Skip to main content

Bota Sot: “Nasim Haradinaj, bashk?pronar i Rrahim Hashimit flet p?r fajdet” plus 20 more

Bota Sot: “Nasim Haradinaj, bashk?pronar i Rrahim Hashimit flet p?r fajdet” plus 20 more


Nasim Haradinaj, bashk?pronar i Rrahim Hashimit flet p?r fajdet

Posted: 24 May 2019 09:35 AM PDT

Katër ditë pas arrestimit për fajde dhe detyrim të mafiozit Ismet Osmani i njohur si Curri, biznesmenit Rrahim Hashimi dhe disa personave të tjetër, Insajderi ka marrë mendimet e qytetarëve në lidhje me fajdet. Kësisoj, një mendim e ka dhënë edhe kryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili duket të jetë mik i mirë i biznesmenit të arrestuar Rrahim Hashimi. Gazeta Express ka raportuar se ata madje janë aksionarë të biznesi. Haradinaj, i pyetur nga gazetarja se a ka qenë ndonjëherë i përfshirë, ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vu?iq: Nuk vij n? parlament t? b?hem p?llumb balte, nuk do shprehim planet taktike sepse do jet? jo logjike

Posted: 24 May 2019 09:09 AM PDT

Presidenti  Vuçiq  theksoi s enë mbledhjen e Kuvendit për Kosovën do paraqes raportin  dhe në përgjithësi do flas për hapat e mëtutjeshëm kur është fjala për Kosovën, por nuk do prezantoj planet taktike dhe të iu tregoj kundërshtarëve hapat e ardhshëm sepse është jo logjike, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”. "Ne luajmë një lojë shahu, kemi mbretëreshën dhe topin më pak dhe referi është nën kontroll të tyre.....e tash ne duhet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjuriq: ??shtja komb?tare num?r nj? – u miratuan shtat? konkluzione

Posted: 24 May 2019 08:36 AM PDT

Drejtori I zyrës (ashtuquajtur) për Kosovë Marko Gjuriq ka thënë se në takim me 140 përfaqësuesit e serbëve të institucioneve të Serbisë në Kosovë u miratuan shtatë konkluzione, që kanë të bëjnë me situatën në Kosovë, ndër të cilët edhe ai se nuk dialogu pa heqjen e taksës, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot” . "U shqyrtuar situate gjithëpërfshirëse  dhe mënyra bazë në situatën në Kosovë me të cilën shteti......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

I burgosuri arratiset nga QKU, arrestohet oficer?t e Sh?rbimit Korrektues

Posted: 24 May 2019 06:44 AM PDT

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arrestuar dy persona, zyrtarë të Shërbimit Korrektues, lidhur me rastin, arratisje e personit te privuar nga liria. Rasti  ka ndodhur sot rreth orës 4 të mëngjesin  në Qendrën Klinike Universitare – Reparti i Ortopedisë, ku po trajtohej një person i dyshuar: A.K. 23 vjeçar. I  dyshuari  ka qenë  nën masën e paraburgimit dhe për sigurinë e tij ishin përgjegjës  zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Bazuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Brukseli konsideron shtyrjen e publikimit t? pakos p?r zgjerim

Posted: 24 May 2019 06:11 AM PDT

Kabineti i Komisionarit për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn po e konsideron seriozisht mundësinë e shtyrjes së publikimit të pakos së zgjerimit të BE-së, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë, burime brenda Komisionit Evropian. Kjo pasiguri brenda institucioneve të BE-së, vjen si rezultat i presionit nga disa vende anëtare, të cilat nuk janë të gatshme të diskutojnë çështjen e zgjerimit në takimin e muajit qershor. Publikimi i pakos së zgjerimit është planifikuar të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shtohet numri i sh?rbimeve n? radioterapi

Posted: 24 May 2019 06:09 AM PDT

Instituti i Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka shënuar rritje në ofrimin e shërbimeve të radioterapisë për pacientët, të cilët janë të diagnostikuar me sëmundjen e kancerit.  Radioterapia është një nga trajtimet onkologjike që përdor rrezatimin jonizues për eliminimin e qelizave tumorale dhe pengon riprodhimin e tyre. Gjatë periudhës janar-prill 2019 janë kryer 7730 seanca të rrezatimit për pacientë. Në saje të raportit të punës, për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rakiq pas fitores s? List?s n? Veri – jemi t? gatsh?m t? dor?hiqemi p?rs?ri

Posted: 24 May 2019 05:53 AM PDT

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka folur pas takimit që ka pasur sot në Beograd me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, dhe drejtorin e të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’, Marko Gjuriq. Ai ka thënë se të gjithë kandidatët e Listës Serbe që kanë fituar në zgjedhjet e fundit të mbajtura në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, janë të gatshëm që të japin dorëheqje përsëri, nëse nuk gjejnë gjuhë të përbashkët me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shikoni se si zhvilloheshin luftimet e ashpra nd?rmjet U?K-s? dhe forcave serbe

Posted: 24 May 2019 05:27 AM PDT

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka pas beteja dhe luftëra të ashpra ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe, shkruan gazeta “Bota sot”. Në një video të publikuar shihen se si kanë ndodhur luftimet në disa fshatra të Drenicës. Ishte viti 1999 kur edhe është xhiruar kjo video, ku shihen paramilitarët serbë të shumte edhe me tanke duke luftuar me ushtarët tanë. Luftëra dhe beteja të tilla gjatë luftës në Kosovë kishte në secilën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vu?iq: Masa shum? t? fuqishme e shum? t? rrepta kund?r Kosov?s fillojn? pas samitit t? Parisit

Posted: 24 May 2019 04:27 AM PDT

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçqi ka takuar sot serbët nga Kosova, 140 sish, dhe me ta ka biseduar për Kosovën dhe masat që Serbia do t’i ndërmarrë kundër saj për shkak të taksës që Kosova e ka vënë ndaj mallrave të Serbisë. “Masa shumë të fuqishme e shumë të rrepta kemi përgatitur, do të shikojmë që me to të mos i godasim njerëzit tanë ë Kosovë. Me to do të fillojmë pas takimit ë Parisit”, citon ‘blic’ të ketë thënë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“N?se dje, serbi na i vrau f?mij?t n? vot?r, sot politikan?t po na i “vrasin” ende pa lind?”

Posted: 24 May 2019 04:20 AM PDT

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, prof. Faton Kurti duke i komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, thotë se nëse Serbia i vrau fëmijët tanë në votër, kjo klase politike të cilën e quan pseudopatriotike po i vret ende pa lindur. Ai thotë se politikanët tanë për të ruajtur pushtetin dhe privilegjet e pushtetit, duke manipuluar po i dhunojnë edhe njëherë eshtrat e të vrarëve tanë. Ja postimi i plotë: KY ËSHTË ZËRI I VËRTETË I POPULLIT TË KOSOVËS I PËRMBLEDHUR......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

P?r 22 dit?, 20 aktakuza p?r veteran?

Posted: 24 May 2019 03:29 AM PDT

Për 22 ditë, janë ngritur 20 aktakuza për 21 veteranë të rrejshëm, këtë e deklaroi sot në konferencën për media, prokurorja e shtetit, Lumturie Buçetaj, raporton Bota sot Do të ketë kallëzime penale shtesë, përveç ngritjes së 20 aktakuzave ka edhe raste të tjera për hetim, ka shtuar ajo. Personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuza, konsiderohen persona që kanë siguruar dokumentacione të falsifikuara për të fituar statusin e veteranit luftëtar. Sipas hetimeve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Vu?iq po p?rpiqet t? gjej? zgjidhjen m? t? mir? p?r popull”

Posted: 24 May 2019 03:15 AM PDT

Paralajmërimi se një pjesë e opozitës do të bojkotoj mbledhjen e Kuvendit për Kosovën tregon se ata nuk duan dialog rreth kësaj përkatësisht që të arrihet marrëveshja rreth çështjeve me rëndësi sikurse nuk kanë qenë në gjendje të zgjidhin problemet kur ishin në pushtet ka thënë ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviç, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”. "Kjo është mënyra më e mirë të shohim si është politika e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vdekja tragjike e f?mij?s 2 vje? prej karikuesit t? telefonit

Posted: 24 May 2019 03:07 AM PDT

Fut në gojë karikuesin e telefonit dhe gjen vdekjen. Është kjo mënyra tragjike në të cilën humbi jetën një vogëlushe indiane 2 vjeçe në shtetin e Uttar Pradesh, teksa ishte në shtëpi me gjyshërit. Të moshuarit kishin lënë karikuesin në prizë, kur në një moment vogëlushja e futi kabullin në gojë. Pikërisht kontakti me korrentin i kushtoi jetën të miturës. Gjithçka ndodhi këtë të diel, teksa nëna e cila kishte shkuar për vizitë te prindërit e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Do t? mbyllet p?r qarkullim nj? pjes? e Rrug?s “Zahir Pajaziti” n? Podujev?, shkak punimet

Posted: 24 May 2019 03:00 AM PDT

Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Podujevës njofton qytetarët se për shkak të fillimit të fazave të reja të ndërtimit në Rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, një segment i kësaj rruge do të mbyllet për qarkullim të automjeteve, raporton Bota sot. Nga data 27.05.2019 (e hënë) do të mbyllet për qarkullim pjesa e kësaj rruge, që fillon nga udhëkryqi i rrugës magjistrale te Hotel “Besiana” deri te udhëkryqi i rrugëve “Besnik......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Da?iq: Detyra ime ?sht? q? asnj? shtet m? mos ta pranoj? Kosov?n

Posted: 24 May 2019 01:20 AM PDT

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar sot se “ puna e tij e vetme është që asnjë shtet më mos të njoh Kosovën”, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”. Në detyrën që kam, do të shkoj ngado sepse kjo është puna ime", citohet të ketë thënë Daçiq për RTS. Shefi i diplomacisë serbe ka nënvizuar se “Serbia është e suksesshme në politikën e saj të bindjes së vendeve që të tërheqin njohjet dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Apel nga policia: Kush e ka par? k?t? person, ?sht? zhdukur q? kat?r dit?

Posted: 24 May 2019 12:54 AM PDT

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për një person të zhdukur në Pejë. Bëhet fjalë për Rrustë Rexhepaj i cili rezulton si i zhdukur që nga data 21 e këtij muaji. Askush nuk di asgjë për fatin e tij. Ky është apeli i plotë i policisë: Më datë 21.05.2019, në Stacionin Policor Pejë është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin Rrustë (Halil) Rexhepaj i lindur me 08.12.1972 ne fsh.Raushiq- Pejë, me banim ne rruga ‘Mbretëresha Teutë’ Pejë.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Da?iq fal?nderon ambasadorin spanjoll p?r q?ndrimin rreth Kosov?s

Posted: 24 May 2019 12:48 AM PDT

Nënkryetari i parë i qeverisë serbe dhe ministri i jashtëm Ivica Daçiç ka falënderuar ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në largim Migel Fuertes në qëndrimin parimor të pozicionit të Spanjës në lidhje me Kosovën dhe në mbështetjen e fortë Serbisë në rrugën e integrimeve evropiane, shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”. Si thuhet në kumtesën e ministrisë, Daçiq ambasadorit Fuertes që pas përfundimit të mandatit lëshon Serbinë iu ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Marko Jakshiq: Gonxhe ?aushi do t? ishte kryetare m? e mir?

Posted: 24 May 2019 12:36 AM PDT

Është e qartë se kur ky pushtet nuk ka rivalë të vërtetë, ajo në stil të “Orvelit”  i ik luftës të luftoj me të imagjinuarin dhe atëherë nuk zgjedh mjete as nuk brengoset për pasojat që mund të prodhoj, shkruan Marko Jakshiq këshilltar i Iniciativës qytetare LSD në Mitrovicë në një tekst autorial botuar në “Danas” transmeton “Bota Sot”. Po ashtu secilin dallim dhe mendim të lirë duhet të shkatërroj në fillet e saj sepse ajo nga vetvetja është e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zgjedhjet lokale n? Greqi, rekord kandidat?sh shqiptar?

Posted: 24 May 2019 12:28 AM PDT

Plot 69.821 janë kandidatët për zgjedhjet europarlamentare dhe për pushtetin lokal, që zhvillohen të djelën në Greqi. Pranë tyre, nga e njëjta pozitë tashmë, renditen në një sfidë të paprecedentë me dhjetra përfaqësues të denjë të komunitetit shqiptar në vend. Vota e emigrantëve shqiptarë-shtetas grekë më 26 maj pritet të luajë rol deciziv për mjaft bashki të vendit, madje dhe atë më kryesoren, Bashkinë e Athinës, ku jetojnë e punojnë përqindja më e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Ataku ndaj Kadri Veselit e ka ndryshuar PDK-n?, kjo situat? ka pasoja fatale”!

Posted: 24 May 2019 12:18 AM PDT

Zyrtari i PDK-së, Arben Gecaj, thotë se ataku sistematik këtë jave ndaj Kadri Veselit ka ndryshuar edhe PDK-në. Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, nuk ka anëtarë që nuk flet e shkruan për nevojën e madhe, pra për betejën me të keqën. Sipas tij, nuk ka kthim mbrapa. Ai thotë se kjo situatë ka edhe pasoja fatale. Ja postimi i plotë: Ataku sistematik dhe mire i organizuar këtë javë në z.Veselin, ka ndryshuar edhe PDK- në. Prononcimi i sakët dhe korrekt, duke mos e lenë asnjë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

?ka p?rmban raporti p?r bisedimet mes Kosov?s dhe Serbis??

Posted: 23 May 2019 02:35 PM PDT

Serbia është e vendosur në vazhdimin e bisedimeve me Prishtinën, sapo të krijohen kushtet dhe nuk qëllim të ndalohet nga qasja e qetë e zgjidhjes së problemit të Kosovës, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”. Kjo thuhet në raportin për bisedime mes Beogradit dhe Prishtinës nga viti 2013 deri në maj të vitit 2019 që sot u dorëzua në Kuvend si lëndë për shqyrtim. "vetëm kështu mund të krijohen kushte për përparim të mëtutjeshëm të normalizimit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more