Skip to main content

“De Rossi mund të mbetet në Serie A, zgjon interesimin e Fiorentinas dhe Sampdorias” plus 9 more Telegrafi Futboll

“De Rossi mund të mbetet në Serie A, zgjon interesimin e Fiorentinas dhe Sampdorias” plus 9 more Telegrafi Futboll


De Rossi mund të mbetet në Serie A, zgjon interesimin e Fiorentinas dhe Sampdorias

Posted: 23 Jun 2019 03:25 PM PDT

Daniele De Rossi largua nga Roma pas 18 vitesh qëndrimi në klub, derisa po lidhet me një kalim në Amerikën Latine ose në Superligën e Kinës.

Por, sipas Sky Sports Italia, mesfushori italian mund të qëndrojë edhe më tej në Serie A, pasi ka zgjuar interesimin e Fiorentinas dhe Sampdorias.

35-vjeçari shumë lehtë mund pranojë ofertën e njërit prej klubeve italiane, duke ditur se do të kishte mundësinë ta mbyllte karrierën aty ku e filloi.

Daniele De Rossi (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, De Rossi ndoshta edhe do t'i respektojë Giallorossët që të mos luajë për një klub tjetër nga Italia, për të kaluar në ligat tjera.

Burdisso: De Rossi i interesuar për kalimin te Boca Burdisso: De Rossi i interesuar për kalimin te Boca

Aktualisht legjenda italiane po kërkohet nga Boca Juniors, gjersa drejtori sportiv i klubit argjentinas, Nicolas Burdisso, ka konfirmuar një gjë të tillë ditë më parë.

Fiorentina dhe Sampdoria thuhet se i kanë kërkuar De Rossit ta ulë kërkesën e tij për pagë të lartë, në mënyrë që të realizohet marrëveshja. /Telegrafi/

The post De Rossi mund të mbetet në Serie A, zgjon interesimin e Fiorentinas dhe Sampdorias appeared first on Telegrafi.

Momenti kur Messi dështoi të shënonte nga afërsia në portën e Katarit

Posted: 23 Jun 2019 02:59 PM PDT

Argjentina arriti me shumë vështirësi të kalonte në çerekfinale të Kupës së Amerikës, pasi në ndeshjen e fundit e mposhti Katarin (2-0).

'Los Albicelestes' fituan me golat e Lautaro Martinez (4') dhe Sergio Agueros (82'), por një nder të madh u bëri edhe Kolumbia që e mposhti Paraguain (1-0).

Mirëpo, derisa po kalonte minuta e 72-të, Lionel Messi bëri një gjuajte aspak të mirë, e që mund të ishte shumë lehtë goli i dytë për argjentinasit.

Ylli i Barcelonës dështoi ta fuste topin në rrjetë në një distancë tejet të vogël, madje edhe duke e dërguar topin shumë larg kuadratit të portës.

Argjentina vuan, por kalon në çerekfinale të Kupës së Amerikës së bashku me Kolumbinë Argjentina vuan, por kalon në çerekfinale të Kupës së Amerikës së bashku me Kolumbinë

Fatmirësisht huqja e pesë herë fituesit të Topit të Artë nuk ishte vendimtare për argjentinasit, pasi pak minuta më vonë ylli i Manchester Cityt e dyfishoi epërsinë.

Argjentina u rëndit në vendin e dytë të Grupit B me katër pikë, pas Kolumbisë me nëntë, për të kaluar kështu në çerekfinale të Kupës së Amerikës. /Telegrafi/

The post Momenti kur Messi dështoi të shënonte nga afërsia në portën e Katarit appeared first on Telegrafi.

Pas rikthimit në formë me Kilin, Alexis kritikon Solskjaerin se i ka dhënë pak hapësirë

Posted: 23 Jun 2019 02:31 PM PDT

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez, beson se problemet e tij të fundit janë si pasojë shanseve të pakta që i ka ofruar Ole Gunnar Solskjaer.

Kiliani shënoi vetëm një gol që nga dhjetori (edhe atë në Kupën FA) kur strategu norvegjez e zëvendësoi Jose Mourinhon në krye të Djajve të Kuq.

Ai është lojtari më i paguar në skuadër, prandaj Unitedi është i interesuar ta largojë meqenëse kontributi i tij në skuadër është i vogël.

Alexis Sanchez (Foto: Felipe Oliveira/Getty Images/Guliver)

Në ndërkohë, Alexis është kthyer në formë teksa po luan me Kilin në Copa America duke arritur të shënojë kundër Japonisë dhe Ekuadorit për t’i ndihmuar përfaqësueses të kualifikohet në çerekfinale të kësaj gare.

Të gjitha lajmet nga Alexis Sanchez Të gjitha lajmet nga Alexis Sanchez

“Gjithmonë e kam pasur entuziazmin të luaj në Angli, por më janë dhënë shumë pak mundësi së fundmi. Por, jam i qetë, sepse përfaqësimi i vendit është gjëja më e bukur këtu”, ka deklaruar Sanchez. /Telegrafi/

The post Pas rikthimit në formë me Kilin, Alexis kritikon Solskjaerin se i ka dhënë pak hapësirë appeared first on Telegrafi.

Theo Hernandez takohet me Maldinin, pranë huazimit te Milani

Posted: 23 Jun 2019 02:13 PM PDT

Përfaqësues të Milanit janë takuar me Theo Hernandezin të dielën dhe bëhet e ditur se Real Madridi është i gatshëm ta huazojë për vetëm dy milionë euro në formë page.

Drejtori i Rossonerëve, Paolo Maldini, është fotografuar nga reporterët e El Chiringuito gjatë takimit me lojtarin e Los Blancos në Ibiza, ndërsa spekulohet se i pranishëm ka qenë edhe Manuel Garcia Quilon.

Në edicionin e kaluar mbrojtësi i majtë ishte i huazuar te Real Sociedadi, ndërsa ai nuk ka vend në skuadrën e Zinedine Zidane.

Të gjitha lajmet nga Theo Hernandez Të gjitha lajmet nga Theo Hernandez

21-vjeçari i kushtoi 24 milionë euro Realit në verën e vititi 2017 kur u transferua nga Atletico Madridi.

Ndërsa, sipas La Gazzetta dello Sport, klubi spanjoll është pajtuar për një huazim pa obligim blerjeje, ndërsa Milani duhet ta mbulojë vetëm pagën e tij (prej dy milionë eurosh).

Megjithatë, sipas Calciomercato.com, në marrëveshje mund të përfshihet edhe opsioni i blerjes për një shifër ndërmjet 18-20 milionë eurosh. /Telegrafi/

The post Theo Hernandez takohet me Maldinin, pranë huazimit te Milani appeared first on Telegrafi.

Argjentina vuan, por kalon në çerekfinale të Kupës së Amerikës së bashku me Kolumbinë

Posted: 23 Jun 2019 01:55 PM PDT

Argjentina e ka mposhtur me shumë mund Katarin në kuadër të Kupës Amerikës me rezultat 2-0.

'Los Albicelestes' e shënuan golin e parë nëpërmjet Lautaro Martinezin në minutën e katër, e që ishte i vetmi në pjesën e parë.

Golin e fitores për argjentinasit e shënoi Sergio Aguero (82'), edhe pse kishin disa raste të mira për ta thelluar epërsinë.

Por, Kombëtarja e Argjentinës ishte shumë me fat, pasi Kolumbia i bëri një nder të madh, duke e mposhtur Paraguain 1-0.

Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Gustavo Cuellar në minutën e 31-të, që ishte fitorja e tretë në po aq përballje.

Kolumbia ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Amerikës si lider i Grupit B me nëntë pikë, e ndjekur nga pas prej Argjentinës me katër, Paraguai me dy dhe Katari me një pikë.

Paraguai do të ketë edhe një shans të kualifikohet në çerekfinale, por do t’i duhet të përballet me kombëtaret e tjera që kanë përfunduar po ashtu në vendin e tretë. /Telegrafi/

The post Argjentina vuan, por kalon në çerekfinale të Kupës së Amerikës së bashku me Kolumbinë appeared first on Telegrafi.

Raportohet se lojtarët e Unitedit nuk e duan Pogban në skuadër

Posted: 23 Jun 2019 01:39 PM PDT

Bashkëlojtarët e Paul Pogbas te Manchester Unitedi janë duke kërkuar nga ai që të largohet në këtë verë nga klubi.

Mesfushori francez ka bërë me dije ditë më parë se po kërkon një sfidë tre, gjersa lidhet me një kalim te Juventusi ose Real Madridi.

Kreu i Djajve të Kuq, Ed Woodward, po refuzon që ta shesë 26-vjeçarin, mirëpo nga Sun Sport bëhet e ditur se disa lojtarë brenda klubit janë të pakënaqur me këtë situatë.

Paul Pogba (Foto: Stu Forster/Getty Images/ Guliver)

Sipas tabloidit anglez, lojtarët kanë kërkuar nga bordi i skuadrës angleze që fituesi i Kupës së Botës të largohet nga Old Trafford qysh në këtë afat.

Adidas i bën presion Unitedit për ta mbajtur Pogban Adidas i bën presion Unitedit për ta mbajtur Pogban

Ole Gunnar Solskjaer është duke luftuar që t'i mbledhë lojtarët për më herët se afati i caktuar, në mënyrë që të jenë të gatshëm për ndeshjet parasezonale.

Por, siç mësohet nga mediumi anglez, Pogba nuk është i mirëseardhur në kampin stërvitor të Manchester Unitedit. /Telegrafi/

The post Raportohet se lojtarët e Unitedit nuk e duan Pogban në skuadër appeared first on Telegrafi.

Eto’o e këshillon Salahun të transferohet te Barcelona

Posted: 23 Jun 2019 01:28 PM PDT

Samul Eto'o i ka thënë Mohamed Salahut që të transferohet te Barcelona, në mënyrë që të bëhet lojtari më i mirë në botë.

Sulmuesi i Liverpoolit kishte paraqitje të jashtëzakonshme në sezonin 2018/2019, duke shënuar 27 gola në të gjitha garat, derisa e fituan edhe Ligën e Kampionëve.

‘The Reds’ e mposhtën Tottenham Hotspurin në Wanda Metropolitano më 1 qershor, për t'u shpallur skuadra më e mirë në Evropë, e që 27-vjeçari dha një kontribut të madh për këtë sukses.

Samuel Eto’o (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

'Mbreti Egjiptian' është duke u lidhur me një kalim te Real Madridi, mirëpo Eto'o i ka thënë që të kalojë te Blaugranët nëse dëshiron të bëhet më i miri në botë.

"Nëse ai e ka shansin të luajë në ligën më të mirë në botë, që është ajo e Spanjës, atëherë duhet të kalojë te Barcelona", ka thënë 38-vjeçari.

Salah vendos të qëndrojë te Liverpool, refuzohen dy oferta të larta nga Real Madrid dhe Juventus Salah vendos të qëndrojë te Liverpool, refuzohen dy oferta të larta nga Real Madrid dhe Juventus

"Barcelona do të ishte skuadra ideale për të. Real Madridi më dha mundësinë që të largohesha nga Afrika, por unë e di se Barcelona do t'i përshtatej më shumë stilit të tij", ka shtuar më tej ish-sulmuesi i skuadrës katalunase.

Salah ka shënuar progres të madh në vitet e fundit, pasi në vitin 2014 e realizoi transferimin nga Baseli te Chelsea, e që më pas ka luajtur për skuadrat si Fiorentina dhe Roma, për të kaluar dy vite më parë në Anfield Road. /Telegrafi/

The post Eto’o e këshillon Salahun të transferohet te Barcelona appeared first on Telegrafi.

Unitedit i bëhet me dije se duhet t’i paguajë 480 milionë euro për transferimin e Varane

Posted: 23 Jun 2019 01:19 PM PDT

Manchester Unitedit i është bërë me dije se duhet t'i paguajë 480 milionë euro për t'i marrë shërbimet e Raphael Varanes nga Real Madridi.

Daily Star raporton se Ole Gunar Solskjaer është duke e kërkuar me ngulm transferimin e mbrojtësit francez në këtë afat kalimtar veror.

Djajtë e Kuq ka kohë që po e kërkojnë transferimin e 26-vjeçarit, mirëpo Los Blancos kanë refuzuar ta shesin atë që disa afate.

Rapahel Varane (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Fituesi i Kupës së Botës kishte bërë me dije në fund të sezonit 2018/2019 se po e mendon largimin nga Santiago Bernabeu, duke e ringjallur interesimin e skuadrës angleze.

Nëntë lojtarët që mund të largohen nga Real Madridi Nëntë lojtarët që mund të largohen nga Real Madridi

Por, tani Real Madridi i ka bërë me dije Manchester Unitedit se për ta transferuar Varanen duhet të paguajnë klauzolën e tij prej 480 milionë euro.

Nëse Djajtë e Kuq nuk arrijnë ta transferojnë francezin, atëherë si opsion i tyre i dytë është Kalidou Koulibaly i Napolit që ka një vlerë rreth 110 milionë euro. /Telegrafi/

The post Unitedit i bëhet me dije se duhet t’i paguajë 480 milionë euro për transferimin e Varane appeared first on Telegrafi.

Dhjetë lojtarët më të shtrenjtë në histori të futbollit: Nga Neymar e deri te Higuain

Posted: 23 Jun 2019 11:50 AM PDT

Klubet e mëdha tashmë kanë filluar me transferimet për sezonin 2019/2020, me Real Madridin që po i prin listës me pesë lojtarë të rinj dhe shpenzime mbi 200 milionë euro.

Eden Hazard është bërë ditë më parë 'Galaktiku' më i ri i Los Blancos për 100 milionë euro, mirëpo kjo shumë mund të rritet në 130 milionë, varësisht suksesit që tregon.

Kur jemi te transferimet, TalkSport ka përpiluar një listë me dhjetë futbollistët më të shtrenjtë deri më tani në histori të futbollit:

10) Gonzalo Higuain – Nga Napoli te Juventusi për 90 milionë euro

Sulmuesi argjentinas e kompletoi transferimin e tij në vitin 2016 te Zonja e Vjetër nga napolitanët, derisa një sezon më parë (2015/2016) si lojtar i Napolit kishte arritur t'i shënonte 36 gola (shifër rekorde që prej sezonit 1928/1929).

Gonzalo Higuain (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

9) Cristiano Ronaldo – Nga Manchester United te Real Madridi për 94 milionë euro

Ylli portugez e theu rekordin e transferimeve në vitin 2009, pasi kaloi nga Djajtë e Kuq te Los Blancos për shumën e 94 milionë eurove. CR7 shënoi 450 gola në 438 ndeshje për madrilenët, duke arritur ta fitonte katër herë Topin e Artë, katër herë Ligën e Kampionëve dhe dy herë La Ligan.

Cristiano Ronaldo (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

8) Cristiano Ronaldo – Nga Real Madridi te Juventusi për 100 milionë euro

Pesë herë fituesi i Topit të Artë befasoi të gjithë në verën e vitit 2018, pasi u largua nga Real Madridi për ta kompletuar transferimin te Juventusi. 33-vjeçari shënoi në sezonin e kaluar 21 gola në edicionin e parë në Serie A, e që u kurorëzua me titullin e kampionit.

Cristiano Ronaldo (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

7) Eden Hazard – Nga Chelsea te Real Madridi për 100 milionë euro (130 milionë euro varësisht prej paraqitjeve)

Ylli belg e realizoi ëndrrën e fëmijërisë, derisa e kompletoi transferimin te Los Blancos nga Chelsea në këtë afat kalimtar veror.

Hazard u largua nga skuadra londineze pas shtatë vitesh qëndrimin në Stamford Bridge, e që në sezonin e fundit shënoi 21 gola dhe bëri 17 asistime në të gjitha garat.

Eden Hazard (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

6) Gareth Bale – Nga Tottenham Hotspuri te Real Madridi për 100.8 milionë euro

Uellsiani e rrëzoi Cristiano Ronaldo si lojtari më i shtrenjtë në histori të futbolli. Bale e kompletoi transferimin në vitin 2013 te madrilenët nga Spurs, ndërsa ka fituar tre tituj të Ligës së kampionëve.

Gareth Bale (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

5) Paul Pogba – Nga Juventusi te Manchester United për 103 milionë euro

Mesfushori francez vazhdon të jetë ende lojtari më i shtrenjtë në histori të Ligës Premier, edhe pse u rikthye në vitin 2016 te Djajtë e Kuq, pas largimit që bëri në vitin 2012.

Paul Pogba (Foto: Stu Forster/Getty Images/ Guliver)

4) Ousmane Dembele – Nga Borussia Dortmundi te Barcelona për 145 milionë euro

Sulmuesi francez shihej si zëvendësues i Neymarit që kaloi te Paris Saint-Germaini në verën e vitit 2017, derisa u bë si transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori të katalunasëve (105 milionë shumë fikse, plus 40 milionë të tjera në formë shtesash).

Dembele mund të largohet në këtë verë nga Camp Nou, pasi që nuk ka arritur të ambientohet në La Liga, e që Barcelona shpreson t'i marrë nga shitja e tij rreth 120 milionë euro.

Ousmane Dembele (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

3) Philippe Coutinho – Nga Liverpooli te Barcelona për 163 milionë euro

Mesfushori ofensiv brazilian e realizoi transferimin e tij në Camp Nou në janar të viti 2018 me shumë vështirësi nga The Reds, por që nuk ka arritur të lë gjurmë.

Barcelona i pagoi 163 milionë euro te Liverpooli për shërbimet e Coutinhos, por që tani në këtë verë po tentojnë ta shesin transferimin e tyre më të shtrenjtë në histori.

Philippe Coutinho (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

2) Kylian Mbappe – Nga Monaco te Paris Saint-Germain për 185 milionë euro

Me shumë gjasë do të shndërrohet në vitet e ardhshme në lojtarin më të mirë në botë. Ai tashmë ka fituar Kupën e Botës si 20-vjeçar, derisa ndër vite po tregon formë të lartë.

Kampionët e Ligue 1 paguan te kundërshtari i tyre shumën e majme prej 185 milionë euro, por fillimisht e morën si huazim për një sezon. Mbappe shihet si lojtar që ka të ardhme të ndritur në futboll, pasi që tani e kërkojnë Barcelona dhe Real Madridi.

Kylian Mbappe (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

1) Neymar – Nga Barcelona te PSG-ja për 222 milionë euro

Lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit që kaloi në Parkun e Princave për 222 milionë euro në verën e vitit 2017 nga Blaugranët.

Parisienët dëshironin të bënin progres në Ligën e Kampionëve dhe Neymari shihej sipas tyre si lojtari i duhur, mirëpo kjo gjë nuk ndodhi.

Ai po ashtu shihej edhe si kandidati kryesor për ta fituar Topin e Artë para Ronaldos dhe Messit, mirëpo as kjo gjë nuk ndodhi, ndërsa tani po lidhet me një rikthim te Barcelona. /Telegrafi/

Neymar (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

The post Dhjetë lojtarët më të shtrenjtë në histori të futbollit: Nga Neymar e deri te Higuain appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare: Kolumbia – Paraguai

Posted: 23 Jun 2019 11:26 AM PDT

Kolumbia ka kaluar tashmë në çerekfinale të Kupës së Amerikës, pasi ka siguruar dy fitore.

Kolumbianët do të përballen sot (23 qershor) nga ora 21:00 me Paraguaian në stadiumin "Arena Fonte Nova" në Salvador.

Në këtë përballje, 'Los Cafeteros' do të jenë pa Luis Murielin (i lënduar)  dhe David Opsina (arsye personale), mirëpo tashmë kanë siguruar kalimin në rrethin tjetër.

Kolumbia është liderë e Grupit B me gjashtë pikë, të ndjekur nga Paraguai me dy dhe Katari e Argjentina, që kanë nga një.

Paraguaianët do t'i kërkojnë tri pikë në këtë përballje, duke ditur se në rast të fitore, do ta kalonin fazën e grupeve.

Formacionet startuese të Kolumbisë: Alvaro, Arias, Zapata, Lucumi, Borja, Cuellar, Lerma, Cuadrado, Cardona, Diaz, Falcao.

Formacionet startuese të Paraguait: Fernandez, Piris, Gomez, Alonso, Arzamendia, Rojas, Richard Snachez, Rojas, Gonzalez, Cardozo, Almiron./Telegrafi/

 

The post Formacionet zyrtare: Kolumbia – Paraguai appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more