoganin.

Imamoglu fitoi 54 për qind të votave, duke lënë pas kandidatin e AKP-së në pushtet dhe ish-kryeministrit Binali Jildirim.

Përndryshe, Imamoglu ka lindur në Akçaabat pranë Trabzon, 1970, ku ai përfundoi shkollën fillore dhe të mesme, dhe ka studiuar në Universitetin e Stambollit. A është i martuar dhe babai i tre fëmijëve. /Telegrafi/

The post Kush është njeriu që e "rrëzoi" pas 25 vitesh Erdoganin? appeared first on DRENICA PRESS.

Sporti kosovar mund ta ketë një shans të dytë të enjten fal Bekim Haxhiut, pritet seancë e jashtëzakonshme

Posted: 25 Jun 2019 01:26 AM PDT

Bekim Haxhiu, ish-nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu, i njohur si 'Kamishi', i cili është deputet në kuvend nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, po kërkon mbështetjen e kolegëve të tij që Ligji për Sponsorizime të funksionalizohet nga kuvendi dhe të harmonizohet me Ligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

Njoftimi i Haxhiut:

"Disa nga kolegët deputetë po nguten të urojnë sportistët, por jo edhe të votojnë amandamentin 5, që mundëson funksionalizimin e Ligjit për Sponsorizime, harmonizimin e tij me Ligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

Disa nga ne deputetët që jemi duke i dhënë mbeshtetje sportit, sot kemi filluar mbledhjen e nënshkrimeve për të ftuar seancë të jashtëzakonshme për ditën e enjte në ora 10:00 me pikën e vetme të rendit të ditës:

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave. Votimi i amendamentit 5 të propozuar nga unë që mundëson harmonizimin dhe funksionalizimin e Ligjit për Sponsorizime.

Kërkojmë mirëkuptimin e kolegëve deputetë që të marrin pjesë në seancë, të ejten, në ora 10:00 dhe të votojnë për të mirën e sportistëve tanë të cilët çdo ditë po na bëjnë krenarë. Ju lumtë Majlinda, Nora, Loriana dhe Driton Kuka. Krenohemi me ju!".

Ndryshe, ndryshimet e lartcekura nuk u miratuan në seancën e javës së kaluar pasi ishin një votë më pak. Më poshtë gjeni listën e deputetëve që nuk e votuan/munguan në seancë.

Mos-miratimi dhe mos-funksionalizimi i këtij ligji ka shkaktuar dëm të madh tek sportistë.

The post Sporti kosovar mund ta ketë një shans të dytë të enjten fal Bekim Haxhiut, pritet seancë e jashtëzakonshme appeared first on DRENICA PRESS.

Diplomatja norvegjeze me kritika të ashpra drejt liderëve e partive politike të vendit

Posted: 25 Jun 2019 01:23 AM PDT

Ministrja e Punëve të Jashtme e Norvegjisë , Ine Eriksen Søreide në një konferencë për medie që pati me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka kritikuar liderët e vendit dhe klasën politike për mos koncencusin dhe mos bashkëpunimin që ata kanë në mes vete, raporton Gazeta Blic.

Ajo tha se në takim me Pacollin kanë biseduar për çështje të ndryshme, si liberalizimi i vizave dhe marrëdhëniet në mes dy vendeve.

"Kemi një ardhme shumë të ngushtë dhe të fuqishme dhe shpresojmë të vazhdojmë me këtë në mënyrë politike dhe tregtare. Ne jemi mbështetës të plotë në ambiciet e Kosovës për të marrë pjesë në BE", tha ajo.

Kurse për të qenë pjesë e proceseve euro atlantike ajo tha se Kosovës i duhet një lidership më i fuqishëm.

"Por pjesëmarrja në integrimin euroatlantik bazohet në kritere specifike dhe vullnetin për reforma dhe kërkon shumë reforma por edhe lidership më të fuqishëm, koncencus më të madh dhe bashkëpunim mes partive politike", tha ajo.

Ajo ka folur edhe për taksën 100% ku tha se Norvegjia është për një tregti të lirë dhe se ajo si e tillë duhet larguar në mënyrë që t'i hapet rrugë dialogut kosovë Serbi.

The post Diplomatja norvegjeze me kritika të ashpra drejt liderëve e partive politike të vendit appeared first on DRENICA PRESS.

Halil Kastrati na mbushi sytë me lot me këtë video nga Skenderaj (VIDEO)

Posted: 25 Jun 2019 01:20 AM PDT

Humanisti Halil Kastrati po vazhdon aktivitetin e tij humanitar.

Ditë më parë ai ishte në Skenderaj, ku dha lajmin e për ndërtimin e 7 shtëpive, dhe një nga to edhe për një familje në Skenderaj, e cila dha një djalë për lirinë që ne e gëzojmë.

"Babai i Veteranit të luftës nga komuna e Skenderajit, edhe pse vet i lodhur shumë dhe i sëmurë, halli e derti i tij ishte se qysh dhe ku po e len djalin! Ne ja dhame lajmin se ky dhe djali me familje po bëhen me shtëpi të re. Fjalet e tij ishin: " U voftë për riza të Zotit "! Përhajr nisja e ndërtimit të shtëpisë së re", ka shkruar Kastrati./Drenicapress

The post Halil Kastrati na mbushi sytë me lot me këtë video nga Skenderaj (VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

Këta dy futbollistë luanin gjithmonë me Allegrin, Sarri i nxjerrë në shitje nga Juventus

Posted: 25 Jun 2019 01:04 AM PDT

Massimiliano Allegri përgatitet për ta filluar aventurën e tij të re si trajner i Juventusit.

Maurizio Sarri ka bërë të ditura kërkesat e tij se cilës futbollistë duhet të largohen nga Juventus, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Romeo Agresti nga "Goal Italia" ka bërë të ditur se trajneri i ri i Bianconerëve u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se nuk llogarit në dyshen Mario Mandzukic dhe Sami Khedira, transmeton lajmi.net.

Ylli kroat dhe mesfushori gjerman ishin dy futbollistë që kishin hapësirë të madhe për lojë në formacionin e ish trajnerit Massimiliano Allegri.

Por, Sarri ka vendosur t'i shesë për të financuar blerje të reja gjatë kësaj vere. /Lajmi.net/

The post Këta dy futbollistë luanin gjithmonë me Allegrin, Sarri i nxjerrë në shitje nga Juventus appeared first on DRENICA PRESS.

A jeni gati: Aferdita&Dona&Shqiprimi – po vijnë me këngë të re

Posted: 25 Jun 2019 12:47 AM PDT

Duket se talentin e këngëtares së njohur të muzikës popullore Aferdita Demaku, përveç Donës, e ka trashëguar edhe djali i saj Shqiprimi, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Eni Koçi një bukuroshe e vërtetë, tund Instagramin me këtë foto.

Ata për herën e parë, që të tre së bashku do vijnë me një këngë të re, që padiskutim do jetë një hit i vërtetë.

“Kënga e radhës me dy zemrat e mija”, ka shkruar Aferdita.

The post A jeni gati: Aferdita&Dona&Shqiprimi – po vijnë me këngë të re appeared first on DRENICA PRESS.

Njihuni me dy menaxherët kosovarë të cilët po i dërgojnë talentët në akademinë gjermane të futbollit

Posted: 25 Jun 2019 12:42 AM PDT

Besnik Bajrami dhe Argjend Uka janë dy menaxherë të rinj nga Kosova, por që po dërgojnë talentë në akademinë e futbollit JFL që gjendet në Gjermani, saktësisht në Schlotheim

Omer Haziri[18], Adnard Mehmeti[18] dhe Albin Elshani[17] që të tre këta futbollistë do të jenë në prova në akademinë gjermane JFL që gjendet në Schlotheim të Gjermanisë, raporton Periskopi.


Haziri, Mehmeti dhe Elshani në Akademinë JFL

Haziri dhe Mehmeti janë pjesë e Vushtrrisë U-19, derisa Elshani është pjesë e A & N U-17, derisa deri më 4 korrik ata do të jenë në prova në akademinë gjermane të futbollit.

Provat këtyre tre talentëve kosovarë ua kanë mundësuar menaxherët Besnik Bajrami dhe Argjend Uka, të cilët kanë marrëveshje bashkëpunimi me këtë akademi të futbollit.

Kjo akademi është e njohur në Gjermani, derisa menaxheri Besnik Bajrami në një prononcim ekskluziv për Periskopin ka treguar se si ka rënë në kontaktë me JFL.

"Tani bëhen gati 3 vjet që nga koha kur merrem me punën e menaxhimit, derisa kolegu im Argjend Uka është marrë shumë me herët me këtë punë," ka thënë fillimisht Bajrami.

"Ne kemi kontakte direkte me akademinë dhe ne jemi zyrtarisht bashkëpunëtorë me Akademinë JFL për trojet shqiptare.

Besniku së bashku me Argjendin kanë arritur që deri tani të dërgojnë lojtarë në prova edhe në klube të njohura si Sevilla e Valencia.

"Deri tani ka disa lojtarë që i kemi dërguar në prova tek ekipet si Nurnberg, Hellas Verona, Sevilla, Valencia, Helsinki e disa klube të tjeraa nga Suedia, Finlanda, ndërsa tani kemi arritur një bashkëpunim me Akademinë JFL në Gjermani," shtoi Bajrami.

Ambiciet e këtyre dy menaxherëve të rinj janë të mëdha dhe shpresojnë që do të arrijnë të dërgojnë lojtarë për prova edhe në ekipe shumë më të mëdha.

"Ambiciet e mia dhe të Argjendit janë të mëdha, duam që t'i dërgojmë talentët tanë në prova edhe tek klubet më profesionale në botë dhe që ata të kenë sukses e të na bëjnë krenar kombin shqiptar," përfundoi Bajrami. /Periskopi/

The post Njihuni me dy menaxherët kosovarë të cilët po i dërgojnë talentët në akademinë gjermane të futbollit appeared first on DRENICA PRESS.

Kompletohen çerekfinalet në Kupën e Amerikës

Posted: 25 Jun 2019 12:37 AM PDT

Janë kompletuar çiftet çerekfinale në Kupën e Amerikës, me duelin Kolumbi – Kili që pritet të jetë më interesanti.

Mbrëmë pasmesnate u zhvilluan ndeshjet e fundit të fazës grupore me Uruguain që e mposhti Kilin 1-0 dhe Ekuadori e Japonia që luajtën baras 1-1.

Një gol i vonshëm nga Edinson Cavani i dha fitoren minimale Urugait ndaj Kilit për të siguruar pozitën e parë në Grupin C dhe për të kaluar në çerekfinale ku do të takohet me Perunë.

Kili, në anën tjetër, në çerekfinale do të ndeshet me kombëtaren e vetme që i ka fituar të tri ndeshjet deri tani, Kolumbinë.

Në dy duelet e tjera çerekfinale, nikoqiri Brazili përballet me Paraguain, ndërsa Argjentina e Lionel Messit, e cila është në kërkim të këtij trofeu për herë të parë që prej vitit 1993, do të ndeshet me Venezuelën.

Një gjysmëfinale e zjarrtë na pret në Kupën e Amerikës mes Brazilit dhe Argjentinës, nëse të dyja i fitojnë ndeshjet e tyre çerekfinale.

Ndeshjet çerekfinale zhvillohen më 27, 28 dhe 29 qershor.

The post Kompletohen çerekfinalet në Kupën e Amerikës appeared first on DRENICA PRESS.

Arratisje spektakolare e shqiptarit nga burgu

Posted: 25 Jun 2019 12:35 AM PDT

Një shqiptar është arratisur të hënën nga burgu i Trapanit, në Sicili, ku vuante dënimin për trafik droge.

Sipas "La Repubblica" i arratisuri Lekë Luca, 34 vjeç. Ai është arratisur duke kapërcyer murin rrethues të burgut "San Giuliano". Të njëjtat burime sqarojnë se arratisja ka ndodhur rreth orës 15.00 kur përfundonte orari ajrimit.

Gardianët kanë shkuar për të udhëhequr të burgosurit në qeli, por kanë konstatuar se Luca mungonte. Menjëherë është dhënë alarmi dhe patrulla të shumta karabinierësh dhe policie janë vënë në lëvizje për të gjetur 34-vjeçarin, që dyshohet se është pritur nga dikush me makinë jashtë mureve të burgut.

Kjo është hera e dytë që Luca arratiset nga burgu dhe agjentët e kanë konsideruar aktin e tij sa spektakolar aq edhe akrobatik. Në korrik 2017 ai ishte arratisur nga burgu i Civitavecchia së bashku me një bashkatdhetar.

The post Arratisje spektakolare e shqiptarit nga burgu appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more