Skip to main content

“Ish-presidenti Blatter kërkon rikthimin e orëve luksoze nga FIFA” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Ish-presidenti Blatter kërkon rikthimin e orëve luksoze nga FIFA” plus 9 more Telegrafi Futboll


Ish-presidenti Blatter kërkon rikthimin e orëve luksoze nga FIFA

Posted: 12 May 2019 03:33 PM PDT

Sepp Blater ka rimarrë vëmendjen e mediave, pas skandalit që bëri vite me parë në FIFA.

Ish-presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë është dënuar me gjashtë vite mospjesëmarrje në aktivitet në futboll, pasi që ishte shpallur fajtor për korrupsion.

Blatter është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave, pasi ka kërkuar nga FIFA që t'ia rikthejë një koleksion të orëve që vlejnë rreth 400 mijë euro.

Sepp Blatter (Foto: Philipp Schmidli/Getty Images/Guliver)

Ai ishte larguar nga zyrat e shtëpisë më të madhe të futbollit në botë në vitin 2015, duke lënë pas vetes rreth 80 orë.

"Unë nuk jam më president, kjo është e qartë. Ajo çfarë kërkoj unë është që të më kthehen gjërat personale që i kam lënë në zyre, asgjë më shumë", ka thënë Blatter.

Blatter akuzohet për ngacmim seksual, Solo: Sepp më kapi për të pasme gjatë ceremonisë së "Ballon d'Or" Blatter akuzohet për ngacmim seksual, Solo: Sepp më kapi për të pasme gjatë ceremonisë së "Ballon d'Or"

"Për mua kjo është shumë personale, vetëm dua që ato orë t'i marr, pasi janë dhuratë nga koha kur isha president i FIFA-s", ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

The post Ish-presidenti Blatter kërkon rikthimin e orëve luksoze nga FIFA appeared first on Telegrafi.

Lojtarët e Unitedit acarohen me Pogban dhe Sanchezin, shkak bonuset e tyre

Posted: 12 May 2019 03:31 PM PDT

Është rënduar edhe më shumë situata te Manchester Unitedi, pasi tani kanë filluar zënkat mes lojtarëve për fitimet që i marrin në një sezon.

Sipas The Sun, lojtarët e skuadrës angleze janë të acaruar me fitimet që i kanë Paul Pogba dhe Alexis Sanchez, duke kërkuar ndryshime të kontratave.

Siç bën të ditur mediumi anglez, kiliani dhe francezi fitojnë 80 mijë euro, respektivisht 55 mijë euro, në rast të shënimit të një goli gjatë një ndeshje.

Lojtarët e Manchester United (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Ky bonus i Sanchezit dhe Pogbas, ka acaruar jashtë mase lojtarët e Manchester Unitedit, që kanë kërkuar të nënshkruajnë një marrëveshje të tillë, para se të fillojë sezoni i ri.

Skuadra angleze në këtë sezon përfundoi në vendin e gjashtë në Ligën Premier, ndërsa nga sezoni i ri do të luajnë në Ligën e Evropës.

Të gjitha lajmet nga Man Utd Të gjitha lajmet nga Man Utd

Manchester Unitedi, në krye me Ole Gunnar Solskjaer, kanë paralajmëruar se në verë do të ndodhë një revolucion në skuadër, pasi së paku gjashtë lojtarë do të largohen për t’u liruar vendin transferimeve të reja. /Telegrafi/

The post Lojtarët e Unitedit acarohen me Pogban dhe Sanchezin, shkak bonuset e tyre appeared first on Telegrafi.

Hazard flet rreth të ardhmes: Chelsea e di tashmë vendimin tim

Posted: 12 May 2019 03:29 PM PDT

Eden Hazard ia ka bërë më dije Chelseat se ku dëshiron të luajë në sezonin e ri, ndërsa është krijuar një dilemë e madhe te tifozët blu.

Ylli belg ka zbuluar se ai ka biseduar javë më parë me skuadrën londineze rreth të ardhmes së tij, duke i treguar vendimin që ka marrë rreth të ardhmes së tij.

Eden Hazard është duke u kërkuar me ngulm nga Real Madridi, ndërsa sipas mediave evropiane, Chelsea po kërkon 130 milionë euro nga shitja e tij.

Eden Hazard (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

"A do të kenë ndikim trofetë? Jo, nuk mendoj kështu", u ka thënë belgu gazetarëve në një konferencë për media. "Kam marr tashmë vendimin tim, kjo është".

"Unë jam ende duke pritur që situata të zhvillohet edhe më shumë. Po, i kam treguar klubit para disa javësh për vendimin që kam marrë".

Të gjitha lajmet nga Eden Hazard Të gjitha lajmet nga Eden Hazard

"Kemi një finale për të luajtur, pastaj të shohim. Dëshiroja që kjo dilemë të zgjidhej prej kohësh, por kjo gjë nuk ndodhi. Unë jam ende duke pritur, sikurse ju që prisni, po ashtu edhe tifozët që presin, do të shohim", ka shtuar më tej Hazard. /Telegrafi/

The post Hazard flet rreth të ardhmes: Chelsea e di tashmë vendimin tim appeared first on Telegrafi.

Titulli i Ligës Premier: Milimetrat që e bënë dallimin ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpoolit

Posted: 12 May 2019 03:28 PM PDT

Thuajse asnjëherë më parë dy klube të Ligës Premier në garën për titull nuk kanë arritur aq shumë pikë dhe nuk kanë pësuar aq pak humbje.

Gara për titull ka shkuar deri në ditën e fundit shtatë herë në epokën e versionit të quajtur Liga Premier, por kurrë nuk ka qenë aq ngushtë sa në këtë edicion ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

‘Citizens’ iu gëzuan titullit të dytë radhazi dhe të gjashtit në histori të klubit, derisa Redsat mbetën pa titull edhe pas 29 vitesh. Porse a mund të besoni se pos dallimit të ngushtë, në vetëm një pikë, triumfi ka qenë edhe çështje milimetrash.

Man City fiton garën e zjarrtë me Liverpoolin dhe shpallet kampion në Ligën Premier Man City fiton garën e zjarrtë me Liverpoolin dhe shpallet kampion në Ligën Premier

Liverpooli udhëtoi në Etihad Stadium më 3 janar me shtatë pikë diferencë në krye të tabelës. Skuadra e Jurgen Klopp ishte e pamposhtur dhe e dinte se me fitore do ta linte kampionin në fuqi 10 pikë prapa dhe jashtë garës për titull.

Pas 18 minutash, kur rezultati ishte 0-0, Sadio Mane e goditi shtyllën, ndërsa John Stones e largoi topin që për pak sa nuk e kaloi vijën finale. Ishte një moment që futbollisti i Cityt do ta përshkruante si diçka të veçantë.

Por sa afër ishte? Teknologjia e vijës së golit tregoi se topi nuk e kaloi vijën për vetëm 11.7 milimetra apo sa gjerësia e një tablete për kokëdhembje… Po të kalonin Redsat në epërsi, gjërat ndoshta do të ishin ndryshe.

Dhe në vazhdim të lojës, me golat e Sergio Aguero dhe Leroy Sane, City e fitoi ndeshjen (2-1) duke ia shkaktuar humbjen e vetme Liverpoolit në këtë sezon të Ligës Premier që ndoshta i kushtoi edhe me titull, nëse marrim në konsideratë dallimin vetëm në një pikë.

Disa muaj më pas, në vazhdim të sezonit (në muajin prill), ekipi i Pep Guardiolas ishte falënderues për një tjetër punë të mprehtë të kamerave të teknologjisë së vijës së golit. Derisa Redsat ishin në krye të tabelës, Burnley e frustroi Cityn duke e mbajtur me rezultat të barabartë, deri në momentin kur Sergio Aguero realizoi në minutën e 63-të.

Mbrojtësi i Matthew Lowton e bllokoi topin dhe e largoi, mirëpo kësaj radhe topi e kishte kaluar vijën me 29.51 milimetra. Në këtë mënyrë, Manchester City e fitoi ndeshjen dhe arkëtoi tri pikë të reja që padyshim se i kanë shërbyer shumë në arritjen historike. /Telegrafi/

The post Titulli i Ligës Premier: Milimetrat që e bënë dallimin ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpoolit appeared first on Telegrafi.

Toure përgënjeshtron lajmet për pensionimin e tij nga futbolli

Posted: 12 May 2019 02:28 PM PDT

Legjenda e Manchester Cityt, Yaya Toure, ka përgënjeshtruar lajmet se ai po pensionohet, duke insistuar se do të luajë në sezonin e ri.

Agjenti i 35-vjeçarit në fillim të këtij viti kishte paralajmëruar se ish-ylli i Barcelonës do të pensionohej në këtë verë, pas 17 vitesh karriere në futboll, por kjo gjë duket se nuk qëndron.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka bërë të ditur se nuk po e mendon pensionimin nga futbolli, pasi po pret verën që të gjej një skuadër, pas largimit nga Greqia.

Yaya Toure(Foto: Lynne Cameron/Getty Images/Guliver)

"Pensionimi? Kurrë! Unë dua të luaj akoma. Ka pasur shumë thashetheme për karrierën time në futboll, por unë dua t’jua bëj të qartë se me kohë do t'i kuptoni të gjitha".

Të gjitha lajmet nga Yaya Toure Të gjitha lajmet nga Yaya Toure

"Futbolli është një gjë që nuk mund ta përshkruaj, unë jam duke luajtur që nga koha kur isha fëmijë dhe do të vazhdoj të luaj futboll", ka thënë Yaya Toure për Sky Sport. /Telegrafi/

The post Toure përgënjeshtron lajmet për pensionimin e tij nga futbolli appeared first on Telegrafi.

Vushtrria kthehet në Superligën e Kosovës në futboll

Posted: 12 May 2019 02:20 PM PDT

Falë një edicioni të suksesshëm në Ligën e Parë, FC Vushtrria në sezonin e ri do të bëjë gara në elitën e futbollit të Kosovës.

Kjo skuadër tashmë e ka siguruar edhe matematikisht inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll, ndërsa lojtarët, stafi dhe tifozët i janë gëzuar tej mase këtij suksesi.

“Zyrtare: FC Vushtrria do të jetë anëtar i ri i Superligës së Kosovës. Urime Vushtrri, urime tifozëve tanë kudo që gjinden!”.

“Po kthehemi aty ku e kemi vendin!”, shkruan në një postim në faqen e klubit në Facebook.

Në ndërkohë, janë publikuar disa video të festës së tifozëve dhe lojtarëve nga ky sukses i madh i klubit të Vushtrrisë. /Telegrafi/

The post Vushtrria kthehet në Superligën e Kosovës në futboll appeared first on Telegrafi.

Ronaldo u konfrontua me Florenzin në Romë: Je shumë i vogël për të folur

Posted: 12 May 2019 02:08 PM PDT

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, është përfshirë në një grindje me Alessandro Florenzin gjatë takimit të zhvilluar në Stadio Olimpico.

Futbollisti i Romës deshi të konfrontohej me sulmuesin e Juventusit, por ndërhyri gjyqtari Davide Massa për ta qetësuar situatën.

Roma fiton ndaj Juventusit, mban gjallë shpresat për Ligën e Kampionëve Roma fiton ndaj Juventusit, mban gjallë shpresat për Ligën e Kampionëve

Dhe derisa po vazhdonte zënka, CR7 iu referua gjatësisë trupore të kundërshtarit duke bërë një gjest me dorë.

34-vjeçari citohet t’i ketë thënë Florenzit: “Je shumë i vogël për të folur”, derisa videoja e këtij gjesti është bërë hit në rrjetet sociale.

Roma fitoi me rezultat 2-0 kundër Juventusit për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve, ndërkohë që Zonja e Vjetër tashmë e ka siguruar titullin e tetë radhazi në Itali. /Telegrafi/

The post Ronaldo u konfrontua me Florenzin në Romë: Je shumë i vogël për të folur appeared first on Telegrafi.

Reagimi i pakuptueshëm i disa tifozëve të Manchester Cityt kur klubi i tyre u shpall kampion

Posted: 12 May 2019 01:50 PM PDT

Një grup i tifozëve të Manchester Cityt kanë bërë një reagim të pakuptueshëm kur skuadra e tyre e zemrës e fitoi titullin e Ligës Premier.

Pas fitores prej 4-1 kundër Brightonit, të zgjedhurit e Pep Guardiolas e mbrojtën titullin e kampionit të Anglisë duke e lënë prapa Liverpoolin me një pik dallim.

Festa e çmendur e Manchester Cityt në zhveshtore Festa e çmendur e Manchester Cityt në zhveshtore

Përkundër këtij suksesi të jashtëzakonshëm, disa tifozë të Cityt nuk dukeshin të entuziazmuar me këtë arritje të madhe.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ky grup tifozësh shihen duke qëndruar, aspak entuziastë, thuajse të mërzitur, teksa klubi i tyre kurorëzohej me titull

Nuk ka dyshim se këto janë reagime të pazakonta kur është fjala për tifozët e futbollit në një çast historik të klubit të tyre të zemrës, i cili e fitoi titullin e dytë rresht dhe të gjashtin në përgjithësi. /Telegrafi/

The post Reagimi i pakuptueshëm i disa tifozëve të Manchester Cityt kur klubi i tyre u shpall kampion appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Roma 2-0 Juventus, Dzeko më i dalluari

Posted: 12 May 2019 01:41 PM PDT

Roma e kishte fjalën kryesore në javën e 36-të në Serie A, pasi e mposhti Juventusin me rezultat 2-0 në stadiumin Olimpico.

Romakët fituan me golat e Alessandro Florenzit dhe Edin Dzekos që u shënuan në pjesën e dytë, për t'i mbajtur kështu gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.

Roma ishte për një nuancë skuadër më e mirë, duke marrë vlerësimin e përgjithshëm prej 7.12 nga WhoScored, ndërsa Juventusi, 6.25.

Roma vs Juventus(Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Edin Dzeko ishte lojtari më i dalluar i ndeshjes që mori notën 8.2, derisa Wojciech Szczesny kishte një paraqitje të dobët, 5.9.

Roma fiton ndaj Juventusit, mban gjallë shpresat për Ligën e Kampionëve Roma fiton ndaj Juventusit, mban gjallë shpresat për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo nuk arriti që të lë shumë gjurmë në këtë derbi të Serie A, duke marrë notën 6.6, edhe pse shënoi një gol në pjesë të dytë, por që u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Romës (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Juventusit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Roma 2-0 Juventus, Dzeko më i dalluari appeared first on Telegrafi.

Tifozët e zbrazin hidhërimin në Pogban: Largojeni atë, duhet të kesh respekt

Posted: 12 May 2019 01:34 PM PDT

Paul Pogba është përfshirë në një “grindje” me tifozët e Manchester Unitedit pas humbjes prej 2-0 nga Cardiff City në Old Trafford.

Djajtë e Kuq e mbyllën me humbje edicionin zhgënjyes në Ligën Premier nga skuadra e rënë nga liga, ndërkohë që kanë arritur të zënë vetëm vendin e shtatë në tabelë që dërgon në kualifikime për Ligën e Evropës.

Nga ana tjetër, rivali i qytetit, Manchester City, është shpallur kampion dhe nuk ka dyshim se tifozët janë të hidhëruar. Derisa Pogba i drejtohej tunelit për në zhveshtore, disa nga tifozët e kanë zbrazur hidhërimin kundrejt tij.

Të gjitha lajmet nga Paul Pogba Të gjitha lajmet nga Paul Pogba

“Ole! Ole! Largojeni atë!” – është dëgjuar duke thënë një tifoz, teksa francezi ka qëndruar dhe i ka dëgjuar fjalët e tij, si dhe një tifozi tjetër që thoshte: “Duhet të kesh respekt”, por me fjalë të vrazhda.

Mesfushori i ka mbledhur duart në formë të një reagimi pëlqyes kundrejt tifozëve dhe pastaj e ka çuar dorën lart duke i përshëndetur ata dhe është larguar drejt tunelit.

E ardhmja e Pogbas është përfolur shumë, ndërkohë që Real Madridi është përmendur si destinacion shumë i mundshëm. /Telegrafi/

The post Tifozët e zbrazin hidhërimin në Pogban: Largojeni atë, duhet të kesh respekt appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more