Skip to main content

U gjend i pajetë në makinë, kush ishte mërgimtari që la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë?

U gjend i pajetë në makinë, kush ishte mërgimtari që la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë?


U gjend i pajetë në makinë, kush ishte mërgimtari që la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë?

Posted: 21 May 2019 04:15 PM PDT

Alfons Kaja, i riu 33-vjeçar u gjet i vdekur në makinën e tij ditën e djeshme, teksa po shkonte në punë. Dyshohet se shkak ka qenë një atak kardiak, por familjarët kanë ngritur pretendime për neglizhencë nga spitali.

Sipas dëshmisë së familjarëve, 33-vjeçari vetëm një ditë më parë kishte shkuar në urgjencë, por më pas doli nga spitali. Mediet italiane kanë dhënë me detaje lidhur me këtë ngjarje, e cila ka hije dyshimi brenda.

Në mbrëmje, shqiptari ishte në urgjencë, pasi nuk ishte ndjerë mirë dhe më pas, spitali e nxori me argumentin se kishte qenë një shqetësim i momentit. Në mëngjes, u zgjua, mori makinën, pësoi atak kardiak dhe vdiq.

Ka me origjinë shqiptare, ka jetuar në Itali që nga viti 2007, në San Severino. Ai lë pas gruan e tij, Ada shtatzënë tre muajsh dhe një fëmijë vetëm 2 vjeç e gjysmë. 33-vjeçari punonte si transportues dhe në momentin që pësoi atak ishte duke shkuar në punë. Kanë qenë shoferët e tjerë në rrugë që kanë lajmëruar ambulancën, por ishte tepër vonë.

Pas pretendimeve të familjarëve se kjo mund të shmangej, zëvendës prokurori Claudio Rastrelli ka nisur hetimet, ku do t’i bëhet autopsia që do të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Megjithatë, mediet shkruajnë se hetimet do shtrihen edhe për spitalin, duke qenë se një ditë më parë kishte qenë i shtruar.

The post U gjend i pajetë në makinë, kush ishte mërgimtari që la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë? appeared first on DRENICA PRESS.

Paratë po zhdukeshin nga shtëpia, çifti vendosën kamerat – u shokuan kur kuptuan se kush po i vidhte (Video)

Posted: 21 May 2019 04:00 PM PDT

Një nënë ka publikuar pamjet e çuditshme të kapura nga kamerat e sigurisë në të cilat thuhet se shihet se si një shoqe e saj, të cilën ajo madje e llogariste si më të mirat, po i vidhte parat[ nga shtëpia e saj.

Madje, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ajo është kapur edhe duke i hedhur një sy portofolit të djalit të saj tetëvjeçar.

Siç thuhet tutje, Samantha Robson, 39 vjeçe, nga Macclesfield, Cheshire në Angli, u takua me Tanya Sellars në vitin 2013 kur ajo kërkoi dikë të kujdesej për djalin e saj dyvjeçar Ewan.

Dyshja u bë miq të mirë dhe Samantha madje i besoi asaj çelësin e shtëpisë së saj.

Por në fillim të vitit 2017, Samantha dhe burri i saj Mark, 38 vjeç, vunë re se paratë po zhdukeshin dhe nuk mund të shpjegonin pse.

Kështu, ata vendosën të instalojnë kamera brenda shtëpisë së tyre, pas së cilës gjë, kanë mbetur të shokuar.

Kështu, dy vjet më vonë, Samantha ka gjetur kurajën për të nxjerrë pamjet tronditëse që tregojnë momentin kur Tanya kryen vjedhjen, për të cilën më vonë u dënua me katër akuza për vjedhje. /Telegrafi/

The post Paratë po zhdukeshin nga shtëpia, çifti vendosën kamerat – u shokuan kur kuptuan se kush po i vidhte (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

Fatlumi: Testi i ADN-së e bën punëtorin e krahut pronar të vilës 56 mln € (FOTO)

Posted: 21 May 2019 03:56 PM PDT

Kishte shumë vite që bënte punë krahu dhe mezi paguante qiranë dhe faturat e tjera,por tani 31 vjeçari anglez, Xhordan Adlas Roxhers,ka hyrë me të dashurën te një vilë që kushton rreth 56 milionë euro.

Pas një testi ADN-je,punëtori zbuloi se ishte djali i pronarit të vdekur të vilës.

Deri dje mund të përballonte vetëm qira apartamenti,por tani zotëron një pronë pasanikësh prej 6200 metrash katrorë.

The post Fatlumi: Testi i ADN-së e bën punëtorin e krahut pronar të vilës 56 mln € (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

Prizren – Policia ndaloi 4 vajza “Fal a ban një minutë” (Foto)

Posted: 21 May 2019 03:46 PM PDT

Sapo të hyni në qendrën e Prizrenit konkretisht në sheshin 'Shatërvan', shpesh të afrohen vajza të reja duke mbajtur në duar arka të vogla e me moton tashmë të njohur "Fal a keni një minutë". Këto janë forma të reja të kërkimit të lëmoshës për ndonjë fëmijë të sëmurë apo më shpesh për jetima, njofton Gazeta e Re.

Sot ( 21.05.2019) rreth orës 21:00 Policia në Prizren realizoj një aksion në sheshin Shatërvan ku dhe ndaloi 4 nga ta, të cilat e shoqëroi në Stacionin Policor të Prizrenit.

Veprime të këtyre vajzave në disa raste kanë dalë të kundërligjshme, për shkak se jo vetëm që ky nuk është imazh i mirë për vizitorët, e sidomos për turistët të huaj që qëndrojnë në Prizren, por edhe siç thuhet kjo formë sjell edhe bezdisjen e qytetarëve duke keqpërdorur ndjenjat e tyre.

Ndryshe, Policia në Prizren, herë pas herë ka raportuar për paraqitje në Prokurorinë Themelore,  të femrave që në emër të organizatave humanitare kërkojnë lëmoshë, kryesisht  në qendrën e Prizrenit.

Në vitin e kaluar, në dy raste të veçanta, policia ka njoftuar se kishte hasur në femra të dyshuara, shtetase kosovare, që ishin paraqitur në emër të shoqatave dhe për këtë ishin dërguar në Prokurori, ku ndaj tyre ishin hapur raste për mashtrim.

Pos, këtyre rasteve në qendër të Prizrenit gjithashtu operon edhe një numër tjetër i lëmoshe kërkuesve nga vendet e rajonit kryesisht nga Shqipëria.

Vlen të ceket se ne muajin janar të këtij viti një grua është arrestuar nga Policia në Prizren, pasi e njëjta dyshohet për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës.

Siç njofton Policia, rasti ka të bëjë me një fëmijë i cili ishte duke kërkuar lëmoshe te "Ura e Gurit", dhe se policia pasi ka parë fotografitë e publikuara ka nisur një hetim i cili ka rezultuar me ndalimin e një shtetase nga Shqipëria.

Po ashtu, me një aksion të zhvilluar në nëntor të viti të kaluar, policia në Prizren  ka shoqëruar në stacion policor 32 lëmoshë-kërkues, 26 nga të cilët për mungesë dokumentesh i ka kthyer në Shqipëri. /Gazetaere.com/

 

The post Prizren – Policia ndaloi 4 vajza "Fal a ban një minutë" (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

Solli në jetë tetënjakët, shihni sa janë rritur fëmijët sot

Posted: 21 May 2019 03:43 PM PDT

Nadia Suleiman ka 14 fëmijë nga dy shtatëzanitë e saj dhe nuk ka një partner. E njohur në gjithë botën si femra që me anë të farëzimit artificial, solli në jetë 8 fëmijë, sot ajo po bën një jetë të qetë.

Mesa duket fëmijët kanë nisur të rriten dhe janë më të lumtur se kurrë me nënën e tyre.

Pavarësisht protestave dhe gjithçka që u tha për të, sot Nadia ia ka dal që të ketë një punë të mirë dhe një jetë të qetë e rrethuar nga 14 fëmijët e saj.

 


 

 

The post Solli në jetë tetënjakët, shihni sa janë rritur fëmijët sot appeared first on DRENICA PRESS.

Guardiola takohet me drejtuesit e Juventusit

Posted: 21 May 2019 03:37 PM PDT

Raportet e fundit bëjnë të ditur se trajneri i Pep Guardiola, është takuar me drejtues të Juventusit.

Siç bën të ditur gazetari i radios spanjolle Onda Cero, Mario Gago Huerta, Guardiola e shfrytëzoi udhëtimin e tij në Itali të martën për t'u takuar dhe biseduar me Fabio Paraticin.

Huerta shton se ka pak mundësi që Guardiola të marr drejtimin e Juventusit, për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin.

Tutje raportohet se qëllimi i vizitës së trajnerit spanjoll në Itali ka qenë për çështje bamirësie.

Përndryshe Pep Guardiola edhe këtë sezon ka fituar titullin e Premierligës./Lajmi.net/

The post Guardiola takohet me drejtuesit e Juventusit appeared first on DRENICA PRESS.

Deputetja e PDK’së: Flora është dhe do mbetet një heroinë

Posted: 21 May 2019 03:34 PM PDT

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka dalë në krah koleges së saj, Flora Borovina, e cila është kritikuar për shkak të publikimit të një fotografie.

Musliu ka thënë se Brovina është dhe do të mbetet një heroinë.

"Flora Brovina një jetë ia ka kushtuar atdheut pa kërkuar asnjëherë kompensim për asgjë. Për shumë gra e femijë që u rritën me kujdesin e saj Flora është dhe do mbetet një heroinë Për shumë gra e vajza Flora është inspirim se si duhet punuar e sakrifikuar për vendin. Ndjehem me fat që kam përkrah një heroinë si ty Flora Brovina!", ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në "Facebook".

The post Deputetja e PDK'së: Flora është dhe do mbetet një heroinë appeared first on DRENICA PRESS.

Shembulli i presidentit të ri të Ukrainës: Mos e vendosni foton time, në zyre vendosni fotot e fëmijëve tuaj

Posted: 21 May 2019 03:05 PM PDT

Presidenti u kërkoi zyrtarëve të vendosin fotografitë e fëmijëve të tyre. "Vendosni fotografitë e fëmijëve tuaj në zyrat tuaja dhe shikoni në sytë e tyre përpara se të merrni ndonjë vendim".

Presidenti i ri i Ukrainës që u sapo betua, Vladimir Zelensky, i bëri thirrje zyrtarëve të vendit të vendosin fotografi të fëmijëve në zyrat e tyre, në vend të portretit të tij.

"Unë vërtet nuk dua që fotografitë e mia të jenë në zyrat tuaja. Ju lutem, mos i vendosni portretin tim, sepse presidenti nuk është një ikonë, nuk është idhull. Presidenti nuk është portret", tha Zelensky takimin Verkhovna Rada në inaugurimin e tij.

Presidenti u kërkoi zyrtarëve të vendosin fotografitë e fëmijëve të tyre.

"Vendosni fotografitë e fëmijëve tuaj në zyrat tuaja dhe shikoni në sytë e tyre përpara se të merrni ndonjë vendim".

The post Shembulli i presidentit të ri të Ukrainës: Mos e vendosni foton time, në zyre vendosni fotot e fëmijëve tuaj appeared first on DRENICA PRESS.

6 gjërat që asesi nuk duhet t’i hidhni në tualet

Posted: 21 May 2019 02:49 PM PDT

Gjërat e papërshtatshme që hidhni në WC-në e tualetit tuaj, mund të përfundojnë duke bllokuar tubat. Kjo e fundit mund t'ju sjellë një sërë problemesh me kanalizimet, shkruan Gazeta Metro.

Keni kujdes këto 6 gjëra mos i hudhni asesi në tualetin tuaj:

1. Letër higjenike.
Shkaktari numër 1 i bllokimit. Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të zbuluar nëse letër higjienike do të shpërndahet. Vendosni pjesë të letrës higjienike në një gotë me ujë të ftohtë. Dhe nëse ende i shihni copa të mëdha 5-10 minuta më pas, kjo do të thotë që ju nuk mund ta hidhni këtë letër higjienike.

2. Fillin dentar të dhëmbëve
Kjo pasi fibrat sintetike që gjenden tek ai, nuk dekompozohen dhe dëmtojnë mjedisin.

3. Çëmcakëz.
Nuk shpërndahet në ujë dhe shkakton bllokim.

4. Maska  e fytyrës
Maskat e fytyrës me bazë balte nuk duhet të hidhen në Wc. Grimcat e vogla përfundimisht do të grumbullohen në brendësi të gypave dhe do të bëjnë një bllokim të madh. Shtresa e sipërme e maskës duhet të hiqet me një leckë të pastër dhe pjesa tjetër e grimcave të vogla mund të lahen me ujë.

5. Fecet e maceve apo qenve
Në pak orë, mbeturinat do të ngurtësohen dhe do të fiksohen diku në tub. Mos harroni: mbetjet e maceve duhet të hidhen jashtë, bashkë me pjesën tjetër të mbeturinave që keni.

6. Detergjentët me klor
Detergjentët me bazë klori janë shumë agresiv. Në fakt, ato janë kaq agresivë, saqë mund t'i dëmtojnë tubat nëse i përdorni shpesh. Në të vërtetë, ju nuk keni nevojë të lani tualetin çdo ditë duke përdorur detergjente të tilla , mund të përdorni uthull në vend të tyre./gazetametro.net

The post 6 gjërat që asesi nuk duhet t'i hidhni në tualet appeared first on DRENICA PRESS.

A e keni ditur këtë fakt për KF Drenicen?

Posted: 21 May 2019 02:37 PM PDT

Drenica dhe Prishtina janë dy skuadrat e vetme në futbollin kosovar që nga pas lufta nuk kanë zbritur asnjëherë nga liga dhe që kanë qëndruar në nivelin më të lartë të saj.

Përkundër vështirësive që patën gjatë këtyre 17 viteve, këto dy skuadra kanë arritur të ruajnë me sukses statutin e elitarit, madje duke renditur një varg suksesesh në vitrinat e klubit sidomos klubi nga kryeqyteti i cili ka fituar 7 kampionate, 3 kupa të Kosovës dhe 7 Superkupa.

Në anën tjetër skuadra nga Skenderaj, KF Drenica nuk ka ndonjë trofe të fituar edhe pse njëherë ishte finaliste e Kupës së Kosovës mirëpo aty u mposht pikërisht nga Prishtina në penallti. Pavarësisht që nuk ka trofe të fituar Drenica mbetet një nga skuadrat më stabile në kampionatin e Kosovës.

Theksojmë që deri para një viti pjesë e këtyre dy ekipeve ishte edhe Besa e Pejës mirëpo pas një sezoni të dobët u largua nga Superliga për herë të parë pas 18 vitesh.

The post A e keni ditur këtë fakt për KF Drenicen? appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more