Skip to main content

“Takimi me Moses-Ones pa koment, Basha: Pa opozitën nuk ka zgjedhje” plus 9 more - Gazeta Dita

“Takimi me Moses-Ones pa koment, Basha: Pa opozitën nuk ka zgjedhje” plus 9 more - Gazeta Dita


Takimi me Moses-Ones pa koment, Basha: Pa opozitën nuk ka zgjedhje

Posted: 25 Jun 2019 02:37 AM PDT

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka folur për gazetarët pas takimit me të dërguarën e SHBA-ve në selinë e PD-së. Ai nuk ka pranuar të komentojë apo tregojë detaje nga takimi dhe biseda me diplomaten amerikane Leyla Moses-Ones.

Ndërkohë theksoi se 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh dhe nuk ka zgjedhje pa opozitën.

"Takimet që kam me diplomatët e huaj nuk kanë qenë kurrë subjekt i bisedave të mia me përfaqësuesit e shtypit", tha Basha.

I pyetur nëse ka kërkuar nga të zgjedhur në pushtetin lokal që të krijojnë incidente në 30 qershor, kreu i opozitës tha se ky është një mashtrim i pastër.

"Ku e keni marrë këtë informacion. Natyrisht që është një prodhim i mercenarëve mediatikë të Edi Ramës. Mashtrim total dhe shërbim që i bëhet Edi Ramës dhe klikës së tij. S'ka zgjedhje më 30 qershor. E para nuk ka zgjedhje pa opozitën. Votime bën edhe Koreja e Veriut por nuk ka zgjedhje. S'ka rëndësi çfarë mendon km, rëndësi ka që është një standard ndërkombëtar, europian. Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të lejohen. nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen. Sot kemi ligjin e zbatueshëm që thotë që 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh. Çdo hap i Edi Ramës, fushata, mitingje elektorale janë të paligjshme.

Ndërkohë që aleanca qytetare me opozitën në krye është e vendosur të mbrojë demokracinë, rendin kushtetutës.

Konfirmimi është i qartë dhe i printuar e zezë mbi të bardhë në fletoren zyrtare të RSH. 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh, është data kur Edi Rama do përpiqet t'i kthejë shqiptarët në zgjedhjet monopartiake", deklaroi Basha.

Komisioni i Venecias kritika Kuvendit dhe opozitës: Siguroni qëndrueshmëri

Posted: 25 Jun 2019 02:34 AM PDT

Komisioni i Venecias ka publikuar një raport për marrëdhënien mes Parlamentit dhe opozitës, e cila prej disa muajsh ka djegur mandatet duke dalë në rrugë.

Në raportin e gjatë, Venecia kritikon të dyja palët, si Kuvendin edhe opozitën, duke theksuar se është e rëndësishme të sigurohet qëndrueshmëria ligjore.

"Të ketë një kontroll të jashtëm nga ana e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimet në rregullore.

Opozita duhet të ftojë ekspertë dhe palë të interesuara në mbledhjet e komisioneve parlamentare", thuhet ndër të tjera në raport.

j.l./ dita

Veliaj: Linjë e re ujësjellësi për Astirin dhe Unazën e Madhe

Posted: 25 Jun 2019 02:29 AM PDT

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e nisën ditën sot me kafe dhe bashkëbisedim me banorët e Njësisë Nr.2 në kryeqytet. Kryebashkiaku Veliaj informoi kryeministrin në lidhje me projektin e dyfishimit të kapacitetit filtrues dhe transmetues të ujit nga Bovilla deri në Tiranë. Ai tha se përfituesit kryesor do jenë zonat periferike si Astiri apo zona e Unazës së Madhe, kjo pasi projekti parashikon një linjë të dedikuar vetëm për këto zona.

"Te Astiri po punojmë për ujësjellësin. Qeveria po bën pjesë nga Bovilla te impianti, ne po bëjmë pjesën me BERZH-in, dyfishimi i impiantit të filtrimit dhe pjesën tjetër të tubacionit të dedikuar që na furnizon Astirin, dhe lagjet e reja që kanë qenë me puse. Me vendimin e Këshillit Bashkiak zgjidhim përfundimisht çështjen e ujit në Tiranë. Edhe kjo energji mes Drejtorisë së Ujërave në qeveri dhe UKT na ka dhënë një kombinim përfitues", tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se në bashkëpunim me ARRSH-në ka nisur rikonstruksioni i rrugës së vjetër Tiranë-Durrës, ndërsa aktualisht punimet janë përqendruar në segmentin Tiranë-Vaqarr.

"Me Sonilën dhe ARRSH-në, filloi rruga e Ndroqit, që është një rrugë e ARRSH-së, një rikonstruksion. Tani janë duke punuar tek segmenti Tiranë-Vaqarr. Gjithashtu rruga për në Pezë, e cila derisa të"fillojë autostrada e re do të bëhet si një by-pass", u shpreh Veliaj.

e.t./dita

Krimet zgjedhore, Arta Marku firmos udhëzimin për prokurorët

Posted: 25 Jun 2019 01:50 AM PDT

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim për të detyrueshëm tu zbatuar nga të gjithë drejtuesit e Prokurorive, sa i përket periudhës para dhe pas zgjedhore kur na ndajnë vetëm 5 ditë nga gara elektorale e 30 qershorit për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj në 61 bashki.

Qëllimi i këtij udhëzimi është verifikimi i integritetit të kandidatëve ashtu edhe ndjekja penale ndaj autorëve që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve apo që cënojnë procesin zgjedhor.

Përmes tij , Marku i lë detyrë drejtuesve të Prokurorive që të nxjerrin në gatishmëri prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore nga ora 7 e mëngjesit deri në 10 të darkës. Por edhe pas orës 22:00 personeli i gatishmërisë do të komunikojë me sallën operative të policisë.

DOKUMENTI

e.t./dita

I nxehti afrikan në Europë, masa në spitale e vende publike

Posted: 25 Jun 2019 01:49 AM PDT

I nxehti afrikan ka pushtuar territorin e  Europës duke sjellë temperatura mbi 40 gradë, me të cilat banorët e Kontinentit nuk janë mësuar.

Gjermania, Zvicra, Belgjika, Franca, Britania e Madhe, Spanja dhe Italia Veriore po durojnë temperatura më të larta se ato në Zambia.

Në Francë, temperaturat e krahasueshme me ato të muajit gusht të vitit 2003, më të lartat që pas luftës së Dytë Botërore kanë shkaktuar vdekjen e disa personave të moshuar dhe kanë mbushur spitalet.

Instalimi i rubineve të reja me ujë të pijshëm dhe dhomat e ftohta në ndërtesat publike pritet të zbusin sadopak të nxehtin afrikan.

Ministri francez i shëndetësisë ka bërë të ditur se në spitale gjithçka është gati për të ndihmuar njerëzit që do të paraqiten aty për shkak të të nxehtit.

j.l./ dita

Manjani: Partia e Idajet Beqirit, pjesëmarrëse me dhunë në votimet e PS

Posted: 25 Jun 2019 01:43 AM PDT

 Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar sërish për vendimin e djeshëm të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi datën e zgjedhjeve më 30 qershor.

Manjani shkruan në rrjete sociale se Kolegji nuk ka marrë vendim për kushtetueshmërinë e dekretit të Presidentit Ilir Meta.

Sipas tij, Kolegji Zgjedhor nuk i ka hyrë fare debatit ka apo jo zgjedhje, por ka vendosur që Partia e Idajet Beqirit të jetë pjesëmarrëse me dhunë në votimet e 30 qershorit.

"Megjithë kritikat që kemi, Kolegji Zgjedhor në fund të fundit nuk ka marrë vendim për kushtetutshmërinë e dekretit të Presidentit. Nuk i ka hyrë fare debatit ka apo jo zgjedhje. Jo! Kolegji ka vendosur që Partia e zotit Idajet Beqiri të të jetë pjesmarrëse me dhunë në votimet e thirrura nga Partia Socialiste", shkruan Manjani.

e.t./dita

Rama: Nuk ka shans të shtyhen zgjedhjet, është hata Kushtetuese

Posted: 25 Jun 2019 01:35 AM PDT

Gjatë një takimi me banorët Njësisë Administrative Nr.2 në Tiranë, kreu i qeverisë u shpreh prerë se nuk ka asnjë shans që zgjedhjet të mos zhvillohen më 30 qershor, pasi sipas tij, kush do të zgjidhet, duhet të paraqitet në zgjedhje.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur tërthorazi Presidentit Ilir Meta, i cili tha mëngjesin e sotëm se 30 qershori nuk ekziston si datë zgjedhjesh.

Rama u shpreh prerë se nuk ka asnjë shans që zgjedhjet të mos zhvillohen më 30 qershor, pasi sipas tij, kush do të zgjidhet, duhet të paraqitet në zgjedhje.

Gjatë takimit të sotëm, në prani të kreut të bashkisë, Veliaj, Rama ka thënë se kjo që po bën opozita është vetëvrasje politike spektakolare.

Kryeministri Edi Rama ka folur prerë sot duke thënë se kush nuk do të hyjë në zgjedhje, nuk mund të marrë peng tërë dynjanë.

"Secili me mendjen e vet, kur nuk do të hysh në zgjedhje nuk merr dot peng gjithë dynjanë, është vetëvrasje politike spektakolare, por s'kemi ça të bëjmë.

Kjo histori, unë nuk jam gati për ndeshje, ti nuk do hysh në stadium, kjo nuk ka shans të ndodhë.

Nuk është çështja thjesht, është atmosfera e paligjshmërisë dhe klima e krijuar, bjeri murit me kokë dhe kjo përhapet, ça mësimi i jep se në fund kemi harruar thelbin, ose një nga misionet e politikës që të ketë edhe forcën e shembullit, çohen 5 vetë në një klasë e thonë nuk bëhet mësim se nuk duam ne e bjeri bangave, si është kjo.

Çohen 5 veta në trupën e shërbimit në spital e thonë nuk shërbehet, o të ikë drejtori o s'ka, është stimulimi i antiligjet e antishtetit në mënyrën më kriminale dhe për më tepër politikanët që bëjnë ligjet vetë dhe sillen sikur janë mbi ligjet", tha Rama.

Ai ka thënë se kjo histori nuk mund të vazhdojë kështu.

"Hajde të bëjmë marrëveshje, ta zgjidhim po kështu e ka Kushtetuta, por ta zgjidhim tani, rruga e shkurtër që të nxjerrë gjatë, nuk vazhdon kjo histori, prandaj këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, jo kush do zgjidhet kryebashkiak, por si do jetë vendi të nesërmen", tha ai.

Me pas ka ironizuar me filxhanin, duke parë e duke qeshur.

"Ja janë dy rrugë, ecin paralelisht, ështe një I me koke lart e pikë poshtë", tha duke qeshur ai, e duke shtuar "Nuk ka P, Parlamenti nuk ekziston, P ka ikur, ka vetem I".

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh se procesit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga detyra shumica do i shkojë deri në fund.

“Duhet çuar deri në fund ai proces, kjo është një hata Kushtetuese dhe institucionale”, tha ai.

j.l./ dita

Tronditi Qipron, vrasësi serial dënohet me shtatë burgime të përjetshme

Posted: 25 Jun 2019 01:32 AM PDT

Vrasësi serial që tronditi Qipron është dënuar me 7 burgime të përjetshme të hënën pasi u deklarua fajtor për vrasjen e 5 grave dhe 2 vajzave të vogla.

Rasti është konsideruar si një nga mizoritë me të këqija ndaj grave në historinë e Qipros.

Ngjarja shkaktoi zemërim dhe tmerr në ishull ku krimet janë relativisht të rralla si  edhe detyroi ministrin e drejtësisë të japë dorëheqje dhe shkarkimin e shefit të policisë.

Nicos Metaxas u shpall fajtor për 12 akuza për vrasje me paramendim dhe rrëmbim të 7 personave, të ardhur nga Filipinet, Rumania dhe Nepali, midis shtatorit 2016 dhe korrikut 2018.

Dy vajzat, e moshës 6 dhe 8 vjeç, janë të dy prej grave të vrara.

35-vjeçari kontaktoi me disa prej viktimave në mediat sociale. Dënimi i dhënë nga Gjykata Penale (Assizes) është më i ashpri i imponuar ndonjëherë nga sistemi juridik i Qipros.

Ish oficeri i ushtrisë greko-qipriote shkoi në gjykatë në kryeqytetin Nikosia nën siguri të lartë veshur me një jelek antiplumb dhe u shfaq pa avokat.

Ai shpërtheu në lot ndërsa u lexua aktakuza ndaj tij.

“Kam kryer krime të neveritshme,” tha ai, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave.

Policia raportoi se i akuzuari, baba i divorcuar i dy fëmijëve, i takoi gratë online.

Viktimat ishin kryesisht të punësuara si pastruese në shtëpitë në ishull dhe u zhdukën midis shtatorit 2016 dhe gushtit 2018.

Shefi i policisë u shkarkua dhe ministri i drejtësisë dha dorëheqjen pas hetimeve duke u akuzuar se nuk i morën seriozisht zhdukjet e grave sepse ishin emigrante.

Viktima e parë u gjet e vdekur nga turistët që po bënin fotografi në një minierë të braktisur në fund të prillit, duke çuar në zbulimin e vrasjeve makabër.

Viktima e fundit e zbuluar ishte vajza 6-vjeçare që u gjet në një liqen më 12 korrik.

e.t./dita

Pushoni shpesh, ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës

Posted: 25 Jun 2019 01:22 AM PDT

Padyshim që pushimet janë gjithnjë relaksuese dhe gjithnjë të bëjnë të ndihesh mjaft mirë, po duket se benefitet e tyre janë shumë më tepër se kaq.

Sipas një studimi të publikuar "Psychology and Health" pushimet e shpeshta ndikojnë nga çlirimin nga stresi dhe reduktojnë riskun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

"Ne zbuluam se njerëzit që pushojnë më shpesh në 12 muajt e vitit kanë më pak mundësi të preken nga sindroma e metbaolizimit. Kjo sindromë është një përmbledhje e faktorëve rriskues për sëmundjet kardiovaskulare. Nëse ju keni disa prej tyre keni më shumë mundësi të prekeni nga këto sëmundje", thuhet në studim.

Gjithashtu studiuesit kanë sugjeruar që njerëzit ta shfrytëzojnë sa më shumë kohën e pushimeve, qoftë ky edhe një pushim 1 ditor.

e.t./dita

Leyla Moses-Ones takim me Bashën në selinë e PD-së

Posted: 25 Jun 2019 01:21 AM PDT

E ngarkuara me punë e SHBA-së Leyla Moses-Ones ka shkuar këtë paradite në zyrën e kreut të PD, Lulzim Basha, ku pritet të diskutojnë për situatën politike në vend.

Takimi vjen pesë ditë para zgjedhjeve dhe pas qëndrimit të opozitës për të vazhduar aksionin.

Ndërsa në orën 12:00 Basha do zhvillojë një takim edhe me ambasadorin e BE, Luigi Soreca.

j.l./ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more